Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: ANNA OXA-ILIRIANA HOXHA  (E lexuar 342 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
anonimus
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« më: 17-08-2007, 10:45:37 »
Citojeni

Anna Oxa (28 prill 1961 në Bari, Itali) është një këngëtare nga Italia. Babai i saj ishte nga Shqipëria. Emri i vërtetë është Anna Hoxha, mirëpo supozohet se emri i plotë i saj ka qenë Iliriana Hoxha.

Me ndihmën e Ivano Fossati-t mori pjesë për herë të parë në festivalin e San Remos në vitin 1978 ( ku u paraqit me një pamje interesante:“punk look”) me këngën “Un'emozione da poco” . Kënga mori vendin e dytë, dhe fitoi ne seksionin “giovani”(çmim për pjesëmarrësit e rinj). Ajo fitoi dy herë në festivalin e San Remos: në vitin 1999 me këngën “Senza pietà” dhe në vitin 1989 me “Ti lascerò” (duet me Fausto Leali) Me Fausto Leali-n mori pjesë po ashtu në vitin 1989 në Eurovision, ku ata përfaqësuan Italinë me këngën “Avrei voluto” dhe morën vendin e nëntë.

Ajo ishte prezantuese e festivalit të San Remos së bashku me Pippo Baudo në vitin 1994. Ishte po ashtu ndër të tjera edhe moderatore e shfaqjes së njohur italiane “Fantastico” në vitet 1988 dhe 1989. Në vitin 1979 mori pjesë në filmin “Maschio, femmina, fiore, frutto” nën regjinë e Ruggero Miti-t.

Është nënë e një djali. Ka qenë e martuar me biznesmenin kosovar Behgjet Pacolli (ndër të tjera pronar i “Mabetex company” dhe hotelit “Diamond Hotel" në Lugano, Zvicër).

Në San Remo mori pjesë deri tash 13 herë. Këngët e saj pjesëmarrëse:

1978, Un'emozione da poco - vendi i parë në seksionin "giovani", vendi e dytë në seksionin "big"
1982, Io no
1984, Non scendo
1985, A lei
1986, È tutto un attimo
1988, Quando nasce un amore
1989, Ti lascerò - vendi i parë (duet me Fausto Leali)
1990, Donna çon te
1997, Storie - vendi i dytë
1999, Senza pietà - vendi i parë
2001, L'eterno movimento
2003, Cambierò
2006, Processo a me stessa

[redaktoni] Këngë tjera po ashtu të sukseshme
1978 Fatelo çon me
1979 Pagliaccio azzurro
1980 Controllo totale
1982 Fammi ridere un po'
1983 Senza di me
1984 Eclissi totale
1985 Parlami
1988 Tu non ridi più
1989 Avrei voluto - duet me Fausto Leali
1989 Tutti i brividi del mondo
1992 Mezzo angolo di cielo
1996 Spot
1999 Come dirsi ciao
1999 Camminando camminando - duet me Chayanne
2001 Io sarò çon te

[redaktoni] Diskografia
 
Oxanna (1978)
Anna Oxa (1979)
Q-Disc (1980)
Për sognare, për cantare, për ballare (1983)
La mia corsa (1984)
Oxa (1985)
È tutto un attimo (1986)
Pensami për te (1988)
Fantastica (1988)
Tutti i brividi del mondo (1989)
Oxa live çon i New Trolls (1990)
Di questa vita (1992)
Cantautori (1993)
Do di petto (1993)
Oxa cantautori (1994)
Anna non si lascia (1996)
Storie, i miei grandi successi (1997)
Senza pietà (1999)
L'eterno movimento (2001)
Collezione (2001)
Ho un sogno (2003)
Marrë nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Anna_Oxa"




E identifikuar

"Kurrë s'do të heq dorë vetëm pse njerëzit thonë Jo"
anonimus
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 17-08-2007, 10:48:33 »
Citojeni

E identifikuar

"Kurrë s'do të heq dorë vetëm pse njerëzit thonë Jo"
anonimus
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 17-08-2007, 10:51:15 »
Citojeni

E identifikuar

"Kurrë s'do të heq dorë vetëm pse njerëzit thonë Jo"
anonimus
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 17-08-2007, 10:53:16 »
Citojeni

E identifikuar

"Kurrë s'do të heq dorë vetëm pse njerëzit thonë Jo"
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 25-08-2008, 13:04:11 »
Citojeni

Berisha takon këngëtaren e mirënjohur Anna Oxa



Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja e tij Liri Berisha, ftuan dje në një darkë miqësore këngëtaren italiane Ana Oxa. Këngëtarja e mirënjohur me origjinë shqiptare dhe pikërisht nga qyteti symbol i shqiptarëve në mesjetë, Kruja. Këngëtarja, moderatorja, prezantuesja e mirënjohur italiane me origjinë shqiptare, Anna Oxa, e cila është dhe një avokate e shkëlqyer e Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve në tërësi në Itali dhe kudo në Europë, shoqërohej gjatë kësaj darke nga dy fëmijët e saj, vajza Francesca dhe djali Qazim. Anna Oxa dhe fëmijët e saj ndodhen në Shqipëri për të kaluar pushimet e shkurtra disa ditore në bregdetin tonë, por gjithashtu edhe në qytetin e Krujës, qytet ku ka lindur babai i saj dhe me të cilin ajo ka një lidhje shumë të fortë shpirtërore. Gjatë kësaj darke që u zhvillua në një atmosferë mjaft të përzemërt dhe familjare, këngëtarja e njohur italiane me origjinë shqiptare Anna Oxa, shprehu kënaqësinë e madhe të saj dhe të fëmijëve të saj për ditët e mrekullueshme që ata kaluan në Shqipëri. Ajo falenderoi kryeministrin Berisha dhe shprehu vlerësimet maksimale për punën e tij për të ndryshuar kaq shumë vendin e saj të origjinës, ndryshim rrënjësor, për të cilin ajo u shpreh se e konstatoi gjatë kësaj vizite krahasuar me vizitën e saj të fundit në vendin tonë, ndryshime këto, të cilat e gëzonin pa masë, duke qenë se e konsideronte dhe donte Shqipërinë si vendin e saj. Në këtë darkë tepër miqësore, Anna Oxa dhe fëmijët e saj shoqëroheshin nga këngëtari i mirënjohur i panoramës shqiptare të muzikës Ardit Gjebrea, bashkëshortja e tij Anila, të cilët ishin dhe mikpritësit e këngëtares së shquar italiane në pushimet e saj në vendin tonë. Ajo tha se, ndryshimin dhe zhvillimin e Shqipërisë në vitet e fundit e gjente të pasqyruar edhe në zhvillimin e kulturës, spektaklit, botës muzikore në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo ku shqiptarët jetojnë. Anna Oxa u shpreh gjatë darkës se ndihej shumë mirë dhe shumë e mirëpritur në Shqipëri, dhe se do të vinte përsëri këtu këtë radhë për të qëndruar më gjatë. Përveç nderimit të madh që kantautorja e njohur me origjinë shqiptare Anna Oxa i bën vendit tonë, ajo është dhe një promocion i madh për turizmin në Shqipëri që sa vjen dhe po rritet me shifra tepër të larta.

Rilindja Demokratike
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |