Hyrja
IDENTIFIKOHU
REGJISTROHU
Komuniteti ynë
Politikë
Shkencë
Kulturë
Letërsi
Histori
Muzikë
Sport
Informatikë
Albwebmaster
Forume Plus
Albanian Forums
Republika e Shqipërisë
Republika e Kosovës
Maqedonia Shqiptare
Ulqini dhe Malësija
Zëri Islam
Zëri i Krishterë
Pyetje dhe Përgjigje
Zëri i Lirë
Njoftime & Lajmërime
Lajmet e Fundit
Forumi Letrar - Letersia Shqiptare - Poezi Shqip
Letrarët e Rinj
I Dashur Ditar..
(Moderator:
MUZA
)Anektoda
Faqe: [
1
]
Shko poshtë
« i mëparshmi
tjetri »
Keshilloje
|
Printoje
Autori
Temë: Anektoda (E lexuar 23195 herë)
0 anëtarë dhe 2 Vizitore po shikojnë këtë temë.
BESIM
Anektoda
«
më:
25-02-2005, 01:18:33 »
Nje burre ishte shume grindavec. Gjithmone do ta gjente nje sebep per t'u zene me gruan e tij sidomos per mengjesin. Kur i bente veze te ziera i thoshte pse mi bere te ziera i doja te skuqura, kur ja bente te skuqura i thoshte pse mi bere te skuqura une i doja te ziera.Nje mengjes gruaja per te mos i bere llafe i shoqi ja beri njeren veze te skuqur dhe tjetren te zier dhe ja vuri perpara. Por i shoqi qe nuk rrinte dote pa u grricur i tha- Kete qe e ke skuqur e doja te zier dhe kete qe e kezier e doja te skuqur.
Nastradini po kalonte ne nje fshat hypur ne nje gomar. Diku, se si u tremb gomari dhe e rrezoi Nastradinin ne toke. Te gjithe qe ishin aty rrotull filluan te qeshnin.
- E pse qeshni? - u tha Nastradini. - Une do te zbrisja qe do te zbrisja nga gomari; ai me zbriti vete.
-Zoteri kjo pikture 100 euro eshte shume e shtrenjte?
-Me falni, por vetem korniza kushton 80 euro.
-Po, pikerisht une per ate poe ble.
Dy punetore po zbrisnin nga nje ndertese shume e larte dhe njeri prej tyre aksidentalisht rrezohet. Tjetri e pyet :
- A u vrave?
-Joooo...-ia kthen kolegu.
-Si ka mundesi, re nga nje lartesi kaq e madhe ?
-Akoma nuk kam prekur tokeeen?-pergjigjet tjetri.
Nje italian, nje gjerman dhe nje shqiptar do te benin nje gare : kush prej tyre duronte me shume ne nje zgaver milingonash. Hyn italiani dhe del i tmerruar edhe gjermani po ashtu. Hyn shqiptari, por nuk po dukej. Qendroi gjithe naten Brenda ne zgaver dhe kur doli pa qe te gjithe po e prisnin.
- Po pse qendrove kaq gjate-e pyeten
- Fatkeqesisht, shtypa nje milingone dhe prita deri sot sa shkuam ne varrim-tha shqiptari
Dy te fejuar ndodhen ne fshat tek shtepia e djalit. Vajza pyet djalin ndersa shohin nje gjel dhe nje pule bashke te ngjitur:
-Shiko, cfare bejne ata?
-Eshte normale, jemi ne fshat-pergjijet djali.
Me vone shohin nje cjap me nje dhi dhe djalai pergjigjet me te njesoj. Pas pak ditesh djali i thote vajzes:
-Do te emigroj ne Amerike.
-Perse?- pyet vajza.
-Me kane thene qe atje te japin 100 euro sa here ben dashuri.
-Dua te vij edhe une-thote ajo
-Po perse?
-Dua te shoh si ia del me 100 euro ne muaj-ia kthen e dashura.
«
Ndryshimi i fundit: 27-02-2005, 03:02:59 nga Eni
»
E identifikuar
LEXO..DURO..TOLERO.
.FAL
BESIM
Anektoda
«
Përgjigju #1 më:
27-02-2005, 03:03:41 »
Nje grua merr burrin ne telefon dhe i thote :
- I dashur hajde shpejt se me eshte prishur makina.
- Po cfare ka ?
- I ka hyre uje ne karburator-pergjgijet gruaja
- Po ku ndodhet Manina tani e dashur '
- Ne kanal zemer ...!
Disa udhetare po shkonin drejt Tiranes me nje furgon te linjes. Nje plak i thote :
-Usta le lutem me ngadale se mos pespjme ndonje aksident.
- O gjysh, ska asnje problem se patenten kam vite qe e kam marre.
- E kuptoj o bir, por me duket se me kete patente qe ke marre ka mundesi te na çosh ne boten tjeter.
-Pse ia shkule floket te fejuares ?-i tha gjykatesi djaloshit.
-Sepse doja te kisha nje kujtim nga kjo lidhje-iu pergjigj ai
-Pse Goni e mban nje sy mbyllur ?
-Ky ves i ka ngelur qe kur e tradhetoi gruaja.
-Do Zoti nuk e tradheton me se do te mbetet i verber !
Dikush i ankohet komshiut :
-Qeni juaj me ka rrembyer nje cope mishi nga kuzhina ime.
-Bere mire qe ma the, se ne dreke nuk do ti jap per te ngrene.
Nje person i maskuar ndalon dike ne rruge dhe i thote :
-Jeten Ose kuleten ?
-Te lutem me lini te mendohem pak-ja kthen i kercenuari.
Nje aktore e nervozuar i drejtohet regjisorit :
-Ju keni then epr mua qe nuk vlej 500 euro ne skene?
- Jo ti vlen me shume, por jashte saj.
-Genci kur do te kthehesh ne shtepi?-pyet babai
-Kur te me doje qejfi-pergjigjet i biri
-Shume mire, vetem mos harro qe nuk duhet te vonohesh asnje minute me teper-ia kthei i ati.
E identifikuar
LEXO..DURO..TOLERO.
.FAL
BESIM
Anektoda
«
Përgjigju #2 më:
27-02-2005, 03:04:19 »
-Zoteri, ilaci qe me shitet kunder mushkonjave nuk kishte asnje efekt-i tha nje zonje farmacistit
-Me falni zonje, po ky ilaç, nuk ka si qellim ngordhjen e mushkonjave, por vetem prerjen e oreksit.
Dy gorrila at e bir, po veshtronin disa njerez qe po vizitonin xhunglen.
-Babi pse njerezit mbajne rroba ?
- Nuk e kuptoj bir cfare duan te fshehin poshte tyre, por me kane thene se behet fjale per dicka qe quhet civilizim.
Nje grua e shendetshme shkon per te tu peshuar ne nje peshore ne rruge. Hip heren e pare dhe nuk kenaqet nga pesha e saj. Pasi heq pallton provon serish, por edhe kjo peshe nuk i mbush syrin. Hip per se treti pasi kishte hequr trikon dhe serish mbledh buzet. Pasi ngelet vetem me te brendshmet pronari i peshores i thote :
- Zonje tani mund te peshoheni falas 1
Nje çift paraqitet ne gjendjen civile. Nepunesi e ve re qe djali ishte i dehur dhe i afrohet vajzes dhe i thote :
-Ketu ne zyre te vish kur i fejuari yt eshte esell.
-Dhe ti mendon se ai do te pranoje te martohet e mua kur eshte esell ?
- E dashur, qe kur jemi njohur, ti as nuk ha as nuk pi ?
-Pse kaq shume me dashuron zemer ?
-Jo..., por kam mbetur pa nje leke ne xhep ?
Martohen nje bure edhe nje grua dhe mbasi kaluan naten e pare te tyre bashke ne mengjes vjehra theret nusen edhe i thote: " Degjo Nuse, une jam ca me huqe edhe do te tregoj dicka, qe ti do kuptosh kur une jam me nerva dhe jam merzitur me ty dhe kur une nuk jam. E shikon kete shami qe une mbaj mbi koke?" - po i thote nusja. "Kur une ta kem kotken e shamise te lidhur nga krahu i djathte do te thote qe jam ne rregull me ty, por kur une te kem kotken nga krahu i majte do te thote qe nuk i kemi punet mire".
Dakord - pergjigjet nusja, - tani degjo te te them une huqet e mia. Kur une isha ne shtepine time ngrihesha nga gjumi ne oren 10:00 edhe pa u ngritur nga shtrati mamaja me sillte kafene, lere ate, po megjithe kafene me sillte edhe nje teke konjak. Pastaj ajo e shikonte qe s'me kishte dale gjumi mire dhe me sillte edhe nje teke tjeter konjak, i thesha pastaj edhe nje dua mama, ma sillte edhe teken e trete mamaja. Ama po te pija edhe teken e trete o vjehre, s'dua tja di se e ke kotken nga e majta apo nga e djathta!
Nje i burgosur e pyet tjetrin: "Per cfare te kane sjelle ketu?"
- "Kot"- ju pergjigj ai- " Gjykatesi thote qe edhe shteti paska prodhuar disa monedha si te miat"
Nje grua pesoi nje aksident automobilistik dhe iu desh qe ti nenshtrohej nje oprecioni plastik, por duke pare qe trupi i saj ishte demtuar shume, atehere u vendos qe nje pjese e prapanices se burrit te perdorej per operacionin plastik te gruas. Pas operacionit gruaja iu drejtua te shoqit :
-I dashur nuk e di si te ta shperblej te miren qe me bere ?
-Nuk ka asnje problem, pasi sa here, me duket sikur shoh mamane tende duke te puthur ne faqe.
E identifikuar
LEXO..DURO..TOLERO.
.FAL
BESIM
Anektoda
«
Përgjigju #3 më:
27-02-2005, 03:04:56 »
Ne nje komisariat sjellin radiomarrese te reja. Shefi i madh mbledh gjithe policet dhe fillon t'i shpjegoje funksionet e radios.
Pasi kishte shpjeguar per 15 minuta njeri nga policet i thote:
-Shefo, po ky butoni qe shkruan "ON" çfare eshte.
- Osht Nez-pergjigjet shefi
- Po ky tjetri qe shkruan "OFF"
- Ky eshte "Osht fik"-pergjigjet serish shefi
- Po pse me dy "F" shefo-kembegngul polici
- Do te thote O-sht F-ik F-are
Nje polic rrugor ne Tirane, ndalon nje makine te Hasit dhe i kerkon dokumentat.
Shoferi i jep te gjitha dokumentat dhe polici pasi i kontrollon, shikon qe te gjitha ishin ne rregull. Shikon targen dhe i thote 5 mije leke gjobe, pasi ju te Shkodres nuk hiqni dore nga shakate, kete here e keni kthyer targen mbrapsht.
Po udhetonin ne nje aeroplan te gjitha kafshet e pyllit. Luani ishte komandant dhe dhelpra sherbetore. Ndersa dhelpra sherbente papagalli po e ngacmonte dhe ajo shkon dhe ankohet luanit. Ai dha urdher qe kete radhe ta fali papagallin, por kur degjoi ujku filloi ta ngacmoje edhe ai dhelpren. Ajo serish i ankohet luanit. Luani i nxehur flak ujkun dhe papagallin nga aeroplani. Gjate rrezimit ujku filloi te kerkonte ndihme, nderkohe qe papagalli iu pergjigj. Ore budalla nese nuk dije te fluturoje perse e ngacmove dhelpren.
-Sikur të të jepej mundësia të rilindja nga e para, kujt doje ti ngjaje"- pyet Genci shokun e vet.
-Me mire te kisha lindur gomar - ia kthen ai.
-"Jo, nuk bën të lindësh dy herë njësoj - ia kthen shoku.
-"E dashur, dua të martohem me ty" - e propozon djali vajzën.
-"Mirë i dashur por ka një problem. Vështirë se do të pajtohet babai im!" -përgjigjet ajo.
-"Pse?" -pyet ai
-"Sepse ai është shahist" -përgjigjet ajo.
-"çfarë lidhje ka kjo me martesën tonë?" - pyet djali i habitur.
-"Ai kurrë nuk e jep mbretëreshën për kalin" -ia ktheu vajza.
Nje njeri kishte dërguar televizorin te mjeshtri për ta riparuar.
Mjeshtri e pyet:
-çfare ka televizori?
-Nuk e për nder, isha duke e kruar veshin me gjilpërë, kur, papritmas iu ndal zëri televizorit!
Nje njeri mbeti i pamartuar, sepse tërë jetën kërkonte femër të përsosur.
Kur u bë 70 vjeçar, dikush e pyeti:
-"Ke udhëtuar tërë botën. Si nuk e gjete një femër të përsosur."
Plaku u pikëlluar shumë dhe tha:
-"Njëherë isha afër një femre të tillë".
-"Po ç'ndodhi? Pse nuk u martove me të?"
Plaku, edhe më tej i pikëlluar, ia ktheu:
-"ç'të bëj? Ajo po ashtu kërkonte mashkullin e përsosur."
E identifikuar
LEXO..DURO..TOLERO.
.FAL
BESIM
Anektoda
«
Përgjigju #4 më:
27-02-2005, 03:05:29 »
Lepuri ishte duke mprehur dhëmbët. Kalon ujku dhe e pyet
-"ç'ka po bënë o lepur"
-"Po i mpreh dhëmbët se dua ta ha luanin"-ia kthen lepuri.
Pak me vone kalon ariu dhe e pyet
-"ç'ka po bën o lepur?"
-"Po i mpreh dhëmbët se dua ta ha luanin"-ia kthen lepuri.
-"ç'ka po bën o lepur?"- e pyet luani i cili kishte dëgjuar aferën e lepurit dhe kishte vendosur të bindet.
-"Ja zoti luan, po mpreh dhëmbët dhe po flas pa lidhje" -ia kthen lepuri.
I biri me të atin e ve ishin ulur për të ngrënë supë për drekë. I biri e provon i pari supën, por ajo ishte aq e nxehtë sa atij nisën ti rridhnin lotë nga sytë. I ati e pyet
- Përse qan o bir ?
I biri i fsheh të vërtetën duke iu përgjigjur:
- Mu kujtua nëna e vdekur!
Atëherë i ati hesht dhe fut edhe ai në gojë një lugë supë. Supa tepër e nxehtë e bën edhe atë t'i dalin lotë nga sytë.
- Pse po qan o babë ? - e pyet i biri tinxar.
- Mu kujtua jot ëmë se çfarë kopili ka lënë ! - përgjigjet i ati.
- Sa shkoi ora ?
- Dymbëdhjetë e natës.
- Mendova se mos kishte shkuar më tepër.
- Këtu në fshatin tonë nuk shkon më tepër se fillon pastaj nga njëshi.
Mësuesi pyet nxënësin:
- Më thuaj emrin e një qyteti në Angli.
- Për cilin qytet e keni fjalën ?
Një vajzë me origjinë shqiptare e lindur dhe rritur në perëndim donte të fliste në chat me shqiptarë. Një miku i saj shqiptar i tregon një adresë. Të nesërmen kur u takuan vajza i tha :
-Kam biseduar me një djalë shumë të sjellshëm që quhej Lekë Dukagjini.
-Herë tjetër kur të flasësh me Gjergj Kastriotin, i bëj të fala nga ana ime-ia ktheu djali.
Mësuesja e gjuhës:
- Kur unë them "Ardiani se donte tortën", çfarë është Ardiani në këtë rast ?
- Jo fort i zgjuar - përgjigjet nxënësi.
Enver Hoxha pati thërritur njëherë një plak të vjetër që t'i tregonte përralla. Ai e mori plakun tek kopshti i tij me lule për t'ia treguar përrallat aty.
- Shumë të bukur e paske bërë kopshtin me lule - i tha plaku
- Unë kopsht të tillë me lule kam bërë tërë Shqipërinë - ia preu Enveri duke gjetur rastin për të bërë pak propagandë.
- A kam ardhur unë të të tregoj përralla ty, apo ke ardhur ti të më tregosh përralla mua ? - e pyeti plaku.
Një mace kishte ndaluar pranë derës së shtëpisë së një plake dhe po thithte mariuana.
Plaka del jashtë dhe i thotë "Pis mace!".
Macja ngre 2 gishta në formë V-je dhe i thotë "Peace gjyshe!".
E identifikuar
LEXO..DURO..TOLERO.
.FAL
BESIM
Anektoda
«
Përgjigju #5 më:
27-02-2005, 03:06:11 »
Një shkrimtari të shëmtuar por të famshëm e të zgjuar anglez i tha një ditë një grua e bukur por jo fort e zgjuar:
- Mendo sikur të martoheshim ne dhe fëmija jonë do të kishte bukurinë time dhe meçurinë tënde.
- Po sikur të ndodhte që ai të trashëgonte fytyrën time dhe trurin tënd ? - e pyeti shkrimtari.
Një djalë kërkoi punë tek një fshatar.
- A di të mjelësh dhe të ngasësh traktorin ? - e pyeti fshatari.
- Ta ngas traktorin di, por për ta mjele, se kam bërë ndonjëherë.
Burri dhe gruaja në gjyqin e ndarjes
- Pse s'i ke folur gruas për 6 muaj ? - pyeti gjykatësi.
- Nuk kam dashur t'ia ndërpres fjalën.
Një i burgosur hyn në qeli dhe takohet me një të bugosur tjetër.
-Mirëseerdhe në qelinë time, përse të kanë dënuar -thotë i burgosuri i vjeter
-Eh, përlava një gjerdan me diamante, pasi theva vetrinën e nje dyqani xhevahiresh me nje tulle!
- Ah Domethënë të paskan kapur në flagrancë?
- Jo, më kapën më vonë kur u ktheva për të marrë tullën.
Në dhomën e fëmijëve Eri filloi të bërtiste.
E ema shikon vajzën dy vjeçare që po i shkulte flokët djalit më të madh. Duke i qetesuar dhe i heq flokët nga dora e së bijës. Eri qante dhe e ema i thotë për ta qetësuar :
- Eri , mos qaj sepse nuk e ka bërë me qëllim. Ajo është e vogel dhe nuk e njeh se çfarë është dhimbja.
E ema del nga dhoma por sapo arrinte pragun e derës vajza fillon të qajë. E ema kthehet me vrap. Eri heq dorën nga flokët e motrës dhe kthehet nga e ema:
- I tregova motrës se çfarë është dhimbja
Ne Belgjike prej kohesh eshte bere shqetesues kompjuterik i quajtur "trojan horse" kali i trojes.
Dy Shqiptare po diskutonin me njeri-tjetrin per kete problem.
- Me eshte blloku kompjuteri nga nje virus i qujtur "kali trojes"
- Une e kam te zgjidhun kete problem, kam fut antivirus gomarin e tropojes
- Alo, shtepia Beqiri, eshte Beqiri ne shtepi?
- Jo, babi nuk eshte ne shtepi.
- Po zonja Beqiri?
- As mami nuk eshte ne shtepi. Jam vetem me motren.
- Atehere me kalo motren te lutem.
Pas disa minutash ne pritje, vajza kthehet tek telefoni.
- Zoteri, me vjen keq po nuk mund te te kaloj motren, provova deri tani dhe nuk e nxjerr dot nga djepi.
E identifikuar
LEXO..DURO..TOLERO.
.FAL
BESIM
Anektoda
«
Përgjigju #6 më:
27-02-2005, 03:06:57 »
Puna ne nje sektor ndertimi kishte kohe qe kishte rene pasi punetoret shkopnin me vonese ne pune. Pronari shkon nje dite dhe pret te gjithe qe po hynin nje nga nje. Pyet te parin :
-Pse u vonove ?
-Me fal shef po isha te Moza-ia kthen ai.
Te njejten pyetje i ben edhe dy pononjesve te tjere dhe merr te njejten pergjigje. Pas pak minutash vjen punetori i katert dhe pronari e pyet :
-Edhe ti te Moza ishe ?
-Ua shef çfare po thua. Une jam Moza !
Nje lepur hyn ne ushqimore dhe pyet shitesin.
- Keni karrota?
- Jo- thote shitesi
Te nesermen ai pyet serish dhe merr te njejten pergjigje,edhe diten pas ardhese, po ashtu.
Shitesi i xhindosur i thote:
- Te thashe jo, dhe nese vjen prape do marr çekic dhe gozhda dhe do te var ne mur!
- Te nesermen lepuri perseri hyn ne ushqimore dhe pyet.
- Ke gozhda?
- Jo, thote shitesi duke turfulluar.
- Po karrota?
Përgjegjësi i supermarketit më të madh të qytetit u tha shitësve se në supermarketin e tyre do të vinin
për praktikë disa ditore një grup studentësh. Gjatë qëndrimit aty, studentët u njohën me të gjitha hollësitë e punës, kurseshitësit u treguan atyre të gjitha "hiletë" që ata u bënin klientëve dhe pastaj i pyetën:
-Po juve, çfarë ju mësojnë në fakultetin tuaj ekonomik?
-Ne nuk mësojmë në fakultetin ekonomik, por në atë juridik.
Xhek Londoni u vonua në përgatitjen e një tregimi të premtuar një reviste të njohur të Nju-Jorkut.
Redaktori i revistës, pas përpjekjeve të përsëritura, por të pasuksesshme për të marrë tregimin, shkoi më në fund në hotelin ku jetonte shkrimtari dhe meqënëse përsëri nuk e gjeti, i shkroi një letër me këtë përmbajtje:
"I dashur Xhek! Nëse nuk do ta marr tregimin brenda njëzet e katër orëve, atëherë unë do të vij vetë tek ju dhe do t'ju godas me shqelma në mënyrë që ju të rrokulliseni nëpër shkallë dhe të përfundoni në hollin e hotelit. Dijeni se unë e mbaj gjithmonë premtimin".
Xhek Londoni, pasi e lexoi letrën, iu përgjigj:
"I dashur Dik! Nëse unë do t'i bëja punët jo me mendje, por me këmbë, atëherë edhe unë gjithashtu, do t'i mbaja gjithmonë premtimet".
Shkrimtari i njohur, por shumë i vjetër në moshë, ndodhej në shtatin e vdekjes. Në një moment ai e hodhi vështrimin nga dritarja dhe tha:
-Sa i bukur është perëndimi i diellit!
-Djali i tij, që i qëndronte pranë shtratit, i tha i shqetësuar:
-Baba, mos e shkëpusni vëmendjen. Vazhdoni punën tuaj…
-Babi, - i tha nxënësi i klasës së parë fillore, babait të tij, - mësuesja jonë nuk e di fare matematikën. Ajo, dje bëri një gabim shumë të madh dhe të gjithë nxënësit filluan të qeshin.
-çfarë gabimi bëri mësuesja?
-Ajo dje na tha se numri katër përbëhet nga dy edhe dy, kurse sot: nga tre edhe një…
E identifikuar
LEXO..DURO..TOLERO.
.FAL
BESIM
Anektoda
«
Përgjigju #7 më:
27-02-2005, 03:07:25 »
Toskaninin e pyetën se cila ishte arsyeja që në orkestrën e tij nuk kishte asnjë femër.
-Femrat janë shumë ngatërrestare â⬓ u përgjigj mjeshtri. Në rast se ato janë të bukura, kjo do të ndikojë
keq tek orkestrantët meshkuj dhe, po të jenë të shëmtuara, më pengojnë mua gjatë punës.
I sëmuri thirri me urgjencë mjekun në shtëpi, në orën tre të mëngjesit. Pasi e vizitoi, mjeku u mendua pak dhe pastja i tha:
-Ju e keni bërë gati testamentin?
-Jo, doktor.
-Atëherë telefonojini urgjentisht noterit dhe dy dëshmitarëve.
-O zoti im, kaq serioze qenka puna?
-Jo, nuk ka asgjë serioze, por unë nuk do të doja që të isha i vetmi budalla që ju e ngritët nga shtrati në mes të natës, pa asnjë arsye.
Njëherë, në një takim të sferave të larta të shoqërisë, mjeshtri i madh Kamil Sen Sansi po shoqëronte duetin e dy zonjave të njohura. Në një moment zonjat u shkëputën nga ritmi dhe vazhduan të këndonin secila më vete, duke tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve të shumtë të pranishëm.
Mjeshtri u ndal, i mbështeti duart e tij elegante në tastjerën e pianos dhe tha:
-Më falni zonja të nderuara. Unë do t'ju isha shumë mirënjohës, nëse do të më thonit se cilën nga ju duhet të shoqëroj në piano.
Mjeku kirurg sapo hyri në pavion pyeti infermieren:
-çfarë rastesh kemi sot?
-Dy raste të lehta, të shkaktuara nga një aksident automobilistik, një traumë profesionale dhe një rast tjetër shumë i rëndë â⬓ një burrë që ka kundërshtuar të lajë enët e kuzhinës…
Një mjek i tha kolegut të tij:
-Pse zgjove specialitetin esëmundjeve të lëkurës?
Tjetri iu përgjigj:
-Sepse pacientët e mi asnjëherë nuk më zgjojnë natën, asnjëherë nuk vdesin nga sëmundjet e lëkurës dhe shumë rrallë shërohen prej tyre.
E identifikuar
LEXO..DURO..TOLERO.
.FAL
BESIM
Anektoda
«
Përgjigju #8 më:
27-02-2005, 03:07:55 »
Cdo jave nje shqiptar kthehej nga greqia per ne shqiperi me biciklete dhe me dy thase te vegjel ne shpine.Sapo do kalonte doganen te hynte ne token shqiptare e ndalon doganjeri.cke aty brenda te thaset? rere eshte i thote shqiptari.doganjeri nuk besonte dhe e kontrollon.ne te vertete ishte rere.pas nje jave prape e njejeta gje.kontrollon prape po nuk gjene gje te dyshimte.cdo jave shqiptari futej ne shqiperi me biciklete dhe me dy thase me rere.doganjeri dergoi reren ne Athine per kontroll por asgje e dyshimte. pas 6 muajsh pyet shqiptarin.do me thuash te verteten cfare kontrabante ben?edhe sikur te besh nuk do te bej gje.Atehere i thote: mund te them se bej kontrabande bicikletash.
- Nastradin! - e shkundi nje nate gruaja Nastradinin.
- S'te vjen keq qe kam tere naten pa gjume duke tundur djalin qe qan? Tunde dhe ti njecike, se fundja, djali s'eshte vetem i imi, eshte dhe i yti.
- Ti tund gjysmen tende - i tha Nastradini - gjysmen time lere te qaje. .
Dy miq kuvendojne:
- A e more e-mailin tim?- pyeti njeri.
- Ke, ate qe me kerkoje 100 eurot qe te kisha borxh?
- Po.
- A, jo, nuk e mora!
Ishte nje burre qe do te blinte nje kale. Vajti ne nje stalle kuajsh dhe po shikonte nje kale te bukur qe i pelqeu jashtezakonisht, ishte shume i bukur. Ai qe e shiste kalin nuk dinte mire anglisht sepse nuk ishte prej andej(ngjarja ndodhet ne Amerike) dhe kur e pyeti burri se cfare cmimi kishte ai ia tha cmimin por i tha se "it not look well". Burri u cudit sepse kali ishte shume i bukur por nuk i vuri re fjalet e shitesit dhe e blevi. Kur erdhi ne stallen e tij kali perplasej sa andej kendej, i vajti shitesit dhe i tha se kali mbase nuk shikonte. Shitesi i tha:
- Une te thashe, "it not look well".
Nje grua bashke me femijen e saj te vogel po bisedonin. Nderkohe aty prane kalon nje djale qe sapo ishte liruar nga ushtria dhe degjoi biseden e tyre.- Mami po si me ke bere ti mua? Po ja, perpiqej e ema t\'ia spjegonte femijes. Mami vajti tek xhaxhi doktorri i cili i beri nje gjilpere dhe mbas pak kohesh linde ti. Atehere djali qe kishte qene ushtar i frikesuar e pyet gruan:- Pse e kane hequr nga qarkullimi menyren klasike?!!
E identifikuar
LEXO..DURO..TOLERO.
.FAL
BESIM
Anektoda
«
Përgjigju #9 më:
27-02-2005, 03:08:30 »
Mesuesja i tha nxenesit: Me zgjedho foljen ec. Nxenesi filloi: Une ec, ti ec, ai ec. Me shpejt, me shpejt - i tha mesuesja. Une vrapoj ti vrapon, ai vrapon- ia priti nxenesi.
Artani kthehet nga shkolla dhe i thote te atit se ka marre 4 ne matematike.
"Pse?" e pyet i ati.
"Mesuesi me pyeti sa bejne 2x3?' dhe une i thashe 6'"
"Po aq bejne!"
"Pastaj ajo pyeti sa bejne 3x2?'"
"Ku dreqin eshte ndryshimi?"
"Po tamam keshtu i thashe edhe une!"
Një burrë shkone ne kinema bashke me gruan dhe i thote biletaristes :
-"Dy bileta, ju lutem"
Pas 2 minutash vjen serish :
-"Dy bleta ju lutem", dhe vazhdon keshtu disa here derisa biletaristja e pyet:
-"Me fal po c`ju duhen gjithe keto bileta?"
-Mos me pyet mua,pyet ate idioten qe rri te hyrja dhe sa t`i afrohesh t`i merr e t`i gris!
E identifikuar
LEXO..DURO..TOLERO.
.FAL
Faqe: [
1
]
Shko lart
Keshilloje
|
Printoje
« i mëparshmi
tjetri »
Shko te:
Zgjidhni një destinacion ju lutem:
-----------------------------
Letërsia Shqiptare - Albanian Literature
-----------------------------
=> Revista Letrare Zeri YT!
=> Letrarët e Mëdhenj Shqiptar
=> Fragmente nga Letërsia Shqipe
=> Poezia dhe Proza Shqiptare
=> Folklori Shqiptar
=> Përralla dhe Anekdota
-----------------------------
Letërsia Botërore - World Literature
-----------------------------
=> Letrarët e Mëdhenj Botëror
=> Fragmente nga Letërsia e Huaj
=> Poezia dhe Proza Botërore
=> Folklori Botëror
-----------------------------
Letrarët e Rinj
-----------------------------
=> Letrarët e rinj
=> I Dashur Ditar..
=> Konkurse Letrare
=> Rreth Librave dhe Autorëve
=> Këndi Letrar për Fëmijë
-----------------------------
Gjuhësi
-----------------------------
=> Gjuha Shqipe
=> Dialektet
=> Gjuhë të Huaja
=> Kurse Gjuhësh Online
Anketa
Cfare mendoni per shkrimin tim
Mire
10
(31%)
Keq
3
(9%)
Jo keq
7
(21%)
Me pelqen shume
12
(37%)
Numri total i votave: 32
Shiko temen