Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa



Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Edukata fetare?!  (E lexuar 5096 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« më: 07-11-2007, 10:38:51 »
Citojeni

Thash ta hapi këtë teme e te ju pyes juve prinderve, po edhe ata tjerët te cilët kanë dëshirë te marrin pjesë tek kjo teme:

Sa është e rëndësishme edukata fetare për fëmijët?
Kur duhet filluar me atë? Si e bëni ju këtë me fëmijët tuaj?
Është Edukata Fetare pjesë e domosdoshme e edukimit te fëmijëve apo e shihni si 'Imponim i fesë'?



I ftoj gjith te marren pjesë ne këtë diskutim, tema nuk adresohet ndonjë fe te veçantë, vlen për gjith prindet.


Ju falenderoj paraprakisht!
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
ibraim
...edhe mbarim ka...
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 07-11-2007, 17:09:35 »
Citojeni

edukimi fetar...
sa është i rëndësishëm edukimi pergjithesisht, aq është i rëndësishëm edhe ai fetar.
derisa feja meson për tolerim, për ndihmë, meson se si të bëhesh njeri atëherë normalisht qe është i rëndësishëm... por a i mesojme ne?
po flas nga ajo qe shoh ne rrethin ku jetoj.
ke ne edukim fetar nuk ka...
femiu për fenë e vet meson nga ajo qe sheh: sheh se babai ose gjyshi falet... s'ka pytje pse, qysh, tek... ai thjesht falet...s'ka as përgjigje nga prindi...pse falet.
ose për gjithçka tjetër...për çdo gjë qe lidhet me fenë fëmijët me shumë mesojne nga ajo qe shohin sesa nga ajo qe u japim, qe perqendrohemi t'i mesojme.
jo rastesisht femijte tanë kanë pak njohuri për fenë te cilën e praktikojne.

respekt
E identifikuar

Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 07-11-2007, 17:38:45 »
Citojeni

edukimi fetar...
sa është i rëndësishëm edukimi pergjithesisht, aq është i rëndësishëm edhe ai fetar.
derisa feja meson për tolerim, për ndihmë, meson se si të bëhesh njeri atëherë normalisht qe është i rëndësishëm... por a i mesojme ne?
po flas nga ajo qe shoh ne rrethin ku jetoj.
ke ne edukim fetar nuk ka...
femiu për fenë e vet meson nga ajo qe sheh: sheh se babai ose gjyshi falet... s'ka pytje pse, qysh, tek... ai thjesht falet...s'ka as përgjigje nga prindi...pse falet.
ose për gjithçka tjetër...për çdo gjë qe lidhet me fenë fëmijët me shumë mesojne nga ajo qe shohin sesa nga ajo qe u japim, qe perqendrohemi t'i mesojme.
jo rastesisht femijte tanë kanë pak njohuri për fenë te cilën e praktikojne.

respekt

Ke cek ca gjëra mëse te vërteta Ibrahim
Tash problemin qe prindet nuk komunikojne me fëmijët e tyre dhe nuk ju japin sqarime rreth PSE-ve nuk e prek vetëm edukaten fetare! Kjo e prek edhe edukimin e fëmijëve ne përgjithësi. Femijet kanë nevojë për sqarime dhe mundesisht sqarimet te jenë te jenë adekuate për moshen e tyre. P.sh. me një fëmijë 5 vjeçar duhet tjera metoda për te i spjeguar diçka, ndërsa për një femij 10 vjeç i cili kupton me shumë, ka tjetër metodë.

Ti si prind dhe pedagog qe je, më thuaj kur mendon se është mosha adekuate për ta filluar edukim fetar simbas mendimit tënd? buzeqeshje

E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
ibraim
...edhe mbarim ka...
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 07-11-2007, 18:59:46 »
Citojeni

a spate naj pytje ma te lehtë me ma ba po ket pytje ma bane luj syun
flasim veç për mesimin fetar... un kisha thënë se ne klasen e 5 (mosha 11 vjet) është mirë te fillohet... në shkollë. ndërsa nuk është keq qe prindi te filloje qe ne moshen 6 vjeçe me se vonti 7 vjeçe te edukoje femine e vet ne frymën fetare.

E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 08-11-2007, 16:54:36 »
Citojeni

Përshëndetje Aida,

Sa është e rëndësishme edukata fetare për fëmijët?
Mendoj se është shumë e rëndësishme. Sidomos ne kohët tona, dhe për këtë shoqeri qe po i largohet virtytit e te mirës gjithnjë e me shumë. Them shumë e rëndësishme pasi të gjitha fetë (flas për besimet fetare kryesore, jo për dege të tyre qe krijohen përditë) ne thelb të tyre mesazhet kryesore qe synojne te përçojne tek njeriu janë: toleranca, paqja, vllazerimi, virtyti, miresia, dashuria për Zotin dhe për njerëzitë etj.
Tjetër gjë është se si i interpretojnë fetë e ndryshme besimtare te ndryshëm. Shpesh here edhe i deformojne gjërat, ashtu siç duan ata vetë dhe jo siç ua dikton vërtetë feja e tyre.

Kur duhet filluar me atë? Si e bëni ju këtë me fëmijët tuaj?

Nuk mendoj se mund te përcaktohet saktë se ne ç'moshe mund te filloje edukimi fetar i femijes. Them se atë mund ta veje re vete prindi duke vezhguar femijen e vet. Kur here pas here mundohemi ti mesojme gjëra të ndryshme për fenë, e shohim se sa i interesuar është për këto gjëra, sa me dëshirë i degjon apo i kupton ato qe i thua, etj. Pra kur ti si prind e kupton se femija jot po i kupton drejt ato qe i thua dhe i mirepret me dëshirë mesimet qe ti i jep në lidhje me fenë tënde, madje shpesh mund te te beje edhe pyetje në lidhje me to, atëherë do të thotë se është i gatshëm për te marrë këto mesime.
Por duhet patur kujdes, pasi duhet fillimisht të jesh ti vete si prind vete i mireinformuar dhe i përgatitur për ato qe do ti mesosh femijes tënd.

Është Edukata Fetare pjesë e domosdoshme e edukimit te fëmijëve

Nëse e ke fjalën qe te jetë si lende në shkollë, unë nuk jam dakord, pasi e shoh tamam siç thua ti "imponim i fesë". Ne shkolle le të mesoje gjërat e tjera.
Nëse ne si prind, apo edhe vete femija kur te bëhet i vetëdijshëm jemi te interesuar qe të mësojmë rreth një feje dhe me vonë ti perkasim asaj mund ta mesojme vete femijen, ose nëse nuk jemi vete te përgatitur mund ta drejtojmë tek institucionet e kultit (ne rastin tim ta çoj ne Kishe) pasi aty gjendet edhe informacioni dhe literatura e duhur, dhe njerëz te gatshëm për te dhënë mesime në lidhje me atë fe qe ti apo femija yt deshiron.

Me këtë paragrafin e fundit u mundova te te përgjigjem edhe në lidhje me temën qe ke hapur për lenden e edukimit fetar në shkollë. luj syun

Gjithë te mirat
E identifikuar

Altruisti
Nën hijen e çërshisë...
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 11-11-2007, 02:36:19 »
Citojeni

Aida,

Po e riperserise atë thënien e Volterit, e cila është shumë domethenese:

“Vërtetë roli i Zotit dhe i jetës së mbrëmë është shumë i madh, për shkak se këto dyja janë dy themele të platformës së moralit”
E identifikuar

Në zemrën time është drita e Allahut, emri i tij është ndjenjë. LEV TOLSTOI

www.altruisti.com
bismilahi

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 04-02-2008, 14:16:37 »
Citojeni

selam alejkum. për mendimin tim kjo është shum e thjesht për me kuptu. se te gjuth e dim qe ne fe nuk ka imponime  e sa  i përket femive, nëse ne shtepi kan edukat fetare ata vet vetiu kan me eemesu atë dhe dhe kure te bëhen me shum te vetdijeshem ata veç ekan marr edukaten.
E identifikuar
M.SHKODRANİ
Teolog
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 01-06-2008, 01:37:44 »
Citojeni

edukata fetare është si uji për njeriun. Nëse pemen nuk e drejton qe te vogël atë nuk mund ta drejtosh kur te rritet sepse o do demtohet ose do të thyhet. Nëse fëmijëve u japim edukaten fetare qe te vegjel ato fëmijë do të jetojne ashtu siç janë mësuar qe ne vegjeli. një mendimtare thotë (u kerkoj ndjesë nuk po më kujtohet emri) "Sot ne këtë kohe armiku ynë është i qe nuk ka fe e jo ai qe kafe" pra çdo fe trajton paqen ne mënyrën e vet, asnjë fe nuk trajton se si mund te vrasesh apo se si mund te vidhesh por si mund te largohesh prej tyre. kjo i përket atyre feve qe kanë një prej ardhje Hyjnore te mbeshtetura ne libra apo fletushka. Përshëndetje
E identifikuar

besimtare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 17-07-2008, 00:24:29 »
Citojeni

Përshëndetje dhe urime për temën e zgjedhur. Perqafim

Sa është e rëndësishme edukata fetare për fëmijet?

Edukata fetare luan rolin kryesor ne formimin, apo edukimin e njeriut (femijes)ne dy aspekte tepër te rëndësishme:
Së pari ne marredhenie me Zotin (duke i mësuar njeriut se si te sillet me krijuesin e tij; duke skalitur shpirtin e tij me cilësi shembullore te cilat është e pamundur të mos lënë gjurme ne sjelljet e tij, duke e bërë atë te mirë dhe te kujdesshem edhe ne vetmi) dhe së dyti ne marredhenie me njerëzitë (duke e mësuar se si te sillet ne shoqeri me çdokend, qoftë ai i madh apo i vogël, i aferm apo i largët, i njohur apo i huaj; i te njejtit besim apo jo, ne prezence te njerëzve apo ne mungese të tyre), duke e bërë ne këtë mënyrë njeriun një qenie te dobishme dhe aspak te dëmshme për shoqërinë.
Edhe pse kam bërë një ndarje te tillë duhet pasur parasysh qe këto dy aspekte te edukimit janë te lidhura ngushtë me njera tjetrën ne mënyrë te tillë qe prej te parit (edukimit ne marredhenie me Zotin) rrjedh automatikisht i dyti (edukimi ne marredhenie me njerëzitë) pasi askush qe është edukuar me besim ne Zot nuk mund te thyej urdhërin e Tij i cili ka te beje me maredheniet ndernjerezore dhe prej te dytit jo domosdoshmerisht rrjedh i pari, pra jo çdokush qe sillet mirë me njerzit domosdoshmerisht ka ne zemren e tij besim ne Zot.
Nëse kemi pak njohuri fetare duhet te dimë qe çdo vepër njerëzore e ka një shperblim prej Zotit, ne këtë mënyrë një besimtar është me i motivuar te vazhdoje ne edukimin e vetvetes (apo te femijes) sesa një pabesimtar motivimi i te cilit mund te jetë i parendesishem apo te ndryshoje ne kohe dhe hapësirë.
Unë gjithashtu mendoj se edukata fetare është edukata me e vërtetë dhe me e përshtatshme për njeriun pasi ajo është zgjedhur dhe ofruar nga Ai qe me se shumti e njeh këtë krijese, pra nga Zoti, dhe mendoj se çdo metodologji tjetër jo fetare nuk është asgjë tjetër veçse një opsion qe i vihet ne dyshim  vërtetësia, saktesia, apo efektiviteti.

Kur duhet filluar me atë? Si e bëni ju këtë me fëmijët tuaj?

Kjo me te vërtetë është një çeshtje tepër delikate, pasi nuk mund të flasim për një kohe te percaktuar si fillim edukimi. Një njeri i urte ka thënë: "Femija edukohet 20 vjet para lindjes se tij"; qe do të thotë qe së pari duhet te edukohen prindërit e tij... e me pas femija, pasi nuk mund te edukoje mirë veçse dikush i edukuar mirë.
Prandaj unë si mama e një vajzë 11 muajshe nuk bëj gjë tjetër por mundohem qe te jem një shembull i mirë për vajzen time, duke u perpjekur akoma edhe kësaj ditë te edukoj së pari veten time...
Ndërsa përsa i përket metodologjise qe duhet te përdoret me fëmijët mendoj se ne vogeli mjafton për ato vetëm shembulli i mirë duke u shoqëruar më pak sqarime qe i pershtaten zhvillimit të tyre mendor duke pasur parasysh qe ne këtë moshe ato me tepër kopjojne sesa kuptojnë...
Megjithatë unë mendoj qe edukimi i njeriut ne vogeli është deçiziv për formimin e tij ne rini pasi qe ne vogeli ai kupton cilësi te rëndësishme te personalitetit si; te qenit: i vërtetë apo genjeshtar; i sinqertë apo dyfytyresh; dredharak apo i drejtë; i ashper apo i bute; i dhunshen apo paqesor... etj.


Është Edukata Fetare pjesë e domosdoshme e edukimit te fëmijëve apo e shihni si 'Imponim i fesë'?

Përsa i përket domosdoshmerise se edukates fetare nga sa kam shkruar me lart kuptohet qe sipas meje edukata fetare jo vetëm qe është e domosdoshme por ajo është opsioni i vetëm i mundshem për te fituar një individ te shëndoshë ne të gjitha aspektet.
Nuk e shoh aspak edukaten fetare si imponim te fesë, por si te vetmen  mundësi te goditur për arritjen e qëllimit final (njeri i mirë me Zotin dhe njerëzitë).
Nëse edukata fetare do të konsiderohej "IMPONIM i fesë" atëherë nuk është e çuditshme qe edhe mungesa e saj te konsiderohet "imponim i mosbesimit"... pra nga do qe te rrotullohemi çdo gjë (madje edhe mësimi i matematikes apo letersishe apo çdo lende tjetër) do të konsiderohet imponim...

 
Paqe te gjithëve...
E identifikuar
besimtare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 18-07-2008, 22:16:51 »
Citojeni


Përshëndetje!

Nëse jeni te interesuar për me tepër rreth kësaj teme klikoni tek linku i mëposhtëm:

http://www.el-hikmeh.net/si_tu_flasim_femijeve_per_allahun.html

dhe do të gjeni material me te vërtetë te dobishem për çdo prind qe deshiron te mireedukoje fëmijët e tij. Ky material është dhe përgjigje e detajuar për temën konkrete.
E identifikuar
titi10
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 18-07-2008, 22:26:56 »
Citojeni

tek feja një gjë është e mirë dhe perbashket<për të gjitha fetë> ajo<e mira>është se të gjitha fetë thonë mos bëj keq ,mos vidh,mos lakmo etj...pastaj gjërat e tjera janë si partite politike secila ka programin e vet,nuk dua te hap polemike me asnjerin këtu,ZOTI është një për te gjithë
E identifikuar

TELL ME THAT I LOOK GOOD
Sociologu03

Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 18-07-2008, 23:33:29 »
Citojeni

tek feja një gjë është e mirë dhe perbashket<për të gjitha fetë> ajo<e mira>është se të gjitha fetë thonë mos bëj keq ,mos vidh,mos lakmo etj...pastaj gjërat e tjera janë si partite politike secila ka programin e vet,nuk dua te hap polemike me asnjerin këtu,ZOTI është një për te gjithë

Megjithe se shumë vete beismtare dhe jo besimtare mendojnë se feja praktikon qe njerëzitë të mos vjedhin, vrasin, shajne, genjejne, etj, unë mendoj se nuk është kjo feja. Besimi ne Zot dhe feja nuk u mesoj njerëzve qe të mos bëjnë këto me sipër, sepse nuk ka nevojë qe dikush te jape leksione se vjedhja dhe vrasja është e keqe pasi natyra e njeriut e kupton shumë mirë këtë.
Feja dhe edukimi fetar ju meson njerëzve filozofine e jetës, nga erdhen, çfarë pozicioni kanë ne këtë jetë dhe cila është e ardhmja. Ju meson se kanë një Krijues qe i krijoi nga hici, pastaj prej pikës se sperme, me vonë ju dha shpirtin, vazhdon ti furnizoje dhe një ditë do ti gjykoje për çdo gjë qe kanë bërë.
Njeriu qoftë i rritur apo fëmijë pasi meson se origjina e tij është prej Zotit i Cili krijoi atë dhe çdo qe e rrethon, pasi meson se ka një Zot qe e furnizon dhe e mbikqyr për gjithecka dhe pasi kupton se jeta nuk mbaro këtu, fillon dhe menaxhon te gjthe jetën e tij. Duke e pare jetën ne këtë lloj prizmi një besimtar i edukuar nuk kalon ditën duke llogaritur sa e keqe është vjedhja apo vrasja. Një njeri i tillë është ambicioz për vepra te mëdha, qe shkojnë përtej altruizmit, tolerances, meshires, etj.

Si përfundim mosvjedhja, mos vrasja, etj janë tregusa te një besimi dhe jo synimi kryesor i besimtarit.
E identifikuar
titi10
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 19-07-2008, 13:57:07 »
Citojeni

o shoku sociolog,nuk kalohet dita duke llogaritur sa e keqe është vjedhja apo vrasja,ckuptim ka kjo thenia jote prej sociologu hmmmmm unë e nenvizova atë fakt si pikën qe i bashkon të gjitha fetë <myslimane katolike ortodokse etj>pastaj gjërat e tjera interpretohen secila sipas programit te< vet>kurani,bibla,etj secila nga këto e ka atë historinë  vet TE NDRYSHME nga njera tjetra për si ka lindur njerezimi me sperme apo pa sperme.kuptoje atë cfar është shkruar pastaj repliko
E identifikuar

TELL ME THAT I LOOK GOOD
besimtare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 25-07-2008, 22:51:45 »
Citojeni

Përshëndetje te gjithëve!
Me vjen keq qe askush nuk vazhdon te shkruaj për një teme kaq te rëndësishme.
Duke shpresuar qe te na vini ne ndihmë ne prinderve te rinj me materialet tuaja unë kam zgjedhur për ju një material qe ka te beje me edukimin e fëmijëve. Këshilla këto qe dalin nga "goja e fëmijëve" e qe u drejtohen prinderve të tyre ne mënyrë qe ato ti kenë parasysh gjatë marredhenieve me fëmijët.

 
Më dëgjoni edhe pse jam i vogël
 

- Më keni fëmijë, më doni por mos më llastoni, sepse nuk mund të kem çdo gjë që kërkoj.

- Më edukoni që të jem i vendosur, sepse këtë e dua shumë, si dhe vetëm atëherë mund t’i shoh gjërat reale.

- Mos përdorni forcë mbi mua e as trysni, sepse kjo më mëson që të bëhem i tillë në jetë, madje edhe ndaj të pafajshmëve.

- Më udhëzoni me këshillë e butësi, bëhuni tolerant kur më mësoni, sepse jam i vogël.

- Mos më premtoni atë që s’mund ta realizoni, sepse nga kërkesat e mia detyroheni të gënjeni, kurse unë mund ta mësoj si gjest normal.

- Unë jam i vogël, shpesh mund të flas fjalë për t’ju shqetësuar juve, por ju gjeni mënyrën dhe metodën që t’më ngadhënjeni e jo të bini pre e provokimeve të mia, të cilat, nëse s’mi evitoni me kujdes, mund të më bëhen shumë të preferuara.

- Edhe pse jam shumë i vogël, mos më trajtoni bebe, sepse kurrë s’mund të më jepni edukatën e duhur.

- Si çdo fëmijë, edhe unë kam shprehi të mira e të liga, por ju mos u bëni të tepërt, që të më akuzoni e të më qortoni në çdo kohë e moment, sepse unë kam inat dhe pastaj bëj gabime me qëllim

- Ngaqë jam rritur pak, shumë gjëra di t’i bëj vet, më lejoni t’i bëj e jo të m’i bëni ju, sepse ma humbisni vetëbesimin e ma shtoni varësinë nga ju .

- Të gabosh është diçka normale, por të korrigjosh është humane, andaj, nëse unë gaboj, mos më korrigjoni në prani të tjerëve, sepse s’ka efekt. Do të jeni të suksesshëm nëse këtë e bëni me qetësi kur jemi vetëm.

- Nëse jam në ndonjë situatë jo të pëlqyeshme për ju, nëse më gjeni duke u grindur me shokët, mos më kritikoni në prani të tyre, sepse në ato momente më humb kontrolli e mund t’ju fyej edhe juve. Gjeni mënyrë të butë, më ndani nga ajo zjarrmi dhe pasi të qetësohem, më këshilloni dhe më kritikoni.

- Gabimet që bëj, m’i korrigjoni si prind i mirë, e jo të ma mbushësh kokën me fjalën mëkat, mëkat, mëkat, sepse unë jam njeri e jo engjëll, dua të mësohem nga ju që kur të gaboj apo mëkatoj, të di të pendohem.

- Nëse e teproni me kërkesat tuaja që të ju sqaroj pse kam gabuar, sidomos në ato gabime të cilat i kam bërë pa vetëdijen time, më bëni të jem i pasjellshëm dhe fyes edhe me qëllim, ndoshta edhe ndaj jush.

- Frika është pjesë e pandashme e njeriut, sidomos e fëmijës, edhe pse të jam i sinqertë gjithnjë, ndodh që ndonjëherë të gënjej, andaj mos gjykoni gjithmonë në bazë të sinqeritetit tim.

- Nëse gjithmonë vetëm më predikoni, do më bezdisni dhe, nga bezdia detyrohem t’i shpalos edhe të këqijat që di, e ti do çuditesh, madje, edhe do dëshpërohesh .

- Nëse njeri më qorton, të mos më përkrahë tjetri, sepse unë krijoj bindje të gabuar për ju, mendoj që s’keni autoritet e dashuri të ndërsjellë në mes vetes.

- Kujdes kur jam në gjumë, mos flisni fjalë a shprehje të ulëta, sepse unë ka mundësi të jem zgjuar po ju nuk e dini.

- Unë i dua filmat, sidomos ata për fëmijë, por i urrej skenat e juaja si në film, kur ju grindeni në praninë time.

- Nëse ju hidhërojnë gjyshërit e mi, mos i fyeni në praninë time, as mos më thoni gjë keq për ta, e urrej këtë gjë sepse unë i dua.

- Nëse s’më edukoni të jem i kujdesshëm gjatë të ushqyerit, do t’ju turpëroj në çdo rast kur ne ushqehemi në prani të tjerëve po edhe tuajën.

- Para gjumit, nëse s’më edukoni që t’i laj duart, këmbët, dhëmbët e të vishem me pizhame, unë do të shtrihem me rrobat që kam mbajtur dhe luajtur gjatë tërë ditës, këtë e bëj sepse s’kam njohuri që nuk duhet bërë.

- U lodha me kërkesa e dëshira o prindërit e mi, e tëra ka qëllimin që në mua të formoni identitet dhe personalitet me norma të qarta e të drejta ashtu siç e ka lënë të porositur Muhamedi alejhi salatu ue selam.


Ju do shumë fëmija juaj!


fëmija juaj,
16.6.2008

Shkeputur nga: http://www.albislam.com/gruaja/
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |