Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Paris Hilton  (E lexuar 469 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« më: 27-04-2007, 06:33:26 »
Citojeni

Këngëtari Prince poshtëëron Paris Hiltonin 

Muzikanti legjendar, Prince, gjatë performimit në hotelet e Las Vegasit, Rio All Suite Hotel dhe Casino, javën e kaluar, e kishte ftuar bukuroshen, Paris Hilton, që t’i bashkohej në skenë për të kënduar live.
 
Derisa Paris kishte shfaqur interesim për ta përshëndetur superyllin Prince në skenë, ai e mori mikrofonin ia dha asaj në dorë dhe iu drejtua audiencës, “Të shohim nëse ajo vërtetë di të këndojë”.
Sipas revistës “Us Weekly”, Paris e zemëruar dhe e poshtëëruar e ka lëshuar skenën menjëherë. Zëdhënësi i saj e ka mohuar këtë ngjarje, ndërsa ai i Princet nuk ka dashur ta komentoj fare.

telegrafi
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 04-06-2007, 15:52:10 »
Citojeni

Paris Hillton, paraqitet para burgut



Paris Hilton ka nisur denimin e saj me burg, ndëshkimi i marrë për shkeljen e një urdhri te meparshem qe e ndalonte ti jepte makines, pas arrestimit për ngarje ne gjendje te dehur. 26 vjecarja i është dorezuar autoriteteve ne los angeles e shoqëruar nga e ema Kathy. Të dyja i janë afruar burgut me lot ne sy. Vetëm disa ore me pare, trashegimtarja miliardere ish shfaqur ne MTV Movie Aëards, ku rrefeu për gazetaret se ishte e tmerruar, por sidoqoftë gati te kryeje denimin e saj. Hilton do të kaloje pas hekurave vetëm 23 ditë nga 45, pra gati gjysmen e denimit te saj, një leshim qe i është bërë për sjelljen e mirë te kësaj periudhe. 26 vjecarja do të ndahet nga pjesa tjetër e te burgosurave e do të vendoset ne një bllok qe përmban 12 qeli speciale dyshe, te rezervuara VIP-ave, zyrtareve publike apo punonjesve te policise. Miliarderja ekstravagante e kthyer ne këngëtare pop u arrestua ne muajin shtator e dehur ne timon e u la e lirë me kusht, por nuk u bind dhe disa herë i dha makines pa patenten qe ndërkohë e kishte te bllokuar. Hilton thotë se e ka pasur mundësinë ta shlyente denimin ne një burg me pagese e padyshim më me shumë komoditete, por ka refuzuar pikërisht sepse nuk deshiron ti beje bisht detyrimeve te veta.

E identifikuar

Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 16-06-2007, 14:01:47 »
Citojeni

Duket se as burgu nuk e mban Parsi Hiltonin

Vajza e pasur dhe e llastuar, Paris Hilton, është liruar të enjten, pasi që kishte kaluar vetëm tri ditë në burg. Shkaku, thuhet të kenë qenë problemet e saj shëndetësore.

Hilton ka përfunduar në burgun e Lynwoodit - pasi dy herë më parë kishte shpërfillur dënimin me kusht - të shqiptuar për vozitje në gjendje të dehur. Ajo është dashur të qëndrojë prapa grilave, 23 ditë, por është lëshuar në burg shtëpiak - 20 ditë më herët, gjoja për faktin se nuk është ndier mirë me shëndet.

Trashëgimtares 26-vjeçare të zinxhirit të hoteleve botërore, i është vënë një pajisje, e cila do ta përcjell çdo lëvizje të saj.

Ajo në burg ka qenë e vendosur në një njësit të veçantë, ku 23 orë ka kaluar në vetmi. Pas natës së parë në burg avokati i saj, Richard Hutton, pat deklaruar se ajo mirë po mbahet, nëse merren parasysh rrethanat
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |