Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa



Sondazh
Pyetje: A ka kundershtime ne mes tyre?
A ka kundreshtime ne mes Ku`ranit dhe shkences? - 2 (25%)
A ka kundërshtime ne mes Bibles dhe Shkences? - 6 (75%)
Numri total i votave: 8

Faqe: 1 2 [3]   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Religjioni dhe Shkenca.  (E lexuar 622 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
uthmani7


Shiko profilin
« Përgjigjja #30 më: 30-06-2008, 18:31:42 »

Reagimi i Kishës Mesjetare Kundër Shkencëtarëve

Qarqe të ndryshme anti-fetare zakonisht përdorin veprimet dhe reaksionet e gabuara të Kishës Mesjetare si një armë kundër fesë. Thuhet se Kisha ndikoi në prapambetjen e Europës dhe i dha asaj shumë varfëri. Në këto përpjekje është i nënkuptueshëm qëllimi për të shoqëruar bashkë Kishën Mesjetare me fenë dhe për të përhapur mesazhin që “nëse mbizotëron feja, ne do përfundojmë në errësirën e Mesjetës”. Megjithatë, feja e vërtetë nuk reflektohet në veprimet dhe reagimet e Kishës Katolike.
Kisha Katolike, duke braktisur zbulesat e vërteta të sjella nga profeti Jezus, praktikoi disa veprime jofetare. Padyshim që shkenca vuajti shumë nga duart e Kishës, e cila udhëhiqej nga klerikë që i shërbenin interesave të pak njerëzve duke hequr kështu dorë nga burimet e saj hyjnore. Ky zhvillim historik, sidoqoftë, nuk mund t’i mvishet fesë Islame. Islami nuk bazohet mbi supersticionet e “klerikëve” të tij por vetëm mbi Kur’anin, që është fjala e Zotit.
Një shembull kuptimplotë, që tregon se jotoleranca e Kishës Katolike nuk ka të bëjë aspak me fenë, është se shkencëtarë si Galilei, të persekutuar nga Kisha, ishin në fakt njerëz të devotë. (Besimet e këtyre njerëzve do të shtjellohen më gjerë në pjesën e dytë të librit). Ky shembull tregon edhe njëherë se presionet që institucionet fetare ushtruan mbi shkencën nuk janë pasojë e besimit por e shtrembërimit fetar.

Kriticizmi mbi Ungjillin dhe Teuratin

Shumë materialistë, që duan të paraqesin fenë dhe shkencën si jomiqësore, jo vetëm citojnë shembuj të praktikave të Kishës Katolike por gjithashtu tregojnë pjesë të veçanta nga Teurati (Testamenti i Vjetër) apo Ungjillin, për të treguar se si ato bien në kundërshtim me zbulimet shkencore. Megjithatë ekziston një e vërtetë që ata nuk e marrin në konsideratë ose pretendojnë se nuk e dinë: Ungjilli dhe Teurati janë tekste të modifikuara. Të dy përmbajnë shumë supersticione të shkruara nga njerëzit. Si rrjedhim do ishte e gabuar të merrje këto libra si burime referimi të fesë.
Kur’ani, nga ana tjetër, është shpallje e Zotit. Ai nuk është modifikuar aspak; as edhe një shkronjë e tij është ndryshuar. Për këtë arsye, nuk ka kundërshtime apo gabime në Kur’an. Të gjitha faktet e përmendura nga Kur’ani ecin paralel me gjetjet shkencore. Për më tepër, shumë fakte shkencore, që do mund të zbuloheshin vetëm në ditët tona, i janë treguar njerëzve në Kur’an 1400 vjet më parë. Kjo është një mrekulli e rëndësishme e Kur’anit dhe është një nga provat më të forta se ai është fjala e Zotit. (Disa nga faktet shkencore të treguara në Kur’an do të paraqiten në kapitujt në vijim).
Duke e ditur këtë, materialistët, të paaftë të përmendin ndonjë vers të Kur’anit për qëllimet e tyre, citojnë vetëm Ungjillin apo Teuratin për të shprehur pikëpamjet e tyre anti-fetare.

E identifikuar
uthmani7


Shiko profilin
« Përgjigjja #31 më: 30-06-2008, 18:38:11 »

Mospërzierja e Deteve me Njëri-tjetrin

Një nga vetitë e deteve që është zbuluar vetëm kohët e fundit, është treguar në një varg të Kur’anit si më poshtëë:
Ai i lejoi dy detet të puqen. Ndërmjet atyre të dyve është një pengesë që ata të dy nuk e kapërcejnë.
(Sure Err-Rrahman: 19-20)

Kjo veti e deteve, që ata takohen por nuk përzihen aspak me njëri-tjetrin, është zbuluar vetëm kohët e fundit nga oqeanografët. Për shkak të forcës fizike të quajtur “tension sipërfaqësor”, ujërat e deteve fqinjë nuk ngatërrohen. Si pasojë e dendësive të ndryshme të ujërave të tyre, tensioni sipërfaqsor pengon përzierjen e tyre, njësoj si të kishte një mur të hollë mes tyre. 68)
Pjesa interesante e kësaj është se, në një kohë kur njerëzit nuk kishin njohuri mbi fizikën, tensionin sipërfaqsor apo oqeanografinë, ky fakt u zbulua nga Kur’ani.

Gjinia e Fëmijës


Deri fare pak kohë më parë, mendohej se gjinia e fëmijës përcaktohej nga qelizat e nënës. Ose të paktën, besohej se gjinia përcaktohej nga qelizat e nënës dhe babait bashkë. Por ne jemi informuar ndryshe në Kur’an ku citohet se mashkulli apo femra krijohet nga “një pikë farë që hidhet”.

Dhe Ai është që krijoi llojet – mashkullin dhe femrën. Nga pika e farës që hidhet. (Sure En-Nexhm: 45-46)

A nuk ka qenë ai një pikë ujë që derdhet, e pastaj u bë gjak i trashë që Ai e krijoi dhe e përsosi duke bërë prej tyre dy lloje mashkullin dhe femrën?
(Sure el-Kijame: 37-39)

Disiplinat e gjenetikës dhe biologjisë molekulare kanë vlerësuar shkencërisht saktësinë e këtij informacioni të dhënë nga Zoti në Kur’an. Tani është kuptuar se gjinia përcaktohet nga qelizat e mashkullit dhe se femra nuk ka asnjë rol në këtë proces.
Kromozomet janë elementët kryesorë në përcaktimin e gjinisë. Dy nga 46 kromozomet, që përcaktojnë strukturën njerëzore, njihen si kromozomet e gjinisë. Këto dy kromozome quhen “XY” tek meshkujt dhe “XX” tek femrat pasi format e kromozomeve i ngjajnë këtyre shkronjave. Kromozomi “Y” mbart gjenet që kodojnë gjininë mashkullore, ndërsa kromozomi “X” mbart gjenet që kodojnë gjininë femërore.
Formimi i një qënieje të re njerëzore fillon me kombinimin kryq të një prej këtyre kromozomeve, të cilat ekzistojnë në çifte tek femrat dhe meshkujt. Tek femrat të dy përbërësit e qelizës, e cila ndahet në dy gjatë ovulimit, mbartin kromozome X. Qeliza e mashkullit nga ana tjetër, prodhon dy lloj përbërësish, një që përmban kromozome X dhe tjetri kromozome Y. Nëse një kromozom X nga femra bashkohet me një spermë që përmban një kromozom X atëherë fëmija është femër. Nëse bashkohet me një spermë që përmban një kromozom Y, fëmija është mashkull.
Me fjalë të tjera, gjinia e fëmijës përcaktohet nga cili kromozom i mashkullit bashkohet me ovulin e femrës.
Asgjë nga këto njihej deri në zbulimin e gjenetikës në shekullin e 20-të. Në të vërtetë, në shumë kultura besohej se gjinia e fëmijës përcaktohej nga trupi i nënës. Ky është shkaku që gratë fajësoheshin kur lindnin vajza.
Katërmbëdhjetë shekuj përpara se të zbuloheshin gjenet e njeriut, Kur’ani na dha informacione që e hidhnin poshtëë këtë supersticion dhe na tregoi se origjina e gjinisë nuk gjendej tek gratë por tek burrat.

Embrioni i Ngjitur pas Uterusit

Nëse vazhdojmë të shqyrtojmë faktet e përmendura në Kur’an rreth formimit të njeriut, ndeshemi përsëri me disa mrekulli shkencore mjaft të rëndësishme.
Kur qeliza mashkullore bashkohet me vezën e femrës, formohet esenca e fëmijës që pritet të lindë. Kjo qelizë e vetme, e njohur si “zigotë” në biologji, do fillojë menjëherë të riprodhohet duke u ndarë dhe do shndërrohet kështu në “mish” të quajtur embrion. Kjo sigurisht që mund të shikohet nga njerëzit vetëm me ndihmën e mikroskopit.
Megjithatë, embrioni nuk i kalon fazat e tij zhvilluese dukë qëndruar në boshllëk. Ai ngjitet pas uterusit njësoj si rrënjët që futen në tokë. Nëpërmjet kësaj lidhjeje embrioni përfton nga trupi i nënës substancat esenciale për zhvillimin e tij. 69)
Në këtë pikë zbulohet një mrekulli e rëndësishme e Kur’anit. Kur i referohet embrionit që zhvillohet në barkun e nënës, Zoti përdor fjalën “alak” në Kur’an:

Lexo: Në emër të Zotit tënd i cili krijoi njeriun prej një gjaku të mpiksur (alak). Lexo: Se Zoti yt është më Bujari. (Sure El-Alak: 2-3)

Kupimi i fjalës alak në Arabisht është “diçka që ngjitet në një vend”. Fjala përdoret tamam për të përshkruar shushunjat që ngjiten pas një trupi për të thithur gjak.
Sigurisht, përdorimi i një fjale kaq të goditur për embrionin që zhvillohet në barkun e nënës, provon përsëri që Kur’ani është një zbulesë nga Zoti, Sunduesi i gjithë Botërave.
E identifikuar
Sociologu03

Shiko profilin
« Përgjigjja #32 më: 19-07-2008, 10:35:28 »

Kurani dhe atomi



Kurani fisnik dhe zberthyeshmeria e atomit

Vete fjala atom rrjedh nga gj. greke do të thotë i pandashem, i pazberthyeshem.

Shumë shekuj, përpara pejgamberis se Muhammedit (s.a.v.s.), ishte e mirenjohur teoria e atomizmit, e paraqitur prej filozofit grek, Demokritit.

Me shekuj, qe nga greket e vjetër, materialistet konsideronin se materia është lende themelore ne ndërtimin e gjithesise, dhe se ajo ekziston qe ne infinit. Duke pohuar se universi rrjedh nga pafundesia paraprakisht mohonin krijimin e saj nga Zoti. Ata, duke menduar se atomi është i pandashem, mendonin se ai është i perhershem, dhe nuk ka një fillim.

Arabet, gjithashtu, perdornin te njëjtin koncept; ne te vërtetë, fjala arabe dherrah, zakonisht paraqet pjesen me të vogël te njohur prej njeriut. Tani, shkenca moderne, ka zbuluar se kjo njesi me e vogël (pra, atomi, i cili ka te njëjtat cilësi si elementi i tij), mund te zberthehet ne pjesë perberese. Kjo është një dije e re, një arritje e shekullit te fundit; por, është mjaft interesant fakti se ky informacion kishte qenë dokumentuar me pare ne Kurân, ne te cilin thuhet:

As edhe një therrmije -atom (dherrah), as me e vogël se ajo, as me e madhe, nuk shpeton nga Dijenia e Tij, neqiej ose ne tok

(Kurani, 34:3)

Dhe asgjë nuk i fshihet Zotit tënd, qoftë sa një therrmije atom (dherrah) ne toke, a ne qiell qoftë. Dhe çfarë është me e vogël se ajo, dhe as çfarë është me e madhe, veçse shkruhet ne Librin e Qarte

(Kurani, 10:61)

Pa dyshim, katermbedhjete shekuj me para kjo shpallje duhet te jetë dukur e pazakonshme, madje edhe për një arab. Për te, dherrah ishte gjea me e vogël qe ekzistonte.
E identifikuar
Faqe: 1 2 [3]   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |