Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarForumi i Gruas dhe FamiljesKëndi i Prindërve (Moderatore: Aida, erlehta)"Kujdes me fëmijët, nuk duhet t'i vini këto emra"


Faqe: [1] 2   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: "Kujdes me fëmijët, nuk duhet t'i vini këto emra"  (E lexuar 3240 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 05-07-2006, 10:09:32 »
Citojeni

T'i vendosësh fëmijës tënd emrin Bretk, Ballokume, Arançatë apo Përshëndetjeç e Xhenaze duhet të parashikosh dhe riskun psikologjik që mund të mbartë tek ai në moshë të rritur.

Nga verifikimi i listave të gjendjeve civile në të gjithë vendin ka rezultuar se prindërit, pavarësisht nga mosha apo zona ku jetojnë, zgjedhin për të porsalindurit e tyre emra jo vetëm nga më të rrallët, por dhe më nga të çuditshmit. Emrat janë realë, të regjistruar nëpër fshatra e qytete, kryesisht gjatë viteve të fundit. Por, prej disa ditësh është urdhëruar nxjerrja e tyre jashtë qarkullimit në të gjithë territorin e shtetit shqiptar. Një studim i kryer mbi këto lista nga psikologë ka nxjerrë përfundimin, se pasja e një identiteti të tillë mund të ndikojë në formimin e fëmijës gjatë rritjes së tij. Madje, në disa raste nuk kanë munguar dhe raste vetëvrasjeje apo reagime të dhunshme, kur personat me emra të pazakontë janë bërë objekt fyerjesh. Për të shmangur krijimin e këtyre situatave të rënda, Ministria e Brendshme ka urdhëruar gjendjet civile që të mos lejojnë regjistrimin e fëmijëve me këta emra. "Në bazë të ligjit për gjendjen civile, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka përcaktuar listën me emrat e papërshtatshëm për shtetasit shqiptarë. Janë të lutur të gjithë banorët që të mos kërkojnë vendosjen e këtyre emrave që janë konsideruar si të papërshtatshëm", është urdhëresa e afishuar tashmë nëpër zyrat e gjendjeve civile në të gjithë vendin. Bëhet fjalë për plot 61 emra, të cilët sipas dikasterit përkatës nuk mund të vendosen për të porsalindurit. Në këtë listë ka emra që përfaqësojnë ushqime, që nisin nga Arançata, Ballokume, Groshe, Meze apo Spece; pyetjet çbane apo Pseerdhe e deri te përcaktimi i fatkeqësive e i dëshpërimeve, si: Burgim, Jermësinë, Keqan, Pikëllime, Xhenaze e Zehere. Ndonëse prindërit, sipas njoftimit, luten që të mos i vendosin këta emra, gjendjet civile janë urdhëruar të mos lejojnë në asnjë rast përdorimin e tyre, pavarësisht dëshirës apo këmbënguljes. Një qarkore e tillë e Ministrisë së Brendshme është shpërndarë pikërisht në vitin 2006, kur fëmijët shqiptarë nuk merren më me lojrat tradicionale, por që katër-pesë vjeç mësojnë internetin dhe gjuhët e huaja. Sipas psikologëve, vendosja e këtyre emrave përbën një risk të përballjes së fëmijës me realitetin, ku ai mund ta ndjejë veten inferior ndaj shokëve me emra të bukur shqiptar, por jo rrallë edhe të huaj. Madje nuk përjashtohet edhe mundësia e rasteve të vetëvrasjeve, kur fëmijët gjenden nën presionin e talljeve nga bashkëmoshatarët e tyre për emrat e çuditshëm që mbajnë.

 
Ministria e Brendshme shpërndan listën në Gjendjet Civile

Lista e emrave të ndaluar


• Ankim
• Arançatë
• Avash
• Bretk
• Berr
• Burgim
• Ballokume
• Car
• Cub
• Curranë
• Currelë
• Careva
• Carina
• çbane
• Dert
• Derman
• Dovlet
• Durak
• Ekran
• Eros
• Ferman
• Federatë
• Fodulle
• Gazep
• Gallata
• Gabime
• Groshe
• Gjezap
• Hyzmet
• Përshëndetjeçe
• Hafije
• Helme
• Ironi
• Jermësinë
• Keqan
• Keqe
• Kralicë
• Lëvere
• Meze
• Mëshirë
• Mjaftë
• Mjaftime
• Mjaftoni
• Mbarime
• Mbete
• Mbylle
• Marrëzi
• Ndalime
• Pikëllime
• Pafate
• Pseerdhe
• Rikë
• Rakita
• Spece
• Sose
• Stenatë
• Sherre
• Shkurte
• Shkurtime
• Xhenaze
• Zehere

Gazetapanorama
E identifikuar

ibraim
...edhe mbarim ka...
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 05-07-2006, 10:14:43 »
Citojeni

berni, ka njerëz qe vecme kanë venduar këso emra???
nëse po, mua s'po me duken tamam nga mendja.
respekt
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 05-07-2006, 10:18:29 »
Citojeni

Edhe unë kur e lexova kam qeshur shumë,po disa emra qe janë vënë aty kam dëgjuar,ndërsa ato te tjerët duken me te vërtetë te çuditshëm dhe sbesoj se i vendos njeri.
E identifikuar

Lisa
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 05-07-2006, 14:59:08 »
Citojeni

Kush ja vendos emrin femijes Groshe njëherë hahahahha me shkrive mo Berni qesh me te madhe
E identifikuar

lisa@zeriyt.com
magja
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 05-07-2006, 16:57:09 »
Citojeni

Mua me qudit pse e kan ndaluar emrin Shkurte qte keq ka aj emër këtu ne Kosov është nji emër i perkdhelur,ndoshta dikush din te tregoj pse e kan ndaluar ket emër.
E identifikuar

UNITED STATES OF ALBANIA
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 05-07-2006, 17:10:03 »
Citojeni

• Gazep
• Gallata
• Zehere


qesh me te madhe qesh me te madhe cfar emrash qesh me te madhe
Gazepooo... ec shpejt, e shko bli buke me Zeheren & Gallaten! - i drejtohet babai, djalit dhe 2 vajzave te tij zgerdhihet perqeshje
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
Lisa
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 05-07-2006, 18:19:52 »
Citojeni

se tani e lexova shkrimin unë ....Berni po thotë qe gjendja civile ka nxjerr një urdher qe të mos lejohen këto emra......pikepyetje

Kush mund te me ndaloje mua t'ia ve emrin femijes sim Rike zgerdhihet ajo është e drejta ime pikepyetje
E identifikuar

lisa@zeriyt.com
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 05-07-2006, 18:47:34 »
Citojeni

 merzitje  Sa lexova unë këtu,këta emra qe përmenden janë te gjithë emra qe u janë ngjitur dhe u ngjiten fëmijëve te padeshiruar, fëmijëve te lindur nga prindërit pa patur ata dëshirën te u linde ai femi.
Emri Mbarime, Shkurte, Sose etj janë synonim  i deshires për t`mos  u lindur me edhe një vajzë...Por kjo vlene edhe për djalin kur i ngjitet emri "Keq" "Gabim" etj...se ne realitet edhe këta janë fëmijë qe u kanë lindur prinderve pa i dëshiruar ata... dhe dihet qe ne kohën e sotme te perzierjes "demokratike" fëmijë te tillë te padeshiruar dhe te rastesishem janë me shumë se gjysma e te lindurve...

Sherbimi i gjendjes civile,sipas mendimit tim,jo vetëm ne Shqipëri por ne tërë botën do duhej te regjistronte femiun ashtu si duan prindërit,por me kusht qe pas pjekurise se këtij femiu,pra pas moshes 18 gjer ne 20 vjeqare,te parashtroje me ligj si obligim për secilin femi i cili arrine këtë moshe,te deklarohet vet me shkrim ne e do edhe me tutje këtë emër dhe përkatësinë fetare qe ia kanë shkruar prindërit!Pra një konfirmim i vet personit do të duhej te bëhej i detyrueshem... i/e mire
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historisë,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
diikush
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 05-07-2006, 19:32:10 »
Citojeni

ne disa aspkte vërtetë qe lame nam ne shqiptarët, sidomos tani mbas lirimit nga burgu komunist

si p.sh. me tendencen për te emeruar jo vetëm lokalet etj, por edhe kalamajt me emra nga me te cuditshmit zgerdhihet

si puna emrit Federate

"Federate, sa here te kam thënë mos ta besh cicin ne breke pa treguar?"

qesh me te madhe
E identifikuar
Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 07-07-2006, 14:05:40 »
Citojeni

Eros hajde emër hajde  zgerdhihet qesh me te madhe qesh me te madhe  perqeshje
E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
capkenia korcare
kotelke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 08-07-2006, 09:45:01 »
Citojeni

ca emra te çuditshëm këta qesh me te madhe me shkrine fare ,çuditem si mund te këtë njerëz qe vendosin te tillë emra
E identifikuar

Sai qual'è la differenza tra te e una stella? Che tu riesci a brillare anche di giorno
Lisa
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 12-07-2006, 21:01:05 »
Citojeni

Eros hajde emër hajde  zgerdhihet qesh me te madhe qesh me te madhe  perqeshje

lënë mi se ai është dhe i famshem....zgerdhihet
E identifikuar

lisa@zeriyt.com
Glaserian

Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 13-07-2006, 09:07:38 »
Citojeni





Hajde hajde o Pseerdhe Eros, Mbylle Hafije ahahahahha
E identifikuar

Sono un uomo;
nulla, che sia umano, mi Ú estraneo.
Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 13-07-2006, 10:46:42 »
Citojeni

O Carina..... Avash...... mos bëj Gabime dhe Marrezi se te futa ne Burgim se nuk kam Meshire fare  zgerdhihet qesh me te madhe
E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #14 më: 13-07-2006, 16:26:12 »
Citojeni

 habitem fare  


një pjesë e em,rave qenka llahtari fari  pu pu pu  zgerdhihet
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Faqe: [1] 2   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |