Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa



Faqe: 1 2 3 [4]   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Jezu Krishti na mëson!  (E lexuar 5195 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #45 më: 06-11-2007, 12:34:13 »

Jezusi buka e jetës!
(Gjn 6; 43-59)


Jezusi iu përgjigj:

“Mos murmurisni me njëri-tjetrin! Askush s’mund të vijë tek unë, po qe se Ati, që më dërgoi, nuk e tërheq.

Atë unë do ta ringjall në ditën e fundit. Profetët shkruan: ‘Të gjithë do të jenë nxënës të Hyjit.’

Kushdo, pra e dëgjon Atin dhe e përvetëson mësimin e tij, vjen tek unë. Kjo s’do të thotë se ndokush e pa Atin, përveç Atij që është te Hyji; vetëm Ai e pa Atin!

Përnjëmend, përnjëmend po ju them: ai që beson, ka jetën e pasosur. Unë jam buka e jetës. Etërit tuaj hëngrën manën në shkretëtirë dhe vdiqën. Kjo është buka që zbret nga qielli: që, kush ta hajë atë, të mos vdesë askurrë.

Unë jam buka e gjallë që zbriti prej qiellit: nëse ndokush ha këtë bukë, do të jetojë për amshim. E buka që unë do ta jap është trupi im ‑ për jetën e botës.”

Atëherë judenjtë filluan të grinden me shoqi‑shoqin e thoshin: “Si mundet ky të na japë trupin (e vet) për ushqim?”


Prandaj Jezusi u tha:

“Përnjëmend, përnjëmend po ju them: nëse nuk e hani trupin e Birit të njeriut e nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jetë në vetvete! Kush ushqehet me trupin tim dhe pi gjakun tim ka jetën e pasosur. Unë atë do ta ringjall në ditën e fundit. Sepse trupi im është ushqim i vërtetë e gjaku im është pije e vërtetë. Kush ushqehet me trupin tim dhe pi gjakun tim ai mbetet në mua dhe unë në të.

Sikurse mua më dërgoi Ati i gjallë dhe unë jetoj për Atin, po ashtu edhe ai që më ha mua do të jetojë për mua.

Kjo është buka që zbriti prej qiellit, jo porsi ajo që hëngrën etërit e vdiqën: kush ushqehet me këtë bukë do të jetojë në amshim.”

Këtë mësim Jezusi e dha në sinagogën e Kafarnaumit.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #46 më: 06-11-2007, 12:36:01 »

Unë e kam mundur botën!
(Gjn 16; 25-33)


“Këto jua thashë në shëmbëlltyra. Po vjen koha, kur nuk do t’ju flas më në shëmbëlltyra, por haptazi do t’ju shpall për Atin.

Atë ditë keni për të lypur në emër tim, e nuk po them se unë do t’i lutem Atit për ju, sepse vetë Ati ju do, pasi ju më deshët muae besuat se dola prej Hyjit.

Dola prej Atit dhe erdha në botë, prapë po e lë botën e po kthehem tek Ati.”


Nxënësit thanë:

“Tani po flet haptazi e nuk po përdor kurrfarë shëmbëlltyre. Tani e dimë se di gjithçka e nuk është nevoja të pyesë ndokush. Prandaj besojmë se dole prej Hyjit.”


Jezusi u përgjigj:

“Tani besoni? Ja, po vjen koha ‑ madje arriti ‑ kur ju të shpërndaheni secili në punë të vet e mua të më lini vetëm. Por, unë nuk jam vetëm, sepse me mua është Ati.

Jua thashë këto që ta keni paqen në mua. Në botë keni vuajtje, por mos u trembni ‑ unë e munda botën!”

E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #47 më: 06-11-2007, 12:36:43 »

Të pamit shpirtëror!
(Gjn 9;35-41)



....Jezusi e mori vesh se e kishin qitur jashtë. Kur e gjeti, i tha: “A beson ti në Birin e njeriut?”

Ai iu përgjigj: “Po kush është ai, Zotëri, që të besoj në Të?”

“E pe ‑ i tha Jezusi ‑ Është ai që po flet me ty!”

Ai tha: “Besoj, o Zot!” dhe ra përmbys para tij.


Jezusi i tha:

“Erdha në këtë botë të bëj gjyq: që të shohin ata që janë të verbër e të verbohen ata që shohin!”

Disa prej farisenjve që ishin me të i dëgjuan këto fjalë dhe thanë: “Vallë, a thua edhe ne jemi të verbër?”

Jezusi u përgjigj:

“Po të ishit të verbër, s’do të kishit mëkat. Porse ju thoni: ‘Shohim!’ prandaj mëkati juaj mbetet.”


E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #48 më: 06-11-2007, 12:42:41 »

Ai që vjen prej së Larti!
(Gj 3; 31-36)



“Kush vjen prej së Larti, ai është mbi të gjithë! Kush është nga toka, tokësor është dhe flet për gjërat e tokës.

Ai që vjen prej qiellit, ai është mbi të gjithë: dëshmon çka pa e çka dëgjoi, por dëshminë e tij shumkush s’e pranon.

Kush e pranon dëshminë e tij, pohon se Hyji është i vërtetë.


Vërtetë, i dërguari i Hyjit flet fjalët e Hyjit ? sepse Hyji nuk e jep Shpirtin me masë. Ati e do Birin dhe atij i la në dorë gjithçka.

Kush beson në Birin ka jetën e pasosur, përkundrazi, ai që nuk beson në Birin nuk do ta shohë jetën: hidhërimi i Hyjit peshon mbi të.”
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #49 më: 06-11-2007, 12:45:03 »

Jezusi është udha që çon tek Ati!
(Gj 16; 6-11)



Jezusi u përgjigj:

“Unë jam Udha, e Vërteta dhe Jeta. Askush nuk shkon tek Ati përveçse nëpër mua. Nëse më njohët mua, do ta njihni edhe Atin tim. Që tani e njihni dhe e keni parë.”


Filipi i tha:

“Zotëri, na e dëfto Atin e na mjafton!”

O Filip ? i tha Jezusi ? kaq shumë kohë jam me ju e nuk më njohe ende? Kush më ka parë mua, ka parë edhe Atin. Si thua, pra: ‘Na e dëfto Atin!’ Po a nuk beson se unë jam në Atin e Ati është në mua?

Fjalët që jua them, nuk jua them prej vetvetes: Ati që banon në mua i kryen veprat e veta.

Më besoni mua: Unë jam në Atin dhe Ati është në mua. Përndryshe, besoni për shkak të vetë veprave!
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #50 më: 06-11-2007, 12:46:43 »

Jezusi premton Shpirtin Shenjt!
(Gj 14; 15-28)



Ati do t’ju japë një Mbrojtës tjetër, që të jetë me ju përgjithmonë!

“Nëse më doni, do t’i mbani urdhërimet e mia edhe unë do t’i lutem Atit dhe Ai do t’ju japë një Mbrojtës tjetër, që të jetë me ju përgjithmonë: Shpirtin e së Vërtetës, që bota s’mund ta marrë, sepse nuk e sheh as nuk e njeh. Ju e njihni sepse Ai banon me ju e është në ju.



Nuk do t’ju lë jetimë; do të vij tek ju!

Edhe pak kohë e bota nuk do të më shohë më, ndërsa ju do të më shihni, sepse unë jetoj edhe ju do të jetoni. Atë ditë do ta kuptoni se unë jam në Atin tim, ju në mua e unë në ju.



Atë që më do mua, do ta dojë edhe Ati im!

Kush i ka urdhërimet e mia dhe i mban, ai më do; dhe atë që më do mua, do ta dojë edhe Ati im, edhe unë do ta dua dhe do t’i dëftohem.”



Nëse ndokush më do, ai do të ma mbajë fjalën!

“Nëse ndokush më do, ai do të ma mbajë fjalën, Ati im do ta dojë, tek ai do të vijmë dhe tek ai do të banojmë. Kush nuk më do, nuk i mban fjalët e mia. E fjala që po dëgjoni, nuk është imja, por është e Atij, që më dërgoi, - e Atit.



Shpirti Shenjt do t’ju përkujtojë gjithçka [unë] ju thashë!

Këto fjalë jua thashë ndërsa banova me ju. E Shpirti Shenjt - Mbrojtës, të cilin do t’jua dërgojë Ati në Emër tim, Ai do t’jua mësojë të gjitha dhe do t’ju përkujtojë gjithçka [unë] ju thashë.



Po ju jap paqen time!

Po ju lë paqen, po ju jap paqen time! Nuk po jua jap siç e jep bota.
Mos t’ju shqetësohet zemra as të mos ju trembet. Ju dëgjuat se ju thashë:
‘Po shkoj dhe do të kthehem tek ju’.


E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #51 më: 06-11-2007, 12:48:02 »

Pjetër - Shkëmb; Ty do të t’i jap çelësat e Mbretërisë së qiellit!
(Mt 16; 15-20)



“Po ju - u tha atyre ‑ ç’thoni: kush jam unë?”

Iu përgjigj Simon Pjetri: “Ti je Mesia - Biri i Hyjit të gjallë!”


Atëherë Jezusi i tha:

“I lumi ti, o Simon, biri i Jonës, sepse këtë nuk ta zbuloi mishi e gjaku, por Ati im që është në qiell! Edhe unë po të them: Ti je Pjetër - Shkëmb dhe mbi këtë shkëmb unë do ta ndërtoj Kishën time dhe dyert e ferrit s’do të ngadhënjejnë kundër saj!

Ty do të t’i jap çelësat e Mbretërisë së qiellit: gjithçka të lidhësh mbi tokë, do të jetë e lidhur edhe në qiell e gjithçka të zgjidhësh mbi tokë, do të jetë e zgjidhur edhe në qiell.”


Atëherë i urdhëroi nxënësit që të mos i tregojnë askujt se është ai Mesia.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #52 më: 06-11-2007, 12:48:45 »

Atyre që jua falni mëkatet, u falen!
(Gj 20; 19-23)


Në mbrëmjen e po asaj ditë ‑ të parën ditë të javës ‑ ndërsa dyert e shtëpisë, ku banonin nxënësit, ishin të mbyllura prej frikës së judenjve, erdhi Jezusi, zuri vend mes tyre dhe u tha:

“Paqja me ju!”

Si u tha kështu, u tregoi duart dhe kraharorin. Nxënësit u gëzuan, kur e panë Zotërinë.


Pastaj u tha prapë: “Paqja me ju!

Siç më dërgoi mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju.”

Si foli kështu, hukati mbi ta dhe u tha: “Merrni Shpirtin Shenjt!

Atyre që jua falni mëkatet, u falen, e atyre që nuk jua falni, nuk u falen.”
E identifikuar

dije
« Përgjigjja #53 më: 18-01-2008, 18:35:59 »

ashtu do të jet fjala e zotit nuk do të mbaroj kurrë
çdo gjë do të mabroj por fjala e tij kurr nuk do të shuhet sespe ajo ehste vet perendia
E identifikuar
shaban cakolli

Shiko profilin
« Përgjigjja #54 më: 21-01-2008, 16:53:41 »

Jezu Krishti nuk ishtezoti,ai ishte biri i zotit,i lindur p me frymën e zotit në tokë,kurse në qiell ishte me zotin dhe së bashku krijuan gjithqka në qiell e në tokë.Ai u ngjiz me frymën e zotit në tokë për të shpëtuar njerëzimin e zhytur në mëkate.SHKRIMET THONë SE KUSH BESON NË EMRIN E TIJ DO TË
SHPËTOJË.Ai ishte mesuesi,predikuesi,dhe pas denimit mori ringjalljen dhe  lartmadhëria e ngriti në qiell e mbanë në krahune djathtë dhe e caktoj mbretin e qiellit.Ai thirret  Mesia,që do të thotë:Shpëtimtari ynë.
amen,ashtu qoftë.
E identifikuar
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #55 më: 08-02-2008, 19:43:04 »

Përshëndetje,
Nëse keni ndonjë pyetje ne këtë teme apo te tjera për fenë katolike mund te drejtoheni tek rurika: Pyetje drejtuar besimtareve katolike në lidhje me fenë e tyre.


Faleminderit dhe kalofshi mirë
E identifikuar

agim retkoceri

Shiko profilin
« Përgjigjja #56 më: 21-03-2008, 14:49:55 »

Adhuro Zotin, Hyjin tënde!
Mt 4, 9-10

dhe i tha: ``Unë do të t`i jap të gjitha këto, nëse ti bie përmbys para meje dhe më adhuron``.

Atëherë Jezusi i tha: ``Shporru, Satan, sepse është shkruar: "Adhuro Zotin, Hyjin tënde, dhe shërbeji vetëm Atij"``.

E identifikuar
engjelli1

Shiko profilin
« Përgjigjja #57 më: 17-04-2008, 20:59:23 »

Përshëndetje miq.

Jezu Krishti na me meson se duhet te ruhemi nga mesuesit e reme, sepse kohët e fundit do të dalin mesuesit te reme qe do të flasin kaq bukur , kaq mirë, afër se vërtetës por qe nuk kan lidhje me te vërtetën.
Jezu Krishti na meson se duhet të kemi kujdes edhe ndaj Antikrishtit qe do të shfaqet kohët e fundit. Sot me shumë se kurr është duke punuar Antikrishti ne botë, sa e sa libra janë botuar kundër Bibles, sa e sa libra janë botuar kundër Jezus Krishtit, vetëm hyni ne forume islame, si p.sh.. Islamidhekrishterim i, tmerr pa kurfar fakte.. qe do të thotë vetëm një permbushje e thenjes se Jezusit është duke realizuar.
POr te krishteret e vërtetë nuk duhet te ken frikë nga këto mesime te antikrishtit, sepse askush nuk mund te kundershtoj apo të themi me mirë ta mund Zotin.
atëherë edhe ti krishter je fitues sepse Zoti jonë është Fitues.
tung nga engjelli perfaqesuesi i Zotit
E identifikuar
xhihadi
« Përgjigjja #58 më: 22-09-2008, 01:04:30 »

Të nderuar bashkebisedues te fesë islame,
Ky kend i forumit është i dedikuar për figuren e Jezu Krishtit, dhe nuk është vend për tifozllek te asnjeres pale. Dhe nuk po flitet as pro as kundra fesë islame.

Asthu siç e kam thënë edhe me sipër do ju lutesha qe nëse keni diçka për te pyetur kam hapur një teme te posacme vetëm për pyetje qe ju mund te keni, dhe aty mund te bëni pyetje dhe te shprehni mendimin tuaj, pro kundër apo si ta keni qejfin.

Faleminderit për mirkuptimin
« Ndryshimi i fundit: 22-09-2008, 09:41:06 nga Ami » E identifikuar
Faqe: 1 2 3 [4]   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |