Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi InformatikForumi InformatikInformatike e Pergjithshme (Moderatore: a1, Syrgjyn)Telefonim përmes internetit


Faqe: [1] 2 3   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Telefonim përmes internetit  (E lexuar 4104 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 28-04-2005, 19:06:43 »
Citojeni


Voice over IP, pra përçim i të folurës përmes internetit po përjeton pa dyshim një bum të madh. Standardet ndërkombtare të përçimit të VoIP'së e bëjnë të mundur telefonimin me një çmim të ulët përmes mbarërrjetit. Telefonat VoIP, qoftë si butëmjet (software) apo si fortëmjet (hardware) janë me bollëk dhe shtohen përditë. Një nga standardet më të përdorur është standardi SIP (Session Initiation Protocol).

Por ka një ofrues që përdor protokollin e vet të përçimit, më saktë Peer to Peer - ky është Skype. Shpikësit e rrjetit filleshkëmbyes (filesharing) Kazaa kanë shfrytëzuar dituritë e tyre mbi shkëmbimin e të dhënave, për të përçuar të folurën. Prej këtej ka dalur butëmjeti i pashok Skype. Një butëmjet falas, që nuk është vetëm tepër i lehtë për t'u instaluar dhe përdorur por ai dallohet edhe për cilësi më të mirë të përçimit të të folurës. Tipar (feature) tjetër i këtij butëmjeti: Skype biron përmes pothuajse çdo rrjeti. Probleme me të cilat u duhet të luftojnë paketat e butëmjeteve të zakonshëm VoIP, d.m.th. udhërrëfyesit e rrjetit (router) dhe muret kundër djegies (firewalls), nuk e ndalin Skype. Duke marrë si kusht pasjen e një lidhjeje interneti me bandë të gjërë, njeriu mund të kryejë bisedime me dikë tjetër (buddy) që përdor po këtë program me një cilësi të tillë saqë duket sikur tjetri që flet është ulur m'u pranë teje. Është e mundur edhe kryerja e konferencave me deri në 5 pjesëmarrës. Deri tani Skype është shkarkuar mbi 100 milionë herë, rreth 7 milionë përdorues e përdorin atë rregullisht, dhe në çdo kohë ka mesatarisht rreth 2 milionë përdorues në linjë.

Përmes një funksioni me detyrim pagimi që quhet Skype-Out, mundesh të kryesh thirrje telefonike edhe për në telefonat e zakonshëm. Poashtu para disa ditësh është mundësuar edhe funksioni i quajtur Skype-In me anë të cilit mund të të thërrasin nga rrjeti tradicional telefonik si dhe funksion përgjegjësi telefonik. Do të ketë edhe një version video-konference të Skype.

Ka Skype për sistemet e punës Windows, MacOSX, Linux dhe Microsoft PocketPC-OS. Platforma të tjera, si p.sh. për sistemet e punës për telefonat celularë, janë duke u përgatitur.

Pjesë elektronike për Skype

Për të folur pa trazime përmes Skype këshillohet para së gjithash pasja e një kufjeje kompjuterike me çmim të arsyeshëm, pra një kombinim mikrofon/kufje. Kështu mund të përjashtohet jehona. Shkallarja tjetër janë aparatet që mundësojnë një telefonim më të rehatshëm përmes Skype. Si rregull, së bashku me pjesën elektronike telefonike vjen edhe një program i posaçëm kompjuterik, që bën lidhjen midis pjesëve elektronike dhe programeve kompjuterike.

Shkallarja tjetër janë të volitshmit telefona-USB, të cilat aftësohen për Skype përmes program kompjuterike. Një shembull është telefoni-USB nga Siptronic. Për rreth 30 euro bën tëndin një telefon cilësor së bashku me programin e përshtatshëm kompjuterik, i cili bën lidhjen me Skype dhe përçon rënien e numrave. Në këtë mënyrë ke telefonin me të cilin je mësuar të thërrasësh por përmes Skype. Ky telefon mund të përdoret edhe me telefonitë e tjera kompjuterike të llojit Voice over IP.

çmimet

E folura përmes kompjuterit ndërmjet dy biseduesve që kanë një lidhje interneti dhe Skype të instaluar, është falas.

Një thirrje telefonike nga Bashkimi Europian për në rrjetin e zakonshëm telefonik përmes SkypeOut në Shqipëri kushton 0.158 euro për minut, dhe 0.186 euro/min nëse thërret në celular, duke u përfshirë në këto edhe taksa europiane (VAT). Taksa të ngjashme duhet të paguhen edhe për thirrjet nga vendet jashtë BE-së. Informacioni që Skype jep mbi këtë është i mangët. Në faqen e tyre mbi çmimet e telefonatave përmes Skype tregohen në plan të parë çmimet e telefonatave pa përfshirë në to taksat. Si gjithnjë, një politikë jo e sinqertë shfaqjeje çmimesh që ndjekin shoqëritë e tilla të ngjashme për të mashtruar sado pak myshterinjtë. Edhe vetë programi Kazaa i të njëjtëve autorë përmban brenda tij programe spiune që instalohen së bashku me këtë.

Thirrjet telefonike për në vende të Bashkimit Europian, Amerikën Veriore apo Australinë nga jashtë BE-së (si p.sh. nga Shqipëria, Kosova apo diku tjetër) duhet të kushtojnë 0.017 euro/min pa përfshirë këtu ndonjë taksë të mundshme.

Me sa duket, thirrjet për në Kosovë quhen si thirrje për në Jugosllavi (Yugoslavia ?, ndonëse ky shtet nuk ekziston më) ku thirrja telefonike nga jashtë BE-së për në rrjetin e zakonshëm duhet të kushtojë 0.093 euro/min, dhe 0.107 euro/min për nga BE-ja.

Blerja e krediteve telefonike kryhet në internet nëpërmjet kartash krediti si Visa, Master Card etj. Mund të blihen 10 ose 25 euro kredite për të folur. Nëse gjendesh në BE shtohet në këtë shumë edhe taksa europiane (VAT) me rreth 15 % të shumës së paguar që do të thotë se për të blerë 10 euro kredite telefonike duhet të paguash 11,5 euro. Edhe kjo nuk është shpjeguar qartë nga Skype për arsye komerciale.

Thirrjet telefonike që kam bërë përmes Skype në internet nga Suedia me rrjetin e zakonshëm në Shqipëri, Itali, Kosovë kanë treguar një përçim me kualitet të lartë zëri përveç rastit të thirrjes së celularit në Itali ku kualiteti ka qenë në nivelin e moskuptimit. Nuk kam kryer telefonike me celular me Shqipërinë apo Kosovën.

Duhet pasur parasysh se kartat telefonike të mbushura me kredite telefonike për thirrje ndërkombtare janë alternativë më e lirë por cilësia e zërit është i dobët.

 rruzull.net
E identifikuar

M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 09-06-2005, 18:40:45 »
Citojeni

Pervec tashmë te mirenjohures Skype ka dalë së fundi dhe një tjetër qe premton shumë, sidomos ne cilesine e zerit. Për me shumë shikoni këtu: http://www.freeworlddialup.com/
E identifikuar

M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 16-08-2005, 15:26:55 »
Citojeni

çfare është Skype?!

http://www.skype.com/

Skype nuk është gjë tjetër veçse një program i ideuar edhe zhvilluar nga te njejtet autore te KaZaA. Ka te njëjtën praktik pune, d.m.th. atë te KaZaA dhe përdoret ne binaret e rrjetit P2P (peer-to-peer) për tu lidhur me perdoruesit e tjerë kësaj here jo me për te shkembyher file, por për te telefonuar dhe chatuar.
Teknollogjia është shumë e avancuar por ne te njëjtën kohe tepër e thjeshtë ne perdorim!

E gjithë kjo, mundësohet nëpërmjet një lidhjeje Internet, si edhe një pale kufie qe te mundësohet berja In-put ne komjuter.


Karakteristikat e Skype
Mund te bëhen telefonata gratis dhe pa kufi ndaj te gjithë perdoruesve te Skype.
Cilesia e zerit shumë me e lartë se e telefonit tradicional.
Funksionon me te gjithë tipet e Firewall, NAT dhe router dhe asgjë për tjetër për tu konfiguruar.
Lista e kontakteve te tua, tregon se kur miqte ose te njohurit janë te lidhur.
Shumë e thjeshtë dhe e lehtë për tu perdorur.
Telefonatat tuaja janë te kriptuara ne dobi te një niveli sa me te lartë privacy
Është bazuar mbi teknollogjine tepër te rafinuar te zhvilluesve te KaZaA edhe Joltid.


http://www.forum.hapësira.org/
E identifikuar

MaFizO
I am the best
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 22-08-2005, 23:51:52 »
Citojeni

Unë perdori 1program qe te lejon te telefonosh
Neper 8shtete te evropes falas
Jo telefonata nga pc ne pc
Por nga PC'ja ne Telefon fix (Ne telefon shtepiak)
d.m.th. ti ke mundësinë te telefonosh nëpër evrope falas  edhe pse personi nuk ka PC dhe internet
Ti mund ta telefonosh nga pc jote ne te telefoni i shtepise se mikut tuaj lol Falas,grattuit,free,gratos lol

Ps:Nuk më kujtohet emri i programit sepse Mu ka prish pc'ja dhe kam humbur gjithshka qe ishte ne te
Por mos kini merak se do tju a gjej programin dhe do ta propozoj këtu dhe ne topikun programe te nevojshme
 Ju përshëndes
E identifikuar

Skyblog Officiel ::..Albanian Urban Culture::..
http://albostyle.skyblog.com
Gjumashi
Mos Kliko!!!
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 23-08-2005, 00:23:21 »
Citojeni

VoipBuster...Kështu quhet programi. luj syun

Po ky programi te lejon1 min te flasish falas pastaj duhet ta marrish prap, po pate nerva beje gjithë kohës. qesh me te madhe

Befshi qejf. luj syun
E identifikuar

Kjo bukuri, kjo zgjuarsi,
dhe këto sy qe shohin plotë magji,
ndonjëherë zoti i mbledh tek një njeri,
nejse, mjaft fola për veten, nga ju c'kemi?
MaFizO
I am the best
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 23-08-2005, 12:11:03 »
Citojeni

VoipBuster...Kështu quhet programi. luj syun

Po ky programi te lejon1 min te flasish falas pastaj duhet ta marrish prap, po pate nerva beje gjithë kohës. qesh me te madhe

Befshi qejf. luj syun

Ekzakt Gjumash ky është unë ja pata harru emrin se mu prish kompjuteri
Nejse
Ky program program ishte pa limit kohe ne fillim
Po tani  është ashtu siç e thotë Gjumashi  është vetëm 1minut dhe pastaj fiket dhe duhet te telefonosh përsëri
Po të kryen pune

Linku i programit http://download.voipbuster.com:80/setupvoipbuster.exe
Ju mund te telefoni ne këto shtete:
Australia
Austria
Belgium
Canada
Czech Republic
Denmark
Finland
 Francë
Germany
Greece
Hungary
Ireland
Luxembourg
Netherlands
 Norway
Portugal
Spain
Sweden
Switzerland
United Kingdom
United States
 falas për me shumë Informacione shkoni tek siti Official i programit këtu http://www.voipbuster.com/en/index.html
E identifikuar

Skyblog Officiel ::..Albanian Urban Culture::..
http://albostyle.skyblog.com
Sverka
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 02-09-2005, 08:04:47 »
Citojeni

je edhe këtu do linka tjerë për VoIP:

http://www.earthlink.net/
http://www.sipphone.com/
http://www.google.com/talk/

tung tung
E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 09-09-2005, 10:18:52 »
Citojeni

Ka një përkthim shqip për Skype.

Mund ta merrni nga këtu: www.zeriyt.com/extra/Skype-shqip-Skype-Albanian-nga-Valon-Salihu.lang
E identifikuar

fashisti
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 13-09-2005, 10:09:02 »
Citojeni

 E vërtetë qe komunikimi është falas por vetëm kur te dy palet kanë skype. Kur ti merr dike qe perdor celular apo linjë tokësore hyn ne fuqi SkypeOut e cila do të mbushesh kredine me Karten tënde te kreditit... përndryshe s'ka skype.
E identifikuar

sa ma shumë të dish aq me shumë e kupton qe s'di asgjë
memeti
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 27-09-2005, 16:23:32 »
Citojeni

këtu te ne ne zvicer është një lloj telefoni fiks (d.m.th. toksor) qe te mundson lidhje me an të internetit me skype pra prap se prap duhesh ta kesh internetin ne shpi ai me buket kushton 150 fr apo 100 euro mund të shkruash edhe sms me një tarife te ult
E identifikuar
EKI
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 02-10-2005, 12:31:52 »
Citojeni

tung voipbuster është prap gratis vetëm qe duhet ta besh një mbushje ne konton tënde p.sh.: 1 euro edhe mund të flasësh prap gratis ne disa shtete . Të unë po ban nuk e di për te tjerët
E identifikuar
EKI
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 02-10-2005, 12:41:42 »
Citojeni

këtu te ne ne zvicer është një lloj telefoni fiks (d.m.th. toksor) qe te mundson lidhje me an të internetit me skype pra prap se prap duhesh ta kesh internetin ne shpi ai me buket kushton 150 fr apo 100 euro mund të shkruash edhe sms me një tarife te ult
 cila firmë është nëse ban ta di
E identifikuar
rastesishT

Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 10-12-2005, 12:29:22 »
Citojeni

 o Mafizooooo Unë me pages po gjej boll , dhe ky voipbuster është vetëm 1 min asnjë sekond me shumë s'po kam nerva shumë me te...
E identifikuar
niti
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 11-03-2006, 12:18:37 »
Citojeni

Unë perdori 1program qe te lejon te telefonosh
Neper 8shtete te evropes falas
Jo telefonata nga pc ne pc
Por nga PC'ja ne Telefon fix (Ne telefon shtepiak)
d.m.th. ti ke mundësinë te telefonosh nëpër evrope falas  edhe pse personi nuk ka PC dhe internet
Ti mund ta telefonosh nga pc jote ne te telefoni i shtepise se mikut tuaj lol Falas,grattuit,free,gratos lol

Ps:Nuk më kujtohet emri i programit sepse Mu ka prish pc'ja dhe kam humbur gjithshka qe ishte ne te
Por mos kini merak se do tju a gjej programin dhe do ta propozoj këtu dhe ne topikun programe te nevojshme
 Ju përshëndes

nëse mundesh me e qit për downloadim këtë program kishe ba mir

flm
E identifikuar
jani77
www.Berisha.Ourtoolbar.com
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #14 më: 25-03-2006, 13:09:27 »
Citojeni

Telefononi 45 min falas pa nderpremje ne telefonat fiks ne gjith evropen perendimore ne   www.internetcalls.c om  
E identifikuar

Program për instalim www.Berisha.Ourtool bar.com  TV live,Radio Live,Fjalor,Mp3,Videoklipe etj.
Faqe: [1] 2 3   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |