Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 ... 16 17 18 19 20 [21] 22 23   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Adelina Ismajli  (E lexuar 54287 herë)
0 anëtarë dhe 2 Vizitore po shikojnë këtë temë.
arbias
Urime pavarsija
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #300 më: 07-02-2008, 20:25:52 »
Citojeni

Desha me dit ksuhe sht dj dhe si eka emrin kompanija e tij.

Un njoh vetëm dy emra ne estrad e ato jan Libonia dhe Diturija te tjerët jan thmij hajna gjeparosha.

Pronari Libonis eshe Sejdi regjepi
Pronar i Dituris esht Mufail demiri

këta qe te dy jannag Fshati gadime e eper.

E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #301 më: 08-02-2008, 20:03:36 »
Citojeni

Është pronari i Diskotekes Engoy ne Shtutgart
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #302 më: 15-02-2008, 20:38:32 »
Citojeni

Prej disa muajsh, mediat shqiptare të Kosovës dhe të Tiranës po përflasin për një tërheqje nga muzika të këngëtares së njohur Adelina Ismaili. Një situatë e tillë nuk është suportuar aspak nga ana e vajzës që numëron mbi 22 vjet karrierë artistike në skenat më të mëdha jo vetëm shqiptare, por edhe ato të huaja. "Menjëherë pas vrasjes së të dashurit tim, gazetat bënë punën e tyre, duke aluduar situata nga më të ndryshmet. Kjo më e fundit ishte vërtet e rëndë, sepse unë jo vetëm që nuk jam shkëputur nga muzika, por aktualisht po punoj për klipin dhe këngën e re", thotë ajo. Vrasja e të ndjerit Triumf Riza ishte një ndër ngjarjet më shokuese në jetën e 29-vjeçares, sepse marrëdhënia mes të dyve i kishte hyrë një faze serioze. Por një dorë vrastare, siç është shprehur edhe Adelina, do e ndante atë përgjithmonë nga dashuria e madhe me njeriun e zemrës.



Pas kësaj do të vinin disa muaj pushim për axhendën e këngëtares, që duhet të merrte veten pas shokimit. "Pas disa muajsh zgjodha të isha e pranishme në një koncert kushtuar presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugovës, sepse gjithnjë e kam shprehur që unë jam fanatike e tij dhe e kam ndjekur gjithnjë ecurinë e tij politike". Përkatësia politike dhe interesi që ajo shfaq nuk do të përktheheshin kurrësesi në tendencë të sajën për të politizuar tekstet e këngëve që ajo këndon. Pas hitit "Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën", mendohet se Adelina ka qenë edhe organizatore e fushatës elektorale të Ramush Haradinajt, duke ndihmuar në mënyrën e ndërtimit të të gjithë komponentëve të saj, si në të ftuarit specialë, edhe në personat politikë prezentë. Kjo ishte ndër të parat eksperienca me natyrë politikë për të, ndonëse shpesh ka tentuar që të fusë nota të tilla edhe në këngët me të cilat prezantohet para publikut. Ka pak kohë që i është futur seriozisht muzikës, ndërsa i vjen keq kur kujton se ditët e fundvitit që lamë pas, duhej të ishte e mbyllur në shtëpi, duke refuzuar çdo ofertë për të kënduar në klubet brenda dhe jashtë Kosovës, sepse dhembja e shpirtit për Adelinën ishte më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Sot, pasi dhembja ka kaluar, ajo hedh poshtëë çdo aludim të mediave për një tërheqje nga skena, pasi është në formën më të mirë. Vazhdon të kujdeset me të njëjtin intensitet edhe për pamjen e jashtme, megjithëse këto kohët e fundit i është dashur të ndryshojë për shkak të klipit të ri që ajo po xhiron. Kënga e re pritet të jetë një gjetje speciale. "Kam filluar punën për albumin dhe klipin më të ri, por nuk dua të ngutem. Tashmë kam nisur të jem kundër albumeve që prodhohen shpejt dhe në seri. Ndaj çdo gjë e mirë që të jetë e bukur dhe kualitative, do përkushtim". Dhe kjo nuk është e vështirë për t'u kuptuar, pasi në ekranet tona prej disa muajsh vijon të shfaqet kënga "Mirëdita", e realizuar nga këngëtarja që vitin e kaluar. Nuk është vetëm çështje dëshire, pasi edhe problemet me jetën private e kanë detyruar që të qëndrojë paksa në distancë, por jo përgjithmonë. Kurdoherë ajo nuk ngurron të flasë edhe për marrëdhëniet me motrat e tjera, jo vetëm me Zanfinën, por edhe me motrën tjetër më të vogël, e cila po tenton t'i hyjë tregut të muzikës. Nuk ndjen xhelozi, sepse secila prej të triave ka ndërtuar karrierën e vet, por sigurisht më e vjetra në këtë profesion, me 23 vjet karrierë mbi supe, mbetet ende Adelina. Jo pak herë ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike, për rrahjen me një tjetër këngëtare kosovare, për puthjen në buzë me Genta Ismailin e më e fundit, vrasja e Triumfit. Nga ana e Adelinës, për të gjitha këto ka një përgjigje dhe të vetme: shpifje e gazetarëve. 29-vjeçares nuk i pëlqen që të fitojë publicitet me ngjarje të shëmtuara, por me muzikën, albumet dhe videoklipin e ri që do të prezantojë së shpejti. lamë pas, duhej të ishte e mbyllur në shtëpi, duke refuzuar çdo ofertë për të kënduar në klubet brenda dhe jashtë Kosovës, sepse dhembja e shpirtit për Adelinën ishte më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Sot, pasi dhembja ka kaluar, ajo hedh poshtëë çdo aludim të mediave për një tërheqje nga skena, pasi është në formën më të mirë. Vazhdon të kujdeset me të njëjtin intensitet edhe për pamjen e jashtme, megjithëse këto kohët e fundit i është dashur të ndryshojë për shkak të klipit të ri që ajo po xhiron. Kënga e re pritet të jetë një gjetje speciale. "Kam filluar punën për albumin dhe klipin më të ri, por nuk dua të ngutem. Tashmë kam nisur të jem kundër albumeve që prodhohen shpejt dhe në seri. Ndaj çdo gjë e mirë që të jetë e bukur dhe kualitative, do përkushtim"..


Punen e pare qe adheruesit e Adelina Ismailit e presin nga Qeveria Thaci dhe ministri Zenun Pajazit pas SHPALLJES SE PAVARESISE është qe Enver Sekiraqa sa me shpejt te sillet para drejtesise te gjyqesise se vërtetë kosovare.


Koha
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #303 më: 18-02-2008, 15:46:51 »
Citojeni

Adelina Ismajli ne ditën e shpalljes te Pavarsise se Kosoves ne koncertin e Prishtinës

E identifikuar

fatime jashanica mustafa
« Përgjigjja #304 më: 19-02-2008, 14:26:06 »
Citojeni

Urime Pavarsija e Kosovës.Ty Adelina engjull i bamiresisë.Me respekt Fatime jashanica Mustafa nga Gjeneva.
E identifikuar
Dylann
« Përgjigjja #305 më: 03-03-2008, 15:53:35 »
Citojeni

OO Yll je bre Ma e mira ne Botë je veç vazhdu se je krenaria jonë
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #306 më: 05-03-2008, 08:39:39 »
Citojeni

ADELINA ISMAJLI - "Trimit tim" klipin kushtuar Triumf Rizes

E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #307 më: 05-03-2008, 08:45:32 »
Citojeni

ADELINA ISMAJLI - "Skenderbeu" - NEW

Adelina Ismajli me këngën me te re Skenderbeu me datën 04.03.2008 ne festen e Ramush Haradinaj.
© BESFORT VIDEO M1 & RTK

E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #308 më: 07-03-2008, 11:56:43 »
Citojeni

Kënga e Adelinës për Triumfin

Zbulohen detajet e krijimit te fundit te kengetares se njohur e cila humbi te dashurin ne një atentat pak kohe me pare




Pritej prej kohësh rikthimi i saj dhe më në fund, pasi ka kënduar në disa koncerte, Adelina ka publikuar dhe videon e këngës së parë që do të jetë pjesë e albumit të ri. Hiti titullohet “Trimit tim” dhe kjo i është kushtuar Triumf Rizës, të dashurit të Adelinës, i cili humbi jetën vitin e shkuar në një ngjarje që tronditi Kosovën dhe që i shkaktoi dhembjen më të madhe të jetës Adelinës. Bëhet e ditur se këngëtarja ka pasur disa probleme në lidhje me punimet e albumit, por më në fund duket se gjithçka është rregulluar dhe publiku e fansat po presin me padurim që albumi të dalë në tregun muzikor. “Trimit tim” është një këngë tepër e gjetur nga ana e saj, me një tekst dhe videoklip tejet të realizuar. Kanalet televizive muzikore ne Shqipëri dhe ne Kosovë kanë nisur ndërkohë një gare te vërtetë se kush do të jetë ai qe do të transmetoje i pari ekskluzivisht këngën e Adelines.

Mesohet se edhe teksti është një krijim i vete Adelines ndërkohë qe janë te pakta informacionet për vazhdimin e linjes se produksionit. Pak muaj me pare, i dashuri i kengetares se famshme Adelina Ismajli, një oficer i Policise kosovare, mbeti i vrarë ne një atentat te tipit mafioz duke hapur diskutime te shumta për sigurine dhe nivelin e trimerimit te botës kriminale ne shtetin e ri qe asokohe ishte ne pritje te pavarësisë.

Korrieri

Kenga ne MP3 Adelina Ismaili - Trimit Tim

http://www.box.net/shared/tlzqk0x448
E identifikuar

BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #309 më: 08-03-2008, 20:37:59 »
Citojeni

Adelina Ismajli,e dërguara e Zotit

Është dashur të shkruajmë edhe më herët,por me rikthimin e saj po rikthehemi edhe ne.
E madhja dhe legjenda e muzikës,famës dhe artit shqiptar Adelina Ismajlit.




Pas një pushimi të gjatë,ajo së pari u paraqit në LDK fushata zgjedhore,më pastaj festimin e Vitit të Ri,pastaj në Ditën e Madhe të Pavarsisë së Kosovës ku aty u prit jashtëzakonisht mirë si dhe në koncertin solemn me rastin e pritjes së kthimit të Ramush Hajradinaj.Me datën 7 mars këngëtarja Ismajli,për herë të parë pas 15 muajsh ju ritkhye përsëri skenës,e pikërisht në emisionin “Përrallë me Tupan” në KTV.Fotot që I shihni janë nga ky emision.Adelina njëkohësisht promovoi një videoklip të titulluar “Trimit tim” këngë kjo kushtuar dashurisë së saj të humbur tragjekisht në mënyrë kriminale.Adelina ishte mjaft e hapur brenda këtij emisioni,gjatë tërë javës njerzit e pritën,donin ta shihnin përsëri se a fliste njejtë.Me disa humore të vogla në fillim,Adelina edhe një herë dëshmoj se mbetet e pamposhtur dhe siç u shpreh ajo “Jam kthyer përinat Hasmave”,por duke mos i lënë anash edhe adhuruesit e saj të shumtë.Ismajli njëkohësisht u shpreh edhe për rastin e vdekjes së Triumf Rizës,mënyrën se si e ka përballuar ajo humbjen e tij,përkhrahjen e madhe nga njerëzit por edhe të familjes.Gjithashtu edhe një here publikisht kritikoi gazetën “Korrieri” në Shqipëri që sipas saj ajo gazetë nuk mund të quhet “gazetë”.

Patëm rastin të dëgjojmë Adelinën të këndojë Live,si zakonisht zë bilbili në gjuhën anglez,turk dhe arab,ku këto ishin kërkesa të Valonit,nikoqirit në këtë Show.Njëkohësisht po këtë natë ajo ishte mysafire edhe në TOP RTK SHOW ku ishte një emision mjaft origjinal dhe kreativ ku këtë e bënte Adelina sepse zakonisht ky emision është shumë palidhje duke u bazuar në dy moderatoret e tij.Adelina nën përcjelljen e Machiato Band këndoj live këngën e Madonës "Like a Prayer".

E përshëndesim Adelinën dhe i urojmë një rikthim të mbarë.

E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #310 më: 09-03-2008, 12:49:18 »
Citojeni

Për ata qe skan pas mundësi te shohin emisionin Perall me Tupan, ku mysafire ishte Adelina Ismajli, këtë mund ta bëni këtu :











shiqim te kendshem
« Ndryshimi i fundit: 09-03-2008, 13:13:05 nga M A X » E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
Charlie
i Fort
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #311 më: 09-03-2008, 13:07:59 »
Citojeni

Adelina Ismajli,e dërguara e Zotit



Hahhah nëse jeni ju adhurus e Adelines normal unë e heq koken zgerdhihet
E identifikuar

I love u too


charlie@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #312 më: 03-04-2008, 13:45:12 »
Citojeni

Ne konkursin për prezantuezen e Kosoves ne MISS UNIVERSE,u zgjodh Zana Krasniqi.
Juria e perbere nga Adelina Ismaili-kryetare jurie,Nexhmije Pagarusha,Enver Petrovci,Blerim Destani,Agnesa Vuthaj dhe Blerina Gashi.
Adelina Ismaili si Miss Kosova 1997,prezantuesja e pare e Miss Albania ne "Miss Globe" dhe e shpallur si femra me e bukur shqiptare 2005/2006 kurorezoi Zana Krasniqin e cila me plot emocione u perkul.Këto dy bukuroshe për pak sa nuk u rrezuan duke u perqafur,gjë qe shkaktoi ovacione nga publiku.
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #313 më: 17-04-2008, 14:26:56 »
Citojeni

Albaniac zbulon kopertinen e albumit të ri te Adelines   
 
Ndërsa fansaj e saj janë ne pritje te albumit me të ri te kengetares,këtu ne Albaniac për here të parë ju sjellim kopertinen e “Feniks” ,albumit të ri prej Adelina Ismaili.



Fotoja majtas është e kapakut te albumit, ndërsa mund te ju them qe me pëlqen “Feniks” si titull i këtij albumi duke simbolizuar rilindjen e kengetares dhe pavdekshmerine e saj si artiste hehehhehee qelloi serisht ne shenjë Adelina. Ne gjithashtu kemi siguruar disa prej fotografive me të reja te kengetares te cilat do ti publikojme se shpejti ne Albaniac…e shkruaj këtë sa për te ju bërë pak kurioz : )

Ndërkohë ju keni mundësinë te bëni pyetje direkte Adelines

E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #314 më: 05-05-2008, 13:36:12 »
Citojeni

Ekskluzive nga produksionet :

Dea
Supersonic Records
Albanota


Del ne shitje albumi me i rri i Adelina Ismajlit me titull " Fenix "

  1.Sepse je ti,
  2.Lajmëro!,
  3.Ujk,
  4.Hej Kaqanik,
  5.Na jena na,
  6.Bota ndryshe,
  7.Më merr,
  8.U kall be daj (duet me Vedatin e stupcav),
  9.Diva,
10.Trimit tim...
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
Faqe: 1 ... 16 17 18 19 20 [21] 22 23   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |