Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 ... 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Adelina Ismajli  (E lexuar 53373 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Bekimi
Strateg
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #240 më: 14-04-2007, 17:10:16 »
Citojeni

Toka nuk rrotullohet pa Adelinen. perqeshje
E identifikuar

Të dua Nene




bekimi@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #241 më: 18-04-2007, 09:38:54 »
Citojeni

@delina ismajli

E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #242 më: 27-04-2007, 18:52:11 »
Citojeni

E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #243 më: 17-05-2007, 07:28:34 »
Citojeni

Adelina I Kthehet Modelimit !



Suprizat kanë qenë gjithmonë pjesë e fenomenit Adelina Ismajli.
E terhequr për një kohe te gjatë nga skena,pas 6 muajsh,ajo shfaqet vetëm ne foto,me një imazh totalisht ndryshe se c'jemi mësuar ta shohim,por duke mos mundur ti ik,pa apo me dashje,shikimit aq karakteristik,"Adelinor".
Edhepse me një bagazh modelimi pas vetes,duke qenë Miss Kosova 1997 dhe prezantuesja e pare shqiptare ne Miss Globe '97,Adelina shpejt tërhiqet nga kjo botë duke deklaruar se nuk e pëlqen.E ofertuar nga prodhues te ndryshëm shqiptare dhe joshqiptare qe te jetë ne reklamat e tyre,ajo pranon vetëm njëherë ne jetë qe te jetë për një vit,fytyre mbrojtese e QMI (Qendra e Modes Italiane) "Doimo" ne Itali dhe Kosovë.
Dhe tani,shohim një Adeline,ne një foto për te cilën rrallë kush mund te thotë qe nuk është e një fotomodel boteror.
Kjo foto fsheh shumë pas vetes.Çfarë reklamon? A reklamon? Ku është bërë foto? Pse?Si? A është ajo?etj.
Thone se një foto flet sa një mijë fjale.
Por një foto fsheh edhe shumë mistere ne vete.
Dhe duket qe kjo është Adelina e vërtetë.Përtej kohës se vet,ajo shihet qe nuk qan koken qe nuk është e kuptuar tash,sepse e di qe do të kuptohet me vonë.Karriera e saj dëshmon këtë.
Me te drejtë e quajtur "Fenomeni kosovar Adelina Ismajli",surprizon edhe njëherë duke lënë qe te diskutohet pas saj shumë.
Kam arritur me shumë se qe kam dashur.Dhe do të vdes e lumtur qe isha e para.Veni Vidi Vici-Adelina Ismajli
J.B
Gazeta Java-maj 2007
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #244 më: 19-05-2007, 08:19:43 »
Citojeni

ADELINA ISMAJLI
 
Pas sëmundjes përgatit rikthimin
 
“Kam arritur në jetë më shumë se ç’kam dashur dhe do të vdes e lumtur që isha e para”, kështu është shprehur Adelina në një nga intervistat e shumta për mediat. E vërtetë, ajo ka qenë e para këngëtare shqiptare që ka thyer disa tabu në Kosovë dhe Shqipëri, ndërkohë që ne ishim mësuar me një model shabllon në skenat tona. E kush nuk e mban mend vajzën lozonjare më kaçurrela, e cila nuk ishte më shumë se 14 vjeç kur u shfaq në skenën e festivalit. Por në atë kohë askush nuk mund të imagjinonte që vetëm një vit më vonë ajo vajzë çapkëne do të transformohej në një femër seksi, duke mos ngurruar ta shoqëronte këngën me një striptizë sensuale.
Por ajo që të çudit është fakti se ajo edhe sot vijon të mbetet një këngëtare e veçantë edhe pse konkurrenca është mjaft e madhe. Adelina quhet fenomeni kosovar pikërisht për risitë dhe çudirat që solli në muzikën mbarëshqiptare. Gjithmonë ka pasur kuriozitet për të mësuar sa më shumë mbi jetën e saj private, e cila sipas imagjinatës së të gjithëve mund të ishte po aq interesante sa performanca e saj në skenë, mirëpo Adelina ka ditur të jetë e rezervuar duke mos bërë asnjë koment për këtë fakt, duke jua mbajtur antenat ngritur të gjithëve për të mësuar të renë e radhës “Made by Adelina”. Ja si shkruan një fans i Adelinës në një nga forumet shqiptare në internet: “Ajo është femra më seksi shqiptare. Adelina është yll muzikë, yll arti, yll seksi, yll lirie, yll rebelimi, yll afere, yll i sportit, yll pavarësie. Adelina Ismajli ka thyer akullin, Adelina ka çmendur meshkujt...”

Një koncert 10 mijë euro, absolutisht më e paguara

Adelina Ismajli mbetet ende në toplistën e emrave më të paguar nga organizatorët e koncerteve dhe më e kërkuara nga fansat. Asnjë prej këngëtareve të reja, që kanë hyrë në skenën muzikore kosovare, e madje edhe në skenën shqiptare nuk kanë mundur të arrijnë në nivelet e Adelina Ismajlit. Sepse në ditën e saj më të mirë, këngëtarja ka arritur të fitojë deri në 10 mijë euro në një koncert ndërkohë, që janë vetë kolegët e saj shqiptarë, të cilët tregojnë se është e vetmja këngëtare, për të cilën sallat dhe lokalet janë të tejmbushura. Me zërin e saj të spikatur e natyrisht edhe pamjen tepër intriguese Adelina Ismajli ka arritur të shndërrohet në këngëtaren më të kërkuar, sidomos për shqiptarët e diasporës. U fol se dalja e Genta Ismajlit kishte nisur të dobësonte “potencën” e Adelinës, por në fakt mësojmë se shuma, që paguhet për të pasur Gentën në një koncert është gati sa gjysma e shumës me të cilën paguhet Adelina. As motra e saj e bukur Zanfina nuk ka mundur kurrësesi deri më sot, të arrijë në nivelet e Adelinës.

Jeta private, nga meshkujt problematikë tek Alban Skënderaj

Edhe pse e kyçur mbi jetën e saj private, ndonjë thashethem ka qarkulluar për lidhjet e saj me meshkujt. Ajo vetë ka pohuar se nga vitit 1997 deri në vitin 2000 ka pasur një lidhje të rëndësishme, por asgjë më shumë se kaq. Më pas vetëm është përfolur dhe hamendësuar për lidhje të ndryshme. Natyrisht duke qenë me banim ne Prishtinë, mediat e Shqipërisë nuk e kanë pasur të lehtë që të vjelin lajme për të. Por edhe kronikat rozë të Kosovës nuk kanë ngelur duarkryq. Kështu ato e kanë përshkruar në detaje një natë romantike në një bar të njohur të Prishtinës, ku këngëtarja është parë në shoqërinë e Alban Skënderajt. Madje shkohet më tutje duke aluduar për një lidhje të mundshme pasi çuditërisht që të dy këngëtarët janë tërhequr nga jeta artistike në të njëjtën kohë. Një tjetër thashethem vë në qendër të vëmendjes një tjetër djalë, që dikur ka qenë i dashuri i Adelinës, ndërsa tani thuhet se po shoqërohet me Nora Istrefin, një tjetër këngëtare bukuroshe dhe e talentuar nga Kosova. Ky lajm është pak absurd pasi thuhet se të dy këngëtaret janë shoqe dhe nuk ka sesi njëra të shkojë me ish të dashurin e tjetrës, por megjithatë nuk i dihet, gjithçka ndodh. Ndërkohë një lajm tronditës tjetër nga Prishtina na bën me dije se një natë, kur në një kazino ka ndodhur një vrasje, Adelina ka qenë e shoqëruar me njërin nga autorët e kësaj vrasjeje. Nuk kemi pasur asnjë mundësi për ta konfirmuar këtë lajm. Shpresojmë që në një intervistë të afërt me këngëtaren, hamendësimet dhe lajmet e pakonfirmuara, të marrin përgjigje.

Gjithnjë e më rrallë me krijime të reja

Ka lëvruar pothuajse të gjitha gjinitë e muzikës, pop, rok, folk... Ka prekur të gjitha temat e mundshme në tekstet e saj, duke i shokuar të gjithë me të papritura. Po paraqitja skenike? E veshur nga koka tek këmbët kur këndon strofën dhe sapo vjen refreni, të gjitha rrobat në tokë duke u shfaqur me të brendshme që nxjerrin në pah format e saja marramendëse. Një vajzë e bukur, trendy, që u bë model për shumë vajza por sidomos për këngëtaret e reja. Edhe pse ka filluar të nxjerrë gjithnjë e më rrallë një këngë të re, gjithsesi ajo arrin menjëherë të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.

E vërteta e sëmundjes

Eshtë parë për herë të fundit në skenë në koncertin e Vitit të Ri dhe më pas asnjë dalje e saj në publik, asnjë turne, madje thuhet se këngëtarja ka anuluar disa kontrata me mjaft leverdi. Sipas burimeve tona në Prishtinë, thuhet se Adelina ka marrë ftohje në mushkëri dhe situata është rënduar pasi ajo pi shumë cigare si dhe tepron me pijen. Tani mjeku i ka ndaluar rreptësisht jo vetëm cigaren, por ai kontrollon edhe dietën e saj. Thuhej gjithashtu që këngëtarja ishte për kura në Turqi, në Zvicër, dikush tjetër aludon se mund të jetë shtatzënë, por e kontaktuar në telefon nga redaksia, e ëma na pohoi se ajo është në Prishtinë, në fshat tek daja i saj. E pyetur nëse është e vërtetë që e bija do të tërhiqet nga kënga, ajo na u përgjigj: “Nuk e ka menduar asnjëherë, madje tani po përgatitet për klipin e ri dhe së shpejti do të jetë në skenë.” Gjithashtu e ëma e mohon faktin se e bija është e sëmurë duke mos dhënë më shumë detaje rreth fjalëve që qarkullojnë në media dhe ambientet artistike.

Pamje gjithnjë e më seksi

Në daljet e saj të para, krahas cilësive të tjera, të binin në sy flokët e bollshëm kaçurrela. Në përpjekje për të qenë gjithnjë ndryshe, Adelina ka eksperimentuar shumë me flokët e saj, ka qenë e para që ka përdorur gërsheta extention që më pas u bënë modë. Ndërsa sot thuhet se këngëtarja e ka aq pisk me flokët sa është detyruar të përdorë paruke. Nuk e dimë sa e vërtetë është, pasi nuk kemi mundësi ta konfirmojmë. Kur ende 14 vjeç dhe tejet e imët këndonte “Mos ma gjuj diellin me gurë”, nuk kishte asgjë seksi në pamjen e saj, përveç lirshmërisë në skenë që nuk e kishte pasur asnjë këngëtare tjetër. As buzë të mëdha, as vetull me një të çarë në mes (ishte në fakt Adelina ajo që solli këtë lloj vetulle në modë) as mollëza të kërcyera e as fizik seksi. Por vajza çapkëne një vit më pas do të shfaqej me një pamje më seksi. Edhe pse natyra i ka falur një trup elegant, ajo është aq e fiksuar mbas trupit të hollë dhe mban dietë vazhdimisht për të mos shtuar asnjë gram.
 
g.panorama
E identifikuar

Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #245 më: 20-05-2007, 16:05:26 »
Citojeni

do të me pelqente shumë qe Adelina ta prezantonte Kosovën ne Eurovizionin e ardhshëm !
E identifikuar
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #246 më: 22-05-2007, 11:07:31 »
Citojeni

Kompozitori Graic: Kenga “Ndarja” dhe “Molitva” kanë te ngjashme vetëm tre tonet e para te refrenit.       
 
Vladimir Graic, kompozitori i kenges “Lutja” mund te jetë personi me i lumtur dhe me i nxehur ne Ballkan ne këto momente.Pasi “Molitva” ka fituar Eurovision 2007, kjo kenge është prezantuar si e vjedhur, ne mbarë median europiane. Gjatë një intervistë për revisten “MAPO” ai ka pranuar se te dy këngët kanë vetëm tre tonet e refrenit te përbashkëta dhe asnjë ngjashmëri tjetër ne vijen melodike. Jo se pritej qe ai te pranonte akuzen lol, por fatkeqësisht për kompozitorin, mëse 60% e lexuesve te botimeve si TheSun,Bild etj, mendojnë ndryshe. Ironikisht, ai e mbyll intervisten duke uruar qe Shqipëria te fitoj edicionin e ardhshëm te Eurovision i cili do të mbahet…ekhem…ne Serbi lol. Shqipëria ndoshta nuk e fiton ne 2008,por sa bukur do ish sikur Kosova ta fitonte. E këtë veç Adelina Ismaili mund ta bëj. AH SA PO DUA ME E PA ADELINEN NE EUROVISION 2008 ne Serbi.Do ishte diçka fantastike e do i cmendte te gjithë.Cfaredo qe te thoni ju ajnshtajnet e mi,asaj i takon me shumë se kujt. Nuk ka pas këngëtare gjatë periudhes se luftës qe te ket pas kenge me te bukur e me te guximshme se /ushtrine time do ta bëj/me Ibrahim Rugoven e nuk ma do medja se ka këngëtare me te guximshme se Adelina ne Kosovë, qe mund te përballet me aq ”dashamirsin” publikun serb
 
albaniac
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #247 më: 24-05-2007, 01:43:52 »
Citojeni

Adelina Ismajli pregaditet te shkund Beogradin

Edhe pse një kohe te gjatë i mungon skenes shqipetare ajo gjithmonë ka qen ne qendër te vemendjes dhe njerzit jan shumë kureshtare te din se ku gjendet Adelina.
MBase jemi mësuar qe gjithmonë te presim risi dhe surpriza nga ajo këtë rradhë si duket ajo ka mbledhur shumë energji dhe pret dita ditës te shfaqet ne publik.
THashethemet nga me te ndryshmet kan kapluar mediat tona por e vërteta është se ajo gjendet për relaksim ne një fshat ne rethin e Gjakoves-Pejes ku është për pushim te familja e saj.
Edhe pse larg skenes ajo asnjëherë nuk është ndalur se punuari.
MBase do kemi rastin te shohim Adelinen se si prezenton shtetin e KOSoves ne një festival te kenges.
Sipas disa thashethemeve qe fliten kohën e fundit, pas marjes se pamvarsise Kosova automatikisht mer te drejtën e pjesmarjes ne festivalin  e muzikes Eurovision i cili këtë rradhë do mbahet ne Beograd.
Mendohet se këtë te drejtet do ta këtë vetëm ADelina ISmajli dhe se ajo pregaditet qe ta shkund Beogradin me kenge e jo me diçka tjetër.

I urojme suksese Adelines dhe gjithë stafit qe punon për atë
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #248 më: 24-05-2007, 07:51:56 »
Citojeni

Ma mirë është Genta ose ndonjë këngëtare tjetër se sa kjo,sme pëlqen fare fare s'ka me këngëtare koti.
E identifikuar

BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #249 më: 28-05-2007, 14:13:34 »
Citojeni

Indira Radic kopjon muziken e kenge Kur femra hakmeret dhe vendon atë ne këngën Tika Tak

Edhe këngëtarja e njohur ne ballkan për hite te saja nuk i ka shoetuar kopjimit këtë radhe te shqipetareve.
Ajo ne këngën Tika tak ne fillim te muzikes ka zgjedhur melodi te kenges Kur femra hakmeret te cilën e këndon Adelina me kompozim te Virusit.
Ajo ne një emision ne Tv Pink pati deklaruar se njeh shumë mirë gjithë estraden ne ballkan e veçanërisht atë shqipetare ku nuk humbi rastin te theksoje se me disa prej tyre ka edhe shoqeri duke mos përmend emra.

Nuk do kisha then se Adelinen e kopjojne gjithë , por kisha then se ajo është shembull si për estraden tonë ashtu edhe për gjithë ne ballkan
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #250 më: 14-06-2007, 09:40:09 »
Citojeni



Adelina-një humaniste e fshehur

Të mësuar qe ta shohim sikur një këngëtare te suksesshme,e cila pushton skenen me energjine dhe,pse të mos themi,nganjëherë agresivitetin e saj,muajt e fundit,gjatë pauzes qe po bënte,si duket Adelina ka pasur pune me te mencura sesa vezullimat e spektakleve.Mesohet qe këngëtarja e mirenjohur ka frekuentuar Spitalin e Prishtinës-Reparti i Femijeve rregullisht,duke ndihmuar ata qe kishin nevojë për te.Por një histori e cila pa medyshje vlen te përmendet është ajo e Dionit te vogël,i cili vuante nga tumor ne kokë,dhe ne asnjë mënyrë nuk pranont te futej ne operacion pa prezencen e Adelines.Adelina ishte aty për te edhe pas operacionit,se bashku me nënën e tij,Dafinen.Siq mësohet nga burime tona,Dioni 4 vjeqar nuk i bindej as njeriu pa patur Adelinen afër.Me lutjen e Adelines qe i kishte bërë stafit te spitalit, të mos shqetesoheshin ne asnjë mënyrë pacientet e vegjel ,çdo gjë këto ditë ndodhte larg syve te mediave.Ajo qe le të quditemi ishte se çdokush pa një Adeline totalisht ndryshe,një Adeline e cila ditë e nate pa gjume,vërtetë dhe me kokefortesi qe te jetë larg objektivave,po bënte diçka jashtezakonisht humane.Edhepse Dioni 4 vjeqar nuk i perballoi semundjes fatale,Adelina ishte me te deri ne castet e fundit te jetës se tij,dhe me pas për te ngushelluar familjen.Neve nuk na iku dot fakti qe,ne rastet e ndryshme qe i shohim ne Spitalin e Prishtinës,dukej qe Adelina ishte ajo qe vuante për krijesat me fragjile te njerezimit.Duke ecur korridoreve te spitalit,nganjëherë e perhumbur kur nga dhomat e Repartit vinte ndonjë lajm jo i mirë,shpesh ishte motra e saj Zanfina ajo qe e shoqeronte ne këtë mision human te cilin Adelina ka nderrmarur duke u munduar ne çdo moment qe te mbetej larg syve te mediave.
Dhe ne si redaksi i themi Adelines:"Të qoftë e lumtur jeta,ashtu siç i lumturon ata qe te patën pranë ne castet e vështira te jetës".
In memorian of Dion.
Revista "Miss"
qershor 2007
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
hadumi

Shiko profilin
« Përgjigjja #251 më: 29-06-2007, 22:49:51 »
Citojeni

Numrat ku mund te kontaktoni Adelinen:
044-400-333
044-627-592
 luj syun
E identifikuar
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #252 më: 31-07-2007, 22:07:32 »
Citojeni

ehehhehe rren o rren qeta numra lart a te babit apo ta mamit tënd janë
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
anonimus
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #253 më: 17-08-2007, 11:12:35 »
Citojeni

me te vërtetë mu befasu njeri.

vetëm se dallimi i madh ne mes tyre është se anglina jolie është krejt natyrore kurse buluroshja jonë  e mushur me silikon.
Angelina na qenka natyrale me ato buzët e plasaritura me zor 
E identifikuar

"Kurrë s'do të heq dorë vetëm pse njerëzit thonë Jo"
anonimus
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #254 më: 17-08-2007, 11:15:45 »
Citojeni

Shtttttttttt....Mos se po shkojn këto fjale ne veshet e Angelines perbese do të mbetemi pa forum... zgerdhihet


A jeni ne ,,to,,  bre  me i krahasu këto te dyjat...ncncncnc
çka din ti oj tulle  zgerdhihet
 po adelina ka bukuri te tepert bile  buzeqeshje
E identifikuar

"Kurrë s'do të heq dorë vetëm pse njerëzit thonë Jo"
Faqe: 1 ... 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |