Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa

Forumi TeologjikForumi TeologjikHistoria dhe Filozofia e KrishtereGjurme të reja mbi fillimet e Krishterimit ne Shqipëri


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Gjurme të reja mbi fillimet e Krishterimit ne Shqipëri  (E lexuar 1624 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 06-02-2008, 15:42:37 »
Citojeni

Studjuesi i periudhes se Rilindjes Shqiptare Thanas Gjika, i cili ka emigruar qe prej 11 vjetësh ne Shtetet e Bashkuara, u prezantua kohët e fundit para publikut shqiptar me një vepër, tema e se cilës është e re për për lexuesit. Libri "Kur dhe ku u shkrua Dhiata e Re" sjell fakte të reja mbi udhetimet ne Iliri te njerit prej autoreve kryesore te Bibles, Shen Palit, i cili është një figure historike dhe qe njihet si një misioner i rëndësishëm i fesë se Krishtere.

Hulumtimet mbi fillimet e Krishterimit ne Shqipëri janë pak te levruara nga studiuesit shqiptare. Së fundi, lexuesit kanë ne duart e tyre ne gjuhën shqipe, një studim te tillë te botuar, me titullin "Kur dhe ku u shkrua Dhiata e re".

Studjuesi Gjika thotë se vepra e tij mundi te realizohej ne saje te pervojes se tij hulumtuese, por edhe te burimeve te shumta bibliotekare ne Shtetet e Bashkuara, qe ai mblodhi pikërisht ne Biblioteken e Atlantik Union College, atë te Worcesterit, etj. Lidhur me arritjen kryesore te vepres se tij, autori shprehet: "... Arritja kryesore është se Apostulli Pal, perhapesi kryesor i krishterimit ne popujt jojudenj, kishte punuar dhe ne territoret e Shqipërisë se sotme, qe ne atë kohe ishin Maqedonia Perendimore dhe Iliriku i Jugut, si dhe ne qytetin e lirë te Durresit. Këtë gjë e kishte thënë disi vete Pali dhe disa historiane si Danile Farlati, Marin Barleti, Eden Jasques, Kristo Frasheri, etj; por unë vertetova qe Shen Pali, jo vetëm kishte qenë ne këto anë, por dhe qe ne qytetin e lirë te Durresit, ai kishte shkrojtur dy letra te rëndësishme. "

Sipas studiuesve te Krishterimit, Apostulli Pal ka qenë një nga misionaret me te rëndësishëm te Krishterimit, perhapesi kryesor i tij ne popujt jo-hebraike. Libri "Kur dhe ku u shkrua Dhiata e Re" ka vlera te veçanta për albanologjine dhe historinë e Krishterimit, pasi ne te ritheksohet se Ilirët ishin një popull autokton dhe jo i ardhur ne gadishull mbas shekujve 5-6, siç pretendojnë disa studjues jomiredashes te shqiptareve. Studiuesi Gjika thotë se ka disa burime, apo fakte qe vertetojne vizitat e Apostullit Pal ne vitet '50 dhe '60 te shekullit te Pare ne trojet Iliri te asaj kohe dhe pikërisht, ne Zadrimen e Siperme, ne qytetet Lissos (Lezha) dhe Dyrrah (Durrës):

Burimin e pare e perbejne vete letrat e Palit. Ai thotë se ka predikuar fjalën e Zotit ne një qark qe nga Jeruzalemi e deri ne Ilirik.

Një tjetër fakt ku është bazuar studjuesi Gjika për te arritur ne perfundimin e vizitave te Apostullit Pal ne Shqipëri, është një deshmi e historianit Marin Barleti: "Vete Barleti, duke folur për princin shqiptar Pal Dukagjini, tregon se ky ruante ne Zadrimen e Siperme monumente prej mermeri ku verehen disa gjurme, nga te cilat kuptohet me një mënyrë te mjaftueshme se po këtu apostulli Pal u ka predikuar njerëzve besimin e Krishtit. Këto monumente prej mermeri, qe ne sot nuk i dimë ku janë, ose qe janë shkaterruar gjatë pushtimit otoman, kanë ekzistuar ne atë kohe dhe prifti historian Marlin Barleti, i ka pare me sytë e tij.

Kjo dëshmon se ne Zadrimen e Siperme, ku jetonte princi Pal Dukagjini, ruheshin deri ne shekullin e XV monumente qe mund te konsiderohen si deshmi dokuementare te vizites se Shen Palit aty". Studiuesi Gjika e verteton ndalesen e Shen Palit ne Durrës dhe me anë te ndjekjes se udhetimit te nxenesve te tij.

Korrieri
 
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |