xheniferi ka binjak(goc,çun)
Xhenifer Lopez bëhet me dy binjakëKëngëtarja dhe aktorja amerikane Xhenifer Lopez, 38 vjeçe, është bërë mama për herë të parë. Në orët e fundit kanë lindur dy binjakë, një mashkull dhe një femër, në një spital të Long Island, Nju Jork. Lajmi u shpërnda nga periodikja “People”, e cila ka paguar gjashtë milionë euro për të siguruar ekskluzivitetin e fotove. Për të shoqin, këngëtarin Mark Anthoni, është hera e katërt që bëhet baba, pasi ka pasur një vajzë dhe dy djem nga martesat e mëparshme.