Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarForumi i Gruas dhe FamiljesKëndi i Prindërve (Moderatore: Aida, erlehta)Ushqyerja e bebeve, 50% e femrave nuk mbajnë higjienën e gjirit


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Ushqyerja e bebeve, 50% e femrave nuk mbajnë higjienën e gjirit  (E lexuar 138 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
eurogina
F&J
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« më: 27-04-2008, 01:54:34 »
Citojeni

Sipas studimit të ISHP-së nënat nuk janë të kujdesshme ndaj higjienës së gjirit, gjatë ushqyerjes së fëmijëve


Studimi


Nënat janë të interesuara të ushqejnë sa më mirë bebet e tyre por nuk tregojnë kujdes ndaj higjienës, duke rrezikuar seriozisht infektimin e qumështit të gjirit. Madje ato janë shumë pak të informuara ndaj riskut që mund të lindë pikërisht për faktin se ato nuk e pastrojnë gjirin as para dhe as pas ushqyerjes së foshnjes. Kështu, studimi i Institutit të Shëndetit Publik tregon se rreth 50 për qind e nënave nuk e pastrojnë gjirin e si pasojë edhe infeksionet dëmtojnë jo vetëm nënat, por edhe bebet. Gjithashtu, studimi bën të ditur edhe mënyrën se si ushqehen nënat dhe nivelin arsimor të tyre.

Studimi



Në studimin e ISHP-së u përfshinë 140 femra që ushqejnë fëmijën me qumësht gjiri dhe në qendër të studimit ka qenë pikërisht higjiena që tregojnë ato. "Vetëm 47 për qind e femrave raportojnë se e pastrojnë gjirin gjatë periudhës së ushqyerjes së fëmijës së tyre",- bëhet e ditur në studimin e ISHP-së duke shtuar se kjo nuk është aspak pozitive për shëndetin e tyre. Ndërkohë tepër negativ është edhe fakti se, shumë pak femra janë të ndërgjegjësuara për infeksionin e gjirit dhe pasojat që vijnë pikërisht për shkak të higjienës. Mjeku është burimi më i dobët i informacionit për infeksionet e gjirit pasi vetëm 9 për qind e grave këshillohen tek mjeku për këto infeksione. Gjithashtu, studimi tregon qartë se niveli arsimor ndikon drejtpërdrejt në nivelin e higjienës që duhet treguar ndaj gjirit, gjatë kohës së ushqyerjes së fëmijës. "Vetëm 7.7 për qind e grave me arsim fillor e pastrojnë gjirin gjatë ushqyerjes së fëmijës, ndërsa 56 për qind e femrave që e pastrojnë gjirin janë më arsim të lartë",- bëhet e ditur në studimin e ISHP-së.



Ushqyerja



Ushqyerja është një faktor shumë i rëndësishëm që ndikon jo vetëm në shëndetin e nënave por edhe të fëmijëve të tyre, gjatë ushqyerjes me gji. "Pjesa më e madhe e femrave dhe konkretisht 34 për qind e tyre raportojnë se konsumojnë rregullisht si produktet me origjinë shtazore, edhe ato me origjinë bimore",- bëhet e ditur në studim. Megjithatë ajo çfarë është problematike, është fakti se femrat edhe gjatë kohës kur janë shtatzëna, por edhe kur lindin fëmijët, nuk janë pasive ndaj duhanit dhe pijeve alkoolike. "Rreth 20 për qind e femrave përdorin pije alkoolike dhe rreth 10 për qind e tyre përdorin duhan",- bëhet e ditur në studim. Të ndodhur përballë rezultateve të infeksionit të gjirit, specialistë të e ISHP-së japin disa rekomandime dhe kjo duhet të fillojë nga ndërgjegjësimi i mjekëve pediatër, mjekëve të familjes dhe infermierëve që punojnë në kujdesin shëndetësor parësor në lidhje me rëndësinë dhe kujdesin që duhet treguar për parandalimin e infeksioneve të gjirit.



47% e femrave raportojnë se e pastrojnë gjirin gjatë periudhës së ushqyerjes së fëmijës

9 për qind e grave këshillohen tek mjeku për infeksionet e gjirit dhe pasojat që vijnë nga higjiena e dobët

E identifikuar

~~JAM ME PUSHIME~~
Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 04-07-2008, 08:36:39 »
Citojeni

Hmmmmmmmmmmmmmm, shumë shkencë moderne ka ne këtë artikull...qumështi i gjirit është aq i përsosur, saqë ka veti sheruese...është vete natyra qe ja ka bërë femres këtë dhurate-veti dezinfektuese...nuk mendoj se është nevoja ta pastrosh gjirin para edhe prapa dhenies...nëna ja jep gjirin femijes ne situata nga me te ndryshmet...le të jemi pak me realiste, ne mes te nates e vdekur për gjume,ne mes te dimrit p.sh. a cohet kush te laje gjoksin??

Katër-pesë javet e para pas lindjes, d.m.th., perudha e lehonise është shumë shumë e rëndësishme-ne këtë periudhe higjiena perfekte duhet mbajtur për te evituar infeksionet te cilat janë ende te mundshme te shkaktohen nga plaga ende e pasheruar e nenes, po me vonë...nuk me duket e arsyeshme ta teproshe me higjenen se nuk i bën fare mirë as vetes dhe as femijes.

Me mirë një gji i palare sesa ushqimi i blere, i prodhuar nëpër fabrika ...
E identifikuar
STAY AWAY!!!!!
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 04-07-2008, 12:04:48 »
Citojeni

thua prandaj nuk pata gji unë???? nga cigarja???


se di , sa për higjene nuk kam vuajtur por qumësht s'pata dhe e rrita me qumësht farmacie... merzitje merzitje
E identifikuar

Edhe për pak......
Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 09-07-2008, 10:41:09 »
Citojeni

Unë i kam rritur një me gji e një pa gji, ndonëse pata qumësht me te dy, po kam patur për shkak te qumeshtit te tepert shumë komplikacione, dhimbje te tmerrshme...
Prapë do të zgjidhja qumeshtin e nenes gjithmonë për femijen...ne se është e mundur, kuptohet...
Nuk e di se si është "moda" ne Shqipëri, por te paktën këtu tek unë mjafton të thuash ne maternitet qe ke nevojë për mamí dhe te vjen mamia disa jave çdo ditë ne shtepi për vizite, te meson, te jep këshilla praktike,te pregatit kompresa, te jep ilace e ku di unë...pesë jave më ka ardhur mua me djalin, derisa ja dola mbane vete çdo gjeje...dhe kuptohet, nuk paguan as edhe një qindarke te vetme ekstra për mamine, paguhet nga sigurimi shendetesor ajo pune...
E identifikuar
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 09-07-2008, 12:54:30 »
Citojeni

Edhe unë çunin me gji e kam rritur, dhe ia kam lënë deri 3 muaj pa mbushur 2 vjeç madje edhe atëherë nuk doja t'ja hiqja pa mbushur plot dy vjeç, por mu desh te shkoja jashtë për një trajnim te shkurter, dhe prandaj u detyrova.
Por ama dy muajt e pare pas lindjes unë e di se c'kam hequr nga dhimbjet dhe problemet qe pata. Qaja sa here e ushqeja. Madje ngaqë po hiqja goxha keq, me thanë t'ia heq, por as qe me shkoi ndërmend duke e ditur se sa mirë rritet femija me gji. Për mami` nuk e kam patur shumë te nevojshme, sepse pata filluar te lexoja qe përpara lindjes, sa here qe bija ne libra për bebe dhe për nenat me fëmijë ne gji, i merrja dhe i lexoja me shumë interes. Gjithsesi mamia e ka për detyrë të vijë shpesh (një here ne jave, apo sipas rastit) te te vizitoje ne shtepi dhe te jape keshillat e nevojshme. Me ndihmoi për problemet qe pata me gjirin, sepse për këtë nuk kisha "literature". Për te tjerat më thoshte: "ah sikur ti kisha te kujdesshme si ti të gjitha nenat qe duhet ti vizitoj.
Nejse, është një kenaqesi e madhe kur e rrit femijen me gjirin tënd. Dhe mua me çudit shumë fakti se shumë femra sot vetëm e vetëm për te "mos prishur linjat" nuk pranojnë te ushqejne fëmijët me gji, por me qumësht farmacie. Pra linjat janë me te rëndësishme për to sesa bebja e tyre!! Për mendimin tim këto nuk meritojnë te kenë privilegjin e te qenit nene, kur i mohojne një gjë te tillë femijes se tyre.

Nejse, këshilla numer një për nenat e reja është: Ne doni te rrisni fëmijë te shendetshem, ushqeni ata me qumeshtin e gjirit. Sado qe te keni shumë apo pak, duhet t'i ushqeni ata me gji, sepse ka raste kur thonë se: "kisha pak gji dhe ia hoqa fare". Edhe kur femija është dembel, duhet te kembengulni ta ushqeni me gji. Sepse kam dëgjuar raste kur thonë se "nuk ma merr gjirin, është dembel, e merr gjumi ne gji, etj", duhet kembengulur derisa t'i bëhet zakon.
Në lidhje me higjenen kuptohet se duhet te jetë e lartë, si për beben ashtu edhe për nënën. Sepse nga mungesa e higjenes jo vetëm bebja merr mikrobe, por edhe nëna semuret (probleme te gjirit).
E identifikuar

Capkenja
« Përgjigjja #5 më: 09-07-2008, 12:59:51 »
Citojeni

Mirë ke keni ju po ke te ngopim me para me atë gjine bebin apo burrin buzeqeshje

Se sna le as ky gomari rehat,thith me shumë se i vogli buzeqeshje
E identifikuar
STAY AWAY!!!!!
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 18-07-2008, 00:36:16 »
Citojeni

ath se qenkam keqkuptuar me duket. nuk ishte zgjedhja ime ta rrisja djalin me qumësht farmacie por fakti se qumështi nuk më erdhi pothuajse fare dhe ai pak qe ishte nuk ishte aspak ushqyes. djali nuk shtonte gramin. më vinte mamia çdo ditë dhe pas çdo pirje e peshonte djali ishte ne po atë peshe. qante çdo nate, verdhza nuk po i ikte dhe po tretej çdo ditë. kjo pune zgjati një jave. ath vendosa tia filloja qumeshtin e farmacise. nuk ka lidhje çështje linjash apo çështje diete,thjesht çështje mos patjeje. ama edhe për aq pak vuajta qindin.
E identifikuar

Edhe për pak......
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 18-07-2008, 11:22:17 »
Citojeni

ath se qenkam keqkuptuar me duket. nuk ishte zgjedhja ime ta rrisja djalin me qumësht farmacie por fakti se qumështi nuk më erdhi pothuajse fare dhe ai pak qe ishte nuk ishte aspak ushqyes. djali nuk shtonte gramin. më vinte mamia çdo ditë dhe pas çdo pirje e peshonte djali ishte ne po atë peshe. qante çdo nate, verdhza nuk po i ikte dhe po tretej çdo ditë. kjo pune zgjati një jave. ath vendosa tia filloja qumeshtin e farmacise. nuk ka lidhje çështje linjash apo çështje diete,thjesht çështje mos patjeje. ama edhe për aq pak vuajta qindin.

Ne fakt nuk e kam patur fare me ty mishel. Sepse të kesh apo të mos kesh gji, nuk është shumë ne doren tënde, por kam dëgjuar vete mamine qe vinte tek unë qe më thoshte se shumë nëna nuk e ushqejne femijen me gji vetëm për të mos prishe linjat. dhe ky është kulmi.
Dhe në lidhje me peshën e bebit: bebi rritet ne peshe me shumë me ushqyerje artificiale, sesa me gji. Por ushqyerja me gji ka rëndësi për vlerat ushqyese qe i jep bebit.
Dy javet e para te jetës se femijes nuk ka ngritje ne peshe por përkundrazi ka vetëm ulje ne peshe, me pas ka një ngritje ne peshe ne mënyrë graduale. E nejse, se po bëj si eksperte e madhe  zgerdhihet, por sinqerisht nuk e kisha parasysh fare shkrimin tënd.
Ndërsa në lidhje me verdhezen, varet nga fëmijët, cave u iken me shpejt ca te tjerëve me ngadalë. Edhe timit i ka ikur shumë avash, sa u bëra shumë merak.
E identifikuar

STAY AWAY!!!!!
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 18-07-2008, 15:24:54 »
Citojeni

verdheza duhet te kaloj ne te paktën një jave! mospirja qumësht nga femija bën qe te zgjatet procesi. sepse dihet qe verdheza kalon me urinimin e bebit. sa për peshën ,femija nga marteniteti del me peshe me te vogël se lindja dhe ditet e para mund te këtë renie pasi nëna nuk ka ende qumësht por kulloshter qe është tepër e ushqueshme. por qumështi i nenes nga një lindje normale duhet te vi brenda një harku kohor 3-4 ditor,ndërkohë qe me operim mund te zgjas edhe ne një jave a me shumë. nejse se u zgjata për shumë. por bebi ne muajt e pare shton 50 gram ne çdo pirje.
E identifikuar

Edhe për pak......
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |