Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa



Faqe: 1 2 3 [4] 5   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: The "J" files  (E lexuar 2152 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #45 më: 22-07-2008, 11:09:25 »

Kam gabuar unë duke i quajtur banale..... po kishe ofenduar rëndë, idiot apo injorant... te duken fjale te këndshme.Apo atë qe te editova, ju fshataret as ne europ nuk e keni vendin po e keni ne vendet arabike, diçka te tillë kishe thënë se nuk e mbaj mend mirë fjale për fjale, më thuaj ti tani si te duken ato qe flet.
E identifikuar

Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #46 më: 22-07-2008, 12:06:58 »

Kam gabuar unë duke i quajtur banale..... po kishe ofenduar rëndë, idiot apo injorant... te duken fjale te këndshme.Apo atë qe te editova, ju fshataret as ne europ nuk e keni vendin po e keni ne vendet arabike, diçka te tillë kishe thënë se nuk e mbaj mend mirë fjale për fjale, më thuaj ti tani si te duken ato qe flet.
Berni te përshëndes përpara se te hyj ne replike.Përsa i përket leksioneve q na dhanë djemtë dhe qe u pershendeten aq fort nga moderatorja ,a nuk tu duken ty se janë ne kundër sens me atë cfar kërkojnë?Me saktë:nga njera anë kërkon te plotesoje standartet për tu pranuar ne familjen e madhe eurpopiane dhe ne anën tjetër gerrmonper te gjete difekte ne kodin e mardhenieve te këtij komuniteti.Por nuk mjafton vetëm kaq por dhe tallen me lloin e kryqit,me sasine e gozhdeve,me pamjen lemeritese te Jezusit,pra me Ikonen qe për bashkesine europioane është e shenjtë!Si pretendon ky njeri tethote se kam dhjetë vjet ne europe tashmë ju presim ju?Pra jemi ne me mangesi dhe duhet te plotesojme standartet për tu pranuar atje.E natyrish ky njri jep një shembullnegativ ne këtë proces por plot durim e vullnet për te perkthyer jep një kontribut negativ dhe shum fyes për komunitetin te cilin apriori e kemi pranuar për te bashkejetuar.Nëse i shikon shkrimet e Amit ne vite do të thm se "miqte"e forumit e kanë fyer rëndë,dersa ta humbase durimin.Nëse e lexoveartikullin e Bucpapes,besoj se e kuton se c'don ai te thotë.Por ato qe ai nuk i thotë dot di politikan e marrim përsipër ne te tjerët qe jemi te thjeshtë si te gjith ju.Ushtarët le të mbeten ushtare,ne kemi fatin e madh se populli ynë këtu nuk është serioz ne besimet fetare dhe ndryshimet janë me te lehta.Pra secili mund tejete ateist liberal ose i krishter liberal,i cili e pranon besimin vetëm si kod edukim familjare apo qutetare për te krijuar mardhenie mes njerëzve.Pra tek feja pa e ngaterruar me shkencen te pranojmë atë pjesë te bukur e te pa mohushme si një shkolle për te rritur dashurinë mes njerëzve.
 Nëse shikojme me vërejtje këto ven fenë mbi atedheun.Ja p.s..-Për një kosovar muderator musliman_si e pranon ai këtë fakt.Pamjen e flamurit te Kosoves dhe dicituren " Ky flamur si gjethe fiku sikur e ka Pjerdh UMNIKU"Jo vetëm fjale fyese por a mund te cenohet falamuri?
Së dyti për një moderatore musliman -I duket normale qe dikush paraqet ne foto një pistolete?Jo vetëm qe paraqet egersi,kërcënim ,shembullnegativ,por lun një rol negativ ne cmilitarizimin e tririt tek shqipetaret,qe është me i rëndësishëm se carmatimi fizik.
3-Përsëri për një moderator musliman- i duket e drejtë qe mbi flamurin kombëtar te vihet emri i cekevarres,heroit te diktatures se Kastros?Pak vuajtem ne nga diktatura?
5-Të duken normale te vihen nicke si Enver,Sulltan,Diktatorei,musliman,apo dhe emra profetesh?.Ketoverejtje ikam bërë qe ne fillim por ja vari kush.Mirë u ndigjofshim.
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #47 më: 22-07-2008, 12:56:20 »

O Anest ke te drejtë deri diku, po smund te ndalojm njeri se cfar emrash mbajn në forum, apo çfarë fotosh mbajn ne profilet e tyre, nuk jemi ne diktaturë.Sa për vërejtjet qe ke thënë për moderatoret, ato kanë te drejtë vetëm te nderhyjn ne shkrimet e antareve, po skan te drejtë te futen ne profilet e te tjerëve, atë te drejtë e kanë vetëm MAX & SYRGJYN qe janë 2 Administratoret e forumit dhe qe mirembahen për forumin, Ai Rusta atë pune ka vetëm shpif me ato qe thot, ka pasur një emër tjetër në forum siç e ka ne shumë faqe shqiptare, po u perjashtua nga forumi, se vazhdonte duke na akazuar si sherbyesa te Berishës e budalliqe te tjera qe thot ai, ai sben një debat te hajrit vetëm propogande kundra shqiptareve, po vazhdoi kështu sdo e këtë te gjatë në forum.
E identifikuar

miku
pleqeri
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #48 më: 22-07-2008, 16:21:05 »

....Ne te gjithë jemi një produkt made in albania.Njeriu i Ri me idealet e PPSH,se diktatures....


   I nderuar!

  Shkeputa nga shkrimi Juaj vetëm këtë frazë. Jo se shkrimi nuk ka vlera, përkundrazi.

   Me pëlqeu mënyra se si i shikoni gjërat, pavarësisht nga perputhja apo jo e mendimeve e ideve Tuaja.

  Po them dy fjale për frazen e cituar....Është e vërtetë ajo qe thoni. E theme këtë me plot gojen. Ne te dy e ndonjë tjetër jemi vërtetë te tillë, por kemi kurajen dhe formimin e pergjithshem te "shtrohemi" ne një kuvend me rinine, t'i degjojme, të mësojmë prej tyre dhe me kryesorja, te përpiqemi të mos t'i ofendojme, Të jemi te durueshem, të themi fjalën tonë, por te kërkojmë edhe te na respektojne(jo si moshe, por si bashkebisedues).

   Jam dakort se tek sejcili ndikon ambjenti ku rritet ne formimin e pergjithshem, ne edukimin fetar dhe kulturor. Por një ndikim të madh ka edhe shkolla(te paktën, ne vitet kur isha unë ne bangat e shkolles). Si i tillë edhe unë mbart idetë dhe mendimet e ngulitura prej vitesh ne subkoshiencen time.

   Tani edhe nja dy fjale për permbajtjen e postimit tuaj:
   -Së pari, nuk desha te përmend antare tjetër kur ju drejtohem Juve, por jam i detyruar. Diku thoni se AMI është e lodhur nga ofendimet dhe fyerjet. Mundet. Por për këtë duhet qe të flasë me një gjuhe te tillë edhe me mua? Jo se unë jam ...ku di unë se kush, por nuk i kam dhënë te drejtën morale askujt te me flasë me këtë gjuhe. Unë duhet te "pres" fisheket qorr te gjithkujt?
   -Së dyti, për krahasimin midis feve. Me pyet se "ku e kam pare unë këtë?" dhe nga ana tjetër, ne te njëjtin rresht, bën pikërisht këtë krahasim.... Për të mos e zgjatur, kam idenë se Europa nuk "digjet" shumë për besimin fetar, merakoset për gjëra te tjera. Po të ishte për besimet fetare, jo ne Europe, por edhe ne "Lidhjen NderGalaktikore"(c'fjale qe gjeta, e?) do të ishim pranuar, të jesh i bindur. Ne këtë drejtim, vetëm brezi i ri i fanatikeve fetare(pa dallim besimi) mund te na prishi pune.
   -Së treti, Komuniteti Europian, me sa di unë, vetëm standarte te larta te dashurisë midis njerëzve nuk ka. Nuk do të përmend shprehjen "njeriu për njeriun është ujk", por do të sillja ne kujtese vetëm këtë se, nuk do t'ia dije njeri ne Europe ne rron ti e unë, apo kemi vdekur. Nuk do t'ia dije femija për prindin e jo me tej. Teme e gjatë kjo, e lemë me mirë. Mund te jem i gabuar apo produkt i kohës qe me formoi si njeri, por i qendrij mendimit se pa u hequr nga fjalori i njerezimit fjalët "lutje dhe falje" (ne kultet fetare, te kuptohemi), nuk mund te zgjohet njerezia, te shikoj jetën me optimizem e besim.
   -Dhe së fundi, Jo vetëm nuk kerkoj nga te tjerët t'u heq shpresen, përkundrazi, ajo është e fundit qe na ka mbetur te gjithëve. Por këtu ka një ndryshim të madh midis nesh. Nëse Ju shpresoni tek zoti(ne përgjithësi), unë vetëm atje qe nuk shpresoj. Edhe kjo është teme me vete për diskutim, e di. Unë shpresoj ne dashurinë njerëzore.

   Qofsh i nderuar miku im! Ndjeva kenaqesi qe lexova këtë shkrim dhe munda më pak fjale e sipas mendjes sime te varfer t'u ktheja një përgjigje, përsëri te varfer. Shendet!
E identifikuar

Rron shqiponja ne maj te malit, rron edhe miza nën bisht te kalit.
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #49 më: 22-07-2008, 16:44:59 »

   I nderuar!


   -Së treti, Komuniteti Europian, me sa di unë, vetëm standarte te larta te dashurisë midis njerëzve nuk ka. Nuk do të përmend shprehjen "njeriu për njeriun është ujk", por do të sillja ne kujtese vetëm këtë se, nuk do t'ia dije njeri ne Europe ne rron ti e unë, apo kemi vdekur. Nuk do t'ia dije femija për prindin e jo me tej. Teme e gjatë kjo, e lemë me mirë. Mund te jem i gabuar apo produkt i kohës qe me formoi si njeri, por i qendrij mendimit se pa u hequr nga fjalori i njerezimit fjalët "lutje dhe falje" (ne kultet fetare, te kuptohemi), nuk mund te zgjohet njerezia, te shikoj jetën me optimizem e besim.
 

   Qofsh i nderuar miku im! Ndjeva kenaqesi qe lexova këtë shkrim dhe munda më pak fjale e sipas mendjes sime te varfer t'u ktheja një përgjigje, përsëri te varfer. Shendet!
Faleminderit për mirkuptimin dhe me kenaqesi dëshiroj te trajtojme sebashu tema të ndryshme ne këtë fryme te respektit për njëri-tjetrin.
Nenvizoca pjesen e siperme pasi aty me duket se gabon.Pergjigjia duhet e gjatë por jam duke shkuar ne pue dhe po të them nja dy fjale.Unë kam jetuar ne perëndim dhe mud te jam shembuj nag me te larmishmet qe atje njeriu është me standarte me te larta.atje punohet me një vrull e disipline te pa pare.Dikur një mjek shqipetare ne SHBA,shprehesh:"Punoj ne një spital ku personeli duket sikur vrapon
dhe sikur punon."Atje është një sistem taksash qe dhe nëse mbetesh pa pune i ke mundësitë minimale te te jetuar.Fakti se si i priten mijra refugjate shqipetare,a nuk ishte kjo një shfaqe e vlerave te dashurisë se njeriut për njeriun.Njeriu ne vetevete është shum i keq ,por janë institucionet e ndryshme qe e bëjnë atë njerzor dhe e mbajnë ne linjë.Sa më pak nga këto institucione aq me keq.Unë gjithmonë preferoj një shprehje timen_Me mirë fukara ne një vend me ligj se i pasur ne një vend si shqiperia.Përshëndetje.
E identifikuar
miku
pleqeri
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #50 më: 22-07-2008, 22:58:08 »

.....Unë kam jetuar ne përëndim dhe mud te jam shembuj nag me te larmishmet qe atje njeriu është me standarte me te larta.atje punohet me një vrull e disipline te pa pare.Dikur një mjek shqipetare ne SHBA,shprehesh:"Punoj ne një spital ku personeli duket sikur vrapon
dhe sikur punon."Atje është një sistem taksash qe dhe nëse mbetesh pa pune i ke mundësitë minimale te te jetuar.Fakti se si i priten mijra refugjate shqipetare,a nuk ishte kjo një shfaqe e vlerave te dashurisë se njeriut për njeriun.Njeriu ne vetevete është shum i keq ,por janë institucionet e ndryshme qe e bëjnë atë njerzor dhe e mbajnë ne linjë.Sa më pak nga këto institucione aq me keq.Unë gjithmonë preferoj një shprehje timen_Me mirë fukara ne një vend me ligj se i pasur ne një vend si shqiperia.Përshëndetje.

   Jam plotësisht dakort me këto qendrime. Bile ne tema te tjera edhe kam kembengulur se, veç te tjerash, shqiptarët qe jetojne ne emigrim, përfitojnë ne një masë te madhe kulturë pune. Kjo besoj se është e kuptueshme dhe s'ka nevoj për t'u zgjatur. Por.... mos harrojmë se për çfarë po diskutojmë.

   Citoj nga shkrimi yt:"Ske faj te ka munguar ky edukim.Cte keqe ka nëse falem dhe lutem për vete dhe për ty qe Zoti te na ndihmoje qe te shkojeme mirë duke na rrite dashurinë për njëri-tjetrin?Ka ndonjë gjë poshtruese këtu?Por komuniteti eurpian ku ti kërkon te futesh kështu vepron dhe prandaj ka arritur standarte te larta te dashurisë dhe tolerances midis njerzve." Këtu është ajo ne te cilën ndryshojmë ne te dy. Pra Komuniteti Evropian, nuk do t'ia dije se ne c'kategori besimtaresh bën pjesë, por a je puntor(mundesisht i kualifikuar), a je me deshmi penaliteti te pastër, a je familiar i mirë, a zbaton rregullat shoqërore e ligjore te vendit ku banon, etj. etj....
    Sa për tolerancen fetare dhe dashurinë njerëzore, te na mungoje Evropa, mirë është te mari shembull nga ne.
   Për zhvillimin ekonomiko-shkencor, për sistemin e asistences sociale, për kuadrin ligjor e tj. etj...vërtetë e shohim me dylbi Evropen dhe Perendimin ne përgjithësi, por kjo nuk i dedikohet fesë. Bile do të thosha se feja është e fundit qe ka ndihmuar, për të mos thënë se ka penguar ne këtë drejtim. Shembuj nuk po jap, janë te njohur për te gjithë. Harrohet mesjeta?
    Kaq për sot dhe në lidhje me shkrimin Tuaj. Nderime i dashur!
E identifikuar

Rron shqiponja ne maj te malit, rron edhe miza nën bisht te kalit.
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #51 më: 22-07-2008, 23:54:04 »


    Sa për tolerancen fetare dhe dashurinë njerëzore, te na mungoje Evropa, mirë është te mari shembull nga ne.
   

Më fal Miku, po ku e ke provuar ti konkretisht tolerancen fetare?Gjatë viteve te pushtimit turk ka dokumenta për ligjet e asaj kohe qe privilegjoni njern pale dhunonin të drejtat e pales tjetër .Është propetom mobile të pranosh tolerance kur nuk ka barazi ne te drejta..Gjatë periudhes se mbreterise shqipetaret krijuan shtet por nuk u bene reforma ekonomike,por vetëm vendosen ligje për tu qeverisur te paktën nga shqipetare.Nuk vonoi dhe erdhi komunizmi i cilizhduku fenë ,predikoi barazine sociale por krijoi një pabarazi ne privilegje,pastaj kjo u thellua me luftën e kalasve ekeshtu përsëri popullsia u nda ne dy pjesë qe do të urrenin njeratjetren.A ka me paradoks se të thuash se ka tolerance e barazi ne gjendjen e një lufte te eger klasore?
Kestu i humbi kuptimi shijimit te fesë dhe te tolerances se shqipetareve mes besimeve të tyre.Shqipetaret ruajten përkatësinë fetare vetëm nga emrat,te cilat dhe ato ne shumë raste u ndryshuan .Kështu tolerancen fetare ne te dy nuk e kemi provuar.Tashme jemi ne këtë pikë ku unë dhe ti jemi me cilësi te njeta.Produksion i këtyre viteve.Pretendojme te bashkejetojme me një komunitet te krishtere.Duke mos qenë fetare a nuk do të ishte me mirë te futeshim si ateiste liberal duke e repektuar kontributin e krishterimit thjesht si edukim?Kur je ne një pikë qe nuk je fetar peredo te perqafosh islamizmin, për te krijuar tek ato reaksion dhe probleme ne të ardhmën?P, oreksi vjen duke ngrënë.Do të fillosh tekerkosh shkolla për besomtaret ,faltore,do të kërkosh ferexhen do të kërkosh gjinekollog femere e jmashull,do të krijosh diferenca ne mënyrën e teveshurit,te ngrenit etj.Europa nuk ka problem për pakica por miljona e miljona prishin ekuilibret
Mirë u ndigjofshim.
E identifikuar
chekevara
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #52 më: 23-07-2008, 00:09:04 »

Ne këto postimet e fundit doja te shtoja diçka në lidhje me ndjenjen fetare ne EU, qe kaq shumë dikush na mburret)
1) Pjesa me e madhe e popullsise Europiane janë jashtë "influences" se kishes katoliko-romane, d.m.th. i perkasin rrymave kristiane si: Protestant, Luterane, Kalviniste etj( historinë e këtyre ndarjeve e dini, apo jo?)
2) Vetëm reth 10% e popullsise janë praktikant, oe me mirë, frekuentojne kishat te dielen, biles ne vendet elite te EU-se kjo perqindje zbret deri ne 2%
3)Të gjitha kushtetutat e këtyre vendeve, përfshirë dhe atë "pilot" te Lisbones për Bashkimin Europjan ndajne ne mënyrë strikte raportin shtet-fe( këtu perjashtohet me disa ligje Greqia dhe një Preferenc e "fshehur" ne kushtetuten Italiane)
4)Dhe me e rendesishmja: Dua tju kujtoj revulucionin Francez dhe rredhojat e tij, ose me mirë mendje ndriturit, qe hap pas hapi ne më pak se 2 shekuj arriten te permbysin Erresiren e krijuar nga Vatikani.....Një nga këto produkte është dhe Bashkimi Europijan....

Prandaj: kur te insistojme ne "ripagezimin" e Shqiptarve, do ishte mirë sikur, ne radhe të parë te hapnim ndonjë libër me shumë dhe ne radhe te dytë......zgjidhni vete pastaj luj syun
E identifikuar

njeriu tërë kohën duhet te mesoje te jetoje, por me se tepermi duhet te mesoje te vdese.
chekevara
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #53 më: 23-07-2008, 00:19:50 »

Më fal Miku, po ku e ke provuar ti konkretisht tolerancen fetare?Gjatë viteve te pushtimit turk ka dokumenta për ligjet e asaj kohe qe privilegjoni njern pale dhunonin të drejtat e pales tjetër .Është propetom mobile të pranosh tolerance kur nuk ka barazi ne te drejta..Gjatë periudhes se mbreterise shqipetaret krijuan shtet por nuk u bene reforma ekonomike,por vetëm vendosen ligje për tu qeverisur te paktën nga shqipetare.Nuk vonoi dhe erdhi komunizmi i cilizhduku fenë ,predikoi barazine sociale por krijoi një pabarazi ne privilegje,pastaj kjo u thellua me luftën e kalasve ekeshtu përsëri popullsia u nda ne dy pjesë qe do të urrenin njeratjetren.A ka me paradoks se të thuash se ka tolerance e barazi ne gjendjen e një lufte te eger klasore?
Kestu i humbi kuptimi shijimit te fesë dhe te tolerances se shqipetareve mes besimeve të tyre.Shqipetaret ruajten përkatësinë fetare vetëm nga emrat,te cilat dhe ato ne shumë raste u ndryshuan .Kështu tolerancen fetare ne te dy nuk e kemi provuar.Tashme jemi ne këtë pikë ku unë dhe ti jemi me cilësi te njeta.Produksion i këtyre viteve.Pretendojme te bashkejetojme me një komunitet te krishtere.Duke mos qenë fetare a nuk do të ishte me mirë te futeshim si ateiste liberal duke e repektuar kontributin e krishterimit thjesht si edukim?Kur je ne një pikë qe nuk je fetar peredo te perqafosh islamizmin, për te krijuar tek ato reaksion dhe probleme ne të ardhmën?P, oreksi vjen duke ngrënë.Do të fillosh tekerkosh shkolla për besomtaret ,faltore,do të kërkosh ferexhen do të kërkosh gjinekollog femere e jmashull,do të krijosh diferenca ne mënyrën e teveshurit,te ngrenit etj.Europa nuk ka problem për pakica por miljona e miljona prishin ekuilibret
Mirë u ndigjofshim.

Ti mor i nderuar, me duket se ngaterron edukim-kulturën Europjane me edukim kulturën Kristiane........
ku e gjen ndryshimin midis edukimit Kristian dhe edukimit Islam( mos më thuaj se është mishi i derrit dhe 7 gratë zgerdhihet)

Sa për "vigjilancen" ndaj një thellimi te "ekstremizmit" islamik ne Shqipëri edhe mund te jap te drejtë....
E identifikuar

njeriu tërë kohën duhet te mesoje te jetoje, por me se tepermi duhet te mesoje te vdese.
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #54 më: 23-07-2008, 12:29:33 »

Ti mor i nderuar, me duket se ngaterron edukim-kulturën Europjane me edukim kulturën Kristiane........
ku e gjen ndryshimin midis edukimit Kristian dhe edukimit Islam( mos më thuaj se është mishi i derrit dhe 7 gratë zgerdhihet)

Sa për "vigjilancen" ndaj një thellimi te "ekstremizmit" islamik ne Shqipëri edhe mund te jap te drejtë....
Ne shkrimin e me siperm me pelqyen shpjegimete tua.Dhe ti e kushdoeshtei i lutur te zgjedh një qe i pëlqen me shumë .Ato janë brenda lloit dhe jetojne ne paqe.Tjetër e shte problemi ne protestantet ne Irlandeqe kanë probleme me Britanine,këto nuk na interesojne.
Për pyetjes se ku i shoh ndryshimet me duket se e ke ne kuptimin qe nuk ka asnjë ndryshim?Shpesh kur futesh ne formën e pyetsorit duketme shumë si një provolim,pasi ne shkrimet e tjera pa dashje kanë dalë mjaft ndryshime edukimi.Për mishin e derrit me thua ti apo për te ngrënë me duar them unë,nuk është ky.Ndryshimet janë komplekse dhe nuk kam ndërmend ti diskutoj,pasi nuk me interesojne.Rendësi ka qe te dy palet pranojnë se ka ndryshime.(pak rëndësi ka se cili edukim është me i mirë ,por pershtatja me ta është me e rëndësishme.Perëndimi dhe mund te gaboje në lidhje me problemet ne lindjen e mesme por unë mbroj perendimin pasi me te i kam problemet jetësore,ose me saktë interesat.Ndryshime t kulturore sjellin reaksion dhe unë skam përse ti hyjë kësaj valleje.Po të lexoni shtypin tashmë do të keni mjaft artikuj qe po krijojne një infrastrukture për për një fryme kristiane në vend.Pak ditë me pare patem artikullin e Bucpapes sot ke për Fishten pak ne tejera gazeta k për at Zef Pellumbin e kështu për ditee me shumë.Unë jam këtu për te thënë atë qe se thonë ato troç.
Mirë u ndigjofshim
E identifikuar
miku
pleqeri
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #55 më: 23-07-2008, 17:56:09 »

    Nuk desha te ciroj shkrimet e mepareshme, për të mos bezdisur lexuesit.

   Anesti:  Mos ngaterroni edhe njëherë zhvillimet ekonomiko-financiare te Perendimit, teknologjinë, sistemin ligjor, sistemin e asistences, etj. etj. me bindjet fetare. Po qe se do të flasim për këto te parat, le të hapet një teme tjetër për këto probleme, me interes me duket.
   Pergjigjen me te mirë për situaten e besimeve fetare ne BE e ka dhënë chekevara. Nuk mundte shtoj diçka me te mirë.

    Tolerancen fetare ne Shqipëri unë e shoh ne atë se nuk do t'ia dije njeri se c'besimi i përket, por cili je ti. Apo e kam gabim? Me fanatiket e sotëm dhe te neserm nuk e di se ç'do të bëhet. Kjo mbase është edhe rezultat i politikes se E.Hoxhes ku njerëzitë u ndaluan te ushtronin besimet e tyre, mbase. Për mua nuk ka rëndësi ne u vndos me dhunë apo ne mënyrë "vullnetare" ky tolerim. E rëndësishme është se mbi të gjitha ne Shqipëri ka martesa ta perziera fetare, qe unë e shoh si tolerancen me te madhe fetare.(Mbase është edhe një injorim i feve te çdo orientimi). Kjo është toleranca qe unë kam pare dhe qe e shoh si unike ne botë.(Mbase ka edhe te tjerë, s'jam i bindur). Ti me kujton shekullin e shkuar apo edhe me tutje, për te nxjere ndikimin turk(musilman) ne Shqipëri. Po të shkojme me thelle ne vite, do të gjejmë xhevaire kristiane sa të duash. Shkojme ne Mesjete? Nuk ja vlen te futemi ne detaje se këto janë thënë edhe në vend tjetër, e bëhemi te besdisshem.
   Kështu i dashur! Përëndimi ka njëfarë tolerance fetare(perjashtuar Greqine, ku janë me keq se fanatiket musilmane), sepse nuk e sheh fenë si udhëheqjen kryesore ne jetë e qëllim ne vetvete. Perendimoret te japin përshtypjen se, kur kanë kohe te lirë, apo s'kanë me se të merren, bëjnë një xhiro edhe nga tempulli fetar i tyre. Do te me thuash se pse nuk dalin kundër Fese? E pse ta bëjnë? Përderisa nuk i prish pune njeriu, dhe me kryesorja i bene njerëzitë vetëm te luten e te falen dhe jo te kërkojnë, lere le të "ekzistoje" edhe ajo. Ama, me ligj, feja ka vendin e vet, jashtë shtetit.
   Këto një here për njëherë!
E identifikuar

Rron shqiponja ne maj te malit, rron edhe miza nën bisht te kalit.
C.entau.r
12 sahati


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #56 më: 23-07-2008, 20:50:39 »

Paskan ik moderatorët me pushime verore më duket ...   pershtjellim

Po si nuk dha njoni nai fakt për ekzistencën e Jezusit të Nazaretit, po vetëm sqarime për Anestin  perqeshje
E identifikuar

el condor pasa
chekevara
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #57 më: 24-07-2008, 02:40:57 »

Hahahaha...tu dasht me i mush menjen o Centaur, po si mushet me duket perqeshje......Ajo "J" ka humb ne labirintin e alfabetit te historisë, apo s'ka çonë nai her!!!!! perqeshje

Mos ma merrni për keq, thjesht një shaka për te ulur pak tensionin perqeshje
E identifikuar

njeriu tërë kohën duhet te mesoje te jetoje, por me se tepermi duhet te mesoje te vdese.
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #58 më: 24-07-2008, 13:31:53 »

Paskan ik moderatorët me pushime verore më duket ...   pershtjellim

Po si nuk dha njoni nai fakt për ekzistencën e Jezusit të Nazaretit, po vetëm sqarime për Anestin  perqeshje
Më fal po ku ndryshon ti nga Tarja,ai komunisti qe kërkonte te gjente florit e fshehura ne oborr?Unë plaku them se si duhet te jemi sot e ne të ardhmën ti iriu don me verttu ekzistencën e Jezusit para 2000 vjeteve.Hajde mendje hajde.
Tolerancen qe ndjen ti ne Shqipëri nuk është tolerance fetare.Është propetum mobile të pranosh se për 60 vjet te ndalimit te fesë,dhe jo vetëm kaq por te injektimit me dhunë te ideve komuniste të kërkosh tolerancen fetare,pra pa ekzistencën e feareve.Me thua se është merit kjo?Shikojenise si sillet Njeriu i Ri sot.Viktime i pasione te tij,i gateshem te tebej mirë apo keq ne mënyrë te pa vetedishme.Unë nuk këshilloj të jesh fanatik i madh i një besimi por ta pranosh atë si një kontribut edukues,te shoqerise.Unë kam njohur te kaluarendhe njohe dhe brezin e ri por kam njohur dhe europianet.Pra bejnje krahasim konkret te edukimeve.Statistik at e nivelit te besimtareve atje nuk janë te rëndësishme.Është e pa mohueshme se ato janë edukuar me kod te krishtere.Dhe krahasimi  i nivelit te edukimit te shqipetareve dhe europianeve ne vija tetrasha,matet me raportin e krimeve për një sasi te percaktuar njerziah,me nivelin e korrupsionit administrativ,korupsionit politik,dhe na sisatemin e drejtesise.Kemi specialiste dhe ligje sa të duash por nuk kemi predispozicion (edukim) për ti vënë ato ne pune.Unë und teperdor dhe ndonjë term te gabuar por vlerë ka ideja qe unë shtroj.
E identifikuar
C.entau.r
12 sahati


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #59 më: 02-09-2008, 18:25:00 »

Citojeni
Unë plaku them se si duhet te jemi sot e ne të ardhmën ti iriu don me verttu ekzistencën e Jezusit para 2000 vjeteve.Hajde mendje hajde.

PO mer po unë i riu dua ekzistencën historike te Jezusit qe te them me plot gojen qe nuk është gënjeshtër dhe atëherë mund ti vishni dhe vlerat morale këtij personazhi te pa vërtetuar historikisht.

Po ti plaku je gati të thuash se megjithse kjo histori është GENJESHTER ka vlera morale dhe edukuese. A nuk është qesharake !?

NJe gënjeshtër me vlera edukuese haha.
E identifikuar

el condor pasa
Faqe: 1 2 3 [4] 5   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |