Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Islami ne Suedi  (E lexuar 2272 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
INDRITI
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« më: 02-05-2004, 22:46:08 »


"Zot i lindjes dhe i perendimit, nuk ka zot tjeter vetem Ai, pra Ate merre per mbeshtetje". Ku`ran 73:9

Kontaktet e para

Nder pershkrimet me te hershme per vikinget, para ardhesit te popujve skandinav sidomos te suedezeve, danezeve dhe norvegjesve, esht nje musliman i quajtur Ibn Fadlan. Ne librin e tij Risala ne vitin 922, si i derguar i kalifit te Bagdatit do ta pershkruante nje varrim te nje prijesi viking. Jo vetem kaq, ai do te pershkruaj edhe ritet dhe traditat e vikingeve sic i kishte veshtruar afer brigjeve te Volges, lum ne Rusine e sotshme. Gjithe teksti i tij mund te lexohet te perkthyer ne gjuhen suedeze ne librin Araber, Vikingar, vÙ†ringar nga Stig Wikander, Stockholm 1978. Mund te paramendohet se si i ka pare cuditshem Ibn Fadlani paganet, vikinget, skandinav. Fjetja e disa meshkujve radhazi me nje grua, mos pastrimi, pija e madhe alkoholike etj, etj, d m th rite tipike pagane e kishin tmerruar ate. Vlen te theksohet se skandinavia nuk u krishterua para shekujve X, Suedia p sh. u krishterua afer viteve 1100.

Rrefimi per vikinget njifet si nje nder pershkrimet me te hershme dhe me autentike te vikingeve ne Suedi dhe Skandinavi. Vikinget karakterizohen si njerez te lundrimeve neper dete dhe lumenje. Si te tille, duke pasur parasysh klimen e ftohte te Skandinavise, gjithmone ishin te perkushtuar ndaj plackitjeve detare por edhe marredhenjeve tregtare. Per plackitje per shembull, nami i tyre do te mberij deri ne Andalusi kurse per tregti me muslimanet perreth kalifatit te Bagdatit. Kjo deshmohet nga zbulimet arkeologjike per monedhat dhe zbukurimet te gjetura perreth qarkut lindor te Suedise, pikerisht reth brigjeve te detit Baltik.

Faktet e siperthena jane kontaktet e para me Islamin dhe muslimanet nga ana Suedeze dhe Skandinave. Do te kete nje ngecje kontakti gjat shekujve te ardhshem por jo pergjithmone.

Mreti Karli XII-te dhe muslimanet

Mbreti suedez, Karli XII-ti, ishte shum i ri kur disa mbreteri perreth Suedise do ti shpallin lufte ne krye me Danimarken[ii]. Shpejt do ti shpartalloj kundershtaret dhe duke e nenshtruar nje pjes te madhe te Danimarkes, nje pjes te Gjermanise, shtetet Baltike dhe filloj nenshtrimin e Rusise. Kjo periudhe, fillimi i viteve 1700-ta, njifet si Suedia e Madhe ose Suedia e Plotfuqishme. Fati deshti ndryshe. Ne betejen e Poltaves me 1709, mes trupave te tij dhe asaj ruse[iii], do te humbe thelle. Mbas disfates, per te shpetuar jeten, mer udhen per te Sulltani ne Stamboll. Ne takimin e tij me Sulltanin do ti propozoj qe te fillojne luften kunder ruseve, tentimi do te deshtoj, por ai do te qendroje per disa vjet ne kryeqendren e perandorise Osmane.

Ne kete takim do te vihen marredheniet e para diplomatike. Miqesia e krijuar do te kurorezohet p. sh. me letren mbreterore me 1718, ku udheheqesve ne qytetin bregdetar ne Karlskrona, ju urdherohet qe muslimaneve tÂ'ju lejohet falja e namazit ne menyren Islame[iv]. Ket privilegj duhet theksuar nuk e kishin per shembull Katoliket e Suedis mbas shizmez dhe ndarjes mes katolikeve dhe protestanteve gjat shekullit 1600-te.

Ky gjest i Karlit te XII-te ishte koha me e heret per lejimin e besimit dhe faljes se namazit Islam ne token suedeze. Dhe marredheniet e shkelqyera qe pasuan mbas qendrimit te tij disa vjecare ne kryeqendren e kalifatit Islam ne Stamboll do te mbetet si njelloj tradite bashkpunimi dhe mirebesimi te ndersjellte.

Konvertimet e para dhe Kur`ani

Ky mirebesim i krijuar ne kete kohe do te shtoj interesimin per Islamin si fe. Shkrimtari dhe diplomati Gustaf Noring (1861-1937) ne vitin 1884 konvertoj ne Islam, me emrin Ali Nouri dhe perfundimisht u vendos ne Stamboll.[v] Njeriu i artit, sidomos i dhene pas kubizmit ne arte, Ivan Aguéli (1869-1917) esht nje tjeter shembull i perqafimit te fese Islame dhe emri i tij musliman do te jete Abdul Hadi al-Maghrabi.[vi] Perkthimet e Kuranit te Shenjte datojne qe nga Fredrik Crusenstolpe me 1843, nga Carl Johan Torneberg me 1874 dhe versioni i Karl Vilhelm Zetterstéen me 1917.[vii] Ky i fundit do te jete nje nder me te miret, shikuar nga aspekti gjuhesor, mangesia qendron ne ate se mungon teksti origjinal i Kuranit, arabishtja. Per kete gje eshte kritikuar nga shkencetaret musliman ne Suedi.

Sic verrehet per nga koha e perkthimeve shifet qarte se esht koha e studimeve te gjuheve semitike dhe orientalistika ne pergjithesi. Dhe keshtu fillon edhe studimi i Islamit dhe profetit te lavderuar Muhammed a.s. Nder te paret qe e studijoi jeten dhe vepren e Muhammedit a.s do te jete Tor Andre Muhammed-hans liv och hans tro[viii], kjo veper do te ripunohet dhe do te shtohet nga materiali, se bashku me Geo Widengren te ribotuar me 1950 ne Stockholm. Kjo veper e tij do te cmohet shume nga studijuesit e Islamit ne te gjithe Evropen prandaj edhe perkthehet ne gjuhet kryesor si ne gjermanisht, anglisht etj. Nje veper tjeter te Tor Andre, qe do te mbetet klasike sot e kesaj dite, eshte libri I Myrten TrÙ†dgÙ‡rden- studier i sufisk mystik[ix] botuar me 1947 ne Stockholm. Edhe kjo veper publikohet ne disa gjuhe te botes.

Kjo kohe eshte gjeneza e pare ne studimet Islame ne Suedi kurse muslimane si banonjes ne kete shtet mund te njifeshin 15 veta me 1930-ten dhe afro 500 muslimane me 1950-ten. Numri i muslimaneve do te rritet sic do te shofim me poshte.

Organizatat muslimane dhe xhamite 1960-2000

Industria prodhuese e shteteve evropiane ishte ne rritje qe nga vitet 1960-ta dhe si rezultat kjo industri kishte nevoje per prodhues d m th fuqi puntore. Importi produktiv ishte e koncentruar ne lindje qe nga muslimanet e ish-Jugosllavise, Turqise dhe vendeve te tjera muslimane. Keshtu fillon rritja e muslimaneve ne numer ne Suedi.

Numri i muslimaneve ne Suedi per te paren here eshte dhene me 1977 ku thuhej se kishte perafersisht mese 10 000 mije musliman[x]. Keta musliman ishin te koncentruar me se shumti neper qytete te medha si ne Stockholm, Getenburg, Upsale, Malme etj. Prej kesaj kohe fillon edhe gjeneza e pare e organizatorike nga ana e muslimaneve, sidomos ata nga Turqia.

Ne vitet 1980-ta krijohen organizatat Bashkimi i Shoqatave Islamike ne Suedi (suedisht -Fِrenade Islamiska Fِrsamlingar i Sverige-FIFS) dhe Shoqata Muslimane ne Suedi (suedisht- Sveriges Muslimska Fِrbund- SMUF).[xi] Nga mesi i viteve 1990-ta krijohet edhe Bashkimi Islamik i Bosnes- Hercegovines.[xii]

Edhe xhamia fillojne te ndertohen, perkatesisht me 1983 ne Malme mbas shum perpjekjeve ndertohet xhamia nen perkujdesjen dhe udheheqjen e shqiptarit nga Maqedonia, Begzat Beqiri i cili esht nderkoh edhe udheheqes i shoqates ose organizates Islamic Center ne Malme[xiii]. Kjo xhami u djeg ne pranvere te 2003-shes, dikush ka hedhur lende djegese dhe autori ende nuk eshte gjetur deri ne kete moment. Xhami ka edhe ne Upsale, Geteburg dhe Trolhetan qe edhe kjo u djeg me 1993[xiv]. Shkaketar ishin nje grup naziste te rinje. Ne vitin 2000-je u inagurua edhe xhamia ne kryeqytetin e Suedise, Stockholm. Perndryshe neper qytete te vogla falja e namazit, festat e Bajramit, falja e Taravise, namazi i gjumase etj. mbahen neper podrume dhe lokale te tjera.

Shtypi Islam

Qe nga viti 1986 botohet revista Islame Salaam nen perkujdesjen e Keshillit Musliman ne Suedi[xv]. Kjo reviste drejtohet nga konvertitet suedez ne Islam. Revista tjeter eshte Minaret po edhe kjo drejtohet nga suedeze te konvertuar ne Islam nen drejtimin e Abd al-Haqq Kielan.

Arsimi per Islamin

Me 1998 Kurani i Madherishem perkthehet edhe nje here po nga nje ish-diplomat ne OKB dhe ambasador ne vendet muslimane, Knut Muhammed Bernstrِm. Ky konvertoi ne Islam ka mese dy dekata dhe me vone do te filloj ta perkthej Kuranin e Shenjte ne gjuhen suedeze duke ja shtuar edhe tekstin origjinal, arabishten. Dhe duke e plotesuar edhe me komentime dhe fusnota te gjera nga dijetare musliman si p. sh. Muhammed Asad etj. Ky do te jete bashke me Abd al-Haqq Kielan, suedez i konvertuar ne Islam, iniciatore per hapjen e Akademise Islame ne Stockholm. Kjo akademi eshte menduar te jete shkolle per te shkolluar imame per xhamite ne Suedi dhe ju drejtohet sidomos gjenerates se dyte imigrant dhe te konvertuarve suedez musliman. Poashtu edhe atyre qe jane te interesuar per fene Islame dhe muslimanet ne pergjithesi.

Ne dekaten e fundit eshte bere e mundshme nga ana e shtetit Suedez te hapjes se shkollave te lira fetare nuslimane per klasat fillore. Dhe muslimanet kane disa dhjetera shkolla te tilla ne Suedi dhe nxenes nuk mungojne. Sipas prinderve kjo eshte lehtesim per ta se femijet e tyre mesojne fejen Islame dhe moralin Islam. Keta me pare preferojne keso shkollash sesa shkollat sekulare komunale te suedezeve per femijet. Kjo, sipas prinderve, mundeson qe femijet te rruhen nga degradimi moral i femijeve sic jane droga, seksi, alkoholi etj. Ne shkollat sekulare suedeze jipet edhe lenda e fese qe nenkupton te gjitha fete e botes perfshire ketu edhe fejen Islame.

Pran universiteteve ne Upsale e sidomos ne ate te Lundit ka kurse qe mund te studijohet per Islam. Studimet jane sekulare d m th qe ketu mesohet historia, arkeologjia, filozofia, predikimi, mesimi etj. Islami ne menyre kritike. Ne universitetin e Lundit per shembull ekziston edhe profesori i islamologjise qe eshte Jan HjÙ†rpe. Ky eshte nje nder njohesit me te mire te Islamit jo vetem ne Suedi por edhe ne Skandinavi. Kritika e muslimaneve ndaj tij bazohet ne ate se studimet i ka drejtuar drejt Islamit sic shfaqet dhe praktikohet tek muslimanet ne praktike dhe jo se cfar thot Islami d m th Kurani i Shenjte dhe Sunna e Muhammedit a.s.

Nese ne kete pike ka baze per kritike duhet te mendohet edhe nje gje tjeter qe lidhet me faktin se cdo vjet me teper se 100 studente suedeze dhe te tjere mesojne per historine e Islamit dhe muslimaneve. Dhe kjo duhet te kuptohet si njohje me vlerat me te pasura te Islamit gjate historise dhe keshtu hidhet poshte demagogjia anti-islame qe po mbreteron ne bote. Suedezet duke studijuar Islamin dhe sidomos historine islame te kaluar mesojne se Islami nuk eshte fe e dhunes, e padijes, e territ por eshte qyteterimit musliman ne Andaluzi, ne Bagdad dhe Stamboll. Perfitimi i kesaj dije natyrshem i drejton studentet tek pyetja e tjeter se pse jan katandisur muslimanet e sotshem ne kete prapambetje qe indirekt shton kritiken ndaj vetvetes. E kam fjalen per kolonializmin dhe intrigat perendimore sot e kesaj dite ne boten muslimane. Kete fakt kritikuesit e kursit te islamologjise ne universitetin e Lundit dhe te Upsales e anashkalojne. Nje fakt tjeter esht se neper keto kurse ju ipet mundesia edhe gjeneratave te dyta dhe treta te imigranteve musliman qe rrjedhin nga familje laike te mesojne per te kaluaren e lavdishme Islame dhe muslimane. Do me thene luan nje rrol te rrendesishem edhe ne pervetesimin e identitetit te ketyre muslimaneve.

Numri i muslimaneve ne Suedi

Supozohet se sot ka mbi 300 mije musliman ne Suedi. Dija sakte e shumes se muslimaneve eshte problematike sipas suedezeve. Arsya qendron ne ate se Suedia eshte shtet sekular ku feja eshte qeshtje e individit dhe jo e shoqerise. Kjo nenkupton se nje person nuk mund te karakterizohet ne baz te identitetit fetar po ne ate kombetar. Arsyja tjeter eshte se nese musliman mund te identifikohet personi qe i percjell ritet fetare rregullisht, se paku falja e namazit te xhumase. Keto jane pra shkaqet qe mungon statistika e sakte e muslimaneve ne Suedi.

Sido qe te jete nje fakt eshte pranuar se Islami eshte feja qe me se shumti rritet per nga ithtaret. Poashtu esht pranuar se pas protestantizmit Islami eshte feja e dyte ne Suedi per nga numri i besimtareve.

Perfundim

Qe nga kontaktet e para ne vitin 922 e deri ne ditet e sotshme, ku muslimanet jane te dytet per nga numri ne Suedi, sic e pame Islami jo qe nuk eshte nje dukuri e huaj ne Suedi por eshte filluar te flitet per Islamin si nje nder fete suedeze, krahas me protestantizmin. Kur te kihen parasysh numri i te konvertuarve suedez ne Islam, shkollat Islame, kurset e islamologjise neper universitetet me te njohura suedeze, numri i muslimaneve etj. Ne fakt Islami ne Suedi eshte ne rritje dhe afrimi ndaj Islamit nga ana suedeze mund te thuhet se po behet me tolerante. Edhe perkunder faktit te djegjeve te dy xhamiave ne Trolhetan dhe Malme.

Ne kontekstin tone shqiptar eshte per tu kritikuar se muslimanet shqiptar nuk jane te konsoliduar. Me sa di une nuk ekziston asnje organizim gjitheperfshires te muslimaneve shqiptar ne Suedi. Kjo nuk do te thote se shqiptaret musliman e kane neglizhuar fejen si te tille por nuk ka ndonje organizim te mirrefillte. Shpesh aktivistet shqiptar musliman jane bashkangjitur muslimaneve nga Turqia, Bosnja etj. Nuk dua te ofendoj asnje komunitet musliman ne Suedi por dua te theksoj se, edhe Shqiptaret duhet te kene Bashkesine Islame Shqiptare ne Suedi krahas te tjereve mbasiqe, per nga numri jemi pothuaj sa te tjeret.
« Ndryshimi i fundit: 14-03-2005, 09:20:13 nga AngelD »
E identifikuar

Ngeja eshte e zene me pune.
M A X
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 03-05-2004, 05:20:22 »

Eshte fakt qe myslimanet jane me te lire ne tokat dhe vendet jomyslimane se ne ato myslimane!
E identifikuar

Blog: 0lti.com | Twitter: @0ltion | MSN: olti@msn.com
BESIM
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 03-05-2004, 09:09:01 »

Do permbledh ca pika qe besoj jane disa nga arsyet qe shqiptaret e atjeshem nuk kane organizim fetar:

- Mungesa e nje kuadre cilesore
- Mungesa e ftimit ne drejt kuptimin e Islamit
- Zbehja e Islamit ne zemrat e tyre
- Distanca midis vendeve ku jetojne

Ndoshta ka edhe te tjera, por kto i ceka nga provoja ime.
E identifikuar

LEXO..DURO..TOLERO. .FAL
Bajrami
Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 24-01-2006, 21:12:05 »

Selamu alejkum wr!

Rastësisht i lexova këtu këto artikuj...disa spjegime:
Nuk është e vërtetë se shqipëtarët muslimanë nuk janë të organizuar në Suedi. Në Malmö ekziston bashkësia Islame shqipëtare "Al-Nour-Drita" që nga viti 1996 e deri më sot dhe vepron vazhdimisht në mënyrë aktive dhe zyrtare. Ka lokal të vehtin në Malmö, anëtarë aktivë (mbi 100 vetë) dhe pasivë (afër 100 vetë).
Une zdi se si njerëzit munden të flasin pa kompetenca kur është fjala e informimit të opinionit për gjëra si kjo (me randësi)...apo ndoshta nga përvoja.
Për spjegime tjera: ku gjindemi, si veprojmë(cfarë aktivitete kemi)
mundeni të interesoheni tek kontakt personi Bajram Nika 0736635456
Ju mirëpresim dhe ju përshëndesim ...alejkum selam wr  
E identifikuar
Abdullah
Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 24-01-2006, 21:21:56 »

Elhamdulilah vella Bajram.
Kam ca miqe ne Suedi, njeri prej tyre eshte edhe ushtrues i detyres se imamit (por spo me kujtohet qyteti) quhet Jahja Llukmani, nese e njehni. As une sjam dakort me ato qe jane thene me larte. Ka mundesi qe ashtu ka qene gjendja para dy viteve, sepse postimi qenka me 03 Maj, 2004. E koheve te fundit ka aktivitet me te madh atje, elhamdulilah.

UESSELAM
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • a te pelqeu
  • Dot a keni me shtu ndonje gje
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot dhe qka do te shtojshit
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 0
  • Shiko temen