Hyrja
IDENTIFIKOHU
REGJISTROHU
Komuniteti ynë
Politikë
Shkencë
Kulturë
Letërsi
Histori
Muzikë
Sport
Informatikë
Albwebmaster
Forume Plus
Albanian Forums
Republika e Shqipërisë
Republika e Kosovës
Maqedonia Shqiptare
Ulqini dhe Malësija
Zëri Islam
Zëri i Krishterë
Pyetje dhe Përgjigje
Zëri i Lirë
Njoftime & Lajmërime
Lajmet e Fundit
Komuniteti Shqiptar
Forume të tjera
Forumi i Gruas dhe Familjes
Këndi i Prindërve
(Moderatore:
Aida
,
erlehta
)Shtatzania, gjithcka mbi nenen!
Faqe: [
1
]
2
3
4
5
6
...
15
Shko poshtë
« i mëparshmi
tjetri »
Keshilloje
|
Printoje
Autori
Temë: Shtatzania, gjithcka mbi nenen! (E lexuar 43106 herë)
0 anëtarë dhe 7 Vizitore po shikojnë këtë temë.
Aida
Moderator
Karma: 18
offline
Gjinia:
Postime: 3034
Shtatzania, gjithcka mbi nenen!
«
më:
11-11-2007, 03:34:55 »
Shtatzania, cfare ndodh me bebin dhe nenen ne muajt e shatzanise bazuar ne javet e shtatzanise.
Tremujori I pare
Java 3
Fekondimi ndodh 2-3 jave nga dita e pare e menstruacioneve te fundit. Kjo konsiderohet dita e pare e shtatzanise, prandaj duhet ta mbash mend. Veza eshte sa nji maje gjilpere dhe po merr rrugen per ne miter.
Java 4
Veza vendoset ne miter dhe fillon “zhvillimin”
Java 5
Embrioni eshte tashme 2-3 mm lungime, rreth tij eshte formuar shtresa mbrojtese.
Menstruacionet te jane vonuar, megjithese ke shenjat e ardhjes, dhimbje, zmadhim gjoksi dhe dhimbje koke
Java 6
Tani fillon te ndjesh qe je shtatzene, dallon ndryshimet ne trup.
Shfaqet perzjerja-me shpesh ne mengjes ose kur ndjen ere gatimi.
Ndihesh e lodhur sepse metabolizmi jot eshte shpejtuar per te perballuar ndryshimet ne organizmin tend. Mitra rritet dhe peshon mbi fshikzen e urines, duke I ulur volumin, keshtu qe ndjen nevojen per te shkuar ne tualet me shpesh.
Megjithese embrioni (bebi) eshte akoma I vogel, 4 dhomat e zemres se tij jane formuar, zemra I rreh me 180/min, gjithashtu eshte formuar tubi neural, nga I cili do zhvillohet truri dhe palca e shtylles kurrizore te bebit.
Java 7
Truri I bebit eshte ne zhvillim, fillon te formohet tubi tretes dhe gjymtyret. Koka eshte shume e madhe ne krahasim me pjesen tjeter te trupit dhe mbeshtetet ne kraharor.
Ti ndihesh gjithmone e me keq (te perzjera ne mengjes, te vjella, te cilat mund te zgjatin gjithe diten).
Java 8
Ne kete moment , embrioni (bebi) eshte 2,5 cm I gjate. Dallohet fytyra, maja e hundes, goja dhe dy vija ne vend te qepallave. Gjymtyret rriten ne vazhdim, organet kryesore kane zene vendin e tyre.
Barku jot rritet ngadale dhe ti fillon te kesh neps, hormonet do te ulin tensionin e gjakut, do ndjesh marrje mendsh nese do ngihesh pernjehere nga krevati.
Java 9
Embrioni (bebi) rritet shpejt dhe ka permasat e nje “luleshtrydhe”. Fillon ti zhvillohen syte, veshet, sistemi gjenital, urinar. Ne perfundim te kesaj jave bebi do kete qepalla, dhe mushkeri. Melcia e bebit fillon te prodhoje gjak (qeliza gjaku) dhe formohet kordoni ombilikal.
Ti ndjen trashje ne mes. Mishrat e dhembeve behen te ndjeshem (me te bute) dhe rrjedhin gjak, sidomos kur lan dhembet Kur je shtatzene eshte shume e lehte te besh infeksion ne mishrat e dhembeve, prandaj duhet te shkosh tek stomatologu per kontroll.
Java 10
Mitra jote eshte sa nji portokalle dhe ne brendesi te saj zhvillohet bebi qe tashme eshte sa nje kumbull. Kartilazhi qe formoi si fillim skeletin e bebit transformohet ne kocke. Gjymtyret zgjaten dhe shfaqen berrylat dhe gjunjet.
Ty te eshte zmadhuar gjoksi dhe sigurisht ke nevoje per recipeta me numer me te madh.
Java 11
Ne tre javet ne vazhdim bebi jot do dyfishoje dimensionet. Periudha delikate per zhvillimin e tij afersisht kaloi, ndersa rreziku per te humbur shtatzanine eshte me I vogel.
Sasia e pergjithshme e gjakut qe qarkullon ne trupin tend eshte rritur dhe do vazhdoje te rritet deri ne javen e 30. Per kete arsye floket tani kane me shume shkelqim dhe thonjte jane me te shendetshem.
Jave 12
Fillon te duket pak barku sepse mitra, e cila eshte zmadhuar shtyhet perpara. Tani mund te ndihet me mire nga mjeku. Kontrolli mjeksor duhet bere ne javen e 8 dhe ne javen e 12. Zemra jote punon me shume sepse duhet te pompoje nje sasi gjaku me te madhe se zakonisht; do djersitesh me shume dhe temperatura e trupit tend do rritet.
Bebi tani peshon afersisht 18 grame dhe eshte 6,5 cm I gjate. Gishtat e kembes I ka te ndara dhe fytyra eshte formuar komplet. Fillon te zhvillohen organet gjenitale te jashtme, do zgjase edhe pak para se te duken ne eko.
E identifikuar
I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...
aida@zeriyt.com
Aida
Moderator
Karma: 18
offline
Gjinia:
Postime: 3034
Shtatzania, gjithçka mbi nënën!
«
Përgjigju #1 më:
11-11-2007, 03:37:03 »
Tremujori i dyte
Java 13
Nuk e ndjen akoma, por bebi jot eshte I gjalleruar, ka filluar te levize. Deri ne mbarim te tremujorit te pare, te gjitha organet e tij jane komplet te formuara. Zemra I rreh shpejt, dy here me shpejt sesa nji njeriu te rritur. Lekuren e ka te kuqe, te tejdukshme, pa dhjam.
Lajmi I mire per ty eshte qe tani shpeton nga te perzjerat e mengjesit nga java ne vazhdim. Fatkeqesisht mund te shfaqen probleme te tjera: disa femra kane probleme me “daljen jashte” gjate kesaj periudhe te shtatzanise. Keshillohet konsumimi I sa me shume frutave dhe perimeve dhe te pish 2 liter uje pa gaz cdo dite.
Java 14
Ne tremujorin e dyte, shumica e femrave ndihen me mire. Placenta tani kujdeset per ushqimin dhe prodhimin e hormoneve, keshtu qe ti do shpetosh nga te perzjerat dhe pse jo do ndihesh me me energji.
Trupi jot peson ndryshime: lekura erresohet dhe nji vije ne ngjyre te mbyllur (vija nigra) zbret mes barkut.
Bebi tani pergjigjet ngacmimeve si zhurma, drita, prekje edhe sepse ti nuk e ndjen akoma te levize.
Java 15
Bebi jot tani eshte 10 cm I gjate. Pas cdo dite I qartesohen syte, veshet, buzet dhe hunda. I rriten qerpiket. Fillon te kete refleksin e thithjes.
Ti ndihesh me mire! Lekura jote eshte e ndjeshme ndaj diellit. Mund te shfaqen pika kafe si quka te cilat do zhduken pas lindjes.
Kockat e bebit fillojne te forcohen, dhe dhembet zhvillohen ne brendesi te mishrave te dhembeve, prandaj eshte e rendesishme te kesh diete me shume kalcium, per mos u konsumuar rezervat e tua..
Java 16
Gjymtyret e bebit jane formuar, tani bebi ka thonj dhe vetulla. Mund te thith gishtin e madh te kembes.
Ndjen levizjet e para-shume fine, si disa buleza gazi. Tani mund te shkosh per kontrollin e dyte tek mjeku, gjate se cilit do te te behet ekografi. Ekografia e pare eshte per te caktuar diten e lindjes, ndersa te tjerat ne vazhdim per te pare zhvillimin e bebit dhe pozicionin e tij.
Ti ke shtuar goxha ne peshe, sidomos ne vithe, kofshe dhe bark.
Java 17
Barku eshte gjithmone e me I dukshem. Per arsyet te sasise se rritur te gjakut hundet e ke te zena dhe mund te kesh rrjedhje gjaku nga hundet. Floket behen me yndyre shume me shpejt se zakonisht.
Bebi tani eshte me I rende sesa placenta; eshte I gjate I dobet, ne kete periudhe lekura e gishtave ka marre rrudha dhe bebi ka shenja gishtash.
Java 18
Trupi jot vazhdon te rritet; ke shtuar afersisht 2 deri ne 6 kilogram dhe ndonjehere ke dhimbje ne vithe nga zgjatja e ligamenteve. Nuk fle dot mire, keshtu qe kthehu ne nje ane, e mbeshtetur ne jasteke. Sekrecionet vaginale jane me te shumta tani.
Je plot energji dhe mund te mendodh per te ndjekur kurse paralindjes.
Ushtrimet e frymemarrjes dhe te forcimit te muskujve do te jene shume te nevojshme gjate lindjes.
Bebi eshte 20 cm I gjate dhe thith lengun amniotik ne mushkeri (ndihmon ne zhvillimin e mushkerive)
Java 19
Me zmadhimin e barkut, kerthiza zgjerohet. Je ne gjysmen e rruges. Mund te kesh dhimbje kurrrizi sepse mitra eshte zmadhuar dhe zhvendos qendren e rendeses. Shplodhu me kembet e ngritura dhe mundohu mos te ngresh pesha.
Bebi leviz shume dhe mund te ndjesh goditjen e pare.
Java 20
Bebi jot rritet me shpejtesi: tani ai peshon 260 de gram, dhe eshte 25 cm i gjate. Muskujt po marrin po ndjekin zhvillimin normal, ti e ndjen kur ai zgjatet ne bark, ai kthehet sa ne nje ane ne tjetren dhe ben akrobaci te vogla.
Per shkak te zmadhimit te barkut, mund te kesh djegje te stomakut dhe probleme me tretjen. Perdor qumesht dhe caj mente. Duhet te hash shpesh dhe nga pak, duke u pertypur ngadale, kjo do te beje te ndihesh me mire.
Java 21
Lekura e barkut eshte zgjeruar shume dhe prandaj eshte e thate dhe te kruhet. Duhet te lyhesh sa me shpesh me krem hidratant ose vaj per beba dhe bezdisja do kaloje. Kujdes nese kruarja eshte ne te gjithe trupin duhet te shkosh tek mjeku.
Bebi peshon tani 450 gram dhe ka akoma vend te levize lirshem. I zhvillohet degjimi dhe mund ti pergjigjet muzikes.Trupi I mbulohet nga nji substance e bardhe e cila prodhohet nga gjendrat dhjamore per ti mbrojtur lekuren.
Java 22
Bebi jot eshte I shkathet ne levizje dhe ti e ndjen kete. Qe ne kete moment mund ti kendosh ninulla. Shkencetaret kane vertetuar se veshet e bebit jane formuar komplet ne kete periudhe dhe mund te degjoje zhurmat e jashtme. Gjithashtu mos hezito ti flasesh sa me shume, sepse bebi tashme ta njeh zerin.
Ti do vesh re ne fytyre ene gjaku te zmadhuara ndersa mishrat e dhembeve jane te enjtur.
Java 23
Bebi tani eshte si kukull. Mund ti dallosh pjeset e trupit nepermjet prekjes se barkut tend.
Bebi reagon ndaj zhurmave te forta, muzikes dhe zerave me te cilet eshte familjarizuar.
Ti ke shtuar ne peshe 4,5 deri ne 7 kilogram. Kembet I ke te fryra dhe mund te kesh plsje te venave, ndonjehere ndjen nji dhimbje ne pjesen e poshtme te barkut, jane muskujt te cilet zgjaten. Dhimbja kalon nese shplodhesh..
Java 24
Fillon te ndjesh kontaktimet Braxton Hicks. Keto jane kontraktime fiziologjike te cilat pompojne gjakun ne miter gjate shtazanise dhe ndihmojne trupin gjate lindjes.
Bebi eshte 33 cm I gjate dhe peshon 550 grame. I zhvillohen muskujt. Mushkerite e bebit jane te zhvilluara mjaftueshem qe bebi te “marre fryme” vete.
Nese do ta lindje tani, mundesia per te mbijetuar eshte e ulet.
Java 25
Bebi tani ka arritur peshen 700 gram. Ka periudha gjumi dhe zgjuarje. Mitra eshte bere sa nji top futbolli dhe ka filluar te peshoje mbi fshikzen e urines prandaj do urinosh gjithmone e me shpesh.
Java 26
Bebi rritet me ritm te shpejte. Godet fuqishem dhe ne te shumten e rasteve ndodh atehere kur ti shplodhesh. Kycet e kembeve dhe fytyra te fryhen sepse trupi jot mban uje.
Lekura, nga shendoshja shfaqen te cara ne gjoks, bark dhe kofshe. Eshte koha te perdoresh nje krem special per te hidratuar lekuren.
Java 27
Bebi shendoshet, formon depozita dhjami. Per here te pare do hapi syte, qepallat nuk jane me te ngjitura.
Ti mund te besh lehte infeksione urinare ne kete periudhe, keshtu qe duhet te pish shume uje.
Mund te ndjesh tension ne gjoks I cili mund te te bezdise.
Java 28
Nga kjo jave dhe deri 72 ore pas lindjes gjoksi jot do prodhoje kolostru. Ky permban faktor imunitar te cilet mbrojne bebin sidomos ne kete periudhe kur sistemi I tij imunitar eshte I pazhvilluar.
Mjeku jot do te therrase per kontroll cdo dy jave dhe do te mase me shume kujdes tensionin e gjakut. Mund te kesh nxehtesi pas lodhjes fizike.
Truri I bebit rritet si permasa dhe behet me kompleks. Ai mund te ndjej shije, mund te dalloje midis te embles dhe te thartes dhe mund te kete edhe preferenca.
Zemra I rreh me fort kur ti flet; te njeh zerin.
E identifikuar
I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...
aida@zeriyt.com
Aida
Moderator
Karma: 18
offline
Gjinia:
Postime: 3034
Shtatzania, gjithçka mbi nënën!
«
Përgjigju #2 më:
11-11-2007, 03:38:25 »
Tremujori i trete
Java 29
Bebi jot peshon tani rreth 1100 gram dhe eshte afersisht 40 cm I gjate.
Gjate gjithe kohes zgjatet dhe te godet. Ndonjehere do ndjesh kontraktime te perseritshme (njera pas tjetres) ne bark, nuk ke pse shqetesohesh: eshte bebi te cilin e ze lemza sepse ka thithur me shume leng amniotik nga cduhet.
Per shkak te peshes te cilen mban, te dhembin kembet dhe mund te kesh probleme me ekuilibrin.
Java 30
Shumica e femijeve kthehen me koken poshte gjate kesaj jave, duke u pregatitur keshtu per lindjen.
Hapesira ne miter tani eshte e pamjaftueshme, nuk I le vend bebit per levizje te teperta.
Tani lodhesh me lehte dhe ke dhimbje kurrizi. Eshte koha per te filluar ushtrimet per forcimin e muskujve: kontraktimin dhe qetesimin e muskujve
Java 31
Bebi rritet ne peshe, tashme ai peshon 1800 gram, dhe deri ne momentin qe do lindi pesha e tij do dyfishohet.
Ti ke probleme me frymemarrjen, sidomos pas veprimeve fizike. Mund te besh disa ushtrime frymarrjeje, por pa ekzagjeruar.
Java 32
Bebi tani eshte I gjate 41 de cm.
Ti ke shtuar 9-12 kilogram ne peshe dhe nuk fle mire. Kthehu ne nji ane dhe mbeshtetu ne shume jasteke.
Java 33
Bebi eshte plot energji dhe godet fuqishem. Rritet edhe barku jot.
Urinon edhe me shpesh sesa deri tani.
Java 34
Bebi peshon afersisht 2200 gram dhe eshte 44 cm I gjate. Truri dhe sistemi nervoz jane formuar komplet.
Me zbritjen e bebit drejt daljes, forma e barkut tend ndryshon..
Java 35
Bebi jot I afrohet dimensioneve te nji bebi “gati per tu lindur”, peshon rreth 2500 gram.
Mund te fillosh pregatitjet per ngjarjen madheshtore
Java 36
Bebi eshte 2750 gram dhe 49 cm I gjate. Koka e tij I afrohet daljes dhe ti mund te marresh fryme me lehte.
Urinon me shpesh sepse bebi peshon mbi fshikezen e urines dhe mund te humbasesh urine nese teshtin apo kollitesh.
Duke filluar nga ky moment, kontrollet mjeksore duhet te jene javore
Java 37
Bebi mund te marre fryme, te thithe dhe te percjelle. Ka te formuar shumicen e reflekseve.
Ti ndjen mungese konforti te te shtohet cdo dite.
Java 38
Bebi jot eshte gati per te ardhur. Kohezgjatja mesatare e shtatzanise eshte 266 dite, dmth 38 jave qe nga momenti I krijimit.
Ti nuk do shendoshesh me teper se kaq. Bebi mund te marre fryme vetem, thonjte e tij ne duar edhe kembe forcohen cdo dite.
Java 39
Tani bebi jot do shtoj shume pak ne peshe, pesha mesatare ne lindje do jete rreth 3500 gram.
Kockat e kokes jane gati per lindje, per te kaluar me lehte ne vagin.
Qafa eshte paksa e hapur dhe ke kontraktime Braxton Hicks te fuqishme.
Java 40
Koka e bebit zbret ne segmentin e fundit te mitres dhe ushtron presion mbi qafen.
Bebi tani eshte 50 cm I gjate dhe eshte I papritur momenti kur do dale ne drite.
Pas pak kohesh do ta mbash ne krah per here te pare.
E identifikuar
I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...
aida@zeriyt.com
Belinaa
Cause all I think about you
Anetar
Karma: 4
offline
Gjinia:
Postime: 3147
Shtatzania, gjithçka mbi nënën!
«
Përgjigju #3 më:
11-11-2007, 12:59:21 »
Ueeee me erdhi shume interesant ky infromacion qe e ke bere Aida falemnderit shume,me pelqeu shume se si e ke pershkruar nga fillimi e deri ne fund.
E identifikuar
All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Anetar
Karma: -1
offline
Gjinia:
Postime: 846
Shtatzania, gjithçka mbi nënën!
«
Përgjigju #4 më:
12-11-2007, 09:34:21 »
Artikull shume interesant. Te lumte Aida.
Nese deshironi informacione te tjera edhe per nenen (gjate dhe pas shtatzanise) edhe per bebin, mund te vizitoni faqen:
www.babycenter.com
Ka artikuj shume interesant, sidomos per nenat e reja.
E identifikuar
Bukurite Shqiptare
erlehta
Die Schlumpfine
Moderator
Karma: 23
offline
Gjinia:
Postime: 4918
Shtatzania, gjithçka mbi nënën!
«
Përgjigju #5 më:
13-11-2007, 14:32:36 »
Me kete artikull te lind deshira per te bere nje kolopuc
Tani kam nje pyetje serioze..
Po maredhenie sexuale a mund te kryhen gjate shtatezanise?? Deri ne cfare muaji jane te lejueshme ???
E identifikuar
Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.
Luaj Lojra Online
Capkenja
Vizitor
Shtatzania, gjithçka mbi nënën!
«
Përgjigju #6 më:
13-11-2007, 14:54:30 »
He moj nuse kur do e besh ti....po presim ne
E identifikuar
notorious
Anetar
Karma: 7
offline
Postime: 881
Shtatzania, gjithçka mbi nënën!
«
Përgjigju #7 më:
13-11-2007, 21:33:47 »
Cituar nga: erlehta
Po maredhenie sexuale a mund te kryhen gjatë shtatezanise??
me kënaqsi biles... edhe se do djersitësh pak po mos ki merak
Citojeni
Deri ne çfarë muaji janë te lejueshme ???
deri ditën kur t'shkosh n'spital
p.s. Aida... për ç'far kshillash e ke llafiin... seksuale...?
E identifikuar
.
Aida
Moderator
Karma: 18
offline
Gjinia:
Postime: 3034
Shtatzania, gjithçka mbi nënën!
«
Përgjigju #8 më:
14-11-2007, 11:20:21 »
Nëse ke nevojë ti apo kushdo tjetër për këshilla sexuale, hapni teme tek rubrika
=> Dashuria dhe Sexi <=!
========
Këshilla për nenat te cilët i mundon vjellja gjatë shtatzanise:
Rekomandohet te hani diçka çdo 2-3 ore qe lukthi të mos jetë i shprazet plotësisht po çdo here ne pune. Çdo femër e ndjen këtë faze ne mënyrë individuale, dikend e mundon me shumë e dikend më pak. Arsyeja e vjelljeve është sasia e hormoneve e cila ndryshon ne organizmin e nenes gjatë shtatzanise.
Tek disa femra kjo faze zgjat disa jave, ndërsa tek të tjerët deri në fund te shtatzanise. Nenat ne këtë faze poashtu i ndjejne errerat e ushqimeve, shumicat ju pengojne dhe shkaktojne gerdi. Ritet nepsi për ca kombinime te çuditshme te ushqimeve (kombinim ëmbël me tharet etj)
Nga ushqimet, rekomandohet te hahet shendosh, pemë, perime, mish etj. Konsumimit te nikotines, alkoholit dhe kofeines duhet ti shmangeni.
Pini mbrenda ditës shumë lengje, caja, lengje pemesh etj.
Me rëndësi është qe ti bëni rregullisht vizitat tek mjeku. Poashtu duhet te peshoheni rregullisht. Ne rast se verehet se humbni peshe gjatë kësaj periudhe, medoemos duhet ta konsulltoni mjekun tuaj. Me rëndësi është se nëse nëna vjell shumë ajo humb një sasi te madhe te elektroliteve nga organizmi i saj, e kjo është e dëmshme si për nënën njeashtu edhe për bebin. Prandaj duhet pasur shumë kujdes, pini shumë lengje mbrenda ditës dhe mos harroni te konsulltoheni për çdo gjë me mjekun tuaj!
Të tjerët një ditë tjetër ua shkruaj...
Kalofshi mirë!
E identifikuar
I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...
aida@zeriyt.com
Aida
Moderator
Karma: 18
offline
Gjinia:
Postime: 3034
Shtatzania, gjithçka mbi nënën!
«
Përgjigju #9 më:
14-11-2007, 11:30:34 »
Cituar nga: Ami në 12-11-2007, 09:34:21
Artikull shumë interesant. Të lumte Aida.
Nëse dëshironi informacione te tjera edhe për nënën (gjatë dhe pas shtatzanise) edhe për bebin, mund te vizitoni faqen:
www.babycenter.com
Ka artikuj shumë interesant, sidomos për nenat e reja.
Është metevertete për keqardhje qe ne gjuhën shqipe shumë pak materiale mund te gjenden për tema rreth shendetit online.
Të falenderoj për linkun.
Për ata qe dinë gjermanisht, jua rekomandoj
www.eltern.de
Faqet tjera tani sem kujtohen se sjam duke shkruar nga PC-ja ime, i kam gjith aty. Ua shkruaj një ditë tjetër.
Erlehte, u trashigofsh sa më shpejtë dhe hiqe kemben zhak, pas teje edhe tjerat ishalla!
E identifikuar
I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...
aida@zeriyt.com
ziggy
Vizitor
Shtatzania, gjithçka mbi nënën!
«
Përgjigju #10 më:
11-02-2008, 16:31:52 »
Aida,
te pergezoj per keto publikime kaq eksplicite.
Duke e lexuar rrjedhen jave per jave, tamam i ndjeva emocionet qe mund t' i kete nje njeri qe pret te behet prind.
Megjithate do te kisha lutur, po qe se je profesioniste ne kete drjetim te me sqarosh pak me shume per kete detaj:
Ne rast se ekogrami tregon se ka pasur tendence te mbaresimit te dy qelizave, dmth bineq, dhe njera nga qelizat ka deshtuar - do te thote eshte zhvilluar vetem njera, sa jane gjasat qe embrioni te zhvillohet pa probleme.
Ne rastin konkret, bashkeshortja ime, me te cilen po e presim femijen e pare, po kalon neper keto peripeti. Eshte java e 7-shte e shtatzenise, ndersa ne kontrollin e fundit te gjinekologu, ai shprehu shqetesimin se nuk i degjon te rrahurat e zemres se bebit dhe e pershkroi nje dukuri "Snowing", qe nuk e mbajta mend me sakte, por dicka si fluskat e debores qe dukej ne embrion?
Te lutem, nese ke ndonje informacion me te sakte, me sqaro te me lehtesosh mua dhe te dashuren time....
E identifikuar
eurogina
pspsps
Stafi
Karma: 4
offline
Gjinia:
Postime: 2372
Shtatzania, gjithçka mbi nënën!
«
Përgjigju #11 më:
11-02-2008, 17:37:57 »
nice,very helpful
E identifikuar
The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------
eurogina@zeriyt.com
Aida
Moderator
Karma: 18
offline
Gjinia:
Postime: 3034
Shtatzania, gjithçka mbi nënën!
«
Përgjigju #12 më:
14-02-2008, 14:52:43 »
Cituar nga: ziggy në 11-02-2008, 16:31:52
Aida,
te pergezoj për këto publikime kaq eksplicite.
Duke e lexuar rrjedhen jave për jave, tamam i ndjeva emocionet qe mund t' i këtë një njeri qe pret te bëhet prind.
Megjithatë do të kisha lutur, po qe se je profesioniste ne këtë drjetim te me sqarosh pak me shumë për këtë detaj:
Ne rast se ekogrami tregon se ka pasur tendence te mbaresimit te dy qelizave, d.m.th. bineq, dhe njera nga qelizat ka deshtuar - do të thotë është zhvilluar vetëm njera, sa janë gjasat qe embrioni te zhvillohet pa probleme.
Ne rastin konkret, bashkeshortja ime, me te cilën po e presim femijen e pare, po kalon nëpër këto peripeti. Është java e 7-shte e shtatzenise, ndërsa ne kontrollin e fundit te gjinekologu, ai shprehu shqetesimin se nuk i degjon te rrahurat e zemrës se bebit dhe e pershkroi një dukuri "Snowing", qe nuk e mbajta mend me saktë, por diçka si fluskat e debores qe dukej ne embrion?
Të lutem, nëse ke ndonjë informacion me te saktë, më sqaro te me lehtesosh mua dhe te dashuren time....
I nderuar Ziggy, ne fillim te shtatzanise deri ne javen e 12-16 cmos mund te ndodhe. Ne rastin tuaj duhet te beni durim dmth tani ne fillim te ju ike shoqja juaj shqetesimeve te teperta, mos mbaje peshe te rende etj. Ne disa raste kur deshton shtatzania thone se natyra ashtu e don dmth mbijeton i forti ndersa ne qofte se eshte me i dobet, ekziston mundesia qe mos ta kete zhvillimin adekuat dhe ritje normale e prandaj deshton.
Tek bineqet jane edhe raste kur edhe ne javet e mevonshme njeri nga foshnjet te vdes por perseri tjetri lind dhe ritet femije i shendosh.
Poashtu rast me i vecante qe lexova nje here ishte qe njeri embrion i ishte bashkangjit tjetrit dhe nga dy embrione eshte zhvilluar nje femije i cili ne trupin e vete mban 2 DNA. (kjo dukuri quhet Blood Chimera, mund te kerkojsh me shume informacione me Google)
Rahjet e zemres si ndegjohen mvaret nga aparatura qe ka mjeku, pozita e femijes etj, dmth duhet te beni durim deri ne vizitat e ardhshme e pastaj mund te ju thote mjeku me shume.
Gjithsesi shoqes suaj i uroj nje shtatzani te lehte!
E identifikuar
I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...
aida@zeriyt.com
Aida
Moderator
Karma: 18
offline
Gjinia:
Postime: 3034
Shtatzania, gjithçka mbi nënën!
«
Përgjigju #13 më:
03-05-2008, 11:06:08 »
Thash te ua sjelli një foto e bërë dje nga bebushi me Ultratingull 3D. Fatkeqesisht fotot nuk dolen aq te mira se levizte shumë dhe i mbante duarte para fytyres, vetëm kjo doli me e mirë.
Tash është 23 javësh.
bebi.JPG
(27.31 KB, 640x480 - E shikuar 814 Herë.)
E identifikuar
I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...
aida@zeriyt.com
dreamm
Stafi
Karma: 123
offline
Gjinia:
Postime: 7288
Shtatzania, gjithçka mbi nënën!
«
Përgjigju #14 më:
03-05-2008, 14:34:02 »
blessssss
E identifikuar
Faqe: [
1
]
2
3
4
5
6
...
15
Shko lart
Keshilloje
|
Printoje
« i mëparshmi
tjetri »
Shko te:
Zgjidhni një destinacion ju lutem:
-----------------------------
Biseda dhe Diskutime
-----------------------------
=> Biseda Shoqërore
===> Probleme dhe Zgjidhje
=> Diapazon Mendimesh
===> Habia Filozofike
===> Filozofe te njohur
===> Psikologji & Sociologji
=> Fotografi dhe Videoklipe
-----------------------------
Forume të tjera
-----------------------------
=> Rinia Shqiptare
=> Forumi i Studentëve
=> Forumi i Gruas dhe Familjes
===> Këndi i Prindërve
===> Forumi i Vogëlushëve
-----------------------------
Të Ndryshme
-----------------------------
=> Të Ndryshme
===> Ushqimi dhe Kuzhina
===> Forumi i Diasporës
=> Dashuria dhe Seksi
=> Moda dhe Estetika
-----------------------------
Komuniteti "Zëri YT!"
-----------------------------
=> BarKafe Lounge "Zëri YT!"
===> Grupe Shoqerore
===> Prezantime, Urime, Pershendetje
=> Barsaleta dhe Humor
=> Lojra
-----------------------------
Zeri YT!
-----------------------------
=> Zeriyt.Com
Postimet e fundit ne ZY
Pershkruaje anetarin e mësipërm me NJE fjale!
Kënga që po e dëgjoj
Për ke ju ka marrë malli?
Ku ndodheni tani, me ke dhe cfare po beni?
Nje fjale
Anketa
A jeni në dijetë
Po.
2
(11%)
Jo.
15
(88%)
Numri total i votave: 17
Shiko temen
Sponsor