Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Victoria Beckham!  (E lexuar 418 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« më: 08-01-2007, 21:39:49 »
Citojeni

Një prej "Spice Girls" dikur, dhe sot ne krahet ne Devid Beckham, ka rënë preh e profecive te mjekeve angles te cilët shprehen se ajo nuk do të mund te kaloj mbi moshen 54 vjeçare.

E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 22-03-2007, 17:11:52 »
Citojeni

PSEEEEEEEEE?
E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 22-06-2007, 04:30:47 »
Citojeni

Victoria Beckham, gruaja e vitit

Ish-Spice Girls, Victoria Beckham ëshë nominuar si gruaja e vitit nga revista “Glamour”.
Jo Elvin, kryeredaktori i revistës, ka deklaruar:
“Në dhjetë vitet e fundit Victoria Beckham ka qenë gjithmonë
simbol i sharmit femëror. Ka ditur të jetë ylli i popit, nënë e përkushtuar, stiliste dhe grua biznesi.
Ndërkaq edhe Victoria, e ngazëllyer nga lajmi i mirë, ka deklaruar: “Të qenit e famshme më ka dhënë mundësinë të bëj gjithmonë atë që më pëlqen, domethënë të punoj në
botën e modës”.

Koha Jone
E identifikuar
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 27-08-2007, 18:53:40 »
Citojeni

Viktoria Bekam, mamaja VIP më në formë


Ish-Spice Girl ka fituar titullin e mamasë VIP më në formë , që pavarësisht tri shtatzënive, ka një trup si adoleshente. Gjithçka ndryshe nga Britney.

Viktoria Bekam është kurorëzuar në një klasifikim të bërë nga një revistë angleze "News of the world", si "mamaja VIP më në formë". Kështu, mesa duket, Vikit i takoi ky çmim, sepse arrin të duket gjithmonë në një formë fizike për t‘u admiruar, pavarësisht moshës (i ka kaluar të tridhjetat) dhe faktit se ka sjellë në jetë tre fëmijë: Brooklyn 6 vjeç, Romeo 4, dhe Cruz vetëm 18 muaj. Nuk ka dyshim që palestra, shërbëtoret, seancat e masazheve, kujdestaret e fëmijëve dhe ndonjë ndërhyrje e vogël estetike kanë luajtur rolin e tyre, por sigurisht duke parë (ndoshta pak edhe me zili) belin e hollë dhe këmbët e dobëta të nxjerra shpesh nga bashkëshortja e bukur e David Bekam, është e vështirë të besosh se ka lindur tre fëmijë. Por ndryshimi duket akoma më shumë nëse do të bësh krahasimin me disa artiste të tjera VIP, që pavarësisht se i kanë lejuar vetes të njëjtat trajtime dhe privilegje, pas një ose dy shtatzënish duken të "transformuara" dhe dhjetë vjet më të plakura.

Le të mos harrojmë këtu të famshmen e "Baby one more time", Britney Spears, që pavarësisht se është kritikuar shumë për sjelljen e saj si nënë e papërgjegjshme, udhëheq klasifikimin e "mamave më të transformuara". Madje pas daljes nga spitali dhe thashethemeve për një shtatzëni të tretë, Spears është bërë për të ardhur keq me format e saj trupore. Klasifikimi i mamave në formë ndiqet nga Angeline Jolie (vendi i tretë), Kate Winslet (vendi pestë) që zbret katër pozicione nga klasifikimi i një viti më parë. Më pas renditen emrat e të mirënjohurave Elle Macpherson, Gwyneth Paltrow, Liz Hurley dhe Madonna. Kështu, duke u kthyer edhe njëherë te mbretëresha e klasifikimit, ndoshta do të ishte më mirë se ish- Spice Girls të sillte në jetë një tjetër fëmijë, nëse shtatzënitë e bëjnë të duket kaq mirë.


* 1186408618-viktorja-bechham.jpg (5.43 KB, 187x92 - E shikuar 2 Herë.)
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |