Hyrja
IDENTIFIKOHU
REGJISTROHU
Komuniteti ynë
Politikë
Shkencë
Kulturë
Letërsi
Histori
Muzikë
Sport
Informatikë
Albwebmaster
Forume Plus
Albanian Forums
Republika e Shqipërisë
Republika e Kosovës
Maqedonia Shqiptare
Ulqini dhe Malësija
Zëri Islam
Zëri i Krishterë
Pyetje dhe Përgjigje
Zëri i Lirë
Njoftime & Lajmërime
Lajmet e Fundit
Zeri i Krishtere - Forumi Kristian Shqiptar
Krishterimi - Christianity
Jezu Krishti - Profet, Mesues apo Zot?
(Moderator:
Ami
)Mrekullitë e Jezusit.
Faqe: [
1
]
2
Shko poshtë
« i mëparshmi
tjetri »
Keshilloje
|
Printoje
Autori
Temë: Mrekullitë e Jezusit. (E lexuar 3893 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Ami
Gjinia:
Mrekullitë e Jezusit.
«
më:
08-11-2007, 14:55:47 »
Mrekullitë e Jezusit
Këtu do përshkruajme të gjitha mrekullitë ë Jezusit gjatë veprimtarise te tij publike (sipas Beslidhjes së Re). Jezusi bëri shumë mrekulli. Çdo gjë që bëri Jezusi ishte e pasuruar me hirë dhe me dije në sherbim të popullit, kështu që njerëzit thoshin të mrekulluar "gjithçka e bëri mirë" (Mt 7, 37).
Mrekullitë janë ngjarje të jashtezakonshme, të cilat besimtarët i kuptojnë porsi shenjë veprimtarie të përsosur hyjnore. Kur është fjala për mrekulli "qëllimi" primar nuk është te tregohet fuqia e Hyjit, por qe Hyji deshiron t'i shpetojë të gjithë njerëzit. Mrekullitë janë shenja te kësaj natyre.
Mrekullia nuk është ngjarje për vete, me qëllim në vete dhe për vete, por është pjesë e planit shperblyes të Hyjit. Prandaj mrekullite hyjnë në planin shperblyes të Hyjit dhe i sherbejnë zbulimit dhe zbatimit te këtij plani.
Me mrekulli bëhet e ditur se me Jezusin dhe veprat e tij, arriti Mbretëria e Hyjit, por edhe shihet se çfare natyre ka Mbreteria Hyjnore. Aty ku arriti dhe vuri themelet Mbreteria Hyjnore, njeriu u shëndosh ne terësi (në trup dhe në shpirt).
Autori i çdo mrekulli është Hyji. Hyji bën mrekulli nepër te derguarin e tij, Birin e tij Jezu Krishtin. Mrekullia është fjale zbulese e Hyjit, vetëm se është shfaqur në vepër.
Predikimi i Lajmit të Mirë ose te Gezuar (i Mbreterisë së Hyjit), shkon së bashku me mrekullitë: "Dhe i ra kryq e terthor Galilese duke predikuar nepër sinagogat e tyre dhe duke debuar djajte" (Mk 1, 39).
Mrekullitë janë të pandara me personin e Jezusit Mesi, Shelbues, Dergues i Hyjit. Mrekullitë që bëri Jezusi janë fakte se Ati e dergoi (Gjn 10, 36). Mrekullitë janë udhë deri te feja në Jezusin, porsi Bir i Hyjit (Gjn 10, 31), si p.sh.. sherimi i te paralizuarit tregon se Jezusi ka pushtet te falë mëkatet (Mt 9, 6); kur ecën mbi ujë, tregohet se është Biri i Hyjit (Mt 14, 33). Në pyetje të kundërshtareve që t'iu tregoi haptaz a është ai Mesia, Jezusi ju thotë: "Veprat që unë i bëj neë ëmër të Atit tim, bëjnë dëshmi për mua!" (Gjn 10, 24-29).
Jezusi fuqinë hyjnore të tij, në asnjë vend nuk e shfaq pa nevojë. Kështu që as nuk bën mrekulli aty ku nuk është e nevojshme ose nuk kërkohet. Mrekullitë tregojnë dhe thirrin. Për të ndodhur mrekullia, është e nevojshme feja e atijë që kërkon ndihmën - mrekullinë e Tij.
E identifikuar
Bukurite Shqiptare
Ami
Gjinia:
Mrekullitë e Jezusit.
«
Përgjigju #1 më:
08-11-2007, 14:56:37 »
Mrekullitë për Sinoptiket
Misteri i veprimit te Jezusit është i drejtuar drejt zbatimit te Mbretërisë së Hyjit në njerëz.
Që nga mekati i parë, djalli kishte pushtet mbi natyrën e njeriut dhe njeriun në terësi. Per sinoptiket, Jezusi a priori me mrekulli lufton kunder djallit (Mt 3, 22-27). Per Sinoptiket, ardhja e Mbreterisë së Hyjit është fitim mbi djallin (Mt 12, 28 ).
Jezusi del fitimtar mbi djallin, kur i sheron të semurët (Lk 13, 32). Semundja trupore dhe shpirterore është kuptuar si pjesë e pushtetit të djallit mbi njerez.
Me ngjallje të të vdekurve dhe më ndalje të katastrofave natyrore, Jezusi tregon fuqinë e Hyjit mbi djallin.
Per sinoptiket, mrekullitë janë mjete për rivendosje te Mbreterisë së Hyjit. Me mrekulli sinoptiket deshirojnë të thonë se Jezusi e shpetoi njeriun, boten nga duart e djallit. Per ta nuk kishin vetem kete domethenie, por tregonin edhe mrekulli zbaton profetizimet (Mt 11, 4-6; Iz 61, 1-3, Mk 6, 31-44; Ez 34, 11).
E identifikuar
Bukurite Shqiptare
Ami
Gjinia:
Mrekullitë e Jezusit.
«
Përgjigju #2 më:
08-11-2007, 14:57:02 »
Mrekullitë për Gjonin
Per autorin e Ungjillit te katert, mrekullitë jane dicka tjeter. Jezusi në ketë ungjill thirret në vepra te tij (Gjn 5, 36). Me ketë do të thotë se mrekullitë jane pjese e pushtetit qe Hyji i dha Jezusit (Gjn 5, 17; 14, 10) dhe vazhdimi i veprës Hyjnore.
Perderisa Sinoptiket, simbolika e mrekullive është sekondare, per shkrimtarin e Ungjillit te katerte ishte primare. Per në mrekullitë paraqesin te verteten shpirterore. Mrekullia ku Jezusi te vdekurve iu kthen jetën (Gjn 4, 50) është simbol i jetës në shpirt (Gjn 5, 21-24).
Falja e mëkateve është simbol i persosmërisë së Jezusit në dashuri dhe falje. Derisa ndalja e katastrofave natyrore, jane simbole te Hyjnisë së Jezusit.
Në Beselidhjen e Re kemi shumë mrekulli që bëri Jezusi. Ne Ungjij takojme tre lloj mrekullish:
1) Mrekullitë e sherimeve dhe të dëbimeve te djajeve
2) Mrekullitë mbi natyren
3) Mrekullitë e kthimit të jetës së të vdekurëve
Jezusi bëri më shumë mrekulli sesa gjejmë të shkruara në Ungjij, por autorët e librave te shenjtë përshkruan ato mrekulli të cilat menduan se i perkasin temës dhe lexuesve.
Jezusi ishte Hyj ne fjale dhe vepra.
E identifikuar
Bukurite Shqiptare
Ami
Gjinia:
Mrekullitë e Jezusit.
«
Përgjigju #3 më:
08-11-2007, 14:57:28 »
Shërbimi i shërbëtorit të centurionit
(Mt 8, 5-13)
Kur Jezusi hyri në Kafarnaum, iu paraqit një Centurion dhe iu lut: “ Zotëri, shërbëtori im është i shtrirë në shtëpi i paralizuar dhe po vuan shumë.” Jezusi i tha: “Do të vij dhe do ta shëroj.” Por centurioni iu përgjigj: “O Zot, unë nuk jam i denjë të hysh nën pullazin tim, por vetëm jep urdhër e shërbëtori im do të shërohet." Sepse, edhe unë që nuk jam tjetër, veçse një njeri i nënshtruar, kam nën urdhrin tim ushtarë dhe unë i them njërit: ‘Shko!’ dhe ai shkon e një tjetri: ‘Eja!’ dhe ai vjen, e shërbëtorit tim: ‘Bëje këtë!’ dhe ai e bën” Jezusi, kur e dëgjoi, u mrekullua dhe u tha atyre që po i shkonin pas: “Për të vërtetë po ju them: ende nuk e gjeta te asnjë njeri tjetër në Izrael një fe kaq të madhe! Prandaj po ju them: shumë do të vijnë nga Lindja e nga Perëndimi e do të ulen në tryezë me Abrahamin, Izakun e Jakobin në Mbretërinë e qiellit, ndërsa bijtë e Mbretërisë do të hidhen jashtë në errësirë, ku do të jetë vaj e kërcëllim dhëmbësh.” Atëherë i tha centurionit: “Shko e le të bëhet ashtu siç besove!” Dhe shërbëtori i tij u shërua po në atë orë.
E identifikuar
Bukurite Shqiptare
Ami
Gjinia:
Mrekullitë e Jezusit.
«
Përgjigju #4 më:
08-11-2007, 14:57:54 »
Shërimi i të gërbulurit
(Mt 8, 1-4)
Kur Jezusi zbriti nga mali, iu vu pas një turmë e madhe populli. Dhe ja, një i gërbulur iu afrua, ra përmbys para tij e i tha: “O Zot, nëse ti do, mund të më shërosh.”
Atëherë Jezusi e shtriu dorën, e preku dhe i tha: “Dua, shërohu!” Dhe përnjëherë u shërua gërbula e tij. Jezusi i tha: “Ruaju se i tregon kujt! Por shko, paraqitu te prifti e kushtoje flinë që ka urdhëruar Moisiu, t’u vlejë atyre për dëshmi.”
E identifikuar
Bukurite Shqiptare
Ami
Gjinia:
Mrekullitë e Jezusit.
«
Përgjigju #5 më:
08-11-2007, 14:58:19 »
Debimi i djallit ne nje njeri nga Gadara
(Mt 8, 28-34)
Sapo kaloi në bregun tjetër në krahinën e gadarenëve, dy të djallosur që dolën nga varret, i erdhën para. Ishin aq të rrezikshëm, sa që askush s’guxonte të kalonte asaj rruge. Dhe ja, bërtitën:
“Çka do prej nesh, o Biri i Hyjit? A erdhe këtu të na mundosh para kohës?”
Jo larg tyre kulloste një tufë e madhe derrash. Shpirtrat e këqij iu lutën Jezusit:
“Meqë po na dëbon, na ço në tufën e derrave!”
Ai u tha: “Shkoni!”
Ata dolën e hynë në derra. Dhe ja, mbarë tufa u lëshua me turr e prej greminës ra në det dhe u mbyt në ujë. Barinjtë ikën, e si mbërritën në qytet, treguan gjithçka, veçanërisht për të djallosurit. Dhe ja, mbarë qyteti i doli para Jezusit. Kur e panë, iu lutën të largohej prej krahinës së tyre.
E identifikuar
Bukurite Shqiptare
Ami
Gjinia:
Mrekullitë e Jezusit.
«
Përgjigju #6 më:
08-11-2007, 14:58:49 »
Shërimi i të paralizuarit
(Mt 9, 1-7)
Jezusi hipi në barkë, kaloi në anën tjetër dhe shkoi në qytetin e vet. Dhe ja, ia sollën para një të paralizuar, të shtrirë në vig. Jezusi, kur e pa fenë e tyre, i tha të paralizuarit: “Guxim, biro! Të janë falur mëkatet!”
Dhe ja, disa prej skribëve menduan me vete:
“Ky po blasfemon!”
Jezusi, duke i ditur mendimet e tyre, tha:
“Pse mendoni keq në zemrat tuaja? Çka është më lehtë të thuhet: ‘Të janë falur mëkatet’ apo të thuhet: ‘Ngrihu e ec!?’ ‘Por që ta dini se Biri i njeriut ka pushtet të falë mëkatet mbi tokë i tha atëherë të paralizuarit Çohu në këmbë, merre vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde!”
I paralizuari u ngrit e shkoi në shtëpi të vet.
Kur pa turma, e kapi frika e i dha lavd Hyjit që u dha njerëzve pushtet kaq të madh.
E identifikuar
Bukurite Shqiptare
Ami
Gjinia:
Mrekullitë e Jezusit.
«
Përgjigju #7 më:
08-11-2007, 14:59:14 »
Sherimi i vjehrres se Pjetrit
(Mt 8, 14-15)
Kur Jezusi shkoi në shtëpinë e Pjetrit, pa vjehrrën e Pjetrit të shtrirë me ethe. Jezusi ia preku dorën, atë e lëshuan ethet, dhe ajo u ngrit dhe nisi t`u shërbejë.
E identifikuar
Bukurite Shqiptare
Ami
Gjinia:
Mrekullitë e Jezusit.
«
Përgjigju #8 më:
08-11-2007, 14:59:41 »
Stuhia e fashitur
(Mt 8, 23-27)
Si hyri në barkë, pas tij u nisën edhe nxënësit e tij. Dhe ja, në det u çua një stuhi e madhe aq sa valët po e mbulonin barkën; e ai flinte.
Atëherë nxënësit iu afruan, e zgjuan dhe i thanë:
“Ndore tënde, o Zot, se u mbytëm!”
“Pse po frikësoheni, o fepakët?” ‑ u tha dhe atëherë u ngrit, u urdhëroi erërave dhe detit e u bë qetësi e madhe. Njerëzit të habitur thoshin: “Kush është ky që po i nënshtrohen erërat dhe deti?”
E identifikuar
Bukurite Shqiptare
Ami
Gjinia:
Mrekullitë e Jezusit.
«
Përgjigju #9 më:
08-11-2007, 15:00:06 »
Jezusi shëron të shtunën një grua të kërrusur
(Lk 13, 11-13)
Dhe, ja, një grua që kishte tash tetëmbëdhjetë vjet në trup djallin ‑ shkaktarin e sëmundjes: ishte e kërrusur dhe s’mund të drejtohej drejt assesi. Kur Jezusi e pa, e thirri afër vetes dhe i tha: "Fisnike, ja, u shërove prej sëmundjes sate!"
I vuri duart mbi të, ajo përnjëherë u drejtua dhe zuri të lavdërojë Hyjin.
E identifikuar
Bukurite Shqiptare
Ami
Gjinia:
Mrekullitë e Jezusit.
«
Përgjigju #10 më:
08-11-2007, 15:00:37 »
Jezusi ushqen pesë mijë vetë
(Mt 14, 15-21)
Në mbrëmje iu afruan nxënësit e thanë: "Vendi është i shkretë dhe u bë vonë; lëri njerëzit të shkojnë në fshatra e të blejnë ushqim."
Jezusi u përgjigj: "Nuk është nevoja të shkojnë: jepuni ju të hanë!"
Ata iu përgjigjën: "S’kemi këtu veçse pesë bukë e dy peshq."
Jezusi vijoi: "M’i sillni këtu!"
Pastaj i dha urdhër popullit të ulet në bar.
I mori pesë bukët e dy peshqit, i çoi sytë kah qielli, i bekoi, i ndau dhe ua dha nxënësve, kurse nxënësit turmës.
Të gjithë hëngrën e u nginë. I mblodhën tepricat: dymbëdhjetë shporta plot me copa. E ata që hëngrën, pa i numëruar gratë e fëmijët, ishin rreth pesë mijë meshkuj.
E identifikuar
Bukurite Shqiptare
Ami
Gjinia:
Mrekullitë e Jezusit.
«
Përgjigju #11 më:
08-11-2007, 15:01:10 »
Jezusi shëron të verbërin e lindur i verbër
(Gjn 9, 6-7)
Si tha kështu, pështyu në dhe, bëri baltë me pështymë, ia leu sytë me baltë dhe i tha: "Shko e lahu në banjën Siloam (që do të thotë; I dërguari)". Ai shkoi, u la dhe, kur po kthehej, shihte.
E identifikuar
Bukurite Shqiptare
Ami
Gjinia:
Mrekullitë e Jezusit.
«
Përgjigju #12 më:
08-11-2007, 15:03:18 »
Shërimi i të paralizuarit
(Gjn 5, 1-9)
Pas disa kohësh ishte festa e judenjve dhe Jezusi u ngjit në Jerusalem. Në Jerusalem, te Dera e deleve, është një ndërtesë banje, që hebraisht quhet Betsata. Ajo ka pesë treme. Nën to rrinin të shtrirë shumë të sëmurë të verbër, të çalë dhe të marrë gjymtyrësh. Aty ishte një njeri që ishte i sëmurë prej tridhjetë e tetë vjet. Jezusi, kur e pa ashtu të shtrirë e kur e mori vesh se është për një kohë të gjatë në atë gjendje, i tha:
"A dëshiron të shërohesh?"
"Zotëri - iu përgjigj i sëmuri - nuk kam njeri që, kur të tundet uji, të më shtjerë në banjë e, derisa unë ulem, një tjetër zbret para meje."
"Çohu i tha Jezusi merre shtrojën tënde dhe ec!"
Ai njeri u shëndosh përnjëherë, mori shtrojën e vet dhe ecte.
Ajo ditë ishte e shtunë...
E identifikuar
Bukurite Shqiptare
Ami
Gjinia:
Mrekullitë e Jezusit.
«
Përgjigju #13 më:
08-11-2007, 15:03:45 »
Shërimi i dy të verbërve të Jerihonit
(Mt 20, 29-34)
Kur po dilnin nga Jerihoni, iu vunë pas shumë njerëz. Dhe ja, dy të verbër, që rrinin në skaj të rrugës, si morën vesh se po kalonte Jezusi, ia filluan të bërtasin: "Zotëri, Biri i Davidit, ki mëshirë për ne!"
Populli u bërtiti të heshtnin, por ata klithën edhe më tepër: "Zotëri, Biri i Davidit, ki mëshirë për ne!" Jezusi u ndal, i thirri dhe u tha:
"Çka kërkoni të bëj për ju?"
Ata iu përgjigjën:
"Zotëri, që të na çelen sytë!"
Jezusi pati dhembshuri për ta e ua preku sytë.
Ata menjëherë panë dhe u nisën pas tij.
E identifikuar
Bukurite Shqiptare
Ami
Gjinia:
Mrekullitë e Jezusit.
«
Përgjigju #14 më:
08-11-2007, 15:04:09 »
Sherimi i njeriut që kishte djallin në trup
(Mk 1, 23‑26)
Pikërisht atëherë ishte në sinagogën e tyre një njeri i pushtuar prej shpirtit të ndytë dhe bërtiti: "Çka ke me ne, o Jezu Nazareni? A erdhe të na shfarosësh?
Unë e di kush je: Shenjti i Hyjit!"
Jezusi iu kërcënua:
"Hesht dhe dil prej tij!"
Shpirti i ndytë, si e përplasi pa mëshirë dhe si lëshoi një britmë të madhe, doli prej tij.
E identifikuar
Bukurite Shqiptare
Faqe: [
1
]
2
Shko lart
Keshilloje
|
Printoje
« i mëparshmi
tjetri »
Shko te:
Zgjidhni një destinacion ju lutem:
-----------------------------
Krishterimi - Christianity
-----------------------------
=> Forumi i Krishterë
=> Jezu Krishti - Profet, Mesues apo Zot?
=> Kisha katolike
=> Kishat lindore - Ortodokse
=> Kishat dhe bashkesite e tjera kristiane
=> Historia dhe Filozofia e Krishtere
=> Vogëlushët e krishterë
-----------------------------
Forumi Teologjik - Theology Forums
-----------------------------
=> Këndvështrime Teologjike
===> Hinduizmi
===> Budizmi
===> Fe dhe kulte te tjera
Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?
Anketa
A e ka lumturi reale ne kete bote?
Po
4
(40%)
Jo
6
(60%)
Numri total i votave: 9
Shiko temen
Sponsor