Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi InformatikForumi InformatikInformatike e Pergjithshme (Moderatore: a1, Syrgjyn)PC me Linux »jetojnë« më gjatë se ata me Windows


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: PC me Linux »jetojnë« më gjatë se ata me Windows  (E lexuar 392 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
AT¹
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 11-03-2007, 09:55:05 »
Citojeni

PC me Linux »jetojnë« më gjatë se ata me Windows

Sipas një studimi që është bërë në Angli, PC me Linux »jetojnë« gati dy herë më gjatë se ata me Windows.
...Sidomos pas futjes në përdorim të Microsoft Windows Vista nevoja për rifreskimin e "hardware" është e domosdoshme. Minimalja për përdorimin e këtij sistemi është: 800 MHz CPU, së paku 512 MB RAM dhe disku i ngurtë(Festplatte) me 20 GB. Për dallim Linux mund të punojë ende me 486-Hardware.   
Sistemet e Windowsit »jetojnë« ndërmjet 3 dhe 4 viteve, ndërsa ata të Linuxit ndërmjet 7 dhe 8 viteve.
Informacioni: ecogeek.org
E identifikuar

AlbtuX | Forum për Linux
'I love LINUX because the life is too short for reboot'
Beavis & Butthead
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 02-07-2007, 11:41:20 »
Citojeni

Mbase...., unë i kam perdor dhe linux ( SusE, Mandrake, RedHat ), dhe akoma jam i mendimit se këto OS janë me shumë për server sesa për perdoruesin e perditshem.
E kam fjalën se qe te përdorësh linux duhet të kesh njohuri te një niveli " me shumë se standart ". Plus shumë programe profesionale nuk janë akoma për linux. Linux do të thosha qe është me shumë për te eksperimentuar,për ata qe bëjnë pune te thjeshta ( OpenOffice) ose  për njerëzitë kurioze qe duan ta shikojne njëherë se si është të punosh me Linux. Po për ti mbajtur si sistem për perdorim te perditshem hmm......., këtu do të mendohesha dhe njëherë mirë.
Unë ne pune perdor MAC OS ne Intel dhe ne shtepi M$ Vista, ne qoftë se windows nuk do të ekzistonin, pa dyshim do të zgjidhja MAC OS, është vërtetë një sistem i thjeshtë ne perdorim dhe për stabil, nuk ke ci thua. Po prapë vjen pas Vistes ! zgerdhihet
E identifikuar

FSHIRE NGA sTaFI..........
Albfactor.com
AlbFactor.com
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 03-07-2007, 22:57:17 »
Citojeni

Edhe unë jam me mendimin e "Beavis & Butthead" për sistemet e operimit për perdorim te perditshem, windows është me i avancuar dhe i integruar se Linux apo Mac
Por shumica e serverave operojne ne linux
Çka do të thotë se edhe linux nuk është aq prapa
E identifikuar

AltinLezhjani

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 10-07-2008, 02:11:36 »
Citojeni

nga ana informatike te krahasosh linux me windows do të thotë te krahasosh naten me ditën.
nga ana e perdoruesit te thjeshtë(gjë qe është 90% e perdoruesve sot) preferojne windows sepse është me intuitiv,me i thjeshtë për tu kuptuar.
LINUX është me tepër një mjet perfekt qe të kuptosh funksionimin e rrjeteve.windowsi ka ndihmën e te gjithë firmave.imagjino qe windows ka te inkorporuar edhe HyperTerminal qe perdort për te administruar routerat ose switchat.këtu mund të themi qe ke terminale te cfaredolloj tipi por kur njeri e ka ne sistemin operativ nuk shkon te kërkoje ne internet sepse 1)humbet kohe ne kerkim dhe mesimin e përdorimit te kodit 2)për njerëzitë koha është para dhe vetëm ata qe janë kurioze shkojnë te kërkojnë program pas programi.
pastaj në fund te fundit vendet ku siguria duhet te jetë ne maximum kanë eksperte brenda firmes e nuk marrin njerëz me njohje baze.
është sikur me librat e Kafkes,qe ai i bënte vetëm për një grup njerezish dhe nuk e bënte për te gjithë.
interneti është shpikur rreth viteve 70 por boomi i tij ishte kur bill gates dhe një kolegu i tij vendosen ta përdorin internetin për publikun e gjerë.
derisa linux te krijohet për një publik te vogël është normale se nuk do zhvillohet shumë pavarësisht se është 1000 here me i qendrueshem si sistem dhe te jep më pak probleme sesa windows.
derisa te kem windows XP do perdor këtë,pastaj do futem edhe unë tek linux sepse vista është absurd si sistem operativ.(tepër i rëndë për kompiuterin për perpunime te dhenash dhe te krijon jashtezakonisht probleme me kalimin e kohës)
E identifikuar
Vini461988
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 20-07-2008, 16:45:05 »
Citojeni

 me vjen turp Unë personalisht me duket me praktik sistemi windows.Mendoj se Linux ose Mac jan bërë me shumë për konkurence.Po të keni perdorur Linux Mandriva 2008 ka një grafik te jashtzakonshme por nuk është praktik fare.
E identifikuar
armenito
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 22-07-2008, 14:06:43 »
Citojeni

me vjen turp Unë personalisht me duket me praktik sistemi windows.Mendoj se Linux ose Mac jan bërë me shumë për konkurence.Po të keni perdorur Linux Mandriva 2008 ka një grafik te jashtzakonshme por nuk është praktik fare.

Mac nuk është për konkurrence, windows nuk mund ti afrohet fare mac -ut për sa i takon sherbimeve qe te jep mac, pastaj windows as qe mund te krahasohet me linux edhe OS-X  lal
E identifikuar

안녕하세요 어떠세요? 알바니아어 의학 저널
Να είστε περήφανοι για την Αλβανική
http://www.medalb.org
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |