Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa



Faqe: 1 [2]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Mrekullitë e Jezusit.  (E lexuar 1444 herë)
0 anëtarë dhe 2 Vizitore po shikojnë këtë temë.
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #15 më: 08-11-2007, 15:04:35 »
Citojeni

Jezusi ngjall vajzen e Jairit
(Lk, 8, 41-56)


Dhe ja, erdhi një njeri me emër Jair, që ishte kryetari i sinagogës; ai i ra ndër këmbë Jezusit dhe iu lut të shkonte në shtëpinë e tij, sepse ai kishte një vajzë të vetme rreth dymbëdhjetë vjeçe, që ishte për vdekje. Ndërsa Jezusi po shkonte atje, turma po shtyhej përreth tij.....!
Ndërsa Jezusi vazhdonte të fliste, erdhi një nga shtëpia e kryetarit të sinagogës dhe i tha:
"Jahir, Vajza jote vdiq, mos e shqetëso Mësuesin". Por Jezusi, mbasi i dëgjoi këto, i tha:
"Mos druaj; ti vetëm beso dhe ajo do të shpëtojë".
Si arriti në shtëpi, nuk la asnjëri të hyjë, përveç Pjetrit, Gjonit dhe Jakobit, dhe atin e nënën e vajzës. Të gjithë qanin dhe mbajtën zi. Por ai tha:
"Mos qani; ajo nuk ka vdekur, por po fle".
Dhe ata e përqeshnin; duke e ditur se kishte vdekur.
Por ai, mbasi i nxori jashtë të gjithë, e kapi për dorë dhe thirri duke thënë:
"Vajzë, çohu!".
Asaj iu kthye fryma e saj dhe menjëherë u çua; pastaj Jezusi urdhëroi që t`i jepnin të hante. Dhe prindërit e saj mbetën të habitur. Por Jezusi i porositi të mos i thonin kurrkujt ç`kishte ndodhur.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #16 më: 08-11-2007, 15:05:07 »
Citojeni

Shërimi i dy të verbërve
(Mt 9, 27-31)

Kur Jezusi u nis prej andej, shkonin pas tij dy të verbër duke bërtitur e thoshin:
"Ki mëshirë për ne, Biri i Davidit!"
Kur arriti në shtëpi, të verbërit iu afruan e Jezusi u tha:
"A besoni se mund ta bëj këtë gjë?"
Ata iu përgjigjën:
"Po, Zotëri!"
Atëherë ua preku sytë e tha:
"U bëftë sipas besimit tuaj!"
Dhe atyre iu çelën sytë. Atëherë Jezusi i urdhëroi:
"Kini kujdes! Askush të mos e dijë!" Por ata, posa dolën, e përhapën zërin për të nëpër mbarë krahinën.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #17 më: 08-11-2007, 15:05:33 »
Citojeni

Shërimi i një shurdhamani belbacuk
(Mk 7, 31-37)


Pastaj doli prapë nga krahina e Tirit, e nëpër Sidon, erdhi drejt detit të Galilesë në krahinat e Dekapolit.
I sollën një shurdhaman që mezi fliste dhe iu lutën ta vërë dorën mbi të. Ai e ndau prej popullit veçmas, ia futi gishtërinjtë e vet në veshë, me pështymë të vet ia preku gjuhën, i drejtoi sytë kah qielli, psherëtiu dhe i tha: "Effatha" që do të thotë: "Çelu!" E menjëherë iu çelën veshët e iu zgjidh pengesa e gjuhës dhe foli rrjedhshëm.
Jezusi u urdhëroi të mos i tregojnë askujt. Por, sa më tepër që ai ua ndalonte, ata aq më tepër e shpallnin. Të mrekulluar mbi çdo masë thoshin:
"Gjithçka bëri mirë!"
"Ky po bën të dëgjojnë të shurdhërit e të flasin memecët!"
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #18 më: 08-11-2007, 15:06:06 »
Citojeni

Shndërrimi i ujit në verë(Gjn 2, 1-11)


Të tretën ditë po bëhej një dasmë në Kanë të Galilesë. Aty ishte edhe nëna e Jezusit. Në dasmë ftuan edhe Jezusin e nxënësit e tij. Kur u mbaroi vera, nëna e Jezusit i tha:
"Nuk kanë më verë!"
Jezusi i tha:
"Moj burrneshë, a është punë për ne? Ende nuk erdhi koha ime!"
Nëna e tij u tha shërbyesve:
"Bëni gjithçka t’ju thotë!"
Ishin aty të vëna gjashtë enë guri që shërbenin për larje të rëndomta të judenjve. Secila zinte dy apo tri masë. Jezusi u tha shërbyesve:
"Mbushni enët me ujë!"
Ata i mbushën deri në grykë.
"Merrini tani u tha atëherë e çojani kryetarit të tryezës."
Ata ia çuan. Kur kryetari i tryezës e kërkoi ujin e kthyer në verë e nuk e dinte nga vinte shërbyesit, që e kishin mbushur ujin, e dinin kryetari i tryezës e thirri dhëndrin dhe i tha:
"Çdo njeri më parë vë në tryezë verën e mirë e, kur t’i nxehë pija, sjell verë më të keqe. Ti e paske ruajtur verën e mirë deri tani!"
Kjo qe mrekullia e parë e Jezusit, të cilën e bëri në Kanë të Galilesë; e dëftoi lavdinë e vet dhe nxënësit e tij besuan në të.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #19 më: 08-11-2007, 15:06:46 »
Citojeni

Shërimi i të djallosurit të verbër dhe memec
(Mt 12, 22-25)


Atëherë i sollën një të djallosur që ishte i verbër e memec.
Jezusi e shëroi, kështu që memeci mundi të flasë e të shohë!
Mbarë populli mbeti i habitur e thoshte:
"A mos është ky Biri i Davidit?"
Por farisenjtë, kur dëgjuan, thanë:
"Ky nuk i dëbënë djajtë vetë, por i ndihmon Beelzebuli, kryetari i djajve."
Jezusi, duke i ditur mendimet e tyre, u tha:
"Çdo mbretëri, e ndarë në vetvete, do të mbarojë dhe, s’ka qytet as shtëpi, të ndarë në vetvete, që mund të qëndrojë".
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #20 më: 08-11-2007, 15:07:23 »
Citojeni

Jezusi ecën mbi ujë
(Mt 14, 22-23)


Pastaj aty për aty Jezusi i urdhëroi nxënësit të hyjnë në barkë e të kalojnë para tij në anën tjetër derisa ai ta shpërndante popullin. Jezusi, si e nisi popullin, u ngjit vetëm në mal për t’u lutur.
Ishte bërë natë e ai ende gjendej aty vetëm.
Barka, që tash ishte shumë stadje lagë tokës, përplasej prej valësh, sepse frynte era kundërt.
Në rojen e katërt të natës erdhi Jezusi tek ata duke ecur përmbi det. Kur nxënësit e hetuan duke ecur permbi det, u frikësuan e than:
"Diçka po na shtiret!" e prej frikës bertiten.
Por menjëher Jezusi u tha: "Zemër ja unë, mos keni frikë!"
Pjetri u pergjigj: "Zotëri nëse je ti; më urdhëro të vij te ti përmbi ujë!"
"Eja!" i tha, Jezusi.
Atëher Pjetri zbriti nga barka e po ecte nepër ujë për të shkuar te Jezusi. Porse, kur e pa eren e fortë u frikësua, filloj të humbaste në ujë edhe bërtiti:
"Më shpeto o Zot!"
Jezusi përnjëher shtrini doren, e kapi dhe i tha:
"Fe pakët! Përse dyshove!"
Kur hynë në barkë, pushoj era. Ata që ishin në barkë u përkulen me nderim para tij dhe than:
"Me të vërtetë je Biri i Hyjit!".
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #21 më: 08-11-2007, 15:07:58 »
Citojeni

Kthimi ne jetë i djaloshit nga Naini!(Lk 7, 11-15)

Pastaj Jezusi u nis për në qytetin që quhet Nain. Me të shkonin nxënsit e tij dhe turmë e madhe e popullit. Kur iu afrua dyerve të qytetit, po sillnin përjashta qytetit një të vdekur djalin e vetëm të nënës e kjo ishte e vejë. E përcillnin shumë banorë të qytetit.

Kur e pa Jezusi, pati dhembshuri për të dhe i tha:

"Mos qaj"

U afrua, preku vigun ata që e mbartnin, u ndalën. Ai tha:

"Djalosh, ty po të them: çohu!"

I vdekuri u çua dhe nisi të flasë.

Jezusi ia dha s’ëmës.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #22 më: 08-11-2007, 15:08:20 »
Citojeni

Fiku i mallkuar!
(Mt 21, 18-22)

E në mëngjes, kur po kthehej në qytet, pati uri. Afër rrugës pa një fik dhe iu afrua, porse, pasi në të nuk gjeti tjetër përveç gjetheve, i tha: "Kokërr më prej teje kurrë e për këtë jetë mos u lidhtë!" Dhe menjëherë fiku u tha.

Nxënësit, kur e panë këtë gjë, u habitën e thanë:

"Si mundi të thahej menjëherë fiku?!"

Jezusi u përgjigj:

"Për të vërtetë po ju them: në paçit fe dhe në mos dyshofshit, do të bëni jo vetëm sa iu bë fikut, por edhe nëse i thoni këtij mali: çohu e hidhu në det, do të bëhet ashtu. Dhe nëse besoni, do të fitoni gjithçka të kërkoni me lutje."
E identifikuar

Faqe: 1 [2]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |