Faqe: 1 2 [3] 4   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: KENGA MAGJIKE 2008 - EDICIONI i 10-te  (E lexuar 10573 herë)
0 anëtarë dhe 2 Vizitore po shikojnë këtë temë.
Amy
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #30 më: 18-11-2008, 22:32:19 »

Ne rregull. Kjo kenge i shkon Enedes. Por Endes i shkon diçka shumë me e fortë se kjo. Eneden e kemi pare me kenge shumë me te mira se kjo. Prandaj prisja se paku diçka te ati niveli apo

Duke pasur parasysh performancat ne festivalet e fundit si Magjikja & i RTSH-se te kuptoj drejt ne atë ç'ka thua. Dhe mua më ka ndodhur te "zhgenjehem" ne pritshmerite e mia te kengeve të reja.
Gjithsesi është bukur edhe kur kengetaret kendojne me shpirt & jo vetëm ne gare se kush bertet me shumë! Mendoj se Enedes i shkon mjaft për shtat një kombinim i kendshem i te dyjave!

Për mua, Perla e Enedes ne Muziken e Lehte ka qenë " YJET E SHPRESES NDEZIM " një duet i shkelqyer i saj me Saimir Cilin , me te cilin ata u vleresuan me çmimin e pare për te rinj ne një prej festivaleve te fund 90'es ! Aty kanë thjeshtesisht te mrekullueshem te dy !!!

Unë pres te dëgjoj serisht një nivel te tillë prej saj ! Ndoshta ne të ardhmën e afert duke pasur parasysh qe po pergatit Albumin e Pare !  luj syun
 
« Ndryshimi i fundit: 20-11-2008, 02:38:38 nga Amy »
E identifikuar
Amy
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #31 më: 19-11-2008, 05:32:25 »

JAVA VIII

* Emmy - Pse te dua ty
* Siciliana Mazi - Dashuri Cigane
* Snow Black - Koncentrohu
* Eris Hoxha - Do iki pa kthim
* Qendrim Lutfiu - Obsesion
* Olti Marku - Rob i saj
* Era Rusi - Askush nuk është perfekt
* Juliana Pasha - Një mijë arsye


http://www.kengamagjike.com/2008/index1.htm

E identifikuar
Amy
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #32 më: 19-11-2008, 05:51:37 »


Sevime Mustafa - Në Perqafim Të Saj




AKULLTHYESIT- CILA JE




Klani Shqiptar - Hajde Krejt



E identifikuar
Amy
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #33 më: 19-11-2008, 06:01:15 »


JAVA IX

* Ex-Unit - Mane N'Men
* Mariza Ikonomi - Me sytë lart
* Silva Gunbardhi - Të doja shumë
* Pirro Cako - Anjushka
* Aleksander Gjoka - Dashurise se shkuar
* Kastro Zizo - Bashkeshorti Ideal
* Denada Bare - Trendafila te zinj


http://www.kengamagjike.com/2008/index1.htm
E identifikuar
Amy
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #34 më: 19-11-2008, 06:05:21 »

Mariza Ikonomi - Me sytë lart






Pirro Cako - Anjushka






Silva Gunbardhi - Të doja shumë



E identifikuar
Amy
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #35 më: 19-11-2008, 06:12:28 »

"Kenga magjike" shkon drejt Neteve Finale

E diela e 16 nentorit ka shenuar fundin e fazes se pare te Festivalit Kenga Magjike, i cili shkon tashme drejt neteve te medha ne Pallatin e Kongreseve. E ndersa prej 9-javesh publiku ishte mesuar, qe se bashku me programin "E diela shqiptare" te gjente edhe pjesen e tij magjike, duket se magjia do te arrije kulmin ne datat 20, 21 dhe 22 nentor.

Rreth 80 kengetare kane marre pjese ne fazen e pare te festivalit duke sjelle ne skene dhe ekran, jo vetem larmi muzikore, por edhe larmi performancash. Te perfshire gjithashtu ne nje pjese te programit "E diela shqiptare", kengetaret kane shpalosur ne kete edicion edhe shume ane te karakterit te tyre.

E tille ka qene edhe java e fundit e konkurrimit, ku artiste te njohur si Pirro Cako, Aleksander Gjoka, Mariza Ikonomi, por edhe emra te tjere me te rinj si Kastro Zizo, Silva Gubardhi, Denada Bare dhe grupi Ex Unit kane sjelle pervec gares edhe elemente spektakolare.

 Por duke kujtuar, qe kete vit kemi perpara nje festival jubile, jemi te bindur se producenti Gjebrea do te dije te na surprizoje.


"Koha Jone"
E identifikuar
Amy
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #36 më: 20-11-2008, 14:46:47 »

" KENGA MAGJIKE " , JO NOSTALGJI POR FILLIM !

Alma Mile - "Panorama"

Përreth ka një staf të madh në numër, por duket se shumë gjëra duhet t’i çojë vetë deri në fund. Telefoni bie pa pushim dhe nuk di se kujt t’i përgjigjet më parë. Është vigjilja e festivalit dhe Ardit Gjebrea është si në gjemba. Ndoshta sepse është një 10-vjetor dhe përgjegjësia sa vjen e rritet. Sot, në Pallatin e Kongreseve nis edicioni i 10-të i festivalit “Kënga Magjike”. Emra të njohur të muzikës shqiptare do të ngjiten në skenë përgjatë tre netëve. Konkurrencë e fortë, spektakël, por edhe shumë çmime.


Këtë vit “Kënga Magjike” mbush 10 vjet, si vjen ky festival në këtë edicion?

Për një gjë jam i lumtur. Ka pjesëmarrës artistësh dhe këngë të bukura si asnjë vit tjetër. Autorët, interpretuesit dhe studiot janë ndër më të mirët, që kanë trojet shqiptare dhe ajo që është pika e fortë e festivalit është krijimtaria. Artistët kanë ardhur të përgjegjshëm si asnjë vit tjetër.

Mund të lidhet kjo me jubileun?

Nuk di nëse kjo lidhet me 10-vjetorin e festivalit, apo me përgjegjshmërinë e artistëve që është rritur, me pretendimin e tyre për të arritur në nivelet e larta profesionale.

Ka një tendencë muzikore ky edicion?

Çuditërisht ky është viti i baladave. Ndoshta është një rikthim i baladës si rrymëëë, pasi duhet thënë që këngët e këtij lloji i rezistojnë kohës dhe ndoshta si e tillë ka ardhur me shumicë në festival. Por vjen moderne dhe tek-tuk me ndonjë element ritmik.

Viteve të shkuara ka pasur edhe ndonjë problem, të tipit, këngë e vjedhur, ndërhyrje në juri... Keni qenë më të qetë këtë vit nga këto fenomene?

Për fat të keq ka pasur dy këngë, që janë përjashtuar nga festivali. Njëra është për faj të “lupeve” muzikore, që qarkullojnë në të gjithë botën dhe kjo këngë ishte marrë sipas këtij formati, ndërsa tjetra është shitur nga një kompozitor zviceran. Ishte shitur për origjinale, por në të vërtetë ishte e vjedhur dhe këngëtari nuk dinte asgjë për këtë. Sigurisht këngëtarët vetë nuk mund të dinë gjithçka që bëhet në botë, por me keqardhje mu desh të mos i pranoja, edhe pse të dyja ishin të vlefshme për në gjysmë finale.

Sërish vetëm në skenë?

Nuk do të jem vetëm, do të kem dhe dy partnere, Artemisa Ozajn dhe Elektrën e Radio NRG. Janë dy prezantuese të reja, që provojnë për herë të parë këtë eksperiencë. Më pëlqen të provoj, të jap mundësi, të krijoj hapësira për të rinjtë. Më pëlqen që gjërat të bëhen ndryshe, përkundër gjithçkaje që ne kemi parë.

Ende nuk janë ndezur dritat e skenës, megjithatë skenografia duket tërheqëse...

Është një tjetër element i rëndësishëm që ne ia besojmë një emri të madh të skenografisë italiane. Bëhet fjalë për Gaetano Castellin. Është një emër i madh që ka fituar shumë çmime ndërkombëtare, ka bërë 16 festivale të Sanremos, mes të cilave dy të fundit. “Serata d’onore” e Pippo Baudo-s, skenografitë e Adriano Çelentanos, “Senso della vita” e Paolo Bonolis, 6 skenografi në studiot e RAI-t, që shihen çdo ditë... të gjitha mbajnë firmën e Castellit. Pra, mund të thuhet se është një artist që ka bërë historinë e skenografisë italiane. Kështu që është nder për ne, që bashkë me Franco Ferrarin që është drejtori i fotografisë së RAI-t, vijnë për të punuar për një festival shqiptar.

Meqë mbushet një dekadë, keni lënë vend për pak retrospektivë?

Juria e këtij viti përbëhet nga presidentët e 9 edicioneve të shkuara. (Për fat të keq Vath Koreshi nuk është më). Në natën e tretë do të jenë fituesit e festivaleve. Pra do të ketë restrospektivë, por e ekuilibruar, sepse ngjarja e vërtetë është festivali i dhjetë. Për mua, ky edicion është fillimi i një kapitulli të ri, jo një përmbledhje.

Sistemi i votimit vazhdon të jetë i njëjti?

Edhe këtë herë artistët votojnë për njëri-tjetrin. Vijon të jetë e njëjta strukturë. Sapo mbaruam një mbledhje me ta. Kërkova transparencë dhe mirëkuptim, të evitojnë lobingjet dhe mërirat që mund të kenë me njëri-tjetrin, për të pasur një votim sa më të mirë.

Është e vërtetë që ky sistem “çliron” jurinë nga përgjegjësitë, por sa të vërtetë janë këngëtarët në votim?

Viteve të fundit kam qenë i kënaqur, sepse është përmirësuar sistemi. Më parë këngëtarët votonin vetëm për 10 këngë, duke e pasur shumë të vështirë dhe duhet thënë se kishte shumë subjektivizëm. Në tre vitet e kaluara u dhashë mundësinë të votonin për 15 këngë dhe kam qenë i kënaqur, ndërsa këtë vit do të votojnë për 20 këngë. Kam shtuar mundësinë e votimit, duke evituar diferencën e çmimeve nga i pari tek i dyti e kështu me radhë. Shpresoj që të jetë një sistem optimal.


Sanremo mban firmën e Castellit

Çdo ditë në kanalet televizive italiane shfaqet të paktën një studio, apo një skenografi që mban firmën e Gaetano Castellit. U bënë vite tashmë, që emra të mëdhenj të ekranit italian, ia besojnë “shtëpinë” e tyre arredimit të Castelli-t. Me të kanë punuar e vazhdojnë të punojnë Pippo Baudo, Adriano Çelentano, Paolo Bonolis, Luciano Pavaroti, Liza Minelli, Sophia Loren, Giani Morandi, Lucio Dalla, por edhe yje ndërkombëtarë si Tina Turner, “Duran Duran”, etj. Ka realizuar skenografi televizive, teatrale, konceptore, etj. Mjaft të përmendim që në karrierën e tij numërohen plot 16 skenografi të Festivalit të Sanremos, mes të cilave dhe dy edicionet e fundit, për të vijuar me programe si “Rockpolitik”, “Il Senso della vita”, “Domenica in 2004-2005”, “Il treno dei desideri”, “Carramba che sorpresa”, etj. Momentalisht ai konsiderohet si skenografi më i madh italian. Ndërkohë, pikturon dhe drejton katedrën e Skenografisë në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Karrierën e tij e nisi në vitin 1964, në televizion, për t’u bërë një nga më të kërkuarit. Ka fituar dy çmime “Trëndafili i artë” dhe një i argjendtë në Festivalin Ndërkombëtar të Skenografive që zhvillohet në Zvicër.

E identifikuar
Albanito
Shiko profilin
« Përgjigju #37 më: 20-11-2008, 20:20:48 »

Shume vone do fillon nata e pare  pershtjellim
E identifikuar
Amy
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #38 më: 21-11-2008, 00:39:47 »

Ne keto momente Kenga Magjike është ne transmetim ne TV Klan  buzeqeshje

Me te vertete qe filluan goxha vone.....
E identifikuar
Albanito
Shiko profilin
« Përgjigju #39 më: 21-11-2008, 13:00:08 »

Paraqitja skenike e Ciljetes ishte manifike!  buzeqeshje
E identifikuar
Amy
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #40 më: 21-11-2008, 22:20:52 »

Paraqitja skenike e Ciljetes ishte manifike!  buzeqeshje

 buzeqeshje Edhe mua me pelqeu .... dhe looku i ri ala Bridgitte Nielsen i shkonte goxha.... Besoj se do ta rrembej nje cmim nga moria e shumte e te tilleve !

Te presim te shtunen per te pare se cilin ....
E identifikuar
Amy
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #41 më: 21-11-2008, 22:24:11 »

Vetem 4-5 kenge munda te shoh nga Gjysem Ginalja e Pare .... por Rosela  e Ciljeta me pelqyen goxha ne skene !

Rosela mori shume duartrokitje , madje e rikthyen per se dyti ne skene ! Edhe Roselina do jete nje tjeter Fituese e ketij edicioni !

Nuk eshte cudi qe te pozicionohet ne 3 vendet e para ! Kenga e saj spikat !

E identifikuar
Albanito
Shiko profilin
« Përgjigju #42 më: 21-11-2008, 23:17:46 »

West Side Family ishte dashuri me shikim te pare

E identifikuar
Albanito
Shiko profilin
« Përgjigju #43 më: 21-11-2008, 23:29:34 »

Amy, cilat jane top 10 kenget e tua nga dy gjysem finalet?
E identifikuar
Amy
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #44 më: 22-11-2008, 03:37:38 »

Aleksander Gjoka - Dashurise se shkuar



E identifikuar
Faqe: 1 2 [3] 4   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • A ngoni reperat e West,East,South a North
  • Dot West
  • 12 (28%)
  • -
  • Dot East
  • 3 (7%)
  • -
  • Dot South
  • 5 (11%)
  • -
  • Dot North
  • 3 (7%)
  • -
  • Dot Asnjo
  • 19 (45%)
  • -
  • Numri total i votave: 37
  • Shiko temen