Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa

Forumi TeologjikForumi TeologjikKëndvështrime Teologjike (Moderator: M.SHKODRANİ)Diskriminimi i feve çështje antishqipetare.


Faqe: [1]   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Diskriminimi i feve çështje antishqipetare.  (E lexuar 378 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Anesti

Shiko profilin
« më: 14-05-2008, 15:02:13 »



Le xoni ne lete link artikullin e Gazetës Shqipetare shkruar nga B Kopliku.
Citojeni
[http://balkanweb.com/gazetav4/index.php?words=&where=1&rate=1&id=36344&article_rate=Vlereso%21/quote]

Po, duke e pase pikerish bashkeqytetarin tim,të mos them se dhe njihemi ky njeri nuk vlen për te dalë ne mbrojtje  besimeve fetare pai i mungon morali.Ky njri arriti ne karrieren e tje politike deri sferat me te larta te politikes në vend duke qenë Ministër i Brendeshem dhe zv.kryeministër i Berishës.Pas pas deshtimit dhe tradhetise se idealeve te shokeve te tij u largua nga kryesia e partise dhe gjeti streh duke punuar si menaxhues  ne grupin me mafioz te ytetit te Durresit.Pasojat e kësaj mafie qytteti im i vuan dhe sot.
Zoti Bashkim kërkon te shuaj debatinduke i heshur benzine!
Kurrë nuk kam ndegjuar qe intelektuale te diskriminojne beimet fetare.Qofte dhe ne diskutimet rreth rromanit te Blushit.Besimi është tjetre gjë dhe pushtuesi tjetër gjë.Predikuesit e besimeve janë produkt te një rrymëë fetare qe ai ka studiuar dhe qe pa diskutim janë njerëz te mirë dhe kanë dhënë kontribute te vlefshme për zbutjen e harmonin e njerzimit.Pushtuesi eshte tjetër standart njerezor .Ai abuzon me besimin fetar duke eperdore atë ne interes te aspiratave te tij.Po kështu kemi shembuj dhe sot.
Çka këtu për te mbrojtur pas 500 vjetësh nëse eshtendryshuar me dhusne apo ne paqe e mirkuptim?Masakrat e ushtrise turke janë ne histori dhe jetojne te gjalla ne folklorin e popullit te Ballkanit.Por nuk është erendesishme kjo sepse ballkani me lufte mes njëri-tjetrit e ka kaluar jetën etij por e rëndësishme është se te gjithë te tjerët u rikthyen ne identitet e ne jo?Sot qe jemi te sapo ringritur si komb si Kosova nga dhuna komuniste dhe Serbe,po ashtu dhe ne nga dhuna e diktatures se E.Hoxhes.Pikërisht sot jemi ne castine volitshem për te riformatuar problemin ebesimeve.E kam permendun dhe here te tjera thënien e tZ.Pellumit.- Le ti mbesin hatri kujt te done.Mjaft mirë kena shkue tuj respektue te ria fetë por me mirë do të shkojmë me pase një.-Kerkesa jonë për tu bashkuar ma BE na ve ne veshtiresi duke na quajtur një popull te besimit islamik kur nuk e kemi pase ne origjinë atë.
E identifikuar
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 14-05-2008, 18:42:34 »

Shkrimi i plotë i Bashkim Koplikut


Diskriminimi i feve, anti-shqiptarizëm

http://balkanweb.com/sitev4/index.php?id=20715

Dërguar më: 13/05/08) Nga Bashkim Kopliku
Diskutimi "a është islamizuar me dhunë shqiptari", sa here
e rinisin, na lënë një shije të hidhur sepse është
diskriminim i një feje të caktuar: është dasi fetare. Është
po i njëjti avaz që përsëritet herë pas here, si
propagandat e “shpëlarjeve të trurit”, ato nazistet apo
komunistet

Gjithnjë përzihen historianë, shkrimtarë, fetarë, analistë,
ndonjë politikan, dhe edhe ca që nuk merren vesh se ç’janë.
Gjithnjë përsëriten të njëjtat gjëra. Një shtet shqiptar,
nuk duhet të qëndrojë kaq indiferent ndaj kësaj maskarade:
po i ngacmojnë nervat një pjesë të mirë të popullsisë së
vendit.
Para ca ditësh, u arrit kulmi i absurdit: u bë një
“referendum me celular (telefon)”, një “votim klanor”
absurd, ku “u votua” nëse feja myslimane është futur me
dhunë tek stërgjyshërit tanë të lavdishëm. Natyrisht, pas
atij “referendumi” shpresohej të merrte përgjigje indirekt,
edhe pyetja e nënkuptuar: a duhet ndërruar mbrapsht kjo fe,
qoftë dhe me dhunën moderne, me këtë dhunën psikologjike,
të shpëlarjes së trurit, apo dhe të joshjeve me favore si
pensionet e marra nga shtete të huaja, viza etj. E gjitha
kjo, është një diskriminim prej skuthi (hipokri), i fesë
islame, por edhe i kushtetutës shqiptare.
Sa mjeranë na u dukën që nuk e lanë në mes atë emision, ata
personat që ishin prezent. Ishin ca figura të përhershme
mediatike, që gjoja po jepnin mend, gjoja të shtyrë, së
fundmi, nga një libër i një politikani, që akuzohet se
“shan islamin”—gjithnjë sajohet një pretekst për t’u
mbledhur dhe “për të shitur mend”.
* * *
Vetë fakti që shtrohet një diskutim i formës “a është
përqafuar me dhunë islami në trevat ku kanë banuar
shqiptarët”, ka brenda diskriminimin. Sado të thuash në
diskutimin tënd, se “çështja është komplekse”, se “ka pasur
edhe raste pranimi me vullnet të lirë” etj., apo dhe të
marrësh pjesë në atë diskutim sinqerisht në mbrojtje
direkte të islamit, nuk e heq diskriminimin, sepse ti ke
pranuar të veçohet për të keq një fe, nga të tjerat.
Natyrisht që kjo është dhe anti-shqiptarizëm.
Që ta kuptoni më lehtë diskriminimin që i bëhet islamit, me
këto diskutime, mendoni sikur dikush, bile dhe “me qëllime
të mira”, të shtrojë në publik çështjen që vijon: “A është
prostitutë motra e juaj”, apo “a jeni hajdut ju” e të tjera
të tilla. Sado që në atë shtrim, të ngrihen njerëz dhe të
mbrojnë motrën tuaj, apo t’ju mbrojnë ju personalisht, duke
thënë me akademikllëk, se “motra juaj nuk është lavire”,
apo se “ju nuk jeni i degjeneruar”, prapë ju do të
ndjeheshit shumë keq. Përse të ngrenë këtë çështje? Përse
për motrën time, dhe jo edhe për motrat e tjera në
përgjithësi? Përse për mua personalisht, dhe jo dhe për të
gjithë ne në përgjithësi?
Diskutimi historik sesi janë pranuar fetë tek ne, përfshirë
edhe islamin, në përgjithësi nuk ka ndonjë të keqe të
madhe. E keqja vjen kur kjo fe veçohet, diskriminohet nga
të tjerat. Edhe më konkretisht: ne nuk do të na bënte
ndonjë përshtypje dhe kaq të keqe, nëse do të diskutohej se
“a kanë përqafuar shqiptarët me dhunë fetë e tyre, si
katoliken, ortodoksen edhe myslimanen”? Në një rast të
tillë, së paku nuk do të kishte diskriminim që në nisje.
Por prapë nuk do të na vinte mbarë, për dy arsye. E para,
thjesht sepse po merremi me “kritika ndaj feve, në kohë që
kemi shumë gjëra më të rëndësishme për të diskutuar. E
dyta, nuk kemi fytyrë ne shqipot, të merremi me kritika për
fetë, për arsyen në vijim.
Ne shqiptarëve nuk na takon të kritikojmë fetë, sidomos
brezi mbi 35 vjeçar, e aq më pak ata mbi 50-vjeçarët që i
të rropaten me shumicë, në ato diskutimet diskriminuese
anti-fe. Nuk na takon të bëjmë analiza ateisto-filozofike
për fetë, sepse jemi ne që ishim bashkëfajtorë në heqjen me
dhunë të lirisë fetare në Shqipëri. Në vitin 1967, prishëm
kishat dhe xhamitë, pushkatuam e burgosëm klerikët dhe
besimtarët, përndoqëm çdonjërin që mund të thoshte gjysmë
fjale të mirë për fenë. E kjo situatë për disa dhjetëra
vjet me radhë, mu në mes të Evropës, e si asnjë vend
tjetër.
Ndonjërit nga diskutuesit “anti-islam” që tani ka filluar
të shtiret si “i matur”, bile sikur është “anti-islamik i
moderuar”, ia kemi pasë dëgjuar emrin që në teorizimet e
praktikat anti-fetare të porositura nga shteti komunist, në
vitet 1960-70. Eksperienca jonë, por edhe e botës, ka
treguar se shërbëtorët e komunizmit, kthehen shumë kollaj
në shërbëtorë të çdo shërbimi a influence “të re”, sepse
nuk kanë moralin e nevojshëm, që të mbyllin gojën për vitet
që u kanë mbetur në këtë botë!

* * *
Nuk bëjmë me shumë faj ndonjë autor libri, dhe edhe ndonjë
botues, që nxit e sajon diskutime rreth librit të tij: ata
duan të shesin librin, dhe nuk ka si t’ia punonin më mirë
xhepave të shqiptarëve. Si rezultat u shiten me mijëra
kopje dhe fitojnë miliona lekë—pa atë fryrje artificiale,
pa ato diskutime, zor se do të kishin shitur dot as “100
kopje”.
Fajin kryesor të kësaj maskarade, e ka shoqëria jonë që nuk
kupton se po keqpërdoret nga qarqe që duan edhe të
destabilizojnë vendin, duke futur dasi fetare, por edhe të
heqin vëmendjen e njerëzve, nga problemet kryesore të këtij
vendi, nga Gërdeci, nga atentatet kushtetuese mbi sistemin
demokratik, nga gjendja ekonomike dhe nga menaxhimi
katastrofik i saj nga shtetit, etj.
Shteti duhet të vendosë, për një periudhë nja 20 vjeçare,
një lloj censure mediatike: “mos i kritikoni fare fetë”.
Shtete shumë më demokratike se ne, si Gjermania, kanë vënë
censura për disa çështje politike të tyre, në rastin
konkret për idetë naziste. Po ne, përse jo—ne ndalojmë
skafet, përse të mos ndalojmë edhe propagandën anti-fetare,
që në rastin tonë është anti-shqiptare?!

E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 14-05-2008, 18:56:48 »

Citojeni
Gjithnjë përzihen historianë, shkrimtarë, fetarë, analistë,
ndonjë politikan, dhe edhe ca që nuk merren vesh se ç’janë.

Kallamoqiiiiiiii qesh me te madhe qesh me te madhe
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 15-05-2008, 22:06:45 »

Meqë qysh ne postimin e pare tema e diskutimit sillet rreth romanit "Të jetojsh ne ishull" shkruar nga Ben Blushi, ju sjelli ne vijim një shkrim i bërë nga Olsi Jazexhi.




Ben Kiço Blushi dhe ideologjia urrejtjenxitëse e Ortodoksisë
nga Olsi Jazexhi




Romanit më të fundëm të Ben Kiço Blushit, ‘Të jetosh në një ishull’ i është dhënë shumë publicitet në mediat shqiptare. Shumë njerëz me të cilët kam folur për këtë roman, me çfarë kanë dëgjuar nga mediat, thonë që është një roman i mirë që flet për tolerancën fetare në Shqipëri pse kështu kanë folur televizionet kliente të Partisë Socialiste. Mbi mirësinë e librit të Ben Blushit foli edhe botuesi dhe miku i familjes Blushi, Fatmir Toçi i cili në kapakun e prapëm të librit thotë që romani ‘përpiqet të tregojë se si shoqëria shqiptare e përsosi instrumentin e bashkëjetësës fetare për t’i mbijetuar asimilimit dhe rrebesheve të kohës.’ Kur fjalë të këtilla dalin nga një person si Fatmir Toçi dhe Piro Misha që mori pjesë në promovimin e këtij libri, të cilët në një seri rastesh kanë sulmuar muslimanët shqiptarë për librat që ata botojnë dhe kanë kërkuar censurimin e tyre si në kohë të Partisë së Punës, toleranca e librit të bënte të dyshosh. I nxitur nga dëshira e mirë për të kuptuar sesi është e mundur, që djali i Kiço Blushit, i Islamofobit më të egër në Shqipëri i cili hoxhallarët e Shqipërisë i ka quajtur xhambazë kuajsh disa muaj më parë, mund të shkruaj një roman që flet për bashkëjetësën fetare në Shqipëri, porosita nga Italia që të më blejnë këtë roman. Ishte një habi për mua që një njeri racist dhe islamofob si Beni i Kiços së Blushëve i cili në Tetor të vitit 2006 feu muslimanët e Shqipërisë nga podiumi i parlamentit shqiptar, të mund të ndërroj pllakë brenda natës dhe në vënd të urrejtjes dhe racizmit islamofobik të prodhojë një roman që flet për tolerancë.

Librin të cilin porosita nga Tirana, e mora para dy ditësh dhe e lexova me një frymë. Libri i Benit që ka 408 faqe i dedikohet në faqen e 5të të tij Eva Bratit – Blushi, gruas së Benit e cila u akuzua disa vite më parë si përfituese e pandershme e 250 milion lekëve të taksapaguesëve shqiptarë me 12 tendera të Albtransportit në kompaninë familjare të familjes Blushi. Duke parë që ky libër i dedikohej një personi të përfolur për korrupsion që në faqen e parë të librit, nënqesha me vete dhe thashë hajde tolerancë fetare që duhet të ketë këtu brenda.

Romani i Ben Blushit nis në një fshat diku në jug të Shqipërisë. Beni ndoshta e ka imagjinuar romanin në fshatin e tij në Kolonjë. Në roman tregohet sesi një i krishterë vendos që një ditë prej ditësh të shekullit të 18-të të bëhet musliman. Arsyeja pse personi do të bëhët musliman, sipas Ben Blushit, është teoria e vjetër greko – sërbe kundër shqiptarëve, e cila islamizimin e tyre nuk ia dedikon triumfit teologjik të Islamit ndaj Krishtërimit, as shtypjes greko – sërbe kundër shqiptarëve, por dhunës turke, taksave turke dhe muslimanët e islamizuar tregohen si servilë dhe njerëz frikacakë ndaj turqve. Ben Blushi fut në gojën e të krishterit që bëhet musliman debate të ndryshme që ky bën për islamin. Ndër të tjera Ben Blushi, Islamin e quan fe të dhunës. Kuranin libër të ndalimit dhe jo lejimit. Muhamedin e akuzon sikur ai ka shkruar Kuranin edhe pse ai nuk dinte shkrim e këndim (fq. 9). Lëmoshën që muslimanët japin ky e quan varfërim të njeriut (fq. 12), Islamin e tregon si një stuhi rëre që ofron dhe mbyt liritë e njerëzimit etj.

Kur Ibrahimi bëhet musliman, Ben Blushi mbledh të krishterët e katundit të Kolonjës të cilët Islamin e quajnë kolerë që ka një mijë vjet që përhapet me majën e shpatës, ndërsa njerëzit që pranojnë mesazhin e Zotit, i quan Judë (fq. 23). Por ndërsa shqiptarët muslimanë janë judë dhe tradhëtarë, turqit Ben Blushi i tregon si ujqër, të cilët pasi shumohen shumë vrasin njëri tjetrin (fq. 25). Turqit janë aq mizorë saqë ata bëjnë edhe grekët e ishullit të Mitelenit mizorë pasi këta rrojnë nën robërinë turke (fq. 84). Turqit në romanin e Benit sjellin edhe kolerë me vete kur ata pinë ujë në çesmën e fshatit (fq. 118). Një krahasim të këtillë, të turqve me ujqërit unë e kam gjetur në Mein Kampfin e Hitlerit ku ai i krahason çifutët me ujqërit të cilët kur shumohen shumë hanë njëri tjetrin. Unë nuk e di se ku e mësoi Ben Blushi këtë krahasim të turqve me ujqërit. Por di që si Beni ashtu si edhe i ati, Kiçua, janë dele të urta të herezisë së tij peshkopit grek, Janullatos. Kur grekët vranë çifutët, turqit dhe çamët në Janinë dhe Selanik në vitet 1913, 1925 dhe 1945 qarqet fondamentaliste helene si shqiptarët, si turqit ashtu edhe çifutët i krahasonin me këto epitete. Ka mundësi që qirje Janullatosi ta ketë mësuar Ben Blushin me këto krahasime luftënxitëse dhe anti-semite.

Në roman, personazhet e Ben Blushit tregojnë sesi dervishët që predikonin Islamin në Shqipëri ishin përdhunues grashë muslimane (fq. 26), Ibrahimin i cili bëhet musliman, të krishterët e thërrasin ‘Ibrahim o derr, Muhamedi të pret në ferr’ dhe ofendime të tjera kundër profetit të Islamit (fq. 33 - 35). Por ndërsa Ibrahimi personazhi kryesor i romanit të Benit është bërë musliman syni, Ben Blushi tregon që Ali Pashai është prototipi më i qartë i muslimanit shqiptar, i cili sipas Benit është Bektashi, dhe si pasojë është hajdut, rrufian, njeri që ja ka me hile Zotit, kriminel, pedofil, kusar, përdhunues grashë dhe njeri i pabesë (fq. 44 – 52). Ali Pashai i cili qeveriste grekët në Janinë, Ben Blushi e tregon si një mostër seksuale i cili kishte jo vetëm femra në Harem të cilin e përdorte si bordell, por edhe një bordell special me djem të rinjë. (fq. 325). Ndërsa operacionet anti-terroriste që Ali Pasha bëri kundër banditëve grekë dhe suliotë, Ben Blushi i tregon si aksione kriminale dhe të pabesa nga shqiptarët muslimanë, kundër suliotëve ortodoksë, që ky nga hajdutë dhe vrasës i bën heronjë të krishtërimit.

Proçesin e islamizimit të shqiptarëve Ben Blushi e quan tradhëti ndaj krishtërimit, pasojë e taksës së gjakut, xhizjes antikristjane, pengmarrjes nga turqit, dhunës që muslimanët shqiptarë ju bëjnë të krishterëve në Shkodër, Vlorë, Berat, Korçë, Janinë dhe Elbasan. Në Shqipërinë muslimane të Ben Blushit të krishterët terrorizohen nga muslimanët shqiptarë, të cilët grabisin toka, gratë e të krishterëve, siç kanë mësuar nga Kalifi Umar (fq. 102 – 103). Muslimanë, në romanin e Benit bëhen edhe të krishterët e pabesë që duan ti vjedhin babait tokën e tyre me ndihmën turke (fq. 111).

Herojtë e Ben Blushit në roman janë vllehët e Voskopojës. Personazhi kryesor i romanit është një grek bizanit me emrin Arianit Komneni të cilin Beni e bën heroin e romanit. Ky Komneni të cilët të gjithë i njohin që historikisht janë grekë dhe shqiptarëvrasës, në roman shitet për shqiptar, por një shqiptar me qendër jo në Tiranë, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe në qytetet ku u zhvillua shqiptaria por në Voskopojë. Në bisedat që Komneni greko – vllah i Ben Blushit bën me hajdutin Ali Pashë Tepelena, heroi ortodoks i romanit sulmon islamin, shqiptarët muslimanë dhe mbron ortodoksinë dhe i tregon ortodoksët si herojtë e shqiptarisë. Duke ditur mllefin që greko – ortodoksët kanë me Skënderbeun si hero katolik, Ben Blushi sulmon me gojën e Arianitit edhe Skënderbeun të cilin e quan turk, musliman, të pabesë, hileqar, njeri që i bën pabesira Arianitit, dhe një njeri pa ndërgjegje, pasi ishte edukuar si musliman, njeri djallëzor për shkak të edukatës turke që kishte marrë etj. Ky Skënderbeu ishte i pabesë dhe sëbashku me turqit i bënin hilera Arianitit. (fq. 55 - 63). Por njeri i keq në romanin e Benit nuk është vetëm djallëzori Skënderbe i cili është aleat i Papës dhe jo i Janullatosit, por edhe një Thoma Komneni i cili cilësohet si tradhëtar meqë ai u bë musliman (fq. 64).

Për Ben Blushin, heroi i tij, Arianiti është hero i krishtërimit i cili thotë se nuk ka dallim nëse jemi shqiptarë, serbë apo grekë. Rëndësia ka që të luftojmë me flamurin e krishtërimit, kundër Islamit të cilin ai e quan një përbindësh më trup në Azi dhe i cili vendin e ka në Azi. Ndërsa Islami i përket Azisë, për Ben Blushin, Krishtërimi është një farë që nuk mund të mbijë në Azi (fq. 82). Herojtë e Ben Blushit në roman thonë që Shqipëria është vend i vogël për shumë fe, gjë që nënkupton se në këtë vend nuk ka vend për muslimanët (fq. 93).

Heroi i Benit lufton për të mbrojtur Kretën greke, Greqinë, Voskopojën dhe do të ndërtojë Perandorinë Bizantine me themel pan – orthodhoksinë greke dhe çati Evropën (fq. 66 – 68). Arianit Komneni është në dashuri të madhe edhe me serbët të cilët me Gjergj Brankoviçin bëjnë komplote për të marrë pushtetin në Kosovë kundër shqiptarëve. Për këtë arsye të dy herojtë ortodoksë të Ben Blushit shkojnë në Stamboll që të ndërtojnë një komplot. Muslimani shqiptar që Arianiti takon në Stamboll është barbari Patrona Halili të cilin autori e tregon që është Lab. Dhe lebërit tregohen si hajdutë, vrasës, barbarë dhe tmerri i Stambollit (fq. 72 – 76).

Por qendra e qytetërimit që Ben Blushi quan ‘shqiptar’ është Voskopoja e vlleho – grekëve. Në këto vitet e fundit si pasojë e indoktrinimit vllaho – grek dhe Janullatist në Shqipëri, një numër i madh ortodoksësh, që nga Aurel Plasari, te Alfred Moisiu, Piro Misha, Kiço Blushi, Nasho Jorgaqi etj kanë zhvilluar kultin e Voskopojarizmit. Vllehët besojnë ashtu si edhe serbët që duan Kosovën – se Voskopoja është tokë e shenjtë e tyre, të cilën e shkatërruan shqiptarët muslimanë. Ndërsa serbët, Kosovën shqiptare e masakruan dhe e dogjën për 100 vite me radhë, falë besimit të tyre të marrë se Kosova është një Jeruzalem serb, voskopojarizmi vllah është edhe me i rrezikshëm pse ai cënon sigurinë kombëtare në Shqipëri pasi vllehët duan të bëjnë një shtet brenda shtetit dhe Voskopojën e shohin si Jeruzalemin e vllahërisë. Kush ka lexuar gazetën FRATIA që botojnë vllehët e Tiranës me Nasho Jorgaqin dhe Vangjel Shundin, do të shohin sesi vllehët e Tiranës botojnë aty poezi dhe shkrime ku vllehët pretendojnë që shqiptarët kanë qenë barbarë dhe vetëm vllehët e Voskopojës kanë patur qytetërim në Shqipëri (shiko Gazeta Fratia, Nëntor 1997, fq. 6, poezia Voshopolea). Këtë gjë synon të tregojë edhe Ben Blushi në roman e tij. I yshtur siç duket nga peshkopi Janullatos, Beni e tregon katundin vllaho – grek të Voskopojës, sikur të mos ketë qënë një vendstrehim çobenësh aromunë që jetonin me kuaj dhe me gomerë duke transportuar mallrat e muslimanëve shqiptarë, por sikur të ishte një El Dorado i krishtërimit. Vllehët që edhe sot në Rumani mezi kanë bërë një palo-shtet, Ben Blushi na i tregon sikur të ishin më të qytetëruar sesa shqiptarët muslimanë. Në roman Ben Blushi tregon që Voskopoja kërcënohej nga bandat muslimane të Korçës dhe Beratit. Muslimanët e Shqipërisë së Jugut, që nga Skrapari, Vlora, Korça dhe Berati, Beni i tregon si barbarë. Ndërsa vllehët të cilët në Shqipërinë Osmane kanë patur statusin e evgjitit dhe rronin në gjendje gjysëm të egër, Beni i tregon sikur të ishin britanikë. Kapitulli 23 i romanit të Ben Blushit e tregon Voskopojën sikur të ishte një parajsë e cila ishte kështu vetëm nga që nuk kishte muslimanë:



‘Voskopoja ishte një qytet i bukur jo shumë larg fshatit tuaj. Voskopoja ishte një botë e vogël e mbledhur në një dorë malesh. Aty kishte çdo gjë. Kishte ditë, kishte natë, kishte diell, kishte hënë, kishte qetësi, kishte fllad, kishte lule, kishte livadhe, kishte ketra, kishte lepuj, kishte zjarr, kishte vjeshtë, kishte pranverë, kishte pyll, kishte yll, kishte eklips,… por nuk kishte myslimanë.’



Por për Benin, Voskopoja nisi të shkatërrohet rreth vitit 1712 kur në qytet erdhën muslimanët. Kur erdhën muslimanët, Beni rrëfen që ata bënë hatanë, duke vrarë, kërcënuar, bërë banda të armatosura etj. Muslimanët që vinë në Voskopojë nga Korça, Skrapari, Berati, Elbasani dhe zonat përreth ishin jetimë, çobenë, të papunë, dembelë që rrëmbejnë dhe vrasin (fq. 211 - 214). Në Voskopojë sipas Blushit kishte një udhëheqës që quhej Marin Kurila i cili kërkonte që të hapi një luftë shqiptaro – vllahe duke sulmuar Korçën, Janinën, Beratin dhe Elbasanin dhe vendosur hegjemoninë vllahe në Shqipëri. Por si pasojë e mos-mobilizimit greko – vllah (bëni i quan shqiptarë voskopojarët), hajdutët shqiptarë muslimanë triumfojnë. Marini i fut këta në burg, por më pas vritet prej tyre. Dhe kështu muslimanët e varfër dhe të paditur që janë kthyer në Islam, dhe kanë ardhur nga malet dhe fushat, dhe vinë në Voskopojë për tu civilizuar arrijnë të triumfojnë (fq. 216 – 228). Por pasi vritet Marin Kurilla pushtetin në Voskopojë e merr një tjetër vllah me emrin Isak. Ky i bind të krishterët e Voskopojës së Voskopoja është një ishull i krishterë, dhe këta nuk e mbrojnë dot me luftë pse Korça dhe qytetet përreth ishin plot me muslimanë dhe me turq. Isaku i këshillon të krishterët e Voskopojës që tua marrin fëmitë muslimanëve, ti shkollojnë dhe tua hanë kokën me të butë duke i bërë ushtarë të tyre që do mbrojnë kishat. Muslimanët janë të egër, të hutuar dhe të uritur - thotë Isaku. Shqiptarët bëhen muslimanë pse ata shpresojnë që Islami do ju japi çka ata nuk kanë. Megjithatë intriga vllahe nuk punon me muslimanët, pasi këta të udhëhequr nga Sali Binishi dhe të ndihmuar nga muslimanët e Korçës dhe të nxitur nga një hoxhë, triumfojnë mbi vllehët dhe e djegin Voskopojën që Ben Blushi thotë – duan ta bëjnë si Medina (fq. 230 – 273).

Në këtë kapitull Ben Blushi sulmon edhe profetin Muhamed të cili e portretizon në mënyrë perverse me disa vizatime që janë bërë në muret e një Kishe, ku ai tregohet në pozicione perverse me gra të ndryshme. Me profetin Muhamed tallen edhe gratë vllahe të Voskopojës të cilat bëjnë ironi dhe pyesin sesi i mban ai gjithë ato gra (fq. 238 – 240). Gratë vllahe të cilat historikisht dhe fatkeqësisht u kanë trajtuar me keq se evgjit në Shqipëri, Beni i tregon sikur të ishin zonja, ndërsa muslimanet shqiptare i tregon sikur të ishin femra të paditura dhe të egra. Ben Blushi sulmon në këtë roman edhe profetin Muhamed të cilin ai e urren si pasojë e instruksioneve që merr familjarisht nga peshkopi Janullatos. Në një vend të librit Beni e bën profetin Muhamed evgjit, dhe muslimanët i barazon me jevgjit kur thotë që një fshat pa muslimanë dhe pa jevgj do të ishte monoton (fq. 357 - 358).

Ben Blushi hoxhën që ju vjen në Voskopojë muslimanëve dhe i mobilizon kundër tiranisë vllahe, e tregon si një injorant dhe prapanik, tamam siç trajtonte i ati i tij, Kiç Blushi në Gazetën Shqiptare në shkrimin ‘Na lipsen vullnetarë e misionarë të përnjimendtë!’, të datës 19/10/2007 hoxhallarët e Shqipërisë që sulmuan Edi Ramën në Kavajë. Djegjen e Voskopojës, Ben Blushi e krahason me një histori të profetit Muhamed që hoxha ju tregon muslimanëve shqiptarë, ku Beni profetin Muhamed e tregon si vrasës dhe kokëprerës (fq. 273 – 275).

Edhe pse Voskopoja, siç të gjithë shqiptarët e dinë, u sulmua në vitin 1773 si pasojë e terrorizmit greko – vllah në rajonet e Korçës i cili u nxit nga Caresha Katerina II dhe dashnori i saj Orlovi që deshën të bëjnë Greqinë e Madhe mbi trojet e Shqipërisë, dhe vllehët bënë masakra kundër shqiptarëve, Ben Blushi kërkon që aksionin anti-terrorist të shqiptarëve t’ia faturojë Islamit dhe muslimanëve shqiptarë. Ç’është më qesharake është se Beni, mbrojtësit e Voskopojës i bën shqiptarë, kur vetë në gazetën Fratia lufta e Voskopojës tregohet si lufta vllaho – shqiptare. Ja disa vargje që provojnë këtë:



Me katër gegë një arumun, po ndeshet / E tillë lufta nuk është e lehtë / Por koka shumë në tokë, shihen te hedhur / Paria e bejlerëve kudo vrapojnë / Dhe shqiptarët i dërgojnë të vdesin, / Për plaçka dhe asnjë të mos tërhiqet.

( VOSHOPOLEA nga Nida Boga, Gazeta Fratia, Nëntor 1997, fq. 6 )



Në kapitullin 24, Beni që është i pikëlluar për djegjen e Voskopojës, e tregon këtë si dobësi të vlleho – krishterëve që nuk dinë sesi të vrasin muslimanët. Me këtë konkluzion Ben Blushi siç duket i bën apel vllehëve të Shqipërisë që të mësohen të vrasin muslimanët shqiptarë dhe të mos përsërisin gabimet e vllehëve të Voskopojës. Priftërijtë pan – ortodoksë të Ben Blushit, Metodi dhe Mihali të cilët tregojnë historitë e Voskopojës dhe barbarizmin e muslimanëve shqiptarë, Beni i pikturon tamam si Shën Methodhiusin dhe Shën Cirilin bizantinë të cilët përhapën krishtërimin në mesin e sllavëve. Këta priftërinjë bizantinë inspirojnë personazhet e librit të Benit me tregimet e tyre për Voskopojën dhe nxisin fëmitë e vegjël që të vënë shalle të kuq në qafë, tamam siç bënte Ben Blushi kur ishte debatik në kohën e PPSH-së dhe me këto shalle sllavo – ortodoksë, priftërijtë grekë duan që historia e Voskopojës dhe urrejtja kundër shqiptarëve muslimanë të trashëgohet nga brezi në brez. Me këta mësues orthodhoksë të cilët mësojnë personazhet e romanit që të duan Kretën, Greqinë dhe pan-ortodoksinë, Ben Blushi ndoshta imagjinon mentorin shpirtëror të tij dhe babës së tij, Peshkopin Janullatos, i cili edhe pse familja e tij i grabiti me dhunë çamëve muslimanë tokat e tyre në Prevezë të Çamërisë 128 vite më parë, tani me Ben Blushin dhe romanin e tij në ishull kërkon që të inspirojë brezat e rinjë të grekofilëve në Shqipëri që të jetojnë, punojnë dhe luftojnë për mëmën Greqi.

Ben Blushi romanin e tij e mbyll në Kretë, ku vajza e heroit të tij, Arianit Komnenit, Sara, shkon në ishullin grek, dhe aty takohet me heroin e Voskopojës, Isakun, dhe viziton varrin e të atit të saj, Arianitit, i cili ka shkuar që të vdes në ishull ku disa vite më parë kishin vdekur 11 ortodoksë të tjerë në mbrojte të Greqisë dhe Krishtërimit kundër Islamit. Romani i Ben Blushit mbyllet me disa fjali melankolike nga personazhet e tij ortodoksë ku ata thonë që në Voskopojë ne mendonim se si do t’i mësonim myslimanët të jetonin si ne (fq. 403). Ama personazhet grekofilë të Ben Blushit dështojnë që ti mësojnë muslimanët shqiptarë që të jetojnë si grekë. Pse në historinë e Shqipërisë, muslimanët shqiptarë ju kanë dhënë vendin e merituar shovinistëve grekofilë në një seri rastesh rebelimesh në jug të Shqipëriës. Djegja më e fundme që muslimanët shqiptarë me në krye çetat patriotike të Sali Butkës i bën Voskopojës ishte viti 1916, kur voskopojarët dhe andartët grekë të Korçës pasi kishin therrur dhe përdhunuar me mijëra shqiptarë muslimanë dhe e shpallën Voskopojën Greqi, në fund morrën drejtësinë e merituar nga trupat e Malkë Zvarishtin dhe Sali Butkës. Voskopojën e rrethuan 1500 shqiptarë të cilët morrën hak ndaj krimeve që andarët ortodoksë dhe jerohollitë helenë kishin bërë në Shqipëri nga viti 1913 e deri ne 1916 nën slloganin Enosis i Thanatos (Bashkim apo Vdekje). Përkrah çetave shqiptare muslimane në çlirimin e Korçës luftuan edhe shumë patriotë ortodoksë shqiptarë.

Edhe pse Ben Blushi dhe i ati i tij, Kiço Blushi dhe mentori i tyre peshkopi Janullatos do të donin që Shqipërinë ta bëjnë Voskopojë dhe ta Enosojnë (Bashkojnë) me Kretën, Qipron dhe Greqinë si në 1914, ëndërrat e tyre janë të destinuara të dështojnë. Pse qyteti ku Ben Blushi dhe i ati dhe mentori i tyre grek jetojnë sot, është Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë i ndërtuar nga Pashallarët muslimanë të Gegërisë të cilët që nga Ibrahim Pashë Mulleti e deri te Gani Beg Toptani ju kanë treguar vendin shovinistëve grekë përgjatë të gjithë historisë sonë. Edhe pse Beni me gjithë të atin e tij shajnë Islamin pa mbarim, dhe në kohë të PPSH-së Kiço Blushi prodhoi një seri filmash propagandistikë kundër Islamit, faktet tregojnë që muslimanët shqiptarë vetëm se rriten edhe pse Blushët dhe qirje Janullatos kanë mllef për këtë punë.

Me romanin ‘Të Jetosh në Ishull’ Ben Kiço Blushi i tregon edhe njëherë shqiptarëve rrezikun që voskopojarizmi dhe shovinizmi pan – ortodoks përbën për paqen në Shqipëri, Ballkan dhe rajon. Ky roman diskrediton botuesin e tij, Fatmir Toçi i cili bëhet pjesë e këtyre botimesh propagandistike anti-shqiptare të cilat synojnë nënshtrimin e Shqipërisë nga shteti fondamentalist ortodoks, Greqia. Ky roman tregon edhe rrezikun që i kanoset sot Shqipërisë nga politikanë si Ben Blushi apo Ledia Shamku Shkreli të cilët me gjithë fondamentalizmin e tyre të krishter kundër muslimanëve të Shqipërisë vazhdojnë të parazitojnë në kurriz të taksapaguesëve shqiptarë dhe kanë uzurpuar kryesinë e Partisë Socialiste. Romani ‘Të Jetosh në Ishull’ i Ben Kiço Blushit duhet të lexohet nga të gjithë shqiptarët muslimanë, ateistë dhe patriotë, për të kuptuar kërcënimin që sot i vjen Shqipërisë nga fondamentalizmi greko – ortodoks dhe ideologjia e urrejtjes që gjenerali helen, Anastas Janullatos po përhap në Shqipëri me agjentët e tij me status politik.
__________________

Rreth Autorit: Për ata që nuk e njohin, Olsi Jazexhi ka lindur në Tiranë dhe jeton prej shumë kohësh në Kombinat. Ai është arsimuar në Kuala Lumpur të  Malajzisë në degën e Komunikimit Masiv dhe është master në Historinë e Qytetërimit Osman. Me origjinë, rrjedh nga familje aristokratike muslimane toske, nga Devolli i Korçës dhe Gardhiqi i Gjirokastres.
Fushat e interesit të Olsit mbulojnë historinë e Shqipërisë në Perandorinë Osmane, Lindjen e Mesme, Indinë, tezat e Dialogut te Qytetërimeve dhe Komunikimin Ndërkulturor. Ai ka patur rastin të vizitojë shumë vende në Orient që nga Arabia Saudite deri Tailandën, Algjerinë, Singaporin, Turqinë etj. Ndërsa specializimi i tij i Masterit të parë i është dedikuar Pashallëkut të Shkodrës nën Bushatllitë nga era e Mehmet Pashë Plakut 1757 deri në erën e Mustafa Bushatit II më 1831.
Përveç leximeve historike, Olsi që është besimtar musliman, është i interesuar edhe në historinë e feve dhe presionin kulturor që bëhet kundër muslimanëve në Ballkanin e këtyre një qind viteve të fundit, për t'i konvertuar në të krishterë apo për t'i poshtëëruar. Duke qënë aktiv në mediat shqiptare ai shkruan herë pas here në to dhe është aktiv në debatet mbi historinë, politikën dhe mënyrën sesi mendja shqiptare përceptojnë botën e gjerë sot.
Aktualisht studion në Firence të Italisë.




Kush ka dëshirë ta lexoje romanin e perfolur me sipër:
Të jetosh ne Ishull- Ben Kico Blushi
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
M.SHKODRANİ
Teolog
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 15-05-2008, 23:10:47 »

Nuk dua te hyj e te lexoj gjitha shkrimet sepse kohën e kam te kufizuar por do thoja diçka. Nëse duam qe një njeri ta diskriminojme unë them se gjeja me e fortë për te do të ishte heshtja sepse ajo e ve ne pozite te vështirë armikun pra personin qe kemi për ballë. Ma do mendja se shumë nga ju do të thoni pse ta lemë e te flasi atë sipas dëshirë e ne të heshim. Jo ne nuk do heshtim ne do bëjmë punën tonë siç thotë fjala e urte e popullit tonë te dashur "qent le të lehin karvani ec përpara" All-llahu xh.sh kur do fenë e vet e ploteson dhe me doren e qafirit. Ne te jemi te sinqertë ne punët tona se te tjerat vijnë vete pas. Nëse na ngaterrohen kembet ne këto gjëra si romani i quajtur "të jetosh ne ishull" te cilin unë e quaj një roman "na ishte seç na ishte" (alla Bemçe). sikur kjo nuk është hera e pare qe del kjo nuk ka për te qenë as e fundit kështu qe ne le të shohim se sa mund te fitojme njerëz. "Detyra jonë është te nxjerrim njerëz sa te mundemi nga rrjedha e lumit te xhehennemit qe po i merr përpara" (Sulejman Hilmi Silistrevi).
E identifikuar

Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 18-05-2008, 15:11:22 »

[quoteBen Kiço Blushi dhe ideologjia urrejtjenxitëse e Ortodoksisë
nga Olsi Jazexhi
][/quote]Nuk kam dashur te debatoj për librin e Blushit pasi unë e urrej atë si njeri.Ai krijoi një regres të madh ne zhvillimet demokratike,Duke qenë i Ri dhe i zgjuar u be një penges kyçe për luftën ndaj korrupsionit dhe realizimit te reformave.Këtë libër do ta marrë ne bibloteke pasi nuk shpenzoj për tregje te njerëzve te korruptuar.(POkesht veproj kur shkoj ne lokale markete etj.)
Personlisht unë rromanin e shikoj ne dy kend veshtrime.Bashkësia e politikaneve te majte te cilët janë trasheginmetare te diktatures,dhe siapas perestrojkes mbështeten nga politikat lindore, ne rastin tonë Greqise.Por kjo beshkesi politikanesh e rritur dhe e edukuar me mekate nuk mjafton te këtë mbeshtetjen e greqise por janë kthyer ne prone e saj.Qëllimi i tyre është te len këtë vend te nënshtruar nga greqia gjë qe duket se e kanë kryer ma aq pasion. Por interesimi i SHBA për kosoven e  Shqipërinë,fitorja e PD, sukseset, qe kjo e fundit po arrin me gjithë luftene ashper te opozites dhe medjave qe dalin dhe falas.
kanë corjentuar kampin e kuq.Kane krijuar brenda saj je levizje kaotike dhe kundrej kakakterit te frikeshem te Rames dhe pabesise se tij,elementet vipa te saj nuk podine te pozicionohen.Por një gjë është e vërtetë Greqia dhe Sorrosi do të jenë ato qe do të perzgjedhin kokrat.Kështu është e domosdoshme qe Ben Blushi te botoje një libër ku te trajtoje tema te nxehta qe sido qe ti ambalizosh me tolerance e pa tolerance shkojnë ne favore për ortodoksine dhe catolicizmin.E kjo është një CV e mirë për te qenë pretendent ose pjestar i pa diskutueshem ne kryesine e politikes se te kuqeve.Tashme Beni nuk flet për kushtetuten,politikën e re etj ai e futi ne tender dosjen e tij. Tashme pret cfar do të bëjnë te tjerët. pret cfar do të bëjnë te tjerët.Unë nuk e kam lexuar akoma atë, por dyshoj se ai do të kate qenë një prodhim i gateshem i gjyshit te tije shkrimtarit Dimiter Shuteriqi.

Kend veshtrimi i dytë -Analistet këtu gabojnë rëndë kur perzine Sulltanet pushtues me Misioneret e Fes.Përderisa Muhameti nuk pranon qe feja te kultivohet me dhunë, për ti shptuar reaksionit nuk mund te bëjmë replike dhe do ta pranojem te vërtetë.
Ashtu si  me rezulton nga historia si dhe nga vet thenia e Kuranit qe permendem me sipër, lufta turke nuk ishte për te shperndare fenë islame,Ndryshe do të kishte prishur të gjitha kishat,por la dhe qendren ne Stamboll)por për te pushtuar toke për tu pasuruar nga grabitjet,për te krijuar një perandori te madhe e te fuqishme e kështu te rregullonte mirqenien e populli te vet.Turqia nuk erdhi këtu me motivin për ti regulluar këto vende, por për ti nënshtruar ato e grabitur nëpërmjet taksave etj.Ne librin e Edith Durham do të gjeni fakte nga me të ndryshme te dhunes e masakrave te hordhive turke si ne Bullgari Serbi ,Maqedonie, Shqipëri e Greqi.Ato kishin një karakteristike te veçantë pasi kur ndjenin humbjen,masaronin fshatra te tera duke i djegur e vrarë e grabit këto te pa fajshem qe nuk ishin ngritur ne lufte.Durham shprehet qartë se shqipetaret u detyruan te kthejnë besimin,për ti shpetuar grabitjes,për ti privilegjuar përpara ligjit,për ti dërguar djemtë ushtare, për te pase një pozicion superior ndaj pjeses tjetër te popullsise qe nuk e nderoi besmin.Pra qe shpieptari te haje shqipetarin duheshin dy besime,e kështu turku qeveriste kollaj.Ai propogandoi me te madhe se shqipetare nuk egsistonin me .Ai e quajti popullsine ne popull tur dhe greke.Kudo qe Durham shkoi perfaqesuesi i administratës Turke ose shqiptar i shitur (Konvertuar)  i thoshe se Vlora p.s., perbeht nga banorë greke dhe turq  muslimanet e konvertuar i quante turq dhe ato te krishtere qe ruajten besimin e tyre te kultivuar i quajti greke.Po kështu ne Korce, po kehtu ne Peemet.Pra idea ishte asimilimi i shqipetareve.Kur shkoje ne Myzeqe vendasit ishin te krishtere .Jashtezakonisht te varfer,me shtepi balte dhe punonin tokat e bejlereve musliman.Këto ishin te lidhur me njemije fije me qeverine se cieles i interesonin taksat dhe pastaj ajo  mbyllte njerin sy, për ti lejuar ata te shtypnin mizorisht bashke atdhetaret evet.Pashe me sytë emi gra qe nuk kishin as rroba  te mbulonin shtatin(Faqe 73)
Tregimet për kërcënimet dhe burgosjetpa te drejtë,si dhe te burgosurit pa gjyq ishin te thjeshta Taksat i shin te mëdha e paguheshin regullisht.por meqenes taksapaguesit nuk i reakizoiheshin kerkesat ato u ngriten ne revolta duke kercenuar se nuk do të paguanin me.Kërkesat ishin për rrugë dhe dhkolla shqip.Turqia  e zenengusht premtoi te hape shkolla turke.Ne saje te këtij presioni Turqit e ri u tremben dhe lejuan hapjene shkolles Normale Elbasan.Etj......Pr a ideja për asimilimin e shqipetareve ne turq (turqizim) ne rroman është e vërtetë.Dhe s'ka kush ta kunderhtoje atë.Dhe Greket nuk ka arsye te binin ne gjume dhe ato beine te njëjtën gjë dhe Italija dhe Austria.Porforca me madhore ishte Turqia.Kishte konvertuar 70$ te popullsise.Ket kenge ne e ndigjojme dhe sot.Dhe vet Durham nuk ishtene gjendje te percaktonte etnicitetin ne Kosovë pasi i thonin se është popullsi turke.Dhe sot shikojme ne te dhenat për kosoven ne librin
WORLD FACT BOOK ko cia amesrikane konsiderone serbet si etnike ne Kosovë.Ky është dami me i madh qe Turqia i solli Shqipërisë.Ne historinë e një vendi te vogël është shpesh me e rëndësishme si te njohin te tjerët ty dhe jo si e njeh ti vehten tënde,pasi janë ato qe shpesh vendosin për fatin e popujve te vegjel.E këtu duhette ngihet zëri.Këtu merr vlerë rromani me gjithë te metat e tij.Është me e rëndësishme Shqipëria.Percaktimi i tyre nxit urrejtjen e nacionalisteve Serb,dizinformon opinionin nderkombetre,për njohjen e te drejtave te Kosovës për te formuar shtet etj probleme pa fund qe koha do ti hape.Prandaj Kosova nuk duhej te konvertohej te paktën jo e plotë për të mos humbur dhe pronesine e kishave te cilat historikisht kanë qenë shqipetare.Tashme qe jemi ringritur na del një detyrë e madhe për ta shpetuar kombin tonë për te riformatuar vlerat e tij për te kerjkuar falje botërore për gabimet, qe erdhen si shkak te pushtuesit (jo islamizmit)qe na shkaktoi kaq dhimbje kaq urrejtje me popujt e tjerë e kaq probleme brenda vetes.Të besh populin grek qe ne parlamentin e par dh ne administrate të flasë shqip kjo do të thotë ta keshe dhunuar atë!Falja është hyjnore. Kush e bën i pari fiton.E kështu popujt pajtohen,e kështu krijohet një vizion i ri kështu rritet dashuria e repekti për shqipetaret,e kështu tregojme se jemi ne rrugë te drejtë.Shembull konkret eshti ai i Papa Gjon Plit qe kerkoi falje për dhunene kishet dymijevjet me pare. Për mendimin ti nuk ka moral te mbrosh pushtuesin nën petkun e vlerave te tij se gjoja bizanti ishte ne rrënim dhe kështu doli si nevojë turqizimi me islamizmin.Perandor it ulen dhe ngrihe popuj qendrojne aty sa te jetë jeta,Sa i rëndësishëm është dmilitarizimi jo vtem i vendit por dhe i trurit po aq i domosdoshem është C'turqezimi i vendit. 

E identifikuar
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 22-05-2008, 11:00:49 »

[quotepozite te vështirë armikun pra personin qe kemi për ballë][/quote]

Ty te mungojnë normat me elementare,te edukimit fetar.Të quash personin qe replikon ARMIK,shqipetarin me shqipetarin ne një bisede elementare.kjo është toleranca qe te kanë mësuar ty.Apo ke mbaruar shkollën m motivin buono për albnia.Për misionarin nuk egziston termi "armik",por "mekartar" dhe ne natyren e tij misionari nuk tërhiqet por vazhdon te komunikoje me njerzit dhe kur ato e peshtyjne dhe kur ato e ofendojne pasi misioni qe ata kanë marrë përsipër është nbi interesin e tij personal.Misionari nuk  kërkon gjak ,duel ne mejdan,këto janë cilësi te njeriut te pa fe,diktatorit,Poshtuesit,njerëzve me karaktere te sëmurë,e qe nuk kanë asnjë lidhje me besimin islam.Me këtë term fillon dhe mbaron teologjia jote.Me takon mua te jem me i ashper e jo ty,pasi mua më ka munguar edukimi fetar,por nëse jam kaq i edukuar jam një kontribut i një nene te mirë qe më ka mësuar dhe më ka ndenjur pranë,si një misionare e vërtetë.
E identifikuar
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 23-05-2008, 13:51:23 »

[quotepozite te vështirë armikun pra personin qe kemi për ballë]

Ty te mungojnë normat me elementare,te edukimit fetar.Të quash personin qe replikon ARMIK,shqipetarin me shqipetarin ne një bisede elementare.kjo është toleranca qe te kanë mësuar ty.Apo ke mbaruar shkollën m motivin buono për albnia.Për misionarin nuk egziston termi "armik",por "mekartar" dhe ne natyren e tij misionari nuk tërhiqet por vazhdon te komunikoje me njerzit dhe kur ato e peshtyjne dhe kur ato e ofendojne pasi misioni qe ata kanë marrë përsipër është nbi interesin e tij personal.Misionari nuk  kërkon gjak ,duel ne mejdan,këto janë cilësi te njeriut te pa fe,diktatorit,Poshtuesit,njerëzve me karaktere te sëmurë,e qe nuk kanë asnjë lidhje me besimin islam.Me këtë term fillon dhe mbaron teologjia jote.Me takon mua te jem me i ashper e jo ty,pasi mua më ka munguar edukimi fetar,por nëse jam kaq i edukuar jam një kontribut i një nene te mirë qe më ka mësuar dhe më ka ndenjur pranë,si një misionare e vërtetë.

Anesti, ju e keni keqkuptuar plotësisht Shkodranin!

Ai ne atë shkrim e kishte se e sheh si humbje kohe të merresh me një Roman i cili merret me diskriminim dhe shkrimin ia dedikoj me shumë autorit te Romanit. Nuk ishte shkrim i adresuar ne emrin TUAJ!

E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 26-05-2008, 11:50:20 »

Citojeni
Nëse duam qe një njeri ta diskriminojme unë them se gjeja me e fortë për te do të ishte heshtja sepse ajo e ve ne pozite te vështirë armikun pra personin qe kemi për ballë./quote]

Nëse ti pranonse  fjalët diskriminojme dhe armik janë ne terminologjinë e misionarit isamik nuk ka nevojë me për koment.

Ne një tjetër shkrim më tregonte mejdanin???!!-Misionari apo teologu?

Meqë deshiron muzikë moderatoresh urdhero;

Unë nuk jam misionar jam një qytetari thjeshtë dhe për pozicionin me lejohen dhe gabime por kur vjen puna për ndershmeri i kam shoket e rrallë,nuk ka prift e hoxhe te karahasohet me moralin tim.kurrë nuk kam genjyer.Gabime, ndoshta po.Kur njerëz qe janë kaq te kidhur me besimin musliman tregojnë shenja ashpersie,mos tolerance etj.po muslimanete thjeshtë?Ju te Dardanisë  (pasi kështu dua te mesoham ta quaj)ekeni te vështirë bëni krahasimin por ne këtu qe e shohim perditeqe njerzit me probleme vijnë me shumë nga komuniteti i këtij besimi.Pavarsisht se janë ne ne perqindje me te madhe te popullsise,unë mbeshtetem dhe opinjoni im personal.Nuk e perjashtoj faktinse te gjithë shqipetaret janë te ashper sepse edukimi familjar është mjaft i dobët(i thërrasin fëmijët vetëm për te ngrënë,pastaj gjith kohën ata janë rrugëve.) Jo me kot jam shprehur ne profilin tim se unë
jam mos kështu e mos ashtu te keqen nënaPor ndryshime kemi pase dhe nga mënyra e jetesës.Ne familjet muslimane karrigete tavolinat kanë hyrë pas viteve 70.Ne shtepite e tyre hanin me sofer ne një edhe te perbashket,hanin ma dorë dhe po ti shikosh dhe sot lepijne gishtat.E ngrena ne një pjate krijon individualitet (njeri qe synon te jetë vetëm për vete)(kush te kapi llokmen përpara).Ne te krishteret dhe familja me e varfer,shtronim tavolin me pjaten e secilit përpara,luge ,pirun e thike ,picete te qendisur me emrin e secilit antare,me gote për secilin,me karrige e kolltuk.Ne nuk mund te rrijme kembekryq.Ne nuk japim ujë me te njëjtën gote.Facoleta është gjithmonë e pranishme.Para nja një viti ne Itali një emigrant turk provoi te hape një lokal ku sherbehej dhe duhet tehaje ne menyran muslimane.Nuk nëse e ke pare ne RAI TV ku italianet filluan ta frekuaentonin lokalin uleshin kembekryq (e i dhimbnin kembet) hanin ne sofer,lepinin gishterijte etj,por kjo nuk zgjati shumë e nuk pati sukses. Mirë u ndigjofshim.Këtë shkrim mund dhe ta heqesh.Unë ju jap te drejtë juve te Dardanis te keni një urrejtje legjitime për kriistianizmin pasi keni vuajtur nga shtypja serbe.Por dhe perqafimi i islmizmit deri ne asimilim te identitetit kombëtare (duke e quajtur vehten Turk)sidomos ne një rajon gjith te krishtere ka krijuar polaritet te fortë.Shum vite me pare nekohen e Titos kam biseduardhe me kroate dhe flisteme përçmim për kulturën e Dardanisë.Dhe se unë e kritikova se nuk kenihapur shkolla ai ma kunderdhtoi se jo vetëm ka pase shkolla te të gjitha niveleve por dhe universitete.Por ato më tha nuk e frekuentojne shkollën,nuke duan punën.Me pate dhënë dhe një dy shembuj:Shqipetaret kishin dhe punën e shtetit dhenje ekonomiprivate ,por nuk e punonin atë.(pra kishin mundësi te rregullonin niveline jetesës me mirë se një qytetar qoftë dhe i Beogradit)Shqipetaret kur shkonin ne vende tetjera nuk uleshin ne erstorante por hanin ne stacionin e trenit,buke me domate.Ato nuk frkuentonin hotelet.Gjithashtu një tjetër shembull.Ne sistemin e vetadministrimit qe perdori Tito,dy fabrika te prodhimit te salces,një ne Dardani një ne Kroaci,ne këtë te fundit pune toretmerrnin dy here me shumë rroge sepse  te njëjtin sasi prodhimi e kishin arritur me gjysmen e sasise se punetoreve qe ishin ne Kosovë.Dhe kështu qe ai ngulte këmbë se nuk është diskriminimi por çështje kulturash.Nejse ky ishte një konkluzion nga kend veshtrimi i tij.Por te tilla mangesi unë i kam pare dhe këtu,ku ishim i njejti popull.Dhe njëherë Mirë u ndigjofshim 
E identifikuar
M.SHKODRANİ
Teolog
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #9 më: 27-05-2008, 13:28:11 »

Anesti ti e mendon çdo gjë sikur te duket ty e drejtë por nuk është ashtu. Unë aty kam theksuar këtë qe thotë dhe Aida se nuk kam kohe te humbas për një libër si ky. Unë atë nuk e konsideroj si një gjë te vlefshme për kohën time te kufizuar. Mos i shiko njerëzitë me syrin e fyerjes por te kuptimit i nderuar Anesst.
E identifikuar

Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 27-05-2008, 15:26:34 »

Mustafa unë ta kam thënë dhe me pare unë nuk e kam lexuar atë libër,kam alergji te lexoj libra nga njerëz te shtirur(fallco)Ai është një kelysh komunizmi dhe i mungon morali për te mbrojtur krishterimin.Libri është një dosje qe i sherben për te rikap pozitate humbura ne partin etij pro Greqise.

A ehte e vërtetë se konvertimi nga mysliman ne te krishtere i denueshem me vdekje ne ligjet islame?

E identifikuar
M.SHKODRANİ
Teolog
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #11 më: 27-05-2008, 16:11:02 »

Jo nuk është e vërtetë për arsye se ai quhet i dalur nga feja dhe nuk e kap ligji i kësaj botë ndërsa për ne botën tjetër hesapet i ka me Zotin. Denimi me vdekje është ne kuran hapur. Me vdekje denphet vetëm ai qe ka vrarë. Për me gjatë dp te shkruaj me vargje kuranore për arsye se tani jam për shpejt. Me respekt.
E identifikuar

Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 10-06-2008, 12:44:36 »

Kur te Kesh kohe ma LEXO SUREN IX
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |