Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa

Forumi TeologjikForumi TeologjikKëndvështrime Teologjike (Moderator: M.SHKODRANİ)Varret murale ne Tiranë ? Myslimanet & Bektashinjte kundër, Katoliket pro...


Faqe: [1]   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Varret murale ne Tiranë ? Myslimanet & Bektashinjte kundër, Katoliket pro...  (E lexuar 118 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 23-07-2008, 08:51:56 »

Myslimanet kundër varreve murale, katoliket pro

Projekti i Bashkisë se Tiranës dhe ndermarrjes funerale për ndërtimin e varreve murale ka hapur një debat mes këtij institucioni dhe komuniteteve fetare. Ndërsa pjesa ortodokse dhe ajo katolike janë dakord për ndërtimin e këtyre varreve, myslimanet e kundërshtojnë plotësisht, pasi ne Kuran nuk parashikohet një gjë e tillë kur një person ndërron jetë. Sipas projektit te bashkisë, varrezat do të jenë murale, ku një pllakat dhe pak hapësirë do të mbaje eshtrat e personit qe ka humbur jetën. Projekti, qe mbeshtetet edhe nga Bashkia e Tiranës, kërkon kështu t'i jape fund problemit me pakesimin e tokes se varreve. Sipas një parashikimi te specialisteve, nëse varrimi do të vazhdoje nën toke për 10 vjet, varrezat rrezikojne te shtrihen poshte ne qytet. Ndërkohë qe sot, agjencite funerale, si ato private, por edhe ndermarrja shteterore, përballen me veshtiresine e gjetjes se tokave te lira për varrosjen e njerëzve. Sipas projektit te bashkisë, pas një periudhe 20-vjeçare, kur te vdekurit i kanë mbetur vetëm kockat, do të bëhet zhvendosja e tij ne këto lloj varresh, te cilët zënë më pak hapësirë. Ndërkohë qe, çdo person do të këtë mbishkrimin e tij ne një pllakat, ashtu sikurse do ta kishte edhe ne një varr te zakonshem për te bërë identifikimin. Nga ana tjetër, gjendja ne varrezat publike te kryeqytetit ka qenë gjithmonë problematike. Aq me tepër kur tani numri i banoreve te Tiranës është rritur shumë, qe do të thotë se ka një numer shumë të madh vdekjesh. Numri mesatar i vdekjeve gjatë një viti mund te shkoje deri ne 3 mijë, dhe nga këto 1 mijë janë vdekje te pritshme (persona te cilët janë te sëmurë). Gjendja është ne varrezat publike te Sharres, ku është me e vështirë te gjesh një cope toke te lirë për te varrosur te dashurin e familjes tënde. Kjo ka qenë një nder arsyet se përse ne këtë varreze është aplikuar shumë edhe varret një mbi një. Ndërsa ne Tufine gjendja është paksa me e mirë dhe ende nuk është ndjere mungesa e truallit te varrimit. Sipas drejtorit te Sherbimit Funeral Shteteror, ne varrezat e Sharres, ata kanë shfrytezuar deri ne maksimum çdo centimeter toke, duke sheshuar një pjesë kodrine qe ndodhet brenda rrethimit te percaktuar.

Bektashinjte: jemi kundër projektit te varrezave

Ndertimi i varrezave murale nuk është me vetëm ide, por projekt qe pret te nise zbatimin. Miratimi i fundit pritet nga komunitetet fetare, te cilët nëse nuk bien dakord mund te bindin ndjekesit e tyre për te kundershtuar këtë mënyrë varrosje. Myslimanet janë me fanatiket dhe kundershtuesit e projektit. Mendimit të tyre i bashkohen edhe bektashinjte. "Janë disa qindra besimtare te jugut te Shqipërisë, ne fakt te Gjirokastres, Delvines, Tepelenes dhe te Permetit, te cilët kanë kërkuar te kryegjyshi boteror qe kjo nismë e bashkisë të mos shkoje me tej. Sipas parimeve bektashiane, një varreze murale nuk do të ishte aspak dinjitoze për te vdekurit", është shprehur Sylja Xhelja, përfaqësues i komunitetit bektashi. Mungesa e tokave te lira për varre është arsyeja kryesore qe po shtyn bashkine te ktheje varrezat ne murale.

"Mund te filloje me Sharren dhe Tufinen dhe ne mund te provojme edhe një metodë e cila është ajo e ndërtimit te një modeli te një segmenti, ne mënyrë qe komuniteti te njihet. Nuk mendohet qe i vdekuri sapo te largohet nga kjo botë te vendoset ne një varreze murale. Aktualisht jemi ne pritje te një pergjigjeje definitive nga komunitetet e myslimaneve dhe te bektashinjve. Gjithsesi, po vazhdojme me projektimin", është shprehur nenkryetari i Bashkisë, Eduart Shalesi. Sipas te dhenave te ndermarrjes se funeraleve, varrezat kanë zënë deri tani 60 ha toke dhe çdo vit numri i tyre shtohet me 3 mijë varre të reja. Mënyra e financimit te varrezave murale është ende ne diskutim, pasi praktika botërore njeh disa te tilla, siç është edhe një takse e veçantë qe paguan familja e viktimes. Megjithatë, detajet do të percaktohen me miratimin e projektit.
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 23-07-2008, 08:52:54 »

Muca: Pse jemi kundër varreve murale

Varre murale për te kursyer tokën, por edhe për t'i bërë ballë situates, ne te cilën ndodhet kryeqyteti. Ky është projekti i Bashkisë se Tiranës, por qe kundërshtohet nga Komuniteti Mysliman, te cilët e shohin këtë si një rit te papercaktuar ne kuran. Për kryetarin e këtij komuniteti, Selim Muca projekti i bashkisë mund te zgjidhe një pjesë te problemit, por ajo qe komenton ai është se vendi ynë nuk është i gatshëm për te bërë këto lloj varrezash për vete faktin se arkivolet nuk janë te mbyllura hermetikisht.

Z. Selim, Bashkia e Tiranës ka nisur një projekt për hapjen e varrezave murale. Sipas procedurave edhe komunitetet fetare duhet te njihen me këto projekte, a ka ardhur ky projekt tek ju dhe a është diskutuar?

Ne jemi ne dijeni te këtij projekti dhe jemi njohur me te, sepse një kopje është paraqitur edhe ne Komunitetin Mysliman Shqiptar. Pas kësaj jemi takuar me nenkryetarin e Bashkisë se Tiranës dhe kemi diskutuar rreth këtij projekti, si do të zbatohet ai, dhe çfarë ofron. Por, përgjigjja qe ne kemi dhënë ka qenë negative, pra nuk kemi pranuar.

Cila ka qenë arsyeja qe ju keni dhënë këtë përgjigje negative?

E para, për vete faktin se feja jonë nuk i parashikon këto lloj varrimesh, ne Kuran i vetmi rit qe njihet për varrosjen e njerëzve është ai aktual, ne toke. Riti i varrimit ne Kuran trajtohet kur është vrarë njeriu i parë dhe njerëzitë nuk dinin se çfarë te bënin. Është vete Zoti i gjithesise, qe i mesoi njerëzitë ne atë kohe qe një nga nderet qe i bëhet te vdekurit është edhe varrosja ne toke. Kështu qe, do të uroja, sugjeroja, por edhe theksoja qe te ruhet zakoni tradicional. Behet e frikshme qe kur njeriu te ndërroje jetë do të muroset ne varre te tilla.

Por, nëse Bashkia e Tiranës e miraton këtë projekt dhe e zbaton, cili do të jetë reagimi juaj?

Nëse ky projekt do të miratohet, atëherë ne nuk kemi se çfarë te bëjmë, pasi nuk mund te dalim mbi projektet e bashkisë dhe vendimet e qeverisë. Por, ajo qe do të thosha është se Shqipëria nuk është gati për këto lloj varresh, për vete faktin se arkivolet qe përdoren këtu te ne nuk janë te mbyllur hermetikisht. Kjo do të krijonte probleme ne varreza, pasi nuk mund te kryhen varrime te tjera, për shkak te eres se keqe. Po kështu, këto lloj varesh janë mbivendosje e arkivoleve njeri mbi tjetrin dhe jo "murosje" e tyre.

Koha Jone
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |