Zeri i KrishtereKrishterimi - Christianity Jezu Krishti - Profet, Mesues apo Zot? (Moderator: Ami)Si mund ta pranoj Jezusin në jetën time?
Faqe: 1 [2]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Si mund ta pranoj Jezusin në jetën time?  (E lexuar 2875 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #15 më: 10-11-2007, 15:55:05 »

Mirë, mendon se un jam mëkatar?



"Të gjithë u bënë fajtorë dhe humbën madhështinë që u dha Hyji" (Romakëve 3,23).

Jezusit ja sollen farisenjtë dhe skribët një grua e cila ishte kapur duke mëkatuar dhe, e pyetën se qka të bëjnë me të derisa ajo ishte mëkatare. Poashtu edhe sipas ligjt të Moisiut njeriu mëkatar mund të vritet me gurë, "por ti ç`thua?" - i than ata Jezusit. Ai u drejtua dhe u tha atyre: ``Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj!". Atëherë ata, e dëgjuan këtë dhe të bindur nga ndërgjegjja se asnjë njeri nuk është i pa mëkat, u larguan një nga një, duke filluar nga më të vjetrit e deri te të fundit...! (Gj 8; 3)

Të gjithë jemi mëkatarë.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #16 më: 10-11-2007, 15:55:53 »

Jezu Krishti është Shpetimtari, Ai i falë mëkatët?


"Mos ki frikë"!

Pjetri apostull, ishte në peshkim dhe aty erdhi Jezusi, kur Pjetri e pau fuqinë dhe mrekullinë e Jezusit, vetëm atëher ai Jezusit i tha; "largohu prej meje Zot, se unë jam njeri mëkatar". Pjetri e kuptoj çfarë ekzistonte ndërmjet shenjtërisë së Zotit dhe njeriut, atij Zoti ja zbuloj dhe Pjetri pau mëkatin e njeriut. Çka i tha Jezusi në këtë rast Pjetrit: "Mos ki frikë"! Andaj gjithmonë të jemi të sigurtë se Zoti na thotë që mos të kemi frikë, por, kjo vetëm pasi të pranojmë sikurse Pjetri se e pranoj duke thënë se; "unë jam njeri mëkatar".

Pastaj i tha asaj: Mëkatet e tua të janë falur. Ata (farisenjtë) që ishin në tryezë bashkë me të filluan të thonin me vete: "Po kush qenka ky që po falka edhe mëkatet?". Por Jezusi i tha asaj gruaje; besimi yt të shpëtoi; shko në paqe! (Lk 7, 47-50)

Atëherë Jezusi i tha: "As unë nuk të dënoj; shko dhe mos mëkato më".(Gj 8;11)
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #17 më: 10-11-2007, 15:56:37 »

Mirë; si mund ta pranoj Jezusin në jetën time?


Që tani mund ta pranosh Jezusin

Jezus Krishtin mund ta pranosh me besim përmes lutjes, lutja është bisedë me Zotin. Por le të jesh i sigurtë se Zoti ta njeh zemrën dhe; më shumë se fjalët tua Ai dëgjon atë që të thotë zemra jote. Mirpor, besimin tënd ndaj Zotit mund ta shprehësh me lutje.

Pasi të lutësh me besim në Krishtin, në at çast siç edhe ka premtuar, Jezusi do të hyjë në jetën tënde.

Ati qiellor na dha jetën e përjetshme dhe këtë jetë e marrim me anë të Birit të Tij. Kush e ka Birin e Hyjit, ka edhe jetën. Kush nuk e ka Birin, nuk e ka as jetën. "Po ju shkruaj që ta dini se jetën e përjetshme e keni sepse besoni në Birin e Hyjit" (1 Gjoni 5,11-13).

Falënderoje shpesh Atin tonë që Jezusi është në jetën tënde dhe që Ai kurrë nuk do të largohet prej teje (Hebrenjve 13;5). Sipas premtimit të Tij, mund ta dish se Jezusi jeton në ty. Ai ta dha jetën e përjetshme në çastin kur e ftove Atë në jetën tënde. Ai kurrë nuk do të të mashtrojë.

Lavdi Zotit
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #18 më: 10-11-2007, 15:57:38 »

Edhe diçka tjetër që është me rëndësi për t'u mbajtur mend... !

Mos u mbështet tek ndjenjat

Premtimi i Fjalës së Zotit, Biblës, është autoriteti ynë, dhe jo ndjenjat tona. Besimtari në Jezu Krisht jeton përmes besimit në karakterin e vetë Zotit dhe në vërtetësinë e Fjalës së Tij.

Kur pranove Jezuin me besim si shprehje e vullnetit personal, ndodhën shumë gjëra. Disa nga ato janë:

Jezui hyri në jetën tënde (Apokalipsi 3. 20 Kolosianëve 1.27).

Mëkatet t'u falën (Kolosianëve 1.14).

U bëre fëmijë i Zotit (Gjoni 1.12).

T'u dha jeta e përjetshme (Gjoni 5.24).

Fillove të zbulosh planin e madh që ka Zoti për jetën tënde (Gjoni 10.10-2 Korintasve 5. 17-1 Selanikasve 5-18).


A ka gjë më të mrekullueshme se sa pranimi i Jezuit si Zot? A dëshiron ta falënderosh Hyjin Krijuesin tëndë përmes lutjes për atë që ka bërë për ty? Duke e falënderuar ti shpreh besimin tënd.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #19 më: 10-11-2007, 15:58:57 »

Vërtetë Jezui hyri në jetën time?


Po!

Privilegji më i madh për njeriun është nga Ati I ynë qiellorë, Ai vendosi Birin e Tij të jetojë brenda nesh. Ne duhet të mesojmë që të udhehiqemi prej ketij Zoti që banon brenda nesh. Duhet te kuptojmë se nuk është më jeta njerezore, e rene, ajo që na bën të jetojmë, por jeta e Zotit. Ne jetojme nga Jeta e Zotit Krisht që është vet Jeta.


Pra le të jemi të vetdieshëm se në vend që të na japë njërën gjë pas tjetrës, Hyji na jep ne Birin e Tij. Ndaj ne gjithmonë mundemi të ngrejmë zemrat tona lart, t’i besohemi Zotit dhe të themi: Zot, Ti je jeta ime. Zot, Ti je për mua. T’i kerkojmë Hyjit të na japë hir të shohim Krishtin në të gjitha gjërat frymërore. Ditë pas dite të bindemi se jashtë Krishtit nuk ka rrugë, të vërtetë, apo jetë. Sa lehtë i konsiderojmë gjërat si rrugë, e vërtetë dhe jetë. Apo e quajmë atmosferën e nxehtë jetë dhe mendimin e zgjuar e etiketojmë “jetë”. I konsiderojmë jetë emocionet e forta apo sjelljet në publik. E vërteta në fakt është që këto nuk janë jetë. Duhet të kuptojmë se vetëm Zoti është jetë. Krishti është jeta jonë. Dhe është Zoti që jeton këtë jetë në ne. Le t’i kërkojmë të na çlirojë nga tërë ato gjëra sipërfaqësore dhe të pjesshme që të mund të prekim vetëm Atë. Të mund ta shohim Zotin në të gjitha gjërat - rruga, e vërteta, dhe jeta gjenden të tëra në njohjen e Tij. Me të vërtetë të mundemi të takojmë Birin e Hyjit për ta lënë Atë të jetojë në ne.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #20 më: 10-11-2007, 15:59:52 »

Krishti ёshtё Ringjallja dhe Jeta


Jezusi i tha: “Unё jam ringjallja dhe jeta.” (Gjoni 11, 25)

Saher që lexojmë Biblen mund të mësojmë mbi mrekullitë e Zotit. Në këtë rast mund të lexojmë në kapitullin 11 të Gjonit ku zbulon se si Zoti Jezus i dha jetё njё tё vdekuri - me fjalё tё tjera, si Ai ringjalli tё vdekurin. Ai ishte nё gjendje tё sillte njё tё vdekur sёrish nё jetё dhe Ai bёri qё njё i vdekur tё ringjallet, por nё vend qё tё thoshte “Unё ngjall tё vdekurit”, Ai tha “Unё jam ringjallja.” Dhe pasi tha kështu, Ai me tё vёrtetё e risolli tё vdekurin nё jetё.

Dy vajza që besonin në Krishtin; Marta dhe Maria ishin tё dyja tё pranishme atё ditё, të pranishëm ishin edhe njerëz të tjerë të cilët ishin ardhur të ngushllonin për vdekjen e Lazërit. Sipas tyre, do kish qenё mё me vend qё Zoti Jezus t’u thoshte: “Mos u mёrzisni pёr vdekjen e vёllait, sepse unё mund ta ngre atё nga tё vdekurit.” Shumëher ne na pёlqen tё dёgjojmё fjalё tё tilla. Vlerёsojmё dhe jemi nё pritje tё faktit qё Hyji tё bёjё mё shumё pёr ne. Shpesh lutjet dhe shpresat tona para Zotit janё nё premtimin se Ai do bёjё kёtё apo atё gjё pёr ne. Megjithatё, Zoti dёshiron nё mёnyrё tё veçantё qё ne tё shohim se nuk bёhet fjalё pёr çfarё Ai mund tё bёjё, por çfarё Ai vetё ёshtё, sepse ato qё Ai bёn janё tё bazuara nё atё qё Ai ёshtё.


Çfarё deshiron Jezukrishti tё na thotё kёtu?
Nuk ёshtё veç se Ai ёshtё nё gjendje tё ruajё jetёn e dikujt, por qё Ai vetё ёshtё jetё; jo se Ai veç mund tё ringjallё tё vdekurit, por qё Ai vetё ёshtё ringjallje. Le t’i kёrkojmё Hyjit tё na hapё sytё tё shohim kush ёshtё Zoti. Ne duhet tё kuptojmё se nё sytё e Hyjit Krishti ёshtё gjithçka pёr ne. Vetёm pasi ta kemi kuptuar kёtё gjё do mund tё kuptojmë të vërtetën. Ёshtё jetёsore pёr ne tё kuptojmё se me Hyjin nuk ka asgjё veç Krisht!


Kёtu Zoti deklaron se kush Ai ёshtё. Ai thotё: “Unё jam ringjallja dhe jeta.”
Pёrderisa Ai ёshtё ringjallja, atёherё nuk ekziston asnjё problem qё Lazri tё ngrihet nga tё vdekurit.

Ringjallja e Llazarit nuk ёshtё nё tё vёrtetё njё fenomen kaq i jashtёzakonshёm; por tё njohёsh Zotin Jezus si ringjallja ёshtё çёshtje e njё rёndёsie madhore. Shumё njerёz mund tё besojnё se Jezusi ёshtё jetёdhёnёsi, por tё besosh se Ai ёshtё jeta ёshtё diçka krejt tjetёr. Ai ёshtё jo vetёm jetёdhёnёs, Ai ёshtё gjithashtu JETÊ. Ai ёshtё jeta qё Ai jep ashtu siç ёshtё dhёnёsi i jetёs. Ai ёshtё Zoti i ringjalljes dhe Ringjallja vetё. Sapo ta prekim kёtё gjё, menjёherё do tё kuptojmё se çdo gjё qё ёshtё nё Krisht ёshtё e gjallё. Ajo qё Hyji i jep njeriut ёshtё Krishti. Shpresojmё tё ndriçohemi qoftë edhe nga njё rreze e vetme drite pёr tё kuptuar se Zoti ёshtё gjithçka. “Unё jam Ringjallja dhe Jeta,” deklaron Zoti ynё. Ringjallja dhe jeta pёrfshijnё tёrё Biblёn; prandaj tё njohёsh ringjalljen dhe jetёn ёshtё njё çёshtje madhore.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #21 më: 10-11-2007, 16:01:11 »

Pas vdekjes ёshtё ringjallur?

PO

Le tё kthehemi pёrsёri te ringjallja. Ajo qё ka pёrballuar vdekjen dhe ka mbijetuar quhet ringjallje. Cdo gjё qё e lё vdekjen pas ёshtё ringjallje. Vdekja erdhi te njeriu pasi ai hёngri frytin e pemёs sё njohjes tё sё mirёs nga e keqja. Dhe qё atёherё ka qenё e pamundur pёr njeriun tё pёrballojё vdekjen. Kushdo qё ka hyrё nё varr nuk ёshtё kthyer mё. Nё tёrё universin, midis njerёzve tё panumёrt, vetёm njё ёshtё ai qё ka kaluar pёrmes vdekjes dhe ka dalё prej saj - dhe ky ёshtё Zoti ynё Jezukrishti. “Mos u tremb! Unë jam i Pari dhe i Fundit, i Gjalli! Isha i vdekur dhe, ja, jam i gjallë për shekuj të shekujve dhe unë i kam çelësat e Vdekjes dhe të Nëntokës!(Zbul.1;17-18).

Zoti ёshtё Zoti i ringjalljes. Ringjallja flet pёr atё qё kalon pёrmes vdekjes, por nuk mbahet dot prej saj. Bibla pёrdor fjalёn “mbahet” pёr tё pёrshkruar fuqinё e vdekjes. Njerёzit kalojnё pёrmes vdekjes pa qenё nё gjendje tё dalin prej saj sepse vdekja mbёrthen cilindo qё ka hyrё nё tё. Por vdekja nuk ёshtё nё gjendje tё mbajё Krishtin. Ndaj kjo quhet jetё dhe quhet gjithashtu ringjallje. Ringjallja ёshtё jeta qё e kaloi vdekjen dhe ёshtё e gjallё pёrgjithmonё. Zoti ynё Jezus ёshtё jetё sepse Ai ishte i vdekur - Ai hyri nё ferr, nё skutat mё tё errёta tё tokёs – dhe ёshtё i gjallё pёrgjithmonё. Vdekja nuk ka pushtet ta mbajё Atё nё kthetrat e saj. Ai fitoi mbi vdekjen. Dhe njё jetё e tillё quhet ringjallje. Pra, njё jetё qё mban shenjat e vdekjes dhe pёrsёri ёshtё e gjallё quhet ringjallje.

Vёllezёr dhe motra, nёse me tё vёrtetё e dimё çfarё ёshtё ringjallje, ne do e njohim kryqin si njё fuqi eleminuese. Kur tё kalojmё pёrmes kryqit do zbrazemi nga shumё gjёra. Do bёhemi njё person krejt tjetёr sepse shumё gjёra do na hiqen. Vetёm ajo qё ёshtё jetё do pёrjetojё ringjallje; nёse nuk ka jetё, nuk ka as mundёsi pёr ringjallje.

Prandaj ringjallja e Zotit Jezus ёshtё e bazuar nё jetёn e Tij. Ai nuk mund tё mbahet nga vdekja sepse nё Tё ka jetё tё pavdekshme.
E identifikuar

Faqe: 1 [2]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Cilit besim i perkisni ?
  • Dot Ateiste
  • 5 (14%)
  • -
  • Dot Musliman (Praktikues)
  • 13 (38%)
  • -
  • Dot Musliman (Jo Praktikues)
  • 6 (17%)
  • -
  • Dot Bektashinj
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Katolike (Praktikues)
  • 4 (11%)
  • -
  • Dot Katolike (Jo Praktikues)
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Ortodokse (Praktikues)
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Ortodokse (Jo Praktikues)
  • 1 (2%)
  • -
  • Dot Protestante (Praktikues)
  • 1 (2%)
  • -
  • Dot Protestante (Jo Praktikues)
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Deshmitare te Jehovait
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Tjeter...
  • 4 (11%)
  • -
  • Numri total i votave: 34
  • Shiko temen

* Sponsor