Forumi i Historise - Historia Shqiptare e BoteroreHistoria BoteroreHistoria Boterore (Moderatore: kreksi, erlehta)Lufta e Dytë Botërore në gjuhën e shifrave !
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Lufta e Dytë Botërore në gjuhën e shifrave !  (E lexuar 3373 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 03-05-2007, 08:00:32 »

62 vjetori i përfundimit të konfliktit të përgjakshëm

Pas 62 vitesh, ato çfarë mbeten nga Lufta e Dytë Botërore janë statistikat. Të paktë janë të mbijetuarit e asaj lufte që kanë mbërritur deri në ditët e sotme, gërmadhat e atëhershme janë kthyer në ndërtesa madhështore dhe ajo çfarë të kujton në to vitet ‘39-’45, janë vetëm pllakat përkujtimore. Por statistikat qëndrojnë gjithmonë besnike. Në konfliktin më të madh të historisë botërore mbi 70 milionë njerëz u vranë. U mobilizuan 100 milionë ushtarë dhe u përfshinë 61 vende të botës. Numrin më të madh të viktimave e pati Bashkimi Sovjetik me 23 milionë njerëz të vrarë. Këto janë vetëm disa nga statistikat e saj.
Fillimi i “statistikave”
Lufta e Dytë Botërore nisi më 1 shtator 1939 dhe përfundoi më 9 maj 1945, dhe është cilësuar si përleshja më e madhe ushtarake në gjithë historinë e luftërave të zhvilluara deri më sot. Ajo nisi me sulmin kundër Polonisë pikërisht më 1 shtator të ’39-ës, dhe përfundoi me kapitullimin e Gjermanisë 6 vjet më vonë. Pas pushtimit të Polonisë, ushtria gjermane do pushtonte pjesën më të madhe të Evropës, duke përfshirë këtu edhe Francën, e cila iu dorëzua gjermanëve pa bërë rezistencë. Në vitin 1940, pas pushtimit të Francës,  në konflikt përfshihet edhe SHBA-ja. Por në vitin 1941 ushtria gjermane sulmoi Bashkimin Sovjetik, ku brenda një kohe të shkurtër arriti të pushtonte pjesën më të madhe të këtij vendi. Kthesa e luftës në favor të forcave aleate filloi në janar të vitit 1943, kur ushtria ruse arriti të thyejë forcat gjermane në atë që quhet beteja më e përgjakshme e të gjitha kohërave, beteja e Stalingradit.
Beteja e Stalingradit
Beteja e Stalingradit mban edhe numrin rekord të viktimave që arrin në 1,109,000 njerëz. Ajo filloi në verën e vitit 1942 dhe përfundoi me dorëzimin e gjermanëve në 31 janar 1943 dhe zgjati gati 200 ditë. Beteja e Stalingradit nuk ishte vetëm beteja më e madhe e Luftës së Dytë Botërore, por edhe ajo që përcaktoi në mënyrë të pakthyeshme fatin e Rajhut III. Fitorja e Stalingradit ishte sinjali vendimtar për kryengritje, që përshkoi Evropën nga njëri cep në tjetrin dhe që arriti të shkundë nga brenda edhe vendet ku ishte vendosur regjimi nazifashist. Konflikti më i përgjakshëm botëror përfundoi më 8 maj 1945 me kapitullimin e Gjermanisë dhe më 24 gusht 1945 Japonia nënshkroi kapitullimin e saj.

Armand jonuzi
E identifikuar

notorious
Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 07-10-2007, 14:19:27 »

thash ç'far statistikash do lexoj...

Berni... kërko diçka që ka t'boj me num. e jo me shifra, se 70.000.000 të vdek jan shum pak

me ç'di un në luftën e dytë botërore vdiqën...

mbi 50 milion Kinezë,
mbi 20 milion Rusë
mbi 9 milion Gjermanë

po përmend vetëm tre shtete ktu se sja di mirë statistikat sa Japonezë, Amerikan, Francez, Afrikanë apo Anglezë vdiqën

me ju thon të drejtën kam kërkuar... por kudo që klikoj shikoj që flitet vetëm për 6 milion Ebrej, shifër kjo jo e konstatuar sepse ska emra

gjithsesi Historinë e bojn ato që fitojn si ju a ka qefi

nejse,

meqë ra llafi... them se po të fitonte i humburi d.m.th Alemania... kam bindjen që për Shqipërinë historia do mirte për t'mirë

se më blozë nga 1944 e ktej ska ku shkon...
E identifikuar



.
Dalber
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 09-10-2007, 12:21:34 »

notorius mos ngaterro kinen, se ne ate kohe ka patur edhe luften civile Guomindang - komunistet e Mao tze dong.
E identifikuar

Krenar me injorance time
Jo mendjemadh me hipokrizine e tjetrit

dalber@zeriyt.com
notorious
Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 09-10-2007, 18:02:31 »

në ktë temë po diskutohet për viktimat e Luftës 2 Botërore e jo për luftërat civile...

në B.S ajo shifër 20 milion jan vetëm të vdekurit në luftë e jo ato mijëra e miliona të vrarë nga regjimi Stalinist gjat viteve 30/33 e 35/38.

p.s. dhe ato partizanët që vriteshin nga Ballistat të vdekur lufte quhen.

të asiguroj që Japonezët në Kinë kan bo krimet më të ndyra që njëriu ka njoft.
E identifikuar



.
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Aristoteli ishte :?????
  • Dot Ilir
  • 14 (45%)
  • -
  • Dot Grek
  • 10 (32%)
  • -
  • Dot Thrak
  • 6 (19%)
  • -
  • Dot Asnjera
  • 1 (3%)
  • -
  • Numri total i votave: 31
  • Shiko temen