|
arbias
|
 |
« më: 11-04-2007, 11:08:53 » |
|
Inkursionet e shteteve ballkanike ndaj tokave të Shqipërisë Shkruan: Aleanca ballkanike ishte e miratuar më 13 mars 1912 Në rrethanat e paraqitura Serbia kishte bërë planin e sulmit kundër Shqipërisë dhe priste momentin për ti shpallur luftë Turqisë. Duke eksploatuar parollën dhe proklamatën e saj në ndihmë, “vëllezërve të Jugut”, nga vetë thënia e Kral Aleksandrit që publikohet edhe në gjuhën shqipe. Ky deklaroi publikisht se: “ushtria serbe shkon në Kosovë si çliruese”.
Ky deklarim i mbretit serb ishte një politikë propaganduese tejet perfide , që fshehnin aspiratat e borgjezisë serbomadhe për të dalë në jug kah Selaniku, ndërsa nga perëndimi për ti siguruar dalje Serbisë në detin Adriatik, në dy limanet më të bukura të saj në Lezhë dhe Durrës. Pa të cilat borgjezia serbe në krye me Nikolla Pashiqin, haptazi deklaronte: “nuk mund të jetohet”.
Poashtu duhet cekur përveç politikës ruse edhe diplomacia franceze përkrahte pa rrezervë kërkesat e një politike hegjemoniste serbe. Ajo haptazi deklaronte:” se nuk ka kurgjë të keqe në qoftëse Serbisë i lejohet dalje kah Shqipëria që të vendoset në detin Adriatik.
Forcat e aleatëve ballkanik brenda një afati të shkurtër e shpartalluan ushtrinë turke në të gjithë frontet. Trupat bullgare pasi thyen qendresën e forcave turke të koncentruara në Thrakinë Lindore iu drejtuan Adrianopojës në drejtim të Stambollit.
Forcat e Malit të Zi të ndara në tri kolona sulmuan në dy drejtime tokat e Shqipërisë edhe atë me dy njësi Shkodrën dhe me të tretën u vërsulën në drejtim të Kosovës për në Pejë.
Mbreti serb Pjetri para fillimit të luftës ballkanike u kishte bërë thirrje shqiptarëve për bashkpunim në luftë të përbashkët kundër armikut shekullor duke deklaruar në të gjithë mjetet e informacionit se fitorja mbi Turqit edhe Shqipëtarëve do t’u sjellë “lirinë dhe barazinë”.
Pasi filloi Lufta e Parë Ballkanike në tetor të vitit 1912, u dukën sukseset e para të aleatëve ortodoksë, kundër ushtrisë turke. Komanda serbe urdhëroi soldateskën e saj që të vazhdojë me pushtimin e qyteteve të Vilajetit të Kosovës. Armata e III serbe, hyri në Vilajetin e Kosovës kah Medvegja pasi një rezistence të madhe nga vullnetarët shqiptarë kori fitore dhe u nisë kah Prishtina për të pushtuar Ajo më 24-25 tetor, nën komandën e Bozha Jankoviqit hyri në qytet. Ky për të fituar simpatinë e popullit vendas me shtabin e vetë e viziton varin e Sulltan Muratit në Fushë Kosovë.
Prej Prishtinës Armata e III, u nisë për në Ferizaj. Një pjesë e mbetur e ushtrisë turke e cila u tërhoqë nga Prishtina, duke zërë pozicione në mes Ferizajit-Kaçanikut dhe Tetovës. Por shumë shpejtë pa shkrepur asnjë plumb ushtria turke i lëshoi edhe këto pozicione dhe u tërhoqë në drejtim të Tetovës. Komanda serbe pasi e mori qytetin e Prishtinës pa luftë, me një pjesë të ushtrisë së saj u nisë kah Mitrovica. Sulmin e Katërt komanda serbe e filloi kah kufiri me Malin e Zi. Në këtë anë që më parë i kishte filluar operacionet luftarake ushtria malazeze. Në këtë anë vepronte ushtria serbe e Ibrit nën komandën e Gjeneralt Mihaill Zhivkoviqit, më një forcë prej 25 ushtarësh, ky posa e kaloi kufirin më 19 tetor e sulmoi së pari Novi Pazarin të cilin e pushtoi më 23 tetor. Këtë qytet e mbronte Kryetari i Komunës Arif Komadina me 1.500 luftëtarë, muslimanë me një armatim tejet primitiv e të vjetëruar. Ushtria serbe më 25 tetorë hyri në Mitrovicë dhe Pejë ku u takua me ushtrinë malazeze e cila pasi e pushtoi Rozhajën e para hyri në Pejë.
Ndërsa forcat serbe sipas urdhërit të Nikolla Pashiqit së pari e pushtuan Prizrenin, ku së bashku me forcat Malazeze hynë edhe në Gjakovë. Pasi i pushtuan qytetet kryesore të Vilajetit të Kosovës u nisën në drejtim të Lumës, Mirditës, dhe Matit, për të dalë në detin Adriatik.
Nikolla Pashiqi porosiste komandën serbe se disponimi i Fuqive të Mëdha është në anën tonë, “ata na këshillojnë që sa më parë të dalim në detin Adriatik. Pasi së shpejti pritet aksion i Fuqive të Mëdha për ndërprerjen e luftës. Franca Rusia dhe Anglia, më 20 tetor, ( sipas kalendarit të vjetër), e këshillonin Komandën Supreme Serbe, që sa më parë me ushtrinë e vetë të dalë në detin Adriatik.
Armata e II serbe, pas fitores në Kumanovë, hyri pa hasur në rezistencë në Shkup, më 26 tetor pas dite. Ndërsa sipas raportit të konsullit rus Kalmikov, “Shkupi ra në duart e serbëve më 25 tetor”.
Komanda serbe pas marrëjes së Shkupit e ndajti ushtrinë në dy pjesë edhe atë: një pjesë të ushtrisë u nisë kah Velesi dhe Prilepi e hyri në Manastir, në këtë anë erdhi deri te një betejë e përgjakur në Pletvar në vijën Drenovac-Mali i Mukos. Përpjekjet e Komandantit turk Zeqir Pasha për të ndalur hovin e ushtrisë serbe kah Pletvari ishin të pa sukseshme. Njësitet e Armatës së Parë Serbe pasi i thyen forcat turke në malin Pletvar dhe Babunë hynë në Prilep. Duke kapur mbi 1000 ushtarë turqë. Në këto çaste të vështira për ushtrinë turke, Zeqir Pasha së bashku me Korpusin e VII, filloi të tërhiqet nga rrethi i Shkupit dhe Tetova, për të mbyllur drejtimin Kërçovë-Brod-Manastir.
Divizioni i II, i Moravës, duke e ndjekur Korpusin e VII turk, të Zeqir Pashës, në drejtim të Tetovës hasi në rezistencë të fortë disa ditëshe në grykën e Dërvendit, në mes fshatit Zhelinë dhe Grupçin. Radush. Pas një beteje të ashpër shqiptarët u thyen, ushtria serbe më 30 tetor hyri në Tetovë. Para se të hy ushtria serbe në Tetovë, aty qëndronte edhe Komandanti turk Zeqir Pasha, i cili pati një takim me udhëheqësin e Shqiptarëve Mehmet Pashë Tetovën, ku u bisedua për për strategjinë e luftës dhe mbrojtjene qytetit të tetovës dhe Gostivarit, me forca të përbashkëta. Por komandanti turk nuk u pajtua me propozimin e Mehmet Pashë Tetovës, që Tetova të mbrohej me forca të përbashkëta shqiptaro-turke. Mehmet Pashë Tetova, pas kësaj mosmarrëveshje më në fund u bind se me turqit nuk ka bashkëpunim pa interes. V.XH.)
Mehmet Pashë Tetova i bëri të gjitha përgaditjet për të ndalë hovin e ushtrisë serbe që i afrohej Tetovës nga tre drejtime:Prizreni, Kaçaniku dhe Shkupi. Ky strateg i luftës kurr e pa se mbrojtja e qytetit është e pa mundur kundër një ushtrie kaq të madhe serbe, një gjysëm ore para se të hynë ushtritë serbe në Tetovë, Mehmet Pasha e lëshoi qytetin dhe u nisë për në Dibër, me një pjesë të ushtrisë dhe antarët e familjes së vetë. Gjatë rrugës Mehmet Pasha i bëri një prit ushtrisë serbe në hyrje të Kërçovës, përreth
fshatit Zajas. Lufta zgjati tre ditë, në këtë regjion, ushtria serbe në këtë betejë humbi mbi 50 luftarë.
Nga Kërçova Mehmet Pasha, vazhdoi rrugën për në Dibër. Atje takohet me patriotët tjerë shiptarë si Isa Boletinin, Elez Jusufin, që Mehmeti e kishte bashkëpuntor lufte dhe mik shtëpiak. Këtu dita ditës u ritë shumë numri i patriotëve nga mbarë Kosova. Të cilët u organizuan më tutje në mbrojtjen e vendit nga sulmet e ushtrisë serbe.
Divizioni i II i Moravës pasi e pushtoi Tetovën, Gostivarin, Kërçovën dhe arriti në Manastir, prej ku vazhdoi rrugën kah Ohri dhe Struga, duke e pushtuar Elbasanin arriti në Tiranë.
Në anën e jugut edhe ushtria greke pasi i theu forcat turke përparonte kah Jugu i Shqipërisë duke iu afruar Korçës, kurse Vlorën e mbante të rrethuar. Gjatë këtyre inkursioneve të tokave shqiptare: ushtritë serbe dhe greke u dalluan për nga veprimet ç’njerëzore të ushtarëve të tyre, ndaj popullatës së pafajshme.shqiptaro-turke.
Më së miri gjendjen faktike në fushë beteja e përshkruan diplomati anglez nga Beogradi, i cili thotë: se në këtë luftë po bëjnë rezistencë vetëm shqiptarët, ndërsa turqit u tërhoqën nga fushë betejat pa e shkrepur asnjë plumb.
|