Forumi SportivKupat boteroreKampionanti Boteror i Futbollit - FIFA World CupGjermani 2006!Cili do te jete goleshenuesi me i mire ne boterorin Gjermania 2006 ?
Sondazh
Pyetje: Cili do te jete goleshenuesi me i mire ne boterorin Gjermania 2006 ?
Ronaldo - 7 (41.2%)
Klose - 3 (17.6%)
Toni - 2 (11.8%)
Ronaldinjo - 1 (5.9%)
Messi - 3 (17.6%)
Oven - 0 (0%)
Drogba - 0 (0%)
Ndonjë tjetër - 1 (5.9%)
Numri total i votave: 17

Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Cili do te jete goleshenuesi me i mire ne boterorin Gjermania 2006 ?  (E lexuar 777 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
natyralisti
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 182



Shiko profilin
« më: 05-06-2006, 04:53:07 »

Sulmuesit e kombëtareve pjesëmarrëse përgatiten t'i shfaqin vlerat e tyre të vërteta
në Gjermani. Në historinë e kampionateve botërore, kjo garë ka prodhuar
shumë golashënues të mëdhenj të cilët ndihmuan kombëtaret e tyre të arrijnë
suksesin dhe vazhdojnë të kujtohen për atë që treguan në fushë. Në listën e
golashënuesve më të mirë të botërorit janë:

Eusebio (1966 - 9 gola)
I njohur si "Perla e zezë"apo "Pantera e zezë", Eusebio shënoi nëntë
gola për Portugalinë në Kampionatin botëror të vitit 1966, dhe
arriti të fitojë Këpucën e Artë. Edhe pse Kombëtarja nuk arriti të
fitojë trofeun, ai bëri që emri i tij të jetë në qendër të vëmendjes.
Pele (1958, 1962, 1966, 1970 - 12 gola)
Pasi e kishte goditur shokun e klasës, ky i fundi ia kishte vënë nofkën
e cila nuk ka të bëjë me emrin e vërtetë të sulmuesit - Edson
Arantes do Nascimento. çdo fjalë është e tepër për lojtarin më të
njohur në historinë e futbollit i cili u paraqit në katër kampionate
botërore, ku triumfoi tre herë dhe shënoi 12 gola. Gjeni.
Mario Kempes (1974, 1978, 1982 - 6 gola)
Ai dukej si Bryan May (gitarist i bendit legjendar Queen), por "El
Matador"nuk ka qëndruar në krye të kështjellës Buckhingam me
gitarë në dorë, në mënyrë që të bëhet i famshëm. Kempes shënoi
gjashtë gola në Botërorin e vitit 1978, përfshirë dy në finale kun
dër Holandës dhe i ndihmoi Argjentinës të fitojë Kampionatin
botëror në fushën nikoqire.
Gerd Muller (1970, 1974 - 14 gola)
Si duket të gjithë sulmuesit kanë nevojë për një nofkë, dhe 'Der
Bomber'nuk ndryshon aspak nga të tjerët. I njohur si lojtari i cili
shënoi golin e fitores kundër Holandës, në finalen e Botërorit të
vitit 1974, Muller bëri emër më 1970 kur shënoi dhjetë gola për
Gjermaninë perëndimore në Kampionatin e organizuar në
Meksikë.
5. Paolo Rossi (1978, 1982 - 9 gola)
Nëse storja e Rossit do të përdoreje si skenar i filmit, ai me siguri se
do të refuzohejë për arsye se është tepër i shkëlqyeshëm.
Sulmuesi italian fillimisht u dënua për kurdisje të ndeshjeve, e
pastaj u lejua të luajë në Botërorin e vitit 1982 pasi dyshimet pus
huan. Shënoi gjashtë gola dhe fitoi Këpucën e Artë derisa Italia
fitoi Kupën botërore.
6. Gary Lineker (1986, 1990 - 10 gola)
Një djalosh i cili u ka vjedhur biskotat fqinjëve. Ish-sulmuesi -
Evertonit fitoi Këpucën e Artë në vitin 1986 duke shënuar gjashtë
herë, përfshirë edhe het-trikun e paharrueshëm kundër Polonisë.
7. Diego Maradona (1982, 1986, 1990, 1994 - 8 gola)
Jo golashënuesi më i mirë në listë, por pa dyshim ishte më i talentuar.
I përgojuar për golin që shënoi me "Dorën e Zotit"kundër
Anglisë në vitin 1986, ai shënoi nga gjuajtje të shkëlqyeshme në
po të njëjtën ndeshje duke festuar edhe një tjetër titull të kampionit
të botës.
8. Jurgen Klinsmann (1990, 1994, 1998 - 11 gola)
Një entuziast i veturës VW Beetle ndoshta ishte më tepër i njohur
për aktrimin e tij sesa vozitjen, meqë pranoi fyerje të shumta në
Botërorin e vitit 1994 ku shpesh rrëzohej pa e prekur askush. Por
duke lënë me një anë shfaqjet teatrale, Klinsmann ishte realizues i
mrekullueshëm dhe ndihmoi Gjermaninë të shkëlqej në bitin 1990.
9. Hristo Stoichkov (1994, 1998 - 6 gola)
Eksporti më i mirë bullgar Stoichkov ndezi Botërorin e vitit 1994 duke
udhëhequr Kombëtaren e tij drejt vendit të katërt. Kurrë nuk qëndroi
larg debateve pasi ishte dënuar me gjashtë muaj moslojë gjatë kohës
kur aktivizohej te Barcelona. Mirëpo, tifozët e adhuronin edhe më
tepër.
10. Ronaldo (1994, 1998, 2002 - 12 gola)
Ai ndoshta mund të duket si kostumi i huazuar i aktorit Eddie Murphy
në filmin "Nëna e trashë', por kur hyn në lojën e tij Ronaldo është pa
dyshim sulmuesi më i mirë në botë. Ai është në rrugë të mirë të thyej
rekordin e Gerd Mullerit, derisa shënoi tetë herë në botërorin e fundit
përfshirë dy gola në finale ku festoi me një frizurë qesharake.
E identifikuar

Sound of Silence !
natyralisti
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 182



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 06-06-2006, 09:07:41 »

Golat me te mira te shenuara ne Kampionatet boterore
Tani kur përforcimi i ri i Chelsea, Andriy Shevchenko, e ka bërë të
lumtur gruan e tij amerikane duke kaluar në Angli, ai mund të fillojë
të bëjë atë që di më së miri. Sulmuesi ukrainas së bashku me
Ronaldon, Ronaldinhon, Henryn dhe me vallëzuesin robo-kop -
Peter Crouch, do të mundohen të mbushin me magji Kampionatin
botëror që fillon më 9 qershor. Mirëpo, ky grup duhet të prodhojë
diçka të jashtëzakonshme në mënyrë që të arrijë të kalojë golat më
të bukura të garës që janë shënuar në botërorët e kaluar.

Carlos Alberto: Brazili-Italia, 1970
Njëra ndër ndeshjet më interesante të Kampionatit botëror dhe njëra prej golave më të bukura. Carlos Alberto arriti që pas një pasimi të Peles, me një goditje tepër të fortë të shënojë kundër azzurëve në
një aksion ku ishin përfshirë nëntë lojtarë.

Maradona: Argjentina-Anglia, 1986
Ishte "Dora e Zotit"siç e quajnë shkrimtarët, por goli i dytë i Maradonës ishte kënaqësi në vetë për t'u parë. Ai mori topin në gjysmën e fushës dhe arriti që si fantazmë të kalojë disa lojtarë, para se të mashtronte portierin Shilton dhe plasoi topin në rrjet.

Said Owairan: Arabia Saudite-Belgjika, 1994
Njëra ndër golat më të bukura të shënuara individualisht. Pesë minuta pa përfunduar ndeshja, Said mori topin nga pjesë fusha e skuadrës së tij dhe vazhdoi të vrapojë me të duke kaluar tërë mbrojtjen e Belgjikës para se të shënojë.

Lothar Matthaus: Gjermania-Jugosllavia, 1990
Gjermanëve iu desh një orë të zhbllokojnë rezultatin,por goli që erdhi ia vlente të pritej. Kapiteni Matthaus pas plasimit të Stefan Reuterit, arriti që me një goditje të fortë të shënojë nga një largësi prej 30 metrash.

Michael Owen: Anglia-Argjentina, 1998
Owen si 18 vjeç arriti të shëtisë mbrojtjen e Argjentinës, duke u nisur nga gjysma e fushës, arriti të mbajë prapa vetes një numër të madh të lojtarëve kundërshtarë para se të plasojë një goditje të papriturnga një kënd i vështirë.

Dennis Bergkamp: Holanda-Argjentina, 1998
Holandezi me shkathtësi kontrolloi pasimin nga Ronald de Boer, kaloi mbrojtësin kundërshtar dhe shënoj me një volej të fortë brenda një çasti të vetëm. Oh, dhe kjo ishte minuta e fundit e ndeshjes
kur Holanda arriti të plasohej në gjysmëfinale.

Roberto Baggio: Italia-çekosllovakia, 1990
Baggio mori topin në gjysmën e fushës, dribloi dy lojtarë kundërshtarë dhe nga ana e majtë arriti të depërtojë duke mashtruar portierin Jan Stejskal dhe shënoi në portën e çekëve, duke i bërë të çmenden tifozët italianë.

Josimar: Brazil-Irlanda Veriore, 1986
Josimar befasoi të gjithë kur arriti të shënonte kundër Brazilit nga një kënd i vështirë. Ky gol bëri që ai të jetë në ballinat e gazetave ditore, meqë fuqia e goditjes dhe saktësia ishin të pabesueshme.

Johan Cruyff: Holanda-Brazili, 1974
Holandezët aplikuan futboll total, derisa lojtari më I mirë i garës, Cruyff, shënoi gol të shkëlqyeshëm, kur me një lëvizje të vetme goditi topin me volej dhe tundi rrjetën e brazilianëve.

Pele: Brazili-çekosllovakia, 1970
Ai ishte afër të shënonte me një goditje të largët nga afro gjysma e fushës. Megjithatë në rastin tjetër arriti ta ulë topin pas një pasimi të gjatë, para se të godasë fuqishëm me këmbën e tij të djathtë.

E identifikuar

Sound of Silence !
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24144



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 08-06-2006, 09:22:39 »

Kam besim se Toni do jete goleshenuesi me i mire ne kete boteror  buzeqeshje
E identifikuar

DragonFire
Dj Diki <-> El Kun
Anetar


Karma: 1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1512



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 08-06-2006, 10:32:52 »

frenk lampard ose michael ballack
E identifikuar

If your Love was all i had, in this Life..
That would be enough,
until the end of time..
kreksi
Anetar


Karma: -2
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 2356



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 10-06-2006, 13:25:46 »

Per gol shenuesin me te mire ende eshte heret te flitet por menoje se kemi nje sulmues te tmerrshem Riberi (francë) dhe  Ibrahimoviç(suedi)

Mirepo per karakterin e derrit asnjeri nuk ia kalon ketije Ibrahimoviçit dhe s'eshte çudi se do shkoje deri ne funde pa u perjashtua nga loja, vetem nese transmetuesit tv kerkojne spektakel te ketije lloji...
Riberi do jete nje lokomotive...
E identifikuar

- Nuk pyet asnjëri se ç'ka bërë atdheu për ty, por ç'ke bërë ti për atëdheun!
J.F.K
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24144



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #5 më: 20-06-2006, 09:40:56 »

Asnje nga keto sulmuesit e mire ska shenuar gol jane shume dobet,besoj se po vazhdoi Spanja dhe Argjentina deri ne gjysemfinale mund te dali Krespo ose Torres i spanjes tjeter lojtar sbesoj.
E identifikuar

SmiLey
TNT 4 the BraiN
Anetar


Karma: 9
offline offline

Postime: 5976



Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 20-06-2006, 17:01:42 »

Do me pelqente shumë ta merrte Gerrard i/e mire Perqafim  (m.q.s. Owen është demtuar merzitje)
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
AngelDeviled
Corporate Business Casual
Anetar


Karma: 1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 8100



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #7 më: 20-06-2006, 22:19:10 »

Me sa kam pare deri tani, Ronaldinho ka shume perparesi ndaj sulmuesve te tjere. (une jam me Gjermanine meqe ra fjala, por nese Podolski nuk zgjohet nga gjumi, Klose e Ballack nuk besoj se do shenojne aq shume sa te futen ne liste buzeqeshje )
E identifikuar

If Google can't help you, God can't either.
natyralisti
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 182



Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 21-06-2006, 03:29:32 »

Lista e golshenuesve me te mire deri me tani ka keso radhitje:

Klose- Gjermani- 4 gola
Torres- Spanje- 3 gola
Gerard - Angli- 2 gola
Bravo - Meksik- 2 gola
Krespo- Argjentin- 2 gola
Saviola- Argjentin- 2 gola
etj.... ka edhe disa lojtare me nga dy gola te shenuara...
E identifikuar

Sound of Silence !
natyralisti
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 182



Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 27-06-2006, 03:04:49 »

Lista e goleshenuesve me te mire te boterorit Gjermania 2006

Miroslav Klose (Gjermani) 4 gola
Hernan Crespo (Argjentinë) 3
Fernando Torres (Spanjë)  3
Lukas Podolski (Gjermani) 3
Rodriguez (Argjentinë) 3
Ronaldo (Brazil) 2
Andriy Shevchenko (Ukrain) 2
David Villa (Spanjë ) 2
Tierry Henry (France) 2
Steven Gerard (Angli ) 2
etj…
E identifikuar

Sound of Silence !
natyralisti
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 182



Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 04-07-2006, 10:00:28 »

Klose synon te arrije rekordin e Ronaldos...

Sulmuesi gjerman Miroslav Klose, tani renditet i gjashti në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në kampionate botërore, pasi arriti të shënojë golin e dhjetë dhe shumë të rëndësishëm për Gjermaninë në përballje me Argjentinën në çerekfinale. Futbollisti i lindur në Poloni ka kaluar futbollistë të njohur në listën e golashënuesve më të mirë të kampionateve botërore si Eusebion e Paolo Rossin, ndërsa në takimin gjysmëfinale kundër Italisë synon të shënojë golin e 11, me ç'gjë do të barazohej me përzgjedhësin aktual të Gjermanisë Jurgen Klinsman, i cili e ka fituar Kampionatin botëror me Gjermaninë më 1990 në Itali. Listës së golashënuesve më të mirë i prinë sulmuesi brazilian Ronaldo me 15 gola të shënuar, por që nuk do të ketë mundësi të ngritë këtë shifër, pasi Brazili është eliminuar nga Botërori të shtunën nga Franca.
E identifikuar

Sound of Silence !
natyralisti
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 182



Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 07-07-2006, 07:10:34 »

Gjermani Mirosllav Klose ka gjasat me te mëdha te shpallet golashenuesi me i mirë i boterorit Gjermania 2006. Kane ngelur vetëm edhe dy ndeshje deri ne permbyllje te kampionatit, ndeshja finale ku takohen Italia e Franca, dhe ndeshja për vend te tretë ku takohen Gjermania e Portugalia...

Nga këto katër kombëtare, Klose (Gjermani) ka 5 gola te shenuara, Podolski (3 gola), Anry (Francë) 3 gola, Zidane (France) 2 gola... Maniche (Portugali) 2 gola, Toni (Itali) 2 gola etj...
E identifikuar

Sound of Silence !
social worker
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 2


Shiko profilin
« Përgjigju #12 më: 21-01-2010, 19:18:37 »

Aa qe e diskutoj qe do t jetet fenomeni dhe futbollisti me i mire i te gjitha koherave LIONEL MESSI.ne qofte se lujne mire ata embelsrat e argjentines messi ka per te bere cudira
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Votono
  • Dot Milan
  • 25 (33%)
  • -
  • Dot Inter
  • 32 (42%)
  • -
  • Dot Roma
  • 6 (8%)
  • -
  • Dot Juventus
  • 11 (14%)
  • -
  • Dot Tjeter
  • 1 (1%)
  • -
  • Numri total i votave: 75
  • Shiko temen

* Sponsor