Faqe: 1 [2] 3 4   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Jezu Krishti, Mësues e Zot .  (E lexuar 2759 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Aida
Stafi


Karma: 18
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3034



Shiko profilin
« Përgjigju #15 më: 07-11-2007, 10:12:20 »

FIZIONOMIA E JEZUSIT

Mbi fizionomine e Jezusit nuk kemi asgjë te shkruar qe mund ti besohet. Ungjilltaret mbi këtë teme heshtin. Shen Ireneu (fundi i shekullit te dytë), i cili ishte mik i shen Polikarpit (ky i fundit nxënës i apostujve) na thotë: Fizionomia e Jezusit na është krejtësisht e panjohur. Këtë e thotë edhe shen Augustini (shekulli IV-te).

Tani si argument mbi fizionomine e Jezusit kemi "Pelhuren e Torinos" e cila na paraqet një njeri te kohës se Jezusit, i cili ka përjetuar fatin e njëjtë me Jezusin. A ishte ne këtë pelhure i mbeshtjelle trupi i Jezusit apo jo? Shumica besojnë se ky ishte Jezusi nga Nazareti.


Përshëndetje Ami

Ne rradhë të parë te pergezoj për mundin dhe vullnetin tënd ta pasurojsh këtë kend me shkrime informative dhe te dobishme, si për ju te krishteret, e njeashtu edhe për gjithë te tjerët te cilët kanë dëshirë të mësojnë diçka me tepër rreth fesë suaj.

Këtë pjesë e citova sepse deshta ta parashtroj një pyetje në lidhje me kete shkrim.
 
Meqë nuk dihet saktesisht pamja e Jezusit, pse athere gati çdokund është i paraqitur si bjond me sytë e kaltert?

Është një pyetje te cilën shumë veta e parashtrojne sepse kur ta marrësh ne konsideratë se ka jetuar ne Lindjen e Mesme ku njerzit kryesisht nga natyra janë me floke dhe sytë e erret, dhe atë qe ke shkruar ti me sipër, te shtyn te mendojsh se mos valle fshehet diçka pas idesë se paraqitjes se Krishtit si bjond.

Pyetja e dytë: A ekzistojne te dhëna dhe pershkrime rreth pamjes se Marias?
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #16 më: 08-11-2007, 09:39:02 »

Përshëndetje Aida,
Ne shekujt e hershem te artit Kristian Jezusi nuk është paraqitur me një figure te percaktuar. Atë me tepër e paraqitnin me simbole të ndryshme.
Me vonë rreth shekujve 3 dhe 4 ne artin Kristian kanë filluar te shfaqen imazhet e me portretin e Jezusit, te cilat vijnë nga muret e varreve te krishtera ne katakombet (një seri galerishe nentokesore varrezash ne afersi te Shen Sebastianit afër Romes). Ku edhe këtu nuk është se ka patur një fytyre te percaktuar. Është shfaqur here si bariu i mirë, here si njeriu me një shkop ne dorë qe e kthen ujin ne vere, etj.
Pikturat e ndryshme për Jezusin janë krijuar duke u bazuar ne gojedhenat dhe përshkrimet qe i kanë bërë njerëzitë shekull pas shekulli. Jezusin e kanë pikturuar here si zezak, here me fytyre Kineze, here me fizionomi europiane.
Por versioni me zyrtar për figuren e Jezusit i perafrohet figures se shfaqur nga imazhi i shfaqur ne pelhuren e Torines. Nga e cila është marrë forma e fytyres dhe flokeve, por qe sigurisht nuk mund te dallohej ngjyra e syve apo flokeve.
Kështu qe ne disa figura ai paraqitet esmer me sy kaf, ne disa te tjera ashtu siç e përshkruan tia Aida. Unë i kam te dy versionet.
Nejse forma e fytyres mund te këtë qenë pak a shumë si ajo qe është paraqitur ne shumicen e figurave te Jezusit (pra si ajo e imazhit te pelhures, te cilen po e bashkangjis me poshte).


Po kështu edhe për Marijen, piktura e saj është bërë duke u bazuar nga përshkrimet gojore qe kanë kaluar nga shekulli ne shekull. Ku atë e përshkruajnë një grua te bukur, te pervuajtur, etj.


* Imazhi i Jezusit.jpg (11.7 KB, 251x358 - E shikuar 5 Herë.)
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #17 më: 08-11-2007, 09:42:04 »

Rinia dhe 'jeta e fshehte' e Jezusit


Pas kthimit ne Nazaret Jezusi perparoi ne pervetesimin e diturive (ne moshe) e ne hir para Hyjit e para njerezve.

Jezusi eshte rritur me nje zhvillim njerezor. Ketu mendohet ne zhvillim, rritjen morale, trupore, intelektuale e fetare: i pjekur ne teresi. Me perjashtim te mekatit, Jezusi ishte njeri i vertete porsi te tjeret.

Koncili i trete ne Konstantinopol, viti 368, deklaron se ne Jezusin ekzistonin 2. natyra: ajo hyjnore dhe njerezore [te pandara, te paperziera, ne te njejtin Jezu Krishtin Zotin tone].

Megjithese i ri, shihet se Jezusi eshte i vetdijshem se i takon vetem Atit te vet (Lk 2,49). Kete vetdije ai e kishte prej amshimit. Jezusi nuk u zhvillua, nuk u rrit ne natyren Hyjnore. Ne kete natyre, Jezusi ishte gjithnje i njejte. Keshtu qe cdo gje qe eshte njerezore ne Jezusin (cdo gje qe ka thene apo vepruar ne Toke) eshte edhe hyjnore.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #18 më: 08-11-2007, 09:44:55 »

Pagëzimi i Jezusit

Ungjijte sinoptik (Mateu, Marku dhe Luka) na folin mbi pagezimin e Jezusit. Secili prej tyre e pershkruan kete ngjarje ne menyre te vet, duke pas parasysh qellimin e lexuesit.

Ungjilli i katerte nuk flet mbi pagezimi e Jezusit, megjithate gjate leximit ai (pagezimi) mund te nenkuptohet.

Sinoptiket pajtohen ne kete: Jezusi u pagezua ne lumin Jordan, e pagezoi sa ishte Gjoni. Pasi doli nga uji, u hap Qielli, zbriti Shpirti Shenjt ne te dhe u degjua zeri nga Qielli. Qe prej fillimit vendi i pagezimit merret nje vend afer kuvendit Prodromos (parardhes) perballe Jerihonit.

Si vit i pagezimit te Jezusit merret fillimi i vitit 28 pas eres sone.

Ne pyetjen pse u pagezua Jezusi, shen Luka na thote sepse Jezusi deshi te solidarizohet me popullin, hyri ne radhe me mekatar (lexo: njerëzimi).

Para se te futej ne uje, secili i rrefente mekatet. Kete e beri edhe Jezusi. Perse? Jo qe i rrefej mekatet e veta, por rrefej mekatet e popullit te vet.

Teologjia e krishtere gjithmone takohej ne veshtiresi, kudo qe deshironte ta sqaroj pagezimin e Jezusit. Shkaku ishte rendesia e dyfishte e kesaj ngjarje. Teologjia e pare dhe eterit kishtare ne kete ngjarje shohin nje veper pendese dhe i dhane kuptimin moralo-apologjetik. Eksegeza e sotme e cila mbeshtetet ne porosi te Bibles, e nderpren ne kete menyre sqarimin. Eksegeza e sotme kesaj ngjarje i jep kuptimin mesian. Me Jezusin filloi koha mesiane. Hyji Jezusin e prezenton, porsi ai qe erdhi te flas ne emer te Atit. Jezusi do te jete ai qe do i zbatoi premtimet e vjetra (te BV). Ai eshte Biri (djali i deshirit), te cilin Ati e miratoi, ne te cilin banon shpirti i rilindjes se gjithesise.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #19 më: 08-11-2007, 09:45:30 »

Ne shkretetire


Pas pagezimit, Shpirti i Hyjit e coi Jezusin ne shkretetire qe ta tundoi Djalli. Jezusi ne shkretetire agjeroi 40 dite dhe 40 net.

Numri 40 ka nje domethenie tradicionale ne kontekstin e tundimit dhe agjerimit. Si psh. Moisiu ishte ne Sinai per 40 dite (krahaso Dalja 34,28 ), 40 vjet populli i Izraelit kaloi ne shkretetire (Ligji i Perterire 8,2-3) e keshtu me radhe. Jezusi, prandaj është edhe Moisiu i ri dhe Populli i ri i Hyjit.

Këtë numer (40) nuk do te thote se duhet ta kuptojme vetem tradicionalisht. Kjo ngjarje ndodhi ne shkretetire te Palestines ne rrethin e Jerusalemit. Tunduesi është Djalli. Mateu dhe Luka na thone vetëm për tre herese se djalli e tundon Jezusin, mirepo tundimi zgjati tërë kohen.

Tre tundimet e pershkruara kane domethenie mesianike. Prandaj djalli Jezusin e sulmon porsi Mesi.

Qellimi i tunduesit është ta largoi Jezusin nga kjo rruge mesianike, por Jezusi doli Fitues.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #20 më: 08-11-2007, 09:46:03 »

Veprimtaria publike e Jezusit


Koha e fillimit

Perandorine romake e udhehiqte Tiberi (14-37 pas Kr.). Ne Palestine Arhelain e zevendesoi Antipa, por vetem ne Galile e Peraj, derisa Judeja qe prej vitit 6 pas Krishtit, ra nen sundimin e guvernatorit. Ne kohe kur Jezusi filloi te vepronte, guvernator ishte Ponc Pilati (26-36 pas Kr.). Po ne kete kohe kryeprift ishte Kajfa (18-36 pas Kr.).

Shen Luka duke dashur te caktoj kohen e fillimit te predikimit te Gjon Pagezuesit dhe fillimin e jetes publike te Jezusit, shprehet keshtu: "Ne te pesembethjetin vit te sundimit te Tiberit Cezar..." (Lk, 3,1). Duket se Luka numeron vitet ne menyre siriane. Prandaj i pesembedhjeti vit i sundimit te Tiberit, do te ishte i 28 vit pas Krishtit. Po ne kete vit edhe mund te themi se Jezusi filloi realizimin e planit Hyjnor (predikimin e Mbreterise se Hyjit).
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #21 më: 08-11-2007, 09:46:37 »

Vendi i fillimit


Duke lexuar sinoptiket, fillimi i veprimtarise se Jezusit eshte i lidhur me Galilene, menjehere pas burgimit te Gjonit (Mt 2, 12). Mirepo ungjilli i katert, pra i Gjonit ploteson sinoptiket. Ne kete ungjill lexojme se Jezusi nje kohe e kaloi se bashku me Gjon Pagezuesin.

Jezusi, pra disa kohe veproi ne rrafshin e Jordanit, udhetoi ne Galile, pas pak kohesh shkoi ne Jerusalem per Pashke. Pershkon nje periudhe kohe edhe ne Jude, dhe pastaj kthehet perseri ne Galile.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #22 më: 08-11-2007, 09:47:13 »

Sa zgjati jeta publike?


Ungjilli i katert na thote qarte se veprimtaria (ministeri) e Jezusit zgjati tre vjet. Si argument kemi 3. festa te Pashkeve: 1. Pas mrekullise ne Kane, Jezusi shkoi per Pashke ne Jerusalem (Gjn 2, 13.23); 2. Porsa u kthye ne Galile, buze liqenit e ushqeu nje turme te madhe njerezish me buke e peshk, ne nje kohe kur ishte afer festa e hebrenjve - Pashket (Gjn 6,4); 3. Jezusi arriti ne Betani gjashte dite para Pashkeve (Gjn 12,1).

Tek sinoptiket , permendet vetem nje feste e Pashkeve; ajo para se ciles vdiq Jezusi.

Sot kryesisht pranohet: Jezusi veproi, predikoi, shpalli Mbreterine e Hyjit per tre vjet.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #23 më: 08-11-2007, 09:47:51 »

JEZUSI DHE NXENESIT E TIJ


Jezusi Mesues

Ne kohe te Jezusit ishin shume mesues. Djelmoshat te cilet deshironin te pasuroheshin me dije mbi Ligjin dhe historine e Shelbimit, zgjidhnin vete mesuesin dhe duke ndjekur mesimin e tij, arrinin gjer tek dija. Jezusi nuk ishte nxenes i asnje mesuesi te popullit te Izraelit. Ai ishte vete Mesues. Ishte Mesues, por dallohej prej te tjereve. Jezusi vet zgjedh nxenesit e vet; nuk mbledh afer vete djeme, por njerez te pjekur ne moshe: koha e mesimit nuk eshte e kufizuar ne disa vjet, por qe te jene gjithnje me te dhe afer tij; Jezusi nuk perdor asnje metodologji mesimi, sic perdorin mesuesit e tjere. Ai i meson nxenesit e tij me fjale, vepra dhe me jete.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #24 më: 08-11-2007, 09:48:30 »

Thirrja e nxenesve


Sapo Jezusi filloi veprimtarine e tij publike, sikurse na thote ungjilli i katert filloi te mbledhe rreth vetes nxenesit. Duke lexuar Gjonin lehte mund te mendohet se thirrja qe iu beri Jezusi nxenesve eshte e para dhe definitive, sepse nxenesit percjellnin ne cdo vend ku shkonte. Ne anen tjeter, sinoptiket flasin per disa thirrje, derisa Jezusi ishte ne Galile. Edhe ketu Ungjilli i katert i Gjonit, i ploteson sinoptiket. Prandaj ky problem me se miri eshte te zgjidhet ne menyre tradicionale, se eshte fjala mbi dy thirrje: thirrja e pare - e perkohshme, per te cilen na flet ungjilli i katert dhe thirrja e dyte definitive ne Galile, per te cilen na flasin me shume ungjijte sinoptike.

Jezusi zgjodhi dymbedhjete nxenes ne nje mal (Mk dhe Lk). Ky mal gjendet afer Kafarnaumit dhe liqenit. Numri 12 si numer i 12 fiseve te Izraelit, eshte numer i persosur qe ne menyre simbolike zbatohet ne popullin e zgjedhur. Nga kjo edhe domethenia e 12 nxenesve te Jezusit; te cilet do te sundojne mbi dymbedhjete fiset e Izraelit (Mt 19,19). Sikurse e perfaqesuan Izraelin 12 fiset e Jakobit, popullin e ri te zgjedhur do ta perfaqesojne 12 nxenesit e Jezusit ne krye me Pjetrin. Sipas shen Markut, qellimi i kesaj bashkesie eshte te jene me Jezusin dhe ti dergoje te predikojne. Ata do te predikojne cfare predikoi Jezusi. Ne cdo rast ata do te paraqiten me pushtetin e Jezusit. Ata do te jene te derguarit e Jezusit qe ne gjuhen greke do te thote "Opustull". Ungjilli i katert nuk na thote asgje mbi zgjedhjen e dymbedhjeteve, porsi sinoptiket, por ne kete ungjill behet fjale gati mbi te gjithe keta nxenes te ngushte te Jezusit.

Brenda kesaj bashkesie Jezusi kishte nje grup te vogel te perbere prej Pjetrit, Jakut dhe Gjonit. Keta ne nje menyre ishin te privilegjuar. Kete e shohin te Mt 17,1-2; Mk 5,37-43; Lk 22,13 e ne vende te tjera. Pervec ketyre dymbedhjeteve, te cilet ishin anetaret e bashkesise se ngushte te Jezusit. Keshtu permenden 72 nxenes. Nga ky rreth i gjere, Jezusi zgjodhi dymbedhjete.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #25 më: 08-11-2007, 09:49:08 »

Të Dymbedhjetët, Apostujt


Ungjijte sinoptike dhe Veprat e Apostujve permendin emrat e dymbedhjete nxenesve. Ne keto kater libra, regjistri i ketyre nxenesve gjithnje fillon me Simon-Pjetrin dhe mbaron me Juda Iskariot.

Duke i lexuar te gjithe keta regjistra takojme shume emra, me shume se dymbedhjete. Disa anetar te kesaj bashkesie kane emra te njejte, por per kete arsye pas emrit kane shtojce: emrin e Atit apo fisit.

Si shembull ta marrim Jakobin. Permenden dy Jakoba: vellai i Gjonit - biri i Zebedeut i quajtur plak dhe Jakobi i biri i Alejit ose Jakobi i Ri. E njejta gje eshte me Juden: Juda Tade dhe ai nga Karioti.

Juda, te cilin e takojme tek Lk dhe Vap eshte i njejti me Juden e Jakobit, te cilin e takojme te Mt dhe Mk.

E njejta gje eshte edhe me nxenesin Natanael. Kete nxenes me kete emer e takojme te Gjoni, derisa te te tjeret ky nxenes quhet Bartol. Edhe ketu eshte i njejti nxenes. Keshtu sqarohet kjo mjegull mbi shume emra ne regjistra te Apostujve.


Te dymbedhjetet ishin keta: Simon Pjetri, Andrea (i vellai i tij), Jakobi Plak dhe i vellai Gjoni (bijte e Zebedeut), Filipi, Natanaeli-Bartoli, Toma, Levi-Mateu, Jaku i Ri, Alfeu, Juda Tadeu i Jakut, Simon Kenani-Zelltar, Juda nga Karioti.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #26 më: 08-11-2007, 09:49:37 »

Jezusi dhe nxënësit e tij


Simoni - Pjetri

Ishte i biri i Gjonit. Lindi ne Betsaide. Kishte edhe nje vella, Andrean. Pjetrin e takojme me familje ne Kafarnaum, ku edhe banonte. Ishte peshkatar. Duket qe ishte ne moshe kur e thirri Jezusi per nxenes. Ungjilltaret na thone se Jezusi e thirri Pjetrin te parin.

Pjetrin do ta veshtrojme ne 3. periudha (etapa):

a) prej thirrjes qe te jete nxenes deri ne diten e Ringjalljes;
b) nga Ringjallja deri per Rreshaj dhe
c) nga Rreshajet deri ne vdekje.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #27 më: 08-11-2007, 09:50:13 »

a) Etapa e pare: prej thirrjes qe te jete nxenes deri ne diten e Ringjalljes

Derisa Pjetri me Andrean hidhte rrjetat ne liqenin e Gjenezaretit e thirri Jezusi per nxenesit e tij. Simoni e pranon kete pa kundershtim (kjo ishte thirrja e dyte). Prej kesaj kohe Simoni ishte me Jezusin: e percillte, degjonte dhe shikonte veprat e Jezusit (krah Mt 4, 18 ). Jezusi ishte shpeshhere mysafir ne shtepine e Pjetrit. Kur nje here u semua vjehrra e Pjetrit e sheroi Jezusi (Mt 8, 14).

Njehere kur ndodheshin ne barke dhe Jezusin e kishte zene gjumi, u cua nje stuhi. Pjetri kerkoi ndihme menjehere tek Jezusi, sepse kishin frike mos po permbyteshin (Mt 8, 24-27).

Jezusi dergoi nxenesit e tij (nder ta edhe Pjetri) per te predikuar dhe per te fituar eksperience predikatare (Mt 10, 5-42). Simonin e takojme porsi te tjeret si njeri i cili nuk i kupton fjalet dhe shembelltyrat e Jezusit (Mt 13, 36). Jezusi ecte mbi uje. Simoni kur e pa, kerkoi nga Jezusi te ecen dhe ai. Pasi qe Jezusi i dha leje e Simoni kur pa ne te vertete po ecte mbi uje, dyshoi dhe gati u fundos. E shpetoi Jezusi (Mt 14, 22-33).

Ne Cezare te Filipit Simoni e rrefen fene e vet dhe te shokeve ne Jezusin: "Ti je Mesia - Biri i Hyjit te gjalle" (Mt 16, 16). Me kete rast Jezusi i thote Simonit se eshte i lumtur dhe ia nderron emrin ne Pjeter-Shkemb mbi te cilin do te ndertoje Kishen e vet dhe dyert e ferrit s'do te ngadhenjejne kunder saj.

Kur Jezusi thote se Simoni eshte Shkemb, mendon ne personin e Simonit dhe jo ne kualitetet e tij. Jezusi eshte guri i kendit (1 Pj 2, 4), por ne Pjetrin do te ndertoje Kishen. Qe nga ky moment Pjetri ka "primatin e fese dhe se vertetes" (krah 1 Pj 2, 6).

Pushtetin qe e mori Pjetri nga Jezusi, do ta zbatoje ne bashkesi me Apostujt e tjere (Mt 18, 8; Gjn 20, 23).

Nuk do te kaloi shume kohe, ndoshta te njejten ore, Jezusi qorton Pjetrin. Jezusi qorton menyren e mendimit te Pjetrit. Pjetri mendoi porsi njeri i thjeshte, duke iu shmangur Jezusit per ta zbatuar planin e Hyjit (Mt 16, 23).

Jezusi e njeh shume mire Pjetrin, njeh shpirtin dhe fene e tij. Per kete edhe lutet per te, qe feja e tij te mos mungoje. Por ti - i thote Pjetrit - kur te kthehesh forcoi vellezerit e tu (Lk 22, 31-32). Mbas gjashte ditesh, Jezusi mori Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin i dergoi ne vetmi, ne nje mal te larte. Aty u shnderrua nder sy te tyre. Jezusi deshiron qe Pjetri te jete deshmitar i Hyjnise se tij (Mt 17, 1-2). Keta te tre nxenes prape i gjejme ne shtepi te Jairit, ku Jezusi i ngjalli vajzen e tij (Mt 9, 23-25). Porsi te tjeret edhe Pjetrin e takojme te habitur, kur nuk munden ta debojne djallin, i cili ishte ne nje djalosh. Jezusi iu tregoi arsyen: "per shkak te besimit tuaj te paket" (Mt 17, 19-20). Ne Kafarnaum iu afruan Pjetrit ata qe mlidhnin tagrin e Tempullit. I derguari i Jezusit, Pjetri shoi e hodhi grepin, zuri peshkun e nga goja e tij e muar nje stater me te cilin pagoi tagrin per vete dhe Jezusin (Mt 17, 24-27). Pjetrit, porsi te tjereve i interesonte se kush do te jete i pari ne mbreterine e Jezusit. Jo vetem qe nuk i pelqeu pergjigjja e Jezusit, por as qe e kuptonte (Mt 18, 1-5). Pjetri e pyet Jezusin sa here duhet fale vellai ne qofte se gabon? Pjetri mendoi se eshte mjaft shtate here dhe pret miratimin nga ana e Jezusit. Por Jezusi thote se duhet falur deri ne persosmeri (Mt 18, 21-22). Edhe per sa i perket marteses Pjetri nuk e kupton planin hyjnor (Mt 19.10). Pjetrin e takojme te rrepte, te ashper, kur i largon nenat te cilat i linin femijet t'i bekoje Jezusi. Jezusi edhe ketu e qorton Pjetrin (Mt 19, 13-15).

Pjetrit i intereson cka do te fitoje ai dhe shoket e tij, pasi qe la cdo gje dhe shkoi pas Jezusit. Jezusi premton Pjetrit dhe te tjereve riperteritje te botes dhe do te rrine mbi dymbedhjete frone dhe do te gjykojne fiset e Izraelit (Mt 19, 27-28 ).

Perseri e shohim Pjetrin te habitur dhe te skandalizuar, kur e shohin Jezusin duke biseduar me samaritanen (Gjn 4, 27).

Njehere kur Jezusi foli mbi trupin e vet porsi buke dhe jete, per shume degjues (dhe nxenesit e tij) ky mesim ishte i pakuptueshem. Jezusi i pyeti edhe te Dymbedhjetet, mos duan te shkojne edhe ata. Por Pjetri perseri pergjigjet ketu ne vend te apostujve: "Ti e ke fjalen e Jetes se pasosur. Ne besojme dhe dime se ti je shenjti i Hyjit". (Gjn 6, 67-70).

Te enjten mbremje, Jezusi e dergon Pjetrin dhe Gjonin ta bejne gati darken (Lk 22, 8 ). Po ne kete dite, vetem ne mbremje, Jezusi ua lau kembet nxenesve si shembull sherbimi. Kur arriti te Pjetri, ky i kundershtoi, duke menduar se nuk eshte i denje t'ia laje kembet Mesuesi. Por pasi qe i tha Jezusi, nese nuk do ti laje kembet, nuk do te kesh pjese ne mua, Pjetri pajtohet (Gjn 13, 6-9). Jezusi u tha se te gjithe nuk jane te paster dhe se njeri prej tyre do ta tradhetoje. Pjetrin si duket, kjo gje e mundoi per se tepermi dhe donte te dinte se kush ishte ai. Saqe ai vetvetes nuk i besonte. E shtyti nxenesin, te cilin Jezusi e donte vecanarisht, ta pyet Jezusin se kush ishte tradhetari. Pas pergjigjes se Jezusit, qe i dha Gjonit, Pjetrit i ra guri nga zemra. Ai nuk ishte tradhetari (Gjn 13, 22-25).

Pjetri nuk eshte tradhetar, por eshte mohues. Kur Jezusi njehere tha sesi se shpejti do te shkoje. Pjetri e pyet ku mendon te shkoje. Jezusi i tha se ku do te shkoi ai vet, Pjetri nuk do te mund. Mirepo Pjetri premton se ne qofte se duhet edhe jeten do ta jap per Jezusin. Atehere Jezusi i tha Pjetrit se do ta mohoje: kete Pjetri aspak nuk e besuar se do te ndodhe nje gje e tille (krah Gjn 13, 36-38 ). Por kjo ndodhi. Jezusin e kapen dhe derguan tek Ana. Me ndihmen e Gjonit, Pjetri hyri ne oborrin e kryepriftit dhe i fiksoi syte drejt Jezusit, ne ate moment iu kujtuan fjalet e Jezusit, menjehere doli jashte dhe qau me lot per faqe (Mt 26, 69-75).

Disa ore me pare, derisa ishin ne Gjetseman e kapen Jezusin. Megjithese Pjetri ishte i pergjumshem, reagoi me force: nxori shpaten e i ra sherbetorit te kryepriftit dhe ia preu veshin e djathte. Jezusi per kete e qortoi Pjetrin dhe sheroi sherbetorin (Gjn 18, 10-11).
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #28 më: 08-11-2007, 09:50:58 »

b) Etapa e dyte: Prej Ringjalles deri ne Rreshaje

Prej atehere kur doli duke qare nga oborri i kryepriftit e deri te dielen, Pjetri nuk permendet ne Ungjill. Diten e pare pas se shtunes, pra te dielen, Pjetrin e takojme me nxenes te tjere ne Jerusalem, te mbuyllur ne nje dhome, plote frike dhe pasiguri. Grave, te cilat heret ne mengjes shkuan tek vorri i Jezusit, engjelli i porosit te kthehen e t'iu thone nxenesve, ne vecanti Pjetrit se Jezusi eshte ngjallur (Mk 15, 7). Grate u kthyen nga varri dhe e njoftuan per te gjitha. Atehere Pjetri u cua, vrapoi dhe arriti te varri (Lk 24, 9.12). Por para Pjetrit arriti Gjoni (ishte me i ri dhe me i shpejte), por nuk hyri ne varr. Priti te parin e bashkesise, Pjetrin (Gjn 20, 3.10).

Ngjarjet rreshtohen. Dy nxenesit qe ishin ne rruge per ne Emaus, ne mbremje e njohin Jezusin ne thyerjen e bukes. Ata u kthyen ne Jerusalem dhe i treguan Pjetrit dhe te tjereve (Lk 24, 13-35). Te njejten dite nxenesit ishin ne dhome.

Erdhi Jezusi mes tyre. Keta menduan se eshte ndonje shpirt. Por Jezusi iu jep fakte, iu tregon duart dhe kraharorin (Gjn 20, 19-20). Duket se Pjetri tani filloi te besonte me shume. Sipas ungjillit te katert, Jezusi iu deftua prape nxenesve pas tete ditesh, kur me ta ishte edhe Toma (Gjn 20,24-29). Feja e Pjetrit rritej gjithnje e me shume.

Ne letren e pare drejtuar Korintasve (15, 5) lexojme se Jezusi iu deftua vetem Pjetrit. Nuk kemi asnje arsye per te mos besuar per kete. Jezusi porositi nxenesit te shkojne ne Galile, ku do te takohet me ta.

Pjetri me shoke arriti ne Galile. Nje mbremje Pjetri propozoi te gjuajne peshk. Ishin vetem shtate nxenes. Jezusi ishte ne breg, por nuk e njihnin. Ky njeri i panjohur, pasi qe i pyeti nese ka peshk dhe keta i pergjigjen jo, atehere iu tha ti hidhnin rrjetat ne anen e djathte te barkes. Nxenesi, te cilin Jezusi e donte ne vecanti, kur pa mrekulline i tha Pjetrit: "Eshte Zoteria!" Kur Pjetri degjoi per kete, pa pertese u hodh ne det dhe notoi gjer ne breg. Edhe tani Pjetri gjendet para Jezusit i lavderuar.

Duke ngrene mengjes. Pjetrit i bien nder mend mohimet. Jezusi i jep mundesi Pjetrit ta permiresoj kete, duke shpallur dashurine e tij ndaj Jezusit.

Ne tri pyetje te njejta te Jezusit: "A me do...?", Pjetri pergjigjet: Po.

Me kete rast Jezusi ia dorezon grigjen e vet Pjetrit qe te kete nen kujdes (Gjn 21, 1-9). Grigja eshte Kisha.

Por Jezusi perseri e qorton Pjetrin, sepse duket se ishte pak xheloz ne nxenesin qe e donte Jezusi vecanerisht (Gjn 21, 10-21).

Pas ketyre diteve u kthyen ne Galile, pastaj ne Jude. Ishin ne Jerusalem. Pasi qe hengren, perseri iu premtoi se do ta dergoje mbi ta Shpirtin Shenjt, iu urdheroi te rrine ne Jerusalem, derisa te vije i Premtuari. Pastaj i mori Jezusi dhe shkuan ne Betani, ku ne syte e tyre, duke i bekuar, u ngjit ne qiell. Ndodhi kjo pas katerdhjete ditesh pasi qe u ngjall Jezusi (Lk 24, 50-52).

Pasi qe Jezusi u nda prej tyre, u ngjit ne qiell, Pjetri me te tjeret mbeti ne Jerusalem, ku priste premtimin e Jezusit ne lutje. Nje dite propozoi te zgjidhet njeri nder vellezerit ne vend te Judes. U zgjodh Mateu (Vap 1, 15 - 15, 26).
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #29 më: 08-11-2007, 09:51:49 »

c) Etapa e trete: Pjetri prej Rreshajve deri ne vdekje

Pesedhjete dite pas Ringjalljes, premtimi i Jezusit u zbatua. Ishin ne Jerusalem. Papritmas u ndie nje ushtime nga qielli, si shungullime e eres se forte dhe e mbushi tere shtepine, ku ishin ata. Atyre atehere iu duken gjuhe, si te ishin zjarri.

Keto u ndan e zune vend nga nje mbi secilin. Te gjithe u mbushen me Shpirtin Shenjt dhe filluan te flasin ne gjuhe te ndryshme, ashtu di Shpirti Shenjt i ndriqonte te shpreheshin (Vap 2, 1-4). Shumica besuan ne fjalet e Pjetrit dhe u pagezuan (Vap 2, 1-4). Pjetri ishte plote guxim, pra krejtesisht tjeter. Nje here kur Pjetri e Gjoni shkonin ne Tempull per lutjen e ores se nente, Pjetri ne emer te Jezusit e sheroi nje qe calonte (Vap 3, 1-10). Per kete arsye i futen ne burg. Edhe para Keshillit te Larte Pjetri pa frike shpall Jezusin. Megjithese i urdheruan rreptesisht qe ne te ardhmen te mos flasin ne Emer te Jezusit, Pjetri prape e merr fjalen dhe nuk hesht (Vap 4, 1-22). Pjetrin e takojme autoritet ne rastin e Ananise dhe Safires (Vap 5, 1-6). Mandej Pjetrin e Gjonin bashkesia i dergon ne Samari. Keta shkuan dhe u luten per ata qe besuan qe ta marrin Shpirtin Shenjt, sepse nuk kishte zbritur akoma mbi ta (Vap 8, 14-17). Pjetri prape plot autoritet e qorton njefare Simonin, i cili deshi ta blinte pushtetin qe kishte ai me pare (Vap 8, 18-24). Ne udhetim per ne Jerusalem keta te dy predikuan Jezusin ne shume fshatra te Samaritaneve (Vap 8, 25).

Pjetri nuk pushoi duke ungjillezuar dhe duke i forcuar vellezerit ne fe. Keshtu arriti ne Lide. Ketu e sheroi ne emer te Jezusit nje njeri qe ishte i paralizuar tete vjet, me emer Enè (Vap 9, 32-35). Pjetrin e takojme ne Jope, ku e ngjalli Tabiten (Vap 9, 36-43).

Pjetri luan rolin kryesor ne ungjillezimin e paganeve. Ne kete menyre ia hapi deren ungjillezimit deri ne fund te botes. Ne thirrje te Kornelit, qe ishte kapiten si dhe i udhezuar nga Hyji ne enderr, Pjetri hyn ne shtepi te paganit. Nuk ishte i vetem. Kishte me vete gjashte vellezer si deshmitar. Ne shtepi te Kornelit, Pjetri predikoi Jezusin dhe e pagezoi ate dhe familjen e tij (Vap 10, 9-48 ). Sapo eshte kthyer ne Jerusalem e sulmuan per arsye sepse po pagezonte paganet. Pjetrit iu desh t'ua shpjegoje te gjitha ngjarjen. Pas ketij shpjegimi, u qetesuan dhe filluan te lavderojne Hyjin (Vap 11, 1-18 ). Kjo ngjarje per Kishen ishte shume me rendesi: paganet pranojne fene. Pjetri eshte ai i cili beri hapin e pare.

Pasi qe Herod Antipa I (41-44 pas Kr.) me shpate e preu Jakobin, e kapi edhe Pjetrin dhe e futi ne burg, engjelli i Hyjit e cliroi Pjetrin dhe ai shikoi ne shtepi te Marise, nenes se Gjonit qe quhet Mark. Pas takimit me apostuj dhe vellezer te tjere, Pjetri e leshon Jerusalemin dhe shkon ne Cezare.

Ne vend te Pjetrit bashkesine e krishtere te Jerusalemit e udheheq Jakobi (Vap 12, 1-18) - (vellai i Zoterise - kujdes! Ne mentalitetin dhe kulturen hebraike, vellezer i quanin edhe kusherinjte, dicka e ngjashme edhe ne popullin tone shqiptar..). Mirepo, Pjetrin perseri e takojme ne Jerusalem, qe do te thote se gjithnje i vizitonte bashkesite. E takojme atehere, kur Pali vjen ne Jerusalem, e do qe te takoje Pjetrin. Pali mbeti pesembedhjete dite me Pjetrin, duke u njoftuar me mesimin e Jezusit dhe te apostujve (Gal 1, 18).

Ne koncilin e Jerusalemit (viti 49-50), fjalet dhe autoriteti i Pjetrit sqaron cdo marreveshje. Pjetri deklaron lirine e paganeve ne Kishe, duke u thirrur ne ngjarje me Kornelin. Pjetri eshte i qarte: "vetem feja ne Jezusin pastron zemrat dhe jep shpetimin" (Vap 15, 5-12). Pas koncilit Pjetri shkon ne Antioki, ku Pali e kundershton dhe Pjetri e pranon kritiken (Gal 2, 11-14).

Duke lexuar letren e pare te Pjetrit, shohim se Pjetri ungjillezoi ne Pont, Galaci, Kapadoki, Azi dhe Bitini. Sic shihet, Pjetri udheton prej vendit ne vend, duke ungjillezuar dhe forcuar besimtaret ne fe.

Tradita kishtare eshte shume e forte, kur thote se Pjetri arriti ne Rome. Viti kur Pjetri arriti ne Rome, nuk dihet. Mbi veprimtarine e Pjetrit ne Rome lexojme ne letren e Klementit, derguar Korintianeve (5, 1-5; 6, 1-2). Poashtu edhe Injaci i Antiokise permend Pjetrin ne kete qytet, ne kete leter te vet derguar Romakeve (4, 3). Keto argumente i verteton edhe kapitulli XXI-te i Ungjillit te katert. Letra e Pjetrit perfundon, duke thene se eshte shkruar ne Babilon - Rome. Prandaj, sic na meson tradita, Pjetri e udhehoqi kete bashkesi 25 vjet dhe po ne kete qytet vdiq ne kohen e Neronit (ndermjet vitetve 63 - 68). Supozohet te kete vdekur ne vitin 63 me besimtare te tjere.

Te drejtat e Pjetrit apostull, porsi i pari i Kishes, keto te drejta kalojne ne pasardhesin e tij, pra ne Ipeshkvin e Romes. Gjate historise Ipeshkvi i Romes, fiton titullin "Pape", sepse eshte zevendes i Jezu Krishtit ne toke. Papa i sotem eshte 266. zevendes me radhe i Shen Pjetrit.
E identifikuar

Faqe: 1 [2] 3 4   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Kujt besimi i perkisni?
  • Dot Muslimane
  • 39 (72%)
  • -
  • Dot Katolike
  • 5 (9%)
  • -
  • Dot Ortodokse
  • 4 (7%)
  • -
  • Dot Protestante/Ungjillore
  • 1 (1%)
  • -
  • Dot Të Krishtere jashtë sistemit fetar
  • 2 (3%)
  • -
  • Dot Ateiste
  • 3 (5%)
  • -
  • Numri total i votave: 54
  • Shiko temen

* Sponsor