♥BaBy♥
My sweetness is your weakness!
Stafi
Karma: 128
offline
Gjinia: 
Postime: 11600
|
 |
« më: 01-07-2009, 23:32:02 » |
|
Në vitet 80 muzika metal e llojit "thrash" nuk ishte thjesht nje gjini ishte një garë armatimesh; kordave të kitares u bihej shpejt, bateritë u bënë më të mëdha. Por me albumin e tyre të vitit 1991, "Black Album", Metallica synoi çarmatimin, duke i ngadalësuar ritmet dhe shkurtuar kohëzgjatjen e këngëve.
Pas kësaj grupi nxitoi të bënte invencione pas invecionesh.
Ata filluan me rrokun e përzjerë me ritme jugore të albumit "Load" në 1996 e duke arritur kulmin me St. Anger të vitit 2003.
Albumi që shkoi direkt në numrin 1 në klasifikime dhe i ri i grupit Metallica, me titull "Death Magnetic", është ekuivalenti muzikor i pushtimit rus të Gjeorgjisë, që siç u cilësua; një akt i befasueshëm dhe agresioni prej një gjigandi që kishte rënë në gjumë.
Në këtë album shohim një Metallica që bëhet përsëri Metallica.
Këtu dëgjojmë variacionet e obesduara me shpejtesinë dhe modelet e praktikuara në triologjinë e mesit të viteve 80, albumet "Master of Puppets", "Ride the Lightning" dhe veçanërisht "And Justice for All".
Death Magnetic, albumi i ri i grupit kalifornian Metallica, shënon edhe ndarjen e grupit nga producenti Bob Rock, që ka vulosur çdo album të tij nga 1991 - 2004 dhe i çoi metalarët drejt bërjes së këngëve imediate dhe konçize.
Producenti i ri e ka shtyrë grupin në drejtimin e kundërt: gjysma e këngëve në "Death Magnetic" janë mbi 7 minuta të gjata, me nje strukturë këngësh që nuk është thjesht, strofë/ rrefren/ stofe 2.
Këngët në këtë album kanë pak a shumë këtë formë; hyrje e gjatë/ instrumentale/ instumentale kreshento / lidhje/ solo e egër / dhe dalje.
Megjithatë albumi nuk të duket i gjatë.
Nën peshën e bollëkut të variancioneve në kitarë dhe thirrjeve shtazarake, ky është matariali më i fortë i shkruar nga grupi këto 20 vitet e fundit, thonë kritikët.
Më në fund Metallica ka arritur të pranojë trashëgiminë e tyre si pionerët e metalit të llojit "thrash".
Metallica ka nevojë që "Death Magnetic" të jetë një kthim i suksesshëm pasi dekada e fundit nuk ka qënë e lavdishme për ta.
Albumi i tyre i parafundit thuhet se ishte në mënyrë të diskutueshme më i dobti i karierës.
Nga ana tjetër, ata larguan miliona fansa me qëndrimin kundër rregjistrimit falas të këngëve prej internetit.
Në "Death Magnetic", Metallica tingëllon e uritur, e egër dhe ambicioze.
Sikurse albumet më të mira të gjinisë, heavy rock, ky album i vë fre mosbesimit, kërkon me ngulm përqendrimin tuaj dhe të lidh me adoleshentin që fle brenda teje.
Pas 80 minutash, ulje e ngritje të bën të ndihesh i pafuqishëm dhe çuditërisht të duket sikur pluskon.
Metallica janë rikthyer, jo me një ngjirje, por me një shpërthim të fortë.
BBCAlabanian.com
|