|
ßåßy ღ
|
 |
« më: 27-01-2010, 09:14:06 » |
|
Çdo vit numërohen 140 viktima dhe 25 raste të reja për 100 mijë gra
Kanceri i qafës së mitrës e rendit Shqipërinë ndër vendet e para në Evropë, për sa i përket numrit të të prekurave por edhe viktimave që shënohen nga kjo sëmundje e rëndë. Për këtë shkak ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka kërkuar më shumë vëmendje për parandalimin e këtyre sëmundjeve, pasi trajtimi i tyre është i njëjtë në të gjitha vendet e botës. Rastet Në javën evropiane të parandalimit të kancerit të qafës së mitrës, strukturat e shëndetësisë shqiptare kanë përcjellë strategjitë dhe hapat që duhet të ndiqen për parandalimin e kësaj diagnoze. Kjo për vetë faktin, se vendi ynë renditet ndër të parët për sa i përket vdekjeve dhe rasteve të reja, konkretisht shënohen rreth 25 raste të reja për 100 mijë gra. Ndërkohë në botë, statistikat flasin për rreth 60 mijë raste të reja, gjysma e të cilave përfundon me humbje të jetës. "Në Shqipëri nga ky kancer preken disa qindra gra. Një vlerësim i incidencës vjetore na tregon që çdo vit ka 25 raste të reja për 100 mijë gra dhe rreth 140 prej tyre, humbin jetën në vit si pasojë e kësaj sëmundjeje. Megjithëse vdekshmëria në Shqipëri në krahasim me disa vende të Evropës Lindore është më e ulët, është një fakt që në raport me Evropën Perëndimore, është mjaft më e lartë", tha ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili gjatë këtij takimi. Mosha më e prekur nga kanceri në qafën e mitrës është 20 -50 vjeç.
Situata Sipas specialistëve që nga viti 1993, vihet re një dyfishim i të prekurve nga kjo sëmundje, ndërkohë që problematik mbetet fakti se shumica e rasteve, diagnostikohet në stadet kur sëmundja është tepër e avancuar. Kreu i shëndetësisë, përcolli apelin e depistimit sa më herët, ndërkohë që u shpreh se shumë Sonila Isaku shpejt do të ketë një fushatë vaksinimi ndaj kësaj patologjie. "Përmirësimi i aksesit dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve parandaluese, depistuese dhe trajtuese të kancerave të traktit riprodhues, është në dokumentin e madh ky objektiv. Kjo do të thotë që të gjitha ato që janë teste të thjeshta, të shpejta dhe të cilat arrijnë kohën më të mirë të mundshme të dedikimit të patologjisë, na ndihmojnë ne për të qenë në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për ta fituar betejën me këtë patologji", tha Vasili. Të dhënat nga Shoqata Evropiane e Kancerit të Qafës së Mitrës, tregojnë se në botë çdo dy minuta një femër vdes nga kjo sëmundje, ndërsa në Evropë ndodh çdo 18 minuta. Kanceri i qafës së mitrës përbën 51.2 për qind të rasteve me tumore malinje që prekin femrat.
Vaksina qe parandalon semundjen Në kuadër të javës evropiane kundër kancerit të qafës së mitrës, që ka për synim sensibilizimin e një pjese të mirë të femrave shqiptare do të ofrohet falas analiza e pap-testit për gratë, në mënyrë që të evidentohet dhe të mjekohet në kohë. Mjekët nga ana tjetër rekomandojnë kryerjen e vaksinës kundër kancerit në qafën e mitrës, pasi parandalon marrjen e virusit 'papilomas' i cili është shkaktar i këtij kanceri. Numri më i madh i grave të prekura shënohet në Tropojë, Vaksina për parandalimin e sëmundjes Lezhë, Shkodër dhe në fshatra ku ka mungesë të theksuar informacioni mbi këtë sëmundje. "Në Tiranë ky indikator negativ është më i ulët sesa në qytetet e tjera dhe më tepër në fshat. Ndërkohë që shumica e grave nuk janë në dijeni të pap-testit dhe për kryerjen e tij, në mënyrë që të parandalojnë këtë sëmundje", ka pohuar drejtori i Instituti të Shëndetit Publik, Alban Ylli. Sipas tij, shumica dërrmuese e grave të fshatit nuk janë të ndërgjegjshme se me anën e kësaj teknike të thjeshtë diagnostikuese, mund të ndërhyhet në mënyrë të suksesshme.
GShqiptare
|