Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi MuzikorForumi MuzikorKëngëtarë dhe Grupe nga Bota (Moderatore: erlehta, BabyDance)Beyonce: Shakira më mësoi të kërcej !


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Beyonce: Shakira më mësoi të kërcej !  (E lexuar 710 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 22-09-2006, 14:37:05 »
Citojeni

“Ring the alarm”, një album me këngë moderne

Beyoncé sapo ka lançuar këngën e saj “Ring the alarm”. Ajo është pjesë përbërëse e albumit të ri “B'Day”, që do të dalë në shtator dhe që pretendohet të ketë suksesin e “Dangerously in Love”.

Kjo pritet të jetë nga më agresivet për ish lideren e “Destiny's Child”, që i këndon këtë herë xhelozisë që ka ndaj një burri (ndoshta ndaj të fejuarit të saj Jay Z). “Bie një alarm, kam qenë larg për pak kohë, por unë lëndohem nëse shoh një tjetër në krahët e tu” - kështu këndon Knowles, e cila vazhdon: “Më thuaj si duhet të ndihem kur zbuloj atë që zbuloj dhe intuita ime femërore më thotë që je një qen”. Duket që kjo do të jetë një këngë agresive dhe shumë e fuqishme e këngëtares. Për shumë fansa, të cilët e kanë dëgjuar, është kuptuar që Beyoncé kërkon të reagojë ndaj fjalëve që janë përhapur për lidhjen, e cila mund të jetë vetëm thashethem, mes të fejuarit të saj Jay Z dhe këngëtares së re, Rihanna.

“Ring the alarm” është tashmë në Internet, kurse “B'Day” do të lançohet në 4 shtator, që është dhe ditëlindja e këngëtares. Krahasimi me albumin “Dangerously in love”, i cili pati një shitje prej 11 milionë kopjesh, duket se nuk do të jetë i lehtë. Për momentin Knowles i duhet të kënaqet me spektrin e mbretëreshës së R&B, pasi ka marrë 4 nominime për “Mobo Awards”. MOBO (Music Of Black Origin) janë çmime që do të jepen në Britani për këngëtarët më të mirë zezakë. Këngëtarja e “Crazy in love” është kandidate për këngën më të mirë, artistja më e mirë femër, video më e mirë dhe këngëtari më mirë i R&B.

Nëse një ditë mund të dështojë si këngëtare, Beyoncé ka ngritur një linjë veshjeje se bashku me të ëmën, Tinën. Gjithashtu, ajo ka dëshirat e çdo femre për të patur fëmijë dhe familje. Këto ëndrra që ajo ka, bashkë me martesën duken se mund të realizohen së shpejti me të fejuarin e saj Jay Z. Së fundi, ajo dëshiron shumë të fitojë një Oskar si aktorja më e mirë. Për të realizuar këtë ka vendosur të kalojë në kinema për të plotësuar kurrikulumin që deri tani shënon pjesëmarrjen në “Austin Powers in Goldmember” dhe “Pantera Roze”.

« Ndryshimi i fundit: 23-09-2006, 09:47:56 nga Syrgjyn » E identifikuar

erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 13-11-2006, 22:51:10 »
Citojeni

Beyince, manjake look-u
   

 
   
 

Eshtë kaq e përkryer sa të duket jo reale. Të gjithë pyesin sesi ia del që shfaqet gjithmonë në publik e pakrahasueshme dhe me një stil "glamour'. Shpjegimi është i thjeshtë dhe është vetë Beyonce Knowles, që u rrëfen sekretin adhuruesve të saj. Në një intervistë dhënë për revistën "Elle", këngëtarja 25 vjeçare tregon se "Kam një skuadër me ekspertë, që më ndjekin qysh kur kam mbushur 15 vjeç. Ata studiojnë çdo pjesë të veçantë të look-ut tim: nga turku – ngjyrat dhe tonet më të përshtatshme për lëkurën time – veshjet deri tek aksesorët, që mendoj se janë shumë të rëndësishëm. Nuk mbaj mend të kem dalë pa pasur gjithçka ashtu siç duhet, kjo edhe përpara se të bëhesha e famshme dhe e madhe në publik". Popstar i suksesshëm, aktore me ambicie të mëdha dhe yll mode. Beyonce është një modele e vërtetë. Dhe adoleshentët e shohin si imazh.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 25-04-2007, 01:28:40 »
Citojeni

Beyonce ia ka atribuar Shakirës lëvizjet e reja që ka përdorur në klipin e duetit “Beautiful liar” (Gënjeshtari i bukur). “Shakira më mësoi se si të kërceja me bark. Gjithnjë më ka pëlqyer se si kërcente ajo kur e shikoja në videoklipet e këngëve të saj”. Beyonce shprehet se ato të dyja nuk kanë pasur shumë kohë që të krijonin një koreografi të plotë dhe se pjesa më e madhe e lëvizjeve ka ardhur natyrshëm gjatë xhirimeve dhe duke parë Shakirën teksa kërcente. “Ia kemi kaluar shumë mirë. Ishte me të vërtet këndshëm të punoje me Shakirën”, shprehet Beyonce. Dueti i dy divave të muzikës pop ka mbërritur këtë javë në krye të klasifikimeve muzikore.

E identifikuar

Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 31-05-2007, 04:14:37 »
Citojeni

Beyonce dhe Desree janë aktualisht të përfshira në një proces gjyqësor.    

Ka dalë në treg “B’Day Deluxe Edition”, albumi më i ri i këngëtares Beyonce. Megjithatë në vend që të shijojë suksesin e këtij albumi, këngëtarja Beyonce është duke u përballur me probleme gjyqësore, sepse me sa duket, njëra nga këngët është e vjedhur. Bëhet fjalë për këngën “Kissing you” që shfaqet në kopertinën e albumit. Kjo këngë e kompozuar në vitin 1996 nga këngëtarja Desree, është shumë e njohur, sepse është përdorur si kolonë zanore e filmit “Romeo AND Juliet”. Sipas Desree, këngatarja Beyonce e ka sjellë në një version të ri këngën, por nuk i ka marrë leje asaj për ta bërë këtë gjë. Prandaj Desree e ka hedhur në gjyq Beyoncen, meqë nuk ka respektuar të drejtat e autorit. Për këtë arsye Desree kërkon nga Beyonce një dëmshpërblim prej 150 mijë dollarësh. Megjithëse procesi gjyqësor nuk ka filluar ende, nuk dihet qëndrimi i avokatëve të këngëtares Beyonce, që duket se nuk duan të bëjnë shumë publicitet lidhur më këtë çështje. Megjithatë duket se ky proces gjyqësor nuk po pengon suksesin e këngëtares Beyonce. Madje sipas të dhënave të fundit statistikore, shitja e albumeve ka patur një rritje shumë të madhe, pikërisht këto kohë. 
 
 
 G. e Tiranës
E identifikuar
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 10-06-2007, 18:27:00 »
Citojeni


Me propozim zyrtar për martese nga këngëtari Jay-Z, Beyonce i jep fund beqarise ne vjeshte.Për te dita kur u caktuar data e marteses ka qenë me e lumtura e jetës se saj. Martesa do zhvillohet ne vjeshte ne ishujt Hawai. " Dua te martohem dhe dëshiroj një familje. Do te me pelqente te kisha 3 fëmijë, 2 meshkuj dhe një femër " - është shprehur Beyonce.

 
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |