Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 23   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Adelina Ismajli  (E lexuar 66174 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« më: 30-05-2006, 10:56:23 »

Nga Mira ZENATI

Sarandë - Është ora 02:00 e natës së shtunë, dhe ylli i muzikës kosovare sapo zbret nga skena. E qeshur dhe mjaft e lirshme ulet në tavolinën tonë dhe me mirësjellje na kërkon falje për pritjen. Adelina Ismajli prej një mungese prej katër vitesh në Shqipëri, na thotë se do na i tregojë të gjitha. "Tani më pyesni për çfarë të doni", thotë ajo duke buzëqeshur në verandën e hotel "Butrintit", ku zhvillohet edhe koncerti që ka mbledhur këngëtarët më të njohur shqiptarë që nga Ardit Gjebrea, Lejdina çelo, Orinda Huta, çiljeta Xhilaga etj. "Më ftoi Arditi me të cilin kam marrëdhënie shumë të mira", tregon këngëtarja e njohur, e cila vjen për herë të parë në Sarandë. Në një intervistë ekskluzive për "Tirana Observer", popstari shqiptar tregon përse i ka munguar skenës shqiptare. Momentet më të përfolura të jetës së saj, që nga historia e rrëmbimit nga Arkani, incidenti me Leonora Jakupin dhe puthjen në skenë me Genta Ismailin. Gjithashtu ajo tregon të vërtetën për operacionet plastike, për imitimet e këngëve të huaja dhe mendimet e saj për statusin e Kosovës. Cila është jeta private e saj dhe lidhja e mundshme me një djalë nga Shqipëria.

Ju vini në Shqipëri pas katër vitesh. Pse keni qëndruar kaq shumë kohë larg Shqipërisë?
Në fakt aktiviteti im i plotë që ka munguar në Shqipëri është gati shtatë vjet. Kam ardhur vetëm një herë para katër vitesh, pasi isha mysafire në një emision. Gjithsesi, nuk kam qëndruar larg me qëllim. Më është imponuar një gjë e tillë. Gjithmonë thosha se do të shkoj nesër, do të shkoj nesër në Shqipëri, por ja ku erdhi edhe kjo ditë. Dhe sot them se jam këtu bashkë me kolegë të shquar të muzikës dhe këngës.
Si u realizua ardhja juaj në Sarandë?
Unë jam e ftuar nga zoti Gjebrea dhe çdo ftese që më bën ai, unë do t'i përgjigjem, sepse e njoh, e kam mik, gjithë familja ime, jo vetëm unë. Ka më shumë se dhjetë vite që e njoh, ai është njeri i dëshmuar dhe çdo vepër e tij është e dëshmuar. Kështu që, gjithmonë i përgjigjem ftesave të tij, mirëpo kjo e sotmja ishte një mbrëmje me të vërtetë fantastike. Mua më pëlqeu, u kënaqa shumë. Siç e patë kënduam bashkë, këngëtarë dhe spektatorë. Ne nuk donim të ndaheshim nga kjo natë e magjishme dhe e paharruar, ku u ndjemë këngëtarët më të vlerësuar. Skena ishte magjike. Spektatorët po ashtu. Një mrekulli.
Cili këngëtar apo këngëtare shqiptare është idhulli juaj?
Nexhmije Pagarusha. Deri në këtë moment, ajo është e pazëvendësueshme, e pakalueshme. Vokal, këngë, paraqitje skenike, bukuri, i kishte të gjitha.
Për sa i përket bukurisë. Thonë se juve ju pëlqen të bëni edhe operacione plastike. Sa e vërtetë është kjo?
Unë mendoj se në kohën kur unë jam paraqitur, ishte viti 1997. Neve njerëzit na imagjinonin me shami dhe me mantele të gjata. Shumica e shqiptareve duket e bukur dhe nuk ka pse të thonë se kjo ka bërë operacione plastike. Në mjedisin, mentalitetin tonë, nëse do ta godasësh dikë, për gjininë e bukur, atëherë godite në moral apo në diçka tjetër, si me këto silikonizimet. Unë falënderoj shumë nënën natyrë, nënën Kosovë që më ka bërë të bukur dhe prindërit e mi. Unë nuk jam edhe kaq e bukur sa dukem sepse unë e zbukuroj veten. Edhe ky është art. Edhe skulpturat e Da Vinçit ishin shumë të bukura edhe nudo, mirëpo nuk ka asnjë gjë të jashtëzakonshme atje. Këtë e lidh krejt me "lakuriqësinë", sepse ai është efekti i gjithë këtyre përfoljeve. Nuk e kam kompleks të tregoj nëse do të kisha bërë diçka. Betohem se gazetarët do të jenë të parët ata që do ta marrin vesh në qoftë se unë bëj diçka.
Pak politikë…, por thonë se ju keni marrë pjesë edhe në një garë elektorale për deputete në Kosovë...
(Qesh). Jo, jo asnjëherë. Është diçka që mua, në fakt, nuk më pëlqen asnjëherë të merrem me të. Më pëlqen ta kritikoj shumë politikën, pozitivisht apo negativisht qoftë. Jam prerë për të bërë kritika pa ngurrim për ato që nuk më duken mirë tek politikanët.
ç'mendim keni për statusin e Kosovës, ndërkohë që flitet për pavarësi, për pavarësi të kushtëzuar…?
Do të përgjigjem kronologjikisht. Kosova është në progres, megjithëse është edhe pak e vështirë për ta mbrojtur atë për shkak të varfërisë. Standardet po përmbushen dalëngadalë. Ne jemi munduar me shekuj për pavarësinë. Për sa i përket pavarësisë së kushtëzuar, me sa di unë, asnjë shtet në botë, nuk ka pavarësi të limituar në njërën apo tjetrën mënyrë. Tash varet se me ç'ka është e kushtëzuar dhe nuk më përket mua të flas për këtë punë. Më duket se kryeministri ynë, çeku, është në Tiranë dhe po merret me këtë punë. Atë mundet ta pyesni dhe do të jetë pak më shumë objektiv se unë. Po pavarësia është ëndrra e çdo kosovari. Edhe imja.
Gjatë luftës në Kosovë u fol shumë se ju jeni rrëmbyer nga Arkani. Cila është e vërteta e kësaj historie?
Unë kam dhënë shumë intervista në lidhje me këtë gjë. Nëse unë do të isha rrëmbyer nga Arkani, atëherë nuk do të isha këtu me ju duke ju dhënë intervistë. Unë këtë njeri e kam parë vetëm
në televizor dhe kam mendimin që ka gjithë bota për të.
Si e shpjegoni faktin që ju jeni puthur me Genta Ismailin në buzë?
Mendoni se ne do të ishim puthur drejtpërsëdrejti në një xhirim, siç themi ne, të video - projekteve të vitit të ri?! Asnjëherë. Ishte një vallëzim spontan mes meje dhe saj, dhe unë e theksoj se e kam shoqe, dhe në atë moment ne u përqafuam faqe më faqe. Ishte thjesht një vallëzim në formë përshëndetjeje. Mirëpo, si duket dikush ka nxjerrë, siç themi ne, kuadra gjatë montazhit. Ajo puthje është e montuar dhe është lançuar në internet. Po, edhe nëse do ta bënim, do ta bënim në një koncert të madh, jo si kopje e Madonës dhe Britney, por diçka më interesante. E di që sensacion mund të jetë vetëm skandali. Mirëpo vërtet këtu nuk ka, nuk ekziston. Përndryshe, unë preferoj mashkullin në këtë aspekt (shikon nga e ëma dhe qesh).
Ju keni një repertor të pasur me këngë të rrymave të ndryshme. Përse imitoni këngët e vendeve të tjera si p.sh ato turke?
Jo, aspak. Jam më së shumti imituese e këngës shqipe. Në Kosovë tashmë është një aktualitet që të kapen se cilat këngë janë të vjedhura, ose të huazuara, siç themi ne. Është publikuar një këngë e imja, sikur është vjedhur, huazuar nga një bullgare. U dëshmua se kënga ime është kënduar më nëntor të vitit 2001, ndërsa e bullgares në vitin 2005. Pra mund të krenohem. Ndoshta kjo nuk është modesti. Mund të krenohem se i kam shpëtuar bastardimeve të ndryshme që bëhen tani në muzikë. Ndoshta përgojimi për imitim të këngës turke, rrjedh sepse kam qenë e ftuara e një këngëtari turk në Prishtinë dhe pastaj lindën këto, Adelina-Turqi. Unë jam shumë e lumtur që mora pjesë në koncertin e tij, madje kënduam edhe në duet këngën më të fundit të tij. Unë e zgjedh rrugën se si mund të arrij tek suksesi, me hapa të sigurt. Dhe në këtë rrugë jam origjinale. Përpiqem të jem vetvetja.
Pas 21 vitesh në skenë, e kujtoni ende këngën tuaj të parë?
Isha 6-7 vjeç, ishte kënga "Ne jemi bukuria e atdheut". Isha shumë e vogël dhe atë vit kisha filluar të këndoja. Isha në korin e Radio Prishtinës në atë kohë dhe mu besua kjo këngë që të merrja pjesë në një festival shumë prestigjioz të fëmijëve në atë kohë. Unë fitova vendin e parë nga juria dhe publiku. Kjo ishte diçka totalisht e papritur për mua.
Sa këngë ka repertori juaj?
Nuk e di se sa këngë ka repertori im, sepse në Kosovë nuk evidentohen gjëra të tilla, për shkak të atyre që ndodhën. Megjithë ato që kam kënduar, edhe tek Radio Prishtina, edhe si fëmijë, edhe si adoleshente e deri tani, 21 vjet karrierë, mund t'i afrohet numrit 700 këngë në repertorin tim. Këto janë këngë solistike.
Ju vetëm këndoni, apo ju është krijuar mundësia edhe për të krijuar muzikë? A njeh Adelina ndonjë vegël muzikore për të luajtur?
Kam mbaruar shkollën e muzikës dhe 1 vit pranë Akademisë së Arteve të Bukura, dega piano. Mund dhe guxoj të them se jam një pianiste solide, mesatare.
Sa herë ka ardhur Adelina Ismajli në Shqipëri, po në Sarandë?
Në Sarandë është hera e parë për mua dhe ndihem kaq e palumtur që qëndroj kaq pak. Unë jam vërtet e fansinuar nga ky qytet dhe siç themi ne, jam llahtarisht e mahnitur. Ndërsa në Shqipëri kam ardhur disa herë.
Juve ju quajnë pak rebele në skenë, por edhe pak inatçie. Cila është e vërteta për incidentin me Eleonora Jakupin?
Njeriu me kohë nuk ndryshon, mirëpo formohet. Unë isha një fëmijë që u zhvillua në një kohë pa kohë, sepse ne vazhdimisht përballeshim në çdo moment të jetës me raprezalje të ndryshme dhe shtypje të ndryshme. Jeta kufizohej vetëm shkollë - shtëpi. Kjo u reflektua edhe në paraqitjet e mia skenike dhe unë mora guximin të flas hapur për gjërat e gabuara që ndodhin edhe nga të tjerët, por edhe nga ne vetë shqiptarët. Për sa i përket incidentit me kolegen Jakupi, ishte diçka aksidentale, ma merr mendja mua. Për këtë më së miri mund të përgjigjet gjyqtari, i cili e mbylli rastin duke më shpallur mua totalisht të pafajshme në çdo pikë. Për sa më përket mua, unë, ka tri vite që ka ndodhur kjo gjë, nuk e kam përmendur më asnjëherë. Atë minutë që është mbyllur çështja e gjyqit, unë nuk e kam përmendur më. Kjo ka qenë diçka e tejkaluar në një moment. Raportet e mia me Eleonorën kanë mbetur të ftohta, sepse unë kam dashur ashtu. Nuk më ka pëlqyer pse Jakupi viktimizohej shumë nëpër media. Nuk ishte edhe aq e rëndë. Ka mundur edhe treni që ta shkelë dhe ka qenë një gjë normale që mund të ndodhë.
Do të pranoje të jepje një koncert recital me këngët e tua, nëse do t'ju bëhej një ftesë nga Bashkia e Sarandës?
Do të isha njeriu më i lumtur në botë që të jem me koncert në Sarandë, por jo vetëm këtu, në çdo vend shqiptar. Unë tani po e shoh se sa kam humbur që nuk kam qenë në Shqipëri. Mirëpo jeta deshi ashtu, nuk ishte e qëllimshme, por kurrë s'është vonë kur shpirti do.
Ju jeni një zonjushë?
Ende po.
Do të preferonit të njiheshit me një djalë nga Shqipëria?
Pse jo. Unë nuk kam paragjykime. Absolutisht.
Cila është e nesërmja juaj artistike?
Këtë vit kam shumë plane. Unë e kam ters kur flas për planet e mia paraprakisht, sepse nuk realizohen pastaj. Diçka ndërthuret në këmbët e mia dhe rrëzohem.( Qesh).
Adelina është e pasur, mesatarisht e tillë, apo e varfër?
Sa bukur që nuk më pyetët, a jeni e pasur? E pasur, jo që jo. Mund të them që kam një jetë normale. Pasuria ime më e madhe është harmonia, familja ime dhe shëndeti që kemi.
Nga sa persona përbëhet familja juaj?
Nga katër njerëz dhe dy shtazë. (Qesh).

"Puthja" që tronditi botën shqiptare

Vetëm pak muaj më parë dy bukuroshet më seksi të Kosovës, Adelina dhe Genta Ismaili pushtuan faqet e gazetave, si në shtypin kosovar ashtu dhe atë shqiptar. Shkak u bë një foto, ku dy bukuroshet ishin duke u puthur në buzë me njëra-tjetrën. Sipas gazetave, Adelina dhe Genta Ismaili janë puthur në buzë, në skenë, gjatë një koncerti të organizuar në Prishtinë nga DEA. Koncerti organizohej me rastin e festave të fundvitit dhe në të merrnin pjesë këngëtarë shumë të njohur nga Shqipëria dhe Kosova si Ermal Fejzullahu, Rovena Stefa, Zanfina Ismajli, etj. Por filmimet e këtij koncerti janë shfaqur vetëm në muajin mars. Dy këngëtaret e njohura për zërin dhe lukun e tyre befasues në skenë, sipas mediave janë puthur ashtu sikurse Madona e Britney Spirs, dy vjet më parë në ndarjen e çmimeve të MTV-s. Por këngëtarja Adelina Ismajli e ka mohuar këtë ngjarje duke deklaruar se filmimi ishte i montuar.

"Arditi më tepër mik i mamasë sime"

"Arditi ka krijuar një raport më të mirë me mamanë time se sa me mua vetë", tregon duke qeshur këngëtarja e njohur për marrëdhëniet me kolegun shqiptar. Adelina tregon se Arditi e ka shoqe nënën e saj Mona, së cilës ajo ia dedikon suksesin. Ndërsa për vete tregon se përveçse koleg të mirë, me Arditin ka dhe një miqësi po aq të mirë. "Kemi qenë në shumë turne së bashku. Kemi një miqësi shumë e mirë, pa kompromis, e pakushtëzuar", thotë ajo duke shtuar se një gjë që është shumë e vështirë të bëhet është, një miqësi pa kurrfarë interesi. "Është e vërtetë që Gjebrea është një mik i madh i Kosovës, posaçërisht i artit kosovar", thotë Ismaili.

Adelina pianiste
Vajza kosovare ka lindur në vitin 1977 në Prishtinë. Ka mbaruar shkollën për muzikë dhe 1 vit pranë Akademisë së Arteve të Bukura në degën e Pianos. "Mund dhe guxoj të them se jam një pianiste solide, mesatare", tregon me sinqeritet këngëtarja e njohur.

çmimi i parë
Ka qenë 6-7 vjeçe kur ka fituar çmimin e parë të jetës së saj.
"Ishte kënga "Ne jemi bukuria e atdheut". Isha shumë e vogël dhe atë vit atë vit kisha filluar të këndoja", kujton Adelina me nostalgji festivalin e fëmijëve që i hapi rrugën e artit.

Shtatë qind këngët
Nuk mund të thotë me saktësi se sa këngë ka kënduar një nga popstaret më të reja në moshë, por më me eksperiencë në muzikë. "Në Kosovë nuk evidentohen gjëra të tilla, për shkak të atyre që ndodhën. Por shifra mund t'i afrohet numrit 700 këngë në repertorin tim", shton ajo.

Marrë nga Tiranaobserver
« Ndryshimi i fundit: 27-04-2007, 09:21:05 nga BabyDance » E identifikuar

ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 803



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 30-05-2006, 12:43:41 »

nice interview  zgerdhihet
E identifikuar

 *Image Removed*
Nikka
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 41


Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 30-05-2006, 13:43:37 »

Arbias,ti mundesh edhe me plas duke fryre ato faqet e kuqe,por Adelina paska dhene vetem pergjigje te bazuara ne fakte luj syun
Edhepse mua me shume me pelqeu intervista tek "Zone e Lire" ku ishte me shume se fantastike,siq u shpreh dhe nikoqiri duke qeshur "Sa e mrekullueshme qe eshte".
Anyway,nice interwiev...
Adelina eshte vertet dive...
E identifikuar
erlehta
Die Schlumpfine
Anetar


Karma: 23
online online

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 30-05-2006, 14:53:45 »

Interviste e kendshme zgerdhihet
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
BabyDance
Mjaltë
Moderator


Karma: 1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2801



Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 30-05-2006, 18:11:09 »

 luj syun ehh Adeline e Adeline ta ha zemren ty  Perqafim
E identifikuar

Per ty minuta akoma me kan mbetur, per syte e mi ende ai seshte tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Moderator


Karma: 1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2801



Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 31-05-2006, 02:31:30 »

I paska mohu të gjitha t vërtetat dhe pislleqet e saja me vjen turp

Ndoshta te duhet nje interpretim i intervistes se ti e ke keqkuptu intervisten me duket  me vjen turp perqeshje
E identifikuar

Per ty minuta akoma me kan mbetur, per syte e mi ende ai seshte tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
arbias
Urime pavarsija
Anetar


Karma: -4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1627



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #6 më: 31-05-2006, 05:49:08 »

Muzika esht politik te gjith kangetaret dhe politikanet livdohetn dhe te kunderten e tregoj Merrnivesh prap e jo mar luj syun
E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
BabyDance
Mjaltë
Moderator


Karma: 1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2801



Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 31-05-2006, 21:55:13 »

E identifikuar

Per ty minuta akoma me kan mbetur, per syte e mi ende ai seshte tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
rina167
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 14


Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 03-06-2006, 15:47:02 »

une i dua nerezit qe gjthqka krijojne ne baza te shendosha, qe do te thote qe nuk me pelqen adelina.
p.s sa do qe po mundohet te flase diqka ne gjuhen letrare prap se prap ngapak po ngaterrohet  e po te ja ndegjonit intervistat tek televizionet kosovare...
E identifikuar
BabyDance
Mjaltë
Moderator


Karma: 1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2801



Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 03-06-2006, 18:33:14 »

rina167 sipas teje ne qfare baza Adelina ka kriju kariere ??

Kurse sado qe mundohesh te flasish ti per Adelinen eshte e kot sepse nuk mundesh me vleresu as ti as une . luj syun
E identifikuar

Per ty minuta akoma me kan mbetur, per syte e mi ende ai seshte tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
PrincesFiona
Akull e zjarrtë
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 301


Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 08-06-2006, 09:21:10 »

Interviste e kendeshme si gjithmone Adelina cdohere ka qen e kendeshme neper intervista siq eshte edhe ne skene  buzeqeshje
E identifikuar


Tash me ska me mu ke perfundu
Gjeje tjetren djal nese mendon me lujt
E din tash
Era e Dashnis
Anetar


Karma: 2
offline offline

Postime: 338


Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 08-06-2006, 09:34:18 »

rina167 sipas teje ne çfarë baza Adelina ka kriju kariere ??

ne baze te skandaleve edhe zhveshjeve (per kete te fundit e kam mbeshtet 100%) por karriera muzikore e Adelines, me fal Blet, por smund te themi se eshte e bazuar ne vlera! merzitje

edhe fundja sdi cka po i kushtoni kaq shume rendesi kesaj qeshtjes ... se askushi seshte as kjo e as do tjera pffffffffffffff  pershtjellim
E identifikuar
Nikka
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 41


Shiko profilin
« Përgjigju #12 më: 08-06-2006, 17:27:39 »

Oq oq oq oq! Freno pak Era...
Adelina Ismaili ka kriju karriere si femi.As me skandale e as me zhveshje,por me kualitet i cili shperblehej ne cdo festival ku ka marrur pjese.Vazhdimesia e saj si adoleshente ku ajo ngre koken duke iu kundervene okupimit serb me tekste dhe melodi,eshte faze e cila na sjell perpara nje Adeline Miss e cila perveq bukurise,deshmimit ne muzike (ne moshen femijerore),ekstravagances,ia lejon vetes luksin qe te krijoje edhe skandale te cilat definitivisht asnje kengatare shqiptare nuk i kane hije me shume se asaj,sepse cdo gje ben me mase.Kete e verteton popullariteti dhe publiku i saj,21 vite ne skene gjithmone TOP FORME.
Adelina ka themel te forte...
Eh tash,qe asnje kengetare shqiptare per ty eshte askushi,une mund vetem te shtoj nje proverb te vjeter shqip "Mos i perqesh kot,ata qe nuk i mberrin dot".
Kalo buqkur Era...
Kaq.
E identifikuar
tani842000
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 15


Shiko profilin
« Përgjigju #13 më: 09-06-2006, 10:23:46 »

Une nuk e kuptoj pse duhet te merremi kaq shume me Adelinen sepse nuk ja vlen.Mua nuk me ka pelqyer dhe nuk do te me pelqej kurre. E lagu se lagu, dhe pse duhet ta mohoj ate qe ka bere me biles ajo ka edhe nje filem porno te cilin e kane regjistruar pa dijenin e saj sepse i kishin ofruar nje shume parash per nje nate me te. Femra te tilla jane ne gjendje te bejne gjithcka per leke dhe per kete nuk ja vlen te merremi me to, pastaj shiko dhe se si ben sikur te jete ende 20 vjece, mua ma shpife.
E identifikuar

<<<<TUNG>>>>
PrincesFiona
Akull e zjarrtë
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 301


Shiko profilin
« Përgjigju #14 më: 09-06-2006, 10:30:36 »

Po fundi fundit s'te thot njeri te meresh me Adelinen ty ???
Meru ti me ke don , ska  nevoje te meresh me Adelinen , dhe ato qe ke then nuk jan te verteta sepse te kishin ekzistuar ato gjera mediat do kishin be boom me skandalet e Adelinen , sepse shihet cdogje Adelina edhe kur ec neper qytet njerzit çojn pluhurin perpjete . luj syun
E identifikuar


Tash me ska me mu ke perfundu
Gjeje tjetren djal nese mendon me lujt
E din tash
Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 23   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • Si eshte me mire per interpretimin e kenges popullore me veshje moderne apo me kostume popullore tradicionale?
  • Dot Me kostum popullor
  • 20 (80%)
  • -
  • Dot Me veshje serioze
  • 3 (12%)
  • -
  • Dot Me veshje moderne
  • 2 (8%)
  • -
  • Numri total i votave: 25
  • Shiko temen

* Sponsor