Faqe: 1 2 3 [4]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: HISTORIA E LASHTE SHQIPTARE  (E lexuar 11035 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
R.Mexhuani
Vizitor
« Përgjigju #45 më: 02-05-2008, 15:59:37 »

                           
                                                                Ardhacakët serb u bënë shtet ne tokat shqiptare
                                                     3.pjesa e fundit. Shkrim sipas hist. serbosllave (në vija të përgjithshme)


      Ky shkrim u është dërguar në gjuhën serbe disa mediumeve serbe si dhe
      B.Tadiçit-Kryesisë së Serbisë,
      V.Koshtunicës-Qeverise së Serbisë, si dhe
     Tomisllav Nikoliç-Partisë Radikale Serbe.
     Shkrimi në gjuhën serbe u është dërguar
    D.Rupelit-BE-së si dhe
    përfaqësuesit serbë të KS të OKB-së, dhe atijë rusë
    kurse në gjuhën shqipe i është dërguar përfaqësuesit shqiptarë te KS të OKB-së,
   H.Solanës përf. të BE-së për politikë të jashtme, gjërë sa të bëhet përkthimi edhe Ban Ki-Mun  etj.


-Çka kërkon Serbia ende?!

Regjimet serbe brenda 90 viteve (1788-1878) shpërngulën me dhunë të gjithë shqiptarët që banonin në tërë teritorin e Serbisë.
Hist.serbosllave pranon që Ilirët të parët e shqiptarëve kanë qenë banorë te hershëm në G.Ballkanik: Borivoje Drobnjakoviq, Ilirët përfshinin territor të gjërë; terrtitorin e Jugosllavisë, Shqipërisë, Greqisë Veriore, disa pjesë të Panonisë deri në Vijenë, dhe disa pjesë Veriore dhe Jugore të Gadishullit Apenin. 
Hist.serbosllave pranon që Dardanët fis ilir banorë prej Vardarit të epërm, Drini i bardh, Morava e Timoku.
Hist.serbosllave pranon që Kosova në Dardani përfshinte rrethet e Nishit, Pirotit, Trinit, Prokupljes, Kurshumlisë, Leskovcit dhe Vranjës.
Hist.serbosllave pranon që Serbët kanë ardhur nga Karpatet në Ballkan në shek.VI-VII.
Hist.serbosllave pranon që te shqiptarët Hierarkia kishtare ekziston prej shek.III (me Ipeshkvinë në Ulpianë).
Hist.serbosllave pranon që serbët janë kristanizue prej shek.VIII-IX.
Hist.serbosllave pranon që Kishat serbe janë ndërtuar dhe meremetuar në themelet e kishave shqiptare.Libri, Kosova bot. Beograd 1973 fq. 416 ; Graçanica e tashme gjindet në themelet e një kishe më të vjetër, në të cilën ka qenë selia e ipeshkvisë së Lipjanit....
Hist.serbosllave pranon që shqiptarët janë popull i vjetër i Ballkanit.                                                                   
Hist.serbosllave pranon që Kosova ka qenë e banuar qyshë në kohën e Neolitit prej mileniumit të II-të, përmenden fiset e vjetra ilire.
Hist.serbosllave pranon që Shteti i parë serbë në mesjetë ka qenë Rashka.
Hist.serbosllave pranon që S.Nemanja e ka quajtur veten mbret i serbëve, shqiptarëve, grekëve e maqedonëve, ku perandoria e tij ka qenë e shkurtë(1346-1355), që pas vdekjes së C.Dushanit Balshajt (shqiptarë), formuan principatën e vetë deri më 1385.
Hist.serbosllave pranon që në Betejën e Kosovës(1389) kundër tuqëve krahas ushtrisë feudale ballkanase kanë luftuar edhe shqiptarët.Vuk Brankoviqi dhëndërr i mbretit Lazër e braktisi betejën me luftarët e vet, ndërsa shqiptari luftoi deri në fund.-Studiuesja ruse J.G.Senkeviç.Ashtu historiani M.Obradoviç shkruan Sulltan Muratin e ka vra M.Kopiliqi (nga Kosova).
Hist.serbosllave pranon që më 6.IV.1867 iu dorëzuan Knjaz Milloshit çelësat e qytetit të Beogradit.
Hist.serbosllave pranon që në fund të shek.XVIII shumica e serbëve në shtetin turk kanë qenë të grumbulluar në Pashallukun e Beogradit.
Hist.serbosllave pranon që edhe pas okupimit serbë të Kosovës 1912-1913 fillon shpërngulja e shqiptarëve sdm. në Turqi dhe kolonizimi më serbë dhe malazezë i Kosovës sdm. në vitet 1918-1941, 1945-1966 dhe në vitet 1990-ta (1918-1966 nga Kosova janë shpërngulë qindra mijëra shqiptarë kurse kolonistë serbë e malazezë kanë ardhur rreth 120.000). Ashtu në vitet e 90-ta shqiptarët shpërngulen dhe Kosova kolonizohet me serbë të ardhur nga Serbia, Bosnja e Kroacia.
Marrëveshja-Konventa Jugosllavo-Turke për shpërnguljen e muslimanëve (Shqiptarëve) nga Serbia Jugore 1938, 1953.
Hist.serbosllave pranon që një pjesë e shqiptarëve janë asimiluar:
Vuk S.Karaxhiq; Balsha ka patur  një djalë të quajtur Stracimir. Stevani kishte tre djem; Ivani, Bozhidari dhe Andreja i quajtur Arvanit (Arbanas-trimi).
Në Trshiq kamë dëgjuar këngën, e cila ishte botuar në librin e dytë 36, fq.134-6, se si Knjez Lazari ka dërguar dhëndërrin e tij M.Obiliqin te Latinët për të mbledhur haraqin.
Zhivadin Joviçiq: I biri i madh i Stefan Nemanjës-Vukani ka qenë katolik.
Stevan Duçiq-libri, Obicajni plemena Kuca.; Vetë S.Duçiqi kishte prejardhje nga fisi Kuç i fshatit Duçiq.
Mark Milani, poet, etnograf etj. nga M.i Zi paraardhës i shqiptarëve të fisit Kuç në M.të Zi.
Borivoje Drobnjakoviq: ''Që nga gjysma e dytë e shek. XVIII përdoret emri Sudsloven nga filozofët e huaj. Më vonë në shek.XIX, ky emërtim filloi të përdoret...në kuptimin e një bashkësije gjuhësore...në publik fitoi popullaritet sdm. në Zagreb, ku zavendësoi emrin e mëparshëm Ilirët''. (Sllavët e Jugut deri në gjysmën e dytë të shek.XVIII quheshin Ilir. Më 1843 emri i mëparshëm ilir u zavendësua në Sudsloven-Sllavët e Jugut).
Asimilimi i shqiptarëve në serbë sipas hist.serbosllave përputhet edhe me hist.shqiptarë:
Skender Rizaj; ''Dinastia e Nemanjiqve... ajo është më origjinë shqiptare dhe i ka takuar fisit Nimani. Stefan Lazari sipas burimeve bizantine ishte ilir. Milosh Kopiliqi (Obiliqi), Vuk Branku (Brankoviqi), ishin shqiptarë-skizmatik''.
R.Doçi; ''Ka vllazëri serbe e shqiptare të cilat pranojnë vetë se kanë prejardhje të përbashkët, që deri vonë kanë shkuar në mes veti në dekë e në drekë. Përjashtim bëjnë ardhacakët serbë (1918-1941). Si shqiptarët ashtu edhe serbët vendas në Kosovë kanë prejardhje të njejtë. Vetë fjala manastir nuk është me prejardhje sllave (serbe) por greke. Popullsia sllave (serbe) u formua në Kosovë gjat shek.XVI-XVII e këndej nga një pjesë e vogël e popullit shqiptarë qe ndodhej përreth kishave e manastireve''.
Mark Krasniqi; ''J.Cvijiqi nuk i donte Karagjorgjeviqët, sepse mendonte se ata kanë prejardhje shqiptare nga Sangjaku. Kështu mendonin edhe disa historian serbë. Karagjorgjit prijësit legjendar të Kryengritjes I Serbe më 1804, vetë serbët ja kanë këputur kokën dhe ja kanë dhuruar pashait turk''.
Vilajeti i Kosovës përfshinte sangjakun e Shkupit, Dibrës, Prishtinës, Prizrenit, Jeni-Novi Pazarit, NIshit dhe Pirotit. Sipas të  dhënave të Min.së P.të Jashtmë të Greqisë, regjistrimi i vitit 1991 u falsifikua, në Maqedoni prej 2.300.000 ban. vetëm 250.000 janë maqedonë, ndërsa më se 800.000 janë shqiptarë, 600.000 bullgarë, 300.000 serbë, 200.000 vllehë 120.000 turq, dhe 60.000 të tjerë (M.Krasniqi).

Historianët serbë më objektiv kanë shkruar: sipas S.Ukës.
Milovan Spasiq; libri; Podaci o ograrnim odnosima hriščana u oslobodjenim krajevima okruga topličkog i vranjsog za vreme turske vlade, Gl.srpsk u cenog društva knj.71 Beograd 1890;  ''Pasqyron strukturën etnike të popullatëa së qarkut të Toplicës, Prokupljës dhe Vranjës. Shënoi, 246 fshatra shqiptare. Fshatrat serbe asnjëherë nuk erdhën në konflikt me fshatrat shqiptare''.
M.Gj.Miliçeviq; libri; Kraljevina Srbije, Novi krajevi, Beograd 1884, knj. Kneževina Srbija II 1876. ''Kur flet mbi fshatin Ivankullë cekë se banorët shqiptarë ndodheshin aty prej Betejës së Kosovës 1389. Banorët e Ivankullës në krye me Ivan Begun jetojnë aty prej shek. XIV dhe janë me orogjinë shqiptare. Shqiptarët u takojnë të tri konfesioneve, por shumica e tyre i takojnë atij musliman, mandej ortodoks dhe një pakicë i përket konfesionit katolik. Arnautë ka sot në Turqi aq shumë sa (shumë) jemi ne serbët... Vendi i tyre quhet Arnautlluk ( të tjerët i quajn Arbanas dhe Albani. Kufiri i tyre fillon prej Sjenice dhe N.Pazari e deri në Prokuplje duke u shtrirë gjërë në Shkodër. Edhe vendi i tyre siç është Serbia ndonëse Arnautlluku është më i madh, ka më tepër vende të populluara''. Vepra është shkruar më 1876 para shpërnguljes.
Jovan M.Tomiç: libri; O Arnautima u Staroj Srbiji, Beograd 1913;  '' Cekë praninë e banorëve shqiptarë të besimit të krishter në Prokuplje dhe Nishë ne shek. XVI.
Vuk Karaxhiq; ''Gjatë qëndrimit të vet në Serbi (Kragujevc) në vitin 1930 mblodhi 12 këngë popullore shqiptare''.
Vidosava Nikoliç-Stojançeviq: libri; Leskovac i oslobodjeni predeli Srbije 1877-8, Leskovac 1975, i knj. Etnička demografska i socijalna struktura Niša posle oslobodjenja od turaka(1877-8), Leskovački zbornik br.XIII, Leskovac 1973.; '' Në periferi të Nishit jetonin rreth 100 familje katolike shqiptare si banorë të përhershëm qyshë prej shek.XVII deri në prag të luftrave ruso-turke dhe serbo-malazezo-turke 1876-8. Në Vranjë në prag të shpërnguljes kishte 800 shtëpi të popullatës islame. Leskovci  kishte 1000 shtëpi shqiptare dhe turke.Në Ternë e tërë popullata  e konfesionit islam e fliste gjuhën shqipe''.
J.F.Trifunovski: libri; Vranjska kotlina Skopje 1969.; ''Në Vranjë kishte shesh tregu me emrin "Arnaut Pazaresi" ose "Arnautska çarshia", siç kishte në Nishë, Leskovc e gjetiu. Dardanët në Jug shtriheshin deri në T.Veles, kurse në Veri deri në Knjazhevac''.
Dragoslav Jankoviq: '' Të gjithë muslimanëve u ndalohet banimi në Serbi 1830-1838''.
Edhe disa historian antishqiptarë serbosllav pranojnë që nga Serbia dhe Kosova janë shpërngulur me dhunë shqiptarët dhe në vendëbanimet e tyre janë sjellë serb e malaz.
J.Cvijiç;'' Shkroi më 1878 në këtë Krahinë u shfaq rryma e madhe e muhaxhirëve nga viset e çliruara të Serbisë në vitet 1877-8. Pas luftës Ballkanike, pas çlirimit nga Turqia (1912) filluan të vendosen serbët dhe ti populojnë vendëbanimet e shqiptarëve të cilët u shpërngulën në Turqi.
Disa historian serbë pohojnë se as në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë sdm. para luftës austro-turke.
Shqiptarët nga regjimi dhe hist.serbosllave cilësoheshin turq, musliman, plaçkitës, të egër, ardhacak nga Shqipëria e V.etj, me arsyetimin për shpërnguljen e shqiptarve.
Termi Stara Srbija i krijuar në shek.XIX.
Edhe pa lexuar ne shqiptarët  e dimë nga gjyshërit-prindërit tanë, që jemi shpërngulur me dhunë nga serbia, ashtu edhe serbët e dinë edhe nga gjyshërit-prindërit e tyre që janë vendosur në vendëbanimet shqiptare në Serbi, kurse ardhacakët serbë në Kosovë një pjesë e tyre ende janë gjallë. Vendëbanimet e shqiptarëve ende i kanë emrat shqip në Serbi dhe në vendet e tjera ish jugosllave. Shqiptarët e serbizuar-sllavizuar me dhunë  disa edhe tash i mbajnë mbiemrat Arnaut-Arnautoviqi( në Serbi), Arnautovski( në Maqedoni) etj. Ashtu shqiptarët e shpërngulr nga serbia i mbajnë mbiemrat e vendëbanimeve të mëhershme nga Serbia.
Hist.serbosllave-ortodokse pranon që pos Serbisë edhe Greqia dhe Mali i Zi janë bërë shtete në tokat shqiptare, tash ashtu edhe Maqedonia.
Edhe Greqia është bërë shtet në tokat shqiptare dhe shumica e banorëve grekë e kanë prejardhjen shqiptare.
M.i Zi është bërë shtet në tokat shqiptare, edhe më shumë se grekët banorët malazezë kanë prejardhje shqiptare.
Maqedonia edhe sot ka më shumë shqiptarë dhe me prejardhje shqiptare se sa vetë maqedonët.
Feliks Kanic aut. udhëpërshkruesi gjerman dhe mik i Serbisë. Libri, Serbia vendi dhe popullata: ''Më 1878 me vendimin e Kongresit të Berlinit qarqet: Nishi, Piroti, Vranja dhe Toplica iu bashkangjitën Serbisë. Kryshevci, Çupria, dhe Aleksinci që nga viti 1833 i takojnë Serbisë. Në tërë luginen e Veternicës para vitit 1878 kishte shumë fshatra shqiptare nuk mbeti as një shqiptarë, të gjithë u shpërngulën në territoret turke. Më 1858 edhe nga ana e djathtë e Moravës kishte 11 fshatra të pastra shqiptare. Më 1858 Prokuplja kishte 500 familje muslimane (shqiptare), 300 kristiane, 10 hebreje, 20 rome. Më 1877 kishte 620 familje shqiptare-çerkeze, 36 rome, 325 shtëpi serbe, 3 hebreje. Deri më 1878 lugina e Toplicës ishte mbuluar  kryesisht me fshatra shqiptare. Më 1877 në Kurshumli kur erdhën serbët këtu gjetën vetëm dy të krishterë.
Kurshumlia merret nga serbët me 19 janar 1878. Qeveria serbe me të gjitha mjetet u përpoq ta populloj qarkun e Toplicës të cilën më 1878 e mori gati të shkretuar, në 2839 km2. në vitin 1905 u regjistruan 37 komuna me 341 vendbanime me 102.954 ban.(Kosanica 19 ban. 1 km2.).
Sabit Uka; ''Për shqiptarët e Sanxhakut të Nishit deri në v.1878 shkruajnë edhe studiues, diplomat e udhëpërshkrues të huaj:
Edmond Spenser Udhëpërshkruesi anglez, libri; Travelele in in Europen Turkey in 1850, 1-2, London 1851,shkroi për shqiptarët e Toplicës.
J.Von Hahn Udhëpërshkruesi e shkencëtari i njohur austriak në veprën e tij Reise van Belgrad nach Selaniki (Udhëtimi prej Beogradit për në Selanik) shkroi: për shqiptarët e Sanxhakut të Nishit. Gjat viteve të 60-ta të shek. të kaluar i pat vizituar disa vise të Ballkanit (viset e shqiptarëve te Nishit, Kosovës, Maqedonisë dhe Greqisë). Hahn vizitoi viset shqiptare të Prokupljes, Kurshumlisë, Pustarekës, Veternicës, Masuricës, Bujanovcit, Preshevës dhe Medvegjës.Duke folur për shqiptarët e Sanxhakut të Nishit  e duke u thirrur në shkenctarët e kohës së vjetër: Heroditi, Strabonin, Platonin etj, i quajti ilir me nocionin dardanë, sipas tij edhe Dardania u emërtua me fjalën shqipe dardhë''.
Posa erdhi në pushtet Millosheviqi në Kosovë formoi komuna të reja sdm.serbe në Veri dhe brendësi të Kosovës, per qëllime politike. Komunat serbe në Veri me qëllim ndarjen e Kosovës veriore, komunat serbe në brendësi për ta minuar Kosovën nga brenda. Prandaj udhëheqësit e Kosovës dhe B.Ndërkombëtare-UNMIK është dashur t'i shfuqizojnë komunat serbe të krijuara nga koha e Millosheviqit. Për kundër shfuqizimit të komunave serbe të kohës së regjimi të Millosheviqit udhëheqësit tanë dhe  B.Ndërkombëtare pranuan të formohen ende komuna tjera serbe.
Serbët ardhacak nuk janë shpërngulur nga Kosova siç thot regjimi serb deri ne OKB mbi 200.000, por sërbët janë të grumbulluar nëpër enklava sdm. ne Veri.
H.Islami ''Studime demografike Prishtinë 2005'' fq. 336 shkruan: Iniciativa Evropiane  për Stabilitet në Ballkan (ESI) përsëri bënë me dije se nga Kosova për pesë vjetët e fundit janë larguar 65 mijë e jo 200 mijë serbë sa thonë autoritetet e Beogradit.
Myslim Islami; ''Kontributi shqiptarë nuk ka qenë i pakët për Europën, mjafton të kujtojmë Europën e Gj.K.Skendërbeut apo faktin që popullsinë sot duhet ta kishim sa Anglia, dmth. mbi 60mil.banorë, por luftrat e pandërprera e pushtimet shekullore të tri perandorive kanë shkaktuar që sot ne Shqipëri të jetojnë 4milionë, 12milionë në Ballkan duke futur edhe shqiptarët e shpërngulur e të vendosur në Turqi, dhe 17-20milionë të shpërndarë në të pestë kontinentet.
Për shqiptarët e shpërngulur në tërë botën asgjë, kurse për serbosllavët ardhacak bëhet bujë deri në KS të OKB-së.
Për lëvizjen e koncepteve në kontest të fakteve të lartëshënuara ndoshta janë edhe arësyet që Greqia, M.i Zi dhe Maqedonia ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Jo vetëm kaq, por pos Serbisë edhe këto tri vende kanë pretendime teritoriale ndaj tokave të mbetura shqiptare.
Përkundër shpërnguljes së shqiptarve dhe kolonizimit serb në Kosovë, Kosova së paku është multietnike nga shumë vende të botës, prandaj nuk është dashur të cilësohet e tillë .
Kosova vetëm emrin e ka pavarësi, është nën nivelin e Kushtetutës së 74-tës.

Literatura:

Grup aut. Historia e Shteteve dhe e të drejtave të popujve Jugosllavë, bot. Beograd-Prishtinë 1979.
Feliks Kanić, Srbija Zemlja i Stanovništvo, ...Bernh...1909,  Beograd 1986.
K.Jirećek, J.Radonić; Istorija Srba, Beograd 1978.
Enciklopedia e Jugosllavisë 1 A-Bib, Zagreb 1984.
Nova Enciklopedija 1, A-K, Beograd 1972.
Jugoslovenski Leksikografski Zavod A-Z, Zagreb 1974.
Nova Enciklopedija Jugosllavije, Zagreb 1965.
Kosovo nekad i danas - Kosova dikur e sot, Begrad 1973 (Grup aut. serbë dhe shqiptarë).
Živadin Jovičić, Srbija Geografska Stvarnost i Vizija, Beograd 1992.
Borivoje Drobnjaković, Etnologija naroda Jugoslavije, Beograd 1960.
Stevana Dučića, Život i obićajni plemena Kuča, Beograd 1931.
Mark Krasniqi, Mbështetje shkencore, Prishtinë 1995.
Skender Rizaj, Falsifikimet e Historiografisë serbe, Prishtinë 2006
Sabit Uka, Shpërngulja e shqiptarëve nga Serbia 1/7 e v.tj., Prishtinë.
Sadulla Brestovci, Marrëdhëniet shqiptaro-serbe-malazeze (1830-1878), Prishtinë 1983.
Rexhep Doçi, Iliro-Shqiptarët dhe Serbët në Kosovë, Prishtinë.
Mark Milani, Legjenda për shqiptarët, Prishtinë 1971.
Vuk Stefan Karadjić, Crna Gora i Boka Kotorska, Stuttgart 1837, Beograd.
V.   S.       Karadjić, Izabrana Dela, Beograd 1964.
ASHAK, Jeta dhe vepra e V.Karaxhiqit-Zivot i delo V. Karadjica, Prishtinë 1988.
Protokol Kneza Miloša Obrenovića 1824-1825, Beograd 1973.
Jovan Cvijić, Naselja i Poreklo Stanovništva, knj. 15, 23, 25, 28, 32, 33, 34., Beograd.
P.Z. Petrović, Stanovništvo arbanaskog porekla u doline  Raške Albanaloska istraživanja, Prishtinë 1962.
Stojana Novakovića, Srbi i Turci XIV i XV veka, Beograd 1933.
Petra Z.Petrovića, Život i običaji narodni, Beograd 1948.
Milenko S. Filipovič, Persida Tomić, Gornja Pčinja, Beograd 1955.
Ilija M.Jelič, Trakovi Gostinske Obljube, Beograd 1931.
Tihomir Djordević, Nas Narodni Život, Beograd 1931.
Grup aut. Srbija 1978 Dokumenti, Beograd 1978.
Mate Radosavljevića, Srpske Zadruge, Beograd 1886.
Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë përgjatë shek. XX, Tiranë 2004.
Andrija Nikić, Stanje na Kosovu od 1840 do 1890, Split 1980.
Sreten V.Vukosavljević, Organizacija Dinarskih Plemena, Beograd 1957.
Milisav Lutovac, Migracije i Kolonizacije u Jugoslaviji u prošlosti i sadašnjosti, Beograd 1958.
Vasa Čubrilović, Terminologija Plemenskog Društva u Crnoj Gore, Beograd 1959
Milovan Obradović, Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu (1918-1941), Pristina 1981.
Radovan Zogović, Došljaci... , Priština 1968.
Grup aut. Autoktonia e shqiptarëve në studimet gjermane, Prishtinë 1990.


      Me nderime: R.Megjuani,  Prishtinë.
E identifikuar
Faqe: 1 2 3 [4]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • . Cila palë kishte të drejtë dhe cila jo.
  • Dot Balli Kombëtar
  • 6 (40%)
  • -
  • Dot Partizanët
  • 3 (20%)
  • -
  • Dot Asnjëra
  • 3 (20%)
  • -
  • Dot Të dyjat
  • 3 (20%)
  • -
  • Numri total i votave: 15
  • Shiko temen

* Sponsor