Hyrja
IDENTIFIKOHU
REGJISTROHU
Komuniteti ynë
Politikë
Shkencë
Kulturë
Letërsi
Histori
Muzikë
Sport
Informatikë
Albwebmaster
Forume Plus
Albanian Forums
Republika e Shqipërisë
Republika e Kosovës
Maqedonia Shqiptare
Ulqini dhe Malësija
Zëri Islam
Zëri i Krishterë
Pyetje dhe Përgjigje
Zëri i Lirë
Njoftime & Lajmërime
Lajmet e Fundit
Zeri yt - Forumi Shqiptar
Forume të tjera
Forumi i Gruas dhe Familjes
Këndi i Prindërve
(Moderatore:
Aida
,
erlehta
)Shtatzania, gjithcka mbi nenen!
Faqe:
1
2
[
3
]
4
5
6
7
8
...
20
Shko poshtë
« i mëparshmi
tjetri »
Keshilloje
|
Printoje
Autori
Temë: Shtatzania, gjithcka mbi nenen! (E lexuar 312143 herë)
0 anëtarë dhe 4 Vizitore po shikojnë këtë temë.
gone
Shtatzania, gjithcka mbi nenen!
«
Përgjigju #30 më:
01-08-2008, 23:33:41 »
flm shumë po më pëlqen me qe ka diqka per femrat ku munden femrat me ndihmu njëra tjetren edhe une të uroj ty shtatzani sa më të leht,flm edhe atyre qe na mundsuan këtë,përshendetje shumë për të gjithë.
E identifikuar
Ndryshe
Shtatzania, gjithcka mbi nenen!
«
Përgjigju #31 më:
03-08-2008, 11:26:50 »
PERSHENDETJE
Une kam nje vajze te vogel,3 muajshe(mund te them se gjumi mbetet ne enderr vetem per mua) dhe mbaj mend gjate shtatezanise Gone me jane perseritur shenja te tilla.
Shtatezani te mbare
E identifikuar
besimtare
Gjinia:
Shtatzania, gjithcka mbi nenen!
«
Përgjigju #32 më:
05-08-2008, 14:10:03 »
10 RREGULLA PER NJE SHTATZANI TE QETE
Mos e bej testin e shtatzanise, vetem nese eshte i domosdoshem, para 6-7 dite te vonimit te menstruacioneve. Sepse 5-10% ngjizja ndodh me vonese.
Mos bej ekografi para javes se shtate perjashto rastet kur eshte e domosdoshme. Pasi femija dhe rrahjet e zemres nuk mund te jene te kapshme para javes se gjashte, gjithmone behet fjale nese ngjizja ka ndodhur ne mes te ciklit.
Mos u frikeso nga vizita e heret gjinekologjike, sepse edhe nese keshtu besohet, aborti nuk shkaktohet si pasoje e vizites gjinekologjike
Mos ua komuniko shtatzanine te tjereve para perfundimit te muajit te trete, pasi rreziku i aborteve spontane eshte me i madh ne tremujorin e pare, keshtu eshte me mire te mos shkaktoni zhgenjime tek njerezit e tjere, sidomos femijet.
Mos u shqeteso nese nuk ju duket barku para muajit te peste, pasi mitra e cila rritet nga legeni e lart, modifikon profilin e barkut vetem ne kete periudhe.
Mos u shqetesoni nese nuk ndjen levizjet e femijes para muajit te peste, pasi edhe pse femija leviz me gjalleri qe nga fundi i muajit te dyte, forca e tij muskolare eshte minimale dhe lengu amniotik (ujerat e femijes) i zbeh shkelmimet e tij
Mos e krahaso barkun tend me te tjerat, pasi vellimi i barkut nuk varet vetem nga pesha e femijes, por gjithashtu nga lengu amniotik, shendeti i seciles nene, veshja e perdorur e mbi te gjitha nga harkimi i shtylles kurrizore.
Mos degjo kurre keshillat dhe eksperienzat e te tjereve, pasi te gjitha si pasoje e emocioneve te pakontrolluara kane tendencen te ekzagjerojne e te tregojne gjera jo te kendshme pikerisht grave shtatzana. Disa jane te verteta, por per fat te mire jane kaq te rralla, saqe duke u bazuar ne ligjet e statistikes eshte thuajse e pamundur te te ndodhe ty nese i ka ndodhur nje personi qe ti njeh.
Mos e fshih peshen fillestare (para shtaznanie) dhe mos e nderro pas disa muajsh, pasi eshte me mire qe mjeku yt ta dije se sa ke shtuar ne peshe per te vleresuar rreziqet e mundshme.
Mos ua trego te afermve dhe miqve daten e mundshme te lindjes, pasi duke pasur parasysh qe 10% e rasteve lindja ndodh pas dates se supozuar, eshte me mire tu tregohet atyre qe data e lindjes eshte 10-15 dite me mbrapa, kjo ne menyre qe te mos bombardoheni me telefonata ne nje moment te tille kaq delikat.
Shkeputur nga nje faqe interneti ne gjuhen Italiane dhe materiali eshte i perpunuar nga nje doktor gjinekolog.
Shtazani te qete te gjithave.
E identifikuar
Aida
Gjinia:
Shtatzania, gjithcka mbi nenen!
«
Përgjigju #33 më:
07-08-2008, 22:21:49 »
Pershendetje nena
Besimtare, flm per shkrimin dhe keshillat qe ke postuar. Jane koxha te vlevshme sepse si zakonisht shtatzanine e pare te rejat me frike e shohin dhe genjehen mu tek ata gjera qe i ke numeruar ti.
Une gjate shtatzanise se pare kam qene shume e dobet dhe barku filloj te me dallohet tek ka mesi muajit gjashte. Imagjinoni askush as qe e verente se jam shtatzene, veshja rrobat si para shtatzanise. Nuk e kisha aspak te lehte shtatzanine, i shiqoja me zili te tjeret qe shijonin shtatzanine e tyre. Por keta jane experienca individuale. Disa e kalojne me lehtesi, te tjeret nuk e kane fatin e tille. Pastaj edhe lindjen cdo femer ndryshe e perjeton.
Sa u perket testeve te shtatzanise, cdo test eshte i shoqeruar edhe me nje pershkrim si aplikohet dhe menyra si lexohet rezulltati. Lexoni ate pershkrimin me vemendje para se ta beni testin. Nepermjet te testit kontrollohet prania e hormonit HCG ne urine. Nese ngjyrosen te dy dritaret athere eshte rezulltati pozitiv. Edhe nese njera dritare duket e zbehte, perseri eshte pozitiv sepse testuesi ngjyroset vetem nese ne urin eshte i pranishem hormoni.
Nese keni dyshime, athere perseritni testin pas disa ditesh.
Ka teste qe aplikohen vetem me urinen e pare te mengjesit, po ka edhe te tjere qe gjate dites mund ta aplikoni. Prandaj lexoni me vemendje pershkrimin ose pa pyetni ne barnatoren kur e bleni testuesin.
Gone, te uroj shtatzani te lehte!
E identifikuar
I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...
aida@zeriyt.com
gone
Shtatzania, gjithcka mbi nenen!
«
Përgjigju #34 më:
09-08-2008, 22:13:59 »
unë po mendoj qe nuk kam më bebe kam pas gjakderdhje 24 orë dhe mjekët më kan thën qe tash kan mbet vetem 21 numri i hormoneve dhe tash prap te hënën kam me bo analiza veq po mendoj qe te unë ka dështu deshira e madhe qe e kisha.
E identifikuar
besimtare
Gjinia:
Shtatzania, gjithcka mbi nenen!
«
Përgjigju #35 më:
10-08-2008, 00:05:21 »
Cituar nga: gone në 09-08-2008, 22:13:59
unë po mendoj qe nuk kam më bebe kam pas gjakderdhje 24 orë dhe mjekët më kan thën qe tash kan mbet vetëm 21 numri i hormoneve dhe tash prap te hënën kam me bo analiza veç po mendoj qe te unë ka dështu dëshira e madhe qe e kisha.
Mos u deshpero. I lutem Zotit qe ajo çka thone mjeket te mos jete e vertete, sepse siç te kam thene e njejta gje me ka ndodhur edhe mua e tani e kam vajzen 1 vjeç. Megjithate nje eko do te ishte konfirmimi perfundimtar per çfare po te ndodh. Gjithsesi nese kjo shtatzani ka marre fund, do te thote qe bebi i vogel nuk ka qene i mirezhvilluar dhe shtatzani te tilla jane te destinuara te humbasin. Dhe ta dish qe une e kuptoj fort mire se çpo te ndodh e se si ndjehesh
sepse kam pesuar dy aborte brenda te njejtit vit, e te jam moter ne kete veshtiresi.
E identifikuar
besimtare
Gjinia:
Shtatzania, gjithcka mbi nenen!
«
Përgjigju #36 më:
10-08-2008, 00:31:24 »
Pershendetje!
Nxitur nga mesazhi i Gones ju shkruaj diçka per abortin.
Nga Dott. Salvatore Pollina
ABORTI SPONTAN DHE RREZIQET E ABORTIT
Gezimi i nje shtatzanie mund te zbehet nga mijera frikera. Ne fakt 9 muaj shtatzani jane te gjate dhe te shumta jane edhe veshtiresite me te cilat i duhet te perballen si nena ashtu edhe bebi derisa te arrijne çastin e lindjes. Nderlikimi me i hasur qe ndodh gjate shtatzanise eshte aborti spontan; konsiderohet abort spontan çdo nderprerje e shtatzanise e cila ndodh ne menyre te natyreshme brenda 6 muajve te pare duke u nisur nga momenti i ngjizjes.
Afersisht 20% e grave perballen me nje ngjarje te tille jo te kendshme. Tre muajt e pare pas ngjizjes jane muajt me delikate: dhe ne fakt 85% e aborteve spontane ndodhin gjate kesaj periudhe. Pas javes se 18 probabaliteti qe te ndodhe aborti reduktohet ne menyre drastike. Behet fjale per rrezik aborti nese shfaqet hemoragji edhe pse jo e shoqeruar nga kontraksione te mitres apo nga therje barku. Rreziku i abortit verifikohet thuajse vetem ne 15% te shtatzanive dhe vetem 18% e aborteve ne rrezik perfundojne ne aborte te vertete. Megjithate behet fjale per nje kembane alarmi qe kurre nuk duhet nenvleresuar.
Le te shohim ne vijim se cilat jane shkaqet kryesore qe çojne ne nderprerjen e shtatzanise...
E vazhdoj here tjeter sepse vajti shume vone...
E identifikuar
gone
Shtatzania, gjithcka mbi nenen!
«
Përgjigju #37 më:
10-08-2008, 17:57:59 »
flm besimtare dhe flm gjith të tjerve qe po më ndihmojn mua,unë diqka qe nuk po kuptoj është qe kam qen te mjeku dhe jam kontrollu dhe më kan thën që mitra është e mbyllur dhe tash asgjë nuk po kuptoj se nga rrjedh ajo hemoragji,por megjithat do bëhet si është e shkruar.
E identifikuar
gone
Shtatzania, gjithcka mbi nenen!
«
Përgjigju #38 më:
10-08-2008, 18:34:34 »
besimtare sa jav i ke pas ti kur te ka ndodh rasti si mua nëse bën ta dij?
E identifikuar
besimtare
Gjinia:
Shtatzania, gjithcka mbi nenen!
«
Përgjigju #39 më:
10-08-2008, 18:46:21 »
KEQFORMIME KROMOZOMIKE
Me teper se 50% e aborteve spontane, veçanerisht ato qe ndodhin ne tremujorin e pare, ndodhin si pasoje e anomalive kromozomike. Kromozomet jane trupeza te vegjel qe gjenden tek te gjitha qelizat, ne te cilet jane te permbledhura te gjitha karakteristikat e nje individi (qe nga ngjyra e flokeve deri tek seksi), pra trashegimia gjenetike.
Difekte te mundshme kromozomike prezente ne qelizat e para qe formohen nga veza e fekonduar ne shumicen e rasteve shoqerohen nga nje abort spontan: praktikisht keqformimet kromozomike jane te tilla qe nuk lejojne nje zhvillim normal te embrionit, keshtu ne menyre te natyrshme embrionit i behen e pamundur te rritet dhe te formohet nje femije. Ne rastet kur aborti perseritet (te pakten dy here njeri pas tjetrit) shkaqet kerkohen ne anomali kromozomike te trasheguara nga prinderit.
Çfare duhet bere ne te tilla raste
Per te vertetuar nese eshte ky problemi apo jo duhet qe te dy bashkeshortet, si burri ashtu edhe gruaja te bejne analizat kromozomike. Per kete mjafton te merret gjak nga prinderit, pasi aty gjenden qeliza me analizen e te cilave arrihet te nxirret nje infrormacion mbi trashegimine gjenetike te prinderve. Nese mosha e prinderve nuk eshte teper e madhe (pasi rreziku i anomalive kromozomike rritet ne proporcion me moshen) nuk ka zgjidhje tjeter veçse te kerkohet me ngulm e besim nga ana e prinderve per te pasur nje femije.
Keqformmime te mitres
Nje tjeter shkak i nderprerjes spontane te shtatzanise mund te linde si pasoje e disa karakteristikave te mitres:
Mitra eshte e vogel
Ne terma mjekesore behet fjale per "Ipoplasia", i cili eshte nje difekt qe vjen si pasoje e prodhimit ne pakice te hormoneve e verifikuar ne moshen e zhvillimit. Abortet qe ndodhin si pasoje e ketij difekti, zakonisht manifestohen ne tremujorin e pare.
mitra e membranizuar
Ne kete rast ne miter gjendet nje membrane, ose e thene ndryshe mitra eshte e ndare ne te gjithe kavitetin e saj ose vetem nje pjese. Ne rastin e pare, fetusi nuk gjen hapesiren e nevojshme per tu zhvilluar. Kjo eshte nje anomali e lindur.
Dobesi e qafes se mitres
Pjesa fundore e mitres ka nje muskulature teper te dobet. Qafa e mitres nuk mund te qendroje e mbyllur deri ne fund te shtatzanise dhe tenton te hapet shume heret. Ky eshte nje nga shkaqet e aborteve qe ndodhin ne tremujorin e dyte te shtazanise
Çfare duhet bere ne te tilla raste
Ne rastet kur mitra eshte e vogel (ipoplasia) nuk ka zgjidhje, pasi nje miter e vogel nuk mund te ndryshohet. Nje nderhyrje e thjeshte kirurgjike mund te zgjidhe problemin e mitres se membranizuar, duke e larguar kete membrane.
Ne rastin e "dobesise se qafes se mitres" duhet te behet nje nderhyrje (nuk e di se si perkthehet ne shqip kjo fjale) qe duhet te behet rreth javes se trembedhjete. Me kete nderhyrje gjinekologu vendos nje "tampon" ne qafen e mitres, me pas e shtrengon per te reduktuar zgjerimin e kanalit qe lidh mitren me vaginen. Eshte nje operacion i thjeshte qe behet me anestezi totale.
vazhdon...
E identifikuar
besimtare
Gjinia:
Shtatzania, gjithcka mbi nenen!
«
Përgjigju #40 më:
10-08-2008, 18:56:03 »
Cituar nga: gone në 10-08-2008, 17:57:59
flm besimtare dhe flm gjith të tjerve qe po më ndihmojn mua,unë diçka qe nuk po kuptoj është qe kam qen te mjeku dhe jam kontrollu dhe më kan thën që mitra është e mbyllur dhe tash asgjë nuk po kuptoj se nga rrjedh ajo hemoragji,por megjithat do bëhet si është e shkruar.
Pershendetje shpresoj te jesh akoma ne linje.
Sapo lexova diçka per kete teme:
Ne tremujorin e pare te shtatzanise kapilaret e gjakut te qafes se mitres jane teper delikate dhe mund te çahen nga nje vizite e thjeshte gjinekologjike apo nga nje kontakt seksual, dhe diçka e tille shoqerohet me sekrecione te kuqe. E njejta gje ndodh edhe kur membrana jashte qafes se mitres eshte teper delikate.
Nese doktoret te kane thene gjithçka ne rregull, atehere ashtu eshte. Lutu per shtatzani te mbare.
E identifikuar
besimtare
Gjinia:
Shtatzania, gjithcka mbi nenen!
«
Përgjigju #41 më:
10-08-2008, 19:03:22 »
Cituar nga: gone në 10-08-2008, 18:34:34
besimtare sa jav i ke pas ti kur te ka ndodh rasti si mua nëse bën ta dij?
Tek nje mesazh qe kam shkruar, me teme: 10 keshilla per nje shtatzani te qete" keshillohet te mos degjohen eksperiencat e te tjerave se te shqetesojne kot dhe femrat ndryshojne shume nga njera-tjetra. Une nuk e kam problem te te pergjigjem, por me e rendesishmja per momentin eshte te lutemi per ty e per te gjitha shtatzanat.
Te dy abortet me kane ndodhur ne tremujorin e pare. Njeri kur isha 10 jave e tjetri 8 jave, ndersa shtatzania qe perfundoi me sukses u shoqeruar me hemoragji thuajse me teper se 24 ore gjate muajit te dyte.
Shtatzani te suksesshme
E identifikuar
gone
Shtatzania, gjithcka mbi nenen!
«
Përgjigju #42 më:
10-08-2008, 22:06:57 »
flm besimtare shumë,të përqafoj fort.
E identifikuar
besimtare
Gjinia:
Shtatzania, gjithcka mbi nenen!
«
Përgjigju #43 më:
16-08-2008, 23:06:30 »
Vazhdim: SHKAQET E ABORTIT
Nena vuan nga diabeti
Frekuenca e aborteve spontane eshte shume me e madhe tek grate te cilat vuajne nga diabiti (ne keto raste perqindja e aborteve spontane eshte rreth 30%). Diabeti eshte nje difekt trupor ne perdorjen e sheqernave qe grumbullohen ne gjak me pasoja te demshme per zhvillimin e embrionit dhe te placentes: kjo e fundit behet e paafte per te transmetuar substancat ushqyese tek femija. Ne disa raste diabeti eshte i "fshehte", pra shfaqet ne forma te lehta pa shume shqetesime: sidoqofte edhe ne kete rast ai mund te vere ne rrezik formimin e qelizave te para duke shkaktuar abortin spontan.
Çfare duhet te bejme:
Gruaja diabetike, te pakten dy muaj perpara se te planifikoje nje shtatzani duhet te filloje te mbaje nen mbikqyrje te rrepte nivelin e sheqerit ne gjak (glicemia)nen kontrollin e mjekut gjinekolog. Menyra me e thjeshte per te ulur nivelin e glicemise ne gjak eshte rritja e dozave te insulines (hormon i prodhuar nga pankreasi qe sherben per te ulur nivelin e sheqerit ne gjak).
Nese dyshohet per diabet "te fshehte" eshte e nevojshme qe gjinekologu te bazohet ne rezultatet e nje sere analizave te gjakut te bera pas pirjes nga ana e femres shtatzane e nje gote me sherbet. Keshtu arrihet te evidentohet nese sheqeri asimilohet nga trupi ne menyre korrekte: nese nje gje e tille nuk ndodh atehere kemi te bejme me nje diabet te fshehte. Sapo te problemi te identifikohet curimi eshte i njejte si i mesipermi.
VAZHDON...
E identifikuar
ßåßy ღ
Gjinia:
Shtatzania, gjithcka mbi nenen!
«
Përgjigju #44 më:
19-08-2008, 17:02:03 »
Nuk do te thote qe je diabetike
«
Ndryshimi i fundit: 30-05-2012, 18:00:34 nga ßåßygiяℓ
»
E identifikuar
As long as there is someone in the sky that protects me..there is noone on this earth that could break me.
Faqe:
1
2
[
3
]
4
5
6
7
8
...
20
Shko lart
Keshilloje
|
Printoje
« i mëparshmi
tjetri »
Shko te:
Zgjidhni një destinacion ju lutem:
-----------------------------
Biseda dhe Diskutime
-----------------------------
=> Biseda Shoqërore
===> Probleme dhe Zgjidhje
=> Diapazon Mendimesh
===> Habia Filozofike
===> Filozofe te njohur
===> Psikologji & Sociologji
=> Fotografi dhe Videoklipe
-----------------------------
Forume të tjera
-----------------------------
=> Rinia Shqiptare
=> Forumi i Studentëve
=> Forumi i Gruas dhe Familjes
===> Këndi i Prindërve
===> Forumi i Vogëlushëve
-----------------------------
Të Ndryshme
-----------------------------
=> Të Ndryshme
===> Ushqimi dhe Kuzhina
===> Forumi i Diasporës
=> Dashuria dhe Seksi
=> Moda dhe Estetika
-----------------------------
Komuniteti "Zëri YT!"
-----------------------------
=> BarKafe Lounge "Zëri YT!"
===> Grupe Shoqerore
===> Prezantime, Urime, Pershendetje
=> Barsaleta dhe Humor
=> Lojra
-----------------------------
Zeri YT!
-----------------------------
=> Zeriyt.Com
Anketa
Sa humanitar jemi ne shqiptaret ?
Shumë
20
(33%)
Mesatarisht
23
(38%)
Pak
14
(23%)
Aspak
2
(3%)
Numri total i votave: 57
Shiko temen