Hëna është krijuar pas përplasjes në gjithësi?
Ekspertët e NASA-s vlerësojnë se Hëna është sateliti i vetëm i natyrshëm i Tokës i cili është krijuar pas përplasjes të objektit të gjithësisë me madhësi të planetit dhe Tokës në të kaluarën e largët.
Dyshohet se kjo të ketë ndodhur para 4.6 milionë vitesh. Përplasja ka sjellë deri tek krijimi i një reje të gurëve rreth planetit tonë i cili ka mbetur në orbitë. Për shkak të ftohjes së reve, guri është bashkuar dhe kështu është formuar Hëna.
Ekspertët sqarojnë se pas përplasjes është liruar nxehtësia dhe energjia, prej të cilave është krijuar oqeani magme i cili ka përmbajtur ujë. Shkencëtarët e NASA-s pohojnë se uji është avulluar në erupsione vullkanike, e me ftohjen e magmës është formuar shtresa e gurëve nën sipërfaqe.
Mediat shkruajnë se në Hënë ka shumë më shumë ujë sesa që është besuar më herët, por se ai gjendet thellë nën sipërfaqen e saj. /Telegrafi/