Faqe: 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 ... 20   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Shtatzania, gjithcka mbi nenen!  (E lexuar 312042 herë)
0 anëtarë dhe 3 Vizitore po shikojnë këtë temë.
besimtare
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #45 më: 25-08-2008, 22:08:24 »

VAZHDIM...

Organizmi nuk njeh vezen.

Sistemi imunitar (bashkesia e mbrojtjeve qe prodhon çdo organizem kunder elementeve te jashtem te cilet mund te jene bartes semundjesh)perben nje rrezik te mundshem per te voglin.
Qeliza veze e fekonduar nga spermatozoidi, mund te kuptohet si nje trup i huaj duke i dhene keshtu reagime refuzuese (te ngjashme me rastet kur kemi transplant organesh), duke provokuar flakjen e fetusit. Behet fjale per raste te rralla dhe te veshtire per tu identifikuar.

Ç'duhet bere:

Ne kete rast veprohet mbi sistemin mbrojtes duke perdorur kura mjekesore te cilat kane si qellim te ndalojne sulmet e sistemit mbrojtes kunder fetusit i cili trajtohet si nje trup i huaj.

Pakice hormonesh

Gjithashtu aborti mund te shkaktohet nga nje çekuiliber hormonal, i cili shkaktohet si pasoje e keqfunksionimit te tiroideve (gjenjra qe rregullojne zhvillimin) ose si pasoje e prodhimit ne pakice e progesteronit.

Ç'duhet bere:

Gjinekologu pershkruan nje kure per teroidet dhe nje baze progesteroni nese ai eshte me pakice. Kura me kete te fundit zgjat nga 2-3 muaj dhe niset ne fillim te shtatzanise. Eshte e mundur ti nenshtrohesh nje kure para se te mbesesh shtatzene.

Vazhdon...
E identifikuar
Aida
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #46 më: 27-08-2008, 15:56:54 »

Një pyetje kisha unë,te vjellat e para kur fillojnë ne shtatezani ?


Përshëndetje Capi

Vjelljet tek dikush fillojnë me herët, tek dikush me vonë, tek dikush zgjasin disa jave, e ndërkohë tek të tjerat deri në fund te shtatzanise. Ka edhe femra qe kanë fat mos i mundojne fare. Mvaret kush si e perballon ndryshimin hormonal qe ndodh ne organizem.

Ne shtatzanine e pare p.sh. tek unë filloj nga java e 8 dhe zgjati deri ne muajin e 7, e pastaj herë-herë kisha problem nëse haja diçka te rëndë. Tek shumicat zgjat deri ka java 12-16.

Tash ne shtatzanine e dytë me filloj nga java e 7 dhe akoma me mban edhe pse jam gati në fund, e këtë nuk ja dëshiroj askujt.

Një shoqja ime p.sh. ne shtatzanine e pare e ka munduar prej javës se 9 deri në fund, ndërsa tani gjatë shtatzanise se dytë nuk ka asnjë problem.

Tek çdo femër është ndryshe, dhe plus çdo shtatzani dallon nga njera-tjetra. buzeqeshje

Besimtare, flm për shkrimet.  Perqafim
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
besimtare
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #47 më: 28-08-2008, 00:07:09 »

Një pyetje kisha unë,te vjellat e para kur fillojnë ne shtatezani ?

Pershendetje Çapkene!

Aida mendova qe pergjigjes tende ti shtoj edhe sa me poshte:

Të perzierat dhe te vjellat janë nga shenjat me te shpeshta te shtatzanive. Madje për disa gra ato janë dhe sinjali i parë.

Të perzierat godasin rreth 90% te shtatezanive dhe pergjithesisht shfaqen midis javës se 6 dhe 8 duke u zhdukur ose zvogeluar  midis javës 12 dhe 14 dhe ndoshta për tu rishfaqur nganjëherë ne muajin e fundit. Shkaku kryesor është ndryshimi hormonal (perkatesisht hormonet Beta-hCG i quajtur ndryshe dhe hormoni i shtatzanise). Ky hormon arrin prodhimin maksimal midis javës se 5 dhe 14 deri ne vendosjen e placentes. Gjithçka qe ndodh ne trupin e shtatzanes është një proçes mbrojtes i cili shkakton një prodhim me të madh te lengjeve te stomakut. Pikërisht ky është shkaku qe provokon ndjesine e bezdise e cila shoqërohet nga një gjendje e keqe shendetesore.
Zakonisht shqetesime te tilla te cilat paraprihen nga një boshllek ne stomak hasen me tepër ne mëngjes (por jo gjithmonë). Këto shqetesime mund te shkaktohen nga veshtrimi apo ndjerja e ererave te ushqimeve të ndryshme dhe jo rrallë here gjatë shtatzanise femra peson dhe ndryshim te gustove.
 
E identifikuar
besimtare
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #48 më: 28-08-2008, 22:43:53 »

VAZHDIM...

Semundjet infektive
Çdo semundje infektive sidomos e shkaktuar nga ndonje virus (behet fjale per semundjet varicella, rosolia dhe citomegalovirus [nese dikush mund ti perktheje ne shqip na ben nder) mund te shkaktojne nje abort spontan ne rastet kur nena infektohet pre saj ne javet e para te shtatezanise. Ne fakt virusi jeton duke shkaterruar qelizat qe prek. Ne kete rast rrezikohet embrioni i cili eshte i perbere nga pak qeliza te cilat nese demtohen nuk mund te mbijetojne.
Ç’duhet bere
Duhet te perpiqesh te paraprish rrezikun e abortit duke evituar plotesisht kontaktin me personat e infektuar gjate te gjithe shtatezanise. Ne rastin e rosalise mund te behet vaksine paraprake.

VAZHDON...
E identifikuar
besimtare
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #49 më: 01-09-2008, 00:10:51 »

VAZHDIM...

Çfare sinjalizojne sekrecionet

Prezenca e sekrecioneve gjate periudhes se shtatezanise e shqeteson shume nenen e ardhshme e cila menjehere shqetesohet per shendetin e saj e mbi te gjitha per ate te femijes. Dhe pse nje gje e tille mund te jete sinjal i ndonje problemi, keshillohet te mbahet qetesia E ti drejtohet gjinekologut: nderhyrja e mjekut do te lejoje zgjidhjen e çeshtjes.
Le te shohim tani se nga se shkaktohen sekrecionet e bardha ose te kuqe gjate shtatezanise dhe menyren se si duhet te sillemi ne nje situate te tille.

Kur sekrecionet jane te bardha.

Jane sekrecione me nje ngjyre te ndryshueshme, nga e tejdukshme ne te bardhe, pak a shume te lengshme. Mund te shfaqen ne çdo moment te shtatezanise dhe zakonisht jane sinjal i ndonje infeksioni te shkaktuar nga mikroorganizma (baktere apo kerpudha).

Ja mikroorganizmat me te zakonshem:

Candida: eshte nje kerpudhe. Sekrecionet ne kete rast jane te bardha dhe pak a shume te qendrueshme (ngjajne me kokrizat e gjizes) dhe zakonisht shoqerohen me kruarje dhe enjtje te gjenitaleve.

Trichomonas: eshte nje bakter qe provokon shfaqjen e sekrecioneve transparente e mjaft te ujshme, te cilat shoqerohen me skuqjen e qafes se mitres (gje e cila verifikohet vetem nga mjeku).

Streptococco beta-emolitico: Eshte nje bakter, prezenca e te cilit manifestohet me sekrecione me pamje te ndryshme: ndonjehere mund te marrin edhe ngjyre te gjelbert.

Gardnerella: eshte nje bakter qe i jep origjinen sekrecioneve te ujshme te bardha ne te verdhe.

Çfare duhet bere

Nese shfaqen sekrecione te bardha, ne cilindo moment te shtatzanise duhet te kontaktohet mjeku. Nje infeksion i mundshem mund ti transmetohet femijes, ne momentin e lindjes (psh. ne rastin e kerpudhes "candida" e cila eshte prezente tek nena mund te pasohet tek femija me nje infeksion (myku ne gojen e femijes) i cili shkaktohet nga i njejti mikroorganizem.
Disa infeksione te cilat lihen pa u kuruar mund te favorizojne nje lindje te parakohshme: psh, rastet e infeksioneve te shkaktuara nga streptococco beta-emolitico: ky bakter mund te infektoje membranen e plaçentes dhe si pasoje mund te shkaktoje kontraksione te parakohshme ose vuajtje te fetusit i cili me pas detyron kryerjen e lindjes me operacion. Diagnoza duhet te percaktohet nga specialisti nepermjet nje analize: tamponi vaginal (praktikisht, me ane te nje kunji te veshur me pambuk merren sekrecione vaginale te cilat analizohen ne laborator). Ne vazhdim mjeku specialist pershkruan receten perkatese.

VAZHDON...
 

E identifikuar
besimtare
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #50 më: 01-09-2008, 16:52:23 »

Flm shumë për infon,do shoh cmund ta ndihmoj atë shoqen time mgjs ajo merr ndihmë profesionale.

Pershendetje!  buzeqeshje
Nese behet fjale per Gone atehere na trego edhe neve se si eshte! I urojme shendet asaj (edhe shoqes tende, nese ajo nuk eshte gone) dhe bebes se vogel qe bart.  Perqafim
E identifikuar
besimtare
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #51 më: 01-09-2008, 22:28:19 »

VAZHDIM...

Kur sekrecionet jane te kuqe

Sekrecionet e kuqe ose te kafta mund te shfaqen gjate te gjithe shtatezanise dhe kane domethenie te ndryshme ne varesi te tremujorit ne te cilin shfaqen. Gjithsesi i duhet kushtuar vemendje nga ana e gruas. Si gjate tremujorit te pare te shtatzanise po ashtu edhe gjate te dytit ato sinjalizojne nje kercenim per nje abort te mundshem. Ne kete rast sekrecionet shoqerohen nga dhimbje qe lokalizohen ne fund te barkut. Ndersa shfaqja e tyre ne tremujorine fundit mund te sinjalizoje probleme te plaçentes (mund te behet fjale per nje shkeputje te pjesshme te plaçentes nga muret e mitres ku eshte vendosur ose per ndonje keqpozicionim te saj perpara qafes se mitres: ne te dy rastet, sekrecionet jan si pasoje e çarjes se eneve te gjakut).
Sekrecionet e kuqe, gjithashtu mund te lajmerojne dhe afrimin e lindjes se parakohshme; ne fakt te tilla sekrecione sinjalizojne çarjen e kapilareve te qafes se mitres dhe fillimin e hapjes te saj.

Çfare duhet bere?

Nese gjate shtatzanise vihen re sekrecione te tilla eshte e nevojshme te paraqitesh menjehere tek mjeku gjinekolog ose tek ndihma e shpejte (urgjenca). Specialisti viziton menjeher nenen e ardhshme dhe i ben nje ekografi ne menyre qe te percaktoje me saktesi se si vazhdon shtatezania, gjithashtu ne çfare gjendje shendetesore ndodhet nena dhe femija.
Me pas duke u bazuar ne problemin e hasur ai vendos per nderhyrjen me te pershtatshme per te zgjidhur situaten.

VAZHDON...

 


E identifikuar
gone
« Përgjigju #52 më: 10-09-2008, 21:47:13 »

ju përshendes të gjithve sidomos ty besimtare pash se me kishe përmend më lart,une shtatzanin e par qe kisha deshtova por tani jom prap shtatzën kam mbet menjëher pas asj dhe tani njëher po ndihem shumë mirë. Perqafim
E identifikuar
besimtare
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #53 më: 10-09-2008, 22:25:08 »

ju përshendes të gjithëve sidomos ty besimtare pash se me kishe përmend më lart,unë shtatzanin e par qe kisha dështova por tani jom prap shtatzën kam mbet menjëher pas asj dhe tani njëher po ndihem shumë mirë. Perqafim

Me vjen keq per ate qe ke humbur... por shume e gezuar per lajmin e ri te mrekullueshem...
Vetem te keshilloj te mos e marresh me frike... Kujdesu shume per veten tende qofte nga ana shpirterore edhe ajo fizike... mos bej pune te renda... Tre muajt e pare jan me problematiket... po i kalove ato ishallah ia ke hedhur te keqes...
Une tani jam 13 javeshe... kam pasur probleme edhe une por falenderoj Zotin qe tani jam mire... Madje kam bere edhe nje eko... por gjinia e bebit akoma nuk mund te dukej qarte...
Te uroj nje shtatezani te shendetshme dhe nje bebe te mrekullueshem!
Te pershendes!  Perqafim
E identifikuar
besimtare
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #54 më: 10-09-2008, 22:41:37 »

VAZHDIM...

Shtatezania mund te shoqerohet me disa sekrecione qe shpesh jane normale.

Sekrecionet e bardha

Ne disa raste sekrecionet e bardha jane normale dhe kane si origjine ndryshimet qe ndodhin gjate shtatezanise. Nje rritje e prodhimit te hormoneve femerore mund te shkaktoje sekrecione ne sasi me te madhe se normalisht duke rritur keshtu sasine e sekrecioneve te bardha, te cilat ne kete rast jane shume te ujshme dhe te tejdukshme. Gjithsesi eshte e veshtire te dallohen keto sekrecione nga ato te cilat jane shenje e infeksionit prandaj eshte e keshillueshme te kontaktohet mjeku per te percaktuar diagnozen e sakte

Sekrecionet e kuqe

Gjate tremujorit te pare dhe te dyte kapilaret e gjakut te qafes se mitres jane teper delikate. Keshtu nje vizite e thjeshte gjinekologjike apo marredheniet seksuale mund te shkaktojne çarjen e eneve te tilla delikate duke shkaktuar sekrecione hemoragjike. E njejta gje ndodh nese shtatzena ka teper delikate membranen e jashtme qe vesh qafen e mitres. Ne te tilla raste "hemoragjia" eshte e paket, nuk shoqerohet me dhimbje dhe nuk zgjat me teper se 24 ore. Gjithsesi edhe ne kete rast eshte e nevojshme te kontaktohet menjehere mjeku.

FUND.
E identifikuar
luanita
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #55 më: 06-11-2008, 11:54:26 »

Pershendetje

Jam shtatzane ne muajin e IV dhe me ben merak fakti qe ka 6 dite qe si kam ndegju levizjet e bebes time ne bark dhe gjate kesaj kohe kam pase dhimbje mjedisi por e di qe nga ftohja dhe dhimbje barku, a mund te me tregoj dikush nga eksperienca se gjate ketij muaji si dallohet nese bebja ka mund te deshtoj apo te vdes pasi qe eshte kogja i zhvilluar tash, dmth qfare shenjash mund te kem nese ka ngecur zhvillimi.

Shpresoj te me ktheni shpejt pergjijgje pasi jan ne ankth.

Gjithe te mirat
E identifikuar
besimtare
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #56 më: 06-11-2008, 13:30:31 »

Përshëndetje

Jam shtatzane ne muajin e IV dhe me bën merak fakti qe ka 6 ditë qe si kam ndegju levizjet e bebes time ne bark dhe gjatë kësaj kohe kam pase dhimbje mjedisi por e di qe nga ftohja dhe dhimbje barku, a mund te me tregoj dikush nga eksperienca se gjatë këtij muaji si dallohet nëse bebja ka mund te deshtoj apo te vdes pasi qe është kogja i zhvilluar tash, d.m.th. çfarë shenjash mund te kem nëse ka ngecur zhvillimi.

Shpresoj te me ktheni shpejt pergjijgje pasi jan ne ankth.

Gjithë te mirat

Pershendetje Luanita!

Menyra me e sigurte per te vertetuar nese femija eshte ne jete apo jo (nese ty nuk te eshte shfaqur hemoragji e bollshme) eshte vetem eko-ja. Une te keshilloj te besh sa me shpejt te jete e mundur nje kontroll tek gjinekologu pasi vetem ai do te mund ti largoje shqetesimet dhe dyshimet.
Gjithsesi do te doja te beja nje nderhyrje bazuar ne eksperiencen personale. Une jam shtatzane per te dyten here dhe sapo kam hyre ne muajin e gjashte, e te them te drejten levizjet e bebit i kam ndjere ne mes te muajit te peste (pra rreth 4 muaj e gjys, a me shume)dhe me ben pak pershtypje qe ti ke arritur ta ndjesh bebin te levize ne muajin e katert (pra rreth tre muaj e ca). Megjithate une nuk dua te bej te dituren...
Sapo te kem mundesi do te mundohem te postoj ndonje material persa i perket moshes kur ndjehen levizjet e bebit ne barkun e nenes...
Te uroj shtatezani te mbare dhe pa shqetesime!  buzeqeshje

E identifikuar
luanita
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #57 më: 07-11-2008, 11:57:50 »

Tung Besimtare

Nuk do t'shkoj te mjeku me vet faktin qe kam qene para 2 jave dhe e di qe echot e shpeshta jane te demshme per fmijen se edhe ashtu mjeket tane cdo 6 jave na i cakton kontrrollat edhe cdo kontrroll shkon me echo.

Jo une nuk kam hemoragji se po ta kisha ket shenje atehere do t'isha e sigurte qe beben e kam humb, por une desha ta dij se nese ngec zhvillimi atehere sa kohe shkon qe shenjat te lajmrohen sikurse hemoragjia apo dhimbjet e mjedisit sikur te lindesh bebin.
Apo vetem eshte qeshtje e kohes qe bebi po e mban akoma qetsine e tij dhe nuk don me shkelmu edhe pak  luj syun

Nese gjeni ndonje sqarim per ket problem timin ju lutem ma postoni

Ju falemderit.

E identifikuar
besimtare
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #58 më: 07-11-2008, 23:32:06 »

Pershendetjte!  buzeqeshje

Tashme pata mundesine ta çoj ne vend premtimin qe ju kisha bere persa i perket temes: "levizjet e bebit ne barkun e nenes".

Femija leviz!  

Nje ngjarje e mrekullueshme e cila ndodh gjate javes se 18 dhe 22. Nje ngjarje qe asnje grua nuk mund ta harroje. Nje ndjenje e çuditshme qe te ben te dridhesh: nje rrahje e lehte krahesh ne brendine e saj, diçka e gjalle qe leviz. Eshte femija te cilit i jepet jete.
Ne te vertete levizjet fillojne shume me heret se nena te arrije ti evidentoje ato. Bebi fillon te levize rreth 5 jave nga ngjizja e tij: dhe me formimin e muskujve fillojne dhe levizjet e shtriqjeve dhe perkuljeve.
Ne javen e 12 struktura muskulare eshte tashme e plote: bebi mund te levize gishtat, mund te kape kemben e tij ose kordonin ombelikal. Por vetem kur permasat (dhe forca e tij) arrijne nje nivel te caktuar nena arrin ti ndjeje keto levizje.
Me ane te ekografise mund te arrihet te shikohet se çfare eshte duke bere bebi; po stervit gjymtyret, po kacavirret me kembe e duar mbi muret e mitres, po rrotullohet apo po ndryshon pozicion.
Nje nga gjerat me interesante eshte qe pas lindjes bebes do ti duhet te rimesoje keto veprime, pasi si pasoje e kalimit nga mjedisi ujor ne ate “tokesor” ai do te duhet te beje nje pershtatshmeri komandash ndaj muskulatures.
Ne kete moment nena e ndjen qe mbart brenda saj nje qenie tashme shume te zhvilluar nga te gjitha pikepamjet.
Ne periudhen kur nena fillon te ndjeje levizjet e para, fetusi eshte i gjate rreth 15 cm dhe i formuar plotesisht; tashme atij i duken thonjte, madje ne ballin e tij dallohen vetullat. Alternon gjendjen e gjumit me ate zgjuar dhe arrin te degjoje dhe tingujt.
Tashme ai eshte nje bebe ne miniature. Ne muajt e ardhshem qe e ndajne nga lindja do te ndodhin gjera te tjera teper te rendesishme por me e madhja tashme eshte bere. Pjesa me spektakolare e zhvillimit ka ndodhur.
Levizjet e para te lehta, forcohen çdo dite e me teper deri ne ate pike sa mund te shihen dhe me sy nepermjet lekures, njesoj sikur dikush te levizte doren nen çarçaf. Ky eshte nje nga momentet me te bukura per çiftin: duke vendosur doren mbi bark, babai ndjen drejt per se drejti levizjet e bebes se tij, dhe per te paren here e percepton kete jete te re jo me si nje ide abstrakte por si diçka reale dhe konkrete.
Maksimumin e tyre levizjet do ta arrijne midis javes se 27 dhe 32; ndersa me pas me zvogelimin e hapesires ne brendi te mitres intensiteti i levizjeve do te zvogelohet.

Sa leviz fetusi?

Kjo varet. Nese nena shtrihet ne krahun e saj te majte mund te numeroje levizjet. Mesatarja eshte rreth 10 levizje çdo dy ore. Ndonjeher nena mund te ndjeje ne brendesi te saj edhe “kercime” te vogla ritmike çdo 2-3 sekonda: ne kete rast bebushin e ha lemza! Asgje per tu shqetesuar!

Cilet jane momentet kur bebi leviz me teper?

Momentet kur bebi leviz me teper jane nga ora 22 deri ne mesnate. Jane bere regjistrime te vazhdueshme tek grate shtatezana dhe eshte arritur ne perfundimin qe ky eshte momenti ku levizjet arrijne pikun e tyre. Ndersa minimumin e arrijne rreth ores 4 te mengjesit. Levizjet e bebes jane nje nga shenjat qe tregojne qe çdo gje shkon ne rregull, dhe ato do ta shoqerojne zhvillimin e tij deri ne fund te shatezanise. Por levizja si rrahje krahesh; ndjesia si te kishe nje flutur ne brendesine tende do te mbeten ne kujtese si nje nga momentet me magjike dhe emocionuese gjate te gjithe rruges se gjate nente mujore.

FUND

P.s. Luanita nje gje nuk e kam kuptuar mire: nese ti akoma nuk i ke ndjere levizjet e bebit...? apo i kishe ndjere dhe tani ke 6 dite qe nuk i ndjen me...?
Nese eshte e para atehere shqetesimet e tua jane te pa baza dhe as mos e vrit mendjen sepse çdo gje shkon per mrekulli...
Nese eshte kjo e dyta, une mendoj qe ato qe ti ke ndjere nuk jane levizjet e bebit por ka pasur vetem nje keqkuptim nga ana jote, pasi eshte paksa heret qe ato te ndjehen... pra edhe ne kete rast çdo gje po shkon per mrekulli...
Mos u shqeteso e dashur pasi keto shqetesime nuk te bejne fare mire... Kur ta ndjesh bebin qe po leviz do ta kuptosh fare mire qe eshte ai pasi levizjet e bebit jane teper gjalla dhe te japin nje ndjesi te mrekullueshme... pikerish ne keto momente bebi im po shkelmon... mesa duket do te te pershendese dhe te uroje per bashkemoshatarin qe do ti sjellesh ne jete.

Te uroj qetesi ne kete periudhe te mrekullueshme te jetes tende... Perqafim

E identifikuar
gone
« Përgjigju #59 më: 08-11-2008, 22:10:29 »

tung,tung përshëndetje për të gjitha nënat Besimtare ty veqanarisht të përshendes shumë unë u knaqa kur lexova sa gjëra të bukra ke shkrujt,unë jam mirë mirë po ndjehem jam në javën e 14 më vjen mirë qe edhe ti po ndjehesh mirë  urime dhe shtatzani të mbar të gjithave edhe ty Launita. Perqafim
E identifikuar
Faqe: 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 ... 20   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Mendimi juaj per ZY v.5.0
  • Dot Shume mire
  • 35 (58%)
  • -
  • Dot Mire
  • 8 (13%)
  • -
  • Dot Jo keq
  • 6 (10%)
  • -
  • Dot Keq
  • 1 (1%)
  • -
  • Dot Shume keq
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Nuk e pata vizituar perpara
  • 8 (13%)
  • -
  • Dot No Comment
  • 2 (3%)
  • -
  • Numri total i votave: 59
  • Shiko temen