Forumi KulturorArtet - Albanian ArtsHistoria e ArtitFormimi i kultures qytetare ilire.
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Formimi i kultures qytetare ilire.  (E lexuar 1495 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
erlehta
Die Schlumpfine
Anetar


Karma: 23
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« më: 04-05-2007, 03:49:07 »

Formimi i kultures qytetare ilire.

 

Qytetet ilire ishin ne radhe te pare qendra te prodhimit zejtar  dhe te shkembimit te mallrave ne baze te monedhes.

Brenda mureve te qyteteve ishin perqendruar  punishtet e zejeve kryesore dhe dhe mjeshtrit te gurgdhendjes, farketare, pocare  baker dhe hekurpunuesit, argjendare dhe marangozet.

Ata punon keshtu jo vetem per plotesimin e nevojave te vete qytetit por edhe atyre te fshatit duke ndikuar keshtu ne njesimin e kultures ilire.artizanet ilire kishin filluar tu pershaten kerkesave dhe shijeve te sklllavepronareve ilire qe ne periudhen protoqytetare

Cdo gje e re kerkonte mjete te reja me te avancuara.

 Huazimi i tipave te artizanatit grek nga mjeshtrit ilire ishte nje proces i percaktuar nga nevojat e jeteses dhe u be ne pershtatje me kerkesat e kohes duke krijuar nje fizionomi te re te tipave qe u huazuan.

Ne arkitekture u parapelqyen disa godina si teatri, stadiumi tempulli prostil, duke zhvilluar elemente te reja  te tyre dhe duke krijuar tipe te reja arkitektonik, si varret monumentare shkembore, banesat me dhome zjarri ose gjysmekat etj.

 

Po keshtu ndodhi dhe ne lemin e punimet te veglave te punes, armeve, te zbukurimeve etj.

Ku krahas perpunimit te tipeve greke u krijuan dhe forma te reja ilire, si perkrenarja, mburoja, hanxhari ilir, fibulat majeheshte.

 

Marredheniet me kulturen Helene qe u realizuan drejtperdrejte ose nepermjet ngulimeve helene te bregdetin ishin pjese e nje angazhimi te gjere te shoqerise anmtike ilire ne levizjen e gjetre ekonomike – shoqerore e kulturore te botes mesdhetare
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
arbias
Urime pavarsija
Anetar


Karma: -4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1627



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 26-11-2007, 13:10:47 »

U zbulua sopata ilire 2300 vjeçare

Nergut për Mekuli Press nga Gjilani, Ukshin Zajmi

Prej 5 nëntorit e deri më sot (14 nëntor) në lokalitetin Desilo, në moçalin Hutovo Bllato, në afërsi të Çaplinos, në Bosnje e Hercegovinë, një ekip i kombinuar i arkeologëve nënujor (klubit i zhytësve “Neretva” nga Mostari dhe ekspertët e entit për restaurim nga Kroacia-sektori i arkeologjisë nënujore) kanë hulumtuar  lokalitetin, në të cilin sivjet, në muajin prill, u zbuluan dy anije ilire, të fundosura këtu 2200 vjet më parë. Udhëheqësja e këtij projekti, Mr. Snjezhana Vasil, është më se e kënaqur me rezultatet. Arkeologët nënujor numëruan 17 brinj të njërës anije ilire, të cilat janë ruajtur mirë, sepse kanë qenë të mbuluara me lym. Konstrukti drunor i gjetur dëshmon se këto anije nuk janë pjesë të anijeve romake të ngarkuara me amfora, por janë anije të cilat i kanë ndërtuar banorët autokton Ilirët e fisit të Daorëve. Në afërsi të anijes, të dielen, më 11 nëntor, rreth orës 16:00 u gjet edhe nji sopate ilire, e cila është 100 vjet më e vjetër se anijet. Edhe për këtë sopatë, Vasil konstaton se është mjet mbrojtës, të cilin e kanë bartur marinarët dhe se është farkuar në këto troje.
Numri i shumtë i amforave që është zbuluar në këto anije është aq i madh, sa që thuhet, se ato edhe  nuk mund të numërohen.
Moçali Hutovo Bllato, është një vend interesant, me një siperfaqe prej 8.000 hektarësh në luginën e Neretvës. Nëpër këtë moçal kalon lumi Krupa, i cili derdhët në Neretvë, por pozita e tij gjeografike bënë që kjo pjesë e lumit të bartë ujin në të dy drejtimet. Kur lumi Neretvë ka sasi të vogël të ujit Krupa ujin e derdhë në te, ndërsa kur niveli i ujit në Neretvë rritet, Krupa ujin e kthen në moçal dhe vërshon sipërfaqet përrreth.
Përndryshe, zbulimi i këtyre anijeve ilire në këtë moçal, dëshmon se kjo pjesë e lumit, para 2200 vjetëve ka qenë i lundrueshëm, ndërsa vendorët ketu kanë pasë ndonjë lima, apo e kanë shfrytëzuar këtë vend për t’u fshehur pas aksioneve të ndryshme në detin Adriatik, dhe se anijet i përkasin kohës kur shtetin ilir e udhëheqte mbreti Agron.
E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Disa nga objektet orientale(Postkulla)
  • Dot archicad9
  • 5 (83%)
  • -
  • Dot artlantis4.5
  • 1 (16%)
  • -
  • Dot artlantisR
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 6
  • Shiko temen

* Sponsor