Faqe: 1 2 [3] 4   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Jezu Krishti na mëson!  (E lexuar 7413 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #30 më: 06-11-2007, 12:21:59 »

Sepse nuk ka asgjë të fshehtë!
Mk 4, 21-23


Pastaj u tha atyre:

"A merret vallë llamba për ta vënë nën babunë ose nën shtrat?

A nuk vihet mbi dritëmbajtësen?

Sepse nuk ka asgjë të fshehtë që të mos zbulohet, as kurrgjë sekrete që të mos dalin në dritë. Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!"
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #31 më: 06-11-2007, 12:22:40 »

Për të qenë bij të Atit tuaj!
Mt 5, 43-48


Ju keni dëgjuar se qe thënë:

"Duaje të afërmin tënd dhe urreje armikun tënd".

Por unë po ju them:

"Duani armiqtë tuaj, bekoni ata që ju mallkojnë, u bëni të mirë atyre që ju urrejnë, dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë dhe ju përndjekin, për të qenë bij të Atit tuaj, që është në qiej, sepse ai bën të lindë diellin e tij mbi të mirët dhe mbi të këqijtë, dhe bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të padrejtët.

Sepse, po të doni vetëm ata që ju duan, çfarë shpërblimi do të keni? A nuk bëjnë kështu edhe tagrambledhësit?

Dhe nëse përshendetni vetëm vëllezërit tuaj, çfarë bëni të veçantë? A nuk bëjnë kështu edhe tagrambledhësit?

Jini, pra, të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj, që është në qiej``.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #32 më: 06-11-2007, 12:23:33 »

Moisiu ju lejoi t'i ndani gratë tuaja për shkak të karakterit tuaj të pagdhendur!
Mt 19, 3-9

Atëherë iu afruan disa farisenj për ta provokuar dhe i thanë:
"A është e lejueshme që burri ta ndajë gruan për një shkak çfarëdo?".

Dhe ai, duke u përgjigjur u tha atyre:
"A nuk keni lexuar ju, se ai që i krijoi që në fillim, i krijoi mashkull dhe femër?

Dhe tha:
"Për këtë arsye njeriu do ta lërë babanë dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet; dhe të dy do të jenë një trup i vetëm". Dhe kështu ata nuk janë më dy, por një trup i vetëm; prandaj; atë që Hyu ka bashkuar, njeriu të mos e ndajë".

Por ata vijuan dhe i thanë:
"Atëherë përse Moisiu urdhëroi të jepet letërndarja dhe të lëshohet?".

Jezusi u tha atyre:
"Moisiu ju lejoi t'i ndani gratë tuaja për shkak të karakterit tuaj të pagdhendur, sepse në fillim nuk ka qenë kështu. Kurse unë ju them se kushdo që e lëshon gruan e vet, përveç rastit të kurvërisë, dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën; edhe ai që martohet me gruan e ndarë, shkel kurorën".


E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #33 më: 06-11-2007, 12:24:38 »

Të vdekurit po ringjallen!
Lk 7, 22-23


Dhe Jezusi duke u përgjegjur u tha atyre:

"Shkoni dhe i thoni Gjonit ç'keni parë e dëgjuar: të verbërit fitojnë përsëri të parit, të çalët ecin, të gërbualit po pastrohen, të shurdhërit po dëgjojnë, të vdekurit po ringjallen, dhe ungjilli u shpallet të varfërve.

I lumi ai që nuk do të bjerrë besimin në mua!
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #34 më: 06-11-2007, 12:25:21 »

Në ato ditë, ata do të agjërojnë!
Lk 5, 30-39


Por skribët dhe farisenjtë e atij vendi murmurisnin kundër dishepujve të Jezusit duke thënë: "Përse hani dhe pini bashkë me tagrambledhës dhe mëkatarë?".

Dhe Jezusi, duke u përgjegjur, u tha: "Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjek, por të sëmurët. Unë nuk erdha t'i thërres të pendohen të drejtit, por mëkatarët".

Atëherë ata i thanë: "Përse dishepujt e Gjonit si dhe ata të farisenjve agjërojnë shpesh dhe luten, kurse të tutë hanë dhe pinë?".

Ai u përgjigj atyre: "A mund t'i bëni dasmorët të agjërojnë, derisa dhëndri është me ta? Por do të vijnë ditët kur do t'ua heqin dhëndrin dhe atëherë, në ato ditë, ata do të agjërojnë".

Askush nuk qep një copë të një rrobë të re mbi një rrobe të vjetër; përndryshe gjendet me rrobën e re të shqyer, dhe pjesa që u hoq nga rroba e re nuk i përshtatet së vjetrës.

Dhe askush nuk shtie verë të re në kacekë të vjetër; përndryshe vera e re i pëlcet kacekët, dhe ajo derdhet e kacekët shkojnë dëm. Por duhet shtënë vera e re në kacekë të rinj dhe kështu që të dyja ruhen. Askush që ka pirë verë të vjetër, nuk do menjëherë verë të re, sepse ai thotë: "E vjetra është më e mirë"".
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #35 më: 06-11-2007, 12:25:56 »

Një i verbër a mund t'i prijë një të verbri tjetër!Lk 6, 39-42

Një i verbër a mund t'i prijë një të verbri tjetër? Vallë nuk do të bien të dy në gropë? Dishepulli nuk ia kalon mësuesit të vet, madje çdo dishepull që ka mësuar do të jetë si mësuesi i vet.

Po pse ti e shikon lëmishtën në sy të vëllait tënd dhe nuk e sheh traun në syrin tënd? Ose, si mund t'i thuash vëllait tënd: "Vëlla, më lër të të heq lëmishtën që ke në syrin tënd", kur ti vetë nuk e sheh traun në syrin tënd? O hipokrit, nxirre më parë traun nga syri yt dhe atëherë do të mund të shohësh mirë për të nxjerrë lëmishtën nga syri i vëllait tënd.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #36 më: 06-11-2007, 12:26:38 »

Kur të agjëroni…!
(Mat 6. 16/21)

Dhe kur të agjëroni, mos u tregoni të pikëlluar si hipokritët; sepse ata shfytyrohen për t`u treguar njerëzve se agjërojnë; në të vërtetë ju them se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre.

Kurse ti, kur të agjërosh, vajose kokën dhe laje fytyrën, me qëllim që të mos u tregosh njerëzve se ti agjëron, por Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, i cili shikon në fshehtësi, do ta japë shpërblimin publikisht.

Mos mblidhni për vete thesare mbi tokë, ku i brejnë tenja dhe ndryshku, dhe ku vjedhësit shpërthejnë dhe vjedhin, përkundrazi mblidhni për vete thesare në qiell, ku as tenja as ndryshku nuk prishin dhe ku vjedhësit nuk shpërthejnë dhe nuk vjedhin.

Sepse ku është thesari juaj do të jetë edhe shpirti juaj.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #37 më: 06-11-2007, 12:27:10 »

Mos i bjer borisë para teje!
(Mt 6;1/4)


Mos e jepni lëmoshën tuaj para njerëzve, me qëllim që ata t`ju admirojnë; përndryshe nuk do të shpërbleheni te Ati juaj, që është në qiej. Kur do të japësh lëmoshë, pra, mos i bjer borisë para teje, ashtu siç bëjnë hipokritët në sinagoga dhe në rrugët, për të qenë të nderuar nga njerëzit; në të vërtetë ju them, se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre.

Madje kur jep lëmoshë, e majta jote të mos dijë ç`bën e djathta, që lëmosha jote të jepet fshehurazi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë haptas.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #38 më: 06-11-2007, 12:27:59 »

Ati ynë që je në qiell!
(Mt 6 5-15)


Dhe kur ti lutesh, mos u bëj si hipokritët, sepse atyre u pëlqen të luten në këmbë në sinagoga dhe në sheshet e rrugëve, në mënyrë që njerëzit t'i shohin; në të vërtetë ju them se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre. Por ti, kur lutesh, futu në dhomëzën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë publikisht.

Por kur ju luteni, mos e teproni me fjalë të kota siç bëjnë paganët, sepse ata mendojnë se do t'u plotësohet lutja se kanë përdorur shumë fjalë. Mos u bëni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjërat për të cilat keni nevojë, para se ju t'i kërkoni.


Ju, pra, lutuni kështu:

"Ati ynë që je në qiell, u shenjtëroftë Emri yt!
Ardhtë Mbretëria jote.
U bëftë vullnesa jote si në qiell ashtu në dhe.
Bukën tonë të përditshme na e jep sot.
Na i fal fajet tona, ashtu siç ua falim ne fajtorëve tanë.
Dhe mos lejo të biem në tundim, por na çliro nga i ligu!

Sepse në qoftë se ju ua falni njerëzve gabimet e tyre, edhe Ati juaj qiellor do t'jua falë edhe juve; por në qoftë se ju nuk ua falni njerëzve gabimet e tyre, as Ati juaj nuk do t'ua falë juve gabimet tuaja.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #39 më: 06-11-2007, 12:28:44 »

Ne të kemi ndjekur!
Mk 10, 29-29


Atëherë Pjetri e mori fjalën dhe tha: "Ja, ne lamë çdo gjë dhe të kemi ndjekur".

Jezusi, duke u përgjigjur, tha: "Në të vërtetë po ju them që nuk ka asnjeri që të ketë lënë shtëpinë, a vëllezërit a motrat, a atin, a nënën, a fëmijët ose arat për hirin tim dhe për ungjillin, që të mos marrë tani, në këtë kohë, njëqindfish shtëpi, vëllezër, motra, nëna, fëmijë e ara, së bashku me përndjekje, dhe në botën e ardhshme, jeta e përjetshme.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #40 më: 06-11-2007, 12:29:27 »

Çdo pemë, pra, njihet nga fryti i vet!
Lk 6, 43-45



Sepse nuk ka pemë të mirë që të japë fryt të keq, as pemë të keqe që të japë fryt të mirë. Çdo pemë, pra, njihet nga fryti i vet, sepse nuk mblidhen fiq nga gjembat dhe nuk vilet rrush nga ferra.


Njeriu i mirë e nxjerr të mirën nga thesari i mirë i zemrës së vet; dhe njeriu i mbrapshtë e nxjerr të mbrapshta nga thesari i keq i zemrës së vet, sepse goja e njërit flet nga mbushullia e zemrës.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #41 më: 06-11-2007, 12:30:08 »

Kush nuk është kundër nesh është me ne!
Lk 9, 49-50


Atëherë Gjoni e mori fjalën dhe tha: "Mësues, ne pamë një që i dëbonte djajt në emrin tënd dhe ia ndaluam, sepse ai nuk të ndjek bashkë me ne.

Por Jezusi i tha:

"Mos ia ndaloni, sepse kush nuk është kundër nesh është me ne.

E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #42 më: 06-11-2007, 12:31:00 »

Kthimi i shpirtit të ndytë!
Lk 11, 24-26



Kur shpirti i ndyrë del nga një njeri, endet në vende të shkreta, duke kërkuar pushim, dhe duke mos e gjetur dot, thotë: "Do të kthehem në shtëpinë time nga dola".


Dhe, kur kthehet, e gjen të fshirë e të zbukuruar; atëherë shkon e merr me vete shtatë shpirta të tjerë më të këqij se ai, dha ata hyjnë aty dhe banojnë aty; dhe gjendja e fundit e atij njeriu bëhet më e keqe se e para.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #43 më: 06-11-2007, 12:32:25 »

Hyni nëpër derën e ngushtë!

(Mt 7 13-14)



Hyni nëpër derën e ngushtë, sepse e gjerë është dera dhe e gjerë rruga që çon në bjerrje e shumë janë nga ata që kalojnë nëpër të!

Sa e ngushtë është dera e sa e ngushtë është rruga që çon në jetë e janë pak nga ata që e gjejnë!
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #44 më: 06-11-2007, 12:32:53 »

Drita e trupit!

(Mt 6 22- 23)



Syri është dritëza e trupit. Në qoftë, pra, se syri yt është i shëndoshë, i tërë trupi yt do të jetë i ndriçuar.

Por në qoftë syri yt i sëmurë, i tërë trupi yt do të jetë i errët. Në qoftë, pra, se drita që është në ty është errësirë, sa terr i madh do të jetë!
E identifikuar

Faqe: 1 2 [3] 4   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • A ka kundershtime ne mes tyre?
  • Dot A ka kundreshtime ne mes Ku`ranit dhe shkences?
  • 4 (33%)
  • -
  • Dot A ka kundershtime ne mes Bibles dhe Shkences?
  • 8 (66%)
  • -
  • Numri total i votave: 12
  • Shiko temen

* Sponsor