Për te krijuar një website personal ka shumë mundësi dhe rrugë, por unë po shkruaj një miniguide këtu me dy nga mundësitë me te shpejta, me te thjeshta dhe qe nuk kërkojnë kokrren e lekut

Sot është ne mode dhe shumë e perhapur pasja e një blogu dhe kjo mbi të gjitha për arsye praktike dhe sepse është trendy.
Ekzistojne shumë sherbyes qe ofrojnë mundësinë për te krijuar shpejt dhe falas një faqe/blog personal, por dy janë lideret.
Së pari
Blogger.com.
Blogger është një sherbim i Google dhe është lideri ne botën e internetit te sotëm për sherbimin falas te blogjeve.
Për te krijuar një apo disa faqe ne Blogger, mjafton thjeshtë te rregjistrohesh duke plotësuar aplikimin dhe pasi ke hyrë brenda do të shohësh një pamje tepër intuitive e cila është vërtetë e thjeshtë për t'u kuptuar dhe mësuar.
Pasi je rregjistruar do të marrësh një faqe me adrese te tipit
emriyt.blogspot.com Blogger siç thashë është tepër i thjeshtë, por ka dhe shumë avantazhe te tjera, ku nder me kresoret është fakti se artikujt e postuar aty kapen, indeksohen dhe vleresohen shumë shpejt nga Google, gjë qe siguron një trafik te shpejte nga kjo makine kerkimi ne faqen tuaj.
Mundësia e dytë është
WordPress.Com.
WordPress është një alternative shumë e mirë ndaj Blogger, alternative te cilën unë e preferoj me shumë se sa ky i fundit. Kjo mbi të gjitha për pamjen dhe mundësitë qe ky sherbyes ofron.
Ashtu si Blogger edhe Wordpress është i thjeshtë dhe intuitiv, gjë qe sjell krijimin brenda pak oresh, për të mos thënë minutash te një faqe personale. Edhe tek Wordpress pasi je rregjistruar merr një adrese te tipit
emriyt.wordpress.co mTani nuk ju mbetet tjetër veç te zgjidhni atë sherbim qe ju duket me simpatik dhe te filloni te blogoni dhe ju duke care ne botën e madhe të internetit.