Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1] 2   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Britney Spears.  (E lexuar 2706 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« më: 14-09-2006, 21:04:47 »
Citojeni

 Popstarja Britney se shpejti nene për te dytën here.
Thuhet se femija qe do të linde është djalë.

Ylli amerikan është lindur me 2 Dhjetor 1981 ne Misisipi. USA
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 14-09-2006, 21:09:46 »
Citojeni

Si e terbuar këtu buzeqeshje

E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 09-11-2006, 13:33:41 »
Citojeni

Britni Spirs i jep fund marteses me Kevin Federline

Këngëtarja e njohur e muzikës pop, Britni Spirs i ka dhënë fund martesës së saj me bashkëshortin Kevin Federline.

Cifti ka dy fëmijë të vegjël, megjithatë media ka komentuar vazhdimisht se martesa e tyre ka qenë një stuhi e vërtetë.

Milionerja 24 vjeçare ka plotësuar përfundimisht një kërkesë për divorc nga Federline, dy muaj pas lindjes së fëmijës së tyre të dytë.

Cifti u martua më 2004, dhe vazhdimisht ka patur spekulime se Federline ka qenë më tepër i dhënë pas parave të Spirs, sesa ka qenë i dashuruar me te.

Mediat thonë se Federline do të kërkoje rreth 125 milionë dollarë në deklaratën e divorcit nga Spears.

Ylli i popit ishte shprehur se ka qenë vazhdimisht nën presionin e medias e cila kërkonte që cifti të ndahej.

Madje në internet admiruesit e Britnit kishin hapur një faqe interneti ku bënin thirrje që ajo të ndahen nga bashkëshorti i saj Federline.
E identifikuar

sorelina


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 09-11-2006, 16:23:05 »
Citojeni

Unë kam lexuar qe ish bashkshorti i Britney Spears nuk ishte i dhënë pas familjes ai i kushtonte me tepër vëmendje festave luksoze qe organizonte.
E identifikuar
Bekimi
Strateg
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 09-11-2006, 16:37:19 »
Citojeni

Edhe unë po të kisha një grua si Britney, paret do ja harxhoja, ca tjetër?! zgerdhihet zgerdhihet
E identifikuar

Të dua Nene




bekimi@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 11-11-2006, 17:23:26 »
Citojeni

Bashkëshorti i Spears kërkon kujdestarinë e fëmijëve

Bashkëshorti i Britni Spears nuk ka humbur kohë. Menjëherë pas kërkesës për divorc, Kevin Federline ka depozituar kërkesën për kujdestari të dy fëmijëve dhe mbështetje financiare. Ndryshe nga bashkëshorti i saj, këngëtarja në kërkesën e saj për divorc nuk ka kërkuar asnjë ndihmë financiare nga ai, por vetëm kujdestarinë e fëmijëve. Kjo mbase për arsye se është tashmë e ditur se gjendje financiare e Spears është shumë herë më e mirë se e atij që së shpejti pritet të jetë ish-bashkëshorti i saj. E mendohet se ky fakt mund të jetë edhe një prej shkaqeve që ka e ka detyruar Spears të marrë një vendim të tillë.

E identifikuar

BLASTER
The Mastermind
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 13-11-2006, 11:57:02 »
Citojeni

Bashkeshorti i saj Kevin Federline e ka kercenuar se n.q.s ajo nuk i jep atij kuoten qe ai ka kërkuar atëherë do bëj publike një video tepër intime qe kanë xhiruar gjatë muajit te mjaltit.Sipas Sunday Times një shtepi kinematografike i ka ofruar atij 38.6 milion dollare por akoma nuk dihet ne ka pranuar apo jo.
E identifikuar

Lum si ai qe nuk ka endrra për te realizuar,
Sepse nuk do të ndjehet kurrë i zhgenjyer!
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 21-11-2006, 22:01:20 »
Citojeni

Tashme Britney ka nisur një lidhje te re me aktorin amerikan Mario Lopez.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 27-11-2006, 14:49:08 »
Citojeni

BRITNEY, VIDEON DO TA PUBLIKOJ VETE

Videoja e Britney Spears ekziston vërtet. Nuk ishte një alarm fals ai që dha ish bashkëshorti i saj Kevin Federline, (edhe pse videoja, prej 20 sekondash, që ai anonçoi nuk ishte, ajo ku shfaqet Britney) disa ditë më parë se ai do ta publikonte atë. Por këngëtarja do ta sfidojë ish bashkëshortin e saj, pikërisht me këtë video. Ajo nuk ka aspak frikë nga kërcënimet e Kevin, por ka deklaruar se do ta bëj vetë publike, videon me përmbajtje erotike, të realizuar gjatë periudhës kur çifti po kalonte muajin e mjaltit rreth dy vjet më parë. Kështu thuhet se Speras do ta shpërndajë falas në internet videon e saj, duke sfiduar ish bashkëshortin e saj, i cili kërkon të fitojë dollarë nga publikimi i saj në internet.
E identifikuar

sorelina


Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 05-12-2006, 18:27:47 »
Citojeni

VH1 e ka cilësuar Britney Spears si "Big Mama 2006"  dhe pse ajo këtë vit nuk ka publikuar  asnjë album muzikor.


Edhe yahoo.com e ka te parën ne listen e reklamave.
E identifikuar
Dirrtygirl
ROCK Rocks!!!
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #10 më: 16-12-2006, 19:06:44 »
Citojeni

britney sa vjen e po bëhet me idiote, ma ka shpifur fare këto kohët e fundit, aq me tepër me atë skandalin e fundit me paris hilton.  perqeshje
E identifikuar

Bekimi
Strateg
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #11 më: 16-12-2006, 19:30:53 »
Citojeni

Ajo gjithmonë idiote ka qenë. zgerdhihet
E identifikuar

Të dua Nene




bekimi@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #12 më: 06-03-2007, 12:13:20 »
Citojeni

Mbretëresha e popit duket shumë larg shërimit. Pas largimit herën e parë ajo është shtruar sërish në një klinikë në Kaliforni për probleme me alkoolin dhe drogën. Vetëm pak ditë më parë tentoi të mbytej me çarçafët e krevatit, pasi kishte shkruar në kokën e qethur "666" dhe thoshte se ishte antikrisht.

Duket shumë larg shërimit që kur është shtruar në një qendër rehabilitimi në Malibu mbretëresha e popit Britney Spears. Në të vërtetë, problemet kanë nisur qysh nga fundi i vitit të kaluar që kur Britney u divorcua nga bashkëshorti i saj Kevin Federline. Pikërisht në këtë kohë këngëtarja filloi të frekuentonte më shpesh miken e saj Paris Hilton, duke shëtitur deri në orët e vona të mëngjesit nëpër lokalet e natës dhe duke konsumuar sasi të mëdha alkooli dhe simulantësh. Por që kur vendosi të qethte kokën zero dhe të shtonte edhe disa tatuazhe të tjera në trupin e saj, u kuptuar se Britney po kalonte një nga periudhat më të errëta të jetës së saj dhe kishte nevojë për ndihmë. Të afërmit e saj vendosën që ta shtronin në një klinikë rehabilitimi për të kaluar depresionin dhe periudhën gri që po kalon. Por edhe këtu duket se mjekët nuk kanë arritur t‘ia dalin mbanë për ta qetësuar. Madje sipas tabloidit "News of të World", Spears ka tentuar të vetëvritet. E përjavshmja britanike tregon gjithashtu se këngëtarja e shtruar në klinikën "Promises" në Mailu, Kaliforni, për alkool dhe drogë, ka kërkuar të mbysë veten me çarçafët e krevatit. Po sipas asaj që shkruhet aty, kjo ka ndodhur pas një ditë shumë të shqetësuar, ku Britney shkroi mbi kokën e saj pa flokë numrin 666 dhe bërtiste me të madhe se ishte antikrisht. Megjithatë, sipas të pranishëmve, tentativa e vetëvrasjes ishte më tepër një "bërtitje" për ndihmë se sa një "vendim" për t‘i dhënë vërtet fund jetës. Vetëm pak orë para se të ndodhte kjo, Britney 25 vjeç ishte parë duke shëtitur e qetë dhe duke buzëqeshur e shoqëruar nga disa punonjës të klinikës. Por ekuilibri duket se është prishur sërish dhe Britney duket më e dobët se kurrë.

Akoma e dobët

"Britney është akoma shumë e dobët dhe ka nevojë për një trajtim shumë të specializuar dhe mendohet se do të zgjasë për shumë kohë. As në klinikë nuk e dinë se ç‘duhet bërë për ta qetësuar. Shpesh ka kriza tamam si një njeri i çmendur", ka treguar për gazetën një mik i ngushtë i këngëtares, që nuk ka dashur të identifikohet. Gjithmonë sipas "News of the World", këngëtarja duket se ka bërë paqe me ish-bashkëshortin e saj Kevin Federline, me të cilin ka dy fëmijë, Sean Prestson 17-muajsh dhe Jayden James pesëmuajsh. Pas një takimi të parë, ku duket se tema që kanë diskutuar ka qenë ajo e fëmijëve, çifti më pas ka bërë paqe. "Kevin gjithmonë e ka dashur Britney-n. Ai është shumë i shqetësuar për shëndetin e saj. Nuk ka qenë kurrë kaq i dashur më parë, duket që është vërtet i shqetësuar për të. I ka ndenjur pranë në çdo moment të vështirë që po kalon dhe duket se do që t‘i japë një tjetër shans", tregon një miku i saj.

Në të vërtetë, prova ekziston në javën e fundit. Britney Spears është vizituar në klinikë dy herë nga bashkëshorti i saj. Herën e parë Kevin është parë që të hyjë vetë në klinikë, ndërsa herën e dytë kishte marrë me vete edhe dy djemtë. Madje sipas asaj që shkruhet në gazetën angleze, Britney i kishte kërkuar Federline të ndërronte faqe, duke u lidhur sërish e të sillnin në jetë një tjetër fëmijë. "Ka folur në telefon me Kevin çdo ditë për orë e orë të tëra, duke i thënë se e do akoma. Dëshiron të kthehet me të dhe beson se një fëmijë mund t‘i forcojë përfundimisht lidhjen e tyre", thotë një burim në tabloid.

Merr "Speed"

Për "News of the World", problemet e rënda me shëndetin vijnë nga konsumimi në doza të mëdha i metanfetaminës dhe veçanërisht llojeve të saj "speed", "ice" ose "crystal". Kjo lloj droge është e njohur për përdorimin e gjerë nëpër lokalet e natës dhe diskoteka. Ky është një pluhur i bardhë që mund të thithet ose shkrihet në lëngje si uji dhe alkooli dhe shkakton dëmtime të rënda të sistemit nervor qendror me kriza ankthi, pagjumësie dhe paniku.

Ultimatumi

"News of the World" tregon gjithashtu se Kevin Federline i ka dhënë edhe një ultimatum këngëtares. Aty shkruhet se ish- bashkëshortit i saj e ka kërcënuar me marrjen e fëmijëve nëse ajo nuk do të qëndronte deri në fund në klinikë dhe të dilte prej aty derisa mjekët të vendosnin se ishte gjithçka në rregull me shëndetin e saj. "Kevin e ka bërë këtë pasi i do të mirën dhe e pa se kjo ishte mënyra e vetme për ta bërë që t‘i shkonte terapisë deri në fund", tregon miku i saj që nuk ka dashur kurrësesi të rehabilitohet. Nga ana tjetër, menaxheri i saj u ka bërë thirrje mediave që të respektojnë intimitetin e saj, pasi gjithçka që shkruhet për të në këtë periudhë ndikon vetëm për keq në shëndetin e saj.

Ndihma nga miqtë

Duke parë gjendjen e "mjeruar" të këngëtares, shumë nga miqtë e saj më të ngushtë kanë ofruar ndihmën për ta ndihmuar që ta kalojë shpejt këtë periudhë. Kështu, e para ka qenë aktorja 41-vjeçare, Booke Shield, e cila ka pasur marrëdhënie të mira me këngëtaren 25-vjeçare. "Ajo ka nevojë të bisedojë me dikë dhe të gjejë komfort. Po ashtu, në këtë periudhë ajo ka më shumë se kurrë nevojë për miqtë dhe fëmijët e saj. Vetëm në këtë mënyrë ajo do të arrijë ta marrë veten shpejt", ka treguar ajo. Aktorja, e cila sapo ka publikuar një libër, beson se problemet e Britney-t lidhen më tepër me depresionin pas lindjes, se sa me abuzimin e saj me drogën dhe alkoolin. Ajo shton: "Shpresoj se pasi të ketë lexuar librin tim, ‘Eksperienca ime në depresionin pas lindjes‘, do të ndihet më mirë. Shpresoj se ai do ta ndihmojë shumë atë. Edhe nëse nuk do të ndodhë kështu dhe ajo do të ndiejë nevojën për të biseduar me dikë, jam e gatshme", përfundoi ajo.

G.Shqip
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #13 më: 09-03-2007, 15:30:26 »
Citojeni

Shikoni një video te Britnit kur është qethur tullace para ca ditesh zgerdhihet

BRITNEY TULLACE
E identifikuar

Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 22-03-2007, 17:10:26 »
Citojeni

Sa gjynah,po kjo është cmendur kështu?  pershtjellim
E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Faqe: [1] 2   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |