Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarForumi i Gruas dhe FamiljesKëndi i Prindërve (Moderatore: Aida, erlehta)Ushqyerja e bebeve, 50% e femrave nuk mbajnë higjienën e gjirit


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Ushqyerja e bebeve, 50% e femrave nuk mbajnë higjienën e gjirit  (E lexuar 12 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
eurogina
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« më: 27-04-2008, 01:54:34 »
Citojeni

Sipas studimit të ISHP-së nënat nuk janë të kujdesshme ndaj higjienës së gjirit, gjatë ushqyerjes së fëmijëve


Studimi


Nënat janë të interesuara të ushqejnë sa më mirë bebet e tyre por nuk tregojnë kujdes ndaj higjienës, duke rrezikuar seriozisht infektimin e qumështit të gjirit. Madje ato janë shumë pak të informuara ndaj riskut që mund të lindë pikërisht për faktin se ato nuk e pastrojnë gjirin as para dhe as pas ushqyerjes së foshnjes. Kështu, studimi i Institutit të Shëndetit Publik tregon se rreth 50 për qind e nënave nuk e pastrojnë gjirin e si pasojë edhe infeksionet dëmtojnë jo vetëm nënat, por edhe bebet. Gjithashtu, studimi bën të ditur edhe mënyrën se si ushqehen nënat dhe nivelin arsimor të tyre.

Studimi



Në studimin e ISHP-së u përfshinë 140 femra që ushqejnë fëmijën me qumësht gjiri dhe në qendër të studimit ka qenë pikërisht higjiena që tregojnë ato. "Vetëm 47 për qind e femrave raportojnë se e pastrojnë gjirin gjatë periudhës së ushqyerjes së fëmijës së tyre",- bëhet e ditur në studimin e ISHP-së duke shtuar se kjo nuk është aspak pozitive për shëndetin e tyre. Ndërkohë tepër negativ është edhe fakti se, shumë pak femra janë të ndërgjegjësuara për infeksionin e gjirit dhe pasojat që vijnë pikërisht për shkak të higjienës. Mjeku është burimi më i dobët i informacionit për infeksionet e gjirit pasi vetëm 9 për qind e grave këshillohen tek mjeku për këto infeksione. Gjithashtu, studimi tregon qartë se niveli arsimor ndikon drejtpërdrejt në nivelin e higjienës që duhet treguar ndaj gjirit, gjatë kohës së ushqyerjes së fëmijës. "Vetëm 7.7 për qind e grave me arsim fillor e pastrojnë gjirin gjatë ushqyerjes së fëmijës, ndërsa 56 për qind e femrave që e pastrojnë gjirin janë më arsim të lartë",- bëhet e ditur në studimin e ISHP-së.



Ushqyerja



Ushqyerja është një faktor shumë i rëndësishëm që ndikon jo vetëm në shëndetin e nënave por edhe të fëmijëve të tyre, gjatë ushqyerjes me gji. "Pjesa më e madhe e femrave dhe konkretisht 34 për qind e tyre raportojnë se konsumojnë rregullisht si produktet me origjinë shtazore, edhe ato me origjinë bimore",- bëhet e ditur në studim. Megjithatë ajo çfarë është problematike, është fakti se femrat edhe gjatë kohës kur janë shtatzëna, por edhe kur lindin fëmijët, nuk janë pasive ndaj duhanit dhe pijeve alkoolike. "Rreth 20 për qind e femrave përdorin pije alkoolike dhe rreth 10 për qind e tyre përdorin duhan",- bëhet e ditur në studim. Të ndodhur përballë rezultateve të infeksionit të gjirit, specialistë të e ISHP-së japin disa rekomandime dhe kjo duhet të fillojë nga ndërgjegjësimi i mjekëve pediatër, mjekëve të familjes dhe infermierëve që punojnë në kujdesin shëndetësor parësor në lidhje me rëndësinë dhe kujdesin që duhet treguar për parandalimin e infeksioneve të gjirit.



47% e femrave raportojnë se e pastrojnë gjirin gjatë periudhës së ushqyerjes së fëmijës

9 për qind e grave këshillohen tek mjeku për infeksionet e gjirit dhe pasojat që vijnë nga higjiena e dobët

E identifikuar

eurogina@zeriyt.com
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen
Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo |