Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Vdekja e socializmit  (E lexuar 151 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« më: 28-06-2009, 23:39:46 »

Ngjarja më e rëndësishme në shekullin XX nuk është kriza e kapitalizmit, por vdekja e socializmit

Vdekja e socializmit/Punë e vështirë, por me shpërblime të mëdha

Ata që guxojnë të marrin përsipër ndërtimin e një populli duhet të ndjehen vetë të aftë të ndryshojnë natyrën njerëzore, të transformojnë secilin individ ,"në një pjesë të një tërësie më të madhe", të ndryshimit të karakterit të njeriut për qëllimin e fuqizimit të tij. Jean-Jacques Rousseau, 1762

Ne të gjithë jemi përditë socialistë. Edward, Princi i Wales, 1895

Ngjarja më e rëndësishme në shekullin e Njëzetë nuk është kriza e kapitalizmit, por vdekja e socializmit. Irving Kristol, 1976

Çfarë është socializmi? Pjesërisht, është një optimizëm i përkthyer në një program politik. Deri kur kapi kopshtarinë, Kandidi ishte një lloj protosocialisti; mentori i tij Panglos mund të kish qenë një nga filozofët themelues të socializmit. Gjithashtu socializmi është përqafuar me altruizëm si një aksiomë: emocionet ngadhënjyese të altruizmit, të përjetuara në mënyrë alternative si pakënaqësi ndaj të tjerëve dhe kënaqësia eksituese me veten. Filozofia e Rousseau, e cili ngjiti lart atë çka ai e quajti ndjenja "papërshkrueshmërisht e ëmbël" e virtytit në një imperativ politik, është Socializëm në vezë. "Njeriu ka lindur i lirë", ulëriti gëzueshëm Rousseau, "por është gjithmonë në zinxhira". Ky rebus zemërngjethës - tejet eksitues për t'u korrigjuar nga përvoja e thjeshtë - është motori themelor i Socializmit. Është një motor i ushqyer nga ky deduktim i lehtë: se pashpjegueshmëria e shumëfishtë bashkëpunon në përgatitjen e skllavërimit të vet dhe, për pasojë, sipas shprehjes së njohur të Rousseau, "duhet të përdorë forcën për të qenë i lirë". Ne ia detyrojmë termin "Socializëm" disa ndjekësve të Robert Owen, industralist britanik i shekullit të Nëntëmbëdhjetë që themeloi "New Harmony", një komunitet utopik jetëshkurtër në brigjet e Wabash në Indiana. Pritja fillestare e Owen në Amerikë qe mbresëlënëse. Në fjalën për Kongresin të vitit 1825, raporton Joshua Muravchik në librin e tij "Heaven on Earth: The Rise and Fall of Socialism", audienca e Owen përfshinte jo vetëm kongresmenë, por gjykatës të Gjykatës së Lartë, anëtarë kabineti, Presidentin Monroe dhe Presidentin e zgjedhur, John Quincy Adams. Owen i përshkroi këtij grumbullimi të nderuar sesi përpjekjet e tij për zëvendësuar "sistemin egoist individualist" me një sistem të "bashkuar social" do të prodhonte një "njeri të ri" që të ishte i lirë nga imperativët e këqinj që e kanë ndotur natyrën njerëzore nga kohëra që nuk mbahen mend. (Dhe jo vetëm natyrën njerëzore: socialisti utopist Charles Fourier shpresonte që egoizmi dhe mizoria të asgjësoheshin edhe nga mbretëria e kafshëve: një ditë, mendonte ai, edhe luanët e peshkaqenët duhet të zbuten). Aspekti tejet sentimental i mendimit socialist nuk e përjashton një element të madh çeliku. Siç nënvizon Muravchik, Revolucioni Francez qe "kullota" e Socializmit. Ka qenë atëhere që filozofia e Rousseau doli nga faqet e traktateve dhe manifestoi për t'u derdhur në fushën e përgjakshme të historisë. Arkitektët e Revolucionit ju drejtuan Rousseau herët dhe shpejt teksa filluan detyrën e "ndryshimit të natyrës njerëzore", të "modifikimit të karakterit të njeriut për qëllimin e fuqizimit të tij". Kjo metamorfozë nuk vjen me lehtësi. Natyra njerëzore është një gjë e pabindur. Ajo është e rrënjosur si në institucione njerëzore jetëgjata si familja e Kisha, ashtu edhe në zemrën njerëzore. Gjithçka duhet ribërë qysh nga fillimi nëqoftëse "Liberty, Equality, and Fraternity", më së fundi duhet të realizohen. Përderisa historia është pak më shumë se një akumulim gabimesh, historia si e tillë duhet të abrogohet. E kaluara, një magazinë e gjerë padrejtësish, është me përkufizim armiku. Për pasojë, revolucionarët e flakën tej kalendarin gregorian dhe filluan sërish në Vitin Një. Ata zëvendësuan javën 7 ditëshe të frymëzuar nga Gjeneza me një cikël 10 ditor dhe ripagëzuan muajt me emra që pasqyronin kultin e tyre të ri të natyrës: Brumaire (mjegull), Thermidor (nxehtë), Vendémiare (erë), etj. Një religjion i ri u lind, po aq arrogant, sa ishte edhe xheloz. Është domethënëse që mentaliteti socialist është gjithashtu gjithmonë një mentalitet ateist, ku ateizmi nënkuptohet jo dhe aq shumë si mosbesim ndaj Zotit sesa si urrejtje ndaj Zotit - një qëndrim po aq i pabazuar logjikisht, sa kish qenë destruktiv në praktikë. Ka një perceptim të rëndësishëm, në të cilin religjioni siç kuptohtet tradicionalisht pajton njerëzimin me difektin dhe me dështimin. Përderisa socialisti fillon ta abrogojë dështimin, religjioni tradicional është më keq sesa tepria: është një pengesë ndaj përkryerjes. ("Kritika ndaj fesë", thoshte Marx, "është preludi i të gjitha kritikave"). Në vitin 1793, kishat u mbyllën për ushtrimin e kultit dhe u plaçkitën si plaçkë lufte. Antiklerikalizmi që kish qenë një karakteristikë dalluese e ndjenjës revolucionare u rrit në mënyrë gjithnjë e më të ashpër. Muravchik e përshkruan të ashtuquajturat "martesa revolucionare", në të cilat priftërinjtë dhe murgeshat lakuriq njëri me tjetrin dhe mbyteshin. Rousseau ishte gjithmonë, duke ecur përpara në vendosjen e "mbretërisë së virtytit". Dishepulli i tij largpamës, Maximilien Robespierre, foli në mënyrë më të ndershme për "virtytin dhe rrezatimin e tij, terrorin". Është një prej ironive të mëdha të historisë moderne që socializmi, i cili premton një shoqëri më njerëzore, më të kujdesur dhe më të barabartë, në mënyrë koherente ka krijuar një shoqëri më represive dhe më të keqmenaxhuar. Motoja e Socializmit - të cilën Muravchik na e ofron në mënyrë optimiste si "epitaf" i Socializmit - rezulton të jetë: "Nëqoftëse e ndërtoni, ata do të largohen". Nëqoftëse, mund të shtojë dikush, ata janë të lejuar të largohen. Siç na kujton Muravchik në këtë shqyrtim të shkëlqyer të personaliteteve dhe eksperimenteve socialiste, inkurajimi i kundërshtimit nuk është asnjëherë prioritar në axhendën socialiste. Socialistët pretendojnë se kanë parë rrëshqitazi parajsën në tokë. Ata që e refuzojnë ftesën për të përballuar vizionin nuk janë vetëm mosmirënjohës: ata janë tradhëtarë të kauzës së përsosjes njerëzore. Kundërshtimi është kështu jo thjesht mosmarrëveshje, por tradhëti. Tradhëtia është korrektësisht jo dakord me argumentetet, por (sa e lejojnë rrethanat) gijotinën, kampin e përqendrimit, spastrimet. Në heqjen e "trajektores fenomenale të socializmit", "Heaven on Earth", tregon "historinë e përpjekjes më ambicioze të njeriut për ta zëvendësuar religjionin me një doktrinë lidhur me mënyrën sesi duhet të jetohet jeta që e pretendon bazën në shkencë më shumë sesa në zbulimin e Zotit". Kjo është, të thuash më të paktën, një histori dëftuese. Muravchik siguron një anatomi tronditëse të ëndërrës socialiste - një ëndërr që me një rregullshmëri kronometrike shndërrohet në tmerr. Siç sugjeron Muravchik, nëqoftëse "socializmi qe… ideja më popullore politike e shpikur ndonjëherë", nuk ka dyshim që është më e përgjakshmja. Sigurisht, shumë prej atyre që besojnë tek socializmi janë njerëz të mirë dhe humanë dhe ia vlen të vëresh se, socializmi vjen si në versione të buta, ashtu si dhe në ato tiranike. Muravchik, i cili ishte dikur vetë socialist, i kushton vëmendje të shpeshtë impulseve bujare që qëndrojnë pas disa alotropeve të ndërmarrjes socialiste. Sidoqoftë, ai pranon se "regjime që e quajnë veten socialistë kanë vrarë më shumë se 100 milion njerëz qysh nga viti 1917". Përse? Përse ndodh që, "sa më e vendosur përpjekja për të arritur" objektivat e shpallura të socializmit", aq më shumë rezultati i përbuzi idealet njerëzore që ai shpall? Dhe përse ndodh që konservatorët, që përgjithësisht kanë qenë dakord me Samuel Johnson se, "Një pajisje e kënaqshme e të varfërit është testi i vërtetë i qytetërimit, rregullisht janë demonizuar si kafshë pa ndjenja? Një pjesë e madhe e përgjigjes qëndron në dinamikat intelektuale të utopizmit. "Utopia" është një fjalë greke për "askund, në asnjë vend": një fjalë e sajuar për një vend imagjinar. Kërkimi për askund-in pashmangshmërisht shpreh pakënaqësi ndaj çdo "diku"-je. Socializmi, i cili bazohet në optimizmin e pakorrigjueshëm rreth natyrës njerëzore, është një specie e utopizmit. Ai përjeton friksionin e realitetit si fré të patolerueshëm ndaj shpresave të tij. "Utopistët", vëren filozofi Leszek Kolakowski tek "The Death of Utopia Reconsidered," "sapo përpiqen t'i konvertojnë vizionet e tyre në propozime praktike, dalin me projektin me malinj të ideuar ndonjëherë: ata duan të institucionalizojnë vëllazërinë, e cila është mënyra më e sigurtë drejt despotizmit totalitar". Gjithashtu qe dhe ndërhyrja e Marx. Intelektualisht, Marksizmi është forma më shumë e zhvilluar - ashtu si dhe më influentja dhe më vrastarja - e socializmit që ka parë bota, por Kolakowski sigurisht që është korrekt se influenca e Marksizmit, larg nga "karakteri shkencor" i supozuar i tij, varet "pothuajse tërësisht në elementët e tij profetikë, fantastikë dhe iracionalë". Marksizmi thotë se, ndërsa shoqëritë kapitaliste zhvillohen, shumë njerëz persekutohen në varfëri të turpshme, ndërsa një klikë e vogël kapitalistësh lulëzojnë. Ky skenar, alla Hegel, paraqitet si një pashmangshmëri "dialektike", por në fakt kapitalizmi i ka bërë shoqëritë më të pasura, shumë më të pasura. Kapitalistët bëhen të pasur dhe punëtorët bëhen më të kamur sesa mund të kishin imagjinuar ndonjëherë gjyshërit e tyre. Çështja nëse është i domosdoshëm apo një treg i "domosdoshëm" forcash konvergjente, është një fakt historik. Gjëja kurioze është se ky fenomen, të cilin çdo vëzhgues i paanshëm mund ta llogarisë si kontradiktë, e lë krejtësisht të qetë marksistin që beson vërtet. Çfarëdo gjëje tjetër dikush mund të thotë për të, Marksizmi është sigurisht një prej sistemeve më të papenetrueshëm të mendimit të ideuar ndonjëherë. Ai është gjithashtu një prej më të lehtëndryshueshmëve. Siç vëren Kolakowski, ka qenë gjithmonë i aftë të ndryshojë "përmbajtje nga një situatë në tjetrën dhe të kryqëzohet me tradita të tjera ideologjike". Pjesërisht, kjo është një dëshmi i adaptueshmërisë së tij intelektuale; pjesërisht është thjesht gënjeshtër. Siç e ka shpjeguar vetë Marx në një letër të vitit 1857 për Friedrich Engels rreth një parashikimi elektoral që ai kish bërë, "Ka mundësi që unë do të kem rrjedhur, por në këtë rast dikush duhet të dalë nga kjo gjendje më pak dialektikë. E kam shprehur propozimin tim, sigurisht, që të kem të drejtë në çdo rast". Muravchik e fillon rrëfimin e tij të karrierës së socializmit me figura të tilla si François - Nowl Babeuf dhe Sylvain Maréchal, egalitarizmi dhe mbështetja e dhunës e të cilëve ndihmuan t'i jepej toni dhe programi vrastar i Revolucionit Francez. Maréchal, i cili e mësoi veten të firmoste HSD (Homme Sans Dieu, Njeriu pa Zot), qe mbi të gjitha një apostull u egalitarizmit radikal: cilësi e kuptuar jo si një postulat ligjor, por si një imperativ ekzistencial. "Nëqoftëse ekziston në Tokë një njeri i vetëm që të jetë më i pasur dhe më i fuqishëm se shokët e tij", shkruajti ai, "atëhere ekuilibri është i prishur: krimi dhe fatkeqësia janë në Tokë". Është imperative, thotë Maréchal në Manifestin e të Barabartëve të tij, të "largohet nga çdo individ shpresa e të bërit ndonjëherë më i pasur, më i fuqishëm apo më i dalluar nga inteligjenca e tij". Punë e vështirë ky largim, por shpërblimet e premtuara qenë të mëdha: barazi e vendosur vërtet, argumenton Maréchal, dhe rezultati do të ishte "zhdukja e shenjave, gardheve, mureve, mbylljeve të dyerve, grindjeve, gjyqeve, vrasjeve, të gjitha gjykatave... penale, burgjeve, trupicave, dënimeve, ... zilisë, xhelozisë, makutërisë, krenarisë, mashtrimit, dyfishtësisë dalluese, me një fjalë të të gjitha veseve". Sigurisht, deri sa të vijë ajo ditë, do të ketë shumë "gjyqe, vjedhje, vrasje, … gjykata, trupica, dënime" me qëllim që të përshpejtohet institucioni i barazisë. Babeuf, i cili e quajti veten "Gracchus" Babeuf sipas emrit të reformatorit legjendar të tokave romak, vuri gjithashtu barazinë radikale në qendër të programit të tij revolucionar. Përderisa asgjë nuk e institucionalizonte pabarazinë më shumë sesa pronësia private, arsyetonte ai, atëhere pronësia private dhe rrjedhoja e saj, paraja, duhej të zhdukej. Babeuf shikoi përpara në "shpartallimin e përgjithshëm të sistemit pronësisë private" si një shtojcë e "pashmangshme" e revolucionit. "Shoqëria", thoshte ai, "duhet të ndërtohet që të operojë në mënyrë të atillë, që ta shkulë njëherë e përgjithmonë dëshirën e njeriut për t'u bërë më i pasur, më i zgjuar ose më i fuqishëm se të tjerët". Ashtu si Maréchal - ashtu si Robespierre, të cilin ai e admironte si një "rigjenerues" që "asgjësonte gjithçka që e pengonte" - Babeuf (i cili gjithashtu e quante veten "Marat i Somme") besonte se "me qëllim që të qeverisë në mënyrë të mençur, është e domosdoshme të terrorizohen djallëzorët e përmbysur, rojalistët, papistët dhe masakrues të publikut. … Njeriu nuk mund të qeverisë demokratikisht pa këtë terrorizëm". Nëqoftëse kostoja e parajsës ishte fatësisht e lartë, ajo nuk ishte asgjë krahasuar me beneficet e parashikuara. "Nuk mendoj se kjo është e pamundur", i shprehej Babeuf me entuziazëm gruas së tij, "që brenda një viti, nëqoftëse zbatojmë në mënyrë korrekte masat tona dhe veprojmë me të gjithë maturinë e nevojshme, do t'ia arrijmë t'ia dalim në sigurimin e lumturisë së përgjithshme në Tokë". Sot, Babeuf është pak më shumë se një referim në historinë e tiranisë. Si me shumë ekstremistë, ekstravaganca e vërtetë e thënieve të tij është marrë në mënyrë implicite si një licensë për ta shkarkuar atë po për t'i zvogëluar rëndësinë. Ajo çka thelbësisht sfidon statukuonë është e mbuluar nga retorika e ekstremizmit: ajo që është ekstreme është gjithashtu ekspesionale, një rast i veçantë, domethënë jo realisht kërcënues. Por kjo linjë arsyetimi keqkupton kërcënimin e paraqitur nga radikalë si puna e Babeuf. Ekstremizmi i tij nuk u kufizua në aktet e përgatitura në fundin e shekullit të Tetëmbëdhjetë. Ai jetoi në programet vrastare socialisten që ai ndihmoi të frymëzoheshin. Rëndësia e Babeuf në historinë e socializmit u nënvizua nga Marks dhe Engels. Tek "Familja e shenjtë", puna e tyre e parë e përbashkët, ata nënvizuan me dashuri se, sulmi i Babeuf ndaj pronësisë private "i dha jetë idesë komuniste". (Thelbi i Komunizmit, vërejti me korrektësi Marks, mund të përmblidhet me një shprehje të vetme: abrogim i pronës private). Rëndësia e Babeuf u riafirmua në manifestin themelues të Kominternit në vitin 1919, autorët e së cilës e panë veten e tyre si "vazhduesit e drejtpërdrejtë të përpjekjeve dhe martirizimit heroik të një linje të gjatë brezash revolucionarë [duke filluar] nga Babeuf". Në ditët tona, marksisti i shkollës së Frankfurtit, Herbert Marcuse, e ka mbrojtur mendimin e Babeuf si një mjet për të luftuar të këqijat tërheqëse të kapitalizmit të avancuar. Muravchik vërtitet me besim në historinë e socializmit, duke thurur pastërtisht biografi, anekdota dhe analizë politike në një kronikë magjepsëse idealizmi të diziluzionuar. Një pjesë e madhe e "Heaven on Earth" jepet lidhur me rritjen dhe modelimin eventual të atij, që mund ta quanim "socializëm i butë". Muravchik me plot durim detajon eksperimentet e utopistëve si Robert Oëen, reformatorëve marksistë si Eduard Bernstein (një i përkëdhelur i Engels), lëvizjet trejdjunioniste të Samuel Gompers e George Meany dhe redaktimet e mesit të shekullit të Njëzet të impulsit socialist në qeverinë laburiste të Clement Attlee, Tanzaninë e Julius Nyerere dhe kibutzin izraelian. Ndoshta faqet e tij më të shkëlqyera i kushtohen karrierave të Mussolinit dhe të Engelsit. Ne priremi ta mendojmë fashizmin si antitezë të socializmit apo marksizmit, por, siç na e kujton Muravchik, ekzistojnë në fakt kontinuitete të thella midis tyre. Mussolini filloi si një dishepull i Leninit dhe nuk e përbuzte dhe aq shumë marksizëm - leninizmin teksa u bë një "heretik" i vetëdeklaruar. Kështu, një prej grupeve banditeske të Mussolinit e quajti veten Çeka, sipas emrit të Policisë Sekrete të Leninit. Siç vëren Muravchik, "megjithëse të ashpër në antipatinë e tyre ndaj komunizmit, fashistët asnjëherë nuk reshtën së imituari atë, duke nënvizuar në mënyrë implicite pretendimin e tyre për të qenë trashëgimtarët e vërtetë ose superiorë të së njëjtës trashëgimi". (Diçka e ngjashme mund të thuhet për Hitlerin, partia e të cilit në fund të fundit quhej Nacional Socialiste. Është e vërtetë, që Hitler qe antikomunist i tërbuar, por, në të njëjtën kohë, ai e pranoi se kish "mësuar goxha nga Marksizmi"). Shumë prej nesh e mendojnë Engelsin si partnerin e vogël në konglomeratin e kompanisë Marxism, Inc. Deri diku ky perceptim është i saktë, por Muravchik tregon se, kontributi i Engelsit në formimin e doktrinës marksiste qe shumë më i madh nga sa njihet rëndon. Djalë i manifakturistit të pasur gjerman të tekstileve, Engels ia kaloi për bukuri për dekada me radhë në Manchester në zyrën e kompanisë Engels & Ermen me qëllim që të siguronte para të mjaftueshme për të mbështetur shokun e tij të armëve. (Engels gjithmonë do t'i dërgonte para Marksit; kur në fund u largua nga firma e familjes, ai i caktoi Marksit një pension vjetor prej 350 stërlinash - një shumë disa herë më e madhe nga ajo me të cilën jetonte një familje mesatare, por jo e mjaftueshme për Marksin, i cili gjithmonë e çonte nivelin e tij të shpenzimeve mbi atë që i jepej nga ana e bamirësit të tij). Engelsi qe një publicist i palodhur. Për shembull, qe Engelsi ai që sugjeroi titullin e "Manifestit Komunist" për biblën e tyre të përbashkët. Kur më së fundi Marksi, pas vitesh të panumërta, arriti të kompletojë vëllimin e parë të atij që do të quhej "Das Kapital", Engelsi e fshikulloi atë kudo, duke marrë përsipër mbi vete të shkruante dhjetë rezyme të ndara mbi librin. Gjithashtu, ai kompletoi vëllimin e dytë dhe të tretë të librit, duke përmbledhur shënimet e shpërndara të Marksit në diçka që dukej një argument i logjikshëm. Në mënyrë më thelbësore, "Konturet e një kritike të ekonomisë politike" të Engelsit e vitit 1844, artikuloi shumë pika qëndrore të doktrinës, të cilën qysh atëhere jemi mësuar ta quajmë Marksizëm, mbi të gjitha tezën që evolucioni i kapitalizmit domosdoshmërisht çon në një kompeticion për jetë a vdekje midis kapitalistëve dhe në varfërimin e dehmanizimin e shumicës së popullsisë. Vetë Marksi e quajti atë "një punë prej gjeniu" dhe përfshiu shumë prej argumenteve qëndrore të saj në punën e tij të mëvonshme. Argumenti i Muravchik ka dy aspekte. Si shumë komentatorë të diziluzionuar, ai paraqet një kronikë serioze të diziluzioneve dhe krimeve të socializmit. Na kujton neve - nëqoftëse akoma duam ta kujtojmë - për rolin qëndror që "asgjësimi… i racave reaksionare" (Marks), "zhdukja" e armiqve (Lenin) gjithmonë ka luajtur në Marksizmin "realisht ekzistues". Muravchik paraqet gjithashtu lajmin e gëzuar, se më së fundi ka ardhur agimi, se më së fundi jemi zgjuar nga ëndërra e gjatë e utopisë socialiste. Është vështirë të argumentosh, diskutosh me pjesën e parë të argumentit të tij. Po me të dytën? Sigurisht që është domethënëse, që Bashkimi Sovjetik u shemb dhe që lideri i tij i fundit, Mikhail Gorbachov, do të pranonte kohët e fundit se pretendimi, komunizmi rreth progresit ekonomik kish qenë "propagandë e pastër". Ndoshta është gjithashtu domethënëse, që Tony Blair në Britani duhet të kish bërë fushatë me slloganin "Laburistja është parti e biznesit", por unë nuk mund ta ndihmoj marrjen e lajmeve për vdekjen e socializmit me një skepticizëm të caktuar. Për një gjë, faktin që një ide është diskredituar në mënyrë të hollësishme, nuk bën asgjë në shndërrimin e saj në impotente. Është pjesë e perversitetit të natyrës njerëzore që ide të diskredituara shpesh janë idetë më të suksesshme. Pastaj unë shikoj pak dëshmi që dogma themelore e socializmit - me pak fjalë, ideali i barazisë - është në rrugën e tij drejt koshit të plehërave të historisë. Rrotat e barazitarizmit mund t'i thërmojnë më tej më ngadalë në vendet liberal demokratike sesa në ato komuniste, por gjithsesi thërmojnë. Do të ishte e pëlqyeshme të mendoje se në lënien prapa të shekullit më të përgjakshëm të historisë, ne gjithashtu kemi lënë prapa pasionet që ndezën masakrën e paprecedent të tij, por koha dhe sërish historia na kanë mësuar se etja për barazi është nga pasionet më brutale të mendjes njerëzore. Është për këtë arsye që unë besoj se, filozofi David Stove kishte të drejtë kur e identifikoi "etjen për gjak" si një ingredient qëndror në psikologjinë e barazisë. Socializmi do të fitonte në masën që është fituar barazitarizmi. Ndërkohë, kam frikë se Stove ka të drejtë se, "shumë larg nga të qenurit i vdekur komunizmi, siç mund të besojnë tani disa njerëz budallenj, ne mund të shikojmë plot besim përpara për Marksin, Leninin, Stalinin, Maon, Kim Ir Senin, Pol Pot, Ceausesc, Baader - Meinhof, Sendero Luminoso më të mëdhenj dhe më të mirë dhe gjithçka të mbetet".

Përgatiti:

ARMIN TIRANA

 RD
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
h75
Anetar


Karma: 15
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 496



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 06-07-2009, 15:35:28 »

Socializmi jo qe nuk do vdes por do te behet secilen here e me i domosdoshem per mbijetesen e njeriut.
Bile bile shtetet do te kalojne ne socializem e ndoshta edhe ne ndonje komunizem te modifikuar por ndoshta nuk do ta pranojne kete.

Komunizmi vdiq sepse lindi ne nje kohe te pakohe e ne nje shtet te varfer, se sikur te kishte lindur ne shtetet e kamura edhe sot do ta kishim, e ndoshta edhe do te kenaqeshim.
Mendoj qe e meta e komunizmit(si teori), ishte sistemi njepartiak, se po te kishte sistem shumpartiak, komunizmi do te mbijetonte.
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Aristoteli ishte :?????
  • Dot Ilir
  • 4 (33%)
  • -
  • Dot Grek
  • 4 (33%)
  • -
  • Dot Thrak
  • 4 (33%)
  • -
  • Dot Asnjera
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 12
  • Shiko temen

* Sponsor