Hyrja
IDENTIFIKOHU
REGJISTROHU
Komuniteti ynë
Politikë
Shkencë
Kulturë
Letërsi
Histori
Muzikë
Sport
Informatikë
Albwebmaster
Forume Plus
Albanian Forums
Republika e Shqipërisë
Republika e Kosovës
Maqedonia Shqiptare
Ulqini dhe Malësija
Zëri Islam
Zëri i Krishterë
Pyetje dhe Përgjigje
Zëri i Lirë
Njoftime & Lajmërime
Lajmet e Fundit
Forumi i Historise - Historia Shqiptare e Boterore
Forumi i Historise - Albanian History
Historia Shqiptare
(Moderatore:
kreksi
,
erlehta
)KËNGË HISTORIKE TË RILINDJES KOMBËTARE
Faqe:
1
2
3
[
4
]
5
Shko poshtë
« i mëparshmi
tjetri »
Keshilloje
|
Printoje
Autori
Temë: KËNGË HISTORIKE TË RILINDJES KOMBËTARE (E lexuar 29847 herë)
0 anëtarë dhe 2 Vizitore po shikojnë këtë temë.
Lundrentari
Gjinia:
: KËNGË HISTORIKE TË RILINDJES KOMBËTARE
«
Përgjigju #45 më:
21-02-2006, 03:08:40 »
11. ME TRE VETË LUFTËN E NISI
Me tre vetë luftën e nisi,
Si me konë Misirlija,
Avlla Aga,1 kahremani,
Zanin ja njeu Rumelija.
5 Thonë nizami: â⬔ Me i lonë armët!
â⬔ Un'i mjeri si do t'rrnoj?
Gjakovës të m'i shkojë nami?
Për nji shpirt vehten s'e marroj! â⬔
Thonë asqeri po bojnë hiqmet
10 Për kët mashkull të Gjakovës,
T'i kish pasë nja njizet vetë,
Pat me i çu n'Fushë t'Kosovës,
Thotë veziri: â⬔ Ti shka bone?
Avlla Aga: â⬔ Bona temen!
15 Me nji fushë, me nji mejdon,
Tri ordhi synin s'ma tremin! â⬔
Palë-palë po del asqeri
I Rumelisë e i Anadollit,
Për mjedis mejdonit duel,
20 E bon luftën si Qorolli.
Shpirti i Dahes ju boftë mesrur,
Për te kjanë Shehri e Reka,
Vorri Dahes ju mbloftë me nur,
Sa me kollaj i erdh deka!
1) Abdullah Agë Palloshka.
E identifikuar
turp eshte burri me vdek n'shpi
Lundrentari
Gjinia:
: KËNGË HISTORIKE TË RILINDJES KOMBËTARE
«
Përgjigju #46 më:
21-02-2006, 03:09:59 »
13. NDË STAMBOLL KARTA DËRGOJNË
Ndë Stamboll karta dërgojnë,
Se raeja po lëftojnë.
Që në Berat'e në Vlorë,
U mbush deti me pamporë.
5 Një pasha me tre taborë,
Misërishtatë i korrë,
Se e dinë me kë lëftojnë,
Me Gjon Lekë Kuçin thojnë.
Gjon Lek'e Hodo Aliu,1
10 Mbë dorë palla ç'ju ngriu.
Tafil Buz-mustaqeziu,2
Nga Gryk'e Kuçit arriu,
More djemt'e Kurveleshit,
Me palla luftoni sheshit.
15 Kurveleshi gur i thatë,
Me palla luftojnë gratë.
O halldup shallvare-gjërë,
Ndë të zënçfarë dot guberë,
Të ta bënj si tjatër herë.
1) Hodo Aliu, nga Nivica, luftoi së bashku me Zejnel Gjolekën.
2) Tafil Buzi (nga fshati Buz i Tepelenës) u shqua në kryengritjen e vitit 1847.
HAJREDIN PASHA PO VJEN RADIKËS
Hajredin Pasha po vjen Radikës,1
Pejt ku jon malet e Dibrës:
â⬔ Vall ku jon'malet e Dibrës?
â⬔ Bojn'xhilis në Fushë t'Gjuricës,2
5 Bojn xhilis e lidhin besën:
Hajredin Pashën do ta presim! â⬔
Moj Gjuricë, moj kasaba,
çon Pasha e t'bon rixha,
Po rixhaja s'ju ka digjou,
10 I kthej topat me luftou:
Sheh Zeqani3 fjalë ka çou:
â⬔ Thoj Kaloshit me na ndihmou.
Grik'n e Madhe e kanë rethou;
15 Për reth Drinit tu luftou,
Ximca mbet, ximca pjagou.
Mustaf Jakini, mustaqebardhë,
Boni irish e zou në dardhë
â⬔ Hiçu Pashë, sc të kom falë,
20 Kom kuvend me mirallajnë.
Ditën e martë u zou nizaja,
Hajredin Pashën e xhet belaja;
E xhet belaja, çi e ka xhetë,
Shtatë taboret i jonë shkretë;
25 Nandë mij vorret kush i boni?
Te nandë Malet e Sheh Zërqani
Rizvan Halla me at sokore,
S'po pushon tue bomun vore!
Kush ja prejshi fesin Pashës?
30 Fezli Malja e Pjaku Krajkes.
1) Hajredin Pasha u dërgua nga Stambolli me 1844 për të shuar kryengritjen kundër Tanzimatit, por në luginën e lumit Radike afër Dibrës pësoi disfatë.
2) Fushë afër Homeshit, ku u mbajt Kuvendi i malësorëve dhe u lidh besa për luftë kundër Hajredin Pashës.
3) Prijësi i malësorëve në këtë luftë.
E identifikuar
turp eshte burri me vdek n'shpi
Lundrentari
Gjinia:
: KËNGË HISTORIKE TË RILINDJES KOMBËTARE
«
Përgjigju #47 më:
21-02-2006, 03:12:49 »
20. NGRITI KRYE SHQYPERIA
Thanë, doli Rumelia,
Ngriti krye Shqypëria.
Thanë, doli sadrazemi,
Ngrihi, Shqypëri, t'i vemi!
5 Zylyftari Podësë,1
Dërgoi kartë Shkodrësë.
Edhe Shkodra i dërgoi,
Manastir u ngrit, e shkoi.
Kush i dogj kullat e Qarit?2
10 Rakip beu i Zylyftarit.
Zylyftar mustaqeverdhë,
Përit nizamët, se t'u derdhë.
Te vinë, mirë se te vinë,
Te pusi e kam Mersinë.
15 Rakip bej të erth një kartë,
Mbëlidh asqer'e ktheu prapë!
Melesini3 mal i butë.
Rreth e rrotull'me harbute,
Melesini maja-maja,
20 E rreh topi e kumbaraja.
Melesini i përpjetë,
I vete gjyleja shigjetë.
Këjo kisha me një kamere,
Nizamët i shojti fare,
25 Këjo kisha me tri shkallë,
Rreth e rrotull'plot nizamë.
Mun te port'e Zylyftarit,
Varur kok'e bashnizamit.
Elmas Xhemi me t'vllanë,
30 Për Zyluftarë u vranë.
Burr'o Elmas Xhem, o burrë,
Me të shumëtë me gurë.
Elmazi me kushurinë,
Mun te kisha, seç u shtrinë.
1) Nga fshati Podë i Leskovikut. Pas vrasjes së Ali Pashë Tepelenës qëndroi për një kohë në arrati dhe luftoi kundër turqve, sidomos në kryengritjet pas vitit 1831.
2) Kazermë e ushtrisë turkë në Qafën e Qarrit në rrugën Korçë â⬔ Ersekë.
3) Mali i Leskovikut ku u zhvillua një betejë e rreptë midis kryengritësve dhe forcave turke.
E identifikuar
turp eshte burri me vdek n'shpi
Lundrentari
Gjinia:
: KËNGË HISTORIKE TË RILINDJES KOMBËTARE
«
Përgjigju #48 më:
21-02-2006, 03:15:45 »
22. PLOT ME GJAK DIRGJET VALBONA
Maxhar Pasha del në kodër,
Pyet: Ku je Krasniqja e vogël?
â⬔ S'jam e vogël, po jam sa deti,
T'kisha pas'Gashin me veti,
5 S'kish çka m'ban krali as mreti.
Maxhar Pasha në Dezdar1
Avdi Syl's2 po i ço fjalë:
â⬔ Me ma çue ka ni djalë,
Se mymleqetit ja ka marrë,
10 Mymleqeti m'i ka dhanë.
â⬔ N't'i pastë dhanë mymleqeti,
Un s'i daj këta djelm prej veti. â⬔
Zmajl Mehmeti i Mehmet Ram's,
Po i çon fjalë Mar Lulës Shal's:3
15 â⬔ çom asqer, o daja i bab's,
Se m'ka ra Pasha në Dezdar,
M'ka ngreh topat stomit arës,
Don me m'çartë kullat e babës.
Kur të çarten kullat tona,
Plot me gjak dirgjet Valbona!
1) Dezdar ose Gjytet, vend afër Bunjanit në Krasniqe.
2) Nip i Binak Alisë.
3) Mik i familjes së Binak Alisë.
23. PËRMBI DRI PO FLET BINAKI
Po pvetë Pashë Maxharri:1
â⬔ Ku i ka kullat bajraktari?
Qes me top e s'mund po i çarti. â⬔
Përmbi Dri po flet Binaki;2
5 Flet Binaki përmbi Dri;
â⬔ Qe dy javë jam dalë me shpi,
Te Ismajl Pasha n'Kryezi.
Pashë Maxharri, mos qit topa,
Se nuk çarten shpijat tona,
10 Plot me gjak pa u dje(r)g Valbona;
Se nuk prishën kullat e mija,
Se ky a Binak Alija!
1) Pasha turk që erdh për t'i shuar kryengritjet në Veri pas Tanzimatit, aty kah viti 1845.
2) Nga Bunjani i Krasniqes, udhëheqës i kryengritjeve.
E identifikuar
turp eshte burri me vdek n'shpi
Lundrentari
Gjinia:
: KËNGË HISTORIKE TË RILINDJES KOMBËTARE
«
Përgjigju #49 më:
21-02-2006, 03:18:16 »
KËNGË POPULLORE TË RILINDJES KOMBËTARE
RRUSTEM BERISHA
29. O NIZAMË TË SHQIPTARISË
Hej nizam-o të shqiptarisë,
O ç'po shetitni Rumelisë!
â⬔ T'u rritt jeta! â⬔ po i thonë valisë:
Na ka marrë more malli-o i sht'pisë
5 Na ka marrë malli-o me shkue,
Kush ka nanë e kush ka grue.
Kush e ka o t'zezën nanë,
S'p'e len vaji o buk'me granë!
P'e lyp'mreti-o ka 'i nizam,
10 Ka 'i nizam qi p'e lypka mreti,
çova babën, nuk ma deshti,
Vllaun e vogël s'muj e treti,
U shtërngova e shkova vet'!
Se kjo punë paska kjenë kismet,
15 Me u da robi pej robve t'vet,
Me u da robi-o për të gjallë,
Pa da gja, or-o, pa da mallë.
Qindro loke, o fort mos kaj,
Qindro loke, e ban gajret!
20 Si mos ardhsha për dymdhet vjet,
Martou nuse, o mos kij dert!
Nuk po hahet ky peksimet,
O peksimet-o, kjo buk'me kry'ba,
Tirqi t'zes, t'gjeshun me rrypa,
25 Tirqi t'zes e me rrypa t'hollë;
M'asht mërzit, ore, manxerrja n'dorë.
Nat'e dit', ore, tuj rujt n'karollë,
E tuj ra shi, besa, tuj ra borë,
Tuj ra shi, tuj nejt pa fjetë,
30 Shum ma mirë, more, ish kanë me dekë.
Se me i ba, more turkut hyzmet.
E identifikuar
turp eshte burri me vdek n'shpi
Lundrentari
Gjinia:
: KËNGË HISTORIKE TË RILINDJES KOMBËTARE
«
Përgjigju #50 më:
21-02-2006, 03:19:38 »
MORI MAQINË QI SHKON RRETH DETIT
Mori maqinë, qi shkon rreth detit,
Kah po i çon asker't e mretit?
Do po kajn'e do po knojn'
Hiç s'po dim'kah po na çojn',
5 Në Prishtin'kur na kan'çue
Krejt taborre na kanë marue.
Erdh zabiti me na msue:
â⬔ Fukara, djem, koki qillue,
Kush a bedel, n'kamë m'u çue;
10 Fort n'pare paski lakmue!
Në maqinë na kanë ngarkue'
Për Selanik na kanë tfillue.
O shkon maqina, moj nanë, nëpër shi,
O ranë p'i vin, moj nanë, djemt e ri.
15 O shkoj maqina, moj nanë, tue qitë tim,
O shum-e thmija, medet, janë metë jetim!
O shkoj maqina, moj nanë, nëpër terr,
O shum- nanat, medet, kajnë për djel!
Shkoj maqina, o nanë, tuj vrapue,
20 Në Selanik, medet, na kanë çue!
Selaniku, oj nanë vija-vija,
Asnji burr, medet, s'met te shpija!
Selaniku, o nanë, tela-tela,
Grat tona, medet, metën t'veja!
25 Mori maqinë, ty t'sost zjarmi,
Ty t'sost zjarmi, u kallsh flakë!
Nal ta shkruejm'ni letër t'bardhë,
Do ta çojmë, medet, në vilat,
Le ta kënojnë, nanë, moj hoxhallart.
E identifikuar
turp eshte burri me vdek n'shpi
Lundrentari
Gjinia:
: KËNGË HISTORIKE TË RILINDJES KOMBËTARE
«
Përgjigju #51 më:
21-02-2006, 03:22:43 »
DO KËNDOJMË A çDO BËJMË
Do këndojmë a çdo bëjmë,
Do qajmë gjëndjenë tënë,
Gjarpëri që na ka zënë,
Me këtë sulltanë tënë,
5 Na mban tre sahat më këmbë,
Sa na vjen shpirti ndër dhëmbë, (ka munsi, kan qene duke fal namazin
)
Sa kujtojmë bab'e mëmë.
Ju bab'e mëma mos qani;
Oani nëna sa të shëmbi,
10 Mundimet'c djemet që bëni,
ç'u venë për dhjamë qeni.
E identifikuar
turp eshte burri me vdek n'shpi
Lundrentari
Gjinia:
: KËNGË HISTORIKE TË RILINDJES KOMBËTARE
«
Përgjigju #52 më:
21-02-2006, 03:24:05 »
KËNGË POPULLORE TË RILINDJES KOMBËTARE
RRUSTEM BERISHA
33. JU NIZAMT E SHYPTARISË
Ju nizamt e shyptaris',
Ju ka ra malli i shpis'?
Shum'jan'lodh'pej mërzis'.
Kush ka nan', kush ka grue,
5 Kush ka grue, kush ka nan',
S'e lan'lot'buk me ngran',
S'e len malli rrug'me bam'.
Ka lyp mreti ka 'i nizam,
Ka 'i nizam po lyp mreti,
10 Shum gjeni t'ri po lyp dovleti!
çova babën, nuk ma deshti.
Me çu vlla, m'erdh gazepi,
Kam ni vlla, s'muj e treti,
â⬔ çou, shko ti! -mu m'tha veti.
15 Qindro loke, mos ki dert,
Ishalla pjekmi në shyret!
Se kjo pun'koka kan'kysmet,
M'u da robi pej robit t'vet;
M'u da robi pej robit t'gjall',
20 Pa da buk'e pa da zjarm!
Qindro loke, fort mos kaj,
Qindro loke, ban gajret,
N'mos ardhsha për nand vjet,
Martoma nusen, mos ki dert!
25 Shum selam bab'e nan',
Selamin tyne kush m'jav çon,
Thuni atyne me qindrue,
Me i than'grues m'u martue,
T'zgedhin burr'ma t'mir'sc mue.
30 ââ¬ÅŸZgedh ni burr'ku t'duesh vet,
Se nuk shihmi ma n'ket jet',
Veç kur t'shihmi n'ahiret!"
Bajm'dava te baba mret,
S'un p'e ham'kët peksimet,
35 Asht gatu qe tridhet vjet,
Ka zan'kryma, na pëlset,
S'un p'e ham'kët buk me kryma,
Mu në fyt na zihet fryma.
Tirqi t'zi e rryp të hollë,
40 Dit'e nat'tuj rujt'n'karollë,
Tuj ra shi e tuj ra borë,
N'asht mërzit'martina n'dorë.
Gjith natën tuj nejt pa fjetë,
Shum ma mirë ish kanë me dekë!
45 Na u ka mërzit'shum kjo jetë,
Dorë për dore do t'bim'n'det.
Mori martin', t'lasha shkret,
N'qaf na paç baba i mretnis',
I hupe burrat e shyptarisë;
50 N'qaf'na paq baba i dynjas,
I hupe gjërat e fukaras!
34. O NIZAMË, NIZAMË TË NGRATË
O nizamë, nizamë të ngratë,
Shkruna 'i letër, çone në vilat,
Le ta knojnë hoxhallart!
T'shkretën letër kur ta kënojnë,
5 Baba e nana aty mos t'qillojnë,
Se janë t'ligj e s'un qinrojnë.
Letrat tona kur i kallxojnë'
Pej gjumit t'natës po ju çojnë.
Zëmrat tona na i shkrumojnë.
10 Nizami i shkret'çka po thojnë:
â⬔ Kti talimit fort po i pritojmë,
Guhën turqe s'un p'e msojmë.
Me do rrypa po na shtërngojnë,
Me kapuç ka pak na hjeshojnë,
15 Me ni fjalë, po na mashtrojnë,
Krye pes'vjetve, kishe, do t'na Ishojnë.
Si n'na lshofshin për pes'vjet,
Ne na marrin redif apet;
Neve na majnë edhe pesë vjet.
20 Si t'na Ishojnë pej redifve apet,
Neve na marrin mustafez apet,
Na majn'prap katër-pes'vjet.
Po shkon moti, haj medet!
Na po plakmi në kit hyzmet,
25 Le të shkojn'grat'te babat e vet!
Le t'marrin burr'ka t'don'vet'.
Po nuk gjajnë haj medet!
Në left'noj thmi, prene në djep,
Mos e lini jetim për gazep!
E identifikuar
turp eshte burri me vdek n'shpi
Lundrentari
Gjinia:
: KËNGË HISTORIKE TË RILINDJES KOMBËTARE
«
Përgjigju #53 më:
21-02-2006, 03:26:56 »
JU NIZAMË T'HUPUN E T'TRETUN
Ju nizamë t'hupun e t'tretun,
Banu bashk shkruena ka 'i letër:
â⬔ Shum selam, besa, kush do t'vesin;
Gjysa gjallë, gjysa jem t'dekun.
5 Ju nizamë, nizam't'Shipnisë,
Qi kërkoni-o Rumelisë,
A u ka marr-o malli i shpisë?
Shkruene 'i letër, çonja kadisë,
Sheh Islami me na dhanë izë:
Tutju zotit-o perenisë;
Tutju zotit qi t'ka falë,
Boll shum nanën ke lanë pa djalë,
Boll shum motra ke lanë pa vlla;
Jau ke lan-o nuset pa marrë!
15 Kush i paska babë e nanë,
P'e shtrojnë sofrën-o bukë me ngranë,
Po u bje n'men, për gjyst p'e lanë;
Po i merr vaji, po çohen n'kamë.
E nanës e bab's me i ba selam:
20 â⬔ Na u ka kput'ymyti krejt,
çoni nuset te baba i vet;
Ne ta marrin kan'kan'qef,
Ne ta marrin ka 'i plak me mjekërr,
Se djel t'ri, tybe, s'ka ma tjetër!
PO VIJNË BARKËT RENDA-RENDA
Po vijnë barkët renda-renda,
Dilni qyrni çka kanë mrena!
Po vijnë barkët tuj fishkëllu,
Dilni shifni asqert tuj shku!
5 Po vijnë barkët përreth detit,
Dilni shifni asqert e mretit!
Asqert e mretit, asqert e ngratë,
Gjysa deshun, gjysa zbath;
Uj pa pi e bukë pa ngranë,
10 Jan'kah desin gjith në kamë.
Po vijnë barkët tuj lundru,
Dilni shifni asqert tuj shku!
Shkojn'të zezt'me luftu.
Kanë lanë fëmi'e kanë lanë gra,
15 Po luftojnë, mor, pa ja nda.
Gjith''ta barkat vijnë e shkojnë,
Asqerlit'letra po çojnë,
Hoxhallart po i kënojnë:
Vetëm grat-o t'na i nig'jojnë.
20 Babë e nanë mos t'i nig'jojnë,
Se janë pleq e na qarrohen.
Shumë e dashtun gruja shkretë,
Ti të më pritësh mu'pesë vjet!
Nëse s'vij, moj, për pesë vjet,
25 Merr nji tjetër, martohu vet'!
E identifikuar
turp eshte burri me vdek n'shpi
Lundrentari
Gjinia:
: KËNGË HISTORIKE TË RILINDJES KOMBËTARE
«
Përgjigju #54 më:
21-02-2006, 03:29:37 »
DAL NË BREK E VËSHTROJ FSHANË
Dal në brek e vështroj fashanë,
Derë më derë po qajnë:
U venë djemtë nizamë!
Sos u venë në kurbet,
5 Po nizam për shtatë vjet.
Në pyeçi nëna për ne,
Mësojm'mushka hergjele!
Ngremë gur e ngremë dhe!
Në fushë të Manastirit
10 Ndreqim vënin e talimit,
Ven'e talimit ndërtojmë,
Po të zezat nëna ç'thonë?
Qani, o nëna, na qani;
Shami të zeza të mbani!
15 Sa të vimë nga nizami!
Qani, moj të zeza gra,
Është shtatë vjet dava!
TY MIR'MEç MOJ NANË, T'MA BAJSH HALLALL
Ty mir'meç moj nanë, t'ma bajsh hallall!
Po na thrrasin, nanë moj, në Gilan;
Do t'na çojnë, oj nanë, në Tasjan1
Në pampur, oj nanë, do t'na ngarkojnë!
5 Shkon pampuri, nanë-moj, tu fishkllue,
Shum asqer, oj nanë, s'po mun'm'i çue!
Shkojnë asqeri, nanë moj, pal'e palë,
Shum e nana, medet, a met'pa djalë!
Shum c motra, medet, a met'pa vlla!
10 Shkon pampuri, nano, tuj qit'tim,
Shum e thmija, medet, janë met'jetim!
Hiç s'po dim', nanë, kah po na çojnë,
Për Jemën, nano, do t'na tfillojnë,
Xhezvja n'zall-o atje do t'vlojnë,
15 Nan's e bab's mos t'i kallxojnë,
Se janë pleq e s'un qindrojnë.
Don me na hup', nanë, me na tretë,
Si mos u kthefshim, nano, për shtatë vjet,
Grat'e tona ktheni për kunet!
N'u left'djalë, nanë, prene n'djep,
Fort zor koka m'e ba kët hyzmet!
1) Ferizaj.
E identifikuar
turp eshte burri me vdek n'shpi
Lundrentari
Gjinia:
: KËNGË HISTORIKE TË RILINDJES KOMBËTARE
«
Përgjigju #55 më:
21-02-2006, 03:33:07 »
KËNGË POPULLORE TË RILINDJES KOMBËTARE
RRUSTEM BERISHA
BURIMET E LËNDËS
ARKIVI I INSTITUTIT ALBANOLOGJIK TË PRISHTINËS:
Aliu Ali kënga nr., 180.
Bahtiri Fetah, 63, 179.
Bardhaj çelë, 29, 172
Berisha Mark, 84, 107.
Berisha Rrustem, 44, 59, 110, 138, 155, 159, 170, 173, 194, 198, 225.
Berisha Rrustem dhe Berisha Anton, 52, 54, 79, 96, 121, 129, 197, 200, 203, 204, 235.
Berisha Rrustem dhe Sheholli Bahtir, 136.
Brestovci Sadullah, 193.
Brisku Bahri, 38, 50, 146.
Buzoku Tefik, 40.
Cena Sabahajdin, 163.
Filipaj Simon, 41, 232, 233.
Gashi Muharrem, 149, 161, 218.
Gojçaj Mirash, 202, 227, 228,230.
Gjonbalaj Hasan, 61, 114, 160, 176, 205.
Hoxha Rexhep., 184.
Jankaj Zef Pran, 141, 142.
Kabashi Xhafer, 214.
Kadishani Jetish, 81, 82, 86.
Kastrati Adem, 33, 112, 113.
Krasniqi Muharrem, 62.
Lajçi çun, 101, 116, 133, 224, 238.
Lektunaj Nikollë., 131.
Mehmeti Sylejman, 64, 64, 69, 97, 115, 147, 169, 216.
Mehmeti Enver , 150.
Nekaj Ndue, 156, 157.
Neziri Zymer, 174.
Pllana Shefqet, 10, 67, 73, 78, 108, 111, 190.
Rudari Nazmi, 104.
Sela Bajram, 145.
Sheholli Bahtir, 37, 199.
Tuda Rahmi, 76.
Ulaj Idriz, 128, 134, 231.
Vinca Nuhi dhe Halimi Mehmet, 77.
Xhema Ramadan, 30, 34, 66, 106, 167.
BURIME TË TJERA
Drita, Tiranë, 1978, 19 shkurt, 117.
Gjurmime Albanologjike â⬔ Folklor dhe etnologji, II â⬔ 1972, Prishtinë, 49.
Hasanaj Gjergj, Malësori këndon, Cetinë, 1971., 222, 226, 229.
Instituti i Shkencave, Këngë popullore historike, Tiranë, 1956., 1, 5, 7, 8, 11, 15, 17, 18, 22, 26, 27, 28, 35, 38, 42, 43, 47, 48, 51, 55, 56, 72, 74, 75, 80, 87, 90, 91, 92, 93, 94, 102, 118, 122, 148, 151, 153, 166, 182, 186, 188, 191, 210, 211, 223, 237, 239, 240, 242.
Institut i Folklorit, Këngë popullore historike (1878â⬔1912), Tiranë, 1962., 46, 83, 120, 130, 139, 152, 154, 177, 179, 187, 189, 209, 213, 219, 220, 221, 234, 231.
Instituti i Folklorit, Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar (1635 â⬔ 1912), I, Tiranë, 1961., 2, 3, 6.
Instituti i Folklorit, Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar (1635 â⬔ 1912), II, Tiranë, 1961., 13, 14, 16, 20, 25, 71, 140.
Instituti i Folklorit, Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar (1635 â⬔ 1912), III, Tiranë, 1962., 4, 12, 21, 31, 32, 60, 135, 137.
Jeta e re, Prishtinë, 1955 nr. 1â⬔2., 53.
Kangë popullore të Kosovë Metohis, II, Prishtinë, 1952., 68, 70, 99, 100, 103, 126, 192, 236.
Përparimi, Prizren, 1946 nr. 3., 183.
Përparimi, Prishtinë, 1969, nr. 10., 109.
Përparimi, Prishtinë, 1969, nr. 11â⬔12., 85, 98, 195.
Prenushi Vinçenc, Kangë popullore gegnishte, Sarajevë, 1911., 57, 88, 105, 123, 124, 125, 127, 132, 165, 168.
Qamili i Vogël. Tre hasjanë, Prishtinë, l963., 9.
Qamili i Vogël, Me sharkin e Ymer Rizës, Prishtinë, 1961., 19.
Rilindja, Prishtinë, 1978. 21. maj, 119.
Shala Demush, Kangë popullore historike, ETMM i KSAK, Prishtinë, 1973., 215, 217.
Taipi R Kasem. Zana popullore, Shkodër, 1933., 24, 85, 143.
Visaret e kombit, Vëllimi IV, Tiranë, 1939., 45, 58, 89, 206, 207, 208, 212.
Visaret e kombit X, Tiranë, 1944., 23, 178, 201.
