Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa



Faqe: 1 2 [3] 4 5   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: The "J" files  (E lexuar 1613 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #30 më: 18-07-2008, 16:01:41 »

Postimin tim se bashku me pergjegjen e Amit në lidhje me Udhen e Kryqit i kam shkeputur dhe bashkangjitur tek tema: Pyetje për besimtaret e Krishtere
. Thjeshte prezantojmë kendveshtrime të ndryshme dhe diskutojmë rreth tyre.

Po atëherë përse nuk i diskuton citimet ne temat e mija por vetëm fyen dhe fshin.Temat qe ke hequr ishin te nevojshme për debatin . Pak rëndësi ka qe një teme e shkruajtur diku më pak ndryshime te përdorësh dhe këtu.Diku me lart te kam bërë një vërejtje.Nuk te denoj veprimin (ti heq copton tema fut karikatura te Jezusit ,merresh me numrin e gozhdeve etj)Por idenë qe ti ke ne kokë për te bërë mekate,pra mendja jote sado qe është e fshehur nga një perde shkollimi profesional,është e prirur për te keqija sapo te gjejne terren.
E identifikuar
chekevara
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #31 më: 18-07-2008, 17:25:48 »

Zoteri, kam një pyetje për ju: Ku e shikoni ndryshimin ju midis Kryqezatave dhe Xhjihadin dhe midis Opus Dei dhe Talibaneve???????


p.s.: Shumë e nderuar Aida buzeqeshje, nuk është e vërtetë qe pyetjet e mija kanë marrë përgjigje, sepse nëqoftëse ju(ne përgjithësi) vërtetë besoni se Feja-Besimi është shpirte, atëherë historia do shkruhej ndryshe.......
E identifikuar

njeriu tërë kohën duhet te mesoje te jetoje, por me se tepermi duhet te mesoje te vdese.
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #32 më: 19-07-2008, 00:33:37 »

Zoteri, kam një pyetje për ju: Ku e shikoni ndryshimin ju midis Kryqezatave dhe Xhjihadin dhe midis Opus Dei dhe Talibaneve
Por meqë e ndjej veten zoteri po marr përsipër te kthej ndonjë përgjigje.
Dy vërejtje kam -Në forum nuk përdoren fjale si zoteri, zonjë shoku e shoqe!
Së dyti nuk bën mirë te futesh ne temene formën e pyetesorit.Është fyese për antaret.Ka tema pekates ku mund të kërkosh ndihmë për teditur diçka.Tashme ti je një antar i ditur pasi pak me sipër na trajtove një teme te vështirë e kjo qe kërkon është te vazhdosh te tallesh kryesisht me veten por dhe me te tjerët.Them kështu sepse je ne kundra sens.Me këto mendime kërkon te hysh ne eurpe.E kam then diku ne një tem se shqipetareve i sherbejne gjuhët për tu ber me te lig dhe jo për tu zbutur e bërë me njerezor.U lodhe shumë për te perkthyer një artikull ne kundra sens për një religion te një komuniteti qe kërkon te krijosh mardhenie te mira te bashkejeteses paqesore.Dikush tjetër po të fshin djerset e ballit, e ka hall se mos ftohesh.Por shqipetaret nuk ftohen ne ballë por ne by..th.
Përsa i përket kryqezatave janë aq largsa nuk më kujtohet gjë.
Për Xhihadin-ka disa kuptime ne islamizem-por sintetizohet me fjalën "lufte"Pra kemi lute për afrimin e njeriut tek Allau,lufte për te pastruar vetveten lute për te pastruar te tjerët.Këtë te fundite konkretizoi me hedhjen ne ere te kullave binjake,te trenit ne Spanje dhe me kërcënimet e ditëve te fundit për akte terroriste ne europe.Për ne këtu, besoj se nuk ne gjen gjë se ju kemi ju qe na mbroni,por kam hallin e emigranteve.
Cfar ishte ajo tjetra?Opus Dei-Kjo organizate ka lindur ne Spanje ne 1928 dhe ka 80000 antare ne pesë kontinentet.Pra mund te jet edhe një ne Shqipëri.Predikon një jetë spirituale.Pra qe njeriu gjatë punës se tij te perditeshmete punoje me vullnetin e perkushtimin Jezusit për te krijuar sa me shumë temira materiale qe i sherbene njerzimit.Për te tjerat na jep ti një përgjigje por pa u lodh se ftohesh.
ju mirëpresim!
E identifikuar
chekevara
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #33 më: 19-07-2008, 00:55:04 »

Nuk qenke Zoteri.....Mirë, as përgjigjen nuk ditë ta japësh. Nuk dua te jem mesuesi jot, se nuk ma lejon mosha, po as nxënës nuk qenke.........I nderuar, apo i panderuar(si te preferosh), si the?? Si do hym ne Europe? dhe qan hallin e emigranteve?   hahaha
sa hipokrizi me vehten tënde..........Pse te djeg Anesti????

Sepse Shqipëria nuk do hy ne Europe, apo se Shqipëria do hyjë ne Europe edhe me Mysylmanet e saj?....
sikur duhet ta kesh kuptuar...shpresoj. ...Mua nuk me djeg, me apo pa Mysylman, me apo pa katolik, me apo pa Ortodoks......
Këto broqkulla shko e trgoji atje ku ti besojnë......

po për këtë Broqkullen e temës si nuk po na flet fare, apo nuk din gjë?.....Atëherë rri urte dhe mos fol fare, ose kur ta hapesh gojen te paktën vazhdo e mbro te mbrueshmen, se ajo qenuk mbrohet me!!!!!!!!!thjesht s'ka vlerë të merresh me te.........

D.m.th. sipas teje tani te gjithë Shqipetaret duhen tekonvertohen ne te Krishtere dhe të shkojmë  te "xhaxhi" Europa dhe tu themi: ja ku jemi......te pastër dhe te Krishtere....hajde menje hajde zgerdhihet

Ju donkishotet e krishtere nuk keni asnjë ndryshim me ato donkishotet mysliman

vazhdo....bjeri temës, se te rashe zgerdhihet
E identifikuar

njeriu tërë kohën duhet te mesoje te jetoje, por me se tepermi duhet te mesoje te vdese.
chekevara
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #34 më: 19-07-2008, 01:00:55 »

Desh harrova.... zgerdhihet Ne Europe ka nja 10 vjet qe kam hyrë.....po ju presim (thjesht sa për informacion)
E identifikuar

njeriu tërë kohën duhet te mesoje te jetoje, por me se tepermi duhet te mesoje te vdese.
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #35 më: 19-07-2008, 16:00:20 »

Desh harrova.... zgerdhihet Ne Europe ka nja 10 vjet qe kam hyrë.....po ju presim (thjesht sa për informacion)


Ti ke hyr duke kërcyer murin si shumë te tjerë.Pra je një dhunues i atij vendi.E s'ke ç'pret.Ben mirë te rrish urte, se nga te dhenat e deritanishme keni tregues negativ.Na e nxite faqen.Nga shtateqindmije refugjat, shtatë mijë jeni duke vuajtur denimin me burg.!!!!!!!Me këto bindje qe ke ti dhe edukate po ashtu ,ti se ke vendin aty.Të hysh ne europe nuk do të thotë vetëm të jesh fizikishtatje por duke qeneme standartin e moralite e te edukates se tyre dhe duke qenë këtu.Futja ne eurpoe nuk presupozon se shqipetaret te gjithë do ti hypij vaporrit e do të shkojene atje.Jo mordjale, ne erope hyet me standarte.Kur ti ploteson këto standarte atëherë je ne europe.
   Ps.dokumentet perte qarkulluar pa viza,po pregatiten për vitin 2009 dhe ne europe mund te hyshe dhe ne vitin 2050.Pra varet sa do të ndryshoshe ti,unë e te tjerët.Të jesh atje  inkonjito natyrisht te jepet një mundësi me tepër për te ndryshuar ,por a je ti ne këtë sens?I d'ont know?!Replika nuk ehte ne standartet e perkthimit,pere?Sepse këtu je ti i verteti made in katuneria qe ka mësuar gjuhe, për te mësuar si te  peshtyje, dhe atje është ai qe, dhe përse ngren një teme te pa pëlqyeshme len për te kuptuar se është tjetër standart, si ne  edukim e nivel kulturor.
E identifikuar
C.entau.r
12 sahati


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #36 më: 19-07-2008, 17:41:11 »

uhaa

U gjet ndonjë referencë për ekzistencën e Jezusit se mua nuk më rezulton të ketë ekzistuar as vendi me emër Nazaret.
E identifikuar

el condor pasa
miku
pleqeri
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #37 më: 19-07-2008, 18:46:47 »


   -Perfundimisht, cili është rezultati?
   -E ka dhënë shumë qartë filozofi anglez Mertrand Rasel "Historikisht, është shumë e dyshimte nëse Jezusi ekzistoi. Por, edhe nëse ka ekzistuar, e sigurtë është se nuk dimë asgjë për te."

   -Kjo është pak e merzitshme (për te ardhur keq)
   -Vërtetë është për te aedhur keq. Por nuk ka edhe shumë rëndësi, po ta mendosh holle-holle. Qe te dy e dimë ku do jemi te Shtunen e Madhe, pesë minuta para mesnates.

   -Dhe kur te na thonë "Krishti u Ringjall"?
   -Tani mund te pergjigjes "JENI I SIGURT?"


  Për te vazhduar debatin rreth temës e jo ne debate personale, po ricitoj vetëm fundin e shkrimit. Është gjithë esenca....

    Pra më pak fjale nga te mijat, Megjithse te gjithë e dimë se është një perralle e bukur, përsëri na pëlqen ta degjojme vazhdimisht. Kjo është e mirë, përderisa nuk prek interesat dhe lirine e te tjerëve. Por kur mer drejtim tjetër dhe formën e Kryqezatave, e, atëherë, te na mungoje një perralle e tillë.

   Nuk jam besimtar dhe për këtë arsye nuk mund te kuptoj fanatizmin e disa besimtareve. Këtu është vend diskutimi dhe nuk e kuptoj pse duhet te kalojmë ne fyerje.
   Nga ana tjetër, pse duhet bërë shpesh krahasim midis feve e besimeve të ndryshme? Kaq e vështirë është për tu kuptuar se, vet ekzistenca e shumë "zoteve" dhe e "ambasadoreve" te tij, vertetone idenë e thjeshtë se kanë shpikur te gjithë nga një perralle(qe cuditerisht ngjajne me njera-tjetrën), i kanë bërë ndonjë ndryshim te vogël dhe, o buuuuurraaaaaa. Kush do të fitoj me shumë elektorat(me falni, besimtare).

  Nuk është e thënë të jesh besimtar, të shkosh ne kisha e xhamira, apo ku di unë ç'ka ka tjetër, te falesh e lutesh(vini rëndësi këtyre dy fjalëve, sa poshteruese për njeriun), qe të jesh NJERI! Ka shumë faktore qe ndikojne ne formimin e njeriut.

    Të jesh rob i besimit, do të thotë të jesh inferior, gjë qe u ka interesuar atyre qe "shpiken" këto përralla. Pra vetëm te falesh e te lutesh. Pra jo te KERKOSH!

    Këto mbase janë jashtë teme, por janë me mirë se ca debate personale, si thashetheme, me the e të thashë.

    Për ekzistencën historike te figurave biblike, është e vështirë të flasësh, se kërkohet studim i mirëfilltë, te shfletosh male me dokumenta, të kesh njohurite dhe kohën e pershtateshme.(Këto asnjëri nuk i ka nga ne-me sa kam kuptuar). Por edhe të flasësh vetëm ne emër te bibles(Kuranit, apo te ndonjë Libri tjetër te Shenjtë) dhe ti marrësh të gjitha te vërteta, pa hetuar me tej, me duket një dorezim pa kushte përballë realitetit.

    Ne fund te fundit, për mua feja është streha e njerëzve te deshperuar! Nuk shikojne shprese gjekundi dhe i kthehen Zotit (me çdo lloj emri qe "e pagezojne).

   Nderime e kuraje, te dashur!
E identifikuar

Rron shqiponja ne maj te malit, rron edhe miza nën bisht te kalit.
chekevara
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #38 më: 20-07-2008, 01:35:48 »

Pse Papa quhet(është sipas doktrines), zevendesuesi i Krishtit ne toke????
.......Përse Kristianet u vrane dhe u prene për gati 3 shekuj, nuk  mjaftoi gjaku i tij?????....
 Përse kisha Katolike vrau e preu për 17 shekuj(dhe vazhdon akoma)?????
Përse me Kryqin ku ai u gozhdua, u udheheqen milliona njerëz nder shekuj, vetëm për te vrarë dhe shkatrruar???????

E përsëris: nuk kam as nuk kemi pse te na prishe pune kur një Katolik shkon te dielen ne kishe, apo një Mysylman shkon te premten ne xhami, apo pse një Hebre shkon te shtunën ne sinagoge, apo pse unë ato ditë shkoj te luaj futboll zgerdhihet


p.s.: Anesti, me fal, po nuk me rrihet pa ta thënë zgerdhihet luj syun....paske veret nivel te ulet........ mbasi te me kesh kthyer edhe një përgjigje, se me thënë te drejtën te kam ofenduar(vetëm nivelin), te lutem....hidhi një sy temës e na ndriqo(kuptohet...me pishtar zgerdhihet)........përveç pishtarit dhe ndriqimit te tjerat ishin seriozisht.........

Përshëndetje...
E identifikuar

njeriu tërë kohën duhet te mesoje te jetoje, por me se tepermi duhet te mesoje te vdese.
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #39 më: 21-07-2008, 12:21:02 »

Nuk po e filloj me fjalën “Përshëndetje”, se nuk kam se ke te përshëndes këtu përveç Anestit. Nuk e kisha ndërmend te replikoja me ne këtë teme, sepse e shoh qe nuk ia vlen, pasi çfarëdo qe te them me duket sikur “bjeri se i bie bukur”. Gjithsesi nuk po me rrihet pa thënë edhe nja dy fjale (te fundit për këtë teme).
Në lidhje me vertetesine e faktet për Jezusin, mund te rri gjithë ditën e te shkruaj te sjell fakte e te vërteta sa të duash, por jem e bindur se ju përsëri do ngerdheshni dhembet e qelbur, e te mundoheni t’i hidhni poshte, t’i quani përralla, madje edhe pa i lexuar fare ato qe mund te shkruaj.
Një e vërtetë e madhe si kjo e Jezu Krishtit dhe fesë Katolike, nuk ka nevojë për “deshmitare”, “avokate mbrojtes”, “shpjegues faktesh” e kështu me radhe. E aq më pak ne rastin konkret, kundrejt “kerkuesve” e “studiuesve” si puna juaj.

Ti miku përveçse copy-paste shkrimesh te te tjerëve a je ne gjendje te besh gjë tjetër apo jo?
Ndërsa në lidhje me atë qe thua se “njerëzitë e deshperuar, mundohen te gjejne prehje tek Zoti”... Kush ta tha more aman..  perqeshje Ku e kopjove??. Po ju njerëzitë “energjike” dhe te “lumtur”  zgerdhihet  perqeshje ku gjeni prehje? Tek Satanizmi?
« Ndryshimi i fundit: 22-07-2008, 07:59:59 nga Berni » E identifikuar

miku
pleqeri
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #40 më: 21-07-2008, 17:15:20 »

   Shkrimi me delirant, mendimet me fanatike, fjalori i rrugaceve te rrugës, ndjenja e madheshtise ne klasi me te lartë, gjuha me banale qe kam hasur ne këtë forum!

   Të dalësh ne mbrojtje te një dogme, kushdo qe është ajo, nuk është e thënë se duhet të ofendosh bashkebiseduesit.

  Të jesh "mbrojtes" "për hobi" i kristianizmit dhe te përdorësh gjuhe te tillë, e ofendon Kristianizmin

  Të duash "t'u hapesh sytë" te tjerëve, nuk perdor te tilla brrockulla e te tillë fjalor.

 Të......
  Të.....

  Ti moj vajzë, dil ndonjëherë edhe jashtë shtepie e Kishe te maresh ajër te pastër, mbase kthjellohesh.

  Këtu diskutohet tjetër gjë, dhe nuk diskutohet kush paguan ke?. Unë i kam dhj.... parate e islamit e te krishterimit. Mos valle ju qe flisni kaq me fanatizëm, i cili ju detyron qe te nxirrni... (nuk po bie ne nivelin tuaj) nga goja, jeni një mercenare?

  Të me fale Stafi dhe gjithë antaret qe dola jashtë natyres sime dhe jashtë teme, por nuk mund ta duroja me.

  (Edhe këtë postim e bëra copi-paste, nuk kam tru te shkruaj. Ti moj vajzë ç'pret tjetër nga unë, te bie ne nivelin tënd e te shaj e ofendoj kush me "prek" mua, apo fenë time?)

     Dhe mos guxoj kush ta fshije, se do të detyroni Administratoret te me bëjnë "BAN"
E identifikuar

Rron shqiponja ne maj te malit, rron edhe miza nën bisht te kalit.
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #41 më: 21-07-2008, 19:30:09 »

Sinqerisht nuk e kuptoj si nuk jeni ne gjendje te diskutoni qete pa kaluar ne fyerje personale?!

Nuk e kam ndërmend te nderhy ne këtë teme me editime me, edhe pse ekziston nevoja ndoshta edhe te mbyllet perkohesisht qe ti qetesoni pak nervat e pastaj te vazhdoni me diskutimet.

Por meqë fyerjet e zonjes lartë janë adresuar mua, (jam e vetmja muslimane qe ka postuar në këtë teme) e qe mos më akuzoni pastaj se jam e njeanshme ne moderim, do ta lus dikend tjetër nga Stafi ta vezhgoje këtë teme dhe në rast nevojë te nderhyje.

E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #42 më: 22-07-2008, 01:09:19 »


 Nuk po citoj shkrimin e me poshtem, sepse aty ke dalë nga kontrolli dhe me te thënë te drejtën nuk shoh ne drejtimin tënd ndonjë fyerje kaq te fortë sa për tu mxehur kaq shumë.Por ajo qe vura re ishte se ti e  gjete  zgjidhjen për te mosu fshirë shkrimi.Haha.Mos u mërzit Miro!Le ti marrim shtruar problemet qe na interesojne.

Nuk jam besimtar dhe për këtë arsye nuk mund te kuptoj fanatizmin e disa besimtareve.

Pra perpiken (1)-kur nuk je besimtar nuk mund të kuptosh ndjenjat e atyre qe besojnë.Dhe unë e kam pësuar nga ky fenomen dhe natyrisht nuk jam ankuar shumë për fyerjet qe me kanë dërguar pasi i jap te drejtë dhe shpesh i kam thënë se mund te hapni një teme tjetër ku te shani si te doni dhe ju mirpres,por ne temën qe bëhet fjale diskutoni me argumenta dhe qetësi.Kjo nuk ndodhi kurrë.Përse?!...Pastaj kur dikush te fyen mos do të thotë se është e domosdoshme te fyesh edhe ti dhe ne mënyrë te shumfishuar?!Jo.Nëse i lexon të gjitha temat e Amit do të kuptosh qe ajo tashmë e shte e lodhur nga fyerjet me te ulta qe mund te përdore një i felliqur,dhe kështu qe e pesove dheti qe sapo ke hyrë ne këtë diskutim.
 2-  Nga ana tjetër, pse duhet bërë shpesh krahasim midis feve e besimeve të ndryshme?
-Nuk di të kemi marrë përsipër te bëjmë krahasime ku e pe ti këtë?Për me tepër jami shprehur se secili besim ka vlerat e veta por ne ato vende ku janë perhapur ne formë burimore.Islamizmi për shipetaret është feja e pushtuesit me te eger qe ka kaluar ne ket vend dhe qe e percao kaq rëndë popullin ne vetvete por dhe shqipetaret me vendet e tjera.Përderisa po shkojme drejt europes nuk kemi përse të shkojmë me ide islamike.Kjo është një thirrje jona por dhe atyre qe na drejtojnë.Kush te doje le të mendoje si ne kush te doje le të qëndrojë siç është.Kush po ju shtrengon?Kush shqetesohet nga tema te tilla le të tërhiqet dhe të mos marrë pjesë ne diskutim.kjo është e thjeshtë.Por nëse dikush është i paguar, ai është i shitur dhe vazhdon repliken me fyerje dhe jo me argumenta.

3- Nuk është e thënë të jesh besimtar, të shkosh ne kisha e xhamira, apo ku di unë ç'ka ka tjetër, te falesh e lutesh(vini rëndësi këtyre dy fjalëve, sa poshteruese për njeriun), qe të jesh NJERI!
Ske faj te ka munguar ky edukim.Cte keqe ka nëse falem dhe lutem për vete dhe për ty qe Zoti te na ndihmoje qe te shkojeme mirë duke na rrite dashurinë për njëri-tjetrin?Ka ndonjë gjë poshtruese këtu?Por komuniteti eurpian ku ti kërkon te futesh kështu vepron dhe prandaj ka arritur standarte te larta te dashurisë dhe tolerances midis njerzve.

4- Ka shumë faktore qe ndikojne ne formimin e njeriut.
 Pra vetëm te falesh e te lutesh. Pra jo te KERKOSH!

Kush tha se vetëm te falesh dhe telutesh?Jo i dashur.feja e krishtere thotë qe ne ç'do front pune te kontribosh dhe të punosh me perkushtimin e Jezusit,për te krijuar te mirat materiale për vete dhe për te tjerët,po me këtë perkushtim të punosh për te rrite dashurinë midis njerzve!

5-Ne fund te fundit, për mua feja është streha e njerëzve te deshperuar! Nuk shikojne shprese gjekundi dhe i kthehen Zotit (me çdo lloj emri qe "e pagezojne).
Nuk është e vërtetë,por dhe ne qoftë edhe kështu përse duhet te ja heqesh këtë mundësi?Ndjen ti ndonjë kenaqesi ti heqesh dikuj dhe shpresen?E pra nuk ke te drjte për tu alarmuar,por nuk je dhe fajtor.Ne te gjithë jemi një produkt made in albania.Njeriu i Ri me idealet e PPSH,se diktatures.
E pra mirë u ndigjofshim!
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #43 më: 22-07-2008, 08:02:08 »

Ami kujdes se cfar shkruan, mendohu mirë para se të ofendosh antaret, ti bashke me Jakupin perdorni një fjalor shumë banal dhe gjoja jeni besimtare.As ti dhe as ndonjë tjetër, nuk paguhet për ato qe shkruan, po mendja jote dhe e disa te tjerëve, shpikin këto gënjeshtra e mashtrime qe bëni, se cili mbron iden e vet dhe fenë qe ka.
Chekevara dhe Miku kundershtojn prrallat qe thua ti me Anestin dhe nuk janë besimtar te fesë Muslimane, nuk keni lexuar çdo shkrim të tyre, Chekevara e ka shprehur me një teme se cfar ishte, dhe nuk ka aspak simpati për fenë Muslimane.Sdua te zgjatem me shumë tju tregoj biografin e te tjerëve.Po ju lutem mendohuni para se me ofenduar antaret.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #44 më: 22-07-2008, 10:58:52 »

Ami kujdes se cfar shkruan, mendohu mirë para se të ofendosh antaret, ti bashke me Jakupin perdorni një fjalor shumë banal dhe gjoja jeni besimtare.As ti dhe as ndonjë tjetër, nuk paguhet për ato qe shkruan, po mendja jote dhe e disa te tjerëve, shpikin këto gënjeshtra e mashtrime qe bëni, se cili mbron iden e vet dhe fenë qe ka.
Chekevara dhe Miku kundershtojn prrallat qe thua ti me Anestin dhe nuk janë besimtar te fesë Muslimane, nuk keni lexuar çdo shkrim të tyre, Chekevara e ka shprehur me një teme se cfar ishte, dhe nuk ka aspak simpati për fenë Muslimane.Sdua te zgjatem me shumë tju tregoj biografin e te tjerëve.Po ju lutem mendohuni para se me ofenduar antaret.

O ti djalë i mbarë, kujdes me ato qe thua se po me ofendon.. Ku e pe fjalorin banal nga unë ti??... E di qe nganjëherë nuk perdor fjale "te bukura" por kjo nuk do të thotë qe këto fjale janë banale. Apo nuk e kupton konceptin e fjalës "banale"?. Nuk kam ngele unë te me terheqe kush vemendjen për mosperdorje te një fjalori banal, sepse nuk e kam perdorur ndonjëherë deri me sot. Dhe te lutem mos më krahaso me Jakupin apo te tjerë si ai.
Besimtare jam, dhe jam krenare për besimin te cilit i perkas, dhe nuk kam ngelur te me vere kush ne dyshim besimin tim.
Kur nuk te pëlqejnë shkrimet e mia, dhe te duken edhe ty përralla (po ashtu si disa te tjerëve këtu) mjaftohu me fshirjen e tyre (meqë e ke ne dorë), ashtu siç ke bërë deri me sot, për me tepër mos hyr me gjatë.

Nëse disa anetare këtu janë myslimane apo jo, e kanë treguar shkrimet e tyre, nuk është e nevojshme te pohohet gojarisht (nga e thena ne te bërë, është ne mes një det i tërë).

Shendet, e shpresoj të mos te duket përsëri fjalor banal ky i perdorun ne këtë shkrim
E identifikuar

Faqe: 1 2 [3] 4 5   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |