Zeri Islam - Forumi Mysliman ShqiptarForumi Teologjik - Theology ForumsKëndvështrime Teologjike (Moderator: M.SHKODRANI)Komentimi i kuranit ne driten e zbulimeve te reja shkencore.
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Komentimi i kuranit ne driten e zbulimeve te reja shkencore.  (E lexuar 3377 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
INDRITI
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« më: 17-05-2004, 22:15:55 »

 
All-llahu i madherishem ne Kur'anin fisnik urdheron e thote :
   ,,O njerez, adhuroni Zotin, tuaj, i cili ju krijoi juve dhe ata qe ishin para jush ashtu qe te jeni te devotshem (te shpetuar). Ai i cili per ju e beri token shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju leshoi shi me te cilin ju siguroi lloje te frutave si ushqim per ju; pra mos i pershkruani All-llahut shoke, duke qene se ju e dini (qe Ai nuk ka shok). (El Bekare, 21-22)
   Kjo eshte thenie per te gjithe njerezit, qe ta adhurojne me perkushtim All-llahun e madherishem, i cili eshte Krijues i tere njerezimit, Furnizuesit te tyre, nga qielli dhe toka, i cili nuk ka shok dhe
  Š Ai i cili per ju e beri token shtrat...Š
Kjo shprehje e pasqyron lehtesine ne jeten e njerezimit ne kete Toke pergatitjen e jetes ne Toke, ne menyre qe njerezit te kene vendqendrim te pershtatshem dhe strehim te sigurte e te qete ashtu sikur shtrati.
Esenca e kesaj mrekullie eshte esenca e cdo gjeje qe e ka krijuar All-llahu fuqiplote. Ky eshte shembull i aktit hyjnor ne gjithcka dhe cdo gje, prandaj edhe ne aktin e krijimit te njeriut.
 Ky pluhur i Tokes perbehet prej atomeve me cilesi te njohura. Kur njeriu t'i marre keto atome dhe mundohet te krijoje dicka prej tyre, kufiri i skajshem i tij cka mund te beje prej ketyre atomeve eshte nje tulle ose tjegull, ene ose aparat, pa marre parasysh sa precize eshte ajo pune. Nderkaq All-llahu i cili eshte kreator i cdo gjeje, sajon prej ketyre atomeve qenie te gjalle, zemra e te cilit rreh dhe punon, jete e cila permban ate sekretin hyjnor i cili s'mund te kuptohet, sekretin e jetesŠ sekret te cilin njeriu nuk mund ta kuptoje as ta krijoje, sekret te cilin nuk e kupton asnjeriŠ
 
 
Nga shkronjat dhe fjalet njerezit sajojne te folurit e vet dhe vargjet ne poezi dhe vepra, ndersa All-llahu i madherishem, prej shkronjave e sajoi Kur'anin e lavdishem.
  Dallimi ne mes te vepres se njeriut dhe vepres se All-llahut te plotfuqishem eshte si dallimi ne mes te trupit te vdekur dhe shpirtit. Ky eshte dallim sic eshte dallimi ne mes te tablose se jetes dhe jetes ne realitet-vertetesise se jetes.
   Prandaj eshte obligim qe njerezit t'i perkulen All-llahut i cili krijon, edhe qe eshte i vetmi i denje per t'i bere adhurim. Te falurit ,e ka qellimin e vet te cilin ata do ta arrijne dhe te cilin do ta realizojne:
 qe te jeni te devotshem...
   Qe ta vazhdojne rrugen ne drejtim te asaj tabloje te zgjedhur te njerezimit, tablose se atyre te cilet i falen vetem All-llahut te madherishem, tablose se atyre te cilet e zbatojne te drejten e cila i perket Hyjnise kreative, andaj i falen vetem Krijuesit absolut.
   All-llahu i madherishem krijoi harmoni fascinuese ne toke, ne menyre qe njerezve t'u pershtate dhe pergatite mjete per jete dhe te gjitha mjetet e tjera te paqes dhe kenaqesise, te cilat ua ka nenshtruar. Po te mos ishte kjo harmoni jeta ne kete planet do te ishte e pamundshme. Do te ishte veshtire per njerezit te merrnin fryme lirisht dhe me lehtesi po te mungonte nje element ne ajer, apo sikur te prishej barazpesha e elementeve perberes te ajrit.
  E qiellin kulm e beri...
  Ketu behet aluzion per madheshtine e sajimit te qiellit dhe harmonine ne mes te qiellit dhe jetes se njerezve ne Toke. All-llahu i gjithefuqishem, duke e bere qiellin kulm i cili me ngrohtesine e vet, driten e vet, gravitetin e mases se vet fizike, harmonine e vet dhe te tjerat qe kane te bejne me token dhe qiejt eshte pergatitje per themelimin e jetes ne toke dhe definimin e saj. Prandaj nuk habit fakti se njeriut i behet e ditur, ne mes tjerash, edhe per fuqine e Krijuesit dhe virtytin e Furnizuesit; se kerkohet prej njeriut si krijese e All-llahut, ti falet Atij i cili meriton falje dhe adhurim :
...e prej qiellit ju leshoi shi me te cilin ju siguroi lloje te frutave si ushqim per ju
   Kjo perseritet ne shume vende te Kur'anit famemadh dhe njeriut i vehet ne dijeni pushteti i All-llahut te madherishem dhe te mirat e Tij. Uji i cili bie nga qielli eshte materia kryesore e jetes per te gjitha gjallesat ne Toke. Prej ujit buron jeta ne shume forma te saja:
 
          Dhe ujin e beme baze te jetes (El Enbija,30)
 
pa marre parasysh a rriten bimet menjehere pasi qe uji te perzihet me token, ose pas formimit te lumenjve, ose kur reshjen e thithin shtresat e tokes, andaj uji grumbullohet ne brendi dhe paraqitet ne siperfaqe ne forme te burimit, ose te puseve te thelluara, ose uji nxirret me ane te pompave te ndryshme ne siperfaqe ose ne ndonje menyre tjeter.
Uniteti i kosmosit dhe harmonise se pjeseve te tij, Toka e cila eshte shtrat per njeriun, burimi i ujit i cili ben qe te rriten llojshmeri e frutave, tregon se falenderimi per gjithcka i perket vetem Krijuesit.
 pra mos i beni All-llahut shok, duke qene se ju e dini.
Ju e dini se Ai ju ka krijuar, se i ka krijuar edhe ata para jush, e dini se Token na ka shtruar si shtrat, ndersa qiellin  si strehe dhe ka bere qe prej tij te rrjedhe uji, dhe se ne kete Ai nuk ka shok i cili do t'i ndihmonte, as ka rival i cili do t'i kundevihej.
Pas kesaj njohjeje politeizmi nuk mund te kete vend.
I tere multiuniversi e verteton meshiren e All-llahut Hireplote ne te gjitha nivelet dhe te gjitha hapesirat, sic ben aluzion verseti kuranor :
Eshte fakt se ne krijimin e qiejve e te tokes, ne nderrimin e nates e te dites, te anijes qe lundron ne det qe u sjell dobi njerezve, me ate shi qe e leshon All-llahu prej se larti e ne te ngjall token pas vdekjes se saj dhe perhape ne te nga cdo lloj gjallese, ne qarkullimin e ererave dhe reve te nenshtruara mes qiellit e tokes (ne te gjitha keto), per nje popull qe ka mend, ka argumente. (El Bekare,164)
Kjo metode kuranore e paralajmerimit te shqisave dhe intelektit eshte tejet e fuqishme dhe bindese per t'ia hapur syte dhe zemren e njeriut per sekretet e ketij universi e njeherit per t'a zgjuar mendjen per hulumtim. Paraqitja e perhershme e fenomeneve qiellore dhe kozmike para syve tane, seriozitetit te tyre, vecantise dhe shqetesimit te zemres dhe ndjenjes, eshte imperativ per njeriun qe ato te hulumtohen dhe zbulohen.
Sa here syte dhe zemrat kane qene te befasuara e duke shikuar ne keto skena per here te pare?
Sa here tronditet mendja gjate shikimit te pare te kendshem te kesaj larmie enigmatike.
Ky qiell dhe Toke, keto hapesira te pafund, trupat qiellore grandioze dhe horizonti mahnites, boterat e panjohura, harmonia mahnitese ne poziten e trupave dhe levizjen e tyre ne universin e pafund prej te cilave tronditet intelekti njerezor, ato jane fshehtesi te cilat e dehin shpirtin dhe treten ne mbulesen e te panjohures.
Edhe ky qiell dhe Toka per te cilat njeriu di pak, per madhesine, levizjet, vjetersine dhe distancen e tyre, ngase All-llahu i Gjithedijshem njeriut i dhuroi vetem njohuri te pjeseshme.
Besimi i sigurte eshte shikim i ri ne gjithesi, njohja e re e te bukures, njohja e jetes ne Toke, ne larmine e krijimtarise se All-llahut, cdo cast, me ardhjen e nates dhe fillimin e dites.
Zevendesimi i nates dhe dites, pasimi i erresires dhe drites, ndryshimi i agimit dhe muzgut, mengjesit dhe mbremjes, sa here i kane tronditur ndjenjat e njeriut, cdo here i kane shqetesuar zemrat, sa here kane ndodhur mrekullite mbi mrekulli, kane entuziazmuar mendjen e besimtarit ne ndjenjen e te cilit vazhdimisht perteriten keto skena dhe perkujtojne se dora e Zotit eshte ajo cka ben qe njeriu kete ta prese edhe ate cdo here me kenaqesine e krijimit te ri.
..te anijes qe lundron ne det qe u sjell dobi njerezve
 
 
Eshte skena me bindese te cilen e perjeton njeriu i cili udheton me anije. Vetem nje pike  e vogel ne oqeanin e madh, gjersa valet perplasen njera mbi tjetren, kurse kaltersia e pafund dominon perqark, kurse anija lundron duke u tundur andej-kendej. Vetem pushteti i All-llahut, vetem mbrojtja e All-llahut te madherishem, vetem ligji kozmik qe ka vedosur All-llahu, e barte kete pike te vogel neper valet shkumbuese me madhesi tmerruese.
   ...ate shi qe e leshon All-llahu prej se larti e me te ngjall token pas vdekjes se saj dhe perhap me te cdo lloj gjallese, ne qarkullimin e ererave dhe reve te nenshtruara mes qiellit dhe tokes...

Paraqet skenat per te cilat, sikur njeriu te gjykonte me mendje te zgjeruar dhe zemer te ndergjegjshme, sic insiston Kur'ani fisnik per zemren e udhezuar te besimtarit, me te vertete do te tronditej qenia e njeriut per shkak te madheshtise dhe meshires se pafund te All-llahut te madherishem. Kjo eshte jete e cila rrjedh nga toka kur ka mjaft lageshti, jete e qenesise se panjohur, permbajtje te pelqyeshme, jete e cila zvarritet pa hetuar, e pastaj shfaqet zeshem, qarte dhe fuqishem.
Prej nga ka ardhur kjo jete? Ka qene i fshehur ne kokrren dhe faren, do te mund te themi. Mirepo, prej nga ka ardhur ne kokerr dhe fare? Ku e ka rrenjen, burimin? Asnjeri qe gjykon, nuk mund te mos e beje kete pyetje.  Ateistet kane synuar ta mohojne dhe ta anashkalojne kete pyetje, per te cilen pergjigjja mund te gjendet vetem ne ekzistimin e Krijuesit te madheruar, i cili mund t'i jape jete te vdekurit.
Mandej ererat te cilat fryjne here nga njera, here nga ana tjeter, rete te cilat lundrojne ne ajer midis qiellit dhe Tokes si me magji, duke iu nenshtruar ligjeve te cilet i ka caktuar Krijuesi i kesaj bote, e perbejne sekretin e pazbuluar, qe teorite mbi shkaqet e krijimit te ererave dhe formimit te reve nuk jane te mjaftueshme per t'u pergjegjur ne kete pyetje.
Fshehtesia e ketyre harmonive qe  njohim ne, si fshehtesi te cilat mund t'i numerojme me mijera; sikur do te mungonte vetem njera prej tyre, nuk do te krijohej ose nuk do te zhvillohej jeta. Kjo, ne realitet, eshte fshehtesi e renditjes, detaje prapa te ciles qendron qellimi dhe zgjidhja e jo rastesia e thjeshte. Kjo eshte njesia e planfikimit dhe meshira e renditjes dhe kete me te vertete sic ben
aluzion verseti kur'anor :
... per nje popull qe ka mend ka mjaft argumente.(ElBekare,164)                                                                       
Por sikur njeriu ta braktiste shprehine dhe mosperfilljen dhe te shikoje tablote ne gjithesi si dicka te re qe ndodh ne te, sikur kete ta shikonte duke persiatur, njeriut zemra e te cilit eshte e pershkruar me driten e besimit, edhe sikur te kalonte neper kete bote si kozmonaut i cili shtegton neper gjithesi per here te pare, syri i tij do veshtronte cdo cast, veshi i tij do regjistronte cdo tingull; ai do verente cdo levizje.
Keto mrekulli te gjithesise do ta trazonin qenien e tij dhe do te skaliteshin ne shikimin e tij, zemren dhe ndjenjen e tij.
 Kjo eshte ajo qe e ben feja: e ben kete sinqeritet, kete ndjenje, kete vleresim te bukurise, kete harmoni dhe persosmeri. Feja eshte shikim i ri ne gjithesi, njohje e re e te bukures, njohje e jetes ne Toke, ne larmine e krijimtarise  se All-llahut, cdo cast, me ardhjen e nates dhe fillimin e dites.
Lidhur me versetin e shtjelluar me larte Muhammedi a.s. ka thene:I marre eshte ai i cili e lexon kete verset dhe nuk mendon.
                                             
 
                                           -vijon- 
« Ndryshimi i fundit: 09-03-2005, 09:43:38 nga INDRITI »
E identifikuar

Ngeja eshte e zene me pune.
INDRITI
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 05-06-2004, 09:22:15 »

Mrekullia dhe komentimi i Kuranit nen hijen e zbulimeve te reja shkencore.

All-llahu i madherishem ne Kuranin famemadh urdheron e thote:

Ne krijimin e qiejve e te tokes, ne ndryshimin e nates dhe te dites, ka argumente te qarta per ata qe kane arsye dhe intelekt(Ali Imran, 190)

Kurani fisnik ne kete verset pasqyron tablone e qete te ndikimeve kozmike ne vetedijen e matur, e njeheresh i orienton zemrat dhe shikimet e besimtareve vazhdimisht, ne kete liber te hapur, faqet e cilit shfletohen gjithnje.
Ne kete univers paraqiten shenja e cila frymon, inspiron dhe mobilizon ne natyren e matur te njeriut ndjenjen per vertetesi e vendosur ne faqet e ketij Libri dhe projektin e kesaj godine, mobilizon deshiren per pergjigje Krijuesit te multiuniversit. Te mencurit te cilet posedojne intelekt, hapin syte per ti pritur shenjat kosmike te All-llahut. Ata me tere qenjen e tyre orientohen drejt All-llahut te madherishem me sinqeritet, me zemer, ne kembe, ulur dhe te shtrire.
Syte u hapen e njohin dhe ne kete arrijne te verteten e gjithesise te cilen e ka krijuar All-llahu Fuqiplote, njohjen e qellimin te ekzistimit te gjithesise, shkakun e krijimit te saj dhe natyren e saj per nenshtrim; e njohin kete me frymezimin i cili bashkon zemren e njeriut dhe ligjet e kesaj qenesie.
Sikur ta nxjerrnim ndjenjen tone prej shoqerimit te qete me natyren dhe perseritjes se qete te kesaj shenje, do te lekundeshin te gjitha vizionet tona, do te luhateshin ndjenjat tona, do te kuptonim me siguri se pas kesaj harmonie do te ekzistoje nje Krijues absolut i cili kete e sjell ne pershtatje, do ta kuptonim qe prapa ketij preciziteti duhet te ekzistojne ligjet tejet madheshtore te cilat mbreterojne dhe i mbrojne keto mrekulli kosmike.
Teksti kuranor ketu i pasqyron ne detaje hapat e levizjes psiqike te cilat i shkakton orientimi kah skena e qiejve dhe Tokes, kah ndryshimi i nates dhe dites ne ndjenjat e atyre qe kane intelekt.
Teksti njekohesisht eshte inspirues dhe pasqyrues.
Ai i orienton zemrat nga programi i drejte ne bashkepunim me natyren e gjithesise dhe vertetesine e saj, paraqet pershtypjen e fituar permes ligjeve dhe inspirimeve kosmike, dhe ben qe librat e hapur te gjithesise te behen liber te njohjes per njeriun “ besimtarin, njohje e bashkimit me All-llahun dhe ate qe e krijon dora e All-llahut.
Kjo bashkon fillimin e orientimit te zemres nga te permendurit e Tij ne kembe, ulur dhe i shtrire dhe te pershtaturit lidhur me krijimin e qiejve dhe Tokes dhe ndryshimit te nates dhe dites.


Te pershtaturit mbi krijesat e All-llahut, te shikuarit e librit te hapur te gjithesise dhe te soditurit “ percjellja e dores kreative te All-llahut, levizjes se kesaj gjithesie, eshte adhurim. Sikur te lidheshin njohurite kosmike te cilat e hulumtojne esencen e Kosmosit, ligjet e tij, energjine e tij dhe ate qe ne kosmos eshte e fshehur, e fshehur ne sekretet dhe fuqite e tij, sikur te bashkoheshin te gjitha keto njohuri me te kujtuarit e Krijuesit te ketijj kosmosi, me ndjenjen e madheshtise se Krijuesit dhe miresise se Tij, pernjehere kjo do te ndryshonte dhe do te shnderrohej ne ibadet ndaj Krijuesit te ketij kosmosi. Jeta do ti fuqizohej ne keto shkenca dhe do te orientohej nga All-llahu i madherishem.
Simptomet e All-llahut Fuqiplote ne kosmos paraqiten ne realitetin e tyre inspirativ, por vetem per zemrat e njerezve te devotshem, te cilet All-llahun e permendin ne kembe, ulur dhe te shtrire. Keta njerez jane ata te cilet persiatin mbi krijimin e qiejve dhe tokes dhe mbi ndryshimin e nates dhe dites. Keta jane ata te cilet me kete jane lidhur me programin hyjnor i cili shpie ne miresi dhe shpetim. Mirepo, ata qe qendrojne me duar kryq para fenomeneve te kesaj jete tokesore dhe arrijne deri te disa fshehtesi te fuqive kosmike, pa kete lidhje dhe bashkim, e rrenojne jeten, e rrenojne vetveten me keto fshehtesi te cilat i kane arritur, e shnderrojne jeten e vet ne ferr te mjere dhe shqetesim, i cili njeriut ia ze frymen. Ata perfundojne me zemrimin e All-llahut dhe denimin e Tij ne fund te bredhjes.

... Zoti yne, kete nuk e krijove kot, i lartesuar qofsh...(Ali Imran, 191)

Nuk e krijove kete kosmos se koti dhe pa qellim, por te jete vertetesi e ekzistimit te Tij, ndersa vertetesia eshte ligj i Tij. Ai nuk eshte gje e kote sic mundohen ta paraqesin disa filozofi. Ky kosmos qarkullon sipas nje ligji dhe nuk i eshte lene anarkise.
Ky eshe kontakt i cili ne mendjen e te mencurve e ngulit ndjenjen e vertetesise origjinare mbi sajimin e ketij kosmosi dhe na zgjidh gjuhet per ta madheruar All-llahun dhe per ta eliminuar cdo mendim se krijimi i kesaj bote eshte i pavertete.
Pasojne aktivitetet shpirterore drejt takimeve te ketij kosmosi dhe frymezimit te tij:

... ruana prej denimit te zjarrit. Zoti yne, ate qe Ti e fute ne zjarr ate e ke poshteruar; per mizoret nuk ka ndihmetar! (Ali Imran, 192)

Kjo eshte e cuditshme mbi grupin e ndjenjave te largpamesit. Atehere zgjidhen gjuhet e tyre, e shprehin kete lutje te gjate, me devotshmeri, frike, ze dridhes, i drejtohen All-llahut te madherishem me melodi te bukur me ritem gjegjes dhe ashpersi te shkretetires ne rrokje me melodi.
Duhet te perqendrohemi para dridhjes se pare derisa njerezit jane drejtuar nga Zoti i tyre duke e lutur ti mbroje nga denimi dhe zjarri. Duhet te perqendrohemi para fjaleve te tyre:

Zoti yne, ate qe Ti e fute ne zjarr, ate e ke poshteruar; per mizoret nuk ka ndihmetare!
Ali Imran, 192)


Keto ethe , te cilat i godasin para se gjithash jane tronditje nga turpi per shkak te mjerimit te qe ndiejne banoret e ferrit. Ata kete e ndiejne me fort se djegia e zjarrit.
Keto ethe, kjo tronditje, shkakton tek ata ndjenje te tmerrshme qe ata nuk kane aske qe do tu ndihmonte, se tiranet nuk kane ndihmetare!
Te gjitha yjet, planetet, dielli, hena dhe galaktikat jane shenja te All-llahut te madherishem. I tere multiuniversi eshte liber i hapur i Tij, cdo pjese e kosmosit eshte nje mrekulli e persosur hyjnore e cila mahnit te diturit.
Vlen te theksojme se fjala qiell-toke (es-semavatu vel erd) permendet ne 81 kaptina te Kuranit famemadh. Fjala toke (erdun) permendet 453 here, ndersa qiell (semaun) 297 here. Vetem ne kaptinen Bekare qielli dhe toka permenden 38 here. Perse?
Qe te zbulohen ligjet e perpikta te kosmosit dhe ligjet e perkryera nderplanetare qe i krijoi All-llahu i Plotfuqishem ne harmoni eklantante.
Qe shkenca ti studioje keto ligje te harmonizuara duke mos e crregulluar kete precizitet.
Njeriu si ekzemplar i rendesishem i ketij universi, te cilin e krijoi i Gjithefuqishmi dhe i Gjithedijshmi per qellime te larta e fisnike, e mbi te gjitha ta njohe krijuesin e vet, sic ben aluzion verseti kuranor:

Une nuk i krijova xhinet dhe njerezit per tjeter, pervec qe te me adhurojne. (Edh Dharijat,56)

Ngase adhurimi i sinqerte dhe i perkushtuar ndaj All-llahut te madherishem e udheheq njeriun deri ne njohuri te vertete te Krijuesit.
Pra, sipas kesaj, njeriu eshte aktivitet kreativ, shprit qe panderprere perparon, ngritet prej nje gjendjeje ne gjendje tjeter, sic perkujton verseti kuranor:
Betohem ne kuqerrimin e horizontit pas perendimit. Dhe ne naten dhe cka ajo tubon. Dhe ne henen kur ajo eshte e plote. Ju patjeter do te perjetoni gjendje pas gjendjeje.
(El Inshikak, 16-19)


E gjithe kjo shikuar permes Kuranit eshte njera nga deshmite me te medha te All-llahut te madherishem, per ata qe shohin realitetin dhe se krijimi i qiejve dhe tokes seshte rezultat i ndonje loje te paqellim, sic ben aluzion verseti i Kuranit fisnik:
Ne nuk i krijuam qiejt e token dhe cka ka ndermjet tyre, pa nje qellim (Ed Duhan, 38)
Pra, kete univers, te krijuar nga Mjeshtri i Persosur, ia la premtim dhe nenshtrim njeriut, detyra e te cilit eshte te mendoje, meditoje dhe te persiate mbi shenjat, deshmite dhe faktet e All-llahut te madherishem, keshtu qe, ne kete menyre ti siguroje vetes mjete per ngadhenjim dhe fitore te vijueshme mbi kozmosin si faktor konkret e real e njekohesisht imperativ i Kuranit famemadh:

Dhe per ju nenshtroi naten e diten dhe diellin e henen. Edhe yjet jane te nenshtruar me urdherin e Tij. Vertete, ne keto ka argumente per nje popull qe mendon. (En Nahl, 12)


Njerezit gjithmone jane fascinuar nga mijera drita vezulluese qe sperkaten ne qiellin e nates. Prej planetit tone me sy te thjeshte mund te shohim afro 6000 yje.
Sipas shkencetareve, drita e diellit eshte 3000 trilion qirinj, ndersa e yllit Sirius, 26 here me e forte. Ka yje te largeta qe kane drite 100-500 here me te fuqishme se Dielli.
Para katermbedhjete shekuj Kurani fisnik e drejton njerezimin nga e verteta!

As Dielli nuk mund ta arrije Henen, as nata para dites, por secili noton ne nje galaksion.
(Jasin, 40)

Ketu dukshem qendron fakti esencial, d.m.th. ekzistimi i orbitave solare dhe lunare, te cilat i konfirmon astronomia moderne.
Kurani famemadh flet per Diellin, Henen dhe dobite e tyre per njerezit, jo vetem si burime te drites, por edhe batica dhe zbatica e valeve bregdetare behet nen ndikimin e Henes.
Lexojme me vemendje versetin e Kuranit fisnik:
Dhe per ju nenshtroi naten e diten dhe Diellin e Henen, dhe yjet jane te nenshtruar me urdherin e Tij. Vertete, ne keto ka argumente per nje popull qe mendon.
(En Nahl, 12)


Njekohesisht Dielli dhe Hena sherbejne si ceshtje
referimi per kozmosin dhe per te njehsuar kohen (muajt solare dhe lunare):

Ai e beri Diellin shendrites, e Henen drite dhe asaj (Henes) ia caktoi fazat, qe ta dini numrin e viteve dhe llogarine. All-llahu nuk e krijoi kete per tjeter, pos me qellim te caktuar. Ai ia sqaron argumentet nje populli qe kupton
(Junus,5)


Edhe afati i Diellit eshte i percaktuar. Kurani i lavdishem ne kete ceshtje eshte eksplicit:

Edhe Dielli udheton per ne kufirin e vet (ne cakun perfundimtar). Ai eshte (udhetim) percaktim i Ngadhenjyesit,te Dijshmit
(Jasin, 38)


Dielli eshte i mbushur perplot me gazra te perbere nga dy mije trilion tonelata (2x10 ) materie se bashku me mbeturinat e elementeve tjera.
Per secilin milion atome te hidrogjenit ka afer 85.000 atome te heliumit dhe vetem perafersisht 1000 atome te elementeve te tjera. Nje varg reaksione fuzive nukleare, te cilat vezullojne shnderrimin e hidrogjenit ne helium ngjajne ne nje shkalle shume te larte duke liruar sasi shume te medha energjie ne forme te nxehtesise, drites, x-rrezeve etj.
Kur temperatura e brendshme do te arrije 100 milion Kelvin, heliumi (i prodhuar nga ndezja e hidrogjenit) vetvetiu do te filloje te ndizet. Kjo do te ngjaje shpejt, duke formuar nje berthame karbonike. Rreth kesaj berthame te ndezur nga jashte do te filloje ndezja e heliumit, e me tej do te filloje te ndizet edhe cipa e hidrogjenit.
Energjia e madhe e liruar nga keto dy cipa do ti shtyje pertej shtresat e jashtme te Diellit, derisa te arrije orbiten e Jupiterit.
Astronomet e diteve te sotme kane llogaritur se Diellit i kane mbetur edhe 4,5 milion vite deri ne fund. Saktesine e di me se miri Krijuesi i Gjithefuqishem dhe i Gjithedijshem. Kete qe do te ndodhe me diellin na perkujton verseti kuranor ne kaptinen e palosjes:

Kur dielli te jete mbeshtjellur (erresohet) Dhe kur yjet te kene rene (e shkaperderdhur)
(Et Tekvir, 1-2)

Dhe atehere do te ndodhe dita e Kijametit (kataklizmes) dhe natyrisht Diellit do ti vije fundi i tij (mustekarr):

Kur eshte dita e kijametit?E, kur te merren syte (te paret)? E, te zihet Hena (erresohet). Dhe te bashkohet Dielli e Hena. (El Kijame, 6-9)
Pra, All-llahu i Gjithefuqishem, e keshillon njeriun qe ta zgjeroje diapazonin e hulumtimeve njerezore duke e udhezuar ne persiatje dhe ne te menduarit mbi tere pushtetin e madh ne qiej e ne toke
Andaj rezultati dhe qellimi i hulumtimit ne Toke e ne qiej, si dhe ne tere ate qe ekziston duhet te jete njohuria mbi Krijuesin, sepse ne te kunderten gjithe studimet , argumentet dhe porosite te cilat i theksoi All-llahu i madherishem ne Kuran, do te jene te padobishme, sic thote vete Kurani famemadh:
Thuaj: Veshtroni me vemendje cka ka (nga argumentet) ne qiej e ne toke. Po argumentet dhe qortimet nuk bejne dobi ndaj nje popull qe nuk beson. (Junus, 101)

Prandaj, udhezimet kuranore duhet ti kuptojme si nxitje per lartesim shpirteror e mendor, njeherit edhe shkencor.
Ne kaptinen Ylli ndricues (Et Tarik), All-llahu i madherishem na perkujton nje verset tejet interesant per shkencen bashkekohore:

Pasha qiellin qe rikthen. Edhe token qe zberthen. (Et Tarik, 11-12)

Sot dihet, se pervec avullit te cilen qielli e rikthen ne shi, qielli rikthen radiovalet, rrezet infra te kuqe, valet elektromagnetike, jonet pozitive dhe negative etj. Ndersa toka zberthen faren e bimes, nga ajo del nafta, burimet termale dhe minerale si dhe vullkanet.
All-llahu i madherishem ne Kuranin e lavdishem urdheron e thote:

A nuk e beme Ne token te pershtatshme (per jete)? (En Nebee, 6)

Shkenca konfirmon se toka sillet rreth boshtit te vet per 24 ore, rreth diellit per 365 dite.

Rrotullimi i saj eshte eliptik (fjala arabe
dehjundo te thote forme vezake) me shpejtesi afro njemije mila ne ore, ndersa rreth diellit me shpejtesi 65 mije mila dhe nen kendin 23°.
Shkencetaret njoftuan se sikur shpejtesia e tokes te ishte me pak se njemije mila ne ore, dita do te zgjate 120 ore, dhe te lashtat do te zhdukeshin.
Sikur forca e fracitacionit te ishte me e vogel do te zhdukej oksigjeni, detrat do te shkonin ne pole, ndersa ne do te fluturonim . Sikur kendi i tokes, i cili eshte 23°, te ndryshohej per nje shkalle, nuk do te kishte fare stine te vitit, qendra e tokes do te shnderrohej ne shkretetire, ndersa polet do te mbuloheshin perhere me debore.
Nese e krahasojme p.sh. me Marsin, per te cilin disa menduan se ka jete ne te, shkencetaret zbuluan se Marsi eshte larg nga dielli 142 milion mila dhe se temperatura gjate dites mezi arrin disa shkalle mbi zero, ndersa naten arrine 70° nen zero. Ndersa ne planetin tjeter “ Jupiteri , ne te cilin temperatura gjate nates eshte 130° nen zero jeta eshte e pamundur. Pra, All-llahu i madherishem, nenen Toke e beri te pershtatshme me te gjitha kushtet optimale dhe fiziologjike per jeten e njeriut.
Kurani famemadh insiston ne udhetim dhe vezhgim, e nga keto te mesohet dhe te perfitohen njohurite, traditat dhe pervoja.
Lexojme me vemendje versetet kuranore:

Thuaj: Udhetoni neper toke dhe shikoni se si ishte perfundimi i kundershtareve!(En Neml, 69)
Thuaj:Udhetoni neper toke dhe shikoni se si filloi krijimi... (El Ankebute, 20)




Nese ndalemi para ketij konstrukti kuranor, e para qe bie ne sy eshte perdorimi i prepozicionit fi qe do te thote pervec tjerash ne “ neper. Lexuesi i mirefillte ne baze te pervojes se fituar do te konstatoje se njeriu ec, udheton mbi toke (alel erd), mbi siperfaqen e saj. Prandaj, logjikisht do te ishte sikur te thuhej Udhetoni mbi toke
Por, nese me vemendje kundrojme, meditojme dhe studiojme dhe All-llahu i madherishem na zbuloi ne kete shekull astronomik fshehtesite e tokes dhe kozmosit, lehte do te konkludojme se toka perbehet nga disa sfera (hidro, lito dhe stratosfera). Pervec kesaj prepozicioni fi, sipas kuptimit te tij semantik tregon ne pershkrim, depertim, mban vijen horizontale dhe vertikale, hedh diagonalet para dhe pas, hyn ne brendi te gjerave e te tjera.
Fi “ ja na fton ti kthehemi te kaluares qe ta ndertojme te ardhmen, perkatesisht qe cdo gje ta veme ne sherbim te perspektives me fatlume, me te ndritshme te progresit njerezor.
Me qellim qe te perfitoje njohuri te plote mbi boten, jeten dhe qelimin e jetes njerezore ne toke,All-llahu fuqiplote, njeriun si krijese me te persosur dhe si mekembes ne toke e udhezon ne udhetim dhe hulumtim te panderprere.
Njekohesisht, Kurani i Lavdishem, ben edhe pyetje se per cfare arsyeje njeriu nuk merr mesim dhe pervoje nga argumentet e shumte qe ekzistojne ne Toke, qiej dhe vete njeriun.
Pyetja mbi fillimin e jetes ne Toke, eshte aq e lashte,sa edhe vet gjinia njerezore. Kjo pyetje e ka preokupuar njeriun vazhdimisht dhe ai ben perpjekje kolosale qe mbi kete ceshtje te ofroje pegjigje. Nga tere kjo linden nje mori teorish, supozime, hipoteza dhe mendime te ndryshme.
Besimtareve, kjo pyetje nuk iu paraqet kurrefare problemi sepse besojne ne All-llahun e Plotfuqishem i cili eshte krijues i cdo sendi, sic ben aluzion verseti kuranor:

... Thuaj: All-llahu eshte krijues i cdo sendi, Ai eshte i vetem ngadhenjyes! (Er Rrad, 16)

E atyre qe nuk besojne ne krijimtarine e All-llahut te madherishem, iu paraqitet cdo here, kjo pyetje si nje problem me opus te gjere dhe i pazgjidhur.
O Zot Hiremadh, na ben prej atyre qe i lexojne dhe veshtrojne ajetet Tua, qe i ke pikturuar me mjeshtri te persosur ne faqet e Librit te Gjithesise!

- vijon “

« Ndryshimi i fundit: 09-03-2005, 09:52:58 nga INDRITI »
E identifikuar

Ngeja eshte e zene me pune.
INDRITI
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 13-06-2004, 20:24:30 »

Komentimi i mrekullise kuranore ne hijen e zbulimeve te reja te shkences.

“Edhe në tokë ka dëshmi për ata të bindurit. Po edhe në veten tuaj. A nuk e shikoni”? (Edh Dharijatë, 20-21)

Në Kur'anin Famëmadh ka shumë ajete, që tregojnë se islami është fe e vërtetë, fe qe ngërthen të dhëna të shumta shkencore. Shkenca bashkëkohore është fushë e veçantë për shpjegimin e tyre. Nga ajetet e përmendura më sipër, All-llahu i Madhërishëm tërheq vëmendjen e njeriut që t'i vështrojë, të mendojë dhe t'i studiojë të dhënat e shumta që ndodhen në tokë, por edhe më tepër tek vetë njeriu.
Sot njihen shkencërisht mbi 1,5 milion lloje kafshësh dhe mbi 500 mijë lloje bimësh të shpërndara në sipërfaqen e Tokës.
Andaj Kur'ani Famëmadh nxit vazhdimisht njeriun që të shfrytëzojë begatinë e mendjes, ngase, sipas të dhënave shkencore bashkëkohore, njeriu shfrytëzon vetëm 10% energjinë e trurit. Për ta shfrytëzuar pjesën tjetër të energjisë intelektuale, njeriu duhet ta përfshijë e angazhojë edhe pjesën tjetër të trurit të quajtur nënvetëdije. Kjo është një bankë e vërtetë dhe në kasafortën e vet ruan 90% të energjisë dhe të talentit njerëzor. Kjo energji madhështore e sistemit nervor qendror mund të krahasohet me një bllok akulli që noton mbi ujë. Pjesa që shihet është një e dhjeta e pjesës që është nën ujë. Apo, siç bën krahasim një shkencëtar, nënvetëdija i përngjan një fshatari që ecën në shkretëtirë. Ai duket i varfër nga jashtë, por nën të ndodhet pasuria e papërshkruar, ari i zi apo nafta.
Profesori i mirënjohur Line thotë: “Zoti është pa fillim e pa mbarim. Ai i njeh të gjitha gjërat dhe mbi të gjitha është i Gjithëfuqieshëm. Mua më paraqitet me veprat e Tij Madhështore, të cilat më ngashërojnë, e më habisin dhe më bëjnë të klith: “ا"është kjo fuqi e madhe, çfarë mençurie dhe diturie, çfarë krijimi i përkryer, të cilin Zoti e tregon në veprat e Tij në mënyrë të përpiktë, në baraspeshë të plotë, e përpushmëri të përsosur gjer në detajet më të imëta!
Me të vërtetë shfrytëzimi i gjithësisë nga njeriu tregon mëshirën e pafund të Zotit, që çdo gjë ia ka lënë në dorë njeriut. Gjithashtu edhe bukuria dhe përputhshmëria e papërshkruar e gjithësisë dëshmojnë për mençurinë e pafundme të Krijuesit, ndërsa mbajtja e ruajtja e gjithësisë nga shkatërrimi, vërtetojnë Madhërinë dhe Fuqinë e Tij.”
Këtë më së miri e thekson Kur'ani Famëmadh në ajetin vijues :
“Po edhe në veten tuaj (keni të dhëna). A nuk e shikoni?” (Edh Dharijatë,21)
Në këtë ajet të shkurtë të Kur'anit të lavdishëm, por shumë të madh për nga kuptimi, All-llahu i Madhërishëm tërheq vëmendjen e njeriut për të vështruar, gjurmuar dhe zbërthyer dëshmit e Krijuesit. Pra, së pari Kur'ani a.sh. na nxit të vështrojmë dëshmit në Tokë. Nëse nuk mund ta bëjmë këtë, na drejtohet dhe na këshillon që ta vështrojmë vetveten.
Ja disa të dhëna nga mjekësia për njeriun:
Zemra jonë është pompa më e përpikte në botë. Për çdo 23 sekonda nëpër zemër kalojnë 5 litra gjak. Për një ditë zemra shtie në qarkullim 19 mijë litra gjak. Për 60 vjet qarkullojnë 480 milionë litra gjak. Kjo pompë tejet e përsosur me vetëlëvizës speciale peshon mesatarisht 230 gramë te femrat, ndërsa 280 gramë te meshkujt.
Gjaku qarkullon nëpër enët e gjakut 100 mijë kilometra për 23 sekonda. Kjo shpejtësi e qarkullimit të gjakut është 215 herë më e madhe se shpejtësia e anijeve në gjithësi.
Kjo mrekulli e Krijuesit të përsosur mund të shpjegohet në mënyrë më madhështore: për 11 sekonda, 25 miliardë kamionë mbartës të ngarkuar me oksigjen dhe materie ushqyese të domos-doshme (rruzat e kuqe të gjakut) shkarkojnë barrën e tyre nëpër qeliza të uritura të kapilarëve të gjakut.
Jeta e rruzave të kuqe zgjat 42 ditë, ndonëse ato me përballim mund të jetojnë deri në 127 ditë. Kjo do të thotë se gjaku ynë ripërtëriet për çdo 2 muaj, pra 200 miliardë rruza të kuqe të gjakut lindin dhe vdesin për çdo ditë. Për këtë All-llahu i Madhërishëm në çdo kohë dhe në çdo çdo çast na drejtohet me pyetje: “A nuk e shihni”?
Gjatë ecurisë së frymëmarrjes mbushen me oksigjen 400 milionë zgavra në mushkëritë tona. Sipërfaqja e zgavrave (kanaleve) është 150 m².
Diafragma, muskuli që ndan zgavrën e kraharorit nga ajo e barkut, është organi muskulor më veprues gjatë jetës së njeriut. Ky organ nuk pushon asnjëherë. Ky muskul tkurret (kontrahon) 11 mijë herë në orë, afro 264 mijë herë gjatë ditës apo 670 milionë herë për 70 vjet jetë.
Truri ynë është kompjuteri më i përsosur në botë. Ai përbëhet prej 100 miliardë qelizash të përhimta, e barabartë me një fuqi të mbi 10 mijë programeve komjuterike në veprim të përhershëm . Sipërfaqja e këtyre komjuterëve është 250 mijë km² (sa gjysma e sipërfaqes së Francës). Të shtojmë edhe diçka: nevojiten pak dashuri dhe intimitet për të lindur krijesën e re, njeriun. Këtë nuk mund ta realizojë kurrë asnjë kompjuter.
Për çdo ditë shkenca zbulon gjëra të reja te njeriu. P.sh në kohë të fundit biologët e Universitetit të Miçigenit zbuluan në lëkurë dhe në flokë të njeriut metale, siç janë: argjendi, plumbi, kallaji, zinku, hekuri, bakri dhe alumini.
Ciklonet dhe anticiklonet rrallëherë kalojnë shpejtësinë 130 deri 140 km në orë, kurse shpejtësia e ajrit që del prej mushkërive nëpër kordhat zanore gjatë teshtitjes arrin shpjetësinë 390 km në orë. çfarë mrekullie e Krijuesit më të bukur!
Në realitet ne jemi “Qenie elktrike” ngase që të 60.00 miliardë qelizat e njeriut shërbejnë në saje të elektricitetit natyrorë të tyre, që i dhuroi Mjeshtri më i përsosur, All-llahu i Gjithëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
Shkenca e mjekësisë thotë se çdo qelizë e trupit tonë është një uzinë në miniaturë, nga brenda e elektrizuar me elektricitet negativ, ndërsa nga jashtë me elektricitet pozitiv. Në këtë sistem gjenial bazohet metabolizmi ynë. Me anë të elektrokardiogramit (EKG) dhe elektroencefalo-gramit (EEG) ne sot mund ta regjistrojmë elektricitetin që emiton zemra dhe truri. All-llahu i Madhërishëm thotë në Kur'anin fisnik:
“Po edhe në veten tuaj keni fakte. A nuk e shihni ?” (Edh Dharijat, 21)
Shumë njerëz e lexojnë këtë ajet pa u thelluar shumë në fjalët kuptimplota që përmban ai. Duke zbërthyer me vemendje këtë ajet dhe duke vështruar vetveten, do të gjejmë shumë shenja dhe dëshmi në veten tonë.
Ndodh që dikush të thotë : unë jam zotërues i vetvetes, unë e kontrolloj vetveten dhe bëj çfare më teket. Por, kjo s'është e vërtetë, sepse trupi i njeriut është pronë e All-llahut të Plotëfuqishëm. A thua mund ta detyrosh të pushojë pak zemrën që rreh pandërprerë? Ose, nëse ndalet rastësisht, e mund ta bësh të lëvizë përsëri? Si ke guxim të vërtetosh se e ke nën kontroll dhe ia ke nënshtruar zemrën vullnetit tënd. Kur fle, zemra rreh vazhdimisht dhe pa u ndalur.
Po frymëmarrja? A thua ti merr frymë me vullnetin tënd? Duhet ta dish se frymërrja është një veprim që kryhet në mënyrë instiktive , gjashtëmbëdhjetë herë në minutë, pa dashjen dhe këmbënguljen tënde. Kur asaj i jepet urdhri hyjnor për t'u ndalur, atëherë atë nuk mund ta rikthejë kush përsëri.

Po lukthi dhe gjithë ajo që ngjet me të, shqetësimet dhe kundërveprimet gjatë tretjes së ushqimit; po lëngjet që tajiten nga gjëndrat e shumta endokrine, a thua të gjitha këto kryhen sipas vullnetit tënd?
Po zorrët dhe lëvizja e ushqimit nëpër to, mënyra si i thithin materiet e dobishme për organizmin dhe zhvillimin e tij dhe si i nxjerrin jashtë materiet e dëmshe. A thua të gjitha këto veprime kryhen sipas vullnetit tënd, apo kryhen pa i hetuar fare?
Po rruazat e bardha të gjakut-leukocitet, të cilat ballafoqohen me mikrobet në çastin kur ato hyjnë në trup?
Leukocitet së pari e përcaktojnë mënyrën se si t'i shkatërrojnë mikrobet, në mënyrë që palca kurrizore të nxisin tajimin e materieve të mjaftueshme të qëndrueshme për t'i mbytur mikrobet.
A mos jep urdhër ti për këtë veprim të brendshëm, i cili i ngjan një beteje të vërtetë vetëmbrojtëse?
A mos i përcakton ti me mijëra ecuri biokimike që zhvillohen për çdo sekondë në trupin tënd?
Pra, të gjitha këto i nënshtrohen vullnetit të Zotit. Ato kryejnë detyrën e tyre pa u ndalur, kurse ti nuk e heton fare këtë.
All-llahu i Madhërishëm ishte tejet i Mëshireshëm ndaj nesh kur i krijoi të gjitha këto funksione vitale për trupin tonë dhe ua nënshtroi vetëm vullnetit të vet, përndryshe njeriu as nuk do të mund të jetonte, as nuk do të mund të punonte e as nuk nuk do të mund të kryente detyrën e tij në ndërtimin dhe rregullimin e kësaj jetese në gjithësi.
Po ç"do të ndodhte sikur zemra t'i nënshtrohej vullnetit tonë? Sigurisht ateherë do të mbeteshim gjithmonë zgjuar, për t'u kujdesur dhe që zemra jonë do të rrahtë normalisht.
Po t'i nënshtrohej lukthi vullnetit tonë, atëherë do të na ishin dashur shumë orë që pas çdo sasie ushqimi te marre te bëhet veprimi i tretjes së ketij ushqimi.
Po ashtu sikur t'i nënshtrohej qarkullimi i gjakut vullnetit tonë, truri nuk do të mund të vazhdonte kurrësesi detyrën e vet në këtë jetë, sepse ai është i zënë dhe i kapluar me qindra e mijëra shërbime, të cilat kryhen në çdo minut.
Të gjithë këta shembuj që morëm më sipër njihen nga njerzit dhe këtë All-llahu i Madhërishëm e ka bërë me qëllim që t'ua tërheqë vërejtjen njerëzve se ne nuk kemi qëndrim vetiak dhe se çdo gjë është në njohuritë e All-llahut të Plotfuqishëm.
All-llahu i Madhërishëm na përkujton vazhdimisht në Kua'anin fisnik:
“Dhe, a nuk menduan ata ne veten e tyre ...” (Er Rrum, 8)
Allahu i Madhërishëm na solli mjaft fakte se edhe lëvizjet tona nuk mund të bëhen pa fuqinë e tij të pakufishme. Fjala vjen, nëse dëshiron të ngritesh nga vendi ku je ulur, sa muskuj duhet te vësh në lëvizje gjersa të ngritesh? Ne ngrihemi dhe as që dimë dhe as që mendojmë se cilët muskuj veme në veprim e cilët jo. Pra, lëvizja e cila kryhet me ndihmën e muskujve të trupit tonë në çastin e ngritjes ajo nuk kryhet me vullnetin tonë. Vetëm dëshira për t'u ngritur është e jona.
Pra, të gjitha lëvizjet trupore dhe të gjitha ecurit mendore i janë nënshtruar vullnetit të Zotit të Plotfuqishëm.
اdo lëvizje mban në vete shifrën hyjnore të cilën All-llahu e ka krijuar në trupin tonë.
Ta rikujtojmë ajetin e Kur'anit:
“Ky është All-llahu, Zoti juaj, Krijuesi i çdo sendi, nuk ka Zot tjetër vec Tij, e si prapësoheni”? (Gafir, 62)
Nëse ne shohim me sy, ne shikojmë me fuqinë e All-llahut, i cili i ka dhuruar syrit fuqinë e të parit. Nëse ecim, flasim e dëgjojmë, ne po ashtu i kryejmë këto veprime me fuqinë e All-llahut, i cili u ka dhuruar këmbëve, gjuhës e veshëve mundësinë e levizjes, të të folurit dhe të dëgjuarit.
Po të ishin të gjitha këto në aftësitë tona vetiake atëherë, askush nuk do të mund të na merrte aftësinë e të parit, të të dëgjuarit. Të lëvizjes apo të folurit tonë.
Lexojmë me respekt dhe meditojmë lidhur me ajetin e Kur'anit Famëmadh:
“Allahu është Ai që ju krijoi në një gjendje të dobët, pastaj pas saj dobësive ju dha fuqi, e pas fuqisë, dobësi e pleqëri. Ai krijon çka të dojë, Ai është më i Dijshmi, më i Fuqishmi”. (Er Rrum,54)
A thua cili njeri do ta ta dëshironte pleqërinë dhe humbjen e gjallërisë jetësore?!.
Allahu i Madhërishëm në Kur'anin fisnik thotë :
“Dhe se Ai bën për të qeshur dhe për të qarë”.


« Ndryshimi i fundit: 09-03-2005, 10:02:50 nga INDRITI »
E identifikuar

Ngeja eshte e zene me pune.
Isra
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 19-05-2005, 04:28:50 »

PO te lexohet me kujdes ajo qe ke shkruar Arxhealm, do te arrijme ne perfundimin më sublim...
Shkenca sado qe te eci perhere do ti pershtatet Kuranit, sepse zbulimet e saj jane paralajmeruar para 14 shekujsh.... buzeqeshje
E identifikuar

God, give me the serenity to accept the things I can not change, the courage to change the things that I can and the wisdom to know the difference.
ibraim
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 19-05-2005, 07:03:09 »

Arxhealm, Zoti te shperblete me xhennet per kete materialqe ke sjellur ketu...
Respekt
E identifikuar

INDRITI
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 30-09-2005, 15:44:35 »

Prim. dr. med. Ali ILJAZI

Përcaktimi i gjinisë së embrionit


Pyetja e cila preokupon shumë prindër është: çfarë ka në mitër? Mashkull apo femër? Për disa prindër ajo mbetet enigmë deri në momentin e lindjes. Mjekësia moderne ka arritur ta zbulojë këtë fshehtësi. Nga aspekti mjekësor zbulimi i gjinisë së embrionit nuk ka kurrfarë rëndësie, përveç në disa raste të veçanta patologjike.

Për mjekësinë është më e rëndësishme që fryti të jetë i shëndoshë.

Është konstatuar shkencërisht se gjinia e embrionit përcaktohet në atë moment kur spermatozoidi mbarson qelizën vezë. Nëse qelizën vezë e mbars spermatozoidi i cili bart shenjën Y, gjinia e frytit, me dëshirën e All-llahut, do të jetë mashkull. Nëse mbarsimin e kryen spermatozoidi i cili bart shenjën X , atëherë fryti, me dëshirën e All-llahut, është femër.

Kjo domethënë se spermatozoidi apo fara e mashkullit e përcakton gjininë e fëmijës. Këtë e konfirmojnë edhe shumë versete të Kur'anit famëmadh:

"Dhe Ai është që krijoi llojet - mashkullin dhe femrën. Nga pika e farës që hidhet." (En Nexhm: 45-46)

"A mendon njeriu se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë përgjegjësie). A nuk ka qenë ai një pikë uji që derdhet. E pastaj u bë gjak i trashë, e Ai e krijoi dhe e përsosi? Dhe prej tij Ai i bëri dy lloje: mashkullin dhe femrën." (El Kijame: 36-39)


Pika e farës që hidhet, e cila përmendet në verset, pa dyshim është fara e mashkullit. Nga këto versete të cituara më lart konkludojmë se spermatozoidi (qeliza mashkullore) është faktori determinues i gjinisë (sex dermination factor).

Spermatozoidi mashkullor në mes të kokës ka një substancë shkëlqyese (pas ngjyrosjes speciale), ndërsa spermatozoidi femëror nuk e ka këtë shkëlqim. Spermatozoidi mashkullor, gjithashtu, është më i lëvizshëm, më i shpejtë dhe më i fuqishëm.

Fjala arabe nutfa është përkthyer në gjuhën tonë si "pikë, farë që hidhet apo spermë", ngase nuk kemi ndonjë fjalë më adekuate. Duhet përmendur se kjo fjalë rrjedh nga fjalët tajit, rrjedh, pikon, gjë që do të thotë se kjo fjalë paraqet një sasi tepër të vogël të lëngut.

Mjekët nuk mund të përcaktojnë gjininë e fëmijës para se embrioni t'i mbushë katër muaj. Më pas mund të marrim pak lëng amniotik, duke analizuar qelizat e frytit me shenjën X apo Y. Është e pamundur të përcaktohet gjinia para javës së gjashtë të zhvillimit embrional, bile edhe nëse fryti abortohet, apo nëse bëhet autopsia e tij.

Në veprën Human Embriology, botimi i 4, në faqen 400, thuhet: "Nuk mund të përcaktohet gjinia e frytit i cili është 42-45 ditësh (gjatësia 17 mm), ngase gjëndrat seksuale nuk janë të dallueshme si testis apo vezore".

Gjëndrat seksuale - testisi dhe vezoret - janë identike në këtë fazë të zhvillimit, andaj nuk mund të dallohen. Nga fillimi i javës së shtatë fillon zhvillimi i testisit, që zhvillohet para vezoreve.

Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Kur fara e mbarsur kalon 42 net në mitër, All-llahu i Madhërishëm e dërgon melekun i cili u jep formën veshëve, syve, lëkurës, muskujve dhe eshtrave. Atëherë meleku pyet: 'O Zot, a do të jetë mashkull apo femër?'Dhe atëherë All-llahu përcakton atë që dëshiron." (Muslimi nga Hudhejfe ibnu Esid)

Pra, në këtë moment meleku lajmërohet për gjininë e embrionit. All-llahu i Madhërishëm këtë e di nga Ezeli (bota shpirtërore).

Testisi dhe vezoret zhvillohen nga tuberkulumi seksual që ndodhet në mes të boshtit kurrizor dhe brinjëve, e më pastaj bien gradualisht në komblik. Rënia fillon në javën e dhjetë dhe përfundon në muajin e shtatë të zhvillimit intrauteral.

Kjo do të thotë se organet seksuale paraqiten pas formimit të veshëve, syve, eshtrave, muskujve dhe lëkurës. Është vërtetuar shkencërisht se lëkura formohet para organeve seksuale.

Dituria e All-llahut të Madhërishëm është gjithëpërfshirëse dhe komplete. Ajo përfshin në detaje çka ka në mitër dhe jashtë saj, siç bën aluzion verseti i Kur'ani fisnik:

"All-llahu e di se ç'bart çdo grua, dhe (e di) çka pakësojnë e çka shtojnë mitrat. Tek Ai çdo send është me masë të caktuar." (Er Rra'd: 8)

Dituria e All-llahut të Madhërishëm përveç gjinisë së frytit përfshin edhe çdo fazë të zhvillimit embrional, përshkrimin e vijave të fytyrës, vetitë e trashëguara, furnizimin, jetën, lumturinë, vdekjen. Aty fshihen edhe shënimet më të hollësishme dhe më precize, si: a do të vazhdojë shtatzënia apo fryti do të hidhet jashtë duke e abortuar, a do të jetë komplet apo me malformime, me një apo dy sy, me buzë dhe ekstremitete të pakompletuara apo të kompletuara, me zemër të shëndoshë apo të sëmurë, të gjitha organet me radhë deri te kromozomet, fshehtësitë të cilat i përmban çdo qelizë, fshehtësitë trashëguese, fshehtësitë e zhvillimit, fshehtësinë e frymëzimit të shpirtit fisnik me të cilin u nderua njeriu.

Pyes: kush përveç All-llahut i di të gjitha këto?

All-llahu i Madhërishëm e ka thënë të vërtetën në Kur'anin famëmadh:

"S'ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun, Ai e di se ç'ka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do t'i ndodhë (çka do të punojë) nesër dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç'vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri." (Llukman: 34)

Prandaj, nëse ne e përcaktojmë gjininë e frytit, ai është një informim jo i plotë dhe mund të gabojmë. Mund të ndodhë që organi seksual të jetë femëror, ndërsa gjëndra seksuale të jetë mashkullore. Me këtë rast të posalindurit i nevojitet operimi për kthimin e gjinisë reale. Situata mund të jetë edhe më e komplikuar nëse lindet hemafrodit, i cili ka në të njëjtën kohë cilësi mashkullore dhe femërore.

Nga e gjithë kjo që u tha, mund të konkludojmë se dituria e njeriut për atë që mban mitra është e kufizuar. Përkundrazi, dituria e All-llahut të Gjithëdijshëm është gjithëpërfshirëse, e plotë, pa gabime dhe e padyshimtë.

Përkujtojmë versetin e Kur'anit fisnik:

"O djali im, s'ka dyshim se, edhe nëse ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e të jetë e fshehur në rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, All-llahu do ta sjellë atë, se All-llahu është i butë dhe hollësisht i informuar." (Llukman: 16)

Bota e gjeneve është botë e shenjave dhe shifrave, botë e fjalëve të fshehta të cilat All-llahu i Madhërishëm i shpall kur të dojë dhe si të dojë. Më vonë i kthen përsëri në botën e tyre të fshehtë. Shembulli që është para nesh është i qartë në botën e gjeneve dhe të qelizave gjenetike. Fjalët e All-llahut të Madhërishëm janë të përhapura në tërë hapësirën e universit. Kombinohen tri shkronja (tri baza të azotit - ADN), duke formuar fjalët të cilat përbëjnë fshehtësi e cilësi të pakufishme fizike, morale e shpirtërore.

Kjo fjalë (ADN) fsheh në vete laboratorë të mëdhenj e të komplikuar, përsosurinë e të cilëve nuk mund ta arrijnë gjithë laboratorët e botës. Më pastaj, cilësitë dhe informatat përcillen nëpërmes spermatozoidit dhe qelizës vezë nga prindërit te fëmijët e tyre, nga njëra gjeneratë te gjenerata tjetër. Dhe kështu mbahet lloji njerëzor në faqen e Tokës.

Në botë vjen ai që e ka kohën e caktuar për të ardhur. Edhe pse njerëzit rrjedhin nga e njëjta farë dhe kanë rrënjë të njëjtë, dallimet në mes njerëzve janë të mëdha dhe të pakapshme. Ekzistojnë dallime në ndërtimin trupor, në mundësitë intelektuale, në të kuptuar dhe në pamjen fizike. Është dallim i madh në mes atyre që pasojnë All-llahun e Madhërishëm dhe atyre që pasojnë shejtanin. Është dallim i madh në mes shpritrave të mirë dhe të këqij. Këtë na e përshkruan edhe Kur'ani famëmadh:

"A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdekjen e tyre do t'i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre!" (El Xhathije: 21)

Ndërsa Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Njerëzit janë si metalet, të zgjedhurit në injorancë (para Islamit) janë të zgjedhur edhe në Islam, nëse mësohen në Islam." (El Buhari)

Shkenca e hadithit na zbulon se gjenet, të cilat maten me mikronë, mbajnë në vete fshehtësi të panumërta të cilat All-llahu i Madhërishëm i shpall kur të dëshirojë.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e pyeti një njeri:

- çka të ka lindur?

- O i Dërguar i All-llahut, vajzë ose djalë.

- Kujt i përngjet?

- Babës ose nënës.

Në këtë përgjigje Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha:

- Mos thuani ashtu, ngase kur fara e mbarsur vendoset në mitër, All-llahu i Madhërishëm ia paraqet tërë njerëzimin në mes saj dhe Ademit [alejhis-selam]. A nuk e ke lexuar versetin nga Libri i All-llahut: "Të formësuar në formën që Ai dëshiroi." (El Infitar: 8)

Me zbulimin e funksionit të kromozomeve dhe gjeneve në zhvillimin e embrionit, të cilin zbulim e bëri Morgani në vitin 1912, shkenca bashkëkohore ka konstatuar se tërë krijimi është përcaktuar në spermatozoid dhe në qelizën vezë.

Shkenca bashkëkohore ka hedhur edhe një hap më larg, duke thënë se njeriu është prezent në formën e një shifre të programuar dhe të komplikuar, prandaj kur qeliza vezë e mbarsur vendoset gradualisht në mitër, e përgatitur sipas atij programi, fshehtësia e saj zbulohet hap pas hapi, paralelisht me zhvillimin e embrionit sipas planprogramit që ka qenë përcaktuar qysh në botën e gjeneve dhe sipas përcaktimit të Kreatorit absolut.

Të vërtetën e thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur'anin famëmadh:

"Qoftë mallkuar njeriu, sa mohues i fortë është ai! Po prej çfarit e krijoi Ai atë? Atë e krijoi prej një pike uji dhe e përgatiti." (Abese: 17-19)

Siç theksuam më lart, spermatozoidet formohen në kanalet spermatike të testisit. Ato krijohen nën ndikimin e hormonit të cilin e prodhon hipofiza. Kjo gjëndër endokrine është njëherazi dirigjent i orkestrit të gjëndrave të tjera me tajim të brendshëm. Testosteroni është hormon i cili e dirigjon punën e testisit gjatë tërë kohës së jetës seksuale të mashkullit, domethënë nga polucioni i parë e deri në pleqëri të thellë. Shumë meshkuj e ruajnë të njëjtën fuqi seksuale apo fare pak të dobësuar deri në vdekje.

Dihet se secila qelizë e organizmit të njeriut ka bërthamën në të cilën janë koncentruar trupthat e ngjyrosur apo kromozomet, të cilat janë përgjegjëse për vitalitetin e qelizës dhe për rregullimin e gjendjes së saj. Këto janë truri, drejtuesi dhe kontrolluesi i qelizës, dhe ajo nuk mund të veprojë ndryshe, veç si e dirigjojnë kromozomet. Fshehtësia e këtyre trupthave të ngjyrosur të kromozomeve, edhe pse janë të vocërr, qëndron në faktin se ato e mbajnë në vete tërë fshehtësinë e krijimit, zhvillimit, arsimimit, fshehtësitë e vetive trashëguese dhe fshehtësitë e qelizës.

Të gjitha këto fshehtësi, një pjesë të vogël të të cilave shkenca bashkëkohore arriti t'i zbulojë, janë të fshehura dhe të ruajtura në bërthamën e çdo qelize të organizmit. Qeliza e tejpashme në bebzën e syrit, me fshehtësitë dhe përbërjen e saj, është e ndryshme nga qelizat fqinje të cilat tajojnë insulinën në pankreas, janë të ndryshme me qelizat e pankreasit që tajojnë hormonin glucagon (i cili e ngrit sheqerin në gjak, përkundër insulinës që e zbrit).

Njeriu ka 23 çifte kromozomesh, prej tyre 22 janë përgjegjëse për formimin e trupit dhe të karakteristikave të tij, dhe vetëm një përcakton gjininë mashkullore ose femërore.

Të 23 çiftet që janë truptha të ngjyrosur (kromozome) mbajnë në vete fshehtësitë e njeriut, të reduktuara dhe koncize, ashtu të imëta dhe tejet precize, të fshehura edhe nga mikroskopët elektronikë më modernë, të cilët mund t'i zmadhojnë disa qindra apo miliona herë.

Secili kromozom është një mrekulli hyjnore e sajuar nga Kreatori absolut. Mes veti ndërlidhen me një zinxhir spiral dhe formojnë shkallë spirale. Secila shkallë lidhet me dy baza të azotit. Gjatësia e tyre e vërtetë është disa metra, por, duke qenë se ato janë të përdredhura, gjatësia e tyre është sa një e milionta pjesë e metrit.

Shkencatërët e mirënjhur Cirik dhe Watsom, në vitin 1953, arritën sukses të madh kur zbuluan përbërjen kimike të kormozomeve dhe fituan çmimin Nobël. Zhvilluan ADN si bazë kimike në të cilën fillon ndërtimi i kormozomeve. AND ka formën e një shkalle spirale dhe përbëhet nga katër baza të azotit:

 

adenine = thymine

guanine = cytosine

 

Më pastaj secila nga këto baza bashkohet me sheqerin, i cili nuk ka oksigjen, deoxy ribose. Ky sheqer gjithashtu bashkohet me lidhje fosforike. Kështu, ADN fillon të zbatojë urdhrin e Krijuesit të vet duke e kontrolluar qelizën, punën e saj, të enzimeve të saj, vetitë dhe aftësinë e saj. Programi i saj është i komplikuar dhe i përcaktuar, siç bën aluzion verseti kur'anor:

"... Ai krijoi çdo gjë duke përsosur në mënyrë të qartë e të matur." (El Furkanë: 2)

ADN kontrollon veprimin e qelizës nëpërmes një bashkëdyzimi nukleotid, të quajtur thartirë (acid) ribonukleike - ARN (ribonucleic acid).

Për nga struktura kimike është mjaft e ngjashme me ADN, përveç bazës thymine, të cilën e zëvendëson uracila. Ajo duket kështu:

adenin - uracil

guanin - cytosine

Secila nga tri bazat azotike (tri shkronja) formon fjalë, ndërsa secila fjalë kontrollon nga një thartirë acid amine. Numri i bazave azotike është katër, dhe, nëse i marrim si shkronja, nga të gjitha shkronjat mund të kombinojmë fjalë me nga tri shkronja. Këto fjalë kontrollojnë njëzet thartira (acide) amine (amino acids), dhe nga ato formojnë me mijëra bashkëdyzime të përbëra të albumineve.

Në të njëjtën mënyrë, nga kombinimi i shkronjave, krijohen miliona këngë, artikuj dhe libra. Të gjitha njohuritë dhe tërë dituria e njeriut përfshijnë gjuhët që përbëhen nga numri i caktuar i tingujve (i shkronjave). Edhe fjalët e All-llahut të Madhërishëm, në të gjithë librat e zbritur qiellorë, përbëhen nga shkronjat të cilat janë të gjalla, të pastra nga çdo e metë, por të cilat nuk kanë as numër as kufi, siç i konfirmon në mënyrë të mrekullueshme Kur'ani famëmadh:

"Thuaj: "Sikur të ishte deti ngjyrë për t'i shkruar fjalët e Zotit tim, deti (uji i tij) do të shterrej para se të përfundojnë fjalët e Zotit tim, e edhe sikur të sillnim shtesë edhe një si ai (deti)." (El Kehf: 109)

"Sikur të gjithë drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t'i shtohen edhe shtatë dete (e të jenë ngjyrë), nuk do të mbaronin fjalët e All-llahut (do të shterroheshin detet, do të soseshin lapsat, e jo mrekullitë e Zotit), All-llahu është ngadhënjyesi i urtë." (Llukman: 27)


Në organizmin e njeriut janë 50 miliardë qeliza, në çdo qelizë 46 kromozome, në secilin kromozom 50 mijë gjene. Prandaj, kush mund ta dijë numrin e tyre veç Atij që i krijoi dhe i përsosi?

E identifikuar

Ngeja eshte e zene me pune.
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Cilit besim i perkisni ?
  • Dot Ateiste
  • 10 (14%)
  • -
  • Dot Musliman (Praktikues)
  • 28 (40%)
  • -
  • Dot Musliman (Jo Praktikues)
  • 12 (17%)
  • -
  • Dot Bektashinj
  • 1 (1%)
  • -
  • Dot Katolike (Praktikues)
  • 5 (7%)
  • -
  • Dot Katolike (Jo Praktikues)
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Ortodokse (Praktikues)
  • 3 (4%)
  • -
  • Dot Ortodokse (Jo Praktikues)
  • 2 (2%)
  • -
  • Dot Protestante (Praktikues)
  • 1 (1%)
  • -
  • Dot Protestante (Jo Praktikues)
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Deshmitare te Jehovait
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Tjeter...
  • 8 (11%)
  • -
  • Numri total i votave: 70
  • Shiko temen