Faqe: [1] 2 3 4   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Jezu Krishti, Mësues e Zot .  (E lexuar 2757 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« më: 07-11-2007, 09:49:52 »

Mësime mbi Jezusin - Gjithçkja mbi Jezu Krishtin Zot


JEZUSI I HISTORISE

Të dhënat historike dhe burimet hebraike

Kater Ungjijt me se na flasin mbi Jezusin nga Nazareti. Por qellimi i ketyre librave nuk eshte ta pershkruajne kronologjine e jetes dhe te veprave te Jezusit. Pos ketyre burimeve kemi edhe burime te tjera qe na flasin mbi ekzistencen historike te Jezusit. Keto burime ndahen ne tre grupe:


Burimet hebraike (deshmi jashte Bibles)

Jozef Flavi u lind ne vitin 37. pas Krishtit ne Jerusalem. Eshte historian. Vepren "Te vjetrat e hebrenjve" e shkroi diku ne vitin 94 pas Kr. ne dymbdhjete volume. Ne kete veper Jezusi permendet dy here. Ne librin XVIII - 3,3 paragrafi 63-64 shkruan keshtu: "Ne ate kohe Jezusi, njeri i urte, ne qofte se mund te quhet njeri. Prandaj, beri mrekulli te medha dhe ishte mesues populli. I afroi afer vetes shume judenj dhe greke. Megjithese Pilati me kerkese te krereve te popullit tone e denoi me vdekje ne kryq, ata te cilet e donin i mbeten besnik".

Ai perseri u deftua pas tre ditesh i gjalle, porsi profetet kete e paralajmeruan. Deri ne dite tona ekziston populli i cili quhet ne emer te tij: te krishteret!"
Ne librin XX - 9,1 kemi nje tekst i cili quhet "teksti i Jakobit". Ketu lexojme: "Anania thirri nje mbledhje gjykatesish dhe solli Jakobin, vellan e Jezusit te quajtur Krisht dhe disa te tjere..." Pos ketyre kemi edhe deshmi ne Talmud.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 07-11-2007, 09:50:38 »

BURIMET GREKO-ROMAKE

Kornel Taciti ishte historian i madh romak. Lindi reth vitit 55 pas Kr. dhe vdiq rreth vitit 129. Ne kohen e Trajanit, ne vitin 116 shkroi vepren "Vjetaret". Ne kete liber permend ndezien e Romes ne kohe te Neronit ne vitin 64 pas Kr. Ne Librin XV, 44 lexojme: "Per te qetesuar popullin, Neroni i paraqiti si fajtor dhe e nenshtroj ne mundime te medha, ata te cilet i quante popull te krishtere, per arsye te veprave te kota. Themeluesi i emrit te tyre ishte Jezu Krishti, i cili ne kohe kur mbreteronte Tiberiani ishte denuar me vdekje prej Ponci Pilatit. E shtypur per pak kohe, kjo bestytni perseri shpertheu, jo vetem ne Jude, ku ishte fillimi i kesaj te keqeje, por edhe ne qytetet ku e keqja dhe tmerri gjenin admirues".


Plini i Vogel

Ishte zevendes i mbretit Trajan (98-117) ne Betani. Ky ka korrespondence me mbretin. Ne leterkembim pyet Trajanin si duhet te sillet me te krishteret. Trajani nuk jep asnje ligj, as qe kishte ndonje ligj te shkruar, por e udhezon Plinin si duhet te veproje. Pra porosit qe mos t'i japin rendesi letrave anonime, mos t'i gjykoje ata te cilet, pas hetimeve zyrtare ia kthejne shpinen krishterimit, por ata qe mbajne te veten ti denoje.


Svetoni

Svetoni ishte kritik i njohur. Te njohur e beri vepra e tij "Jeta e te dymbedhjete mbreterve". Kjo veper u shkrua rreth viteve 111-112.
Svetoni kur flet per mbretin Klaudi (41-54 pas Krishtit) shkruan: Mbreti Klaud dha urdher qe te largohen nga qyteti hebrenjte - te krishteret - sepse ata u bene, me ndikimin e njefar Krishti, shkaku i shqetesimeve.
Svetoni kur fol mbi jeten e mbretit Neron shkruan: ne mundime i shtinte te krishteret, nje lloj njerezish, te cilet ishin te dhene pas nje bestytnie te re dhe te demshme.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 07-11-2007, 09:51:20 »

BURIMET KRISTIANE


Ne BR (Beselidhja e Re) mbi jeten e Jezusit na flasin 4. ungjijt: Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni. Edhe ne kreret e pare te Veprave te apostujve kemi disa te dhena.
Keta libra jane historik, por jo ne kuptimin e historise se sotme. Qellimi i tyre eshte te na japin nje pamje te vertete: kush ishte ne te vertete Jezu Krishti i Nazaretit.
Me kete nuk anulohet elementi historik, i cili eshte i dukshem dhe i rendesishem. Ungjijt na paraqesin Jezusin me fjale teologjike, fjale feje e jo historine e tij te thjeshte.

Megjithate duke lexuar keto libra mund te konstruktohet jeta tokesore e Jezusit, ekzistenca historike.

Pos ketyre librave te BR, kemi edhe shume burime te tjera kristiane. Ti cekim disa: "Didake" (shkrese e dhjetevjeqarit te fundit te shekullit te I-re); Letra e Klementit te Aleksandrise derguar romakeve (shkruar rreth vitit 96); deshmite e shen Injacit te Antiokise (rreth vitit 107); Letra e shen Polikarpit derguar Filipianeve (shkruar ne fillim te shekullit te dyte); Vepra e shen Justinit (i cili lindi mes viteve 100-119); "Dialogu me Trifonin"; shen Ireneu, nxenes i shen Polikarpit (letrat e tij te shkruara ne fillim te shekullit te dyte); "Diatessaron" i Tacianit (shkruar diku rreth vitit 170); Kater koncilet e pergjithshem te Kishes: ne Efes (viti 325); ne Konstantinopol (381); ne Efes Koncili i dyte Ekumenik (viti 431) dhe ne Kalcedon (451).

Kemi edhe apokrifet (libra te cilet nuk bejne pjese kanonikisht ne librat e BR, quhen me kete emer sepse ekzistojne dyshime mbi frymezimin hyjnor te ketyre librave): Ungjilli sipas Tomes, Ungjilli sipas Barnabes dhe vepra te tjera.
Pastaj kemi edhe kodekse. Me te njohurit jane: Codex Sinasticus, Codex Vaticanus, Codex Aleksandrinus (te gjithe te shekullit te IV). Kemi edhe "Papirus Badne" (shekulli II-te); Papirus Chester Beatty (shekulli III-te).
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 07-11-2007, 09:51:53 »

FIZIONOMIA E JEZUSIT

Mbi fizionomine e Jezusit nuk kemi asgje te shkruar qe mund ti besohet. Ungjilltaret mbi kete teme heshtin. Shen Ireneu (fundi i shekullit te dyte), i cili ishte mik i shen Polikarpit (ky i fundit nxenes i apostujve) na thote: Fizionomia e Jezusit na eshte krejtesisht e panjohur. Kete e thote edhe shen Augustini (shekulli IV-te).

Tani si argument mbi fizionomine e Jezusit kemi "Pelhuren e Torinos" e cila na paraqet nje njeri te kohes se Jezusit, i cili ka perjetuar fatin e njejte me Jezusin. A ishte ne kete pelhure i mbeshtjelle trupi i Jezusit apo jo? Shumica besojne se ky ishte Jezusi nga Nazareti.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 07-11-2007, 09:52:30 »

PRINDERIT E JEZUSIT


Jozefi

Jozefi ishte biri i Jakobit (krah Mt 1,16; Lk 3,23) i fisit te Judes. Nuk dime saktesisht se ne c'vit ka lindur. Eshte per te besuar se lindi ne Nazaret, ku punonte si zdrukthtar. Perkiste fisit te Davidit Mbret. Ishte fejuar me nje vajze nga Nazareti me emer Maria.
Kur pa ndryshime ne te fejuaren, pasi ishte njeri i mire dhe i drejte, deshiroi ta leshoje fshehurazi. I keshilluar nga engjelli, ai vendosi te martohet me Marine. Para popullit dhe ligjit Jozefi u be burri i Marise e me vone babai i Jezusit. Keshtu e therriste edhe Jezusi, megjithese ne te vertete ai nuk ishte babai i tij.
Pas kthimit nga Jerusalemit, kur Jezusi ishte dymbedhjetevjeqar, Jozefi me nuk permendet ne BR.
Jozefi ishte njeri i pershpirtshem dhe plote fe. Kishte kujdes te vecante ndaj Marise dhe Jezusit.


Maria

Edhe per Marine nuk kemi te dhena te sakta se kur ka lindur. Nga Tradita dhe Ungjijte Apokrif dime emrat e prinderve te saj: Ana dhe Joakimi. Nje gje eshte e sigurte, se ajo ka lindur ne Nazaret, poashtu edhe Maria i perkiste fisit te Davidit.
Derisa ishte ende e fejuar per Jozefin, ne shtepi te saj iu deftua Engjelli i Hyjit dhe i lajmeroi se ajo eshte e zgjedhur prej Hyjit dhe i lajmeroi se ajo eshte e zgjedhur prej Hyjit te jete e denje ta linde birin e Zotit me fuqi te Shpirtit Shenjt, i cili do te zbres dhe do te hyje ne kraharorin e saj. Ajo kerkoi nga Engjulli qe t'ia shpjegoi kete gje, dhe pastaj me plote fe dhe gezim ajo pranoi duke thene: u befte vullneti i Zotit.

Pas kesaj ngjarjeje ajo shkoi tek kusherira e saj Elizabeta dhe Joakimi. Aty qendroi tre muaj dhe i ndihmoi Elizabetes, e cila lindi Gjon Pagezuesin. Pasi qe u martua me Jozefin, Maria shkoi tek ai dhe jetoi me te. Disa jave para se te lind, u nisen per ne Betlehem ne regjistrim ku edhe lindi Jezusin.

Sikurse cdo hebre edhe ajo shkoi ne Tempull pas katerdhjete ditesh. Me kete rast kushtoi Jezusin ne Tempull te Jerusalemit. Per cdo vit shkonte ne Jerusalem per Pashke. Pasi qe Jezusi mbushi katermbedhjete vjec, ajo dhe Jozefi e moren Jezusin me vete per Pashke ne Jerusalem. Pasi qe e gjeten Jezusin, tre dite me vone ne Jerusalem, u kthyen perseri ne Nazaret.

Marine e takojme ne fillim te ministerit te Jezusit, si psh. ne nje dasem tek kusherinjt e saj ne Kane te Galilese, edhe Maria ishte e pranishme. Jo vetem e pranishme, por edhe plote kujdes qe dasma te perfundoj me nder.
Ajo edhe e njoftoje te birin te ndermarr dicka, se pothuajse e ter vera kishte te perfunduar. Jezusi ne kete dasem beri mrekulline e pare (Gjn 2,1-11). Nenen e Jezusit e takojme edhe ne oret e fundit te jetes se birit te vet. Ishte e pikelluar, zemerthyer, plote dhimbje, me lot prane kryqit, ku birin e saj e kishin kryqezuar (Gjn 19,25-27).

Maria ishte me apostuj ne Jerusalem gjate zgjedhjes se pasardhesit te Judes (Vap 1,14).
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #5 më: 07-11-2007, 09:53:08 »

Mishërimi i Jezusit


Të misheruarit

Më gjerësisht se të tjerët ungjilltarë na shkruan shen Luka. Sipas planit të Hyjit, Birit te tij iu desh nëna. E zgjedhura nder vajza ishte Maria, e fejuara e Jozefit.

"Tek hebrenjteë koha për martesë fillonte shume heret, mirpo martesa kryesisht është bërë diku në vitin e 18 të jetës. Koha ndermjet fejesës dhe martesës nuk ishte e gjatë mëse një vit... Prandaj Maria ishte shumë e re, kur ne kraharorin e saj u misherua Biri i Hyjit".

Maria ishte në shtepi. Nderkohë që Krye-engjelli Gabriel (që do te thotë "fuqia e Zotit") hyn në shtëpi dhe e pershendeti Marinë! Pasi që ishte pershendetje solemne dhe jo e perdishme, ajo u habit dhe u tremb. Perjetimi dhe takimi me engjellin nuk është i perditshëm. Gabrieli ia shpjegon dhe ia sqaron ardhjen dhe qellimin, duke e lajmeruar se çka do të ndodhë me Marinë, është punë hiri dhe plani i Hyjit: do ta lindë një djalë dhe do ta quaje Jezus. Maria kishte plotë të drejtë, kur nuk e kuptoi ketë, sepse ishte ende vajzë.

Pas sçarimit të Gabrielit, Maria e pranon, plot fe në Hyjin, të bëhet vullneti i Hyjit, ne ate çast Biri i Hyjit fillon të mishërohet në kraharorin e Marisë, pasi që në të zbriti Shpirti Shenjtë.

Kjo ngjarje ndodhi diku në fillim të vitit 747 apo 7-5 para Krishtit.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #6 më: 07-11-2007, 09:53:58 »

Regjistrimi i popullit

Mbreti dha urdhër të bëhej regjistrimi i popullsisë në tërë boten. Ky urdhër e perfshiu edhe Galilenë e Judenë si dhe tërë vendet që ishin nën sundimin romak.

Në histori, siëç na thotë edhe Jozef Flavi, e dimë se një regjistrim në këto krahina u bë në kohë te Kuirinit (guvernator i Sirise), mirepo ai ndodhi më vonë diku ndermjet viteve 5 dhe 7 pas Kr. (Vap 5,37).

Kur shen Luka flet per regjistrimin e parë, duket se mendon në ndonjë regjistrim në kohen kur lindi Jezusi, diku mes viteve 7-5 para Kr., kur Augusti vendosi që nënshtruesit të tregojnë besnikëri dhe degjesë.

Kështu pasi qe ky regjistrim zgjati një apo dy vjet, duhet të jetë diku rreth viteve 7 dhe 5 para Kr., e kjo perputhet me vitin e Lindjes së Jezusit. Por shumë lehtë mund të kuptohet regjistrimi si një plotesim i formularve per tatim.

Pasi që regjistrimi nuk bëhej ne vendbanim, por në vendin ku ishte prejardhja e tyre, Maria dhe Jozefi moren rrugën për Betlehem, sepse ishin prej fisit te Davidit.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #7 më: 07-11-2007, 09:55:29 »

Lindja e Jezusit

Jozefi dhe Maria (e cila ishte shtatzënë) arriten në Betlehem. Marisë i erdhi koha për të lindë. Ajo lindi në një shpellë apo stallë bagetish, ne afersi te fshatit ose ne fshat. Jezusi lindi natën. Barinjtë ishin të parët që paten fat ta shohin Fjalen e Hyjit si njeri, pos Marisë dhe Jozefit. Keta jo vetëm që panë të parët Jezusin, por ishin edhe adhuruesit e parë dhe deshmitarë të parë për Jezusin Mbret. Lindja e Jezusit ndodhi diku mes viteve 7-5 te epokes sonë.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #8 më: 07-11-2007, 09:56:02 »

Emri Jezus


Emri "Jezus" në gjuhen shqipe do te thotë "Hyji shpeton". Këtë emër foshnjes ia dhuroi Engjëlli "e ngjitja emrin Jezus". Zyrtarisht emri foshnjes iu dha të tetën ditë, në diten e rrethprerjes. Ne fjalorin biblik emri ka një rëndësi të madhe. Emri nuk është vetëm emer. Emri ne vete mban natyren, sherbesen, rolin e personit, i cili mban emrin. Ne emrin Jezus fshihet vetia e fshehtë e Jezusit, Hyjit.

Ai me ketë emër na zbulon dergimin, detyren dhe vetinë e Jezusit, Jezusi është Shelbuesi, mbreti i amshuar, Hyj.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #9 më: 07-11-2007, 09:56:45 »

Kushtimi i Jezusit ne Tempull


Maria, katerdhjetë ditë pas lindjes, shkoi në tempull te kushtoi Jezusin. Me të ishte edhe Jozefi. Por ishte edhe ligj që çdo i paralindur mashkull t'i kushtohej Zotit.

Këtë e bënë edhe prindërit e Jezusit. Me këtë u tregua marrëdhenia e Jezusit ndaj Tempullit.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #10 më: 07-11-2007, 09:57:11 »

Takimi me Simonin


Në Jerusalem jetonte një njeri i drejtë dhe i pershpirtshëm me emër Simon. Ai priste ngushëllimin e Izraelit. Shpirti Shenjt ia kishte zbuluar se nuk do te vdiste pa e parë Mesinë.

E priti këtë ditë. Porsa e sollen Jezusin në Tempull, ai e mori në duar dhe i kendoi Hyjit këngen plotë falenderime.

Simoni është tip ideal i pershpirtërisë së Beselidhjes së Vjeter. Simoni mundët në emër te të gjithe atyre të rrefej fenë e gjallë në Mesinë. Beslidhja e Vjetër mund të lëshohet, sepse Beslidhja e Re arriti.

Zbulesa e fshehtësisë në fjalët e Simonit është e qartë; "Hyji e caktoi këtë femijë te shkaktoi rrënim dhe ngritje për shumë njerëz në Izrael"!
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #11 më: 07-11-2007, 09:57:34 »

Profetesha Ana


Profetesha Ana ishte bija e Fanuelit, prej fisit te Aserit, shume e vjeter. Porsi Simoni edhe ajo ishte tip ideal i nje te drejti, te pershpirterise ne Beslidhjen e Vjeter, me agjerim e dhe me lutje. Me kete mori fund Beslidhja e Vjeter duke dhene deshmi per Jezusin, me te cilin filloi nje kohe mesianike - Beselidhja e Re (BR).
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #12 më: 07-11-2007, 09:58:02 »

Vizita e dijetarve


Dijetaret ne lindje ishin njerez qe merreshin, pos te tjerash edhe me magji dhe astrologji.

Duke percjelle nje udhe arriten ne Jerusalem. Ishin nga lindja. Lindja per shkrimtaret e pare te Kishes Antike (Shen Justini, Klementi i Aleksandrise) ishte Persia, Mesopotamia dhe Arabia. Tradita e vjeter e kishes i quan mbreter, me siguri per arsye te dhuratave mbreterore qe sollen. Pasi qe u informuan ne Jerusalem, arriten ne Betlehem dhe i dhuruan: ar, kem dhe mirre. Te mesuarit ne enderr prej Hyjit qe te mos ktheheshin tek Herodi ne Jerusalem, u kthyen ne vende te tyre.

Shen Mateu nuk na tregon numrin, as emrat e dijetarve. Nje tradite shume e vjeter na thote se ishin tre dijetar mbreter. Ketyre tre dijetarve edhe iu dhane emrat: Gaspri, perfaqesues i Azise; Melkiori, perfaqesues i Europes dhe Baltazari, perfaqesues i Afrikes.

Porosia e shen Mateut eshte: filozofia, teologjia, pushteti pagan, pushteti boteror e njerezor vjen per te adhuruar te Verteten, Dijen dhe pushtetin Hyjnor.
Vizita e dijetareve duhet te kete ndodhur diku ne mes te vitit 5. para Krishtit.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #13 më: 07-11-2007, 09:58:26 »

Ikja ne Egjipt dhe kthimi ne Nazaret


Pasi qe dijetaret nuk u kthyen ne Jerusalem per ta njoftuar Herodin per mbretin, keshtu qe Herodi u zemerua. Engjelli nxiti Jozefin te shkonte me Marine ne Egjipt. Por me koke e paguan moshataret e pafaj te Jezusit - deshmitaret e Jezusit me jete.

Jozefi me familje banoi ne Egjipt derisa vdiq Herodi. Ne vitin 4 para Kr. kishte deshire te kthehej ne Betlehem, por pasi qe ne vend te Herodit erdhi Arhelai i cili ishte i ngjashem me te atin, pati frike. Prandaj mori rrugen per ne Nazaret te Galilese.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #14 më: 07-11-2007, 09:58:49 »

Jezusi fëmijë në Tempull

Kur Jezusi mbushi dymbedhjete vjet, prinderit e moren me vete ne Jerusalem per Pashke. Por duket se ligji obligonte cdo djalosh qe, porsa ti mbush dymbedhjete vjet, te shkoje per Pashke ne Jerusalem. Arriten ne Jerusalem dhe e festuan Festen. Pas feste u kthyen per ne Galile. Por Jezusi qendroi ne Jerusalem. Kur prinderit hetuan se biri i tyre nuk ishte me ta, u kthyen dhe e kerkuan. Pas tri ditesh e gjeten mes dijetaresh, duke i degjuar dhe duke iu bere pyetje. Jezusi ne pyetje te Nenes pse e beri kete dha nje pergjigje, qe ata nuk e kuptuan. Mbi kete do te flasim me vone, kur do te bejme fjale mbi Jezusin dhe prinderit e tij.

Jezusi i kthye me ta nga Nazareti, ku u rrit me dashuri dhe kujdes te prinderve, duke qene i degjueshem.

Kjo eshte e vetmja ngjarje, episod ne femijerine e Jezusit prej kthimit nga Egjipti deri ne fillim te veprimtarise publike.

Kjo ngjarje ndodhi per Pashke ne vitin 6 pas eres sone.
E identifikuar

Faqe: [1] 2 3 4   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • A e ka lumturi reale ne kete bote?
  • Dot Po
  • 3 (37%)
  • -
  • Dot Jo
  • 5 (62%)
  • -
  • Numri total i votave: 7
  • Shiko temen

* Sponsor