E identifikuar
turp eshte burri me vdek n'shpi
Lundrentari
Gjinia:
: KËNGË HISTORIKE TË RILINDJES KOMBËTARE
«
Përgjigju #56 më:
21-02-2006, 03:34:45 »
KËNGË POPULLORE TË RILINDJES KOMBËTARE
RRUSTEM BERISHA
REGJISTRI I EMRAVE TË PERSONAZHEVE
A
Abaz Feja â⬔ 128
Abaz Bekteshi â⬔ 292, 298
Abas Thana â⬔ 12
Abdullah Hoxha â⬔ 284, 285
Abdullah çupi â⬔ 304
Abdyl Frashëri â⬔ 169, 170, 196, 247
Abdulla Begi (Dreni) â⬔ 172, 174, 175, 176
Abdullah Aga (Abdullah Palloshka) â⬔ 21, 22
Ada Begi â⬔ 107
Adem Bauta â⬔ 100
Adem Gacka â⬔ 230, 231
Adem Zajmi â⬔ 237, 238
Adem Rama â⬔ 243
Adem Shabani â⬔ 191
Afiz Pasha â⬔ 121
Ahmet Pasha (Ahmet Miftar Pasha) â⬔ 207
Ahmet Zeneli (Ahmet Vuthi) â⬔ 164, 165, 181
Ahmet Pasha â⬔ 207
Ahmet Sadria â⬔ 327
Ahmet Begu â⬔ 97
Ahmet Nebija â⬔ 102
Ahmet Aga â⬔ 63
Ahmet Lluga â⬔ 63
Ajet Mavriqi â⬔ 133
Ali Ademi â⬔ 238
Ali Baliqi â⬔ 202
Ali Femija â⬔ 334
Ali Mehmeti â⬔ 252, 255
Ali Hamza â⬔ 243
Ali Pashë Gusia (Ali Beçi) â⬔ 104, 156, 164, 165, 166, 168, 175, 179, 180, 181, 186, 188, 219, 230, 231, 236
Ali Gjani â⬔ 107
Ali Pashë Tepelena â⬔ 31
Ali Ibra â⬔ 169, 213
Ali Bajrami â⬔ 16
Ali Dani â⬔ 17
Ali Mehmeti â⬔ 249
Alush Hoti â⬔ 188
Arap Pasha â⬔ 63
Arif Nazeri â⬔ 247
Arif Povata â⬔ 114
Avdi Syla â⬔ 34
Avdulla Zhuri â⬔ 101
Avdyl Llapi â⬔ 144
Avdvl Shala â⬔ 258
Avdyl Qerimi â⬔ 222
Asllan Puçeja â⬔ 12, 14
Asllan Pasha â⬔ 15, 114, 241, 242
B
Baca Gjeka â⬔ 324, 325
Bafti Rexhepi â⬔ 135
Bajram aga â⬔ 103, 177, 178
Bajram Curri â⬔ 284, 286, 328, 336, 344
Bajram Rrustemi â⬔ 175, 177
Bajram Rama â⬔ 213
Bajram Poppci â⬔ 136
Bajram Reçi â⬔ 96
Bajram Xhepa â⬔ 226
Bec Patani â⬔ 146
Bec Sinani â⬔ 107, 108
Bedri Pasha â⬔ 320, 322, 331, 332
Beqir Begu â⬔ 36
Beqir Zenuni â⬔ 257
Beqir Voca â⬔ 277, 278, 279, 280
Beshir Qabra â⬔ 271
Bilbil Sakua â⬔ 124, 126
Bislim Zenuni â⬔ 132
Binak Aha â⬔ 34, 35, 222
Bike Mija â⬔ 315, 318
Bahtijar Doda â⬔ 295
Brahim Aga â⬔ 117
Brah Ali Ibrahimi â⬔ 293
Brahim Tivari â⬔ 36
Brahim Uka â⬔ 136, 137
Brahim Caka â⬔ 120, 177
Brahim Hallaçi â⬔ 118, 157
Dush Hasani â⬔ 130
Boshnjaku â⬔ 71, 72
Bubë Binaku â⬔ 326, 327
C
Cak Alushi â⬔ 326, 327, 328
Cen Maxhuni â⬔ 108, 110, 111
Cen Hashani â⬔ 92
Col Delia â⬔ 173
Cub Kalusha â⬔ 288
Cub Smajli â⬔ 313
ç
çaush Lika â⬔ 80
çelo Picari â⬔ 18
çel Shabani â⬔ 180
çerçiz Topulli â⬔ 260, 262
D
Dalip Masnofi Dajlan Be Qafzezi â⬔ 247
Dan Rahmani â⬔ 77
Dan Retina â⬔ 142
Daut Pasha â⬔ 16
Dasho Shkreli â⬔ 36, 37
Dedë Gjo Luli â⬔ 286, 319, 320, 321
Ded Preçi â⬔ 313
Delo Kamberi â⬔ 62
Demë Ramoca â⬔ 132
Demë Isufi â⬔ 187
Demir Aga â⬔ 303
Dergut Pasha â⬔ 283, 291, 296, 297, 298, 299, 302, 306, 311, 322, 330 333
Dervish Pasha â⬔ 152, 153, 154, 167, 199, 201, 202, 205, 207, 213, 214, 220, 308
Dodë Prenga â⬔ 121
Dok Preçi â⬔ 323
Dul Qerimi â⬔ 198
Dyl Mehmeti â⬔ 65
E
Elmas Demi â⬔ 33
Elmas Xhemi â⬔ 32
Emin Aga â⬔ 117
Emin Batllava â⬔ 191
F
Fazli Llazoja â⬔ 203
Fazli Malja â⬔ 19
Fejzo Xhafo â⬔ 40
Fek Sefija â⬔ 140
Feta çajushi â⬔ 140
Fran Baci â⬔ 314
Fetah Pasha â⬔ 70
Feriz Binaku â⬔ 289
Ferit Pasha â⬔ 122, 245
G
Gala Srnajli â⬔ 286
Gut Hazizi â⬔ 202
Gj
Gjek Ivani â⬔ 313
Gjok Lleshi â⬔ 301
Gjel çaku â⬔ 329
Gjelosh Toma â⬔ 314
Gjelosh Nika â⬔ 324, 325
Gjeto Toma â⬔ 323
Gjin Leka â⬔ 116
Gjon Leka â⬔ 24, 25
Gjeto Gjeka â⬔ 323
H
Habib Ahmeti â⬔ 67
Hafiz Pasha (Hafuz Pasha) â⬔ 16, 17, 38
Hajdar Feka â⬔ 185
Hajredin Termishti â⬔ 262
Hajredin Pasha â⬔ 19, 20
Hajdar Bushi â⬔ 77
Haki Begi â⬔ 287.
Haki Pasha â⬔ 183
Halil Pasha â⬔ 232
Halil Shala â⬔ 114
Halil Gjuka â⬔ 104, 105
Halil Hamza â⬔ 103
Halil Rexhep â⬔ 164
Halil Qatja â⬔ 197, 198
Halil Mehmeti â⬔ 287, 288 289, 293
Halit Kaçaki â⬔ 140
Halit Dula â⬔ 294
Halit Aga â⬔ 73, 74
Hamzë Gjuka â⬔ 237
Hamzë Kazazi (Hamzë Aga) â⬔ 16
Harap Sokoli â⬔ 116
Has Lik Doda â⬔ 17
Has Jakupi â⬔ 297
Hasan Prishtina â⬔ 341
Hasan Kuleta â⬔ 64
Hasan Tetova â⬔ 64
Hasan Begu â⬔ 64, 96
Hasan Aga â⬔ 239, 240, 256
Hasan Hyseni (Hasan Hysa) â⬔ 269, 293
Hasan Tahiri â⬔ 258
Hasan Idrizi â⬔ 128
Hasan Pasha â⬔ 75
Hasan Peri â⬔ 239, 240, 291, 326
Hysan Hoti â⬔ 16, 37
Haxhi Zeka (Mulla Zeka) â⬔ 186, 232, 233, 234, 235, 236, 377
Haxhija i Mehmet Becit â⬔ 109
Haxhi Pasha â⬔ 200
Haxhi Mahmud â⬔ 109
Haxhi Stërmejlla â⬔ 226
Haxhi çela â⬔ 317
Haxhi Bajrami â⬔ 259
Hazir Bllaca â⬔ 70
Hazir Goriqi â⬔ 68, 70
Hazir Stalliqi â⬔ 70
Hazyr Alia â⬔ 244
Hetem Të rrfoja â⬔ 111
Heset Pasha â⬔ 308
Himë Farruku â⬔ 60
Hodo Aliu â⬔ 24, 41
Hodo Pasha â⬔ 201
Hodo Novica â⬔ 27, 41
Hoxhë Dallapi â⬔ 293, 294
Hoshi i Nurës â⬔ 177
Hoxhë Popova â⬔ 64
Hyse Bajri â⬔ 194
Hysen Zmajli â⬔ 2.10, 217
Hysen Begu â⬔ 17
Husen Hajrizi â⬔ 153
Hyso Shestani â⬔ 197, 198
Hysni Pasha â⬔ 98
I
Ibrahim Uka â⬔ 136, 137
Ibish Osmani â⬔ 81
Idriz Seferi â⬔ 302, 304, 306, 307, 308, 309
Idriz Begi â⬔ 307, 308
Idriz Bëka â⬔ 287, 288, 289
Ilaz Aga â⬔ 129, 130
Isa Buletini (Isa Begi) â⬔ 234, 271, 272, 273, 274, 275, 276, 277, 278, 280, 281, 282, 286, 293, 294, 302, 341, 342, 343, 345
Ismail Pasha â⬔ 35
Islam Aga â⬔ 172
Islam Spahija â⬔ 205
Ismail Qemali â⬔ 341
Isuf Musa â⬔ 243, 288
Isuf Hajdari â⬔ 222
Isuf Majani â⬔ 185
Isuf Haxhia â⬔ 225, 315
Izet Selmani â⬔ 122
J
Jaçe Zhuta â⬔ 100
Jakup Feri â⬔ 180, 188, 293
Jatë Mashi â⬔ 321
Jashar Pasha â⬔ 73, 276
Jausouf Agë Dibra â⬔ 226
Jeset Begu â⬔ 109, 110
K
Kadri Gurri â⬔ 243
Kadri Pasha â⬔ 226
Kadri Shala â⬔ 272
Kajtaz Mehmeti â⬔ 259
Ker Sadria â⬔ 340, 341
Kolë Doka â⬔ 323
Kolë Kurti â⬔ 319
Korrofeta i Ratkocerit â⬔ 64, 192
Kral Nikolla â⬔ 164, 166, 168, 297, 333
Kurt Asllani â⬔ 180
Kurt beg çela â⬔ 115, 116
Kurt Begi â⬔ 112, 116
L
Lamë Lika â⬔ 80
Lëma Cani â⬔ 123
Liman Begu â⬔ 65, 66
Luc Deda â⬔ 304
Luc Gjon Mali â⬔ 313
Lucë Marku â⬔ 286
Luk Toma â⬔ 314
Lulash Zeka â⬔ 329
Lushë Bajraktari â⬔ 304
M
Mahmut Begolli â⬔ 232
Mahmut Beu â⬔ 40
Mahmut Baci â⬔ 94, 95, 96
Mal Vuksani â⬔ 313
Mal Kaçuli â⬔ 313
Malot Gjeka â⬔ 313
Maluk Vata â⬔ 313
Maliç Aga â⬔ 37
Malush Fici â⬔ 202
Man Avdija â⬔ 173
Man Gega â⬔ 87
Man Rexhepi â⬔ 293
Man Hoxha â⬔ 203, 204
Mar Lul Shala â⬔ 34
Marash Luca â⬔ 323
Marash Vatës â⬔ 329
Marash Uci â⬔ 321
Mark Milli â⬔ 314
Mark Gjeloshi â⬔ 313
Mark Milani â⬔ 146, 180, 181, 182, 189
Marka Gjeka â⬔ 313
Marka Prenga â⬔ 146
Maxhun Nimani â⬔ 249, 256
Mehmet Derri â⬔ 117, 118
Mehmet Aha â⬔ 179, 222
Mehmet Ali Pasha (Maxharr Pasha) â⬔ 34, 35, 171, 172, 173, 174, 175, 179, 188, 236
Mehmet Shpeni â⬔ 286, 298, 314
Mehmet Begu â⬔ 239
Mehmet Roma â⬔ 34
Metë Mila â⬔ 231
Met Bala â⬔ 231
Met Rrustemi â⬔ 240
Mic Sokoli â⬔ 169, 205, 207, 208, 209, 210, 211, 212, 213, 214, 215, 216, 217, 218
Mihal Grameno â⬔ 263
Miro Tërbaçjja â⬔ 76
Muedin Vasjari â⬔ 98
Mulla Ademi â⬔ 203
Mulla Lsuli â⬔ 135, 315
Murat Gjakja â⬔ 71, 72
Murat Muçua â⬔ 67
Murat Prekazi â⬔ 111
MuS Tahiri â⬔ 259
Mustafë Aga â⬔ 113
Mustafë Blaku â⬔ 191
Mustafa Pashë Bushati â⬔ 16
Mustafë Jakini â⬔ 19
Mustaf Sejda â⬔ 315
Mustaf Kabashi â⬔ 306
Musë Rahoveci â⬔ 303
Musli Isufi â⬔ 229
Myrtez Aga â⬔ 249
Myrto Ftjani â⬔ 75
Myrtez Pasha â⬔ 251, 252
N
Naim Frashëri â⬔ 246
Nasuf Begu â⬔ 36
Nasuf Efendiu â⬔ 246
Ndoc Ndreca â⬔ 120
Nebi Kuçi â⬔ 264
Nekë Bajgora â⬔ 128
Nezir Hajdari â⬔ 258
Nikollë Zeki (Kral Nikolla) â⬔ 166, 168
Nik Zeka â⬔ 314
Ndoc Kolë Mazrreku â⬔ 116
Noc Kolë Prenga â⬔ 112, 113
Noc Man Gega â⬔ 87, 88
Nore Kolja â⬔ 319
Nuro Kurti â⬔ 180
Nure Zeneli â⬔ 177
O
Osman Breca â⬔ 138, 139, 144, 145
Osman Doçi â⬔ 140
Osman çaushi â⬔ 141
Osman Pasha â⬔ 179
P
Pajazit Ahmeti â⬔ 90
Pano Koleka â⬔ 312
Pater Ndou â⬔ 254
Pashuk Begu â⬔ 116
Pashuk Shqetni â⬔ 112
Pop Nikolla (Kral Nikola) â⬔ 168
Prelë Tuli â⬔ 298, 299
Preng Marku â⬔ 301
Q
Qamil Hafuzi â⬔ 122
Qorr Pasha â⬔ 14
R
Rakip beu i Zylyftarit â⬔ 31
Ramë Binaki â⬔ 243
Ramë Feka â⬔ 237
Ramë Tishuku â⬔ 238
Ramë Zaptia â⬔ 121
Ramiz Begu â⬔ 106
Ramadan Zoskoci â⬔ 171
Resul Sejdiu â⬔ 124
Reshit Terhani â⬔ 135
Rexhë Ba jraktari â⬔ 152, 154
Rexhë Mehmeti â⬔ 81
Rexhë Havolli â⬔ 64
Rexhë Avdija â⬔ 185, 187
Rexhë Merturi â⬔ 289
Rexhep Kallçaku â⬔ 104, 105
Rexhep Potera â⬔ 111
Rexhep Gërçari â⬔ 30
Rifat Pasha â⬔ 135
Riza Veleçishti â⬔ 261, 264
Riza Pasha â⬔ 199
Riza Begu (Kryeziu) â⬔ 235, 335, 336, 339
Rizvan Halla â⬔ 19
Rustem Sadria â⬔ 178
Rushit Llapi â⬔ 144, 145
Rr
Rrapo Hekali â⬔ 27, 28, 29, 39
Rrustem Aha â⬔ 183
Rrustem Bajrami â⬔ 258
Rrustem Pavata â⬔ 225
S
Sabit Begi â⬔ 274
Sadri Rrustemi â⬔ 258
Sadri Bardhi â⬔ 340
Sadri Neza â⬔ 252
Sahit Begi â⬔ 248, 251, 253
Sali Jaha â⬔ 185
Sali Syla â⬔ 148, 149, 150, 151
Sali Butka â⬔ 264
Salih Begi â⬔ 107
Salo Kali â⬔ 297
Sata Beku â⬔ 123
Sefë Kosharja â⬔ 157, 205, 206, 215
Selma Raçi â⬔ 63
Selman Gurguri â⬔ 137
Selrnan Troka â⬔ 123
Selim Gjeloshi â⬔ 100
Selim Shurdha â⬔ 202
Selim Reçi â⬔ 17
Selim Ukshini â⬔ 243
Sinan Dragusha â⬔ 131
Sinan Llapi â⬔ 131
Sinan Isa â⬔ 97
Sinan Tahiri â⬔ 203
Skënderbeu (Gjergj Kastrioti) â⬔ 121 234, 235, 320, 333
Smajl Begu â⬔ 75
Smail Hyseni â⬔ 209, 217
Smajl çuku â⬔ 317
Smail Mehmeti â⬔ 214, 216
Smajl Gacka â⬔ 290
Smajl Martini â⬔ 319
Smajl Ivezaj â⬔ 319
Stafe Kojca â⬔ 100
Stak çaku â⬔ 314
Stojan Nikolla â⬔ 314
Sulo Qori â⬔ 17
Sul Zhuta â⬔ 100
Sulejman Rama â⬔ 78
Sulltan Azizi â⬔ 99
Sulltan Hamiti â⬔ 260
Sulltan Mehmeti â⬔ 265, 299, 301, 337
Sylë Gegica â⬔ 101
Sylë Uka â⬔ 192
Sylë Rezalla â⬔ 82, 83
Sylë Maloku â⬔ 132
Sylejman Batusha â⬔ 249, 256, 257, 258, 283.
Sylejman Voksin (Sylejman Aga) â⬔ 169, 293, 208, 220, 221, 222, 223, 225, 250, 253, 254, 256, 257
Sylejman Binaku â⬔ 259
Sh
Shaban Binaki â⬔ 223, 254, 259, 283, 284, 293, 335
Shabi Kaja â⬔ 307
Shaba Sadiku â⬔ 288, 289
Shahin Alija â⬔ 128
Shahin Efendia â⬔ 67
Shaqë Avdija â⬔ 259
Shaqë Curri (Shaqir Aga) â⬔ 172, 175
Shaqir Grisha â⬔ 138, 139
Sheh Islami â⬔ 51
Sheh Zeçani â⬔ 19
Shemo Brahimi â⬔ 98
Shemo Gjirokastriti â⬔ 98
Shemsi Pasha â⬔ 238 248, 250, 251, 252 253, 260, 269, 270, 273, 337
Sherif Curri â⬔ 69, 70
T
Tafil Ahmeti â⬔ 194
Tafil Buzi â⬔ 24
Tahir Aga â⬔ 177
Tahir Begi â⬔ 250
Tahir Dervishi â⬔ 241
Tom Uci â⬔ 323
Tom Prenkola â⬔ 79
Topall Zajmi â⬔ 183
Tringa e Smajlit â⬔ 319
V
Vali Pasha â⬔ 115
Veli Goroshnjani â⬔ 14
Vesel Pasha â⬔ 225, 226, 229
Xh
Xhafer Begi â⬔ 244
Xhafer çamishi â⬔ 226
Xhafer Tajari â⬔ 243
Xhavit Pasha â⬔ 274, 275, 294, 317
Xhelil Voshtina â⬔ 124
Y
Ymeri i Kalvrezit â⬔ 202
Ymer Ombashi â⬔ 128
Ymer Efeni Prizreni â⬔ 220
Ymer Popovci (Popoci) â⬔ 84, 85,
Yp Pasha â⬔ 136
Z
Zef Toma â⬔ 313
Zef Lek Staka â⬔ 313
Zek Jakini â⬔ 115
Zeka i Sykut â⬔ 194
Zejnel Gjoleka â⬔ 23, 24
Zenjel Xhafua â⬔ 39
Zen Lan Ula â⬔ 329
Zegel Meça â⬔ 334
Zenel Begu â⬔ 232, 237, 245, 276, 293
Zenel Hoxha â⬔ 295
Zenel Hasani â⬔ 296
Zenun Stojki â⬔ 290
Zeqir Halili â⬔ 293, 294
Zeqir Osmani â⬔ 153
Zeqir Smajli â⬔ 328
Zeqë Selimi â⬔ 134
Zimë çaushi â⬔ 129
Zmajl Hyseni â⬔ 210
Zmajl Mehmeti â⬔ 34
Zyber Shajna â⬔ 101
Zylyftar Poda â⬔ 31
Zh
Zhivku i Popit â⬔ 278
Zhuj Avdyli â⬔ 243
Zhujë Kasemi â⬔ 185
E identifikuar
turp eshte burri me vdek n'shpi
Lundrentari
Gjinia:
: KËNGË HISTORIKE TË RILINDJES KOMBËTARE
«
Përgjigju #57 më:
21-02-2006, 03:37:18 »
67. KANGA E PAJAZITIT
â⬔ Eh, ugurolla Pajazit bre djal'?
â⬔ N'Përzeren, thot-o, për pazar.
â⬔ Qat allti, bre djal, pse p'e ban?
Pse p'e ban', bre djal'qat allti?
5 â⬔ Jam qillue, thot-o, jabanxhi,
Kur n'kët shehër, o nuk jam hi.
N'çfar'kazaje, djal', po rrin ti?
â⬔ Mbi Gilano po rri me shpi.
Aj çaushi ni faqezi,
10 Ja çoj mrapa nja tre zapti.
Pajaziti ni djal-o i ri,
I la n'kalldram ata tre zapti.
Ban hyxhym ni dugaj'me hi:
â⬔ Ndore tandë, more zotni!
15 Dugajxhija ish kan'goran:
â⬔ Largou djal', more, m'i ka than'!
Krisën pushkt e u ba piskamë.
Pajaziti rake n'kalldram.
Shokt e vet-o aty janë ardhë:
20 â⬔ Shka u ba, Pajazit bre djal'?
â⬔ Alltin'deshtën-o me ma marrë!
T'kisha pas-o fyshek'me veti,
Pat me m'shkue zani te mreti;
O gajret bani Pajazit Ahmeti!
68. KANGA E HAREDINIT
Haredini ish kon trim,
Ki'pa'mbajtë ni djalë jetim.
Qaj jetimi n'komë ish çue,
Se n'Prishtinë koka shkue:
5 â⬔ Ti, bre pashë, çaush me m'çkrue,
I vetura, pashë, jom qillue;
I pa shpi e i pa grue.
çaush, pasha ma kish çkrue,
Dy nishana ja ki'ndue;
10 Ia ki'ndue për njen'onë,
'Izet sejmen ia ki'dhonë;
Ia kish dhonë nizet zapti,
Për me dalë me mledhë vergi.
Kur ma mledhi vergin',
15 N'Haradinin ish zatet':
â⬔ Haradin, ku don me shkue?
â⬔ Tu ni mik, pare me çue,
Djalit t'madh i kom nxonë grue.
â⬔ Haradin, nuk muj me t'lshue;
20 Qat mamzerre m'e dorzue,
N'teboj'mretit du m'e çue.
â⬔ Hajt, çaush, mos u mallit,
Merr zaptit', hajde nej dit,
Se fort nona o mërzitë;
25 N'daç noj dit, n'daç hec me mue,
S't'kom fsheh çikë, as s't'kom fsheh grue.
Qat mamzerren ia ka dredhue;
Qat mamzerren tim të zi;
Vrau çaushin me 'izet zapti.
30 Se n'saraj pasha po i nie:
â⬔ Po zo', çka jon gjith kta topa?!
â⬔ Nuk jon topat e vezirit,
Osht mamzerrja e Haradinit,
Sod ja lau rrogën jetimit!
69. KANGA E CEN HASHANIT
çaj çaushi n'kullë të bardhë:
â⬔ Pej hapsane, Cen, kur je dalë?
â⬔ N'qet xhuma, çaush, sod ni javë.
Cen Hashani p'e mërrthen atin;
5 N'Prishtinë m'ja nalke vrapin;
Në Prishtinë, te shadravani.
Mirë po i rrin Cena hutës gati;
Po i rreh çarku si sahati.
â⬔ Lshomna udhën, djem, pej vilati,
10 Lshomna udhën, vllaznija mi,
Mos u përzini me anadoll-li!
Mos u përzini, haj medet,
Se janë gjin t'parahmet,
N'qafë na hypin, s'e kanë deri.
15 Cen Hashani shka ka thanë:
Nizet gjaqe n'Lumë ba i kam,
Krejt çausha e kajmekam',
Asnja baba s'ma ka lanë,
Me dorë teme vra i kam,
20 Për asnja pare s'kam dhanë.
Krejt pej plangu m'kan'përzanë,
Krejt prej tahti mu m'kan'hjekë,
Në kit Koshare o jam zatet,
Ishin gjinja, more t'parahmet;
25 Rob e thmi uni don me m'dekc!
N'bylykbashin Cena a zatetë,
â⬔ Ugorolla, Cena, bre djalë?
â⬔ Se n'Hallaç po due me dalë,
Bylykbashi shka poj thct:
30 â⬔ A po lidhesh, a don me dekë?
Qeto armë, bre Cen, me i hjekë!
â⬔ Bylvkbash, bre, shka po flet?
Lanë ma ka baba amanet:
Armt e krahit mos me i hjekë,
35 Tue kanë gjallë, hala pa dekë.
Ma pru zoti, kollaj me dekë
N'fushë t'Vojnovcit shehit me met';
Shehit me met', n'ket ven m'u shkri,
Kamë për kamë me anadoll-li.
40 Udha marë, Cen, pej ahretit,
Bylykbashi po t'vjen mas vetit!
E identifikuar
turp eshte burri me vdek n'shpi
Lundrentari
Gjinia:
: KËNGË HISTORIKE TË RILINDJES KOMBËTARE
«
Përgjigju #58 më:
21-02-2006, 03:38:49 »
99. RIFAT PASHA KNON FERMANIN
Rifat Pasha kno fermanin:
Qysh ta zamë Reshit Terhanin?
Na t'ia çojmë Karamanin.
Karamani, njeri zotni,
5 N'hon t'Gjorgjit tuj pi raki:
â⬔ Banu gati, se j ment e mi!
Se n'Koshare1 kem me hi;
Kem me hi, kem me shkue,
Reshit Terhanin m'e rrethue.
10 Kërset çaushi n'kapixhik:
â⬔ Dil ku je, i lumi Reshit!
â⬔ S'jam Reshiti, po jam Baftija
Hiqmu qafe, lum zotnija!
S'e kam mushë pushkën për ty,
15 E kam mushë për Ramë rospin
Krisi pushka, u zdrit mejtepi,
Holl po qet Bafti Rexhepi:
Sa herë qet ka njo p'e vret.
Nona e vet po i jep gajret:
20 â⬔ Gajret, Bafti, Baftija i dadës,
Maja mirë Karamajës,
çoja zot në lug të qafës!
Në lug t'qafës, në gropë t'fytit,
Le t'thotë hallku: â⬔ Osht vllau i Reshitit!
25 Mulla Isufi thrret n'prezore:
â⬔ Hajde Bafti, lum mixha, me nore!
Se tona krenat rob i qove.
Hajde, hajde, Karamanaja,
Sod n'Koshare të gjet belaja!
30 Të gjet belaja, të zuni sherri,
Erdhe n'kali, po shkon n'kerri!
1) Fshat afër Ferizajit.
E identifikuar
turp eshte burri me vdek n'shpi
Lundrentari
Gjinia:
: KËNGË HISTORIKE TË RILINDJES KOMBËTARE
«
Përgjigju #59 më:
21-02-2006, 03:39:39 »
100. N'QAT STAMOLL NA RREHI TELI
N'qat Stamoll na rrehi teli,
Në Prishtinë na shkoi haberi:
Ket Yp-pashën e vrau muhaxheri
5 Ibrahim Uka na u bo gati â⬔
U bo gati e u shtërngue,
Ka marrë udhën për me shkue;
E muer udhën ra n'Tasjan1:
â⬔ Mathma kalin, bre nallban!
Mathma kalin, ti, mirë mue,
10 Deri n'Prelez2 kom me shkue,
Do kaçak me i rrethue.
çou; Xhelil, hajde me mue!
Shpin e Ramës me ma kallxue.
Se ni grue i kish diktue,
15 Vrap Bajramit i ka kallxue:
â⬔ çou, Bajram, se je rrethue!
Jalla trimi n'komë osht çue:
â⬔ Mjeri un dath'jom qillue,
çarap'n'komë s'më kanë qillue!
20 E merr pushkën del me liftue
Ibrahim Uka mas ju vnue:
â⬔ Nal, Bajram, ku don me shkue?
Ti n'kofsh dhelpën me u ngujue,
Ja n'kofsh zog me fluturue,
25 Se i gjallë s'munesh me pshtue!
Bajram Popoci djalë i hollë,
Mirë po qet në kom'e n'dorë,
Ibrahim Ukës n'thollë e n't'hollë.
Shka ka Bllata qi po ushton?
30 Bajram Popoci po lifton.
Shka ka Bllata qi po kërset?
Ibrahim Uka po bërtet.
Po bërtet: â⬔ I mjeri un, i mjeri,
Ma muer kalin muhaxheri!
35 Shka po thot Selmon Gurguri:
â⬔ Kthenu, shokë prej katuni!
Prej katuni jepni haber, â⬔
Le të na bien 'doni kerr;
Doni kerr, tha me ni trinë,
40 Ibrahim Ukën ta çoj më n'Prishtinë,
N'qat Prishtinë te kadija,
Ai t'ja shkruej do hajmalija.
Dalke yzbashi po bon seri:
â⬔ Gjith ket nom me bo ni njeri!
45 I madhi zot kah ke ky njeri?
â⬔ N'e lypsh holl prej kazas Leskocit,
Kazas Leskocit, i nipi Imer Popocit.
â⬔ Ty yzbash, tha, mos t'vin seri,
Ket zanat ma ka lon Imeri:
50 Për motmot me vra ka 'i njeri.
Mori martinë, tha, kofsh bekue!
Pesqin grosh të kom pague,
Kurr me shybe n'krah s't'kom vnue;
Kur kom qitë, kurr bosh s'ke shkue.
55 Yzbashi n'ven, çaushi plague.
1) Ferizaji.
2) Fshat në rrethimit e Ferizajit.
E identifikuar
turp eshte burri me vdek n'shpi
Faqe:
1
2
3
[
4
]
5
Shko lart
Keshilloje
|
Printoje
« i mëparshmi
tjetri »
Shko te:
Zgjidhni një destinacion ju lutem:
-----------------------------
Forumi i Historise - Albanian History
-----------------------------
=> Historia Shqiptare
===> Historia Mesjetare Shqiptare
===> Rilindja Kombetare
===> Historia Moderne Shqiptare
=> Historia e Lashte Shqiptare
=> Libra dhe Vepra Studimore
===> "Enigma"
=> Figura Historike
=> Arkeologji
-----------------------------
Historia Boterore
-----------------------------
=> Historia Boterore
=> Historia Antike
=> Historia Mesjetare
=> Historia Bashkekohore
Anketa
Aristoteli ishte :?????
Ilir
14
(45%)
Grek
10
(32%)
Thrak
6
(19%)
Asnjera
1
(3%)
Numri total i votave: 31
Shiko temen