Përshëndetje te gjithëve!
Me vjen keq qe askush nuk vazhdon te shkruaj për një teme kaq te rëndësishme.
Duke shpresuar qe te na vini ne ndihmë ne prinderve te rinj me materialet tuaja unë kam zgjedhur për ju një material qe ka te beje me edukimin e fëmijëve. Këshilla këto qe dalin nga
"goja e fëmijëve" e qe u drejtohen prinderve të tyre ne mënyrë qe ato ti kenë parasysh gjatë marredhenieve me fëmijët.
Më dëgjoni edhe pse jam i vogël
- Më keni fëmijë, më doni por mos më llastoni, sepse nuk mund të kem çdo gjë që kërkoj.
- Më edukoni që të jem i vendosur, sepse këtë e dua shumë, si dhe vetëm atëherë mund t’i shoh gjërat reale.
- Mos përdorni forcë mbi mua e as trysni, sepse kjo më mëson që të bëhem i tillë në jetë, madje edhe ndaj të pafajshmëve.
- Më udhëzoni me këshillë e butësi, bëhuni tolerant kur më mësoni, sepse jam i vogël.
- Mos më premtoni atë që s’mund ta realizoni, sepse nga kërkesat e mia detyroheni të gënjeni, kurse unë mund ta mësoj si gjest normal.
- Unë jam i vogël, shpesh mund të flas fjalë për t’ju shqetësuar juve, por ju gjeni mënyrën dhe metodën që t’më ngadhënjeni e jo të bini pre e provokimeve të mia, të cilat, nëse s’mi evitoni me kujdes, mund të më bëhen shumë të preferuara.
- Edhe pse jam shumë i vogël, mos më trajtoni bebe, sepse kurrë s’mund të më jepni edukatën e duhur.
- Si çdo fëmijë, edhe unë kam shprehi të mira e të liga, por ju mos u bëni të tepërt, që të më akuzoni e të më qortoni në çdo kohë e moment, sepse unë kam inat dhe pastaj bëj gabime me qëllim
- Ngaqë jam rritur pak, shumë gjëra di t’i bëj vet, më lejoni t’i bëj e jo të m’i bëni ju, sepse ma humbisni vetëbesimin e ma shtoni varësinë nga ju .
- Të gabosh është diçka normale, por të korrigjosh është humane, andaj, nëse unë gaboj, mos më korrigjoni në prani të tjerëve, sepse s’ka efekt. Do të jeni të suksesshëm nëse këtë e bëni me qetësi kur jemi vetëm.
- Nëse jam në ndonjë situatë jo të pëlqyeshme për ju, nëse më gjeni duke u grindur me shokët, mos më kritikoni në prani të tyre, sepse në ato momente më humb kontrolli e mund t’ju fyej edhe juve. Gjeni mënyrë të butë, më ndani nga ajo zjarrmi dhe pasi të qetësohem, më këshilloni dhe më kritikoni.
- Gabimet që bëj, m’i korrigjoni si prind i mirë, e jo të ma mbushësh kokën me fjalën mëkat, mëkat, mëkat, sepse unë jam njeri e jo engjëll, dua të mësohem nga ju që kur të gaboj apo mëkatoj, të di të pendohem.
- Nëse e teproni me kërkesat tuaja që të ju sqaroj pse kam gabuar, sidomos në ato gabime të cilat i kam bërë pa vetëdijen time, më bëni të jem i pasjellshëm dhe fyes edhe me qëllim, ndoshta edhe ndaj jush.
- Frika është pjesë e pandashme e njeriut, sidomos e fëmijës, edhe pse të jam i sinqertë gjithnjë, ndodh që ndonjëherë të gënjej, andaj mos gjykoni gjithmonë në bazë të sinqeritetit tim.
- Nëse gjithmonë vetëm më predikoni, do më bezdisni dhe, nga bezdia detyrohem t’i shpalos edhe të këqijat që di, e ti do çuditesh, madje, edhe do dëshpërohesh .
- Nëse njeri më qorton, të mos më përkrahë tjetri, sepse unë krijoj bindje të gabuar për ju, mendoj që s’keni autoritet e dashuri të ndërsjellë në mes vetes.
- Kujdes kur jam në gjumë, mos flisni fjalë a shprehje të ulëta, sepse unë ka mundësi të jem zgjuar po ju nuk e dini.
- Unë i dua filmat, sidomos ata për fëmijë, por i urrej skenat e juaja si në film, kur ju grindeni në praninë time.
- Nëse ju hidhërojnë gjyshërit e mi, mos i fyeni në praninë time, as mos më thoni gjë keq për ta, e urrej këtë gjë sepse unë i dua.
- Nëse s’më edukoni të jem i kujdesshëm gjatë të ushqyerit, do t’ju turpëroj në çdo rast kur ne ushqehemi në prani të tjerëve po edhe tuajën.
- Para gjumit, nëse s’më edukoni që t’i laj duart, këmbët, dhëmbët e të vishem me pizhame, unë do të shtrihem me rrobat që kam mbajtur dhe luajtur gjatë tërë ditës, këtë e bëj sepse s’kam njohuri që nuk duhet bërë.
- U lodha me kërkesa e dëshira o prindërit e mi, e tëra ka qëllimin që në mua të formoni identitet dhe personalitet me norma të qarta e të drejta ashtu siç e ka lënë të porositur Muhamedi alejhi salatu ue selam.
Ju do shumë fëmija juaj!
fëmija juaj,
16.6.2008
Shkeputur nga:
http://www.albislam.com/gruaja/