Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa

Forumi TeologjikForumi TeologjikKëndvështrime Teologjike (Moderator: M.SHKODRANİ)Sa prej jush kan pasur prindin aktiviste te komunizmit.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Sa prej jush kan pasur prindin aktiviste te komunizmit.  (E lexuar 135 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Anesti

Shiko profilin
« më: 15-05-2008, 15:34:55 »
Citojeni

Unë jamne një moshe 55 vjeçare dhe me te thënë te drejtën me dukeni krejtësisht fallco kur hiqeni kaq te perkushtuar ndaj fesë.Të besosh nuk është kaq ethjeshte.Se shkove njëherë ne xhamiapo nekishe dhe qe atë ditë ti ndryshove.As se lexove Kuranian apo biblen.të besosh vërtetë do të kalosh një proces te gjatë jetesor ku vet jeta bëhet shembull për ato qe predikohen dhe vetëm atëherë je një besimtar i vërtetë.Deri tani ju nuk e keni kaluar këtë proces.Për mendimin time sqipetaret janë një popull dembel dhe sidomos duke ardhur nga një sistem social komunist ku një punonte dhe njeqind rrinin pasi merreshin me propogande apo mundoheshin të merrnin një dipllome e pastaj binin ne gjme letargjik.kjo semundje i ka bërë njerzit sidomos nga familje qe e kanë shijuar komoditetin qe te jepte e marruna me politike
e kështu i edukuan fëmijët e tyre  te synojne për te gjetur dege qe do ti jape mundësinë atyre te jetojne pa u lodhur.
Pozicioni gjeopolitik i Shqipërisë benqe vendet islamike te japin donacione te mëdha  për fuqizimin e fesë muslimane dhe këtë e pame me një gare te cfrenuar për ndërtimin e kulteve të tyre.Kerkush nuk u kujtua te investoje ne infrastukture e ne ekonomi qe te punesohen këta njerëz.Më ka ber përshtypje kur mberriten kopjet e para te Kuranit (nga Kosova besoj)Ne faqen e pare (parathenien )thuhej.Armiku ynë kryesor sot është ortodoxsia!
Me voneketeo kopje u asimiluan dhe natyrisht dolen te tjera.Po sikur ne Bibal te shkruhej kështu?E pra ato qe predikojne jo gjithmonë janë te sinqertë,por dinë dhe duan te sjallin përçarje.Sot kemi mbi 2000 studente në shkollat e vendeve islamike.Po u bëtë te gjith prifteri dhe hoxhallare kushdo tepunoje.Apo keni ndermendte coni ne pune gratë.Pikërisht kjo qenie i ha dajaket.
« Ndryshimi i fundit: 15-05-2008, 19:00:43 nga Aida » E identifikuar
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 15-05-2008, 16:37:45 »
Citojeni

Kur lexova titullin e temës sinqerisht ia plasa gazit! qesh me te madhe

Më falni por, mos pritni qe këtu do të deklaroje dikush haptazi se e ka pasur prindin aktivist te Komunizmit.
Jam kurioze ti shoh ata trima dhe trimereshat.
Plus këtu kemi me shumë frekuentues te rinje qe as e kanë përjetuar komunizmin, e një pjeses tjetër ndoshta as qe ju interesojne temat e natyres se tillë sepse enden nëpër rubrikat e Barkafese dhe Dashurise (halle rinie këta zgerdhihet).
Kjo pershtypja ime personale po ndoshta edhe gaboj, te ja lemë kohës e ndoshta na befason dikush.

Gjithsesi jam dakort me atë se besimi nuk lind nga sot deri nesër, është një proces apo udhëtim spiritual te cilin e bejsh nga bindja. Nuk don te thotë se duhet te jetë proces i gjatë, dikujt i nevojitet me gjatë, ndërsa dikujt jo, mvaret nga personi dhe si e percepton besimin, plus nevojat shpirtërore. Si zakonisht njerzit qe kalojne periudha te renda ne jetë kërkojnë pergjegje dhe mbështeten ne një fuqi te mbinatyrshme.

Unë nuk jam nga Shqipëria, andej kah anet tona besimi është kultivuar me shumë, gjeneratet me te vjetra e praktikonin tinez për shkak te presioneve qe kishin nga sllavet, por them se është trashiguar sado kudo nga njeri brez ne tjetrin.

Sa i përket pjeses tjetër te shkrimit tuaj, nuk mund ta gjykoj si ka qenë ne Shqipëri meqë skam qenë as deshmitare e mund te bazohem vetëm ne atë qe kam lexuar. Unë p.sh. skisha has ndonjë Kur'an me mbishkrim te tillë, hera e pare qe lexoj, por ndoshta është e vërtetë sepse mendoj se nëse kanë qenë nga Kosova, janë bërë me qëllim qe ta ruajnë popullin shqiptar nga ndikimet sllavo ortodokse (serbe ne këtë rast)

Por them, jeni te padrejte qe akuzoni aq fuqimisht muslimanet, sepse me aq sa di edhe greket kanë bërë fushata antiislame ne favor te fejes ortodokse dhe me qëllim te perqarjes kombëtare.
Duhet te jemi objektiv dhe jo vetëm njërën pale ta akuzojme.
Mjafton ta permendi Janullatosin qe jep kontributin e tij te palodhshëm ne Shqipëri.



Citojeni
E pra ato qe predikojne jo gjithmonë janë te sinqertë,

Jam dakort me këtë qe thate, por këtu i fus ne thes gjith ata qe abuzojne detyren e tyre, te cilesdo feje qofshin, sepse çdo pyll ka derra thotë një shprehje popullore, apo?



E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 15-05-2008, 19:15:11 »
Citojeni

Un kam patur një xhaje dhe një halle aktiviste te komunizmit. Me xhajen më vjen inate se i ka patur të gjitha veprat e shokut Enver bile edhe shumë libra te tjerë propagandistik dhe na vitet 90 i hodhi te gjithë. Mua tani më duhet ti blej një e nga një te gjith ata libra zgerdhihet
Hallen e kam babaxhane. Nuk kam dëgjuar kend te me thotë se ka bërë këtë apo atë gjatë komunizmit. Kurse xhaja ka bërë ca pislliqe, si shkarkime nga puna e ku ta di una.

Sa për fenë, unë jam ne kontakt qysh prej 8 vitesh. Mu deshen plot dy vjet dhe një mal me libra te lexuar qe te me mbushej mendja.
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 15-05-2008, 19:17:50 »
Citojeni

Ja edhe trimi i parë! zgerdhihet

Nuk besova se do të deklarohet dikush, ja qe gabon njeriu. lol

Po babin e ke pas komunist? zgerdhihet
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 15-05-2008, 19:20:42 »
Citojeni

ncuq zgerdhihet

Mamit i kishin thënë shpesh për tu bërë, por nuk kishte pranuar.
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 16-05-2008, 23:24:06 »
Citojeni

Citojeni
Mu deshen plot dy vjet dhe një mal me libra te lexuar qe te me mbushej mendja. (ku ta di una.)(dhe na vitet 90)

Daklber kur thua UNA për UNE,si dhe NA për NGA si dhe shpesh (moma im, për mama ime)nuk kemi te bëjmë me gabim ortografik por me një dialekt te njerzve me ngjyrë.Me bërë te kujtoj një here e një kohe, një brigadier jevg komunist, kur organizonte punën ne vapor-Ju te dyja ke hamari,ju te dyja ke sotoparango.-Kur ato ishin te gjithë hamej burra. Dhe djali im u infektua një haere me këtë dialekt dhe me te thënë te drejtën e kam goditur.Ai mali me libra muk mund të lexohet me këtë dialekt.Propetum mobile.
E identifikuar
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 16-05-2008, 23:51:22 »
Citojeni

[quotePor them, jeni te padrejte qe akuzoni aq fuqimisht muslimanet][/quote]

Nëse unë akuzoj muslimanet do të thotë te peshty veveten.Unë nuk njof musliman ne Shqipëri por te krishter te konvertuar.Unë kritikoj ato qe e mbështesin këtë konvertim dhe tentojnë ta paraqesin atë si një transformim normal vetme vetm se kërkojnë te përfitojnë duke deformuar realitetin.Për Kosovën e kam shprehur mendimintim,por këto këtu i njoh mirë janë fallco.Provoj te lexoj ndonjë shkrim të tyre por është e pa mundur,me duken si kur janë nag 100 vjeç me një nivel paranoik.Shejtani disa fjale turke e përsëri shejtani.Shprehje qe na trembenin kur ishim fëmijë e po na trembin dhe tash qe jemi te rritur!

Aida te përshëndes për edukim qe ke.Shpesh e kam vënë re se femrat e Kosoves janë shumë me te civilizuara se meshkujt,e ne këtë pikë shpesh frikohem nëse do të keshe mundësi, për te zgjedhe atë qe të duhet.Ciao.
E identifikuar
M.SHKODRANİ
Teolog
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 17-05-2008, 03:02:31 »
Citojeni

Titulli i temës i bukur por brendesia sikur paska dal pak nga tema. Ne rrallë të parë Anesti nëse ke mundësi na publiko një dokument rreth Kuranit qe shkruante se armiqtë tanë janë ortodokset. Pastaj unë nuk shoh as te krishtere te konvertuar ne musliman por shoh pagan te konvertuar ne fe të ndryshme. Mos ti marrim burimet historike nga aty ku na intereson neve sepse kjo nuk është e drejtë. Shqiptarët nuk kan një prejardhje te krishtere por sipas burimeve historike te paktën sa ka arritur historia te rregjistroje kanë një prejardhje pagane.

Sa i përket shprehjeve qe thua ti janë turke. Me vjen keq por nga gjuha qenkeni dobët për arsye se këto fjale nuk janë turke por Arabe. Do thoni ju çfare ndryshimi ka. Ka ndryshim sepse janë dy gjuhe të ndryshme.

Ndërsa për atë qe i keni thënë Dalberit. Ngjyra e njeriut nuk tregon intelektin e njeriut as kulturën dhe as zotesine ajo tregon vetëm dallimin nga njeri ne tjetrin. Kjo qe keni shprehur ju pra fjala jevg nuk u duket juve një fyerje e pa vend për arsye se ju nuk i njihni personat qe shkruajnë këtu dhe sikur ti njihni meqë ju paskeni një moshe 55 vjeçe thua valle dhe këtë nuk e dini se nuk duhet te fyhet njeriu. A mos valle doni te na thoni se vetëm ju qe jeni te medhenj ne moshe keni intelekt apo origjinalitet ndërsa ne te rinjtë jemi falco. E keni gabim unë do deshiroja te perdorja një televizor me telekomand e mundesisht plazma e jo televizorin me llamba lura.

Përsa i përket prinderve unë kam patur babain sekretar byroje. Nuk di se sa mund të kishte qenë me tepër aktivist se kaq. Ka mbaruar shkollën e lartë te politikes se atehershme, por mua nuk mu be pengesë asnjë here për te studiuar atë qe desha për kundrazi me mbeshteti dhe me mbështet akoma.
E identifikuar

Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 17-05-2008, 03:44:31 »
Citojeni

Daklber kur thua UNA për UNE,si dhe NA për NGA si dhe shpesh (moma im, për mama ime)nuk kemi te bëjmë me gabim ortografik por me një dialekt te njerzve me ngjyrë.Me bërë te kujtoj një here e një kohe, një brigadier jevg komunist, kur organizonte punën ne vapor-Ju te dyja ke hamari,ju te dyja ke sotoparango.-Kur ato ishin te gjithë hamej burra. Dhe djali im u infektua një haere me këtë dialekt dhe me te thënë te drejtën e kam goditur.Ai mali me libra muk mund të lexohet me këtë dialekt.Propetum mobile.

Së pari, e kam shumë te vështirë të flas ne një dialekt, aq më pak atë te Beratit pasi rinine time e kam kaluar me një shoqeri nga të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe aty, jo vetëm mua por gjithë neve na u perzi e folmja, kjo është arsyeja.

Së dyti, këtu un nuk jam duke zbatuar ndonjë protokoll apo nuk jam duke formuluar shkresa zyrtare ose ose nuk kam te bëj me një institucion apo me një drejtim direkt ndaj dikujt, dhe kjo me shtyn qe te shprehem lireshem dhe të flas me te pandergjegjeshme, sepse i drejtohem auditorit si te keme përpara shoqërinë time. E vërteta është se këtu ne këtë forum un e ndiej veten mes shokesh dhe nuk ja ve re seriozitetit. Nëse ju doni kur tiu drejtohem mund te perdor edhe tonë zyrtare.

Së treti, fjalët tuaja nëse un mundem te lexoj apo jome atë dialekt qe flas janë teresisht te pabaza. Sipas kësaj ideje na del qe gjith shqiperia te jetë "injorante" sepse nuk perdor gjuhe letrare ne te folur???????

Së katërti, studimet e mia ashtusi edhe leximet kanë qenë ne gjuhe të huaj, pasi ka një mungese te theksuar literature ne gjuhën shqipe. Edhe ato perkthime qe janë janë shumë te dobeta. Më kujtohet rasti i një libri për Aleksandrin e Madh, qe e kam lexuar para shumë vitesh, një përkthim nga origjinali i Ostrogovskit, ishte për ibret. E kam rilexuar ne anglisht para ca kohe dhe vura re se jo vetëm nga ana estetike por edhe përmbajtja ishte ndryshuar gjatë perkthimit.

edhe diçka; Kur kam bërë hulumtimet e mia rreth islamit, i kam bërë ne gjuhën origjinale d.m.th. ne arabisht luj syun
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 17-05-2008, 12:11:52 »
Citojeni

Citojeni
Titulli i temës i bukur por brendesia sikur paska dal pak nga tema. Ne rrallë të parë Anesti nëse ke mundësi na publiko një dokument rreth Kuranit qe shkruante se armiqtë tanë janë ortodokset

Shkodran për këtë kërkova ne bibloteken time dhe nuk e gjetapor me kujtohwt tashmë se kemi pas një diskutim ne shtepine e te ndjerit Sali Tivari qe ma kundershtoi këtë argument dhe e kam dergaur atje.Si duket ai e ka lënë ndokun për arsye replikimi.Po ne familjet e Kosoves sigurisht do të gjeni një te tillë.Atje ai shkrim nuk krijon reaksion dhe nuk do ti këtë shkuar ne mendje ta heqin.Ja lemë AIDES këtë detyrë për ta gjete një kopje për ju.Megjithatë nuk eshteaspak e rëndësishme.
E dyta verejtaja për dialektin e Dalberit ehst shumë e rëndësishme.Sebashku me zhvillimin mendore duhet dhe dialekti te shkeputet nga ia i femirise e te këtë civilizimine vet.Shqeperia ka dy dialekte atë te gegerishtes dhe te toskerishte,mesi luhatet me te dyja sebashku.Dialekti qe kritikova unë i përket komuniteteve te ijnorances qe nuk shkojnr nr shkolla.Deri sa dhashe dhe shembullin me djalin tim do të thotë se nuk kam qëllim fyes me Dalberin por dashamires.Deri sa nuk ja kanë bërë vërejtje deri tani besoj se duhet te me thotë faleminderit.
Pe shkodranin -Të lutem mos më bëj teori për komunitetin jevg.Ne te bardhet i kemi diskriminuar sa kemi mundur ato,pra jemi mekatare.Personalis ht po merrem me këtë komunitet me një grup oprej 100 vetesh për ti integruar ato ne shoqeri.
E identifikuar
M.SHKODRANİ
Teolog
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #10 më: 17-05-2008, 12:53:01 »
Citojeni

Skrimi i me siperm nuk përputhet me përgjigjen qe keni shkruar. Verjetja qe i keni bërë Dalberit është ne mënyrë fyese e jo keshilluese. Një person kur mbron një tez atë tez e mbështet me argumenta. Për sa i përket te ndireit Sali Tivari ne atë kohe kurani qe ka ardhur ne Shqipëri është shperndare gjithandej.
Ndërsa për komunitetin e njerëzve me ngjyrë edhe thoni se jemi mekatar edhe vazhdoni akoma te bëni mëkat si ndodh kjo? Ne mesazhin e öe siperm e perdorni këtë komunitet si objekt fyes ndërsa tani thoni se jeni duke u munduar qe ti integroni ata.

Po me habisni. Ju lutem jini pak mereal.
E identifikuar

Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 17-05-2008, 12:55:01 »
Citojeni

duke mos mare asnjë relat për te tjera pika qe ke prekur;

cfar pikërisht po bën për ti integruar romet ne shoqeri?
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 20-05-2008, 15:55:46 »
Citojeni

Romet ja kam lënë Edi Rames.Unë merrem me komunitetin e Jevgjiteve.Kane një ambient gratis për tuargetuarne lkalin tim.Janë organizuar ne formë sindikate për probleme të tyre, i orjentoje sa mundem për problemet qe kanë (p.s..ato ngterojen shpesh pushtetin lokal me atë qendror)I mesoj të mos frkuentojne jetene mihaneve (klubeve)ku tradicionalisht shkaterrohen financiarisht duke qerasur njëri-tjetrin.Kam bindur shum prej tyre te dergojne fëmijët ne kurse anglishtje tek vajza ime pa pagese.I mesoj dhe për probleme te edukates qytetare ,si te urinojne si te peshtyne si te paraqiten me veshjen,si te lenetogezat dhe rrypat pe percina.Zhvillojme biseda politika qe kanë qenë jashtë trdites tyre,kritikoj muziken e kopjuar aziatike.Tashme shoh se i pëlqen dhe leximi i shtypit (jasht tradites se tyre )ndërhyjë ne zgjidhjene problemeve familjare,pao konflikteve mesnjeri tjetrit.Ciao
E identifikuar
M.SHKODRANİ
Teolog
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #13 më: 21-05-2008, 08:32:04 »
Citojeni

Pasi i kërkova Aenestit te me argumentonte Kuranin qe shkruante për armiqesine ortodokse dhe nuk ma argumentoi dot duke me thënë gjeje vete unë po u bëj një përmbledhje te kuranave qe janë perkthyer ne shqip dhe kanë hyrë ne Shqipëri. Nëse dikush ka ndonjë kuran perveç këtyre qe do shkruaj unë ju lutem ti shkruani sepse dua ti kontrolloj dhe ato. Argumenti është shtylla e çdo teze, një tez pa argument quhet perralle.

1. Kurani i perkthyer nga Sherif Ahmeti nga Familja Suud e Arabise Saudite viti 1992
2. Po ky kuran është ribotuar nga Sherbyesi i dy Haremeve Mbreti Mehd ne Medine viti 1993 (ky kuran është shperndre ne mënyrë masive ne te gjithë Shqipërinë)
3. Përsëri ribotim i këtij kurani nga Islamik Relief ne shtypshkronjen el-Ahram Kaljub-Kairo Egjipt viti 1994
4. Kurani i perkthyer nga Feti Mediut botuar nga shtypshkronja Logos-A Shkup ne bshkepunim me shoqaten IHH Stamboll. viti 1999
5. Kurani i perkthyer nga Prof.Hasan I. Nahi i përgatitur për botim nga Insituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qyteterimit Islam viti 2006.
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |