Faqe: [1] 2   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Keshilla praktike per femijet tane  (E lexuar 8223 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Shej
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« më: 14-03-2009, 21:47:48 »

Pershendes gjithe nenat e forumit.

Mendova te postonim ketu ne kete teme keshilla praktike nga eksperienca e gjithe seciles nga ne per rritjen e edukimin e femijeve tane pra nje teme si mund ta themi shkembim eksperiencash pozitive midis nesh.

Une kam lexuar shume literature per femijet dhe kam pare e shume site ne internet per ti aplikuar ne rritjen e djalit tim pasi ne Shqiperi ka shume mungese informacioni ne qendrat e specializuara perkatese.


Jam kritikuar shpesh nga te afermit e mi qe pse "eksperimentoj" metoda te reja tek djali im si ne fushen e edukimit formimit te karakterit ashtu dhe te ushqyerjes sa ne fillim i therrisnin djalit tim " bebja e internetit"  buzeqeshje

Uroj qe kjo teme te behet dicka me konkrete e secila nga ne te jape keshilla bazuar nga eksperienca vetiake.

Psh djali im ka probleme me oreksin e une shume raste merzitem qe pse nuk  han si moshataret e tij. kam provuar vitaminat e gjera te tjera por pa rezultat....

tani kur nuk do te haje nuk ja jap me me zor e le deri sa ta marre urija e te haje cte doje dhe me duket se ka dhene rezultat.

Ka ndonje keshille nga nenat e tjera si mund tja bej ndryshe?
« Ndryshimi i fundit: 16-03-2009, 23:56:14 nga Aida »
E identifikuar

Aty ku injoranca flet,inteligjenca hesht!
Shej
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 14-03-2009, 21:57:01 »

ja dhe ky site ka informacione te shumta

www.babycenter.com
E identifikuar

Aty ku injoranca flet,inteligjenca hesht!
Aida
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 14-03-2009, 23:11:06 »

Pershendetje Ylli  Perqafim

Kam pas edhe une experienca te njejta me mistrecen time.

Ti shkruaj disa keshilla te cilet kane funkcionuar te ne:

- kur te shohesh se nuk eshte i uritur mos e detyro te haje, me mire lene derisa te uritet mire.
- beni shetitje dhe aktivitete jashte ne ajer te paster, kjo ja rit oreksin
- ji kreative ne pregatitjen e ushqimeve, nese dicka refuzon, provo dicka tjeter dhe beni ata gjera te cilet i pelqen ai.
- Nese nuk i han pemet dhe perimet, fshehi psh ne ushqime qe mos bien ne sy. Psh frape: qumesht me dredheza ose banane, ose pemet i perzien me jogurt, ose me puding, perimet i pregatisish pak me ndryshe se qe e ben zakonisht. Perdore imagjinaten dhe shife boten siq e shohin femijet me syte e tyre. 
- rregulloje tavolinen ne menyre kreative dhe terheqese dhe lute te te ndihmoje edhe ai.
- femijet hane edhe me syte, provo ne pjate ushqimet te ja rradhitish bukur duke bere ndonje figure.
Une i beja dardaleca, lule, flutura, zemra etj zgerdhihet
- inkuadroje ne kuzhine te te ndihmoje- kur e sheh femiju si pregatitet ushqimi, dhe kur merr vet pjese ne pregatitjen, shume me me qejf do ta haje. Lavderoje tere kohen sa i zellshem eshte dhe mos te te lene pershtypje rremuja qe mund ta beni. lol
- kur te hani ushqimin krijo nje atmosfere te qete, pa muzike dhe TV ne prapavije, vetem ti dhe cuni dhe ji 100% per ate aty, hani bashke dhe shfrytezoni kete kohe si lloj rituali ku do te flitni per gjera interesante. 

Kaq nje here...nese me kujtohet edhe dicka te shkruaj serisht... buzeqeshje

Temen do ta vazhdoj edhe me materiale tjera sa te jem me e lire, por cdohere them experiencat personale jane me te bukura se sa ata qe i lexon thate neper libra. 
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Shej
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 14-03-2009, 23:25:41 »

Pershendetje Aida,

faktikisht keto po i perdor tani e sikur po japin efekt.
Sot pershembull e kam lodh aq shume sa me kerkoj vete per te ngrene.



faleminderit  Perqafim
E identifikuar

Aty ku injoranca flet,inteligjenca hesht!
Shej
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 17-03-2009, 10:57:26 »

TEMPERATURA

Fëmija ka temperaturë nëse temperatura e sqetullave dhe e vetjesorit është mbi 37,3 .
Temperatura matet duke vendosur termometrin poshtë sqetullës dhe te vetjesori për tre minuta.
Temperatura nuk është një sëmundje por simptomë e një sëmundje pak ashumë të rëndë.
Nëse temperatura është e lartë ose e barabartë me 38,5 ose vazhdon për tre ditë rresht ose nëse shoqërohet me simptoma të tjera duhet të konsultohenimenjëherë me pediatrin.
Cfarë duhet të bëni derisa të kontatoni mjekun:

Mos e mbulloni rëndë fëmijën.
Jepini të pijë fëmijës pije të dëshirueshme prej tij dhe me sheqer.
Vendosini në kokë dicka të ftohtë, për shembull një shami të njomë ose akull, kur temperatura është e lartë.
Nëse temperatura është mbi 38.5 jepini një ilac kundër temperaturës për fëmijë. Dhe banje me uje te vaket.

DIARREA
Ose heqja e barkut është më shumë e rezikshme sa më të vegjël të jenë fëmijët .Duhet të konsultoheni menjherë me pediatrin nëse fëmija është idobët apo i këputur.
Cfarë mund të bëni ndërkohë që prisni udhëzimet e pediatrit.
Duhet ti jepni fëmijës lëngje për të pirë shpesh dhe në sasi të vogla dhe pak të sheqerosura ose tretje hidratuese.Vëzhgojeni me kujdes jashqitjen e fëmijës: sa herë del jashtë pra numrin, ngjyrën si dhe nëse shoqërohet
me gjak me mukus ose jargë.Në këto raste ndërrimi i panolinave duhet të jetë e shpeshtë.

VJELLJA
Disa fëmijë vjellin shumë shpesh kur kolliten ose pas kanë qarë shumë.
Në këto raste nëse fëmija vjellë vetëm një herë dhe nëse fëmija është mirë dhe bënë gjërat që ka bërë gjithmonë nuk duhet të shqetësoheni.Nëse të vjellat përsëriten dhe pengojnë marrjen e lëngjeve ose vjell gjak nëse fëmija ka temperaturë ose dhimbje koke ose nëse të vjellat përsëritet
pas një rënie ose goditje koke duhet të konsultoheni menjëherë me pediatrin ose në duhet të shkoni në urgjence.
Cfarë mund të bëni ndërkohë që prisni të kontaktoni mjekun
mos jepni ilace nga goja, në rast temperature mund të vendosni supost është mirë që fëmija të mbahet në dorë që vjellja mos ti shkaktoj probleme me frymëmarrjen.

E identifikuar

Aty ku injoranca flet,inteligjenca hesht!
Shej
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 17-03-2009, 11:00:48 »

GJUMI I SIGURT
Pozicioni më i mirë për të fjetur është mbi shpinë.
është e rëndësishme të vendosni fëmijën në gjumë pa jastëk, dhe duhet të përdorni dyshek të fortë.
Të sapolindurit nuk duhet të mbulohen shumë sidomos në rast temperature dhe nuk duhet të mbështillen shumë në mbulesa.
Nuk duhet pirë duhan në shtëpi dhe fëmijët duhen mbajtur në vende ku nuk pihet duhan . Në dimër temperatura e ambienteve ku do të rrinë fëmijët duhet të jetë rreth 20 grade ditën dhe 18 grade natën.
Dhënia e gjirit ndihmon që fëmija të bëjë një gjumë të qetë.
E identifikuar

Aty ku injoranca flet,inteligjenca hesht!
Shej
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 17-03-2009, 11:06:17 »

ja dhe 1 liber interesant qe ju keshilloj te lexoni:

Si t'i tregosh vërtetë dashuri fëmijës tënd" është një best-seller (libër shumë i shitur) me famë ndërkombëtare. Në këtë edicion është shtuar edhe një kapitull shumë i rëndësishëm mbi trajtimin e zemërimit të fëmijës. Përveç kësaj, dr. Campbell shppjegon tri gjëra thelbësore, të cilat do ta ndihmojnë fëmijën tuaj për të gjetur dashur dhe shëndet emocional:
 - prekja fizike
 - kontakti sy më sy
 - vëmendja e përqëndruar
 

Parathënia e librit
Ky është një libër praktik për rritjen e fëmijëve, por në botën e sotme rritja e tyre ashtu siç duhet, nuk është gjë e lehtë. Ky libër trajton çështjet reale të të qenurit prind.

Prindërit nuk janë trajnuar për të qenë prindër, dhe kështu rritja e fëmijëve duket se është diçka që bëhet në mënyrë të shkujdesur. Edhe ‘sukseset’ duket sikur ndodhin rastësisht. Ky libër do t’i fusë prindërit në drejtimet e duhura për stilin e sotëm të jetës.

Autori, Dr. Ros Kampbell, tregon fusha të ndryshme ku fëmijët do të njohin dashurinë e vërtetë; sidomos përmes kontaktit sy më sy, prekjes fizike dhe ‘vëmendjes së fokusuar’. Ai na kujton pyetjen ‘A më do?’, që fëmijët duket se e bëjnë shpesh nëpërmjet mënyrave të ndryshme të sjelljes së tyre. Ai shkruan me ndjeshmëri për disiplinën dhe vendin e saj në familje. Dhe i gjithë shkrimi i tij vendoset brenda një kornize të krishterë – që jo vetëm jep përgjigje të rëndësishme, por edhe mundohet të gjejë një mënyrë realiste për të shijuar një marrëdhënie më të thellë me fëmijët tanë.



* liber.gif (7.86 KB, 150x223 - E shikuar 200 Herë.)
E identifikuar

Aty ku injoranca flet,inteligjenca hesht!
Emira
« Përgjigju #7 më: 17-03-2009, 17:14:57 »

Ti shejtane (don´t ) po me kujton kete kolegen time me "Bebin e internetit"...  zgerdhihet dhe ketu ne Gjermani nuk mungon gje ne fakt...ne fakt...per mireqenien e femijes...po aman me se prape edhe ne kendej kemi probleme me femijet...p.sh. disa hane mire fare po nuk flene...hidhu perpjete po deshe...

Im bir ha shume mire, pa qene nevoja per t´u mburrur,  edhe per ta zene gjumi nuk eshte ndonje problem, po ngeli vetem semure, hajde e gjeje ti tani, duke i ndenjur nga mbrapa qe mos t´i ftohen kembet, qe te mos djersitet...e ku di une...asgje nuk i ben derman atij. sikur t´i terheqe me magnet ato dreq mikrobesh ai femije  pershtjellim.
E identifikuar
Shej
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 17-03-2009, 17:20:17 »

E une kam pas te njejtin problem me djalin Emira.

Po qe kur kam filluar ta le me te lire te vrapoje te djersitet te beje cte doje pa i ndenjur mbrapa mbi koke sic bejme ne nenat zakonisht me eshte kalitur dhe nuk me semuret me si me pare.

Nderkohe i jap cdo dite 1 luge mjalte dhe them qe dhe ajo i ben mire per tju rritur imunitetin femijeve provoje e ti njehere mbase funksionon.  buzeqeshje
E identifikuar

Aty ku injoranca flet,inteligjenca hesht!
Parloté
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 22-03-2009, 21:20:45 »


Im bir ha shume mire, pa qene nevoja per t´u mburrur,  edhe per ta zene gjumi nuk eshte ndonje problem, po ngeli vetem semure, hajde e gjeje ti tani, duke i ndenjur nga mbrapa qe mos t´i ftohen kembet, qe te mos djersitet...e ku di une...asgje nuk i ben derman atij. sikur t´i terheqe me magnet ato dreq mikrobesh ai femije  pershtjellim.


Emira, une tani nuk a kam te njohur moshen e djalit tend, por ana "pozitive" e kesaj eshte qe yt bir e forcon imunitetin sa here qe ndeshet me ndonje bakterie duke ju falenderuar leukociteve apo "policeve te gjakut". Pastaj femijet qe dergohen ne cerdhe te moshes nen 3 vjecare jane me te ndijshem duke lozur bashke dhe futur lojerat e njeri tjetrit ne goje. Une do te te rekomandoja nga pervoja qe djalin tend ta largosh nga ambientet ku pihet duhani dhe ti ofrosh sa me shume frute (citrus) qe permbajne vitamine C, eventualisht tableta me vitamina dhe minerale. Te tjerat i ke thene edhe vete dhe per moment nuk me kujtohen me shume.
E identifikuar

"You do not cry like woman which you have not known to defend like man".
Emira
« Përgjigju #10 më: 03-04-2009, 16:14:14 »

Shume faleminderit per keshillat tuaja juve parafoleseve, do te mundohem t´i ushtroj.

Tani shyqyr na ka ardhur pranvera dhe shpresojme qe te mos kemi edhe aq shume probleme...
E identifikuar
besimtare
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 14-09-2009, 16:43:44 »

Po ndonje zgjidhje qe nje femije te beje gjume sa me te rehatshem a ka? Kjo mistrecja ime e ka bere kronike me u zgjuar thuaj çdo nate me britma qe nuk lene rehat as banoret e pallatit.  buzeqeshje
E identifikuar
Shej
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #12 më: 14-09-2009, 16:48:54 »

Kam idene qe e ke vajzen e vogel .... ajo akoma nuk kupton diten dhe naten .... une kur kisha djalin e vogel gjate dites kur flinte ai e vendosja afer dritares dhe ne ambjent te zhurmshem i vendosja ndonje CD me muzike per femije te koka ne menyre qe te dallonte ndryshimin pra zhurma dita e qetesia nata mbas 1 jave ma stabilizoj orarin direkt .... provoje njehere mbase funksionon e me vajzen tende  buzeqeshje
E identifikuar

Aty ku injoranca flet,inteligjenca hesht!
Emira
« Përgjigju #13 më: 14-09-2009, 16:58:03 »

Uaaaaa, qe ne daten 3 Prill nuk me qenka semurur me djali!! Sapo e lexova tani ketu ne forum...me eshte bere si memorja ime publike ;-)
Po ja fal kete bronshitin e kesaj rradhe, hallal e ka se na la rehat per ca kohe.
E identifikuar
besimtare
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #14 më: 14-09-2009, 18:29:22 »

Kam idene qe e ke vajzen e vogel .... ajo akoma nuk kupton diten dhe naten .... une kur kisha djalin e vogel gjate dites kur flinte ai e vendosja afer dritares dhe ne ambjent te zhurmshem i vendosja ndonje CD me muzike per femije te koka ne menyre qe te dallonte ndryshimin pra zhurma dita e qetesia nata mbas 1 jave ma stabilizoj orarin direkt .... provoje njehere mbase funksionon e me vajzen tende  buzeqeshje

Vajza ime eshte vetem dy vjeç dhe te them te drejten nuk e di nese femijet e kesaj moshe arrijne ta bejne dallimin mes dites dhe nates. Megjithate duhet me u pare kjo pune se vendi ku une banoj karakterizohet nga nje qetesi e jashtezakonshme edhe gjate dites. Qe sot do filloj nga provat se ngela gjith naten duke loz me lodra  zgerdhihet
Faleminderit dhe  Perqafim
E identifikuar
Faqe: [1] 2   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Gripi i derrit, dy raste te dyshuara ne Kosove
  • Dot eshte rrezik
  • 11 (36%)
  • -
  • Dot nuk eshte rrezik
  • 19 (63%)
  • -
  • Numri total i votave: 30
  • Shiko temen