Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi MuzikorForumi MuzikorKëngëtarë dhe Grupe nga Bota (Moderatore: erlehta, BabyDance)Celentano, këngëtari mitik i 24.000 ‘puthjeve’


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Celentano, këngëtari mitik i 24.000 ‘puthjeve’  (E lexuar 305 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Amy


Shiko profilin
« më: 24-06-2007, 13:57:27 »
Citojeni


 Kantautori, aktori, drejtuesi televiziv italian që ka bërë famë ndërkombëtare, është cilësuar miti i historisë muzikore. Edhe në vendin tonë ka qenë një ndër idhujt e rinisë shqiptare (vazhdon të jetë edhe ditët e sotme) ku këngët e tij dëgjoheshin në fshehtësi. Shumë shpesh edhe autorë të ndryshëm, fal karrierës 50 vjeçare dhe sukseseve, e kanë konsideruar një shenjtor të muzikës italiane, duke mos harruar edhe faktin se quhej Elvis Presley italian. Ky artist është bërë një emblemë dhe ikonë e shoqërisë italiane të periudhës pas luftës së dytë.Është një ndër këngëtarët e pakët italianë, që ka arritur të shes rreth 100 milionë disqe në mbarë botën. Nuk duhet lënë mënjanë edhe temat që trajton në këngët e tij, ku së bashku me muzikën e mrekullueshme të magjepsin dhe të bëjnë të mendosh se këngë të tilla jo vetëm që nuk përsëriten kurrë në epokën muzikore, por edhe nuk fshihen lehtë nga pentagramet e saj. Një zë i ëmbël, një tingull melodioz, fjalët më magjepsëse që ekzistojnë në këtë botë bashkojnë epokat e ndryshme kohore dhe sjellin përmes mikrofonit të vetmin qëllim. Me pak fjalë mund të përshkruhet artist i paarrirë.


Biografia

Një ndër meritat që i akordohen, është fakti i të qenit i pari muzikant italian që arriti të kuptonte se diçka në botën e muzikës, po ndryshonte. Ishin vitet kur nga Amerika mbërrinte një tip i ri muzikor, i shfrenuar dhe me një mesazh të rëndësishëm sidomos për të rinjtë e atëhershëm: Celentano kuptoi se ajo ishte muzika e tij dhe nga viti 1955 filloi të njihte kontekstin rok duke ndjekur spektaklet e Ghigo Agosti. Me origjinë pulieze, filloi të interpretonte si komik dhe imitues në kabaretë milaneze, më pas debutoi zyrtarisht si këngëtar në pallatin e Ghiaccio në Milano në rrjedhën e Festivalit të parë të Rock And Roll. Më pas i mjaftuan vetëm tre ose katër xhiro për t’u transformuar në protagonistin më të adhuruar (dhe shpesh edhe më të kritikuar) të muzikës italiane. Tepër i njohur si "rocker", në vazhdimësi interpreton këngë, të cilat i shoqëronte me vallëzim (muzika soul, tango, vals, shimmy) dhe më pas me të njëjtin sukses i dedikohet edhe kinemasë, në fillim si regjisor (Super rapina a Milano), më pas edhe si interpretues (Serafino, 1968, të P. Germi), duke zbuluar përpara makinës së xhirimeve një dhunti komike.

Hapat e parë me Rock Boys

Adriano ka lindur në Milano, në rrugën numër 14 të Gluck. Origjina e prindërve të tij ishte pulieze, dhe u transferuan në veri për punë, në Milano. Adriano kaloi fëmijërinë dhe adoleshencën, duke u transferuar me familjen në vitin 1951 në rrugën Correnti; u largua nga shkolla për t’iu përkushtuar punëve të ndryshme, e fundit dhe më e adhuruara për të ishte orëndreqësi. Në të njëjtën periudhë filloi të interesohej për muzikën, në mënyrë të veçantë për rock'n'roll, si edhe shumë të rinj italian, filloi të njihte në 1955 me mbërritjen në Itali të filmit Blackboard Jungle, në kolonën zanore ndodhej një këngë e titulluar ‘Rock around the clock’, e kënduar nga një këngëtare e panjohur atë kohë në Itali, Bill Haley dhe që nga ai moment (si shumë të rinj të tjerë), Celentano dëshironte të bëhej edhe ai një këngëtar i rock'n'roll. Pas kësaj kohe formon grupin ‘Rock Boys’, i përbërë nga katër miqtë e tij, tre vëllezërit Ratti në bateri, bas dhe kitare si dhe Ico Cerruti në kitare të dytë, është një grup që pasi kishin përgatitur disa këngë të rock'n'roll amerikan (kur Celentano, nuk dinte anglishten, ndërronte fjalët) Rock Boys interpretojnë në vitin 1956 në Ancora, lokal i Milanos, duke u transferuar në vende të tjera në Milano. Ndër të tjera grupit Rock Boys iu shtua një pjesëtar i ri: Enzo Jannacci, Celentano njohu edhe balerinin Alberto Longoni, që interpretonte me emrin e artit të Torquato il Molleggiato (vitet pasuese u njoh me emrin Jack La Cayenne), dhe shpesh herë e merrte me vete gjatë interpretimeve, një ditë Longoni nuk u paraqit në spektakël, sepse ishte bllokuar nga policia, dhe Celentano vallëzoi në vend të tij, duke u bërë ai vet Molleggiato.


Festivali i parë italian i Rock and Roll

Koreografi dhe balerini Bruno Dossena kishte idenë e organizimit të një festivali italian rock and roll në Milano (e quajtën "Primo Festival", edhe pse në realitet ai ishte i vetmi edicion), u organizua në 18 maj 1957 në pallatin e Ghiaccio në rrguën Piranesi, ku morën pjesë shumë grupe, midis së cilëve Tony Renis, Betty Curtis, Tony Dallara dhe Rocky Mountains, Clem Sacco & i Califfi, Ghigo, Arrabbiati, Giorgio Gaber, Guidone e Little Tony and his brothers; secili prej tyre kishte disa minuta kohë në dispozicion për të prezantuar tre ose katër këngë nga repertori i tyre. Ishte Dossena, ai që ftoi Celentanon të merrte pjesë më grupin e tij. Por, viti 1957 është një vit i rëndësishëm për Celentano edhe për një tjetër arsye: njihet me Miki Del Prete, që me kalimin e viteve do të bëhet një ndër bashkëpunëtorët më të vlerësuar.
33 xhirot e para, shërbimi ushtarak dhe 24.000 ‘puthjet’
Në fund të marsit 1960, Guertler vendos të publikoj 33 xhirot e para të Celentanos, duke e titulluar Adriano Celentano me Giulio Libano dhe orkestrën e tij: disku përmban disa këngë të publikuara si ‘Il tuo bacio è come un rock’ si dhe ‘Personality’ dhe ‘Il mondo gira’. Të njëjtës periudhë i përket edhe disku i inicizuar me këngëtaren Anita Traversi, që interpretojnë këngën Piccola dhe Ritorna lo shimmy. Viti 1960 është edhe periudha kur morri pjesë në filmin ‘La dolce vita’ të Federico Fellini, që i kërkon Molleggiato të interpretojë një ndër këngët e tij në një skenë të ambientuar në një lokal romantik, Adriano, me Ribelli, këndon Ready teddy, dhe interpretimi i tij vlerësohet në mënyrë të veçantë nga regjisori. Në 30 nëntor publikohet Furore, albumi i dytë i Celentano. Pak javë pas daljes së këtij disku, Celentano duhej të nisej për shërbimin e detyruar ushtarak. Në shkurt të vitit '61 Celentano duhej të merrte pjesë në Festivalin e Sanremo, por që ishte ushtar, kishte nevojë për një leje speciale, që atëherë duhej të firmosej nga ministri i mbrojtjes, Giulio Andreotti. Në Festival Adriano takohet me mikun e tij të vjetër Little Tony, dhe është në duet me të kur prezanton Ventiquattromila baci (këngë që ishte shkruar nga Pietro Vivarelli dhe Lucio Fulci me muzikë të Celentano); Adriano skandalizon publikun duke i kthyer kurrizin dhe ndryshon qëndrim pasi orkestra ndryshon muzikë, por kënga e tij "Ventiquattromila baci" renditet e dyta dhe shitja e disqeve fal kësaj kënge arriti në miliona kopje. Një tjetër sukses i po këtij viti, është edhe kënga, ‘Nata për me’, ku Celentano largohet nga roku për t’iu bashkuar muzikës më melodike. Në të njëjtën kohë, në muajin maj ka fituar çmimin ‘La Stella d'Oro’, që duhej ta merrte së bashku me Claudio Villa, por pikërisht në këtë periudhë dënohet pesë ditë me burgim.


Njohja me bashkëshorten Claudia Mori

Emri i artit të Claudia Moroni, aktores dhe këngëtares që ka lindur në Romë në 12 shkurt të vitit 1944. Takohet me Celentanon gjatë xhirimeve të "Uno strano tipo" dhe që nga ai moment jetojnë së bashku. Në vitin 1964 martohen fshehurazi natën, në kishën e San Francesco në Grosseto. Nga kjo martesë lindin tre fëmijë: Rosita në 1965, Giacomo 1966, Rosalinda në 1968. Nga viti 1991 Claudia Mori është administratore e deleguar e shtëpisë diskografike të familjes, Clan Celentano srl. Kujtojmë disa nga sukseset diskografike si: Non succederà più, Stringimi a te, La coppia più bella del mondo (duet me Celentano), Non guardarmi, Quello che ti dico, 30 donne del West, Buona sera dottore, Un'altra volta chiudi la porta, Che scherzo mi fai. Do të marrë pjesë në filma të ndryshëm të bashkëshortit, por që nga viti 1994 i dedikohet tërësisht administrimit të Clan.


Vitet '80

Në 1982 publikon një libër autobiografik me bashkëpunimin e Maria Ripa të Meana: "Parajsa është një kalë i bardhë që nuk djersin kurrë". Celentano vazhdonte të ishte i përqendruar për të qenë gjithnjë i angazhuar me kinemanë. Realizon dy albume, "I miei americani..." dhe "I miei americani 2" ku ripropozon tekste italiane këngë ultra të famshme si Susanna, Questo vecchio pazzo mondo (Eye of distructions), Il contadino (Hold on i'm coming), Sei nel mio destino (You are my destiny) dhe shumë të tjera. Dy albumet arritën një sukses tepër të madh me rreth gjysmë milioni kopje të shitura. Filmi i paharrueshëm i këtyre viteve është Joan Lui, një muzikal i shkruar, drejtuar, montuar me muzikë, skenar dhe interpretim nga Adriano, që kushtoi rreth 20 milionë lira dhe ishte fryti i punës tetë muaj. Nuk arriti ndonjë sukses të madh në publik dhe u cilësua nga kritika, si një ndër realizimet më pak të arritura në kinemanë italiane, ndërsa në sallat italiane qëndroi për 2 javë, ku më pas u hoq nga vet Celentano. E kundërta ndodhi në Rusi, filmi ishte një kolosal i vërtetë. Madje Adriano arriti të mposhte frikën e tij historike për udhëtimin në avion dhe shkoi në Moskë për ta publikuar dhe më pas për t’u vlerësuar. Filmi ndoshta prezantohej si një vepër e tepërt në lidhje me kohën e atëhershme. Në televizion Celentano ishte protagonist i "Fantastico 8 ". Gjysma e dytë e viteve '80 është edhe periudha e krizës martesore për Celentanon me Claudia Mori. Për disa vite të dy jetuan të ndarë dhe flitej për divorc. Në vitin 1985 të dy shfaqen në serialin e Joan Lui dhe kriza mesa dukej i përkiste të kaluarës. Në fakt kështu, çifti vazhdon edhe ditët e sotme të jetojë i lumtur.


Vitet '90

Nga viti 1987 e deri 1990 ishte një periudhë pushimi për Adrianon, i cili nuk realizoi asnjë album. Në vitin 1991 kthehet me albumin e titulluar "Il re degli ignoranti" i shoqëruar nga libri me të njëjtin titull. Albumi rezultoi një sukses i vërtetë me 500.000 kopje të shitura, por nuk është një ndër më të kujtuarit për këngëtarin. Në vitin 1992 shfaqet tek Rai 3. Në vitin 1994 kthehet me një album tepër të veçantë: "Quel Punto". Teksti i këngës së njëjtë ka qenë tepër e kritikuar në lidhje me temën e trajtuar. Albumi hiqet nga tregu për probleme shtypshkrimi pak javë më pas dhe shet 100.000 kopje. Viti 1994 konsiderohet si viti i rikthimit të tij "live". Ndërmerr një turne evropian duke filluar nga Berlini dhe arrin një sukses të paparë, por edhe polemikat nuk mbeten pas. Për momentin do të jetë i vetmi turne i Celentanos. Në vitin 1996 realizon albumin "Arrivano gli uomini" të shoqëruar nga videoklipi që u transmetua tek Rai Uno. Albumi nuk arriti të shitej më tepër sesa 150.000 kopje. Kjo mënyrë e krijimit të muzikës së Celentano rezultoi artistikisht e vlefshme (si për melodinë, ashtu edhe për tekstet që preknin të gjitha temat e së përditshmes). Në vitin 1997 interpreton përpara Papa Giovanni Paolo II me rastin e koncertit për Meeting Eucaristico në Bolonja. Në vitin 1999 drejton një program televiziv me të cilin fiton çmimin televiziv ndërkombëtar të Montreux "Rose d’argent" në kategorinë "variete". Gjithsesi Celentano mbetet përgjithmonë një personazh kult, që ishte në gjendje të tërhiqte vëmendjen e miliona personave në ‘diskutimet’ e tij televizive, ku kurrë nuk arriti të hiqte dorë nga roli i tij të predikuesit.


Dueti me Minën

Në 1998, inçizoi një këngë me një tjetër këngëtare të madhe dhe mike të përjetshme, që thuajse së bashku me të hedh hapat e parë në muzikën e lehtë: Mina; disku nuk është shumë ekzaltues, u shprehën shumë kritikë, por arriti një sukses të paparë me shitjen e 1.600.000 kopjeve (në kopertinën e albumit Adriano dhe Mina shfaqen si rosak) që u transmetua tek RaiUno. Vitin pasues, me Mogol dhe Gianni Bella, realizoi ndër të tjera shitjen e (rreth 2.000.000 kopje) të albumit që u  konsiderua ai i ‘rilindjes’ artistike të Adrianos në publik. Albumi është një perlë e vërtetë. ‘Gelosia’, ‘L'emozione non ha voce’, ‘L'arcobaleno’ e shkruar nga Mogol dhe që i dedikohej Lucio Battistit si dhe ‘Senza amore’ nga i riu Carlo Mazzoni i dhanë këtij albumi për shumë kohë vendin e parë në listën e ‘hit parade’. Adriano e shoqëroi diskun me një show, që u transmetua tek RaiUno, "Francamente me ne infischio" pranë bukuroshes Francesca Neri. Shumë fansa mezi pritën të dëgjonin zërin e tij, që u rikthye pas 8 vitesh dhe u transmetua tek Svalutation (Rai pjesët 3, 2 ,1992), program i shoqëruar nga kritika të njohura. Data 10 nëntor 2006, e gjen Celentanon në një përmbledhje prej 42 këngësh që nga viti 1957 e deri në ditët e sotme. Këtu të spikatura kanë qenë këngët jo shumë të njohura si "Miseria nera" dhe "L'unica chance" por që u bënë të famshme për temat aktuale që trajtonin dhe bënin pjesë në repertorin e vjetër të tij. Në këtë përmbledhje i pranishëm ka qenë edhe dueti me Paul Anka në këngën e "Diana"...bëhet tani "Oh Diana" me tekstin në italisht të Mogol dhe të vet Celentanos. Përmbledhja nuk është shitur vetëm në supermarket dhe në dyqanet e specializuar për këngët, por edhe në zyrat postare. Në datën 2 dhjetor 2006 Adriano ftohet në Rai Tre në sallonin e Fabio Fazio dhe kësaj radha numri i dëgjuesve ishte tepër i lartë dhe suksesi i tij ishte i jashtëzakonshëm që vazhdon të mbështetet me suksesin e shitjes së diskut në publik, përmbledhja me këngë renditet në vendin e tretë të klasifikimit FIMI që në javën e parë për të vazhduar më pas renditjen në vend të parë të dhjetëshes më të mirë italiane. Sipas revistës Musica&Dischi nga periudha e 15 dhjetorit deri më 15 janar 2007 janë shitur rreth 350.000 kopje.


Rock Politik

Në 20 tetor 2005 fillon tek RaiUno transmetimi i show televiziv ‘Rockpolitik’. Celentano merr nga Rai "kartën e bardhë" në lidhje me tekstet dhe projektin në përgjithësi. Si zakonisht edhe ky program arriti një sukses të madh duke arritur një numër rekord dëgjuesish me një mesatare rreth 46% në katër pjesë. Por, gjatë shfaqjes së tij ai nuk ka cituar dhe ftuar asnjë nga rokerat. Maksimumi i shikuesve është shënuar në pjesën e dytë së bashku me Roberto Benigni, ku e kanë ndjekur rreth 16 milionë persona dhe në fund me Eros Ramazzotti me rreth 70%. Janë për të kujtuar edhe të ftuarit Gerard Depardieu, Valentino Rossi, Franco Battiato, Riccardo Cocciante, Patty Smith, Eurytmhics dhe Carlos Santana. Në 20 nëntor 2006 del në treg një libër i njëjtë i shkruar nga Celentano dhe Mariuccia Ciotta që tregon gjithë historinë (dhe ndonjë prapaskenë) të programit.


E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 27-11-2007, 10:35:13 »
Citojeni

Çelentano, rikthehet kampion

Kantautori italian rivjen me albumin e ri pas 3 vjet pritjeje


Albumi i ri, pas tre vjet pritjeje e kthen sërish për adhuruesit të pavdekshmin, gjigandin italian të këngës (dhe jo vetëm, Adriano Çelentano. "Dormi amore, la situazione non e buona" dhe një program televiziv në stacionin "Rai Uno", do të jenë pikat e takimet të tij me publikun. Puna e re e Çelentanos përfshin 10 këngë origjinale, bashkëpunime dhe interpretime edhe me artistë të tjerë të huaj. "Në kopertinën e CD-së time të re dukem si një boksier. Kështu më ka ‘krijuar‘ piktori që ka punuar për të. Ashtu si boksieri, që një herë humbet dhe njëherë fiton dhe që shpesh kthehet në mbrëmje në shtëpi, i bërë copë dhe me vetullën e fashuar ashtu edhe ai ndeshet me çdo beteje të jetës. Megjithatë është i kënaqur, ka ëndërruar të fitojë dhe tani pyet veten nëse ka bërë mirë apo keq që ka ëndërruar. Po sepse boksieri është romantik dhe realist njëkohësisht. Në të vërtetë edhe unë jam një boksier i zoti". Thonë se kënaqësia është më afër dhimbjes se sa lumturisë. Adriano me këngët e tij ka bërë të qeshin dhe qajnë mijëra fansa. Me zërin e tij karakteristik, sa të bukur aq edhe ironik, gjithmonë ka kënduar për njerëzit e palumtur të destinuar për të vuajtur gjithë jetën. Kur bëheni pesimist apo optimist në jetë? "Në të vërtetë jam optimist për jetën, gjithçka më duket e bukur me ngjyra. Ndoshta është kjo arsyeja që dua të them, të shkruaj dhe të këndoj atë në të cilën besoj, edhe pse ndonjëherë më duhet të tregoj, gjëra të shëmtuara dhe të dhimbshme. Nuk ka rëndësi nëse ai që i dëgjon mund të bjerë në dëshpërim, e rëndësishme është që unë ngelem optimist dhe deri diku edhe utopist. Nuk duhet t‘i braktisim kurrë idetë dhe betejat tona. Duhet t‘i mbrojmë gjithmonë. Pavarësisht masakrave dhe qeverive të padrejta që veprojnë në kurriz të natyrës dhe njeriut, tek unë asnjëherë nuk është shuar shpresa dhe pasioni për jetën. Pavarësisht fjalëve, në fund gjithmonë jam përpjekur të këndoj të njëjtën këngë, atë që kërkon të denoncojë gjithçka që nuk shkon. Ndonjëherë e kam bërë me seriozitet, ndonjëherë me ironi dhe lojë. Por më shpesh e kam bërë me zemërim, sepse kohët e fundit është kjo ndjenja që mbizotëron më shumë. Nuk është e nevojshme të flasësh për talentet e Çelentanos. Të gjithë e njohim si artist i këngës, pak si mjeshtër orësh. Arti është bërë për të na shqetësuar, ndërsa shkenca për të na qetësuar, megjithatë sot duket se po ndodh e kundërta: arti të qetëson, ndërsa shkenca të fut frikën. Të gjithë janë kureshtarë të dinë se çfarë do të zgjidhte Adriano mes këngës, artit dhe shkencës. Shumë do të përgjigjeshin: arti. Por në të vërtetë, nuk është kështu. "Arti dhe shkenca mund të të qetësojnë, por edhe të të shqetësojnë njëkohësisht", tregon ai. Adriano duket i lumtur, që gjithçka po i ecën ashtu siç e kishte menduar edhe pas tre vjetë shkëputjeje. Pastaj buzëqesh dhe me zërin e tij rrëfen: ‘Ndershmëria dhe liria... janë gjithçka si për krijimet artistike, ashtu dhe për ato shkencore. Unë kam frikë kur të tjerët përpiqen të më qetësojnë, pavarësisht padrejtësive dhe gënjeshtrave që u duken sheshit. Gënjeshtra të vret, nëse nuk arrijmë ta flakim tej". Në fakt, nuk mund të mos i japësh të drejtë, kjo është koha e demagogjisë, lojërave të prestigjit dhe iluzionit optik. Po t‘i kujtosh me radhë, sipas rendit kronologjik, në të gjitha këngët ndihet tmerrësisht ndryshimi i kohës: në muzikë, në teknologjinë e incizimit, në orkestrim, më pak fjalë kudo. Brenda çdo kënge "duket" ndonjë copëz e Italisë që ndryshon, që nga vitet ‘50-të e deri sot. I ka kënduar vendit të tij në çdo gjendje që e ka parë, në çdo ndryshim. Po në albumin e fundit, cilës gjendje i këndon? Me një vetull të ngritur dhe një shikim dyshues, me të cilin bashkëshortja e tij është mësuar prej vitesh thotë: "Jam fëmijë emigrantësh dhe rrënjët e mia ngelen po aty, pavarësisht se kam lindur në Milano. Fëmija i një familjeje të varfër, por të qeshur dhe të bashkuar, zhvilloi tek unë kuriozitetin dhe interesin e madh për gjërat që na rrethojnë përditë. Miqtë e mi më të mirë janë ata të fëmijërisë sime, me të cilët flisja për gjërat e zakonshme të kësaj botë, për gjërat normale dhe të nevojshme. Kështu që kur nisa të këndoja ishte instiktive për mua që ta nisja nga ajo që isha. Ndieja një nevojë të tmerrshme të thosha të vërtetat e mia, gjërat në të cilat besoja. Dhe këtë e bëja në mënyrën time, ndonjëherë edhe e teproja, por ngelesha gjithmonë vetvetja. Ndoshta e vetmja e vërtetë që ekziston është ajo që çdokush nga ne mban brenda vetes qysh fëmijë. Nuk duhet pasur frikë nga sinqeriteti edhe pse ndonjëherë të prish punë. Çdo njeri i sinqertë, duhet të luftojë për të qenë i qetë në shpirt, edhe pse shpesh i duhet të përballet me dështime në jetë. Ëndrrat duhen kultivuar, përkëdhelur, nuk duhen vrarë kurrë, pavarësisht se si do të jetë fundi i vërtetë i tyre. Shpesh më akuzojnë se jam një njeri që kërkon të pamundurën, të bëj të mundur. Është e vërtetë. Jam shumë i bindur se e vetmja rrugë shpëtimi është pikërisht utopia. Gjithçka që më trishton për vendin tim jam përpjekur ta përfshij edhe në album, ndaj edhe titulli nuk është vënë rastësisht: "Dormi amore la situazione non e buona". "Këndoj me zemërim, por pa harruar t‘i këndoj edhe dashurisë, sepse një botë pa dashuri është shumë e trishtuar. Ah dashuria! Është ajo që në fakt na bën ta shikojmë botën ndryshe". Klaudia Mori është gjysma e çiftit më të bukur në botë, është ajo që prej 45 vjetësh i qëndron pranë çdo mëngjes, drekë apo darkë Çelentanos së madh. "Me të vërtetë kemi 45 vjet që jetojmë bashkë? Mua më duket sikur kam lindur me të. Zgjodhëm njëri-tjetrin, u deshëm, duhemi, zihemi dhe pastaj pajtohemi sërish. Kështu është jeta. I kemi jetuar bashkë të gjitha momentet që ajo na ka ofruar, të bukura dhe të shëmtuara. Në fakt kemi qenë të zotë, të mendosh se jemi dy tipa krejt të kundërt. Të dy të fortë, të dy të lirë, sa të ndryshëm aq edhe të njëjtë". Klaudia pranon se mes saj dhe Adrianos ka pasur momente krizash "po asnjë nga ne të dy nuk ka menduar të ndahet. U përpoqëm që të mos shkatërronim atë që kishim ndërtuar, për të qëndruar një çift, një familje e vërtetë. Por përbërës të rëndësishëm janë edhe besimi dhe spiritualiteti". Më pas shton: "Nuk jetoj as me ndonjë mit dhe as me ndonjë gjeni. Jetoj me një artist të madh, dhe para së gjithash me bashkëshortin tim, një burrë që edhe sot, si ditën e parë, më bën të qesh. Adriano është njeri shumë i thjeshtë nuk e ka harruar kurrë origjinën e tij. E kujton shpesh se vjen nga një familje e varfër, por e ndershme. Si është Çelentano? "Shumë kokëfortë, por më i mirë se unë. Disa herë e kam bërë të ndryshojë mendim, por ka qenë shumë e vështirë. Për këtë më duhet të përdor fjalë të zgjedhura dhe ta kap në momentin e duhur". Më pas Mori tregon se Çelentano i kushton një pjesë të kohës edhe orëve, sepse para se të këndonte, ai ishte një orëndreqës dhe që ashtu siç flet edhe në album, di t‘i këndojë dashurisë.

Jeta dhe fillime e karrierës

Çelentano lindi më 1938 në Milano, në rrugën e famshme "Gluck". Prindërit ishin nga Pulja. Ata u transferuan në veri të vendit për motive punësimi. Pasi braktisi shkollën, punoi në profesione të ndryshme. Ndër to, dhe siç thuhet edhe më i preferuari, ishte ai i orëndreqësit. Këmbëngulës, i talentuar dhe i pasionuar pas këngës, emri i tij u dëgjua për herë të parë në fund të viteve ‘50, pikërisht më 18 maj të vitit 1957. Tek "Palazzo del Ghiaçio" zhvillohej Festivali i Parë italian i "Rock and roll"-it dhe, Çelentano i cili gjer atëherë kish kënduar vetëm nëpër lokale, atë natë u paraqit para 10 mijë shikuesve, me këngën "Ciao ti diro". Aty, në atë festival, kënga e tij u shpall fituese dhe u cilësua si një triumf i vërtetë. Rruga e tij drejt karrierës, ishte e hapur

G.Shqip
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |